{"id":67402,"date":"2019-07-10T18:03:30","date_gmt":"2019-07-10T16:03:30","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=67402"},"modified":"2019-07-10T18:03:30","modified_gmt":"2019-07-10T16:03:30","slug":"qeveria-ne-shqiperi-merr-vendim-mbrojtje-personale-per-gjyqtaret-dhe-prokuroret","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/shqiperia\/qeveria-ne-shqiperi-merr-vendim-mbrojtje-personale-per-gjyqtaret-dhe-prokuroret\/","title":{"rendered":"Qeveria n\u00eb Shqip\u00ebri merr vendim: Mbrojtje personale p\u00ebr gjyqtar\u00ebt dhe prokuror\u00ebt"},"content":{"rendered":"<p><strong>Qeveria ka marr\u00eb sot nj\u00eb vendim mbi sigurin\u00eb e gjyqtar\u00ebve t\u00eb gjykatave kund\u00ebr korrupsionit dhe krimit t\u00eb organizuar si dhe t\u00eb prokuroris\u00eb s\u00eb posa\u00e7me dhe drejtorit t\u00eb Byros\u00eb komb\u00ebtare t\u00eb hetimit.<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p>Sipas vendimit, u vendos q\u00eb gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve tu sigurohet mbrojtja personale. N\u00eb vendim shpjegohen t\u00eb gjitha rastet kur mbrojtja p\u00ebrfitohet, p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu edhe rastet kur ajo aplikohet edhe te familja e zyrtarit.<\/p>\n<p><strong>Vendimi i plot\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>KRYEMINISTRI<br \/>\nEDI RAMA<\/p>\n<p>V E N D I M<\/p>\n<p>P\u00cbR<\/p>\n<p>PROCEDUR\u00cbN E SIGURIS\u00cb S\u00cb GJYQTAR\u00cbVE T\u00cb GJYKATAVE KUND\u00cbR KORRUPSIONIT DHE KRIMIT T\u00cb ORGANIZUAR, T\u00cb PROKUROR\u00cbVE T\u00cb PROKURORIS\u00cb S\u00cb POSA\u00c7ME DHE DREJTORIT T\u00cb BYROS\u00cb KOMB\u00cbTARE T\u00cb HETIMIT<\/p>\n<p>N\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb nenit 100 t\u00eb Kushtetut\u00ebs dhe t\u00eb pik\u00ebs 4, t\u00eb nenit 47, t\u00eb ligjit nr.95\/2016, \u201cP\u00ebr organizimin dhe funksionimin e institucioneve p\u00ebr t\u00eb luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar\u201d, me propozimin e ministrit t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb dhe t\u00eb ministrit t\u00eb Brendsh\u00ebm, K\u00ebshilli i Ministrave<\/p>\n<p>V E N D O S I:<\/p>\n<p>1. Gjyqtar\u00ebve t\u00eb gjykatave kund\u00ebr korrupsionit dhe krimit t\u00eb organizuar, prokuror\u00ebve t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me dhe drejtorit t\u00eb Byros\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Hetimit u sigurohet mbrojtja personale, sipas parashikimeve t\u00eb ligjit nr 96\/2016, \u201cP\u00ebr statusin e gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb\u201d, dhe akteve n\u00ebnligjore t\u00eb dala n\u00eb zbatim t\u00eb tij.<\/p>\n<p>2. Mbrojtja personale, e parashikuar n\u00eb pik\u00ebn 1, t\u00eb k\u00ebtij vendimi, ofrohet mbi baz\u00ebn e k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb paraqitur nga subjekti q\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb mbrohet.<\/p>\n<p>3. Garantimi i mbrojtjes personale t\u00eb kryetar\u00ebve t\u00eb gjykatave kund\u00ebr korrupsionit dhe krimit t\u00eb organizuar, drejtuesit t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me dhe drejtorit t\u00eb Byros\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Hetimit b\u00ebhet n\u00ebp\u00ebrmjet shoq\u00ebrimit me oficer e n\u00ebnoficer.<\/p>\n<p>4. Garantimi i mbrojtjes personale t\u00eb gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve t\u00eb Gjykat\u00ebs kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar dhe Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me b\u00ebhet sipas rregullave t\u00eb p\u00ebrcaktuara n\u00eb vendimin e K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave p\u00ebr mbrojtjen e ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb magjistratit.<\/p>\n<p>5. N\u00eb raste t\u00eb ve\u00e7anta dhe me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb kryetarit t\u00eb Gjykat\u00ebs kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar apo drejtuesit t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me, sigurohet mbrojtje p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebt e familjes, banesat dhe\/ose eskort\u00eb p\u00ebr gjyqtar\u00ebt dhe prokuror\u00ebt.<\/p>\n<p>6. Z\u00ebvend\u00ebsdrejtorit apo hetuesve t\u00eb Byros\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Hetimit si dhe an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb familjeve t\u00eb tyre, p\u00ebr shkak t\u00eb apo gjat\u00eb ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs, u sigurohet mbrojtje personale e jet\u00ebs, sh\u00ebndetit dhe pron\u00ebs, n\u00ebse k\u00ebrkohet nga drejtori i Byros\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Hetimit.<\/p>\n<p>7. N\u00eb rastet e gjyqtar\u00ebve t\u00eb gjykatave kund\u00ebr korrupsionit dhe krimit t\u00eb organizuar, prokuror\u00ebve t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me si dhe t\u00eb drejtorit t\u00eb Byros\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Hetimit, k\u00ebrkesa depozitohet pran\u00eb komisionit t\u00eb posa\u00e7\u00ebm q\u00eb ngrihet e funksionon sipas procedurave t\u00eb p\u00ebrcaktuara nga K\u00ebshilli i Ministrave p\u00ebr mbrojtjen e ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb magjistratit gjat\u00eb ushtrimit t\u00eb funksionit ose p\u00ebr shkak t\u00eb tij.<\/p>\n<p>8. N\u00eb rastet e z\u00ebvend\u00ebsdrejtorit apo hetuesve t\u00eb Byros\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Hetimit, k\u00ebrkesa vler\u00ebsohet nga komisioni i posa\u00e7\u00ebm, i cili p\u00ebrb\u00ebhet nga:<br \/>\n\u2013 nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues i Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me;<br \/>\n\u2013 nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues i Ministris\u00eb s\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb;<br \/>\n\u2013 nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues i Ministris\u00eb s\u00eb Brendshme;<br \/>\n\u2013 drejtori i Byros\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Hetimit;<br \/>\n\u2013 nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues i Drejtoris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit.<\/p>\n<p>9. Kryetar i komisionit t\u00eb p\u00ebrcaktuar n\u00eb pik\u00ebn 8, t\u00eb k\u00ebtij vendimi, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me. N\u00eb munges\u00eb t\u00eb kryetarit, an\u00ebtar\u00ebt thirren nga personi i autorizuar prej tij, i cili kryeson mbledhjen e komisionit.<\/p>\n<p>10. K\u00ebrkesa p\u00ebr mbrojtje i paraqitet komisionit at\u00ebher\u00eb kur ka t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb besueshme, q\u00eb provojn\u00eb se subjektit k\u00ebrkues apo subjekteve t\u00eb parashikuara n\u00eb pik\u00ebn 6, t\u00eb k\u00ebtij vendimi, u rrezikohet jeta, familja ose prona.<\/p>\n<p>11. Procedurat q\u00eb ndiqen nga komisioni jan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjta me procedurat e ndjekura nga komisioni i posa\u00e7\u00ebm, q\u00eb garanton mbrojtje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr magjistrat\u00ebt.<\/p>\n<p>12. Oficer\u00ebt e caktuar p\u00ebr sigurin\u00eb e gjyqtar\u00ebve, prokuror\u00ebve, an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Byros\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Hetimit, familjeve dhe banesave t\u00eb tyre nuk z\u00ebvend\u00ebsohen pa marr\u00eb, paraprakisht, miratimin e kryetarit t\u00eb Gjykat\u00ebs, drejtuesit t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me apo drejtorit t\u00eb Byros\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Hetimit.<\/p>\n<p>13. Komisionet e posa\u00e7me, n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave dhe gjendjes s\u00eb rrezikshm\u00ebris\u00eb, kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb vendosin p\u00ebrforcimin e masave mbrojt\u00ebse p\u00ebr ruajtjen dhe shoq\u00ebrimin e subjekteve, t\u00eb cilave u garantohet mbrojtja, sipas k\u00ebtij vendimi, si dhe t\u00eb banesave t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>14. Struktura dhe organika e nevojshme p\u00ebr ruajtjen e shoq\u00ebrimin e subjekteve, t\u00eb cilave u garantohet mbrojtja, sipas k\u00ebtij vendimi, s\u00eb bashku me ruajtjen e banesave ose t\u00eb rezidencave t\u00eb tyre, si dhe kriteret e p\u00ebrzgjedhjes s\u00eb efektivave q\u00eb ngarkohen me k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb, miratohet sipas legjislacionit n\u00eb fuqi.<\/p>\n<p>15. Ngarkohen kryetar\u00ebt e gjykatave kund\u00ebr korrupsionit dhe krimit t\u00eb organizuar, drejtuesi i Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me, drejtori i Byros\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Hetimit, Ministria e Brendshme, Garda e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe Policia e Shtetit p\u00ebr zbatimin e k\u00ebtij vendimi.<\/p>\n<p>Ky vendim hyn n\u00eb fuqi pas botimit n\u00eb \u201cFletoren zyrtare\u201d.\/top channel\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Qeveria ka marr\u00eb sot nj\u00eb vendim mbi sigurin\u00eb e gjyqtar\u00ebve t\u00eb gjykatave kund\u00ebr korrupsionit dhe krimit t\u00eb organizuar si dhe t\u00eb prokuroris\u00eb s\u00eb posa\u00e7me dhe drejtorit t\u00eb Byros\u00eb komb\u00ebtare t\u00eb hetimit. Sipas vendimit, u vendos q\u00eb gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve tu sigurohet mbrojtja personale. N\u00eb vendim shpjegohen t\u00eb gjitha rastet kur mbrojtja p\u00ebrfitohet, p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu edhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":67403,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[22],"tags":[],"class_list":["post-67402","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-shqiperia"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/67402","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=67402"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/67402\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/67403"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=67402"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=67402"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=67402"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}