{"id":689310,"date":"2022-08-23T08:07:47","date_gmt":"2022-08-23T06:07:47","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=689310"},"modified":"2022-08-23T08:07:47","modified_gmt":"2022-08-23T06:07:47","slug":"shumice-e-re-apo-zgjedhje-te-reja-ne-mal-te-zi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/rajon\/shumice-e-re-apo-zgjedhje-te-reja-ne-mal-te-zi\/","title":{"rendered":"Shumic\u00eb e re apo zgjedhje t\u00eb reja n\u00eb Mal t\u00eb Zi"},"content":{"rendered":"<p><strong>Pas votimit t\u00eb mosbesimit ndaj Qeveris\u00eb s\u00eb kryeministrit Dritan Abazoviq n\u00eb Mal t\u00eb Zi, disa subjekte politike k\u00ebrkojn\u00eb mbajtjen e zgjedhjeve t\u00eb jasht\u00ebzakonshme parlamentare, nd\u00ebrsa t\u00eb tjera shqyrtojn\u00eb formimin e Qeveris\u00eb s\u00eb re.<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit ka disa opsione &#8211; nga nj\u00eb qeveri partiake me nj\u00eb program konkret politik deri te nj\u00eb qeveri kalimtare, detyr\u00eb e s\u00eb cil\u00ebs do t\u00eb ishte organizimi i zgjedhjeve.<\/p>\n<p>Formimi i nj\u00eb qeverie t\u00eb re \u00ebsht\u00eb opsion m\u00eb real se zgjedhjet e reja, ndon\u00ebse t\u00eb gjitha kombinimet q\u00eb aktualisht jan\u00eb n\u00eb loj\u00eb, duken t\u00eb v\u00ebshtira p\u00ebr t\u2019u arritur, thot\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb aktivisti dhe kolumnisti malazez, Stefan Gjukiq.<\/p>\n<p>\u201cM\u00eb reale \u00ebsht\u00eb t\u00eb formohet nj\u00eb qeveri e re, sado e pamundur t\u00eb duket tani\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>M\u00eb 20 gusht, Kuvendi i Malit t\u00eb Zi ka votuar mocionin e mosbesimit kund\u00ebr Qeveris\u00eb s\u00eb Abazoviqit.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb mocion kan\u00eb votuar 50 nga gjithsejt\u00eb 81 deputet\u00ebt.<\/p>\n<p>Qeveria e Abazoviqit do t\u00eb funksionoj\u00eb me mandat teknik deri n\u00eb zgjedhjen e Qeveris\u00eb s\u00eb re.<\/p>\n<p><strong>Kush me k\u00eb do t\u00eb formonte Qeverin\u00eb e re?<\/strong><\/p>\n<p>Partia Demokratike e Socialist\u00ebve (DPS) e Millo Gjukanoviqit, e cila ka iniciuar r\u00ebnien e Qeveris\u00eb s\u00eb Abazoviqit, ka k\u00ebrkuar arritjen e nj\u00eb marr\u00ebveshjeje p\u00ebr organizimin e zgjedhjeve t\u00eb jasht\u00ebzakonshme parlamentare.<\/p>\n<p>\u201cPas dy eksperimenteve t\u00eb k\u00ebqija nga viti 2020 [Qeveria e ekspert\u00ebve dhe Qeveria e pakic\u00ebs], do t\u00eb duhet t\u00eb biem dakord se kush do t\u2019i p\u00ebrgatis\u00eb k\u00ebto zgjedhje, p\u00ebr t\u00eb siguruar p\u00ebrfundimisht nj\u00eb qeveri evropiane\u201d, kan\u00eb th\u00ebn\u00eb nga DPS-ja, duke shtuar se jan\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb dialog konstruktiv me t\u00eb gjitha partit\u00eb parlamentare.<\/p>\n<p>Fronti Demokratik pro-serb (DF) pret q\u00eb partit\u00eb e shumic\u00ebs parlamentare, t\u00eb dala nga zgjedhjet e gushtit 2020, t\u00eb arrijn\u00eb marr\u00ebveshje p\u00ebr formimin e Qeveris\u00eb s\u00eb re.<\/p>\n<p>Shumica e at\u00ebhershme parlamentare \u00ebsht\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga partit\u00eb e mbledhura rreth DF-s\u00eb, Demokrat\u00ebt e Aleksa Be\u00e7iqit, L\u00ebvizja Qytetare URA e Abazoviqit dhe Partia Popullore Socialiste (SNP).<\/p>\n<p>Ata kan\u00eb mposhtur DPS-n\u00eb vet\u00ebm me nj\u00eb mandat m\u00eb shum\u00eb n\u00eb Kuvend, duke formuar Qeverin\u00eb e udh\u00ebhequr nga Zdravko Krivokapiq n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2020.<\/p>\n<p>Kjo Qeveri ka funksionuar deri n\u00eb shkurt t\u00eb k\u00ebtij viti, kur \u00ebsht\u00eb rr\u00ebzuar me iniciativ\u00ebn e z\u00ebvend\u00ebskryeministrit t\u00eb at\u00ebhersh\u00ebm, Dritan Abazoviq.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, midis URA-s dhe SNP-s\u00eb n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb dhe Demokrat\u00ebve n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb hapur nj\u00eb konflikt i ashp\u00ebr politik, p\u00ebr shkak se Demokrat\u00ebt kan\u00eb votuar p\u00ebr r\u00ebnien e Qeveris\u00eb s\u00eb Abazoviqit.<\/p>\n<p>Para votimit t\u00eb mosbesimit n\u00eb Kuvend, Abazoviq ka porositur ish-partner\u00ebt e tij q\u00eb \u201ct\u00eb mos e th\u00ebrrasin n\u00eb tryez\u00ebn e bisedimeve\u201d pas p\u00ebrmbysjes s\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb tij.<\/p>\n<p>N\u00eb opinion jan\u00eb publikuar nj\u00eb s\u00ebr\u00eb komunikatash, p\u00ebrmes t\u00eb cilave k\u00ebto parti akuzojn\u00eb nj\u00ebra-tjetr\u00ebn p\u00ebr tradhti, p\u00ebr bashk\u00ebpunim me DPS-n\u00eb dhe hedhin posht\u00eb mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb r\u00ebn\u00eb dakord p\u00ebr krijimin e nj\u00eb qeverie t\u00eb re.<\/p>\n<p>Partit\u00eb m\u00eb t\u00eb vogla parlamentare, n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, k\u00ebrkojn\u00eb marr\u00ebveshje urgjente p\u00ebr dat\u00ebn e zgjedhjeve dhe p\u00ebr Qeverin\u00eb q\u00eb do t\u2019i p\u00ebrgatiste ato.<\/p>\n<p><strong>Qeveria kalimtare si opsion<\/strong><\/p>\n<p>Kryetari i Shoqat\u00ebs s\u00eb Avokat\u00ebve t\u00eb Malit t\u00eb Zi, Branisllav Radulloviq, thot\u00eb se pas r\u00ebnies s\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Abazoviqit, n\u00eb tavolin\u00eb jan\u00eb dy opsione t\u00eb mundshme &#8211; q\u00eb Qeveria e Abazoviqit t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb funksionoj\u00eb me mandat teknik deri n\u00eb zgjedhjet e reja ose t\u00eb formohet nj\u00eb qeveri kalimtare.<\/p>\n<p>\u201cShtrohet pyetja n\u00ebse shumica parlamentare q\u00eb ka votuar mosbesimin ndaj Qeveris\u00eb ekzistuese do t\u00eb lejoj\u00eb q\u00eb mandatari me mandat teknik dhe z\u00ebvend\u00ebskryeministri nga ky pozicion t\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb zgjedhje&#8230; apo do t\u00eb pranojn\u00eb t\u00eb formojn\u00eb nj\u00eb qeveri neutrale, e cila do t\u00eb mund\u00ebsonte q\u00eb t\u00eb gjitha subjektet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb barabarta n\u00eb procesin zgjedhor\u201d, thot\u00eb Radulloviq.<\/p>\n<p>Qeveria e Abazoviqit \u00ebsht\u00eb rr\u00ebzuar nga DPS-ja e Gjukanoviqit, Demokrat\u00ebt opozitar\u00eb t\u00eb Aleksa Be\u00e7iqit, disa parti m\u00eb t\u00eb vogla qytetare dhe disa parti t\u00eb pakicave.<\/p>\n<p>Radulloviq thot\u00eb se qeveria teknike me siguri do t\u00eb kishte mb\u00ebshtetjen e dy t\u00eb tretave t\u00eb deputet\u00ebve, por nuk do t\u00eb p\u00ebrfshinte lider\u00ebt e partive.<\/p>\n<p>\u201cAjo qeveri nuk do t\u00eb ishte nj\u00eb qeveri klasike, programore. T\u00eb gjitha partit\u00eb do t\u00eb delegonin n\u00eb t\u00eb nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb caktuar ministrash, teknokrat\u00eb partiak\u00eb, me kryeminist\u00ebr neutral. Ajo qeveri do ta mbante sistemin funksional, do t\u00eb siguronte neutralitetin e zgjedhjeve. Do t\u2019i krijonte kushtet q\u00eb Qeveria e ardhshme t\u00eb jet\u00eb e q\u00ebndrueshme, programore, dhe ta \u00e7oj\u00eb Malin e Zi n\u00eb Bashkimin Evropian\u201d, thot\u00eb Radulloviq.<\/p>\n<p>Mbledhja e shumic\u00ebs s\u00eb vjet\u00ebr n\u00eb Qeverin\u00eb e re nuk \u00ebsht\u00eb reale<br \/>\nGjukiq thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb joreale t\u00eb pritet formimi i nj\u00eb shumice t\u00eb re &#8211; t\u00eb vjet\u00ebr, e cila do t\u00eb p\u00ebrb\u00ebhej nga fituesit e zgjedhjeve t\u00eb gushtit 2020: DF, Demokrat\u00ebt dhe URA.<\/p>\n<p>\u201cUdh\u00ebheq\u00ebsit jan\u00eb shum\u00eb mendjem\u00ebdhenj dhe kjo shihet p\u00ebrmes l\u00ebvizjeve politike hakmarr\u00ebse n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet midis Demokrat\u00ebve dhe URA-s. Fillimisht, URA ka iniciuar largimin e udh\u00ebheq\u00ebsit t\u00eb Demokrat\u00ebve, Aleksa Be\u00e7iq, nga posti i kryetarit t\u00eb Kuvendit, dhe tani Demokrat\u00ebt po hakmerren me mosbesimin ndaj Qeveris\u00eb s\u00eb Abazoviqit\u201d, thot\u00eb Gjukiq.<\/p>\n<p><strong>Partner\u00ebt per\u00ebndimor\u00eb presin zgjidhje t\u00eb kriz\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>Nga t\u00eb gjitha adresat e r\u00ebnd\u00ebsishme nd\u00ebrkomb\u00ebtare jan\u00eb d\u00ebrguar mesazhe p\u00ebr tejkalimin e kriz\u00ebs ekzistuese politike n\u00eb Mal t\u00eb Zi.<\/p>\n<p>Raportuesi i Parlamentit Evropian p\u00ebr Malin e Zi, Tonino Picula, ka th\u00ebn\u00eb se politika malazeze duhet t\u00eb vendos\u00eb n\u00ebse do t\u00eb vazhdoj\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb integrimit evropian apo do t\u00eb b\u00ebhet \u201cmall shpenzues\u201d i interesave ruse dhe serbe n\u00eb rajon.<\/p>\n<p>\u201cQytetar\u00ebt e Malit t\u00eb Zi vazhdojn\u00eb t\u00eb mb\u00ebshtesin qartazi an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb BE, gj\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb marr\u00eb mb\u00ebshtetje n\u00eb zgjedhje&#8230; Nj\u00eb Kuvend dhe nj\u00eb Qeveri e till\u00eb sigurisht se do t\u00eb kishin mb\u00ebshtetjen e Parlamentit Evropian\u201d, ka shkruar Picula n\u00eb Twitter.<\/p>\n<p>Pas r\u00ebnies s\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Abazoviqit, Departamenti amerikan i Shtetit ka th\u00ebn\u00eb se nga Mali i Zi pret q\u00eb t\u00eb formoj\u00eb shpejt nj\u00eb qeveri t\u00eb re ose t\u00eb shpall\u00eb zgjedhje t\u00eb jasht\u00ebzakonshme parlamentare.<\/p>\n<p>I pyetur nga Z\u00ebri i Amerik\u00ebs n\u00ebse Shtetet e Bashkuara do t\u00eb mb\u00ebshtesnin pjes\u00ebmarrjen e DF-s\u00eb n\u00eb nj\u00eb qeveri t\u00eb re t\u00eb mundshme, nj\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs i Departamentit t\u00eb Shtetit ka th\u00ebn\u00eb se Shtetet e Bashkuara nuk e konsiderojn\u00eb DF-n\u00eb partner, sepse ky subjekt \u201cnuk mb\u00ebshtet vlerat evropiane\u201d.\/REL<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pas votimit t\u00eb mosbesimit ndaj Qeveris\u00eb s\u00eb kryeministrit Dritan Abazoviq n\u00eb Mal t\u00eb Zi, disa subjekte politike k\u00ebrkojn\u00eb mbajtjen e zgjedhjeve t\u00eb jasht\u00ebzakonshme parlamentare, nd\u00ebrsa t\u00eb tjera shqyrtojn\u00eb formimin e Qeveris\u00eb s\u00eb re. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit ka disa opsione &#8211; nga nj\u00eb qeveri partiake me nj\u00eb program konkret politik deri te nj\u00eb qeveri kalimtare, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":585007,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[317],"tags":[],"class_list":["post-689310","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-rajon"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/689310","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=689310"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/689310\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/585007"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=689310"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=689310"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=689310"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}