{"id":671786,"date":"2022-07-16T17:03:57","date_gmt":"2022-07-16T15:03:57","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=671786"},"modified":"2022-07-16T17:03:57","modified_gmt":"2022-07-16T15:03:57","slug":"saga-e-maqedonise-se-veriut-mesim-per-te-tjeret","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/rajon\/saga-e-maqedonise-se-veriut-mesim-per-te-tjeret\/","title":{"rendered":"Saga e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, m\u00ebsim p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt"},"content":{"rendered":"<p><strong>Gati 17 vjet pasi mori statusin e vendit kandidat p\u00ebr BE, Maqedonia e Veriut, m\u00eb n\u00eb fund, duket se<\/strong> <strong>do t\u00eb nis\u00eb negociatat p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb bllok.<\/strong><\/p>\n<p>Kuvendi i Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, me 68 vota p\u00ebr, asnj\u00eb kund\u00ebr dhe asnj\u00eb abstenim, miratoi t\u00eb shtun\u00ebn nj\u00eb propozim t\u00eb Franc\u00ebs, p\u00ebr zgjidhjen e nj\u00eb kontesti rreth gjuh\u00ebs dhe historis\u00eb midis Shkupit dhe Sofjes, q\u00eb i hap rrug\u00eb integrimit t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm evropian t\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut.<\/p>\n<p>Kompromisi parasheh nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb ndryshuar Kushtetut\u00ebn maqedonase, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb njihet pakica bullgare, por l\u00eb shum\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb ndjeshme p\u00ebr t\u2019u zgjidhur midis Shkupit dhe Sofjes. Thuhet se l\u00eb t\u00eb hapur njohjen bullgare t\u00eb gjuh\u00ebs maqedonase.<\/p>\n<p>Do t\u00eb duhej t\u00eb ishte arsye p\u00ebr fest\u00eb, jo vet\u00ebm p\u00ebr Shkupin, por edhe p\u00ebr Bashkimin Evropian, q\u00eb, m\u00eb n\u00eb fund, duket se ka kthyer n\u00eb jet\u00eb procesin e zgjerimit t\u00eb tij.<br \/>\nMegjithat\u00eb, zvarritjet e vjetra me dekada ka t\u00eb ngjar\u00eb t\u00eb l\u00ebn\u00eb nj\u00eb shije t\u00eb hidhur \u2013 dhe, \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb m\u00eb e keqja, mund t\u00eb diktojn\u00eb tonin e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut n\u00eb negociatat e ardhshme me bllokun.<\/p>\n<p>Vendet e tjera t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor, q\u00eb synojn\u00eb BE-n\u00eb, ashtu si edhe vendet e saposhpallura kandidate \u2013 Moldavia dhe Ukraina \u2013 mund t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb nj\u00eb apo dy gj\u00ebra nga Maqedonia e Veriut, kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr udh\u00ebtimin e tyre drejt Brukselit.<\/p>\n<p>Kjo sag\u00eb e vazhdueshme u ka treguar atyre se nuk mjafton t\u00eb b\u00ebsh reforma brenda vendit, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur standardet e BE-s\u00eb. M\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme, ndoshta, \u00ebsht\u00eb zgjidhja e \u00e7do \u00e7\u00ebshtjeje t\u00eb hapur dypal\u00ebshe me vendet an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>Pak vendeve u \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb p\u00ebrballen me aq shum\u00eb sfida \u2013 sa Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut \u2013 n\u00eb p\u00ebrpjekjet e tyre p\u00ebr t\u2019iu bashkuar organizatave per\u00ebndimore.<\/p>\n<p>M\u00eb e madhja ka ndodhur n\u00eb vitin 2019, kur Maqedonia ka ndryshuar emrin e saj n\u00eb Maqedoni t\u00eb Veriut, duke zgjidhur k\u00ebshtu nj\u00eb mosmarr\u00ebveshje me fqinjin e saj jugor, Greqin\u00eb. Kjo, pastaj, ka hapur rrug\u00eb p\u00ebr pranimin e Shkupit n\u00eb NATO, n\u00eb vitin 2020.<\/p>\n<p>Me ndryshimin e emrit, procesi i pranimit t\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut n\u00eb BE ka mundur t\u00eb nis\u00eb qe at\u00ebher\u00eb, por edhe Maqedonia e Veriut, edhe Shqip\u00ebria \u2013 rrug\u00ebt e t\u00eb cilave drejt an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb BE jan\u00eb t\u00eb lidhura \u2013 \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb presin edhe nj\u00eb vit, pasi Franca nuk ka qen\u00eb e k\u00ebnaqur me m\u00ebnyr\u00ebn se si \u00ebsht\u00eb projektuar procesi i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i zgjerimit t\u00eb bllokut.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb qet\u00ebsuar Parisin, Brukseli ka b\u00ebr\u00eb disa ndryshime kozmetike, edhe pse shum\u00eb diplomat\u00eb t\u00eb BE-s\u00eb kan\u00eb th\u00ebn\u00eb se shtyrja ka pasur t\u00eb b\u00ebj\u00eb m\u00eb shum\u00eb me nervozizmin e presidentit t\u00eb Franc\u00ebs, Emmanuel Macron, rreth zgjedhjeve lokale n\u00eb vendin e tij.<\/p>\n<p>M\u00eb pas kan\u00eb nisur kund\u00ebrshtimet e Bullgaris\u00eb ndaj Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, duke bllokuar fillimin e bisedimeve t\u00eb pranimit midis Shkupit dhe BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>Shqet\u00ebsimet kryesore t\u00eb Sofjes kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me zbatimin e ngadalt\u00eb t\u00eb Traktatit t\u00eb Miq\u00ebsis\u00eb, t\u00eb n\u00ebnshkruar mes dy shteteve n\u00eb vitin 2017; me represionin e supozuar t\u00eb pakic\u00ebs bullgare n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut dhe me origjin\u00ebn dhe statusin e gjuh\u00ebs maqedonase, t\u00eb cil\u00ebn Sofja e konsideron si nj\u00eb dialekt t\u00eb bullgarishtes.<\/p>\n<p>N\u00eb propozimin francez, t\u00eb paraqitur n\u00eb fillim t\u00eb ver\u00ebs, kur Franca mbante ende kryesimin e K\u00ebshillit t\u00eb Bashkimit Evropian, disa, por jo t\u00eb gjitha nga k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje, trajtohen.<\/p>\n<p>M\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja \u00ebsht\u00eb se, p\u00ebrpara se t\u00eb filloj\u00eb bisedimet e pranimit me Brukselin, Shkupi duhet t\u00eb ndryshoj\u00eb Kushtetut\u00ebn e tij \u2013 k\u00ebt\u00eb her\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb nj\u00eb referenc\u00eb p\u00ebr pakic\u00ebn e tij bullgare.<\/p>\n<p>N\u00eb propozimin francez ka edhe referenca q\u00eb lidhen me Traktatin e Miq\u00ebsis\u00eb, t\u00eb cilat l\u00ebn\u00eb t\u00eb kuptohet se \u00e7\u00ebshtjet e diskutueshme historike dhe arsimore, do t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u2019i ndjekin marr\u00ebdh\u00ebniet mes dy fqinj\u00ebve.<\/p>\n<p>Disa zyrtar\u00eb t\u00eb BE-s\u00eb, q\u00eb kan\u00eb folur p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb, mendojn\u00eb se propozimi i paraqitur nga Franca \u00ebsht\u00eb \u201ci padrejt\u00eb\u201d p\u00ebr Shkupin, por askush nuk duket se ka ndonj\u00eb ide m\u00eb t\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p>Vlen t\u00eb kujtohet se Qeveria pro-reformiste n\u00eb Sofje \u00ebsht\u00eb rr\u00ebzuar n\u00eb qershor, sepse propozimi francez \u00ebsht\u00eb par\u00eb si shum\u00eb \u201cpajtues\u201d.<\/p>\n<p>Nj\u00eb diplomat i BE-s\u00eb, i cili ka dashur t\u00eb mbetet anonim, sepse nuk ka qen\u00eb i autorizuar p\u00ebr t\u00eb folur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, ka th\u00ebn\u00eb: \u201cN\u00ebse Shkupi nuk pajtohet me k\u00ebt\u00eb [propozimin francez], ai do t\u00eb l\u00ebngoj\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin vend edhe p\u00ebr nj\u00eb dekad\u00eb tjet\u00ebr. S\u00eb paku\u201d.<\/p>\n<p>Qeveria e re e Bullgaris\u00eb mund t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb leht\u00ebsisht m\u00eb shum\u00eb dhe ta bllokoj\u00eb procesin edhe nj\u00eb her\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe, vet\u00eb fakti q\u00eb 27 vendet an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb po konsiderojn\u00eb seriozisht shk\u00ebputjen e Shqip\u00ebris\u00eb nga Maqedonia e Veriut n\u00eb procesin e an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb BE, ka nxjerr\u00eb n\u00eb pah presionin q\u00eb ka pasur Shkupi nga t\u00eb gjitha an\u00ebt p\u00ebr t\u00eb r\u00ebn\u00eb dakord me propozimin francez.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb fundit, k\u00ebshtu duken marr\u00ebdh\u00ebniet asimetrike midis an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb BE-s\u00eb dhe atyre q\u00eb shpresojn\u00eb t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb BE. Shtetet an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb, kandidat\u00ebt veprojn\u00eb. Thjesht, vendet e BE-s\u00eb kan\u00eb shum\u00eb d\u00ebshir\u00eb t\u00eb marrin gjith\u00e7ka q\u00eb munden nga vendet tjera. K\u00ebrkesat mund t\u00eb b\u00ebhen edhe para fillimit t\u00eb bisedimeve t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit. Kur ato fillojn\u00eb, vendi kandidat duhet t\u00eb filloj\u00eb pastaj procesin e ngadalt\u00eb t\u00eb miratimit t\u00eb legjislacionit t\u00eb BE-s\u00eb, i cili \u00ebsht\u00eb i ndar\u00eb n\u00eb mbi 30 kapituj.<\/p>\n<p>Nj\u00ebzet e shtat\u00eb shtetet an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb duhet t\u00eb vendosin unanimisht se kur hapen dhe kur mbyllen ata kapituj.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gati 17 vjet pasi mori statusin e vendit kandidat p\u00ebr BE, Maqedonia e Veriut, m\u00eb n\u00eb fund, duket se do t\u00eb nis\u00eb negociatat p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb bllok. Kuvendi i Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, me 68 vota p\u00ebr, asnj\u00eb kund\u00ebr dhe asnj\u00eb abstenim, miratoi t\u00eb shtun\u00ebn nj\u00eb propozim t\u00eb Franc\u00ebs, p\u00ebr zgjidhjen e nj\u00eb kontesti rreth gjuh\u00ebs [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":671787,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[317],"tags":[],"class_list":["post-671786","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-rajon"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/671786","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=671786"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/671786\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/671787"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=671786"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=671786"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=671786"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}