{"id":687562,"date":"2022-08-19T14:21:34","date_gmt":"2022-08-19T12:21:34","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=687562"},"modified":"2022-08-19T14:24:33","modified_gmt":"2022-08-19T12:24:33","slug":"cilat-ishin-propozimet-e-serbise-per-leternjoftimet-qe-i-refuzoi-dje-kosova-ne-bruksel","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/cilat-ishin-propozimet-e-serbise-per-leternjoftimet-qe-i-refuzoi-dje-kosova-ne-bruksel\/","title":{"rendered":"Cilat ishin propozimet e Serbis\u00eb p\u00ebr let\u00ebrnjoftimet q\u00eb i refuzoi dje Kosova n\u00eb Bruksel, sipas Petkoviqit"},"content":{"rendered":"<p><strong>N\u00eb rundin e dialogut n\u00eb Bruksel, Serbia ka prezantuar propozime p\u00ebr zgjidhjen e \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb targave dhe dokumenteve serbe para 1 shtatorit, por ato nuk jan\u00eb pranuar nga Kosova.<\/strong><\/p>\n<p>K\u00ebshtu deklaroi m\u00eb 19 gusht, shefi i Zyr\u00ebs p\u00ebr Kosov\u00ebn n\u00eb Qeverin\u00eb serbe, Petar Petkoviq, gjat\u00eb nj\u00eb konference p\u00ebr media t\u00eb mbajtur n\u00eb Beograd.<\/p>\n<p>Sipas tij, propozimi i par\u00eb kishte t\u00eb b\u00ebnte me let\u00ebrnjoftimet dhe se Serbia ishte e gatshme t\u00eb pranonte at\u00eb q\u00eb ishte r\u00ebn\u00eb dakord n\u00eb Marr\u00ebveshjen p\u00ebr lirin\u00eb e l\u00ebvizjes nga viti 2011, edhe pse, si\u00e7 tha Petkoviq, ajo marr\u00ebveshje, q\u00eb ishte arritur nga ish-negociator\u00ebt Borko Stefanoviq dhe Edita Tahiri, \u201cnuk ishte mir\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Ai shtoi se Serbia ishte e gatshme t\u00eb l\u00ebshonte nj\u00eb dokument p\u00ebr hyrje-dalje p\u00ebr &#8220;qytetar\u00ebt e Serbis\u00eb q\u00eb banojn\u00eb n\u00eb Serbin\u00eb qendrore, kur t\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb dhe Metohi, n\u00eb vendkalimin administrativ t\u00eb Prishtin\u00ebs&#8221;, por se kjo nuk do t\u00eb vlente p\u00ebr serb\u00ebt nga Kosova.<\/p>\n<p>\u201cSerb\u00ebt q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb nuk jan\u00eb serb\u00eb q\u00eb, sipas pik\u00ebs tre [t\u00eb Marr\u00ebveshjes p\u00ebr lirin\u00eb e l\u00ebvizjes t\u00eb vitit 2011], udh\u00ebtojn\u00eb transit n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb tret\u00eb. Destinacioni p\u00ebrfundimtar i serb\u00ebve q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb Shqip\u00ebria e Greqia. Destinacioni i fundit \u00ebsht\u00eb pragu i sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb tyre\u201d.<\/p>\n<p>Propozimi i dyt\u00eb i Serbis\u00eb, tha Petkoviq, lidhej me targat.<\/p>\n<p>\u201cPropozimi \u00ebsht\u00eb q\u00eb t&#8217;i p\u00ebrmbahemi s\u00ebrish marr\u00ebveshjes s\u00eb vitit 2011\u201d, tha Petkoviq, duke deklaruar se nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb parasheh kalimin n\u00eb targa RKS dhe kufizime n\u00eb targat KS , duke akuzuar s\u00ebrish Borko Stefanoviqin p\u00ebr nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cPor, ne kemi propozuar q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb pronar\u00ebt e automjeteve q\u00eb kan\u00eb targa KM t\u00eb riregjistrohen me targa KS. Kurti ka refuzuar k\u00ebt\u00eb kategorikisht\u201d, tha Petkoviq.<\/p>\n<p>\u201cKemi ofruar dy zgjidhje, kemi qen\u00eb shum\u00eb konstruktiv\u00eb, kemi dashur t\u00eb gjejm\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb nga kjo kriz\u00eb, t&#8217;i p\u00ebrmbahemi t\u00eb gjitha marr\u00ebveshjeve dhe t\u00eb shohim se si t&#8217;i zgjidhim \u00e7\u00ebshtjet e tjera t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb at\u00eb m\u00ebnyr\u00eb. Kurti i refuzoi t\u00eb gjitha&#8221;, shtoi ai.<\/p>\n<p>N\u00eb pyetjen se \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb ndodh\u00eb tani, Petkoviq tha se nga sot &#8220;do t\u00eb fillojn\u00eb bisedimet me t\u00eb gjith\u00eb, me \u00e7do person, zyrtar t\u00eb lart\u00eb, p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb disa prej vendeve t\u00eb fuqishme, me t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb mund t\u00eb na ndihmojn\u00eb t\u00eb arrijm\u00eb paqen dhe stabilitetin. Dje i p\u00ebrfunduam bisedimet pa zgjidhje, nuk jam optimist, por do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb gjith\u00e7ka mundemi&#8221;.<\/p>\n<p>Petkoviq ka se ka nisur nj\u00eb \u201cgar\u00eb me koh\u00ebn, p\u00ebr t\u00eb gjetur zgjidhje para 1 shtatorit\u201d.<\/p>\n<h4><strong>Bisedimet pa marr\u00ebveshje<\/strong><\/h4>\n<p>Kryeministri i Kosov\u00ebs, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbis\u00eb, Aleksandar Vu\u00e7iq, kan\u00eb zhvilluar rundet e reja t\u00eb bisedimeve me nd\u00ebrmjet\u00ebsimin e Bashkimit Evropian. Por, takimet e 18 gushtit n\u00eb Bruksel, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb dialogut, nuk prodhuan asnj\u00eb marr\u00ebveshje.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, nga BE-ja than\u00eb se pal\u00ebt do t\u00eb vazhdojn\u00eb dialogun p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e targave dhe dokumenteve serbe, q\u00eb rrit\u00ebn tensionet n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs m\u00eb 31 korrik dhe 1 gusht.<\/p>\n<p>Petkoviq tha se nj\u00eb adresim i presidentit t\u00eb Serbis\u00eb, Aleksandar Vu\u00e7iq, i parapar\u00eb t\u00eb mbahej sot, \u00ebsht\u00eb shtyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb diel\u00ebn.<\/p>\n<p>Ai shtoi se Serbia \u00ebsht\u00eb duke e b\u00ebr\u00eb t\u00eb pamundur\u00ebn p\u00ebr t\u00eb gjetur nj\u00eb zgjidhje kompromisi.<\/p>\n<p>\u201cPresidenti e shtyu fjalimin e tij sepse nuk mund t\u00eb pajtohet me faktin se nuk kemi zgjidhje&#8230; Sepse nuk mund t\u00eb pajtohet me faktin se ne kemi konflikte n\u00eb Kosov\u00eb dhe Metohi dhe prandaj, gjith\u00eb dit\u00ebs s\u00eb djeshme, por edhe m\u00ebngjesin e sot\u00ebm, ai po punon p\u00ebr gjetjen e nj\u00eb zgjidhjeje. Presidenti Vu\u00e7iq t\u00eb diel\u00ebn do t\u00eb flas\u00eb p\u00ebr gjith\u00e7ka, p\u00ebr dialogun, p\u00ebr detajet, p\u00ebr propozimet, se si \u00ebsht\u00eb sjell\u00eb [kryeministri i Kosov\u00ebs, Albin] Kurti, si dhe \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb p\u00ebr t\u00eb ruajtur paqen dhe stabilitetin, p\u00ebr t\u00eb ruajtur jet\u00ebn e popullit ton\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb&#8221;, tha Petkoviq.<\/p>\n<p>T\u00eb diel\u00ebn pritet edhe takimi i Vu\u00e7iqit me p\u00ebrfaq\u00ebsuesit serb\u00eb nga Kosova.<\/p>\n<p>Rundi i ri i dialogut u mbajt tri jav\u00eb pasi serb\u00ebt lokal\u00eb bllokuan rrug\u00ebt q\u00eb \u00e7ojn\u00eb n\u00eb dy pik\u00ebkalimet kufitare &#8211; Jarinj\u00eb dhe B\u00ebrnjak &#8211; q\u00eb lidhin Kosov\u00ebn dhe Serbin\u00eb, n\u00eb shenj\u00eb pak\u00ebnaq\u00ebsie me dy vendimet e Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr targat dhe dokumentet serbe.<\/p>\n<p>Barrikadat u hoq\u00ebn pasditen e 1 gushtit dhe Kosova shtyu zbatimin e vendimeve deri m\u00eb 1 shtator.<\/p>\n<p>Vendimi i par\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me l\u00ebshimin e nj\u00eb dokumenti p\u00ebr hyrje-dalje p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb shtetasit e Serbis\u00eb, me t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb. Serbia e aplikon k\u00ebt\u00eb mas\u00eb ndaj shtetasve t\u00eb Kosov\u00ebs qe 11 vjet.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, vendimi i dyt\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me riregjistrimin e makinave me targa t\u00eb l\u00ebshuara nga Serbia. Kosova i konsideron joligjore targat me akronime t\u00eb qyteteve t\u00eb Kosov\u00ebs t\u00eb tilla si UR, PZ, KM e t\u00eb ngjashme.<\/p>\n<p>Shefi i diplomacis\u00eb s\u00eb BE-s\u00eb, Josep Borrell, tha se takimet e 18 gushtit nuk ishin takime normale t\u00eb dialogut, por &#8220;takime p\u00ebr menaxhimin e kriz\u00ebs&#8221;.<\/p>\n<p>Ai tha se BE-ja dhe pal\u00ebt do t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb punojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb arritur nj\u00eb zgjidhje p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e targave e dokumenteve, por edhe p\u00ebr p\u00ebrparimin drejt arritjes s\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshjeje gjithp\u00ebrfshir\u00ebse p\u00ebr normalizimin e raporteve.<\/p>\n<p>Por, Kosova dhe Serbia kan\u00eb dallim edhe sa i p\u00ebrket epilogut t\u00eb dialogut. P\u00ebrderisa, Prishtina insiston q\u00eb marr\u00ebveshja finale t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb edhe njohjen reciproke, Serbia k\u00ebrkon nj\u00eb zgjidhje kompromisi. \/REL<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb rundin e dialogut n\u00eb Bruksel, Serbia ka prezantuar propozime p\u00ebr zgjidhjen e \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb targave dhe dokumenteve serbe para 1 shtatorit, por ato nuk jan\u00eb pranuar nga Kosova. K\u00ebshtu deklaroi m\u00eb 19 gusht, shefi i Zyr\u00ebs p\u00ebr Kosov\u00ebn n\u00eb Qeverin\u00eb serbe, Petar Petkoviq, gjat\u00eb nj\u00eb konference p\u00ebr media t\u00eb mbajtur n\u00eb Beograd. Sipas tij, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":687566,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[21,317],"tags":[],"class_list":["post-687562","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","category-rajon"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/687562","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=687562"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/687562\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/687566"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=687562"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=687562"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=687562"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}