{"id":688053,"date":"2022-08-20T11:45:16","date_gmt":"2022-08-20T09:45:16","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=688053"},"modified":"2022-08-20T11:48:02","modified_gmt":"2022-08-20T09:48:02","slug":"deklaratat-e-kurtit-per-pershkallezim-te-situates-investitori-austriak-ne-kosove-shprehet-i-shqetesuar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/ekonomi\/deklaratat-e-kurtit-per-pershkallezim-te-situates-investitori-austriak-ne-kosove-shprehet-i-shqetesuar\/","title":{"rendered":"Deklaratat e Kurtit p\u00ebr p\u00ebrshkall\u00ebzim t\u00eb situat\u00ebs, investitori austriak n\u00eb Kosov\u00eb shprehet i shqet\u00ebsuar"},"content":{"rendered":"<p><strong>\u00c7do situat\u00eb e cila mund t\u00eb ndikoj\u00eb n\u00eb sigurin\u00eb e nj\u00eb rajoni, do t\u00eb ndikoj\u00eb edhe n\u00eb strategjin\u00eb e nj\u00eb investitori, thot\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb, Manfred Brandner, investitor austriak n\u00eb Kosov\u00eb. Nd\u00ebrkaq, nga organizatat q\u00eb merren me ekonomi thon\u00eb se \u00e7do cenim i siguris\u00eb do t\u00eb largoj\u00eb investitor\u00ebt nga Kosova.<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb fillim t\u00eb muajit gusht, kryeministri i Kosov\u00ebs, Albin Kurti, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb ka deklaruar se ka pasur mund\u00ebsi q\u00eb tensionet m\u00eb 31 korrik dhe 1 gusht n\u00eb veri t\u00eb vendit t\u00eb p\u00ebrshkall\u00ebzoheshin n\u00eb konflikt t\u00eb armatosur.<\/p>\n<p>Ai po ashtu \u00ebsht\u00eb shprehur se vazhdon t\u00eb mendoj\u00eb se situata mund t\u00eb p\u00ebrshkall\u00ebzohet. Deklarata si kjo, Kurti ka dh\u00ebn\u00eb edhe n\u00eb disa media tjera nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Brandner, drejtor i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i kompanis\u00eb \u201cBit Media\u201d \u2013 an\u00ebtare e \u201cEEE group\u201d [e-edukimi, e-zgjidhje, e-qeverisje, me seli n\u00eb Austri], erdhi n\u00eb Kosov\u00eb 11 vjet m\u00eb par\u00eb p\u00ebr t\u00eb investuar me firm\u00ebn e tij n\u00eb fush\u00ebn e teknologjis\u00eb, p\u00ebrkat\u00ebsisht informatik\u00ebs.<\/p>\n<p>Ai thot\u00eb se lajmet e tilla p\u00ebr p\u00ebrshkall\u00ebzim t\u00eb mundsh\u00ebm t\u00eb situat\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb, q\u00eb qarkullojn\u00eb n\u00eb media, jan\u00eb shqet\u00ebsuese p\u00ebr t\u00eb si investitor nd\u00ebrkomb\u00ebtar n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>\u201c\u00c7do konflikt n\u00eb mes vendeve \u00ebsht\u00eb shqet\u00ebsuese apo ndoshta edhe di\u00e7ka q\u00eb t\u00eb shtyn n\u00eb vendimin p\u00ebr shtyrjen e investimeve apo p\u00ebrfshirjes n\u00eb ato. Por, p\u00ebr momentin ne ende jemi pozitiv p\u00ebr situat\u00ebn dhe po vazhdojm\u00eb me investimet tona\u201d, thot\u00eb Brandner.<\/p>\n<p>Brandner n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb muaj m\u00eb par\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb kishte deklaruar se ka plane q\u00eb t\u00eb zgjeroj\u00eb biznesin e tij n\u00eb Kosov\u00eb. Por, tani ai thot\u00eb se n\u00ebse situata b\u00ebhet m\u00eb e nd\u00ebrlikuar, at\u00ebher\u00eb \u201cpatjet\u00ebr duhet t\u2019i vler\u00ebsojm\u00eb apo t\u2019i mendojm\u00eb strategjit\u00eb ekzistuese p\u00ebr Kosov\u00ebn\u201d.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, deklaratat p\u00ebr nj\u00eb konflikt t\u00eb mundsh\u00ebm mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, sipas drejtorit ekzekutiv i K\u00ebshillit t\u00eb Investitor\u00ebve Evropian\u00eb, Emrush Ujkani, nuk mund t\u00eb kalojn\u00eb pa l\u00ebn\u00eb gjurm\u00eb tek investitor\u00ebt potencial\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb problem politik q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me shtetin fqinj. Derisa kemi k\u00ebt\u00eb, ai [problem] gjithmon\u00eb gjeneron situata t\u00eb tilla q\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb pasoja q\u00eb ndikojn\u00eb investitor\u00ebt, edhe ata prezent\u00eb edhe ata potencial\u00eb\u201d, thot\u00eb Ujkani p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>Nga takimet q\u00eb Ujkani ka pasur gjat\u00eb k\u00ebtyre dit\u00ebve me investitor\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb q\u00eb jan\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, ai thot\u00eb se nuk ka pasur ndonj\u00eb shqet\u00ebsim, por n\u00ebse nj\u00eb rit\u00ebm i till\u00eb do t\u00eb vazhdoj\u00eb, sipas tij, \u201cmund t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb situat\u00eb tjet\u00ebr\u201d.<\/p>\n<p>Themelues t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Investitor\u00ebve Evropian\u00eb jan\u00eb investitor\u00ebt nga vendet an\u00ebtare t\u00eb Bashkimit Evropian dhe vendet e EFTA-s.<\/p>\n<p>Shtetet an\u00ebtare t\u00eb EFTA-s jan\u00eb Islanda, Zvicra, Norvegjia dhe Lihtenshtajni.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb k\u00ebrkon nj\u00eb investitor nga Kosova?<\/strong><\/p>\n<p>Drejtori ekzekutiv i Od\u00ebs Ekonomike Amerikane n\u00eb Prishtin\u00eb, Arian Zeka, thot\u00eb se siguria fizike, krahas siguris\u00eb juridike, \u00ebsht\u00eb nj\u00ebri prej elementeve m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb ndikon n\u00eb vendimmarrjen e investitorit p\u00ebr t\u00eb shtrir\u00eb operacionet n\u00eb nj\u00eb shtet apo treg t\u00eb ri.<\/p>\n<p>\u201cDeklaratat e tilla p\u00ebr cenim t\u00eb siguris\u00eb natyrisht ndikojn\u00eb tek investitor\u00ebt potencial\u00eb dhe si t\u00eb tilla, ata [investitor\u00ebt], mund t\u2019i shmangen investimeve n\u00eb Kosov\u00eb\u201d, thot\u00eb Zeka.<\/p>\n<p>Ai shton se \u00ebsht\u00eb koh\u00eb e shkurt\u00ebr t\u00eb dihet n\u00ebse nj\u00eb investitor potencial mund t\u00eb ket\u00eb hequr dor\u00eb nga investimi p\u00ebr shkak t\u00eb deklaratave t\u00eb tilla. Por, paq\u00ebndrueshm\u00ebria politike, sipas tij, n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn mund t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb tregues se ka ndikuar n\u00eb t\u00ebrheqjen e investimeve t\u00eb huaja.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2007, nj\u00eb vit para shpalljes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, investimet e huaja ishin 440.7 milion\u00eb euro, por t\u00eb cilat nd\u00ebr vite kishin r\u00ebn\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Krizat politike dhe r\u00ebnia e investimeve t\u00eb huaja<\/strong><\/p>\n<p>R\u00ebnia m\u00eb e madhe e investimeve t\u00eb huaja ishte sh\u00ebnuar n\u00eb vitin 2014, kur Kosova ishte p\u00ebrball\u00eb me nj\u00eb kriz\u00eb politike.<\/p>\n<p>Kjo kriz\u00eb politike, sipas Od\u00ebs Ekonomike Amerikane, mund t\u00eb ken\u00eb ndikuar n\u00eb ardhjen e investitor\u00ebve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb.<\/p>\n<p>Qysh n\u00eb fillim t\u00eb vitit 2014, institucionet e Kosov\u00ebs ishin p\u00ebrballur me v\u00ebshtir\u00ebsi t\u00eb funksionimit.<\/p>\n<p>Qeveria e koalicionit t\u00eb at\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga Partia Demokratike e Kosov\u00ebs dhe Aleanca Kosovare e Re, kishte humbur p\u00ebrkrahjen e shumic\u00ebs n\u00eb Kuvend. Kjo b\u00ebri q\u00eb vendi t\u00eb shkonte n\u00eb zgjedhje t\u00eb parakohshme.<\/p>\n<p>Nga zgjedhjet e mbajtura m\u00eb 8 qershor t\u00eb vitit 2014 fituese doli PDK-ja.<\/p>\n<p>Por, lider\u00ebt e partive opozitare t\u00eb asaj kohe, Isa Mustafa nga Lidhja Demokratike e Kosov\u00ebs, Ramush Haradinaj nga Aleanca p\u00ebr Ardhm\u00ebrin\u00eb e Kosov\u00ebs dhe Fatmir Limaj nga partia Nisma (m\u00eb von\u00eb Nisma Socialdemokrate), vendos\u00ebn q\u00eb t\u00eb formonin nj\u00eb koalicion me pretendimin q\u00eb ta l\u00ebn\u00eb n\u00eb opozit\u00eb, partin\u00eb fituese t\u00eb zgjedhjeve, PDK-n\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, at\u00ebbot\u00eb PDK-ja insistonte se vet\u00ebm ajo kishte t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb propozonte kryetarin e Kuvendit si parti fituese, kurse blloku LDK, AAK dhe Nisma pretendonte se kishte krijuar grupin m\u00eb t\u00eb madh parlamentar, andaj edhe synonte ta nominonte p\u00ebr kryetar Kuvendi, Isa Mustaf\u00ebn.<\/p>\n<p>Zgjidhja e gjith\u00eb k\u00ebsaj situat\u00eb kishte marr\u00eb gjasht\u00eb muaj.<\/p>\n<p>Institucione u formuan n\u00eb baz\u00eb t\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshjeje t\u00eb arritur p\u00ebr bashk\u00ebqeverisje nd\u00ebrmjet PDK-s\u00eb dhe LDK-s\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Rukiqi: Investitor\u00ebt potencial\u00eb, t\u00eb shqet\u00ebsuar nga deklaratat p\u00ebr konflikt e luft\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Edhe ish-kryetari i Od\u00ebs Ekonomike t\u00eb Kosov\u00ebs, Berat Rukiqi n\u00eb nj\u00eb postim n\u00eb rrjetin social Facebbok, ka shkruar se p\u00ebrhapja e lajmeve n\u00eb mediat nd\u00ebrkomb\u00ebtare, se n\u00eb Kosov\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb luft\u00eb, nuk i sjell asnj\u00eb dobi Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas tij, kompani t\u00eb interesuar p\u00ebr investime n\u00eb Kosov\u00eb, n\u00eb mesin e tyre edhe nj\u00eb amerikane e cila planifikon q\u00eb n\u00eb muajt n\u00eb vijim t\u00eb hap nj\u00eb deg\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, jan\u00eb shqet\u00ebsuar me lajmet q\u00eb kan\u00eb lexuar.<\/p>\n<p>\u201cKosova edhe pa k\u00ebto deklarata, ka nj\u00eb imazh t\u00eb vendit t\u00eb konfliktit dhe t\u00eb rrezikut t\u00eb lart\u00eb politik, gj\u00eb q\u00eb ka frik\u00ebsuar shum\u00eb kompani t\u00eb investojn\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb. Nuk \u00ebsht\u00eb e dobishme q\u00eb tani ta ushqejm\u00eb edhe me tutje k\u00ebt\u00eb perceptim\u201d, ka shkruar Rukiqi.<\/p>\n<p>Investimet e huaja nga p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb organizatave ekonomike konsiderohen m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishmet n\u00eb zhvillimin ekonomik dhe gjenerim t\u00eb vendeve t\u00eb pun\u00ebs.<\/p>\n<p>Agjencia p\u00ebr Investime dhe P\u00ebrkrahjen e Nd\u00ebrmarrjeve n\u00eb Kosov\u00eb (KIESA) \u00ebsht\u00eb agjenci shtet\u00ebrore mandati i s\u00eb cil\u00ebs \u00ebsht\u00eb t\u00eb promovoj\u00eb dhe mb\u00ebshtes\u00eb investimet e huaja.<\/p>\n<p>Zef Dedaj, z\u00ebvend\u00ebsues i drejtorit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb KIESA, nuk i \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb Radios Evropa e Lir\u00eb p\u00ebr koment ndaj deklaratave t\u00eb kryeministri Kurti dhe efekteve q\u00eb mund t\u00eb ken\u00eb tek investitor\u00ebt potencial\u00eb.<\/p>\n<p>Niveli i investimeve t\u00eb huaja n\u00eb nga muaji janar deri n\u00eb prill t\u00eb k\u00ebtij viti, sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Bank\u00ebs Qendrore t\u00eb Kosov\u00ebs, \u00ebsht\u00eb mbi 170 milion\u00eb euro, derisa n\u00eb vitin 2021 investimet e huaja ishin n\u00eb vler\u00eb mbi 400 milion\u00eb eurosh.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr vite investimet e huaja kan\u00eb sh\u00ebnuar r\u00ebnie.<\/p>\n<p>Si arsye p\u00ebr munges\u00eb investimesh, p\u00ebrve\u00e7 jostabilitetit politik, jan\u00eb p\u00ebrmendur shpesh edhe infrastrukturat e komplikuara ligjore dhe pasiguria energjetike.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb raport t\u00eb Departamentit amerikan t\u00eb Shtetit t\u00eb publikuar n\u00eb vitin 2020 p\u00ebr Klim\u00ebn e Investimeve, \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb se \u201cnj\u00eb nga problemet q\u00eb e pengon shkuarjen e investitor\u00ebve t\u00eb huaj n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb furnizimi jo i besuesh\u00ebm me energji\u201d.<\/p>\n<p>Kosova vazhdon t\u00eb p\u00ebrballet me furnizim t\u00eb paq\u00ebndruesh\u00ebm energjetik.<\/p>\n<p>Korrupsioni \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmendur, gjithashtu, si penges\u00eb n\u00eb raportet e Bank\u00ebs Bot\u00ebrore p\u00ebr t\u00eb b\u00ebrit biznes.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, n\u00eb raportin e sivjetm\u00eb t\u00eb organizat\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare, Transparency Internationl, t\u00eb publikuar n\u00eb janar, \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb se Kosova ka sh\u00ebnuar p\u00ebrparim t\u00eb leht\u00eb n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit, por mbetet n\u00eb mesin e vendeve q\u00eb kan\u00eb nivel t\u00eb lart\u00eb t\u00eb korrupsionit.<\/p>\n<p><strong>Investimet n\u00eb patundshm\u00ebri<\/strong><\/p>\n<p>Niveli me i lart\u00eb i investimeve t\u00eb huaja nga viti 2007 deri n\u00eb vitin 2009 ishte n\u00eb aktivitete financiare dhe t\u00eb sigurimit. Pas vitit 2009 deri n\u00eb vitin 2021, niveli m\u00eb i lart\u00eb i investimeve t\u00eb huaja n\u00eb Kosov\u00eb jan\u00eb n\u00eb sektorin e patundshm\u00ebrive.<\/p>\n<p>Sipas Bank\u00ebs Qendrore t\u00eb Kosov\u00ebs, niveli i investimeve n\u00eb patundshm\u00ebri b\u00ebhet nga diaspora e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Kryeministri i Kosov\u00ebs, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbis\u00eb, Aleksandar Vu\u00e7iq, kan\u00eb zhvilluar rundet e reja t\u00eb bisedimeve me nd\u00ebrmjet\u00ebsimin e Bashkimit Evropian. Por, takimet e 18 gushtit n\u00eb Bruksel, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb dialogut, nuk prodhuan asnj\u00eb marr\u00ebveshje.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, nga BE-ja than\u00eb se pal\u00ebt do t\u00eb vazhdojn\u00eb dialogun p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e targave dhe dokumenteve serbe, q\u00eb rrit\u00ebn tensionet n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs m\u00eb 31 korrik dhe 1 gusht, pasi serb\u00ebt lokal\u00eb bllokuan rrug\u00ebt q\u00eb \u00e7ojn\u00eb n\u00eb dy pik\u00ebkalimet kufitare \u2013 Jarinj\u00eb dhe B\u00ebrnjak \u2013 q\u00eb lidhin Kosov\u00ebn dhe Serbin\u00eb, n\u00eb shenj\u00eb pak\u00ebnaq\u00ebsie me dy vendimet e Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>M\u00eb 19 gusht, shefi i Zyr\u00ebs p\u00ebr Kosov\u00ebn n\u00eb Qeverin\u00eb serbe, Petar Petkoviq, gjat\u00eb nj\u00eb konference p\u00ebr media t\u00eb mbajtur n\u00eb Beograd, tha se Serbia ka prezantuar propozime p\u00ebr zgjidhjen e \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb targave dhe dokumenteve serbe para 1 shtatorit, por ato nuk jan\u00eb pranuar nga Kosova.<\/p>\n<p>Damir Marushiq, bashk\u00ebpun\u00ebtor i lart\u00eb i Qendr\u00ebs Evropiane t\u00eb K\u00ebshillit Atlantik nga Uashingtoni, mendon se lider\u00ebt e Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb mund t\u00eb jen\u00eb duke kontribuar n\u00eb rritjen e tensioneve, p\u00ebr t\u00eb shtyr\u00eb p\u00ebrpara arritjen e nj\u00eb marr\u00ebveshjeje finale mes dy shteteve.<\/p>\n<p>Sipas tij, diplomacia q\u00eb inkurajon tensione, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb loj\u00eb e rrezikshme n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb me tensione n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u00c7do situat\u00eb e cila mund t\u00eb ndikoj\u00eb n\u00eb sigurin\u00eb e nj\u00eb rajoni, do t\u00eb ndikoj\u00eb edhe n\u00eb strategjin\u00eb e nj\u00eb investitori, thot\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb, Manfred Brandner, investitor austriak n\u00eb Kosov\u00eb. Nd\u00ebrkaq, nga organizatat q\u00eb merren me ekonomi thon\u00eb se \u00e7do cenim i siguris\u00eb do t\u00eb largoj\u00eb investitor\u00ebt nga Kosova. N\u00eb fillim t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":688065,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[140],"tags":[],"class_list":["post-688053","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-ekonomi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/688053","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=688053"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/688053\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/688065"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=688053"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=688053"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=688053"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}