{"id":674456,"date":"2022-07-21T21:16:32","date_gmt":"2022-07-21T19:16:32","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=674456"},"modified":"2022-07-21T21:16:32","modified_gmt":"2022-07-21T19:16:32","slug":"kolaps-energjetik-ne-mes-te-veres-ne-kosove-shtatefishohet-cmimi-i-energjise-ne-tregjet-nderkombetare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/kolaps-energjetik-ne-mes-te-veres-ne-kosove-shtatefishohet-cmimi-i-energjise-ne-tregjet-nderkombetare\/","title":{"rendered":"Kolaps energjetik n\u00eb mes t\u00eb ver\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb, shtat\u00ebfishohet \u00e7mimi i energjis\u00eb n\u00eb tregjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare"},"content":{"rendered":"<p><strong>Kriza energjetike duket se do t\u00eb jet\u00eb e pashmangshme k\u00ebt\u00eb dim\u00ebr. Me uljen e prodhimit vendor dhe shtrenjtimin e \u00e7mimeve n\u00eb tregjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare, Kosova do ta ket\u00eb problem t\u00eb furnizohet me energji elektrike. Me nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb po p\u00ebrballet edhe tash ver\u00ebs. Krahasuar me periudh\u00ebn e nj\u00ebjt\u00eb t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, \u00e7mimi i energjis\u00eb \u00ebsht\u00eb shtat\u00ebfishuar. P\u00ebr situat\u00ebn e v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb e pret vendin, kan\u00eb folur nga KEDS\u2019i.<\/strong><\/p>\n<p>Dim\u00ebr edhe m\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb sesa vitin e kaluar, e pret Kosov\u00ebn sivjet. Situata energjetike n\u00eb vend, po shkon duke u p\u00ebrkeq\u00ebsuar.<\/p>\n<p>Aktualisht, Korporata Energjetike e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb duke prodhuar energji me dy blloqe, meq\u00eb \u00ebsht\u00eb duke b\u00ebr\u00eb remontet\/revizionet p\u00ebr sezonin e dimrit.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb till\u00eb, KEDS\u2019it po i duhet t\u00eb blej\u00eb m\u00eb shum\u00eb rrym\u00eb jasht\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i KEDS\u2019it, Viktor Buzhala, ka deklaruar se gjat\u00eb tri dit\u00ebve t\u00eb fundit \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsuar situata, meq\u00eb ka edhe ulje t\u00eb prodhimit vendor e edhe rritje t\u00eb \u00e7mimeve n\u00eb tregjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Sipas tij, \u00e7mimi tash ka arritur deri n\u00eb 700 euro p\u00ebr MWh. Vjet n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb, \u00e7mimi p\u00ebr megavat ishte rreth 100 euro.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb till\u00eb, ai u \u00ebsht\u00eb drejtuar konsumator\u00ebve me nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cPor, gjat\u00eb tri dit\u00ebve t\u00eb fundit situata \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsuar n\u00eb dy drejtimet: Ka ulje nga prodhimi vendor dhe ka rritje t\u00eb madhe t\u00eb cmimeve n\u00eb tregjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare, ku energjia e koh\u00ebs s\u00eb pikut ka arritur deri n\u00eb 700 euro\/MWh. Kjo krijon situat\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsuar dhe \u00ebsht\u00eb indikator i nj\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsie t\u00eb madhe q\u00eb e pret sistemin gjat\u00eb dimrit. Prandaj, apelojm\u00eb tek t\u00eb gjith\u00eb konsumator\u00ebt q\u00eb t\u00eb p\u00ebshtasin ambientet e tyre p\u00ebr ngrohje alternative, e cila pos q\u00eb do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb e lir\u00eb, \u00ebsht\u00eb edhe m\u00eb e sigurt\u00eb\u201d, ka deklaruar Buzhala.<\/p>\n<p>N\u00eb dy jav\u00ebt e fundit, Buzhala ka treguar se kan\u00eb importuar direkt mbi 13 mij\u00eb MWh energji, q\u00eb ka kushtuar rreth 5 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, thot\u00eb se nj\u00eb pjes\u00eb e importit \u00ebsht\u00eb devijuar dhe se do t\u00eb paguajn\u00eb n\u00eb fund t\u00eb k\u00ebtij muaji.<\/p>\n<p>Shtetet prej t\u00eb cilave kan\u00eb bler\u00eb energjin\u00eb jan\u00eb Hungaria, Krocia dhe Greqia.<\/p>\n<p>\u201cEnergjin\u00eb e importit e kemi siguruar nga bursat e rajonit q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb direkt me energjin\u00eb elektrike, pasi p\u00ebr ne \u00ebsht\u00eb m\u00eb e lira. N\u00eb dy jav\u00ebt e fundit jan\u00eb importuar mbi 13 mij\u00eb MWh. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb energji jan\u00eb shpenzuar rreth 5 milion\u00eb euro. Ky \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm importi direkt, pasi nj\u00eb pjes\u00eb tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb devijuar, p\u00ebr cka n\u00eb do t\u00eb paguajm\u00eb n\u00eb fund t\u00eb muajit. Energjia \u00ebsht\u00eb bler\u00eb nga Hungaria, Kroacia dhe Greqia\u201d, thuhet n\u00eb p\u00ebrgjigjet e Buzhal\u00ebs p\u00ebr Express.<\/p>\n<p>KEK mbr\u00ebm\u00eb njoftoi se \u00ebsht\u00eb duke b\u00ebr\u00eb remontet\/revizionet e t\u00eb gjitha nj\u00ebsive prodhuese sipas planit p\u00ebr p\u00ebrgatitjet e zakonshme p\u00ebr sezonin dim\u00ebror.<\/p>\n<p>P\u00ebr ndaljen e nj\u00ebsis\u00eb A-5, KEK ka th\u00ebn\u00eb se ka qen\u00eb e planifikuar.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb k\u00ebt\u00eb vazhd\u00eb, nj\u00ebsia A-5 \u00ebsht\u00eb ndalur p\u00ebr q\u00ebllim inspektimi dhe riparimi, pra kjo ndalje \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb sipas planit p\u00ebr revizion konform planit t\u00eb p\u00ebrdit\u00ebsuar t\u00eb remonteve dhe revizioneve duke respektuar n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi obligimet kontraktuale ndaj furnizuesit publik.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, sot kemi z\u00ebvend\u00ebsuar prodhimin e k\u00ebsaj nj\u00ebsie nga deponimet n\u00eb KESH dhe KEK momentalisht \u00ebsht\u00eb duke ofruar kapacitetin n\u00eb dispozicion prej rreth 515 MWh\/h. Pra sasia e ofruar nga KEK p\u00ebr furnizuesin publik \u00ebsht\u00eb po e nj\u00ebjta q\u00eb \u00ebsht\u00eb ofruar edhe dje. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb jan\u00eb duke u b\u00ebr\u00eb p\u00ebrgatitjet e nevojshme q\u00eb nj\u00ebsia A3 t\u00eb rikthehet n\u00eb operim sipas planifikimit\u201d, thuhej n\u00eb komunikat\u00ebn e KEK.<\/p>\n<p>E n\u00ebse \u00e7mimet n\u00eb tregjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare vazhdojn\u00eb t\u00eb rriten, mund t\u00eb shtrenjtohet energjia edhe m\u00eb shum\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb. Me nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb till\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballur vendi edhe n\u00eb fillim t\u00eb k\u00ebtij viti.<\/p>\n<p>Kryesuesi Bordit t\u00eb Zyr\u00ebs s\u00eb Rregullatorit p\u00ebr Energji, Ymer Zejnullahu, tha para dy dit\u00ebsh se aktualisht nuk jan\u00eb plot\u00ebsuar kriteret p\u00ebr shqyrtimin e jasht\u00ebzakonsh\u00ebm t\u00eb tarifave, por nuk p\u00ebrjashtohet nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen.<\/p>\n<p>Zejnullahu s\u2019e ka p\u00ebrjashtuar mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb rryma t\u00eb shtrenjtohet s\u00ebrish.<\/p>\n<p>\u201cAto varen prej \u00e7mimeve t\u00eb importit dhe \u00e7mimet e importit varen prej bursave nd\u00ebrkomb\u00ebtare, prandaj kurdo q\u00eb plot\u00ebsohen k\u00ebrkesat ligjore, aktualisht ende s\u2019jan\u00eb plot\u00ebsuar p\u00ebr shqyrtim t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm edhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vit. Ne e kemi p\u00ebrmbyllur nj\u00eb shqyrtim t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm n\u00eb shkurt t\u00eb k\u00ebtij viti dhe jemi duke pasur nj\u00eb furnizim t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm me energji elektrike. Jemi duke p\u00ebrgatitur p\u00ebr furnizim me energjie elektrike edhe p\u00ebr vitin e ardhsh\u00ebm me potencialet q\u00eb i kemi me gjenerator\u00ebt vendor\u2026Legjislacioni e thot\u00eb ashtu, kurdo duhet t\u00eb reflektohen kostot. Ne n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb vitit t\u00eb kaluar e kemi hapur shqyrtimin e jasht\u00ebzakonsh\u00ebm dhe kemi p\u00ebrmbushur n\u00eb shkurt t\u00eb k\u00ebtij viti. Aktualisht deri m\u00eb tani nuk jan\u00eb plot\u00ebsuar k\u00ebrkesat ose kriteret ligjore p\u00ebr nj\u00eb shqyrtim tjet\u00ebr t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm. Prandaj kjo \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigja q\u00eb mundem me dh\u00ebn\u00eb deri n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment. Por p\u00ebrjashtim nuk b\u00ebhet kurdo her\u00eb, pasi nuk varen prej ZRrE-s\u00eb dhe prej \u00e7mimeve t\u00eb energjis\u00eb dhe gazit\u201d, deklaroi Zejnullahu.<\/p>\n<p>Ndryshe, tarifat e shtrenjta kan\u00eb hyr\u00eb n\u00eb fuqi m\u00eb 9 shkurt dhe do t\u00eb jen\u00eb n\u00eb fuqi deri m\u00eb 31 mars t\u00eb vitit t\u00eb ardhsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Me k\u00ebto tarifa, konsumator\u00ebt q\u00eb shpenzojn\u00eb mbi 800 kWh energji p\u00ebrballen me shtrenjtim t\u00eb energjis\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebta konsumator\u00eb do t\u00eb duhet t\u00eb paguajn\u00eb 5.9 cent\u00eb p\u00ebr tarif\u00ebn e ult\u00eb dhe 12.52 cent\u00eb p\u00ebr tarif\u00ebn e lart\u00eb.<\/p>\n<p>Ata q\u00eb do t\u00eb shpenzojn\u00eb energji elektrike deri n\u00eb 800 kWH nuk do t\u00eb faturohen me \u00e7mimin e ri, derisa ata q\u00eb e kalojn\u00eb 800 kWh, me \u00e7mimin e ri do t\u2019iu llogaritet vet\u00ebm sasia e harxhuar mbi k\u00ebt\u00eb vler\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cTarifat me pakic\u00eb t\u00eb energjis\u00eb elektrike p\u00ebr konsumator\u00ebt jo familjar\u00eb, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Sh\u00ebrbimit Universal do t\u00eb mbesin t\u00eb nj\u00ebjta si vitin e kaluar. Tarifat p\u00ebr konsumator\u00ebt familjar\u00eb, p\u00ebr nivelin e konsumit deri n\u00eb 800 kWh n\u00eb muaj, do t\u00eb mbesin t\u00eb nj\u00ebjta, nd\u00ebrsa diferenca e konsumit mbi 800 kWh p\u00ebr muaj, do t\u00eb faturohet me tarif\u00ebn e ul\u00ebt (gjat\u00eb nat\u00ebs) prej 5.9 cent dhe tarif\u00ebn e lart\u00eb (gjat\u00eb dit\u00ebs) prej 12.52 cent\u201d, kishte njoftuar ZRRE.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kriza energjetike duket se do t\u00eb jet\u00eb e pashmangshme k\u00ebt\u00eb dim\u00ebr. Me uljen e prodhimit vendor dhe shtrenjtimin e \u00e7mimeve n\u00eb tregjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare, Kosova do ta ket\u00eb problem t\u00eb furnizohet me energji elektrike. Me nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb po p\u00ebrballet edhe tash ver\u00ebs. Krahasuar me periudh\u00ebn e nj\u00ebjt\u00eb t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, \u00e7mimi i energjis\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":567538,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[140,21],"tags":[],"class_list":["post-674456","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-ekonomi","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/674456","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=674456"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/674456\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/567538"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=674456"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=674456"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=674456"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}