{"id":681154,"date":"2022-08-05T12:00:32","date_gmt":"2022-08-05T10:00:32","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=681154"},"modified":"2022-08-05T12:16:05","modified_gmt":"2022-08-05T10:16:05","slug":"cka-parasheh-projektligji-i-propozuar-nga-kongresi-amerikan-per-luftimin-e-korrupsionit-ne-ballkanin-perendimor","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/pa-kategori\/cka-parasheh-projektligji-i-propozuar-nga-kongresi-amerikan-per-luftimin-e-korrupsionit-ne-ballkanin-perendimor\/","title":{"rendered":"\u00c7ka parasheh projektligji i propozuar nga senator\u00ebt amerikan\u00eb p\u00ebr luftimin e korrupsionit n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nj\u00eb grup senator\u00ebsh amerikan\u00eb, demokrat\u00eb dhe republikan\u00eb, kan\u00eb prezantuar nj\u00eb projektligj p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor.<\/strong><\/p>\n<p>Sipas projektligjit, q\u00eb \u00ebsht\u00eb iniciuar nga senatorja demokrate, Jeanne Shaheen, dhe republikani Roger Wicker, synohet q\u00eb shtetet e Ballkanit t\u00eb mb\u00ebshteten n\u00eb aspektin ekonomik dhe n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit e aktiviteteve destabilizuese.<\/p>\n<p>Projektligji i senator\u00ebve nga dy partit\u00eb amerikane parasheh nj\u00eb s\u00ebr\u00eb nismash p\u00ebr ndihm\u00eb ekonomike dhe p\u00ebr forcimin e institucioneve demokratike n\u00eb gjasht\u00eb shtetet e Ballkanit Per\u00ebndimor: Kosov\u00eb, Serbi, Mal t\u00eb Zi, Maqedoni t\u00eb Veriut, Bosnj\u00eb e Hercegovin\u00eb dhe Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Mb\u00ebshtet\u00ebs s\u00eb k\u00ebtij legjislacioni jan\u00eb edhe senator\u00ebt: Chris Murphy, Thom Tillis, Chris Van Hollen, Dick Durbin dhe Ben Cardin.<\/p>\n<p>SHBA-ja propozon projektligj dypartiak p\u00ebr t\u00eb luftuar korrupsionin n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor<br \/>\nSenatorja Shaheen, n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb njoftimi p\u00ebr media tha se n\u00eb koh\u00ebn kur po vazhdon pushtimi i paprovokuar rus i Ukrain\u00ebs, lideri rus, Vladimir Putin, i ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb qarta synimet e tij q\u00eb t\u00eb rris\u00eb ndikimin malinj n\u00eb mbar\u00eb Evrop\u00ebn Lindore.<\/p>\n<p>Prandaj, sipas saj, raportet SHBA-Ballkani Per\u00ebndimor jan\u00eb qen\u00ebsore n\u00eb k\u00ebto momente.<\/p>\n<p>&#8220;Prandaj, jam e lumtur q\u00eb t\u00eb prezantoj k\u00ebt\u00eb legjislacion dypartiak q\u00eb forcon tregtin\u00eb dhe investimet midis SHBA-s\u00eb dhe Ballkanit Per\u00ebndimor, teksa \u00e7rr\u00ebnjoset korrupsioni lokal dhe sanksionet t\u00eb vendosen p\u00ebr ligjet kund\u00ebr aktor\u00ebve destabilizues&#8221;, tha ajo, duke shtuar se nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb do t\u00eb hapte rrug\u00ebn p\u00ebr integrim m\u00eb t\u00eb madh euro-atlantik.<\/p>\n<p>Senatori Wicker tha se shtetet e Ballkanit Per\u00ebndimor z\u00ebn\u00eb nj\u00eb pozicion t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet evropiane.<\/p>\n<p>&#8220;Ky projektligj do t\u00eb d\u00ebrgoj\u00eb nj\u00eb mesazh t\u00eb fuqish\u00ebm dypartiak se SHBA-ja \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrkushtuar q\u00eb t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb diplomacin\u00eb n\u00eb rajon&#8221;, tha ai.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, senatori Van Hollen tha se lufta e Rusis\u00eb n\u00eb Ukrain\u00eb ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb aleancat globale t\u00eb SHBA-s\u00eb t\u00eb forcohen.<\/p>\n<p>&#8220;Rritja e bashk\u00ebpunimit ton\u00eb me Ballkanin Per\u00ebndimor do t\u00eb na lejoj\u00eb q\u00eb ta nd\u00ebrtojm\u00eb mbi bashk\u00ebpunimin e ri ekonomik. Ky legjislacion do t\u00eb ndihmoj\u00eb n\u00eb shfryt\u00ebzimin e mund\u00ebsive t\u00eb tilla, teksa ne vazhdojm\u00eb t\u00eb mb\u00ebshtesim forcimin e demokracis\u00eb n\u00eb rajon.<\/p>\n<p><strong>Strategji pes\u00ebvje\u00e7are p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrmes projektligjit, senator\u00ebt amerikan\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb nga sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, dhe udh\u00ebheq\u00ebsit e departamenteve p\u00ebr ekonomin\u00eb dhe tregtin\u00eb q\u00eb jo m\u00eb von\u00eb se 180 dit\u00eb pasi t\u00eb hyj\u00eb fuqi projektligji apo Akti mbi Demokracin\u00eb dhe Prosperitetin n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor, t\u00eb paraqesin nj\u00eb strategji pes\u00ebvje\u00e7are p\u00ebr zhvillimin ekonomik dhe q\u00ebndrueshm\u00ebri demokratike n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor.<\/p>\n<p>Strategjia k\u00ebrkon q\u00eb t\u00eb ket\u00eb bashk\u00ebpunim me partner\u00ebt n\u00eb rajon, por edhe me institucionet evropiane dhe bot\u00ebrore, sikurse Bashkimi Evropian dhe Banka Bot\u00ebrore.<\/p>\n<p>Institucioneve amerikane u k\u00ebrkohet q\u00eb p\u00ebrmes k\u00ebsaj strategjie t\u00eb zhvilloj\u00eb kapacitete njer\u00ebzore dhe infrastrukturore n\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb fushash, sikurse sektori i ekonomis\u00eb, ai i energjis\u00eb s\u00eb past\u00ebr, agrikultur\u00ebs, bizneseve, siguris\u00eb kibernetike e sh\u00ebndet\u00ebsi.<\/p>\n<p>Po ashtu, theks i ve\u00e7ant\u00eb i jepet mb\u00ebshtetjes s\u00eb grave n\u00eb biznes, por n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi k\u00ebrkohet t\u00eb ket\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr barazi gjinore.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket bashk\u00ebpunimit dhe zhvillimit ekonomik p\u00ebrmendet edhe nisma ekzistuese Ballkani i Hapur dhe p\u00ebrpjekjet e tjera, q\u00eb sipas senator\u00ebve amerikan\u00eb, \u201cparaqesin potencial t\u00eb madh p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar kushtet ekonomike n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor teksa promovojn\u00eb p\u00ebrfshirje dhe transparenc\u00eb\u201d.<\/p>\n<p><strong>Sanksionet<\/strong><\/p>\n<p>Ky akt k\u00ebrkon q\u00eb SHBA-ja t\u00eb ket\u00eb koordinim t\u00eb ngusht\u00eb me partner\u00ebt n\u00eb BE, Mbret\u00ebri t\u00eb Bashkuar e aleat\u00eb t\u00eb tjer\u00eb sa i p\u00ebrket vendosjes s\u00eb sanksioneve ndaj personave dhe entiteteve n\u00eb k\u00ebt\u00eb rajon, q\u00eb nuk u p\u00ebrmbahen vlerave demokratike.<\/p>\n<p>SHBA-ja, p\u00ebrmes urdhrave ekzekutiv\u00eb, ka sanksionuar lider\u00eb e entitete n\u00eb Bosnj\u00eb e Hercegovin\u00eb, n\u00eb lidhje me shkeljet e Marr\u00ebveshjes s\u00eb Paqes s\u00eb Dejtonit, p\u00ebrfshir\u00eb edhe liderin e serb\u00ebve t\u00eb Bosnj\u00ebs, Millorad Dodik.<\/p>\n<p><strong>SHBA-ja vendos sanksione t\u00eb reja ndaj Millorad Dodikut<\/strong><\/p>\n<p>Projektligji thot\u00eb se vendosja e sanksioneve ka p\u00ebr synim t\u00eb pengoj\u00eb aktivitetet destabilizuese n\u00eb shtetet e Ballkanit Per\u00ebndimor.<\/p>\n<p><strong>Bosnj\u00eb e Hercegovina<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb projektligj p\u00ebrmendet Bosnj\u00eb e Hercegovina dhe nevoja q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb shtet t\u00eb vazhdoj\u00eb mandatin Forca e Bashkimit Evropian (EUROFOR), pasi nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb konsiderohet si \u201cinteres i siguris\u00eb komb\u00ebtare t\u00eb SHBA-s\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>\u201cDuhet t\u00eb p\u00ebrdoret z\u00ebri i SHBA-s\u00eb n\u00eb NATO p\u00ebr t\u00eb inkurajuar aleanc\u00ebn q\u00eb t\u00eb planifikoj\u00eb dhe mb\u00ebshtes\u00eb forcat nd\u00ebrkomb\u00ebtare q\u00eb ta mbajn\u00eb t\u00eb sigurt Bosnj\u00ebn, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00ebse Rusia bllokon ri-autorizimin e misionit t\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara\u201d, thuhet n\u00eb projektligj dhe k\u00ebrkohet q\u00eb t\u00eb forcohet selia e NATO-s n\u00eb Sarajev\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Britania sanksionon dy politikan\u00eb serb\u00eb t\u00eb Bosnj\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>SHBA vendos sanksione ndaj dy zyrtar\u00ebve nga Bosnje dhe Hercegovina<br \/>\nPo ashtu, nga NATO dhe BE-ja k\u00ebrkohet q\u00eb p\u00ebrmes misioneve t\u00eb tyre n\u00eb k\u00ebt\u00eb shtet t\u00eb sigurohen se do t\u00eb luajn\u00eb rol proaktiv n\u00eb ofrimin e nj\u00eb ambienti t\u00eb sigurt, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb fush\u00ebn e mbrojtjes.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, senator\u00ebt amerikan\u00eb shpreh\u00ebn mb\u00ebshtetjen e tyre p\u00ebr t\u00eb gjitha shtetet e Ballkanit Per\u00ebndimor q\u00eb duan t\u00eb integrohen n\u00eb strukturat euro-atlantike: NATO dhe BE.<\/p>\n<p>SHBA-ja, sipas k\u00ebtij projektligji, zotohet q\u00eb t\u00eb ndihmoj\u00eb shtetet e Ballkanit q\u00eb t\u00eb ulin var\u00ebsin\u00eb e tyre nga furnizimet me energjin\u00eb ruse.<\/p>\n<p>Nga shtetet e Ballkanit, Serbia ka var\u00ebsin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe nga burimet ruse t\u00eb energjis\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cVar\u00ebsia nga burimet e gazit natyror rus p\u00ebr Shtetet e Ballkanit Per\u00ebndimor dhe lidhjet e tyre ekonomike dhe politike me Federat\u00ebn Ruse, pengojn\u00eb aspiratat e tyre p\u00ebr integrimin evropian\u201d, thuhet n\u00eb projektligj.<\/p>\n<p>Ulja e var\u00ebsis\u00eb s\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor nga energjia ruse, por edhe prodhimi i energjis\u00eb p\u00ebrmes karburanteve fosile, n\u00eb projektligj thuhet se \u00ebsht\u00eb \u201cinteres komb\u00ebtar i Shteteve t\u00eb Bashkuara\u201d.<\/p>\n<p>Por, shqet\u00ebsues nuk shihet vet\u00ebm bashk\u00ebpunimi i Rusis\u00eb me shtetet e Ballkanit, por edhe ndikimi n\u00eb rritje i Kin\u00ebs n\u00eb rajon.<\/p>\n<p>Ky ndikim, sipas projektligjit, \u201cmund t\u00eb ket\u00eb ndikim t\u00eb d\u00ebmsh\u00ebm n\u00eb konkurrenc\u00ebn strategjike, demokracin\u00eb dhe integrimin ekonomik me Evrop\u00ebn\u201d.<\/p>\n<p>Ndryshe, senator\u00ebt Chris Murphy, Jeanne Shaheen dhe Thomas Tillis vizituan Kosov\u00eb, Serbin\u00eb dhe Bosnj\u00eb e Hercegovin\u00ebn m\u00eb her\u00ebt gjat\u00eb k\u00ebtij viti.<\/p>\n<p>Shaheen tha se ishte pik\u00ebrisht kjo vizit\u00eb q\u00eb e inspiroi t\u00eb inicionte k\u00ebt\u00eb projektligj.<\/p>\n<p>&#8220;Vizioni i tyre [lider\u00ebve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor] p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb t\u00eb ardhmeje m\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr gjenerat\u00eb e re inspiruan k\u00ebt\u00eb projektligj. Ky rajon meriton \u00e7do mjet p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar demokraci t\u00eb q\u00ebndrueshme dhe un\u00eb jam e lumtur q\u00eb e kam udh\u00ebhequr nism\u00ebn p\u00ebr k\u00ebt\u00eb projektligj\u201d, tha senatorja Shaheen.<\/p>\n<p>Projektligji i propozuar nga senator\u00ebt amerikan\u00eb duhet t\u00eb debatohet n\u00eb komitetet p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb Senatit, m\u00eb pas t\u00eb d\u00ebrgohet n\u00eb Senat p\u00ebr miratim. Kur t\u00eb marr\u00eb miratimin e senator\u00ebve, d\u00ebrgohet p\u00ebr miratim p\u00ebrfundimtar para Dhom\u00ebs s\u00eb P\u00ebrfaq\u00ebsuesve.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebtyre procedurave, projektligji n\u00ebnshkruhet nga presidenti dhe shnd\u00ebrrohet n\u00eb ligj. \/rel<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb grup senator\u00ebsh amerikan\u00eb, demokrat\u00eb dhe republikan\u00eb, kan\u00eb prezantuar nj\u00eb projektligj p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor. Sipas projektligjit, q\u00eb \u00ebsht\u00eb iniciuar nga senatorja demokrate, Jeanne Shaheen, dhe republikani Roger Wicker, synohet q\u00eb shtetet e Ballkanit t\u00eb mb\u00ebshteten n\u00eb aspektin ekonomik dhe n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit e aktiviteteve destabilizuese. Projektligji i senator\u00ebve nga dy partit\u00eb amerikane parasheh nj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":681076,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-681154","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-pa-kategori"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/681154","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=681154"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/681154\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/681076"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=681154"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=681154"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=681154"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}