{"id":680388,"date":"2022-08-03T17:11:43","date_gmt":"2022-08-03T15:11:43","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=680388"},"modified":"2022-08-03T17:11:43","modified_gmt":"2022-08-03T15:11:43","slug":"nje-7-vjecare-iku-nga-kjo-bote-per-fajin-tone-deti-shqiptar-nje-xhungel-ne-dore-te-banditeve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/opinione\/nje-7-vjecare-iku-nga-kjo-bote-per-fajin-tone-deti-shqiptar-nje-xhungel-ne-dore-te-banditeve\/","title":{"rendered":"Nj\u00eb 7-vje\u00e7are iku nga kjo bot\u00eb p\u00ebr fajin ton\u00eb. Deti shqiptar, nj\u00eb xhung\u00ebl n\u00eb dor\u00eb t\u00eb bandit\u00ebve"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: right;\">Autor: <strong>Blendi Fevziu<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p><strong>Nj\u00eb familje nuk do ta shoh\u00eb m\u00eb kurr\u00eb vajz\u00ebn 7-vje\u00e7are. Nuk do zgjohet n\u00eb m\u00ebngjes me buz\u00ebqeshjen e saj. Nuk do ti thot\u00eb \u201cNat\u00ebn e mir\u00eb shpirt\u201d.<\/strong><\/p>\n<p>Nuk do ulen as bashk\u00eb n\u00eb tavolin\u00ebn e drek\u00ebs dhe as do shohin TV. Nj\u00eb familje \u00ebsht\u00eb gjymtuar sot duke humbur engj\u00ebllin e saj 7-vje\u00e7ar. \u00c7do njeri qe \u00ebsht\u00eb prind, por edhe \u00e7do qenie njer\u00ebzore qe funksionon realisht si e till\u00eb e di se \u00e7far\u00eb dhimbje \u00ebsht\u00eb kjo.<\/p>\n<p>F\u00ebmija iku nga kjo bot\u00eb, at\u00eb moment kur familja besonte se po i jepte asaj g\u00ebzim. Po pushonin ne Shqip\u00ebri, n\u00eb atdhe, kthyer me gjas\u00eb nga emigracioni. Po i tregonin bukurit\u00eb e vendlindjes se saj dhe me siguri ishin t\u00eb lumtur q\u00eb po e b\u00ebnin k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>Deri at\u00eb moment kur vajza mori goditjen fatale e me siguri, prind\u00ebrit e saj do mallkojn\u00eb veten gjith\u00eb jet\u00ebn q\u00eb zgjodh\u00ebn ti b\u00ebjn\u00eb pushimet ne atdhe.<\/p>\n<p>Nuk i di rrethanat e aksidentit dhe nuk merrem dot me to pa pasur m\u00eb shum\u00eb detaje. Por e di shum\u00eb mire q\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga historit\u00eb e paralajm\u00ebruar \u00e7do dit\u00eb. Q\u00eb prej m\u00eb shum\u00eb se 15 vitesh flas \u00e7do sezon personalisht me ministrat e Brendsh\u00ebm dhe drejtor\u00ebt e policis\u00eb i trembur nga kjo barbari. Si notar dhe zhyt\u00ebs i p\u00ebrditsh\u00ebm jam i tmerruar nga imazhet q\u00eb shoh.<\/p>\n<p>Deti shqiptar \u00ebsht\u00eb nj\u00eb xhung\u00ebl ku ligjin nuk e b\u00ebn as policia, as pushteti lokal as ministria e turizmit, as marina dhe askush tjet\u00ebr. E b\u00ebjn\u00eb bandit\u00eb dhe trafikant\u00eb q\u00eb pasi parkojn\u00eb makinat luksoze dhe t\u00eb pajustfikuara t\u00ebrbojn\u00eb plazhet me performancen e jet skive dhe jan\u00eb b\u00ebr\u00eb tmerri i pushuesve.<\/p>\n<p>E b\u00ebjn\u00eb f\u00ebmij\u00ebt e biznesmen\u00ebve t\u00eb pap\u00ebrgjegjsh\u00ebm q\u00eb nuk e kuptojn\u00eb se me parat\u00eb e tyre mund t\u2019ju blejn\u00eb f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb mira materiale, por jo t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmbur dinjitetin e pushuesve t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>E b\u00ebjn\u00eb laca me zinxhir\u00eb floriri q\u00eb ngren\u00eb z\u00ebrin n\u00eb kup\u00eb t\u00eb qiellit nga gomonet e shtrenjta dhe derdhin shampanj\u00eb, duke mos l\u00ebn\u00eb ask\u00ebnd t\u00eb qet\u00eb pak metra m\u00eb tutje ne breg. E b\u00ebjn\u00eb ata q\u00eb sot bllokohen nga policia e nes\u00ebr nxirren nga gjykata duke i len\u00eb polic\u00ebt q\u00eb kan\u00eb zbatuar ligjin si guak\u00eb.<\/p>\n<p>E b\u00ebjn\u00eb skafistet q\u00eb mbushin skafet plot me pushues dhe fluturojn\u00eb pa asnj\u00eb mas\u00eb sigurie, madje pa veshur edhe f\u00ebmij\u00ebt e vegj\u00ebl me jelek\u00eb sigurimi. Ka vite q\u00eb jet skite jan\u00eb tmerr n\u00eb gjith\u00eb bregdetin shqiptar. Nuk jan\u00eb atraksion turistik fitimprur\u00ebs, por rrezik permanent. Dhe nuk ndalohen si ne gjysm\u00ebn e Europ\u00ebs sepse i prishin rehatin 15 bandit\u00ebve dhe f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb llastuar.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm kaq. Ka me dhjet\u00ebra detaje t\u00eb tilla, por s\u2019kan\u00eb asnj\u00eb vler\u00eb t\u00eb p\u00ebrmenden sot. Sepse sot, nj\u00eb vajz\u00eb 7-vjeccare nuk jeton m\u00eb. Sot iku nga kjo bote p\u00ebr fajin ton\u00eb. Te gjith\u00ebve bashke. Sot jemi t\u00eb gjith\u00eb me t\u00eb. Nes\u00ebr do dal\u00eb nj\u00eb histori tjet\u00ebr. Si\u00e7 ka ndodhur me \u00e7do gj\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe ne do merremi me historin\u00eb e re. Por dy prind\u00ebrit e saj, do jetojn\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebn me dhimbjen dhe pengun q\u00eb e desh\u00ebn kaq shum\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb. Sa i dhan\u00eb edhe vajz\u00ebn. U prehsh n\u00eb paqe shpirt i bardh\u00eb!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Autor: Blendi Fevziu Nj\u00eb familje nuk do ta shoh\u00eb m\u00eb kurr\u00eb vajz\u00ebn 7-vje\u00e7are. Nuk do zgjohet n\u00eb m\u00ebngjes me buz\u00ebqeshjen e saj. Nuk do ti thot\u00eb \u201cNat\u00ebn e mir\u00eb shpirt\u201d. Nuk do ulen as bashk\u00eb n\u00eb tavolin\u00ebn e drek\u00ebs dhe as do shohin TV. Nj\u00eb familje \u00ebsht\u00eb gjymtuar sot duke humbur engj\u00ebllin e saj 7-vje\u00e7ar. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":680389,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[70],"tags":[],"class_list":["post-680388","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/680388","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=680388"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/680388\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/680389"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=680388"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=680388"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=680388"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}