{"id":680064,"date":"2022-08-02T23:38:01","date_gmt":"2022-08-02T21:38:01","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=680064"},"modified":"2022-08-03T00:00:40","modified_gmt":"2022-08-02T22:00:40","slug":"pas-shqiperise-rama-dhe-oligarket-e-tij-pushtojne-malin-e-zi-kastrati-merr-aeroportet-zbulohet-afera-me-abazovicin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/rajon\/pas-shqiperise-rama-dhe-oligarket-e-tij-pushtojne-malin-e-zi-kastrati-merr-aeroportet-zbulohet-afera-me-abazovicin\/","title":{"rendered":"Pas Shqip\u00ebris\u00eb, Rama dhe oligark\u00ebt e tij \u201cpushtojn\u00eb\u201d Malin e Zi, Kastrati merr aeroportet \u2013 Zbulohet afera me Abazovi\u00e7in"},"content":{"rendered":"<p><strong>Dy jav\u00ebt e fundit, qeveria e Malit t\u00eb Zi ka intensifikuar ndjesh\u00ebm fushat\u00ebn e saj p\u00ebr domosdoshm\u00ebrin\u00eb e dh\u00ebnies me koncesion t\u00eb aeroporteve malazeze dhe pse do ta b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb, nuk ka asnj\u00eb arsye. Synimi i qeveris\u00eb dhe kryeministrit Dritan Abazovi\u00e7 \u00ebsht\u00eb q\u00eb fillimisht t\u00eb jepet me koncesion aeroporti Tivarit dhe m\u00eb pas ai i Podgoriv\u00ebs.<\/strong><\/p>\n<p>Dhe kujt do t\u2019i jepen me koncesion \u00ebsht\u00eb pyetja? Biznesmenit kontrovers shqiptar, Shefqet Kastratit, pronarit t\u00eb kompanis\u00eb \u201cKastrati Group\u201d, <a href=\"https:\/\/mportal.me\/politika\/m-portal-saznaje--abazovic-namjesta-aerodrome-sefketu-kastratiju--\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">raporton portali malazez M.<\/a><\/p>\n<p>Kastrati \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt m\u00eb besnik\u00eb t\u00eb kryeministrit Edi Rama. Fal\u00eb lidhjeve t\u00eb ngushta me Ram\u00ebn, kompania e tij fiton qindra tender\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb shqiptare si dhe pushtetet vendore n\u00eb vendin fqinj, p\u00ebrmes t\u00eb cilave fiton qindra miliona euro.<\/p>\n<p>Kastrati, gjat\u00eb muajve t\u00eb fundit ka vizituar disa her\u00eb Malin e Zi, her\u00ebn e fundit rreth 10 dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, nd\u00ebrsa vizita e radh\u00ebs \u00ebsht\u00eb planifikuar p\u00ebr dit\u00ebt para ose pas n\u00ebnshkrimit t\u00eb Marr\u00ebveshjes me Kish\u00ebn e Serbis\u00eb. M\u00eb pas do t\u00eb finalizohen negociatat p\u00ebr aeroportin, pasi autoritetet kan\u00eb vler\u00ebsuar se do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb koh\u00eb me tensione t\u00eb rritura p\u00ebr shkak t\u00eb kontrat\u00ebs dhe se askush nuk do t\u2019i kushtoj\u00eb shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi \u00e7\u00ebshtjeve ekonomike, sado t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb jen\u00eb ato.<\/p>\n<p>Ishte Rama ai q\u00eb e lidhi Abazovi\u00e7in me Kastratin, tregtarin m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb naft\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri dhe prej dy vitesh pronarin e aeroportit t\u00eb vet\u00ebm nd\u00ebrkomb\u00ebtar n\u00eb Shqip\u00ebri \u201cN\u00ebn\u00eb Tereza\u201d. Kastrati do t\u00eb ishte p\u00ebrgjegj\u00ebs i vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb gjitha pun\u00ebt e tij t\u00eb ardhshme n\u00eb Mal t\u00eb Zi ndaj t\u00eb dyve, dhe planet e tij jan\u00eb t\u00eb m\u00ebdha.<\/p>\n<p>Mbledhja e Bordit t\u00eb drejtor\u00ebve t\u00eb Aeroportit t\u00eb Malit t\u00eb Zi, shkarkim i mundsh\u00ebm i Goran Jandreoskit. P\u00ebr t\u00eb realizuar marr\u00ebveshjen me Kastratin lidhur me koncesionet e aeroporteve, Qeveria e Abazovi\u00e7it n\u00eb seanc\u00ebn e 8 korrikut shkarkoi Bordin e m\u00ebparsh\u00ebm t\u00eb Drejtor\u00ebve t\u00eb Nd\u00ebrmarrjes Publike Aeroportet e Malit t\u00eb Zi dhe em\u00ebroi nj\u00eb p\u00ebrb\u00ebrje t\u00eb re, t\u00eb kryesuar nga Eldin Dobarzic, an\u00ebtar i partis\u00eb s\u00eb Abazovicit. An\u00ebtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb rinj t\u00eb Bordit t\u00eb Drejtor\u00ebve jan\u00eb Kemal Purisic (Partia Boshnjake), Slavko Vukcevic (SNP), Mom\u00e7ilo Martinovic (DPS) dhe Nebojsa Gjokovic (DF).<\/p>\n<p>Bordi i drejtor\u00ebve do t\u00eb takohet sot n\u00eb ora 11:00 dhe, sipas informacioneve t\u00eb portalit M, n\u00eb rend dite mund t\u00eb jet\u00eb edhe nisja e procedurave p\u00ebr shkarkimi e drejtorit ekzekutiv t\u00eb GSHQ-s\u00eb, Goran Jandreoski.<\/p>\n<p>Plani \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsohet me nj\u00eb drejtor ekzekutiv q\u00eb do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb i \u201cbindur\u201d se Jandreoski, nj\u00eb njeri me eksperienc\u00eb t\u00eb gjer\u00eb n\u00eb aviacionin civil, i cili nuk ka dashur t\u2019i plot\u00ebsoj\u00eb d\u00ebshirat politike t\u00eb Bordit t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm t\u00eb Drejtor\u00ebve, ndaj konflikti i heshtur ka qen\u00eb I vazhduesh\u00ebm q\u00eb nga zgjedhja e tij. Qeveria ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb person t\u00eb besuesh\u00ebm p\u00ebr at\u00eb post, i cili do t\u00eb bashk\u00ebpunoj\u00eb ngusht\u00eb me ta dhe me Shefqet Kastratin, n\u00eb procesin e dh\u00ebnies s\u00eb aeroportit me koncesion.<\/p>\n<p>Plani i Ram\u00ebs dhe Abazovi\u00e7it \u00ebsht\u00eb t\u00eb investojn\u00eb sa m\u00eb shum\u00eb kapital shqiptar n\u00eb Mal t\u00eb Zi dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb k\u00ebmb\u00ebngulja e tyre p\u00ebr procesin e Hapur Ballkanik, sepse n\u00ebp\u00ebrmjet mekanizmave t\u00eb tij do t\u00eb ishte duksh\u00ebm m\u00eb e leht\u00eb p\u00ebr ta v\u00ebn\u00eb at\u00eb n\u00eb praktik\u00eb. Biznesmen\u00ebt shqiptar\u00eb do ta vendosnin kapitalin e tyre n\u00eb Mal t\u00eb Zi p\u00ebrmes \u201cKastrati Group\u201d.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb i ka premtuar Abazovi\u00e7, Kastratit?<\/strong><\/p>\n<p>Sipas burimeve t\u00eb sigurta t\u00eb portalit M, Abazovi\u00e7 gjat\u00eb takimit i ka premtuar Kastratit se bashk\u00eb me koncesionin e aeroportit do t\u2019i mund\u00ebsoj\u00eb lokacione dhe leje p\u00ebr nd\u00ebrtimin e pikave t\u00eb karburantit n\u00eb Mal t\u00eb Zi, q\u00eb \u00ebsht\u00eb biznesi par\u00ebsor i Kastratit edhe n\u00eb Shqip\u00ebri. Kryeministri malazez i premtoi biznesmenit shqiptar komunikim t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb me Ministren e Ekologjis\u00eb, Planifikimit Hap\u00ebsinor dhe Urbanizmit, Ana Novakoviq Gjurovi\u00e7, detyr\u00eb e s\u00eb cil\u00ebs \u00ebsht\u00eb t\u00eb siguroj\u00eb vendndodhje dhe leje p\u00ebr nd\u00ebrtimin e pompave, si dhe me ministrin e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit Goran Gjurovi\u00e7, i cili do t\u00eb ndihmonte me lejet e importit t\u00eb naft\u00ebs.<\/p>\n<p>Abazovic ka lidhur Kastratin edhe me kryetarin e Bordit Drejtues t\u00eb Nd\u00ebrmarrjes Publike Morsko dobro, Blazo Ragjenovi\u00e7, i cili s\u00eb bashku me biznesmenin do t\u00eb vizitojn\u00eb disa lokacione n\u00eb zon\u00ebn e Morsko dobro, p\u00ebr t\u00eb par\u00eb se ku mund t\u00eb nd\u00ebrtohen komplekset turistike.<\/p>\n<p>Sipas planit m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb, Kastrati nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb investimit n\u00eb Mal t\u00eb Zi do ta drejtonte n\u00eb zhvillimin e mediave, p\u00ebr t\u00eb filluar me nj\u00eb stacion radioteleviziv dhe nj\u00eb portal, i cili do t\u00eb informonte qytetar\u00ebt n\u00eb gjuh\u00ebn malazeze dhe shqipe. Nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb ngjashme Kastrati tentoi t\u00eb b\u00ebnte disa muaj m\u00eb par\u00eb edhe n\u00eb Shqip\u00ebri, duke i ofruar blerjen e 60% t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb n\u00eb televizionin \u201cEuronews Albania\u201d, i cili \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e rrjetit mediatik europian. Mir\u00ebpo, pak jav\u00eb m\u00eb par\u00eb Kastrati e t\u00ebrhoqi ofert\u00ebn e tij pa dh\u00ebn\u00eb shpjegime.<\/p>\n<p>Nj\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb afer\u00eb ka shoku i Abazovi\u00e7it dhe inspektor i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i Agjencis\u00eb p\u00ebr Siguri Komb\u00ebtare, Artan Kurti, i cili \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar dy her\u00eb me burgim, p\u00ebr tentim vrasje dhe p\u00ebr l\u00ebndime t\u00eb r\u00ebnda trupore. Kurti tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb takuar dy her\u00eb me Shefqet Kastratin dhe detyra e tij n\u00eb k\u00ebt\u00eb biznes do t\u00eb jet\u00eb sigurimi i logjistik\u00ebs policore dhe strukturave t\u00eb siguris\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb Kastrati ta zgjeroj\u00eb biznesin e tij pa pengesa n\u00eb t\u00eb gjitha pjes\u00ebt e Malit t\u00eb Zi.<\/p>\n<p><strong>Kush \u00ebsht\u00eb Shefqet Kastrati?<\/strong><\/p>\n<p>Shefqet Kastrati, i njohur ndryshe si \u201c\u00c7eti\u201d, e filloi karrier\u00ebn e tij n\u00eb vitet \u201990 t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar si shofer kamioni. Sot, me ndihm\u00ebn e Edi Ram\u00ebs, ai ka mori burime ky\u00e7e shqiptare, nga nafta, sigurimet, aeroporti i vet\u00ebm nd\u00ebrkomb\u00ebtar, rrug\u00ebt, nd\u00ebrtimet, asetet ushtarake, tender\u00ebt shtet\u00ebror\u00eb etj. \u201c\u00c7eti\u201d madje \u201cmonopolizoi pastrimin e parave t\u00eb grupeve kryesore kriminale n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>\u201cShefqet Kastrati, sipas disa raporteve, \u00ebsht\u00eb i frik\u00ebsuar nga Lulzim Basha dhe Edi Rama, lidhja kryesore mes krer\u00ebve t\u00eb grupeve kriminale t\u00eb p\u00ebrfshira n\u00eb trafikun e drog\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri\u201d, thot\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb nga nj\u00eb seri artikujsh n\u00eb mediat shqiptare q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me pun\u00ebt e Shefqet Kastratit.<\/p>\n<p>Sipas raporteve shqiptare dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare, kompanit\u00eb e tij t\u00eb nd\u00ebrtimit jan\u00eb \u201cpastruesit\u201d m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb parave nga droga, trafiku dhe aktivitete t\u00eb tjera kriminale n\u00eb Ballkan.<\/p>\n<p>Q\u00eb prej ardhjes n\u00eb pushtet t\u00eb Edi Ram\u00ebs, Kastrati ka fituar mbi 600 tendera shtet\u00ebror\u00eb, me vler\u00eb qindra milion\u00eb euro, p\u00ebrmes kompanive t\u00eb tij q\u00eb merren me tregtin\u00eb e naft\u00ebs dhe sigurimet. Vet\u00ebm nj\u00eb nga ato kompani ka marr\u00eb mbi 400 tender\u00eb, me nj\u00eb marzh fitimi deri n\u00eb 30%. Kastrati ka fituar rreth 40 tendera vet\u00ebm n\u00eb Bashkin\u00eb e Durr\u00ebsit, ku sipas mediave shqiptare \u00ebsht\u00eb n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb ngushta me Lulzim Berish\u00ebn, kreun e t\u00eb ashtuquajturit \u201cklani drak\u201d.<\/p>\n<p>Mediat e quajn\u00eb Kastratin \u201cmbret i korrupsionit, lidhjeve me krimin, pastrimit t\u00eb parave, zhvatjes s\u00eb t\u00eb mirave publike\u201d dhe e akuzojn\u00eb p\u00ebr lidhje personale dhe biznesi me trafikantin nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb drog\u00ebs Anton Gjinaj, i njohur ndryshe si Pashk Rapi, i cili u arrestua n\u00eb prill t\u00eb 2021 n\u00eb kufi n\u00eb vendkalimin e Bozhajt, me ardh\u00ebr arrest nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr kontraband\u00eb droge dhe ndodhet n\u00eb burg n\u00eb Spuz.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 qytetar\u00ebve q\u00eb e akuzojn\u00eb se u ka shitur karburantin m\u00eb t\u00eb shtrenjt\u00eb n\u00eb Ballkan, \u00e7mimi i t\u00eb cilit nuk dihet se sa shkon p\u00ebr t\u00eb ashtuquajturat \u201cfondet e zeza\u201d, emri i Kstratit p\u00ebrmendet edhe n\u00eb disa raste t\u00eb vrasjeve, rr\u00ebmbimeve dhe shantazheve. Pas t\u00ebrmetit shkat\u00ebrrues n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb vitin 2019, Shefqet Kastrati u vu n\u00ebn kritika t\u00eb ashpra publike, p\u00ebr shkak se n\u00eb autostrad\u00ebn q\u00eb ai menaxhon vendosi tarifa p\u00ebr automjetet q\u00eb vinin nga Kosova p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb ndihma humanitare p\u00ebr familjet q\u00eb mbet\u00ebn pa streh\u00eb.<\/p>\n<p>Kryeministri Rama m\u00eb pas tentoi ta mbronte, por disa burime pohojn\u00eb se pasi m\u00ebsoi se Kastrati merrte taks\u00eb, Rama i telefonoi \u201c\u00c7etit\u201d, i b\u00ebrtiti q\u00eb t\u00eb ndalonte menj\u00ebher\u00eb tarif\u00ebn dhe e detyroi t\u00eb dhuronte rreth 1.5 milion\u00eb euro p\u00ebr rim\u00ebk\u00ebmbjen e vendit pas t\u00ebrmetit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dy jav\u00ebt e fundit, qeveria e Malit t\u00eb Zi ka intensifikuar ndjesh\u00ebm fushat\u00ebn e saj p\u00ebr domosdoshm\u00ebrin\u00eb e dh\u00ebnies me koncesion t\u00eb aeroporteve malazeze dhe pse do ta b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb, nuk ka asnj\u00eb arsye. Synimi i qeveris\u00eb dhe kryeministrit Dritan Abazovi\u00e7 \u00ebsht\u00eb q\u00eb fillimisht t\u00eb jepet me koncesion aeroporti Tivarit dhe m\u00eb pas ai i [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":680065,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[317],"tags":[],"class_list":["post-680064","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-rajon"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/680064","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=680064"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/680064\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/680065"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=680064"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=680064"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=680064"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}