{"id":681600,"date":"2022-08-06T12:34:34","date_gmt":"2022-08-06T10:34:34","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=681600"},"modified":"2022-08-06T12:34:34","modified_gmt":"2022-08-06T10:34:34","slug":"mosnjohja-e-peseshes-se-be-se-qeveria-kritikohet-per-pasivitet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/pa-kategori\/mosnjohja-e-peseshes-se-be-se-qeveria-kritikohet-per-pasivitet\/","title":{"rendered":"Mosnjohja e pes\u00ebshes s\u00eb BE-s\u00eb, qeveria kritikohet p\u00ebr pasivitet"},"content":{"rendered":"<p>Vazhdimi i q\u00ebndrimit refuzues t\u00eb njohjes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs nga pes\u00eb vendet e Bashkimit Evropian, shihet si shqet\u00ebsuese n\u00eb vend. Shp\u00ebrfillja e Kosov\u00ebs gjat\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb kryeministrit spanjoll n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor dhe mos l\u00ebvizja e pozicioneve t\u00eb Greqis\u00eb, Sllovakis\u00eb, Rumanis\u00eb dhe Qipros p\u00ebr njohjen e Kosov\u00ebs po i faturohet edhe Qeveris\u00eb Kurti. Megjithat\u00eb, ky proces nd\u00ebrlidhet edhe me dialogun Kosov\u00eb-Serbi dhe arritjen e marr\u00ebveshjes p\u00ebrfundimtare.<\/p>\n<p>Sipas deputetes s\u00eb AAK-s\u00eb, Time Kadrijaj, ekzekutivi nuk ka b\u00ebr\u00eb mjaftuesh\u00ebm n\u00eb politik\u00ebn e jashtme p\u00ebr t\u2019iu qasur k\u00ebtyre vendeve mos njoh\u00ebse.<\/p>\n<p>Ajo i sheh me dyshime edhe vizitat e shpeshta t\u00eb kryeministrit Albin Kurti n\u00eb Greqi, derisa thot\u00eb p\u00ebr KosovaPress se ende ky shtet s\u2019ka dh\u00ebn\u00eb sinjale p\u00ebr njohjen e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cNe e kemi ngritur si shqet\u00ebsim, pasi n\u00eb \u00e7do iniciativ\u00eb q\u00eb merr Kosova n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare \u00ebsht\u00eb penges\u00eb mos njohja nga pes\u00eb vendet an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb. Flitet se qeveria do t\u00eb aplikoj\u00eb p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb BE, por ne nga zyrtar\u00ebt e bashk\u00ebsis\u00eb evropiane q\u00eb kemi pasur kontakte thon\u00eb se duhet nj\u00eb konsensus edhe ve\u00e7 me hy n\u00eb agjend\u00eb dhe t\u00eb nj\u00ebjtin tha se nuk e kemi. Sa \u00ebsht\u00eb punuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim nga kjo qeveri, nuk \u00ebsht\u00eb punuar mjaftuesh\u00ebm dhe s\u2019ka b\u00ebr\u00eb platform\u00eb se si t\u2019i qasemi k\u00ebtyre vendeve\u2026 Nuk e di se cila ka qen\u00eb arsyeja q\u00eb zot\u00ebri Kurti ka q\u00ebndruar n\u00eb Greqi, a ka qen\u00eb p\u00ebr pushime, apo gjitha ato agjenda q\u00eb i ka th\u00ebn\u00eb, i ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb fshehta. \u00cbsht\u00eb i pakuptimt\u00eb q\u00ebndrimi i nj\u00eb kryeministri n\u00eb nj\u00eb vend q\u00eb se ka njohur pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs dhe q\u00eb s\u2019ka rezultat. Aq gjat\u00eb nuk ka pasur nj\u00eb kryeminist\u00ebr q\u00eb ka q\u00ebndruar. Ne do t\u00eb ishim g\u00ebzuar n\u00ebse do t\u00eb kishte pasur l\u00ebvizje pozitive nga k\u00ebto pes\u00eb vende q\u00eb se kan\u00eb njohur pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs\u201d, thot\u00eb ajo.<\/p>\n<p>Ndryshe nga kjo, deputeti i L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje, nj\u00ebher\u00ebsh kryetar i komisionit p\u00ebr Pun\u00eb t\u00eb Jashtme dhe Diaspor\u00eb, Haki Abazi thot\u00eb se njohjet e pes\u00eb vendeve t\u00eb BE-s\u00eb varen nga dinamikat e brendshme t\u00eb k\u00ebtyre shteteve dhe angazhimit t\u00eb institucioneve t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Ai p\u00ebrmend p\u00ebr KosovaPress edhe raportin e Kosov\u00ebs me Greqin\u00eb, p\u00ebr \u00e7ka thot\u00eb se kjo e fundit ka pasur rol konstruktiv n\u00eb liberalizimin e vizave dhe MSA-n\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cPa dashur t\u00eb l\u00ebndoj \u00e7far\u00ebdo procesi q\u00eb \u00ebsht\u00eb duke ndodhur, kjo bised\u00eb me Greqin\u00eb dhe shtetet e tjera mos njoh\u00ebse \u00ebsht\u00eb n\u00eb nivele t\u00eb ndryshme, varet krejt edhe prej angazhimit ton\u00eb dhe dinamikave t\u00eb brendshme q\u00eb kan\u00eb shtetet, sidomos kur ka fushata elektorale dhe kosto t\u00eb madhe politike p\u00ebr ndryshim t\u00eb pozicioneve. Mendoj se Greqia ka luajtur nj\u00eb rol konstruktiv n\u00eb ecjen e Kosov\u00ebs edhe n\u00eb MSA-n\u00eb dhe \u00e7\u00ebshtje t\u00eb p\u00ebrkrahjes financiare nga BE-ja, ka qen\u00eb partner konstruktiv n\u00eb procesin e liberalizimit t\u00eb vizave. K\u00ebto b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb veprimeve q\u00eb Greqia ka b\u00ebr\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb progresive p\u00ebr p\u00ebrkrahjen e Kosov\u00ebs. Se kur dhe \u00e7far\u00eb momenti do t\u00eb vjen njohja e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, besoj se \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje e vendimit t\u00eb brendsh\u00ebm t\u00eb Greqis\u00eb, q\u00eb un\u00eb nuk e kisha komentuar fare. Por ne duhet t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u00eb jemi konstruktiv dhe t\u00eb angazhuar jo vet\u00ebm me Greqin\u00eb, por edhe me t\u00eb gjitha vendet q\u00eb nuk na kan\u00eb njohur\u201d, shton ai.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, analisti, Artan Muhaxhiri, thot\u00eb se njohja e pes\u00eb vendeve t\u00eb BE-s\u00eb varet kryesisht nga dinamikat e dialogut Kosov\u00eb-Serbi.<\/p>\n<p>\u201cQ\u00ebndrimet e pes\u00eb vendeve mos njoh\u00ebse varen krejt\u00ebsisht nga dinamikat e dialogut. Sa m\u00eb shum\u00eb avancime q\u00eb t\u00eb ket\u00eb n\u00eb dialog, aq m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrafrohet ideja e arritjes s\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshjeje finale, q\u00eb do t\u00eb n\u00ebnkuptoj\u00eb edhe njohjen nga pes\u00eb vendet dhe an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb Kombet e Bashkuara. N\u00eb k\u00ebt\u00eb bllokad\u00eb n\u00eb dialog nuk pritet q\u00eb t\u00eb ket\u00eb ndryshime n\u00eb q\u00ebndrimet e pes\u00eb vendeve mos njoh\u00ebse\u201d, thekson Muhaxhiri.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb tij gjat\u00eb k\u00ebsaj jave n\u00eb Shqip\u00ebri, kryeministri i Spanj\u00ebs, Pedro Sanchez, p\u00ebrs\u00ebriti q\u00ebndrimin e shtetit t\u00eb tij se deklaratat e nj\u00ebanshme p\u00ebr pavar\u00ebsi, shkelin t\u00eb drejt\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Megjithat\u00eb, shprehu p\u00ebrkrahjen p\u00ebr liberalizimin e vizave p\u00ebr qytetar\u00ebt e kosovar\u00eb.<\/p>\n<p>Ndryshe nga autoritetet n\u00eb Spanj\u00eb, Kosov\u00ebn e ka vizituar m\u00eb shpesh ministri i Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme t\u00eb Greqis\u00eb, Nikos Dendias.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Vazhdimi i q\u00ebndrimit refuzues t\u00eb njohjes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs nga pes\u00eb vendet e Bashkimit Evropian, shihet si shqet\u00ebsuese n\u00eb vend. Shp\u00ebrfillja e Kosov\u00ebs gjat\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb kryeministrit spanjoll n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor dhe mos l\u00ebvizja e pozicioneve t\u00eb Greqis\u00eb, Sllovakis\u00eb, Rumanis\u00eb dhe Qipros p\u00ebr njohjen e Kosov\u00ebs po i faturohet edhe Qeveris\u00eb Kurti. Megjithat\u00eb, ky [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":638772,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-681600","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-pa-kategori"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/681600","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=681600"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/681600\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/638772"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=681600"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=681600"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=681600"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}