{"id":687135,"date":"2022-08-18T18:37:11","date_gmt":"2022-08-18T16:37:11","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=687135"},"modified":"2022-08-18T18:37:11","modified_gmt":"2022-08-18T16:37:11","slug":"shba-ja-do-te-zhvilloje-stervitje-te-reja-ushtarake-me-maqedonine-e-veriut","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/rajon\/shba-ja-do-te-zhvilloje-stervitje-te-reja-ushtarake-me-maqedonine-e-veriut\/","title":{"rendered":"SHBA-ja do t\u00eb zhvilloj\u00eb st\u00ebrvitje t\u00eb reja ushtarake me Maqedonin\u00eb e Veriut"},"content":{"rendered":"<p><strong>Shtetet e Bashkuara do t\u00eb zhvillojn\u00eb st\u00ebrvitje t\u00eb reja ushtarake me ushtrin\u00eb e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut.<\/strong><\/p>\n<p>Ky njoftim \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb i ditur, teksa ushtria maqedonase sh\u00ebnon 30-vjetorin e themelimit.<\/p>\n<p>Sipas njoh\u00ebsve t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve politike dhe ushtarake, ky hap flet qart\u00eb p\u00ebr p\u00ebrkushtimin e Washingtonit p\u00ebr ruajtjen e stabilitetit n\u00eb rajonin e Ballkanit P\u00ebrndimor.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb ndryshim n\u00eb Ligjin e mbrojtjes komb\u00ebtare, Kongresi amerikan i k\u00ebrkoi Pentagonit t\u00eb propozoj\u00eb m\u00eb shum\u00eb st\u00ebrvitje ushtarake me Maqedonin\u00eb e Veriut vitin e ardhsh\u00ebm, sipas Projektligjit p\u00ebr buxhetin e mbrojtjes p\u00ebr vitin e ardhsh\u00ebm fiskal.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb ligj federal, SHBA-ja p\u00ebrcakton buxhetin dhe shpenzimet vjetore t\u00eb Pentagonit dhe k\u00ebt\u00eb vit p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb t\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb edhe Maqedonia e Veriut.<\/p>\n<p>\u201cKomiteti mb\u00ebshtet fuqish\u00ebm rolin e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut si aleate e NATO-s dhe thekson vler\u00ebn e st\u00ebrvitjes ushtarake \u2018Reagimi i Shpejt\u00eb 22\u2019 t\u00eb NATO-s n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut p\u00ebr nd\u00ebrveprimin e NATO-s, integrimin rajonal dhe parandalimin kund\u00ebr agresionit rus\u201d, thuhet n\u00eb projektligj.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb thuhet se \u201c\u00ebsht\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi thelb\u00ebsore q\u00eb Shtetet e Bashkuara dhe an\u00ebtaret tjera t\u00eb NATO-s t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb kryejn\u00eb st\u00ebrvitje t\u00eb ngjashme me Maqedonin\u00eb e Veriut dhe t\u00eb p\u00ebrpiqen p\u00ebr integrim t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm\u201d.<\/p>\n<p>Mesazhi q\u00eb d\u00ebrgon SHBA-ja \u00ebsht\u00eb se ajo po fokusohet s\u00ebrish te Maqedonia e Veriut dhe rajoni, pas nj\u00eb pauze disavje\u00e7are n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn jo vet\u00ebm SHBA-ja, por edhe BE-ja u mor\u00ebn me problemet e tyre, thot\u00eb Metodi Haxhi-Janev, profesor i s\u00eb Drejt\u00ebs Nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb Akademin\u00eb Ushtarake n\u00eb Shkup.<\/p>\n<p>&#8220;St\u00ebrvitjet e p\u00ebrbashk\u00ebta jan\u00eb nj\u00eb nga fazat e parandalimit p\u00ebr t\u00eb d\u00ebrguar nj\u00eb sinjal t\u00eb qart\u00eb tek ata q\u00eb duan t&#8217;i sfidojn\u00eb rajonin se ata jan\u00eb serioz\u00eb p\u00ebr t\u00eb mos l\u00ebn\u00eb hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr ndikime tjera t\u00eb huaja&#8221;, thot\u00eb Haxhi-Janev.<\/p>\n<p>Sipas tij, hapat e k\u00ebtill\u00eb jan\u00eb rezultat i ndryshimeve n\u00eb planin gjeostrategjik dhe gjeopolitik, ve\u00e7an\u00ebrisht me bashkimin e Kin\u00ebs dhe Rusis\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cMe k\u00ebt\u00eb SHBA-ja do t&#8217;i siguroj\u00eb partner\u00ebt e saj se proceset e demokratizimit, dhe rrjedhimisht t\u00eb integrimit euroatlantik, duhet t\u00eb vazhdojn\u00eb\u201d, thot\u00eb Haxhi-Janev.<\/p>\n<p>Mersel Bilalli, profesor i s\u00eb Drejt\u00ebs Nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb Universitetin FON n\u00eb Shkup, thot\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb se vendimi i SHBA-s\u00eb p\u00ebr forcimin e bashk\u00ebpunimit me shtetet e rajonit, n\u00eb rastin konkret me Maqedonin\u00eb e Veriut, \u00ebsht\u00eb mesazh i fuqish\u00ebm se nuk do t\u00eb lejoj\u00eb vendet tjera, n\u00eb ve\u00e7anti Rusin\u00eb, t\u00eb shtrij\u00eb ndikimin e saj apo t\u00eb tentoj\u00eb t\u00eb destabilizoj\u00eb rajonin.<\/p>\n<p>\u201cMe zgjatjen e konfliktit Rusi-Ukrain\u00eb mendoj se komprometohen t\u00eb gjitha aktivitetet ushtarake ruse n\u00eb at\u00eb rajon, dhe tani sikur Rusia d\u00ebshiron t\u00eb bart\u00eb konfliktin n\u00eb pjes\u00eb tjera me q\u00ebllim q\u00eb ta shp\u00ebrqendroj\u00eb v\u00ebmendjen nga debakli q\u00eb \u00ebsht\u00eb duke e p\u00ebsuar atje [Ukrain\u00eb] q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb disproporcion me q\u00ebllimin e saj fillestar&#8230;Ballkani Per\u00ebndimor \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pik\u00eb neuralgjike q\u00eb shpejt mund t\u00eb ndezet dhe Rusia shpreson se nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb \u00ebsht\u00eb e mundur, andaj SHBA-ja me hapat e fundit, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb preventive, po i kund\u00ebrvihet\u201d, thot\u00eb Bilalli.<\/p>\n<p>Tani q\u00eb ushtria maqedonase \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e NATO-s, ajo duhet t\u00eb angazhohet n\u00eb modernizim, por para se gjithash n\u00eb trajtimin e kuadrit t\u00eb saj si dhe n\u00eb zhvillimin ekonomik, shton Bilalli.<\/p>\n<p>\u201cShteti duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb dy gj\u00ebra, t\u00eb p\u00ebrqendrohet n\u00eb zhvillimin ekonomik dhe n\u00eb kapacitetet mbrojt\u00ebse. Financimin e kapaciteteve t\u00eb brendshme ushtarake dhe natyrisht se aty merret parasysh edhe fuqia reale ekonomike ekzistuese e shtetit. K\u00ebshtu q\u00eb Maqedonia e Veriut shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr duhet t\u00eb orientohet n\u00eb trajtime n\u00eb praktike sesa n\u00eb teknologji p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ka nj\u00eb kanal tjet\u00ebr t\u00eb siguris\u00eb\u201d, thekson ai.<\/p>\n<p>Maqedonia e Veriut ka sh\u00ebnuar t\u00eb enjten 30-vjetorin e formimit t\u00eb ushtris\u00eb s\u00eb saj, q\u00eb p\u00ebrb\u00ebhet nga rreth 9 mij\u00eb ushtar\u00eb profesionist\u00eb, t\u00eb pajisur kryesisht me armatim t\u00eb leht\u00eb.<\/p>\n<p>Shkupi \u00ebsht\u00eb an\u00ebtar i NATO-s\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb nga muaji mars i vitit 2020.<\/p>\n<p>Pjes\u00ebtar\u00ebt e ushtris\u00eb maqedonase kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb misione t\u00eb ndryshme ushtarake si n\u00eb Afganistan, Irak, Bosnj\u00eb e Hercegovin\u00eb, n\u00eb Liban dhe s\u00eb fundmi n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shtetet e Bashkuara do t\u00eb zhvillojn\u00eb st\u00ebrvitje t\u00eb reja ushtarake me ushtrin\u00eb e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut. Ky njoftim \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb i ditur, teksa ushtria maqedonase sh\u00ebnon 30-vjetorin e themelimit. Sipas njoh\u00ebsve t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve politike dhe ushtarake, ky hap flet qart\u00eb p\u00ebr p\u00ebrkushtimin e Washingtonit p\u00ebr ruajtjen e stabilitetit n\u00eb rajonin e Ballkanit P\u00ebrndimor. N\u00eb nj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":687136,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[317],"tags":[],"class_list":["post-687135","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-rajon"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/687135","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=687135"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/687135\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/687136"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=687135"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=687135"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=687135"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}