{"id":685923,"date":"2022-08-16T17:21:16","date_gmt":"2022-08-16T15:21:16","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=685923"},"modified":"2022-08-16T17:24:26","modified_gmt":"2022-08-16T15:24:26","slug":"o-le-ta-njeh-pavaresine-e-kosoves-o-le-te-flet-pertej-gardhit-lladrovci-i-reagon-rakicit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/o-le-ta-njeh-pavaresine-e-kosoves-o-le-te-flet-pertej-gardhit-lladrovci-i-reagon-rakicit\/","title":{"rendered":"&#8220;O&#8217; le ta njeh pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs, O&#8217; le t\u00eb flet p\u00ebrtej gardhit&#8221; &#8211; Lladrovci i reagon Raki\u00e7it"},"content":{"rendered":"<p><strong>Ose le ta njoh\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs ose le t\u00eb del t\u00eb flet \u201cp\u00ebrtej gardhit\u201d t\u00eb qeveris\u00eb, tha p\u00ebrmes nj\u00eb reagimi kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, referuar ministrit serb p\u00ebr komunitete dhe kthim, Goran Raki\u00e7.<\/strong><\/p>\n<p>Kjo ngase Raki\u00e7 n\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr media n\u00eb Beograd tha se ambasador\u00ebt e QUINT-it u kan\u00eb k\u00ebrkuar pjes\u00ebtar\u00ebve t\u00eb komunitetit politik serb \u201cta njohin pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs\u201d dhe se ata e kan\u00eb refuzuar k\u00ebrkes\u00ebn n\u00eb fjal\u00eb, transmeton &#8220;Reporteri.net&#8221;.<\/p>\n<p>Kjo gj\u00eb zgjoi indinjat\u00ebn e Llavdrovcit, i cili kryeministrit Albin Kurti iu drejtua me \u201cAlbin a s\u2019po sheh a s\u2019po don me pa\u201d, derisa k\u00ebrkoi shkarkimin e Raki\u00e7it.<\/p>\n<p>\u201cMe \u00e7far\u00eb buxheti paguhet ministri Juaj q\u00eb nuk e pranon shtetin e Kosov\u00ebs. Ai deklaron hapur se as nuk e njeh as nuk do ta njoh Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs. Kujtoja vendimin q\u00eb ka n\u00ebnshkruar kur \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar minist\u00ebr. Ndryshe, le t\u00eb flas nga p\u00ebrtej gardhit, jasht\u00eb Qeveris\u00eb\u201d, shkroi Lladrovci.<\/p>\n<p>\u201cKushtetuta ta lejon me b\u00eb ndryshim n\u00eb Kabinet qeveritar edhe me ju dhan\u00eb shembull tjer\u00ebve se kushdo ha buk\u00ebn e buxhetit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, nuk mund ta p\u00ebrmbys as t\u00eb p\u00ebshtyj n\u00eb t\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Kalo nga fjal\u00ebt n\u00eb vepra, ishte konkludimi i Ramiz Lladrovcit n\u00eb thirrjen e tij ndaj kryeministrit.<\/p>\n<p>Lladrvoci rikujtoi se qeveria e Kosov\u00ebs ndau 40 milion\u00eb euro p\u00ebr t\u00eb paguar rrym\u00ebn e konsumuar nga serb\u00ebt n\u00eb Veri.<\/p>\n<p>\u201c\u00c7ka \u00ebsht\u00eb shum\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb\u201d, u shpreh ai.<\/p>\n<p>Por se \u201cmegjithat\u00eb detyrimet nd\u00ebrkomb\u00ebtare po i zbaton\u201d tha Ladrovci, dhe se \u201cedhe qershit\u00eb e rezervuara p\u00ebr veriun, nj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb shkuan\u201d \/ Reporteri.net<\/p>\n<p><iframe style=\"border: none; overflow: hidden;\" src=\"https:\/\/www.facebook.com\/plugins\/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Framizlladrovci%2Fposts%2Fpfbid02JsWb6zFJLHSnhzxE371c6D16BhWQhfARCaD9MwcCY4emUig9Tm2dqLDmpjYYAzntl&amp;show_text=true&amp;width=500\" width=\"500\" height=\"545\" frameborder=\"0\" scrolling=\"no\" allowfullscreen=\"allowfullscreen\"><\/iframe><\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb tha Goran Raki\u00e7?<\/strong><\/p>\n<p>Kryetari i List\u00ebs Serbe, Goran Rakiq, tha se ambasador\u00ebt e shteteve t\u00eb QUINT-it, gjat\u00eb takimit t\u00eb mbajtur m\u00eb 15 gusht n\u00eb Prishtin\u00eb, kan\u00eb k\u00ebrkuar nga kryetar\u00ebt e komunave me shumic\u00eb serbe n\u00eb Kosov\u00eb q\u00eb \u201ct\u00eb pranojn\u00eb realitetin, e ai realitet \u00ebsht\u00eb se Kosova \u00ebsht\u00eb e pavarur\u201d.<\/p>\n<p>K\u00ebto komente Rakiq i b\u00ebri gjat\u00eb nj\u00eb konference p\u00ebr media n\u00eb Qeverin\u00eb serbe n\u00eb Beograd t\u00eb mart\u00ebn, ku mor\u00ebn pjes\u00eb kat\u00ebr kryetar\u00ebt e komunave n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs dhe drejtori i Zyr\u00ebs p\u00ebr Kosov\u00ebn n\u00eb Qeverin\u00eb serbe, Petar Petkoviq.<\/p>\n<p>N\u00eb shtetet e QUINT-it b\u00ebjn\u00eb pjes\u00eb Shtetet e Bashkuara, Mbret\u00ebria e Bashkuar, Gjermania, Italia e Franca, dhe q\u00eb t\u00eb gjitha e njohin pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs t\u00eb shpallur m\u00eb 17 shkurt 2008.<\/p>\n<p>Rakiq tha se n\u00eb takimin me ambasador\u00ebt e QUINT-it kan\u00eb r\u00ebn\u00eb dakord q\u00eb t\u00eb mos b\u00ebhen publike detajet e takimit, por \u201cp\u00ebr shkak t\u00eb pesh\u00ebs dhe seriozitetit t\u00eb mesazhit q\u00eb mor\u00ebn dje, ne kemi nj\u00eb moral njer\u00ebzor dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi politike p\u00ebr t\u00eb informuar qytetar\u00ebt se jetojn\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb takimin, q\u00eb zgjati m\u00eb shum\u00eb se dy or\u00eb, ku kryetar\u00ebt e komunave i njoftuan ambasador\u00ebt p\u00ebr problemet q\u00eb kan\u00eb n\u00eb komuna\u2026 N\u00eb at\u00eb takim, mesazhi kryesor q\u00eb d\u00ebgjuam nga ambasador\u00ebt ishin se shtetet e tyre e njohin pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs. Ne gjithashtu d\u00ebgjuan se ata i mb\u00ebshtesin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb absolute vendimet e marra nga Prishtina. Ve\u00e7an\u00ebrisht ata n\u00ebnvizuan se mb\u00ebshtesin vendimet e Prishtin\u00ebs p\u00ebr targat dhe dokumentin p\u00ebr hyrje-dalje q\u00eb do t\u2019u l\u00ebshohet serb\u00ebve me t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb\u201d, tha Rakiq.<\/p>\n<p>Rakiq tha se ambasador\u00ebt e QUINT-it than\u00eb se vendimet e Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr targat dhe dokumentet serbe jan\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me Marr\u00ebveshjen e Brukselit.<br \/>\n\u201cNe absolutisht nuk u pajtuam me ta\u201d, theksoi Rakiq.<\/p>\n<p>\u201cNa b\u00ebn thirrje q\u00eb ta pranojm\u00eb realitetin n\u00eb terren dhe ai realitet \u00ebsht\u00eb q\u00eb Kosova \u00ebsht\u00eb e pavarur. Asnj\u00eb serb, dhe ne ua tham\u00eb qart\u00eb dje, nuk e pranon at\u00eb pavar\u00ebsi dhe nuk do ta pranoj\u00eb kurr\u00eb. Ne po shikojm\u00eb Brukselin, presidentin ton\u00eb, Aleksandar Vu\u00e7iq dhe po shikojm\u00eb dialogun e Brukselit\u201d, tha Rakiq.<\/p>\n<p>Lista Serbe, q\u00eb \u00ebsht\u00eb partia udh\u00ebheq\u00ebse e serb\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb dhe ka mb\u00ebshtetjen e Beogradit zyrtar, tha se mb\u00ebshtesin plot\u00ebsisht presidentin e Serbis\u00eb, Aleksandar Vu\u00e7iq, p\u00ebr takimin q\u00eb ai do t\u00eb mbaj\u00eb n\u00eb Bruksel me kryeministrin e Kosov\u00ebs, Albin Kurti, m\u00eb 18 gusht.<\/p>\n<p>Rakiq tha se Kosova mund \u201cme forc\u00eb t\u00eb p\u00ebrpiqet t\u00eb zbatoj\u00eb disa vendime\u201d, por se \u201cne nuk do t\u00eb marrim pjes\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Rakiq, q\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe minist\u00ebr p\u00ebr Komunitete dhe Kthim n\u00eb Qeverin\u00eb e Kosov\u00ebs, tha se pret q\u00eb presidenti serb Vu\u00e7iq, t\u00eb gjej\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr ta \u201ctejkaluar k\u00ebt\u00eb kriz\u00eb\u201d n\u00eb dialogun n\u00eb Bruksel.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, n\u00eb konferenc\u00ebn p\u00ebr media n\u00eb Beograd, kryetar\u00ebt e kat\u00ebr komunave n\u00eb veri \u2013 Zubin Potok, Zve\u00e7an, Mitrovic\u00eb e Veriut dhe Leposaviq \u2013 u shpreh\u00ebn t\u00eb shqet\u00ebsuar p\u00ebr \u201cpatrullimin e shtuar\u201d t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb dhe than\u00eb se nuk pranojn\u00eb vendimet e kryeministrit t\u00eb Kosov\u00ebs, Albin Kurti.<\/p>\n<p>Zoran Todiq, kryetari i Komun\u00ebs s\u00eb Leposaviqit, tha se gjenden \u201cn\u00eb nj\u00eb situat\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb sigurie dhe politike\u201d dhe shtoi se n\u00eb takimin e ambasador\u00ebt e QUINT-it kan\u00eb k\u00ebrkuar q\u00eb Kurti t\u00eb heq\u00eb dor\u00eb nga zbatimi i vendimeve.<\/p>\n<p>M\u00eb 31 korrik dhe 1 gusht, serb\u00ebt lokal\u00eb bllokuan rrug\u00ebt q\u00eb \u00e7ojn\u00eb n\u00eb dy pik\u00ebkalimet kufitare \u2013 Jarinj\u00eb dhe B\u00ebrnjak \u2013 q\u00eb lidhin Kosov\u00ebn dhe Serbin\u00eb.<\/p>\n<p>Bllokadat u ngrit\u00ebn p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar dy vendimet e Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs. Vendimi i par\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me targat serbe me akronime t\u00eb qyteteve t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Kosova d\u00ebshiron q\u00eb rreth 10.000 makina me targa sikurse KM, PZ, UR e t\u00eb ngjashme t\u00eb riregjistrohen n\u00eb targat RKS (Republika e Kosov\u00ebs), pasi vler\u00ebson se targa t\u00eb tilla q\u00eb qarkullojn\u00eb n\u00eb veriun e banuar me shumic\u00eb serbe, jan\u00eb t\u00eb jasht\u00ebligjshme.<\/p>\n<p>Vendimi i dyt\u00eb i Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb p\u00ebr l\u00ebshimin e nj\u00eb dokumenti p\u00ebr hyrje-dalje, p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb shtetasit e Serbis\u00eb q\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb. Ky dokument jepet falas dhe ka vlefshm\u00ebri prej 90 dit\u00ebsh.<\/p>\n<p>Me dokument t\u00eb till\u00eb, qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs jan\u00eb pajisur nga autoritetet serbe qe 11 vjet dhe pal\u00ebt ishin marr\u00eb vesh p\u00ebr nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb me n\u00ebnshkrimin e Marr\u00ebveshjes p\u00ebr lirin\u00eb e l\u00ebvizjes m\u00eb 2011.<\/p>\n<p>Pasi serb\u00ebt hoq\u00ebn barrikadat pasditen e 1 gushtit, Qeveria e Kosov\u00ebs njoftoi se do t\u00eb shtyj\u00eb zbatimin e vendimeve deri m\u00eb 1 shtator.<\/p>\n<p>Pas rritjes s\u00eb tensioneve n\u00eb veri, Bashkimi Evropian d\u00ebrgoi ftes\u00eb p\u00ebr nj\u00eb takim t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb dialogut. Takimi i 18 gushtit midis Kurtit dhe Vu\u00e7iqit pritet t\u00eb p\u00ebrqendrohet n\u00eb p\u00ebrpjekjet p\u00ebr uljen e tensioneve.<\/p>\n<p>Shefi i Zyr\u00ebs p\u00ebr Kosov\u00ebn n\u00eb Qeverin\u00eb serbe, Petar Petkoviq, deklaroi se n\u00eb takimin e Brukselit duhet t\u00eb insistohet p\u00ebr krijimin e Asociacionit t\u00eb komunave me shumic\u00eb serbe, sepse, si\u00e7 tha ai, \u201cnuk ka mund\u00ebsi t\u00eb normalizimit t\u00eb raporteve midis Beogradit dhe Prishtin\u00ebs\u201d pa krijimin e k\u00ebtij asociacioni.<\/p>\n<p>Petkoviq tha se Asociacioni do t\u00eb jet\u00eb tema e par\u00eb q\u00eb Vu\u00e7iq do t\u00eb insistoj\u00eb gjat\u00eb takimit t\u00eb s\u00eb enjtes n\u00eb Bruksel me kryeministrin e Kosov\u00ebs, Albin Kurti.<\/p>\n<p><strong>Modelet evropiane q\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrdoren p\u00ebr Asociacionin<\/strong><\/p>\n<p>Kosova insiston se \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr nj\u00eb asociacioni nj\u00ebetnik, nd\u00ebrkaq Serbia k\u00ebrkon q\u00eb ky asociacion t\u00eb ket\u00eb kompetenca ekzekutive.<\/p>\n<p>Nga Shtetet e Bashkuara u kan\u00eb b\u00ebr\u00eb thirrje pal\u00ebve q\u00eb t\u00eb diskutojn\u00eb p\u00ebr Asociacionin dhe ta krijojn\u00eb at\u00eb, por i d\u00ebrguari i posa\u00e7\u00ebm i Uashingtonit p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor, Gabriel Escobar, ka th\u00ebn\u00eb se Asociacioni nuk duhet t\u00eb krijoj\u00eb \u201cshtet brenda shtetit\u201d.<\/p>\n<p>Pal\u00ebt kishin arritur marr\u00ebveshje m\u00eb 2013 dhe 2015 p\u00ebr krijimin e Asociacionit, por Kosova nuk ka nd\u00ebrmarr\u00eb hapa p\u00ebr krijimin e tij pas nj\u00eb vendimi t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese m\u00eb 2015, q\u00eb tha se Asociacioni nuk ishte plot\u00ebsisht n\u00eb p\u00ebrputhje me Kushtetut\u00ebn.<\/p>\n<p>Por, para rundit t\u00eb ri t\u00eb dialogut, Kurti dhe Vu\u00e7iq m\u00eb 17 gusht do t\u00eb zhvillojn\u00eb n\u00eb Bruksel takime t\u00eb ndara edhe me shefin e NATO-s, Jens Stoltenberg.<\/p>\n<p>Misioni i NATO-s n\u00eb Kosov\u00eb, KFOR, gjat\u00eb rritjes s\u00eb fundit t\u00eb tensioneve n\u00eb veri, ishte shprehur i gatsh\u00ebm q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrhynte n\u00ebse do t\u00eb rrezikohej stabiliteti<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ose le ta njoh\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs ose le t\u00eb del t\u00eb flet \u201cp\u00ebrtej gardhit\u201d t\u00eb qeveris\u00eb, tha p\u00ebrmes nj\u00eb reagimi kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, referuar ministrit serb p\u00ebr komunitete dhe kthim, Goran Raki\u00e7. Kjo ngase Raki\u00e7 n\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr media n\u00eb Beograd tha se ambasador\u00ebt e QUINT-it u kan\u00eb k\u00ebrkuar pjes\u00ebtar\u00ebve t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":685932,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[21],"tags":[445,1395,1397,1396,538,310],"class_list":["post-685923","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","tag-albin-kurti","tag-goran-rakic","tag-ministri-per-komunitete-dhe-kthim","tag-pavaresia-e-kosoves","tag-qeveria-kurti","tag-ramiz-lladrovci"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/685923","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=685923"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/685923\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/685932"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=685923"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=685923"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=685923"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}