{"id":677868,"date":"2022-07-29T12:38:17","date_gmt":"2022-07-29T10:38:17","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=677868"},"modified":"2022-07-29T12:38:17","modified_gmt":"2022-07-29T10:38:17","slug":"keshilli-gjyqesor-i-reagon-haxhiut-per-vettingun-veprime-te-cakorduara-do-ta-demtojne-sistemin-gjyqesor","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/pa-kategori\/keshilli-gjyqesor-i-reagon-haxhiut-per-vettingun-veprime-te-cakorduara-do-ta-demtojne-sistemin-gjyqesor\/","title":{"rendered":"K\u00ebshilli Gjyq\u00ebsor i reagon Haxhiut p\u00ebr Vettingun: Veprime t\u00eb \u00e7akorduara do ta d\u00ebmtojn\u00eb sistemin gjyq\u00ebsor"},"content":{"rendered":"<p><strong>K\u00ebshilli Gjyq\u00ebsor i Kosov\u00ebs ka reaguar pas nismave ligjore p\u00ebr procesin e Vettingutt, nga ana e Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, gjegj\u00ebsisht ministria e Drejt\u00ebsis\u00eb.<\/strong><\/p>\n<p>Ata, n\u00eb nj\u00eb reagim t\u00eb gjat\u00eb thon\u00eb se \u00e7do nism\u00eb e pamenduar mir\u00eb dhe e \u00e7arkorduar vet\u00ebm sa do t\u00eb d\u00ebmtonte r\u00ebnd\u00eb sistemin gjyq\u00ebsor n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebshilli Gjyq\u00ebsor i Kosov\u00ebs duke iu referuar p\u00ebrgjigjes s\u00eb d\u00ebrguar Komisionit t\u00eb Venecias p\u00ebr Koncept Dokumentin e Ministris\u00eb s\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr \u201cVetting\u201d dhe n\u00eb frym\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb me q\u00ebndrim e shprehur nga Komisioni i Venecias n\u00eb Opinion e saj, vler\u00ebson se nd\u00ebrmarrja e masave dhe veprimeve t\u00eb \u00e7akorduara do i b\u00ebj d\u00ebm v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb sanuesh\u00ebm t\u00ebr\u00eb sistemit gjyq\u00ebsor, dhe rrjedhimisht do shkaktoj\u00eb zvarritje t\u00eb procedurave gjyq\u00ebsore, t\u00eb cilat pashmangsh\u00ebm do i\u2019a pamund\u00ebsojn\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb vendit nj\u00eb qasje efektive n\u00eb drejt\u00ebsi\u2019, thuhet nd\u00ebr t\u00eb tjera n\u00eb reagim.<\/p>\n<p><strong>Reagimi i plot\u00eb:<\/strong><\/p>\n<p>K\u00ebshilli Gjyq\u00ebsor i Kosov\u00ebs, ka analizuar dhe konsultuar me kujdes Opinionin e Venecias p\u00ebr Koncept Dokumentin e Ministris\u00eb s\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr \u201cVetting\u201d n\u00eb sistemin gjyq\u00ebsor dhe prokurorial. KGJK konsideron se vler\u00ebsimet dhe propozimet e Komisionit t\u00eb Venecias jan\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme dhe ofrojn\u00eb nj\u00eb platform\u00eb orientuese p\u00ebr fuqizimin e m\u00ebtutjesh\u00ebm t\u00eb gjyq\u00ebsorit n\u00eb Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs p\u00ebrmes mekanizmave t\u00eb brendshme t\u00eb gjyq\u00ebsorit.<\/p>\n<p>Opinioni i Venecias n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb sistematike dhe duke t\u00ebrhequr v\u00ebmendje n\u00eb instrumentat nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb lirive dhe t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, si dhe duke shkoqitur praktikat e vendeve tjera, n\u00eb vler\u00ebsimet e dh\u00ebna n\u00eb k\u00ebt\u00eb Opinion, spikat\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb e gjyq\u00ebsorit t\u00eb garantuar dhe mbrojtur qart\u00ebsisht me Kushtetut\u00ebn e Republik\u00ebs se Kosov\u00ebs. Rekomandimet e Komisionit, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur gjat\u00eb t\u00ebr\u00eb Opinionit, b\u00ebjn\u00eb thirrje p\u00ebr qasje v\u00ebrtet t\u00eb kujdesshme sa i p\u00ebrket \u00e7do iniciative, propozimi apo reforme t\u00eb pamenduar dhe analizuar mir\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebshilli Gjyq\u00ebsor i Kosov\u00ebs duke iu referuar p\u00ebrgjigjes s\u00eb d\u00ebrguar Komisionit t\u00eb Venecias p\u00ebr Koncept Dokumentin e Ministris\u00eb s\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr \u201cVetting\u201d dhe n\u00eb frym\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb me q\u00ebndrim e shprehur nga Komisioni i Venecias n\u00eb Opinion e saj, vler\u00ebson se nd\u00ebrmarrja e masave dhe veprimeve t\u00eb \u00e7akorduara do i b\u00ebj d\u00ebm v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb sanuesh\u00ebm t\u00ebr\u00eb sistemit gjyq\u00ebsor, dhe rrjedhimisht do shkaktoj\u00eb zvarritje t\u00eb procedurave gjyq\u00ebsore, t\u00eb cilat pashmangsh\u00ebm do i\u2019a pamund\u00ebsojn\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb vendit nj\u00eb qasje efektive n\u00eb drejt\u00ebsi.<br \/>\nN\u00eb vend t\u00eb nj\u00eb iniciative q\u00eb rrezikon mbar\u00ebvarshm\u00ebrin\u00eb e pun\u00ebs s\u00eb gjyq\u00ebsorit si dhe zhvler\u00ebson t\u00ebr\u00eb pun\u00ebn dhe investimin e b\u00ebr\u00eb n\u00eb forcimin e sistemit gjyq\u00ebsor, K\u00ebshilli Gjyq\u00ebsor i Kosov\u00ebs fton Ministrin\u00eb e Drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr intensifikim t\u00eb dinamik\u00ebs s\u00eb pun\u00ebs s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr avancimin e reformave t\u00eb nisura, dhe bashk\u00eb me k\u00ebt\u00eb, t\u00eb konceptohen nisma t\u00eb reja me nj\u00eb q\u00ebllim t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt \u2013 konsolidimin e m\u00ebtutjesh\u00ebm t\u00eb sundimit t\u00eb ligjit, promovimit dhe mbrojtjes s\u00eb lirive dhe t\u00eb drejtave t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb vendit.<br \/>\nK\u00ebshilli Gjyq\u00ebsor i Kosov\u00ebs riafirmon q\u00ebndrimin dhe qasjen, e cila me k\u00ebt\u00eb Opinion t\u00eb Komisionit t\u00eb Venecias ve\u00e7 sa \u00ebsht\u00eb p\u00ebrforcuar, se adresimi i sfidave n\u00eb sistemin gjyq\u00ebsor si dhe p\u00ebrmir\u00ebsimi i vazhduesh\u00ebm i performanc\u00ebs s\u00eb gjyq\u00ebsorit, duhet t\u00eb b\u00ebhet me an\u00eb t\u00eb nismave ligjore dhe politikave zhvillimore t\u00eb koordinuara mir\u00eb p\u00ebr t\u2019i fuqizuar edhe m\u00eb tej mekanizmat e brendshme t\u00eb verifikimit, llogaridh\u00ebnies, performanc\u00ebs dhe transparenc\u00ebs. Nismat e panevojshme, t\u00eb pakoordinuara, me nj\u00eb racionalizim jo t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb, t\u00eb cilat m\u00ebtojn\u00eb nd\u00ebrhyrje invazive n\u00eb pun\u00ebn dhe pavar\u00ebsin\u00eb e gjyq\u00ebsorit nuk do t\u00eb mb\u00ebshteten nga K\u00ebshilli Gjyq\u00ebsor i Kosov\u00ebs.K\u00ebshilli Gjyq\u00ebsor i Kosov\u00ebs, pavar\u00ebsisht nj\u00eb pune dhe dinamike intensive t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb n\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb p\u00ebrformanc\u00ebs s\u00eb gjyq\u00ebsorit, mbetet i p\u00ebrkushtuar t\u00eb avancoj\u00eb reformat tashm\u00eb t\u00eb nisura n\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimin e procedurave rekrutuese p\u00ebr gjyqtar\u00eb, bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb profesional, si dhe personel mb\u00ebshtet\u00ebs; rritjen e efikasitetit n\u00eb menaxhimin dhe administrimin e gjykatave, zgjerimin e p\u00ebrdorimit t\u00eb sistemeve elektronike dhe t\u00eb teknologjis\u00eb s\u00eb informacionit n\u00eb procedura gjyq\u00ebsore dhe intensifikim t\u00eb digjitalizimit t\u00eb gjyq\u00ebsorit, rritjen e transparenc\u00ebs dhe llogaridh\u00ebnies n\u00eb pun\u00eb si dhe p\u00ebrforcimin e sistemit t\u00eb disiplin\u00ebs.<\/p>\n<p>K\u00ebshilli Gjyq\u00ebsor i Kosov\u00ebs do vazhdoj\u00eb t\u00eb jet\u00eb proaktiv, n\u00eb rrethana t\u00eb caktuara do merr dhe rol udh\u00ebheq\u00ebs, n\u00eb intensifikimin e bashk\u00ebpunimit nd\u00ebr-institucional, p\u00ebr zbatimin sa m\u00eb t\u00eb suksessh\u00ebm t\u00eb strategjive komb\u00ebtare, si ajo p\u00ebr sundim t\u00eb ligjit, apo marr\u00ebveshjeve, strategjive dhe zotimeve tjera t\u00eb marra p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrafruar sistemin ligjor t\u00eb vendit me standardet e Bashkimit Evropian.K\u00ebshilli Gjyq\u00ebsor i Kosov\u00ebs nuk mb\u00ebshtet, dhe nuk do t\u00eb merr pjes\u00eb n\u00eb grupet punuese p\u00ebr cil\u00ebndo iniciativ\u00eb p\u00ebr ndryshime Kushtetuese q\u00eb ka p\u00ebr q\u00ebllim themelimin e mekanizmave jasht\u00eb gjyq\u00ebsorit p\u00ebr verifikim dhe kontrolle t\u00eb integritetit, pasi q\u00eb kjo mund t\u00eb sigurohet brenda nj\u00eb kohe t\u00eb arsyeshme me an\u00eb t\u00eb mekanizmave t\u00eb brendshme t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb KGJK-s\u00eb t\u00eb cil\u00ebt duhet t\u00eb jen\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm.<br \/>\nKGJK mbetet e p\u00ebrkushtuar dhe bashk\u00ebpunuese q\u00eb ta jap kontributin e vet n\u00eb grupet punuese p\u00ebr plot\u00ebsimet apo ndryshimet n\u00eb Ligjin e Gjykatave, Ligjin e KGJK-s\u00eb, Ligjit p\u00ebr P\u00ebrgjegj\u00ebsit Disiplinore t\u00eb Gjyqtar\u00ebve dhe Prokuror\u00ebve, apo ndonj\u00eb iniciative tjet\u00ebr ligjore q\u00eb ka p\u00ebr q\u00ebllim forcimin e m\u00ebtejm\u00eb t\u00eb mekanizmave t\u00eb brendshme t\u00eb gjyq\u00ebsorit. Po ashtu,<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>KGJK d\u00ebshiron t\u00eb theksoj se p\u00ebr \u00e7do iniciativ\u00eb ligjore n\u00eb funksion t\u00eb fuqizimit t\u00eb mekanizmave t\u00eb brendshme t\u00eb verifikimit, performanc\u00ebs, integritetit dhe disiplin\u00ebs, KGJK duhet t\u00eb ket\u00eb rol udh\u00ebheq\u00ebs q\u00eb nga faza e konceptimit, zhvillimit deri n\u00eb at\u00eb t\u00eb finalizimit t\u00eb k\u00ebtyre nismave ligjore.KGJK, ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb theksuar n\u00eb Opinionin e komisionit t\u00eb Venecias, konsideron se mund t\u00eb ndermir\u00ebn masa, veprime dhe reforma t\u00eb cilat n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb komulative do ta arrijn\u00eb q\u00ebllimin p\u00ebr nj\u00eb gjyq\u00ebsor m\u00eb efektiv, llogaridh\u00ebn\u00ebs dhe transparent pa e cenuar pavar\u00ebsin\u00eb e institucionit. KGJK d\u00ebshiron ta v\u00ebj theksin n\u00eb Opinionin e Komisionit t\u00eb Venecias q\u00eb potencon rrezikun e cenimit t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb gjyq\u00ebsorit, t\u00eb garantuar me Kushtetut\u00ebn e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs dhe instrumentet nd\u00ebrkomb\u00ebtare, n\u00eb rast t\u00eb ndryshimeve Kushtetuese p\u00ebr administrim t\u00eb procesit t\u00eb \u201cVettingut\u201d n\u00eb sistemin gjyq\u00ebsor.<\/p>\n<p>K\u00ebshilli Gjyq\u00ebsor do t\u00eb vazhdoj me reform\u00ebn shum\u00ebdimensionale, e cila tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb reflektuar dhe ka dh\u00ebn\u00eb rezultate t\u00eb forta n\u00eb procesin e rekrutimit t\u00eb gjyqtar\u00ebve t\u00eb rinj, vler\u00ebsimin e performanc\u00ebs s\u00eb gjyqtar\u00ebve n\u00eb sistem, avancimin e tyre n\u00eb instanca m\u00eb t\u00eb larta gjyq\u00ebsore si dhe zbatimin e masave disiplinore p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrforcuar llogaridh\u00ebnien. K\u00ebshilli Gjyq\u00ebsor i Kosov\u00ebs, propozimet dhe rekomandimet e nxjerra nga Opinioni i Venecias, do t\u2019i fuzionoj\u00eb n\u00eb reformat e nisura si draft-dokumentin e Strategjis\u00eb s\u00eb KGJK-s\u00eb, draft-dokumentin e digjitalizimit t\u00eb gjykatave, si dhe korniz\u00ebn rregullative, po ashtu n\u00eb konceptimin e nismave t\u00eb reja. Me q\u00ebllim t\u00eb koordinimit m\u00eb efektiv t\u00eb k\u00ebtyre nismave brenda institucionit, KGJK do themeloj\u00eb komisione ad-hoc dhe grupe punuese t\u00eb cilat n\u00eb pun\u00ebn e tyre presim mb\u00ebshtetjen e vazhdueshme me ekspertiz\u00eb nga partner\u00ebt dhe donator\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>K\u00ebshilli Gjyq\u00ebsor i Kosov\u00ebs ka reaguar pas nismave ligjore p\u00ebr procesin e Vettingutt, nga ana e Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, gjegj\u00ebsisht ministria e Drejt\u00ebsis\u00eb. Ata, n\u00eb nj\u00eb reagim t\u00eb gjat\u00eb thon\u00eb se \u00e7do nism\u00eb e pamenduar mir\u00eb dhe e \u00e7arkorduar vet\u00ebm sa do t\u00eb d\u00ebmtonte r\u00ebnd\u00eb sistemin gjyq\u00ebsor n\u00eb Kosov\u00eb. \u201cK\u00ebshilli Gjyq\u00ebsor i Kosov\u00ebs duke iu [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":632857,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-677868","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-pa-kategori"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/677868","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=677868"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/677868\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/632857"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=677868"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=677868"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=677868"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}