{"id":683639,"date":"2022-08-11T15:17:12","date_gmt":"2022-08-11T13:17:12","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=683639"},"modified":"2022-08-11T15:17:12","modified_gmt":"2022-08-11T13:17:12","slug":"rendesia-e-miratimit-te-ligjit-per-pagesen-e-tvsh-se-ne-brendi-te-vendit-per-mallerat-e-importuara-per-bizneset-ne-kosove","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/ekonomi\/rendesia-e-miratimit-te-ligjit-per-pagesen-e-tvsh-se-ne-brendi-te-vendit-per-mallerat-e-importuara-per-bizneset-ne-kosove\/","title":{"rendered":"R\u00ebnd\u00ebsia e miratimit t\u00eb ligjit p\u00ebr pages\u00ebn e TVSH-s\u00eb n\u00eb brendi t\u00eb vendit p\u00ebr mall\u00ebrat e importuara p\u00ebr bizneset n\u00eb Kosov\u00eb"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: right;\">Autor: <strong>Prof.ass.Dr. Refik Havolli<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p>ABSTRAKT<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb punim synojm\u00eb t\u00eb paraqesim dhe argumentojm\u00eb r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb q\u00eb ka implementimi i ligjit p\u00ebr pages\u00ebn e TVSH-s\u00eb n\u00eb brendi t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr bizneset n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi e sidomos p\u00ebr bizneset q\u00eb merren me importimin e produkteve. Edhe pse kan\u00eb kaluar 22 vite nga \u00e7lirimi i Kosov\u00ebs dhe 14 vite nga shpallja e pavarsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr fat t\u00eb keq Kosova ka pas regres n\u00eb aspektin e m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb inkasimit t\u00eb TVSH-s\u00eb nga instutucionet kompetente (Dogana e Kosov\u00ebs dhe Administrata Tatimore e Kosov\u00ebs) dhe k\u00ebshtu ka d\u00ebmtuar ndjesh\u00ebm n\u00eb suksesin e bizneseve. Duke argumentuar me disa statistika t\u00eb besuara dhe duke krahasuar vler\u00ebn e TVSH-s\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb specifike p\u00ebr nj\u00eb biznes q\u00eb meret me importimin e produkteve do t\u00eb arrihen rezultate t\u00eb qarta, t\u00eb matshme dhe t\u00eb arritshme p\u00ebr nj\u00eb tematik\u00eb q\u00eb bizneset k\u00ebrkojn\u00eb me urgjenc\u00eb t\u00eb gjej\u00eb zbatim. Tatimi mbi Vler\u00ebn e Shtuar aktualisht \u00ebsht\u00eb e rregulluar me Ligjin Nr.05\/L-037 i miratuar n\u00eb muajin gusht t\u00eb vitit 2015 i miratuar nga Kuvendi i Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs. Vendosja e sistemit t\u00eb Tatimit mbi Vler\u00ebn e Shtuar n\u00eb teritorin e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb i dobish\u00ebm p\u00ebr bizneset, e nevojshme dhe gjithashtu ekzistojn\u00eb parakushtet q\u00eb edhe implementimi t\u00eb jet\u00eb i suksessh\u00ebm.<br \/>\nPartit\u00eb politike gjat\u00eb fushatave t\u00eb tyre zgjedhore duke ditur r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb q\u00eb ka ligji p\u00ebr TVSH-n\u00eb i propozuar nga ekspert\u00ebt e ekonomis\u00eb dhe bizneset, premtuan pa fije turpi se do e fuqizojn\u00eb ligjin q\u00eb t\u00eb mund\u00ebsohet pagesa e TVSH n\u00eb brendi t\u00eb vendit edhe p\u00ebr mallrat e importuara por kjo asnj\u00ebher\u00eb nuk u realizua. Pandemia Covid -19 kishte nj\u00eb ndikim global e sidomos n\u00eb Kosov\u00eb ku balanci tregtar sh\u00ebnon nj\u00eb disbalanc\u00eb t\u00eb theksuar. P\u00ebr shkak t\u00eb problemeve t\u00eb shfaqura n\u00eb zinxhirin e furnizimit pati n\u00eb vazhdim\u00ebsi edhe ngritje t\u00eb \u00e7mimeve dhe probleme t\u00eb natyrave tjera p\u00ebr bizneset. Kishte gjithashtu nj\u00eb mbyllje t\u00eb shum\u00eb aktiviteteve biznisore me muaj t\u00eb t\u00ebr\u00eb gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb pandemis\u00eb Covid-19. Prandaj pas t\u00eb gjitha k\u00ebtyre ngjarjeve negative p\u00ebr ekonomin\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, k\u00ebrkohet nj\u00eb presion m\u00eb i madh nga bizneset, ekspert\u00ebt e ekonomis\u00eb dhe pal\u00ebt tjera t\u00eb interesit q\u00eb m\u00eb fuqimisht t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb ndryshimin dhe miratimin e ligjit p\u00ebr pages\u00ebn e TVSH-s\u00eb n\u00eb brendi t\u00eb vendit p\u00ebr mall\u00ebrat e importuara.<\/p>\n<p>Fjal\u00ebt ky\u00e7e: TVSH, kupon fiskal, paisje elektronike fiskale, ATK, Dogana e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>HYRJE<\/p>\n<p>Ligji p\u00ebr Tatimin mbi Vler\u00ebn e Shtuar i cili aktualisht \u00ebsht\u00eb n\u00eb zbatim n\u00eb Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb Ligji Nr.05L-037 i propozuar nga Qeveria e Kosov\u00ebs dhe i miratuar nga Kuvendi i Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb baz\u00eb t\u00eb nenit 65 (1) t\u00eb Kushtetut\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Zbatimi i legjislacionit t\u00eb aplikuesh\u00ebm p\u00ebr Tatimin mbi vler\u00ebn e shtuar ka hasur n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi dhe probleme, t\u00eb cilat jan\u00eb paraqitur n\u00eb analiz\u00ebn e ofruar p\u00ebrmes Koncept Dokumentit p\u00ebr Trajtimin e Kuadrit Ligjor t\u00eb Tatimeve dhe Procedurave n\u00eb fush\u00ebveprimin e Administrat\u00ebs Tatimore t\u00eb Kosov\u00ebs (ATK).<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb vler\u00ebsuar se kuadri ligjor n\u00eb fuqi ka nevoj\u00eb p\u00ebr ndryshime meqen\u00ebse jan\u00eb paraqitur probleme n\u00eb zbatimin e Tatimit mbi Vler\u00ebn e Shtuar. K\u00ebto probleme kan\u00eb lindur si rrjedhoj\u00eb e disa dispozitave t\u00eb paqarta dhe jo efektive, si dhe zbraz\u00ebtirave t\u00eb shumta q\u00eb l\u00ebn\u00eb hap\u00ebsira p\u00ebr interpretime t\u00eb ndryshme. K\u00ebto pengesa jan\u00eb theksuar gjat\u00eb administrimit t\u00eb procesit t\u00eb Tatimit mbi Vler\u00ebn e Shtuar. Gjithashtu, duke marr\u00eb parasysh pakot fiskale t\u00eb vitit 2018 posaq\u00ebrisht ato p\u00ebr subjektet prodhuese dhe lirimet n\u00eb import kan\u00eb shkaktuar diskriminim p\u00ebr prodhuesit vendor t\u00eb atyre l\u00ebnd\u00ebve t\u00eb liruara n\u00eb import. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye q\u00ebllim kryesor ka qen\u00eb t\u00eb harmonizohet ligji i TVSH me vendimet e qeveris\u00eb. N\u00eb ve\u00e7anti vlen edhe t\u00eb theksohet q\u00eb nevoja p\u00ebr ndryshim t\u00eb ligjit ka lindur me vendimin q\u00eb t\u00eb mund\u00ebsohet pagesa e TVSH n\u00eb brendi t\u00eb vendit edhe p\u00ebr mallrat e importuara.<br \/>\nViteve t\u00eb fundit pothuajse t\u00eb gjitha partit\u00eb politike e kan\u00eb v\u00ebrejtur r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e ndryshimit t\u00eb ligjit p\u00ebr TVSH-n\u00eb nga ajo e inkasimeve q\u00eb b\u00ebhet n\u00eb pikat kufitare apo terminalet doganore n\u00eb form\u00ebn q\u00eb \u00ebsht\u00eb praktik\u00eb e shteteve t\u00eb rajonit dhe BE-s\u00eb q\u00eb tatimi t\u00eb mbledhet n\u00eb brendi. K\u00ebto parti politike pothuajse t\u00eb gjitha kan\u00eb ardhur n\u00eb pushtet por asnj\u00ebra nuk e ka mbajtur premtimin e tyre.<\/p>\n<p>Sipas Kushtetut\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, citojm\u00eb: \u201cSecili person \u00ebsht\u00eb i obliguar q\u00eb t\u00eb paguaj\u00eb tatimet dhe kontributet e tjera t\u00eb parapara me ligj\u201d \u2013 Neni 119 pika 8.<br \/>\nMinistria e Financave e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb korrik t\u00eb vitit 2018 filloj hartimin e nj\u00eb dokumenti konsultimi p\u00ebr projektligjin p\u00ebr Tatimin mbi Vler\u00ebn e Shtuar -TVSH e cila mbeti vet\u00ebm si nj\u00eb inciativ\u00eb e pa realizuar deri m\u00eb sot. Nga Dogana e Kosov\u00ebs gjat\u00eb vitit 2021 vet\u00ebm TVSH u grumbullua shuma 743,767,883.26 \u20ac. Nga kjo shum\u00eb e p\u00ebrgjithshme, 2\/3 do t\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrdorej nga bizneset importuese p\u00ebr aktivitetin e tyre, shitje t\u00eb m\u00ebtutjeshme dhe kjo shum\u00eb p\u00ebrseri do ishte pjes\u00eb n\u00eb buxhetin e Kosov\u00ebs pasi t\u00eb realizohej shitja te konsumatori final.<\/p>\n<p>1. Q\u00ebllimi i punimit<\/p>\n<p>Q\u00ebllimi i k\u00ebtij punimi \u00ebsht\u00eb t\u00eb paraqes r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb q\u00eb ka ndryshimi i ligjit p\u00ebr pages\u00ebn e TVSH-s\u00eb nga ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb aktualisht n\u00eb pages\u00ebn n\u00eb brendi t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr bizneset e Kosov\u00ebs. Duke argumentuar k\u00ebt\u00eb fakt i cili tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb pranuar nga politikb\u00ebr\u00ebsit, e disa qeverive paraprake dhe k\u00ebsaj aktuale por fatkeq\u00ebsisht p\u00ebr shkak t\u00eb paaft\u00ebsis\u00eb s\u00eb tyre dhe munges\u00ebs s\u00eb vullnetit ende nuk \u00ebsht\u00eb finalizuar p\u00ebr miratim dhe implementim. P\u00ebrmes k\u00ebtij punimi q\u00eb titullohet \u201cR\u00ebnd\u00ebsia e miratimit t\u00eb ligjit p\u00ebr pages\u00ebn e TVSH-s\u00eb n\u00eb brendi t\u00eb vendit p\u00ebr mall\u00ebrat e importuara p\u00ebr bizneset n\u00eb Kosov\u00eb\u201d d\u00ebshirojm\u00eb ta ngrisim si tem\u00eb q\u00eb Qeveria e Kosov\u00ebs sa m\u00eb par\u00eb ta b\u00ebj\u00eb implementimin e k\u00ebtij ligji.<\/p>\n<p>2. Metodologjia<\/p>\n<p>Ky punim \u00ebsht\u00eb hartuar duke u bazuar fillimisht n\u00eb hulumtim nga tavolina ku kam mar\u00eb informacione p\u00ebr tematik\u00ebn e caktuar, nga materiale n\u00eb form\u00eb t\u00eb shtypur dhe nga materiale t\u00eb publikuara n\u00eb internet, n\u00eb gazeta, revista, raporte t\u00eb qeveris\u00eb si dhe informata t\u00eb pranuara nga Agjensia e Statistikave t\u00eb Kosov\u00ebs pasi u kam d\u00ebrguar email. Gjithashtu jam bazuar n\u00eb rast specifik n\u00eb biznesin Passable se si ndikon TVSH n\u00eb dy z\u00ebrat kryesor n\u00eb bilanc e q\u00eb jan\u00eb stoqet e mallrave dhe llogarit\u00eb e ark\u00ebtueshme.<\/p>\n<p>3. \u00c7far\u00eb \u00ebsht\u00eb TVSH-ja dhe cilat jan\u00eb normat e saj n\u00eb Kosov\u00eb<\/p>\n<p>Tatimi mbi vler\u00ebn e shtuar (TVSH) \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tatim i p\u00ebrgjithsh\u00ebm, mbi konsumin e mallrave dhe sh\u00ebrbimeve.<\/p>\n<p>Tatimi mbi vler\u00ebn e shtuar \u2013 TVSH, p\u00ebrfshin aplikimin e tatimit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm n\u00eb konsum p\u00ebr mallra dhe sh\u00ebrbime, q\u00eb \u00ebsht\u00eb sakt\u00ebsisht proporcional me \u00e7mimin e mallrave dhe sh\u00ebrbimeve. TVSH llogaritet n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7mim sipas norm\u00ebs s\u00eb aplikueshme, ngarkohet n\u00eb fazat e ndryshme t\u00eb prodhimit, shp\u00ebrndarjes dhe ciklit jet\u00ebsor t\u00eb tregtis\u00eb s\u00eb mallrave dhe sh\u00ebrbimeve, dhe n\u00eb fund i ngarkohet konsumatorit.<\/p>\n<p>TVSH\u2010ja \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tatim mbi qarkullimin e mall\u00ebrave dhe sh\u00ebrbimeve (konsumin). Ai mblidhet nga personat q\u00eb jan\u00eb t\u00eb regjistruar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb lloj tatimi n\u00ebp\u00ebrmjet shitjes s\u00eb sh\u00ebrbimeve dhe kryerjes s\u00eb furnizimeve t\u00eb ndrysh\u00ebm q\u00eb i b\u00ebjn\u00eb konsumatorit m\u00eb t\u00eb par\u00eb.<br \/>\n\u00c7do person i till\u00eb n\u00eb qarkullimin q\u00eb kalon malli apo sh\u00ebrbimi nga burimi i furnizimit dhe deri te konsumatori i fundit vendoset nj\u00eb vler\u00eb e shtuar e cila mblidhet nga shit\u00ebsi p\u00ebr llogari t\u00eb shtetit. Konsumatori i fundit \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb kryen qarkullimin final me shumat e vlerave t\u00eb shtuara furnizimit qe ai ka bler\u00eb n\u00eb \u00e7do hap q\u00eb ka kaluar furnizimi.<\/p>\n<p>Normat tatimore sipas legjislacionit n\u00eb Kosov\u00eb ndahen n\u00eb tri grupe:<br \/>\n\u25cb Norma standarde ku TVSH ngarkohet me norm\u00ebn prej 18%<br \/>\n\u25cb Norma e ulur ku TVSH ngarkohet me norm\u00ebn prej 8%<br \/>\n\u25cb Norma e liruar ku TVSH ngarkohet me norm\u00ebn 0%.<\/p>\n<p>4. Kush i n\u00ebnshtroht ligjit p\u00ebr pages\u00ebn e TVSH-s\u00eb<\/p>\n<p>Secili person i cili zhvillon nj\u00eb aktivitet t\u00eb pavarur ekonomik (prodhim, tregti apo kryen sh\u00ebrbime t\u00eb ndryshme) n\u00eb Kosov\u00eb dhe kur qarkullimi n\u00eb 12 muajt e fundit tejkalon pragun prej 50,000 \u20ac duhet t\u00eb regjistrohet p\u00ebr TVSH dhe t\u00eb deklaroj\u00eb at\u00eb n\u00eb baz\u00eb t\u00eb periudhave t\u00eb caktuara tatimore.<\/p>\n<p>5. R\u00ebnd\u00ebsia e p\u00ebrfshirjes s\u00eb pal\u00ebve t\u00eb interesit p\u00ebr Ligjin e Tatimin mbi Vler\u00ebn e Shtuar \u2013 TVSH-n\u00eb<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb qen\u00eb ligji m\u00eb i mir\u00eb, m\u00eb i dobish\u00ebm dhe m\u00eb i pranuar \u00ebsht\u00eb mir\u00eb t\u00eb p\u00ebrdoren si referenc\u00eb ligjet nga vendet e rajonit dhe ato t\u00eb BE-s\u00eb, t\u00eb merren sugjerime nga pal\u00ebt e interesit si\u00e7 jan\u00eb: Bizneset q\u00eb jan\u00eb tatimpagues t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm mund t\u00eb japin kontribut t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, Shoqatat e Kontabilist\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb, K\u00ebshilli Kosovar p\u00ebr Raportim Financiar, Odat Ekonomike, kompanit\u00eb q\u00eb merren me auditim dhe konsulenc\u00eb financiare, ekspert t\u00eb ekonomis\u00eb, Dogana e Kosov\u00ebs, Administrata e Kosov\u00ebs dhe instutucione tjera q\u00eb kan\u00eb ekspertiz\u00ebn e nevojshme dhe vullnetin p\u00ebr t\u00eb kontribuar q\u00eb Ligji i ri mbi Vler\u00ebn e Shtuar t\u00eb jet\u00eb sa m\u00eb i mir\u00eb.<\/p>\n<p>6. Disa statistika t\u00eb importeve dhe vlera e TVSH e paguar n\u00eb Doganat e Kosov\u00ebs<\/p>\n<p>Importet e Kosov\u00ebs n\u00eb vitin 2021 u rrit\u00ebn p\u00ebr 42.% krahasuar me vitin e kaluar, duke realizuar importin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb n\u00eb histori me vler\u00eb 4 miliard\u00eb 652,8 milion Euro, kurse vlera e exportit ishte 749.721 milion Euro duke shenuar nj\u00eb balanc\u00eb tregtare me vler\u00eb negative n\u00eb vler\u00eb -3.903.030\u20ac.<\/p>\n<p><em>Tabela e importeve, eksporteve dhe balanca tregtare e Kosov\u00ebs p\u00ebr vtet 2018-2021, n\u00eb mij\u00eb euro<\/em><\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-683648\" src=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2022\/08\/a-6.jpg\" alt=\"\" width=\"691\" height=\"494\" srcset=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2022\/08\/a-6.jpg 691w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2022\/08\/a-6-300x214.jpg 300w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2022\/08\/a-6-100x70.jpg 100w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2022\/08\/a-6-587x420.jpg 587w\" sizes=\"(max-width: 691px) 100vw, 691px\" \/><\/p>\n<p><em>Burimi: Enti i Statistikave t\u00eb Kosov\u00ebs<\/em><\/p>\n<p>1.37 miliard euro jan\u00eb t\u00eb hyrat vjetore p\u00ebr vitin 2021 nga Dogana e Kosov\u00ebs. Kjo u b\u00eb e ditur p\u00ebrmes nj\u00eb konference p\u00ebr medie nga drejtori i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i Dogan\u00ebs, Agron Llugaliu .<\/p>\n<p>Nga t\u00eb dh\u00ebnat \u2013 statistikat e publikuara nga Dogana e Kosov\u00ebs mund t\u00eb paraqesim n\u00eb grafik pjes\u00ebmarrjen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb specifike dhe vler\u00ebn e p\u00ebrgjithshme t\u00eb tri grupimeve. Vler\u00ebn e p\u00ebrgjithshme e p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb:<br \/>\n\u25cb Taksa e dogan\u00ebs n\u00eb vler\u00eb 123,502,165.98\u20ac,<br \/>\n\u25cb Taksa e Akciz\u00ebs n\u00eb vler\u00eb 494,988,415.15\u20ac, dhe<br \/>\n\u25cb Taksa e TVSH-s\u00eb n\u00eb vler\u00eb 743,767,883.26 \u20ac:<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-683650\" src=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2022\/08\/aa-2.jpg\" alt=\"\" width=\"574\" height=\"291\" srcset=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2022\/08\/aa-2.jpg 574w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2022\/08\/aa-2-300x152.jpg 300w\" sizes=\"(max-width: 574px) 100vw, 574px\" \/><\/p>\n<p><em>Burimi: Dogana e Kosov\u00ebs<\/em><\/p>\n<p>Pra vlera e cekur m\u00eb lart\u00eb do t\u00eb ishte si mjet financimi p\u00ebr bizneset q\u00eb ato t\u00eb mos ekspozohen shum\u00eb n\u00eb bankat komerciale dhe gjithashtu do t\u00eb krijonte nj\u00eb qendrueshm\u00ebri financiare p\u00ebr to. Pra, politikat qeveritare duhet m\u00eb tep\u00ebr t\u00eb fokusohen n\u00eb miratimin e t\u00eb drejtave t\u00eb bizneseve importuese. Bizneset k\u00ebrkojn\u00eb drejt\u00ebsi e jo l\u00ebmosh\u00eb nga cilado qeveri q\u00eb vije n\u00eb pushtet.<\/p>\n<p>KONKLUZIONE<\/p>\n<p>Me rastin e zhdoganimit t\u00eb mallrave t\u00eb importuara n\u00eb Dokumentin Unik Doganor kalkulohet p\u00ebrpos vler\u00ebs s\u00eb akciz\u00ebs\u00eb (p\u00ebr mallrat me akciz\u00eb), dogan\u00ebs edhe vlera e TVSH-s\u00eb e cila paguahet menj\u00ebher\u00eb n\u00eb llogari t\u00eb buxhetit t\u00eb Kosov\u00ebs. N\u00eb rastet kur biznesi ka nj\u00eb depo doganore t\u00eb licencuar, at\u00ebher\u00eb pages\u00ebn e b\u00ebn n\u00eb baza javore ashtu si i planifikon shitjet.<br \/>\nMiratimi i ligjit t\u00eb Ri p\u00ebr TVSH-n\u00eb q\u00eb t\u00eb mund\u00ebsohet pagesa e TVSH n\u00eb brendi t\u00eb vendit edhe p\u00ebr mallrat e importuara, tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb publikisht i njohur dhe i pranuar edhe nga bizneset edhe nga politikb\u00ebr\u00ebsit por mos implementimi i tij mund t\u00eb kuptohet si munges\u00eb e vullnetit nga qeverit\u00eb e kaluara dhe kjo aktuale, si paaft\u00ebsi dhe munges\u00eb e kapaciteteve p\u00ebr implementim, si dob\u00ebsi e pal\u00ebve t\u00eb interesit si bizneseve, odave ekonomike, ekspert\u00ebve t\u00eb ekonomis\u00eb etj p\u00ebr nj\u00eb presion t\u00eb argumentuar dhe konstruktiv mbi qeverin\u00eb.<br \/>\nKupon\u00ebt fiskal l\u00ebshohen p\u00ebr konsumator\u00ebt, dmth personat q\u00eb nuk zhvillojn\u00eb aktivitet ekonomik, t\u00eb cil\u00ebt blejn\u00eb mallra apo sh\u00ebrbime me shumic\u00eb apo pakic\u00eb. Kupon\u00ebt fiskal duhet t\u00eb l\u00ebshohen nga t\u00eb gjitha nj\u00ebsit\u00eb apo lokacionet q\u00eb kryejn\u00eb aktivitet ekonomik.<br \/>\nTermi \u201cPajisja Elektronike Fiskale\u201c p\u00ebrfshin\u00eb pajisjet elektronike si regjistruesit e arkave fiskale dhe pajisjet e pikave elektronike t\u00eb shitjes, t\u00eb cilat licencohen dhe autorizohen nga organet kompetente t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Financave n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb njihen si t\u00eb fiskalizuara. K\u00ebto pajisje shfryt\u00ebzojn\u00eb memoriet e zhvilluara elektronike t\u00eb integruara n\u00eb regjistruesit e arkave ose sistemet e zhvilluara me baz\u00eb kompjuterike p\u00ebr regjistrimin e transaksioneve t\u00eb shitjes, printimet e tyre n\u00ebp\u00ebrmes printer\u00ebve fiskal dhe certifikimin e tyre n\u00ebp\u00ebrmes pajisjeve fiskale elektronike p\u00ebr n\u00ebnshkrim dhe pajisjeve t\u00eb ngjashme. PEF shfryt\u00ebzohet p\u00ebr l\u00ebshimin e kupon\u00ebve fiskal p\u00ebr t\u00eb hyrat.<\/p>\n<p>7. REKOMANDIME<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme dhe nj\u00eb ndihmes\u00eb e jasht\u00ebzakonshme q\u00eb t\u00eb mund\u00ebsohet pagesa e TVSH-s\u00eb n\u00eb brendi t\u00eb vendit edhe p\u00ebr mallrat e importuara bizneseve q\u00eb merren me importimin e produkteve dhe sh\u00ebrbimeve. Pagesa e TVSH-s\u00eb do t\u00eb ishte mir\u00eb t\u00eb b\u00ebhej nga shit\u00ebsi me pakic\u00eb i cili ndodhet n\u00eb fundin e zingjirit t\u00eb shitjes. Pra, shit\u00ebsi i cili b\u00ebn shitjen finale te konsumatori final, t\u00eb b\u00ebj\u00eb shtypjen e kuponit fiskal dhe me k\u00ebt\u00eb t\u00eb krijohet obligimi p\u00ebr pages\u00eb t\u00eb TVSH-s\u00eb n\u00eb muajin vijues.<\/p>\n<p>N\u00eb rastin kur importuesi b\u00ebn shitjen me shumic\u00eb apo me destinimin p\u00ebr shitje t\u00eb m\u00ebtutjeshme, dyqaneve, rrjeteve t\u00eb marketeve apo ndonj\u00eb subjekti juridik at\u00ebher\u00eb faturimi t\u00eb b\u00ebhet pa e ngarkuar bler\u00ebsin me TVSH. Bler\u00ebsi juridik t\u00eb n\u00ebnshkruaj fatur\u00ebn, t\u00eb vulos\u00eb at\u00eb dhe n\u00eb p\u00ebrshkrim t\u00eb fatur\u00ebs t\u00eb shkruhet nj\u00eb form\u00eb e deklarat\u00ebs me tekstin: \u201dmalli \u00ebsht\u00eb p\u00ebr shitje t\u00eb m\u00ebtutjeshme\u201d. Zbatuesit e ligjit apo tatimmbledh\u00ebsit, n\u00eb rastin konkret Administrata e Kosov\u00ebs e Kosov\u00ebs t\u00eb jet\u00eb profesionale, e p\u00ebrgjegjshme, transparente dhe e pa korruptuar dhe n\u00eb mardh\u00ebnien me bler\u00ebsin t\u00eb sillet sipas fjal\u00ebs popullore \u201c Merre mjaltin por mos e thyej kosheren\u201d q\u00eb n\u00ebnkupton q\u00eb ta mbledh tatimin por n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb mos ta d\u00ebmtoj biznesin.<\/p>\n<p>Me implementimin e ligjit t\u00eb ri p\u00ebr TVSH do ishte e nevojshme shtimi i numrit t\u00eb inspektor\u00ebve q\u00eb detyr\u00eb prioritare do kishin regjistrimet e stoqeve te subjektet afariste n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb mos t\u00eb ket\u00eb invazion fiskal nga bizneset e pap\u00ebrgjegjshme.<br \/>\nP\u00ebrdorimi i paisjeve elektronike fiskale do ishte i nevojsh\u00ebm t\u00eb b\u00ebhej nga t\u00eb gjitha bizneset pa dalim madh\u00ebsie dhe teritori. Me k\u00ebt\u00eb do t\u00eb luftohej ekonomia informale dhe k\u00ebshtu do kishte barazi dhe konkurenc\u00eb lojale p\u00ebr bizneset pa dallim.<\/p>\n<p>Pagesa e TVSH-s\u00eb t\u00eb behet nga biznesi i cili \u00ebsht\u00eb i fundit n\u00eb zingjirin e shitjes. Kjo form\u00eb \u00ebsht\u00eb perdorur para 20 vitesh n\u00eb ish sistemin, dhe e njejta p\u00ebrdoret edhe sot kudo n\u00eb Europ\u00eb dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb leht\u00ebson t\u00eb b\u00ebrit biznes p\u00ebr kompanit\u00eb.<br \/>\nNuk \u00ebsht\u00eb praktik\u00eb e mir\u00eb q\u00eb bizneset q\u00eb merren me importe t\u00eb detyrohen ta b\u00ebjn\u00eb pagesen me rastin e zhdoganimit t\u00eb mallrave pasi q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb barr\u00eb q\u00eb ju krijohet padrejt\u00ebsisht.<\/p>\n<p>Ligji i ri i propozuar p\u00ebr TVSH-n\u00eb nuk ka implikime buxhetore afatmesme apo afatgjata sepse TVSH p\u00ebrseri do t\u00eb vilet dhe do jet\u00eb n\u00eb buxhetin e shtetit mesatarisht pas 2 deri 4 muajve nga momenti kur malli importohet.<\/p>\n<p>Bizneset importuese do k\u00ebrkojn\u00eb m\u00eb pak financime nga bankat komerciale dhe k\u00ebshtu bankat do t\u00eb orientojn\u00eb p\u00ebrkrahjen e tyre n\u00eb bizneset prodhuese dhe agrokultur\u00eb. Rritja e prodhimit t\u00eb produkteve vendore gjithashtu do t\u00eb mund\u00ebsoj q\u00eb ekonomia jon\u00eb t\u00eb ket\u00eb rritje t\u00eb q\u00ebndrueshme, t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohet balanca tregtare e vendit dhe t\u00eb kemi nj\u00eb ekonomi stabile, rritje t\u00eb pun\u00ebsimit dhe me k\u00ebt\u00eb edhe stabilitet ekonomik e social.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Autor: Prof.ass.Dr. Refik Havolli ABSTRAKT Me k\u00ebt\u00eb punim synojm\u00eb t\u00eb paraqesim dhe argumentojm\u00eb r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb q\u00eb ka implementimi i ligjit p\u00ebr pages\u00ebn e TVSH-s\u00eb n\u00eb brendi t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr bizneset n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi e sidomos p\u00ebr bizneset q\u00eb merren me importimin e produkteve. Edhe pse kan\u00eb kaluar 22 vite nga \u00e7lirimi i Kosov\u00ebs dhe 14 vite nga [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":683652,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[140],"tags":[],"class_list":["post-683639","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-ekonomi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/683639","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=683639"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/683639\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/683652"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=683639"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=683639"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=683639"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}