{"id":676671,"date":"2022-07-26T19:43:02","date_gmt":"2022-07-26T17:43:02","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=676671"},"modified":"2022-07-26T19:43:02","modified_gmt":"2022-07-26T17:43:02","slug":"mallrat-e-paligjshme-ne-rruget-detare-te-ballkanit-kjo-eshte-porta-kyce-per-trafikantet-nga-kosova-e-shqiperia","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/shqiperia\/mallrat-e-paligjshme-ne-rruget-detare-te-ballkanit-kjo-eshte-porta-kyce-per-trafikantet-nga-kosova-e-shqiperia\/","title":{"rendered":"Mallrat e paligjshme n\u00eb rrug\u00ebt detare t\u00eb Ballkanit, kjo \u00ebsht\u00eb porta ky\u00e7e p\u00ebr trafikant\u00ebt nga Kosova e Shqip\u00ebria"},"content":{"rendered":"<p><strong>Portet e kontejner\u00ebve n\u00eb Evrop\u00ebn Juglindore jan\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb cenueshme ndaj kontraband\u00ebs s\u00eb mallrave t\u00eb paligjshme nga organizatat kriminale. K\u00ebshtu thuhet n\u00eb raportin e titulluar &#8220;Eksplorimi i rrug\u00ebve detare t\u00eb ekonomive t\u00eb paligjshme n\u00eb Ballkan&#8221;, nga rrjeti &#8220;Iniciativa Globale Kund\u00ebr Krimit t\u00eb Organizuar Nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u201d.<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb raport t\u00eb publikuar m\u00eb 26 korrik p\u00ebrshkruhen m\u00ebnyrat se si operojn\u00eb organizatat kriminale q\u00eb kontrollojn\u00eb kontraband\u00ebn e mallrave t\u00eb paligjshme n\u00eb vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor.<\/p>\n<p>Fokusi i k\u00ebtij raporti \u00ebsht\u00eb i kufizuar n\u00eb portet e kontejner\u00ebve. Kjo pasi k\u00ebto porte duket se jan\u00eb pikat kryesore t\u00eb hyrjes p\u00ebr d\u00ebrgesat kryesore t\u00eb drog\u00ebs \u2013 si ajo e kokain\u00ebs nga Amerika Latine (kryesisht Kolumbia dhe Ekuadori) ose heroin\u00ebs nga Azia per\u00ebndimore (Afganistani, Irani dhe Turqia).<\/p>\n<p>Gjat\u00eb hulumtimit mbi veprimtarin\u00eb kriminale n\u00eb vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor dhe aktiviteteve t\u00eb grupeve kriminale ballkanike jasht\u00eb vendit, u b\u00eb e qart\u00eb se n\u00eb dekad\u00ebn e fundit kishte nj\u00eb num\u00ebr n\u00eb rritje t\u00eb konfiskimeve t\u00eb d\u00ebrgesave t\u00eb kokain\u00ebs dhe heroin\u00ebs n\u00eb portet n\u00eb Shqip\u00ebri, Bullgari, Kroaci, Greqi, Mal t\u00eb Zi, Rumani dhe Slloveni.<\/p>\n<p>Hulumtimet e fundit tregojn\u00eb se tentakulat e grupeve kriminale nga Ballkani Per\u00ebndimor po shtrihen tashm\u00eb n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn.<\/p>\n<p>Sipas autoritetit policor t\u00eb BE-s\u00eb, EUROPOL, rreth 30 p\u00ebr qind e trafikut t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve narkotike nga Amerika Latine n\u00eb Evrop\u00eb, tashm\u00eb kontrollohet nga grupet kriminale t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor. Parat\u00eb e jasht\u00ebligjshme n\u00eb vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb rreth 6 p\u00ebr qind t\u00eb Bruto Prodhimit Vendor (BPV) t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>\u201cDuke marr\u00eb parasysh edhe statistikat mbi konsumin e kokain\u00ebs n\u00eb rajon, ne besojm\u00eb se \u00e7do gj\u00eb q\u00eb kalon n\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebtij rajoni ka p\u00ebr destinacion p\u00ebrfundimtar Evrop\u00ebn Per\u00ebndimore. Ky [Ballkani Per\u00ebndimor] \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb pik\u00eb transiti\u201d, tha autori kryesor i k\u00ebtij studimi, Ruggero Scaturro.<\/p>\n<p>Sipas raportit, mes viteve 2018 dhe 2021, rreth tet\u00eb ton\u00eb kokain\u00eb u kap\u00ebn n\u00eb portet e Evrop\u00ebs Juglindore, me Pireun (Greqi), Durr\u00ebsin (Shqip\u00ebri) dhe Konstanc\u00ebn (Rumani) q\u00eb p\u00ebrb\u00ebnin gjysm\u00ebn e totalit t\u00eb k\u00ebsaj sasie.<\/p>\n<p>Raporti thekson se konfiskimet jan\u00eb t\u00eb shumta, por reagimet e institucioneve n\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimin e standardeve t\u00eb siguris\u00eb n\u00eb portet rajonale mbeten t\u00eb pakta, me gjith\u00eb operacionet e shumta policore.<\/p>\n<p>Raporti gjurmon rrug\u00ebt kryesore t\u00eb trafikimit dhe shpjegon teknikat e p\u00ebrdorura nga trafikant\u00ebt.<\/p>\n<p>Po ashtu, n\u00ebnvizohet ekosistemi i porteve dhe dob\u00ebsit\u00eb e tyre, dhe p\u00ebrshkruan strukturat kriminale q\u00eb veprojn\u00eb brenda dhe p\u00ebrreth porteve.<\/p>\n<p>&#8220;N\u00eb disa porte, duket se ka qeliza t\u00eb grupeve kriminale q\u00eb veprojn\u00eb si pjes\u00eb e rrjeteve m\u00eb t\u00eb gjera nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Disa porte jan\u00eb magnete t\u00eb krimit, jo vet\u00ebm sepse t\u00ebrheqin grupet kriminale lokale, por edhe ato nga vendet q\u00eb s\u2019kan\u00eb qasje t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb det\u201d, shprehet autori i raportit, Ruggero Scaturro.<\/p>\n<p><strong>Durr\u00ebsi, porta ky\u00e7e p\u00ebr trafikant\u00ebt nga Shqip\u00ebria dhe Kosova<\/strong><\/p>\n<p>Sipas raportit, porti i Durr\u00ebsit, i cili \u00ebsht\u00eb porti m\u00eb i madh i Shqip\u00ebris\u00eb, \u00ebsht\u00eb arteria kryesore p\u00ebr tregtin\u00eb e ligjshme dhe t\u00eb paligjshme, jo vet\u00ebm p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, por edhe p\u00ebr fqinj\u00ebt e saj q\u00eb nuk kan\u00eb qasje n\u00eb det, si Kosova dhe Maqedonia a Veriut. Porti \u00ebsht\u00eb i lidhur me skajin per\u00ebndimor t\u00eb autostrad\u00ebs Durr\u00ebs-Kuk\u00ebs-Prishtin\u00eb q\u00eb lidh Shqip\u00ebrin\u00eb dhe Kosov\u00ebn, me lidhje t\u00eb m\u00ebtejshme me Shkupin, Maqedonin\u00eb e Veriut.<\/p>\n<p>Theksohet se ky port trajton af\u00ebrsisht 90% t\u00eb tregtis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare detare t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe 85% t\u00eb tregtis\u00eb s\u00eb import-eksportit t\u00eb vendit. P\u00ebrmendet se n\u00eb vitin 2018, 26 p\u00ebr qind e t\u00eb gjitha eksporteve shqiptare ishin t\u00eb destinuara p\u00ebr n\u00eb Kosov\u00eb, pjesa m\u00eb e madhe e s\u00eb cilave kaloi n\u00eb Durr\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Kokaina n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebrmes frutave ekzotike<\/strong><\/p>\n<p>Nga t\u00eb dh\u00ebnat zyrtare t\u00eb cilat p\u00ebrmenden n\u00eb raport, n\u00eb tre vjet\u00ebt e fundit n\u00eb portin e Durr\u00ebsit jan\u00eb trafikuar rreth 1.5 ton kokain\u00eb. Raporti vler\u00ebson se, n\u00ebse do t\u00eb arrinte n\u00eb treg, ajo do t\u00eb kapte vler\u00ebn e m\u00eb shum\u00eb se 400 milion\u00eb eurove. Sasit\u00eb e m\u00ebdha t\u00eb kokain\u00ebs vijn\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri kryesisht t\u00eb fshehura n\u00eb kontejner\u00eb, q\u00eb m\u00eb s\u00eb shumti transportojn\u00eb fruta ekzotike.<\/p>\n<p>M\u00eb 17 maj t\u00eb vitit 2021 nj\u00eb tjet\u00ebr sasi prej 400 kilogram\u00ebsh kokain\u00eb, e futur nga porti i Durr\u00ebsit, u sekuestrua n\u00eb Kosov\u00eb. Nd\u00ebrsa, sasia m\u00eb e madhe e sekuestruar deri m\u00eb tani \u00ebsht\u00eb ajo e 27 shkurtit t\u00eb vitit 2018, ku n\u00eb kontejner\u00ebt me banane, u gjet\u00ebn 613 kilogram\u00eb kokain\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrdorimi i frutave, si bananet, \u00ebsht\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht i p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr trafikant\u00ebt e drog\u00ebs, sepse ato ofrojn\u00eb nj\u00eb zinxhir t\u00eb besuesh\u00ebm dhe t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm logjistike nga burimi deri n\u00eb tregun e shumic\u00ebs, theksohet n\u00eb raport. Shtohet se natyra e tyre degraduese, s\u00eb bashku me taksimin e ul\u00ebt dhe frekuenc\u00ebn e lart\u00eb t\u00eb transportit, i b\u00ebn kutit\u00eb e bananeve p\u00ebr kontejner\u00eb d\u00ebrgesash ideale p\u00ebr kokain\u00ebn, pasi ngarkesat n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi zhdoganohen me shpejt\u00ebsi p\u00ebrmes kontrolleve dhe me nj\u00eb rit\u00ebm m\u00eb t\u00eb madh se mallrat q\u00eb nuk prishen.<\/p>\n<p><strong>Porti i Tivarit n\u00eb Malin e Zi, n\u00ebn sh\u00ebnjestr\u00ebn e grupeve kriminale<\/strong><\/p>\n<p>Porti i Tivarit n\u00eb Mal t\u00eb Zi ka qen\u00eb nj\u00eb qend\u00ebr fam\u00ebkeqe p\u00ebr kontraband\u00ebn e cigareve q\u00eb nga vitet 1990 dhe, gjat\u00eb dekad\u00ebs s\u00eb fundit, nj\u00eb pik\u00eb ky\u00e7e hyr\u00ebse p\u00ebr trafikimin e kokain\u00ebs. Porti i Tivarit, \u00ebsht\u00eb i vetmi port detar tregtar n\u00eb bregdetin Adriatik t\u00eb Malit t\u00eb Zi.<\/p>\n<p>Kokaina ka mb\u00ebrritur rregullisht n\u00eb portin e Tivarit n\u00eb sasi relativisht t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb nga viti 2010. D\u00ebrgesat zakonisht kan\u00eb origjin\u00ebn nga Ekuadori. Nga Tivari, droga transportohet me kamion\u00eb n\u00eb tregjet n\u00eb Evrop\u00ebn Qendrore dhe Per\u00ebndimore, kryesisht p\u00ebrmes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas raportit, n\u00eb prill t\u00eb 2019-\u00ebs, policia sekuestroi 60 kilogram\u00eb kokain\u00eb n\u00eb bordin e nj\u00eb anijeje trajnimi t\u00eb marin\u00ebs malazeze q\u00eb supozohej t\u00eb shk\u00ebmbehej me heroin\u00eb n\u00eb Turqi. Disa d\u00ebrgesa t\u00eb m\u00ebdha kokaine u kap\u00ebn n\u00eb portin e Tivarit n\u00eb vitin 2021.<\/p>\n<p>N\u00eb gusht 2021, nj\u00eb kontejner i dyshimt\u00eb nga Ekuadori, i cili transportonte banane, mb\u00ebrriti n\u00eb Tivar n\u00eb bordin e \u2018MSC Charlotte\u2019 , n\u00ebp\u00ebrmjet Koper-it, n\u00eb Slloveni.<\/p>\n<p>Autoritetet e zbatimit t\u00eb ligjit gjurmuan kontejnerin n\u00eb Mojanoviq, n\u00eb veri-per\u00ebndim t\u00eb Podgoric\u00ebs. Aty u zbulua se ishte e mbushur me rreth 1.4 ton\u00eb kokain\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb janar 2022, Dogana dhe Policia malazeze sekuestruan rreth 500 kilogram\u00eb kokain\u00eb p\u00ebrmes nj\u00eb d\u00ebrgese tjet\u00ebr t\u00eb kontrolluar. Ngarkesa mb\u00ebrriti e fshehur n\u00eb kuti bananesh n\u00eb 70 kontejner\u00eb nga Ekuadori. Dor\u00ebzimi u organizua nga nj\u00eb grup kriminal me an\u00ebtar\u00eb n\u00eb Mal t\u00eb Zi, Slloveni dhe Ekuador.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht k\u00ebtyre konfiskimeve, ndjekja penale mbetet hallka m\u00eb e dob\u00ebt n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr trafikut t\u00eb paligjsh\u00ebm t\u00eb narkotik\u00ebve n\u00eb Mal t\u00eb Zi, thekson raporti. Asnj\u00eb kryetar grupesh kriminale apo bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb t\u00eb tyre ende nuk \u00ebsht\u00eb arrestuar apo ndjekur penalisht. Q\u00eb nga viti 2015, lojtar\u00ebt kryesor\u00eb t\u00eb trafikut t\u00eb kokain\u00ebs n\u00eb Mal t\u00eb Zi kan\u00eb qen\u00eb klanet rivale Kava\u00e7i dhe Shkalljari, t\u00eb cil\u00ebt dikur ishin t\u00eb bashkuar si klani i Kotorrit, bosi i t\u00eb cilit, Darko Shariq, njihej si \u2018mbreti i kokain\u00ebs\u2019.<\/p>\n<p><strong>Teknikat e fshehjes s\u00eb mallrave t\u00eb paligjshme<\/strong><\/p>\n<p>Rrjeti &#8220;Iniciativa Globale Kund\u00ebr Krimit t\u00eb Organizuar Nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u201d thot\u00eb se trafikant\u00ebt kan\u00eb zhvilluar teknika t\u00eb reja dhe m\u00eb t\u00eb sofistikuara p\u00ebr fshehjen e drog\u00ebs.<\/p>\n<p>D\u00ebshmit\u00eb nga rrug\u00ebt detare t\u00eb Ballkanit tregojn\u00eb se droga po trafikohet me teknika q\u00eb nuk k\u00ebrkojn\u00eb p\u00ebrdorimin e kontejner\u00ebve, duke e b\u00ebr\u00eb m\u00eb t\u00eb rrezikshme dhe m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb pun\u00ebn e autoriteteve zbatuese t\u00eb ligjit.<\/p>\n<p>N\u00eb maj 2021, Roja Bregdetare Greke publikoi nj\u00eb video q\u00eb tregon nj\u00eb praktik\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb mjaft e zakonshme n\u00eb Amerik\u00ebn Latine, por jo shum\u00eb e p\u00ebrdorur p\u00ebrgjat\u00eb rrug\u00ebve detare t\u00eb Ballkanit: zhyt\u00ebsit zbuluan m\u00eb shum\u00eb se 46 kilogram\u00eb kokain\u00eb t\u00eb fshehur pas nj\u00eb grile n\u00ebnujore n\u00eb bykun e nj\u00eb pjese t\u00eb anijes n\u00eb portin e Korintit, n\u00eb Greqi.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb nj\u00eb operacioni n\u00eb bordin e nj\u00eb anijeje me kontejner\u00eb n\u00eb portin e Ploces n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 2021, zhyt\u00ebsit e policis\u00eb kroate gjet\u00ebn rreth 61 kilogram\u00eb kokain\u00eb n\u00eb nj\u00eb kuti metalike t\u00eb lidhur me magnet n\u00eb fundin e nj\u00eb anijeje nga Ekuadori ose Peruja.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht se ishte nj\u00eb teknik\u00eb tep\u00ebr e njohur p\u00ebr agjencit\u00eb e zbatimit t\u00eb ligjit n\u00eb Amerik\u00ebn Latine, zbulimi i p\u00ebrdorimit t\u00eb magneteve \u00ebsht\u00eb i pari i k\u00ebtij lloji p\u00ebrgjat\u00eb rrug\u00ebs detare ballkanike.<\/p>\n<p><strong>Kontrollor\u00ebt e kontejner\u00ebve, pika e dob\u00ebt e porteve<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr ekspert\u00ebt e siguris\u00eb \u00e7el\u00ebsi i t\u00eb gjith\u00eb trafikut q\u00eb zhvillohet n\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebtij porti, q\u00ebndron n\u00eb nj\u00ebsin\u00eb e kontrollit t\u00eb kontejner\u00ebve. Me nj\u00eb mesatare prej 6.800 kontejner\u00ebsh, q\u00eb futen \u00e7do muaj n\u00eb portin e Durr\u00ebsit, Nj\u00ebsia e Kontrollit t\u00eb Kontejner\u00ebve, n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrje t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs ka p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb Doganave dhe Policis\u00eb Kufitare, duket se mbetet ende nj\u00eb struktur\u00eb delikate.<\/p>\n<p>Raporti i rrjetit thot\u00eb se t\u00eb gjith\u00eb ata kontejner\u00eb q\u00eb mb\u00ebrrijn\u00eb nga Amerika Latine, i n\u00ebnshtrohen skanimit dhe kontrollit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb ekspert\u00ebt sugjerojn\u00eb t\u00eb ndiqet praktika e vendeve t\u00eb tjera, si\u00e7 jan\u00eb Holanda apo Belgjika, ku b\u00ebhet vazhdimisht nd\u00ebrrimi i zyrtar\u00ebve t\u00eb portit, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb mos korruptohen nga grupet kriminale.<\/p>\n<p>Zyra e Kombeve t\u00eb Bashkuara p\u00ebr Drog\u00ebn dhe Krimin prej vitit 2013 ka nisur zbatimin e Programit t\u00eb Kontrollit t\u00eb Kontejner\u00ebve, q\u00eb aplikohet n\u00eb 21 porte t\u00eb ndryshme t\u00eb bot\u00ebs. Raporti thot\u00eb se brenda nj\u00eb viti n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb qarkullojn\u00eb p\u00ebr q\u00ebllime tregtare rreth 850 milion\u00eb kontejner\u00eb dhe vet\u00ebm 2 deri n\u00eb 4 p\u00ebr qind e tyre arrin t\u00eb kontrollohet. Ata q\u00eb kontrollohen, p\u00ebrzgjidhen duke u bazuar te vendet e origjin\u00ebs, por, n\u00ebse vijn\u00eb nga Amerika Latine, jan\u00eb me \u201calarm t\u00eb kuq\u201d dhe i n\u00ebnshtrohen kontrollit.<\/p>\n<p>Konfiskime t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb drog\u00ebs, por asnj\u00eb procedim i krer\u00ebve t\u00eb organizatave kriminale<br \/>\nKonfiskimet e m\u00ebdha t\u00eb drog\u00ebs shpesh pasohen nga arrestimet e \u201cpeshqve t\u00eb vegj\u00ebl\u201d, megjithat\u00eb ka pak ndjekje penale t\u00eb krer\u00ebve ose p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb ndjekur rrug\u00ebt e d\u00ebrgesave me q\u00ebllim kapjen e \u201cpeshqve t\u00eb m\u00ebdhenj\u201d.<\/p>\n<p>Ky raport zbaton qasjen e &#8216;pikave t\u00eb nxehta&#8217; q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur nga Observatori i Ekonomive t\u00eb Paligjshme t\u00eb Iniciativ\u00ebs Globale kund\u00ebr Krimit t\u00eb Organizuar Nd\u00ebrkomb\u00ebtar n\u00eb Evrop\u00ebn Juglindore p\u00ebr t\u00eb analizuar krimin e organizuar n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor, si dhe aktivitetet e grupeve kriminale nga vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor n\u00eb pjes\u00eb t\u00eb tjera t\u00eb bot\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas autor\u00ebve t\u00eb k\u00ebtij raporti, grupet kriminale ballkanike, jan\u00eb forcuar shum\u00eb viteve t\u00eb fundit. Ato kan\u00eb shtrir\u00eb aktivitetin p\u00ebrtej Evrop\u00ebs, duke zbarkuar drejt vendeve t\u00eb Amerik\u00ebs Latine, q\u00eb jan\u00eb furnizueset kryesore t\u00eb tregut me pluhurin e bardh\u00eb.<\/p>\n<p>Autor\u00ebt e raportit rekomandojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb bashk\u00ebpunim nd\u00ebrmjet menaxher\u00ebve t\u00eb portit, oficer\u00ebve t\u00eb policis\u00eb, kompanive t\u00eb transportit detar dhe agjencive doganore p\u00ebrgjat\u00eb rrug\u00ebve t\u00eb njohura t\u00eb trafikut, si ajo mes Amerik\u00ebs Latine, Evrop\u00ebs Per\u00ebndimore dhe Ballkanit Per\u00ebndimor.<\/p>\n<p>\u201cNe duhet t\u00eb kalojm\u00eb nga thjesht shikimi i siguris\u00eb s\u00eb porteve n\u00eb ndjekjen dhe nd\u00ebrprerjen e flukseve nd\u00ebrkomb\u00ebtare\u201d, shtoi Scaturro.\/REL<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Portet e kontejner\u00ebve n\u00eb Evrop\u00ebn Juglindore jan\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb cenueshme ndaj kontraband\u00ebs s\u00eb mallrave t\u00eb paligjshme nga organizatat kriminale. K\u00ebshtu thuhet n\u00eb raportin e titulluar &#8220;Eksplorimi i rrug\u00ebve detare t\u00eb ekonomive t\u00eb paligjshme n\u00eb Ballkan&#8221;, nga rrjeti &#8220;Iniciativa Globale Kund\u00ebr Krimit t\u00eb Organizuar Nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u201d. N\u00eb k\u00ebt\u00eb raport t\u00eb publikuar m\u00eb 26 korrik p\u00ebrshkruhen [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":676672,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[317,22],"tags":[],"class_list":["post-676671","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-rajon","category-shqiperia"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/676671","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=676671"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/676671\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/676672"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=676671"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=676671"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=676671"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}