{"id":672763,"date":"2022-07-18T19:46:28","date_gmt":"2022-07-18T17:46:28","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=672763"},"modified":"2022-07-18T21:02:30","modified_gmt":"2022-07-18T19:02:30","slug":"kosova-drejt-rregullimit-te-kripto-valutave","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/kosova-drejt-rregullimit-te-kripto-valutave\/","title":{"rendered":"Kosova drejt rregullimit t\u00eb kripto-valutave"},"content":{"rendered":"<p><strong>N\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb mbajtur diskutim publik p\u00ebr krijimin e Ligjit p\u00ebr kriptovalutat, n\u00eb mes t\u00eb deputet\u00ebve nga grupi punues, p\u00ebrfaq\u00ebsuesve nga instituticionet e tjera t\u00eb p\u00ebrfshira dhe t\u00eb tjer\u00eb nga kompanit\u00eb private.<\/strong><\/p>\n<p>Kryesuesja e grupit punues, Kusari-Lila ka th\u00ebn\u00eb se po synojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb n\u00eb hap me zhvillimet aktuale duke shtuar se dixhitalizimi \u00ebsht\u00eb tema num\u00ebr nj\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjitha shoq\u00ebrit\u00eb sot.<\/p>\n<p>Ajo ka th\u00ebn\u00eb se kjo iniciativ\u00eb ka lindur nga nevoja q\u00eb sektori i kripto-aseteve t\u00eb jet\u00eb i rregulluar deri n\u00eb nj\u00eb mas\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKy projektligj p\u00ebrmban dispozita q\u00eb mbulojn\u00eb procedurat e licencimit t\u00eb operator\u00ebve t\u00eb angazhuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb treg, dispozitat p\u00ebr organizmin e operator\u00ebve n\u00eb treg, mbik\u00ebqyrjen e k\u00ebtij tregu nga institucionet, mbrojtjen e konsumator\u00ebve, transparenc\u00ebn e operimit si dhe mbrojtjen nga praktikat abuzive n\u00eb treg. Ky projektligj, p\u00ebrve\u00e7 \u00e7\u00ebshtjeve rregulluese ka p\u00ebr q\u00ebllim t\u00eb hap tregun p\u00ebr investime n\u00eb l\u00ebmin e tregtimit t\u00eb kripto-aseteve si dhe emetimit t\u00eb kripto-aseteve. Lidhur me emetimin e kripto-aseteve ne kemi nevoj\u00eb t\u00eb konsultohemi me disa nga institucionet prezente edhe sot para se t\u00eb p\u00ebrfshijm\u00eb dispozitat q\u00eb e rregullojn\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e emetimit. Ky projektligj hap rrug\u00eb edhe n\u00eb krijimin e profileve biznesore n\u00eb sektorin financiar q\u00eb nd\u00ebrlidhen me teknologjin\u00eb e regjistrave t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Kusari-Lila.<\/p>\n<p>Ajo ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur se projektligji parasheh dy licenca dhe nj\u00eb mori autorizimesh, ku sipas saj, licencat e parapara me k\u00ebt\u00eb projektligj jan\u00eb t\u00eb dy profileve, profilit t\u00eb agjentit t\u00eb autorizuar p\u00ebr teknologji dixhitale dhe profilit t\u00eb ofertuesit t\u00eb sh\u00ebrbimeve inovative.<\/p>\n<p>Sipas saj, k\u00ebto dy sh\u00ebrbime synojn\u00eb sigurimin e kualitetit n\u00eb k\u00ebt\u00eb sektor si dhe sigurojn\u00eb inovacion n\u00eb sektorin e teknologjis\u00eb s\u00eb regjistrave t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cMe m\u00eb d\u00ebshir\u00eb do t\u00eb kishim hequr dor\u00eb nga autorizimet por tregu i kriptovalutave \u00ebsht\u00eb treg spekulativ dhe kemi ndjekur modelin e shteteve t\u00eb Bashkimit Evropian lidhur me k\u00ebt\u00eb. Licencat dhe autorizimet do t\u00eb jen\u00eb te e hapura dhe nuk do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb kufizuara, nd\u00ebrsa autorizimet synohet t\u00eb l\u00ebshohen p\u00ebrmes procedurave t\u00eb thjesht\u00ebsuara n\u00eb modelin e autorizimeve q\u00eb nxjerr ARKEP\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ajo.<\/p>\n<p>Ajo ka theksuar se ky \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm prezantim paraprak sa i p\u00ebrket draftit t\u00eb par\u00eb q\u00eb i \u00ebsht\u00eb dor\u00ebzuar grupit punues, derisa ka shtuar q\u00eb pas marrje s\u00eb komenteve nga p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb kompanive dhe institucioneve i nj\u00ebjti do t\u2019i p\u00ebrcjell\u00ebt edhe qeveris\u00eb p\u00ebr komente.<\/p>\n<p>Pas nj\u00eb muaji afat p\u00ebr qeverin\u00eb, drafti i kthehet Kuvendit dhe p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtin do t\u00eb ket\u00eb debat t\u00eb hapur me pal\u00ebt n\u00eb mes t\u00eb dy leximeve ku pritet t\u00eb ket\u00eb edhe amendamente dhe plot\u00ebsim-ndryshime t\u00eb k\u00ebta drafti.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsues nga institucionet kan\u00eb th\u00ebn\u00eb se do t\u2019i d\u00ebrgojn\u00eb komentet e tyre me shkrim dhe se u nevojitet koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb analizuar k\u00ebt\u00eb draft.<\/p>\n<p>Ilir Imeri udh\u00ebheq\u00ebs i departamentit p\u00ebr komunikime elektronike n\u00eb ARKEP ka k\u00ebrkuar q\u00eb projektligji t\u00eb jet\u00ebn \u00eb linj\u00eb me Bashkimin Evropian.<\/p>\n<p>\u201cAjo \u00e7ka \u00ebsht\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi, k\u00ebrkesa jon\u00eb si institucion \u00ebsht\u00eb t\u00eb shkojm\u00eb n\u00eb at\u00eb lindjen e Bashkimit Evropian\u2026Ajo \u00e7ka n\u00eb vler\u00ebsimin ton\u00eb preliminar do t\u00eb thot\u00eb k\u00ebtij projektligji \u00ebsht\u00eb par\u00eb q\u00eb kjo po del jasht\u00eb fush\u00ebs aktuale t\u00eb kompetencave q\u00eb i ka ARKEP, prandaj neve na duhet pak m\u00eb shum\u00eb koh\u00eb me e pa q\u00eb gjith\u00e7ka duhet me shku n\u00eb linj\u00ebn e duhur. Edhe n\u00ebse eventualisht n\u00eb fund ligji para se t\u00eb kaloj\u00eb ose kur t\u00eb kaloj\u00eb ARKEP-i mbet\u00ebt me k\u00ebto p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb cilat i ka sigurisht q\u00eb do t\u00eb jet\u00eb sfid\u00eb edhe do t\u00eb duhet nj\u00eb mb\u00ebshtetje pak m\u00eb e madhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb kemi edhe resurse t\u00eb cilat i adresojn\u00eb k\u00ebto p\u00ebrgjegj\u00ebsi shtes\u00eb t\u00eb ARKEP-it si institucion\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ai.<\/p>\n<p>Sqarime shtes\u00eb ka k\u00ebrkuar edhe Sami Salihu nga Administrata Tatimore e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cDisa sqarime do t\u00eb ishte mir\u00eb t\u00eb jepen t\u00eb paragrafi 3, ku thuhet se k\u00ebmbimoret jan\u00eb t\u00eb detyruara q\u00eb n\u00eb baza ditore t\u2019i raportojn\u00eb Administrat\u00ebs Tatimore p\u00ebr secilin transaksion q\u00eb nd\u00ebrlidhet me kripto-asetet dhe p\u00ebrmenden dy pika, a dhe b q\u00eb p\u00ebr mendimin tim m\u00eb tep\u00ebr jan\u00eb t\u00eb nj\u00ebsis\u00eb s\u00eb inteligjenc\u00ebs financiare se t\u00eb Administrat\u00ebs Tatimore. Administrat\u00ebs Tatimore krejt \u00e7ka i duhet \u00ebsht\u00eb me siguru sa jan\u00eb t\u00eb hyrat e realizuara dhe t\u00eb kalkuloj\u00eb, do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb marr\u00eb tatimin e obliguar p\u00ebr ato t\u00eb hyra\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ai.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa Virtyt Ibrahimi, autor i draftit t\u00eb par\u00eb ka th\u00ebn\u00eb se drafti \u00ebsht\u00eb fillestar dhe se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb nevojitet diskutim publik p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb akter\u00ebt.<\/p>\n<p>\u201cM\u00eb duhet ta potencoj edhe k\u00ebrkes\u00ebn e komisionit q\u00eb mos t\u00eb krijohen institucione t\u00eb reja q\u00eb kan\u00eb me mbik\u00ebqyr implementimin e ligjit. Prandaj edhe jemi orientuar p\u00ebr momentin n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim dhe p\u00ebr at\u00eb arsye ka nevoj\u00eb edhe diskutimi publik me institucione se cilat autorite do t\u00eb ken\u00eb primatin n\u00eb implementimin e k\u00ebtij ligji. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb duhet me pas debat. Shumica e shteteve kan\u00eb nj\u00eb autoritet t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr avancimin dixhital ose p\u00ebr avancimin e shoq\u00ebris\u00eb q\u00eb nd\u00ebrlidhet me teknologjin\u00eb informative. Kjo \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb do t\u00eb vendosin deputet\u00ebt var\u00ebsisht prej barr\u00ebs financiare n\u00eb fakt dhe buxhetore\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ai.<\/p>\n<p>N\u00eb korrik t\u00eb vitit 2021 Komisioni p\u00ebr Ekonomi, Industri, Nd\u00ebrmarr\u00ebsi dhe Tregti e ka formuar grupin punues p\u00ebr nism\u00ebn legjislative p\u00ebr hartimin e Projektligjit p\u00ebr kriptouvaluta.<\/p>\n<p>P\u00ebrmes k\u00ebtij ligji synohet t\u00eb rregullohet licencimi, autorizimi dhe mbik\u00ebqyrja e operator\u00ebve q\u00eb ushtrojn\u00eb veprimtari n\u00eb emetimin, shp\u00ebrndarjen, tregtimin dhe ruajtjen e kripto-aseteve.\/kp<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb mbajtur diskutim publik p\u00ebr krijimin e Ligjit p\u00ebr kriptovalutat, n\u00eb mes t\u00eb deputet\u00ebve nga grupi punues, p\u00ebrfaq\u00ebsuesve nga instituticionet e tjera t\u00eb p\u00ebrfshira dhe t\u00eb tjer\u00eb nga kompanit\u00eb private. Kryesuesja e grupit punues, Kusari-Lila ka th\u00ebn\u00eb se po synojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb n\u00eb hap me zhvillimet aktuale duke shtuar se dixhitalizimi [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":570824,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[140,21],"tags":[],"class_list":["post-672763","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-ekonomi","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/672763","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=672763"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/672763\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/570824"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=672763"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=672763"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=672763"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}