{"id":690032,"date":"2022-08-24T10:50:26","date_gmt":"2022-08-24T08:50:26","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=690032"},"modified":"2022-08-24T14:19:40","modified_gmt":"2022-08-24T12:19:40","slug":"gjashte-muaj-te-rezistences-qendrueshmerise-dhe-vendosmerise-se-ukraines","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/opinione\/gjashte-muaj-te-rezistences-qendrueshmerise-dhe-vendosmerise-se-ukraines\/","title":{"rendered":"Gjasht\u00eb muaj t\u00eb rezistenc\u00ebs, q\u00ebndrueshm\u00ebris\u00eb dhe vendosm\u00ebris\u00eb s\u00eb Ukrain\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: right;\">Autor:<strong> J<\/strong><strong>effrey M. Hovenier<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p><strong>Data 24 gusht sh\u00ebnon 31 vjetorin e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Ukrain\u00ebs. P\u00ebr keqardhje, n\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb gjithashtu b\u00ebhen gjasht\u00eb muaj prej kur qeveria ruse filloi pushtimin e paprovokuar dhe n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb gjer\u00eb t\u00eb Ukrain\u00ebs, sulm ky kaq trondit\u00ebs p\u00ebr bashk\u00ebsin\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare sa u d\u00ebnua plot\u00ebsisht nga Asambleja e P\u00ebrgjithshme e OKB-s\u00eb dhe nxiti dy vende t\u00eb reja t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb aleanc\u00ebn e NATO-s.<\/strong><\/p>\n<p>Ukraina, e sulmuar nga Rusia q\u00eb nga viti 2014, ka gjysm\u00eb viti q\u00eb po iu reziston bombardimeve masive, rrethimeve t\u00eb qyteteve dhe mizorive kund\u00ebr popullit t\u00eb saj. Ukraina po lufton p\u00ebr t\u00eb mbrojtur jo vet\u00ebm demokracin\u00eb e saj, por edhe mbijetes\u00ebn si shtet i pavarur.<\/p>\n<p>Kosova ka reaguar shpejt duke d\u00ebnuar pushtimin e paprovokuar dhe t\u00eb pajustifikuar nga ana e Rusis\u00eb dhe duke shprehur solidaritet t\u00eb plot\u00eb me popullin e Ukrain\u00ebs. Kosova u rreshtua menj\u00ebher\u00eb me sanksionet e SHBA-ve dhe BE-s\u00eb n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb Ukrain\u00ebs. Kosova tregoi zem\u00ebrgjer\u00ebsin\u00eb dhe p\u00ebrkushtimin e saj ndaj demokracis\u00eb duke ua hapur dyert ukrainasve q\u00eb kishin nevoj\u00eb p\u00ebr strehim, p\u00ebrfshir\u00eb edhe gazetar\u00ebve, q\u00eb ata t\u00eb mund t\u00eb vazhdonin t\u00eb p\u00ebrmbushnin rolin e tyre jetik p\u00ebr t\u00eb mbajtur shtypin e Ukrain\u00ebs t\u00eb lir\u00eb dhe t\u00eb pavarur.<\/p>\n<p>Duhet t\u00eb q\u00ebndrojm\u00eb t\u00eb bashkuar n\u00eb mb\u00ebshtetjen p\u00ebr sovranitetin, demokracin\u00eb dhe aspiratat evropiane t\u00eb Ukrain\u00ebs. Agresioni i Rusis\u00eb kund\u00ebr Ukrain\u00ebs \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr ngjarjet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr Evrop\u00ebn q\u00eb nga Lufta e Dyt\u00eb Bot\u00ebrore. Forcat ruse kan\u00eb kryer krime lufte dhe mizori dhe lufta e tyre n\u00eb Ukrain\u00eb do t\u00eb ket\u00eb pasoja negative n\u00eb pasigurin\u00eb ushqimore n\u00eb nivel bot\u00ebror dhe ekonomin\u00eb bot\u00ebrore p\u00ebr vite me radh\u00eb.<\/p>\n<p>Reagimi mbar\u00eb-bot\u00ebror ndaj luft\u00ebs kund\u00ebr Ukrain\u00ebs ka qen\u00eb aq i thell\u00eb dhe i ka prekur aq shum\u00eb njer\u00ebz sepse n\u00eb vazhd\u00ebn e k\u00ebsaj lufte, pothuajse \u00e7do dit\u00eb kemi par\u00eb d\u00ebshmi t\u00eb dhun\u00ebs, shkat\u00ebrrimit, rr\u00ebnimit dhe vdekjes.<\/p>\n<p>Njer\u00ebzit me t\u00eb drejt\u00eb i kan\u00eb pritur me zem\u00ebrim raportet q\u00eb zyrtar\u00ebt rus\u00eb po i mbik\u00ebqyrin t\u00eb ashtuquajturat operacione t\u00eb \u201efiltrimit\u201d, s\u00eb bashku me provat se k\u00ebto forca kan\u00eb marr\u00eb n\u00eb pyetje, ndaluar, zhvendosur ose d\u00ebbuar me forc\u00eb miliona qytetar\u00eb ukrainas, p\u00ebrfshir\u00eb f\u00ebmij\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb i kemi par\u00eb pamjet e pasojave t\u00eb bombave ruse duke i goditur civil\u00ebt e strehuar n\u00eb shkolla, teatro dhe spitale. N\u00eb qytetet si Bucha dhe Irpin, mediat nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe organizatat humanitare kan\u00eb dokumentuar ekzekutime, torturimin e personelit n\u00eb uniform\u00eb dhe civil\u00ebve, kurse n\u00eb qytete t\u00eb t\u00ebra si Mariupoli kan\u00eb par\u00eb shk\u00ebputjen e sh\u00ebrbimeve elementare p\u00ebrderisa po p\u00ebrballeshin me pushtim shkat\u00ebrrues dhe brutal.<\/p>\n<p>Gjithashtu, ka prova se Rusia synon t\u00eb p\u00ebrpiqet t\u00eb aneksoj\u00eb me forc\u00eb territor shtes\u00eb t\u00eb Ukrain\u00ebs, duke shpalosur nj\u00eb variant t\u00eb \u201edoracakut t\u00eb aneksimit\u201d q\u00eb e kemi par\u00eb n\u00eb vitin 2014, duke vendosur p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb paligjsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb aranzhuar referendum t\u00eb kurdisur p\u00ebr t\u2019ju bashkuar Rusis\u00eb. Aneksimi me forc\u00eb do t\u00eb p\u00ebrb\u00ebnte shkelje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb Kart\u00ebs s\u00eb OKB-s\u00eb dhe ne nuk do t\u00eb lejojm\u00eb q\u00eb kjo t\u00eb kaloj\u00eb pa u sfiduar apo pa kosto.<\/p>\n<p>N\u00eb mes t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebsaj vdekjeje dhe shkat\u00ebrrimi, ukrainasit kan\u00eb gjetur strehim n\u00eb bunker\u00ebt n\u00ebntok\u00ebsor\u00eb, duke rrezikuar jet\u00ebn p\u00ebr t\u00eb mbledhur prova t\u00eb mizorive dhe kan\u00eb luftuar, nganj\u00ebher\u00eb nga nj\u00eb rrug\u00eb n\u00eb tjetr\u00ebn, p\u00ebr t\u00eb mbajtur gjall\u00eb popullin, gjuh\u00ebn, lirin\u00eb dhe identitetin e tyre. Q\u00ebndrueshm\u00ebria dhe vendosm\u00ebria e popullit t\u00eb Ukrain\u00ebs e kan\u00eb frym\u00ebzuar bot\u00ebn p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur luft\u00ebn e tij p\u00ebr liri. Forcat e armatosura t\u00eb Ukrain\u00ebs kan\u00eb luftuar trim\u00ebrisht p\u00ebr t\u00eb mbrojtur vlerat q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb i kemi p\u00ebr zem\u00ebr.<\/p>\n<p>Shtetet e Bashkuara po mb\u00ebshtesin nj\u00eb varg hetimesh nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr mizorit\u00eb e kryera n\u00eb Ukrain\u00eb. Kjo p\u00ebrfshin hetimet nga Gjykata Nd\u00ebrkomb\u00ebtare Penale, Kombet e Bashkuara dhe Organizata p\u00ebr Siguri dhe Bashk\u00ebpunim n\u00eb Evrop\u00eb. Shtetet e Bashkuara jan\u00eb t\u00eb gatshme p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur gjykatat vendore n\u00ebp\u00ebr t\u00ebr\u00eb bot\u00ebn q\u00eb kan\u00eb juridiksion mbi individ\u00ebt e akuzuar p\u00ebr kryerjen e krimeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Gjithashtu, do t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u00eb punojm\u00eb me bashk\u00ebsin\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr t\u00eb ndihmuar rind\u00ebrtimin e Ukrain\u00ebs.<\/p>\n<p>Pasojat e luft\u00ebs s\u00eb Rusis\u00eb nuk kufizohen vet\u00ebm n\u00eb Ukrain\u00eb. Agresioni i Rusis\u00eb ka p\u00ebrmbysur tregtin\u00eb globale t\u00eb grurit, duke rrezikuar sigurin\u00eb ushqimore p\u00ebr shum\u00eb popuj. Kriza e tanishme gjithashtu ka p\u00ebrshpejtuar inflacionin dhe ka rritur \u00e7mimet me pakic\u00eb anemban\u00eb bot\u00ebs.<\/p>\n<p>Ukraina \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballur me sulme shkat\u00ebrruese n\u00eb tok\u00ebn bujq\u00ebsore, infrastruktur\u00ebn transportuese dhe depot, duke penguar aft\u00ebsin\u00eb e saj p\u00ebr t\u00eb ushqyer qytetar\u00ebt e saj dhe shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb anemban\u00eb bot\u00ebs. N\u00eb shum\u00eb raste, forcat ruse thjesht i kan\u00eb djegur arat ukrainase. Bujqit ukrainas, q\u00eb dikur shpresonin t\u00eb kishin rekord t\u00eb korrjeve t\u00eb ver\u00ebs, tani p\u00ebrpiqen t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsojn\u00eb pajisjet e vjedhura dhe t\u00eb d\u00ebmtuara dhe luftojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbajtur gjall\u00eb familjet dhe komunitetet e tyre.<\/p>\n<p>Shtetet e Bashkuara vazhdojn\u00eb t\u00eb mb\u00ebshtesin t\u00eb gjitha p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u00eb siguruar q\u00eb prodhimet ushqimore ukrainase arrijn\u00eb n\u00eb tregjet bot\u00ebrore. Do t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u00eb shfryt\u00ebzojm\u00eb forumet si G20 p\u00ebr t\u00eb shtyr\u00eb Rusin\u00eb t\u00eb respektoj\u00eb ujdin\u00eb e arritur rishtazi p\u00ebr t\u00eb lejuar kalimin e d\u00ebrgesave me mallra ushqimore nga portet e Ukrain\u00ebs n\u00eb Detin e Zi. Me sulmin e pacip\u00eb t\u00eb Rusis\u00eb n\u00eb portin e Odes\u00ebs vet\u00ebm 24 or\u00eb pas arritjes s\u00eb k\u00ebsaj ujdie, bashk\u00eb me sulmet e vazhdueshme ndaj infrastruktur\u00ebs transportuese dhe bujq\u00ebsore, presioni nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr t\u00eb zhbllokuar eksportet e mallrave ushqimore ukrainase do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb jet\u00eb thelb\u00ebsor.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht kostos s\u00eb madhe q\u00eb Vladimir Putin i ka shkaktuar Ukrain\u00ebs dhe bot\u00ebs, sanksionet e v\u00ebna nga Shtetet e Bashkuara dhe partner\u00ebt e aleat\u00ebt tan\u00eb kan\u00eb p\u00ebr q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb detyrojn\u00eb Kremlinin t\u00eb nd\u00ebrpres\u00eb dhun\u00ebn dhe po e d\u00ebmtojn\u00eb ekonomin\u00eb e Rusis\u00eb, p\u00ebr \u00e7ka \u00ebsht\u00eb nevojitur nd\u00ebrhyrja e paprecedent\u00eb (dhe e paq\u00ebndrueshme) e Kremlinit p\u00ebr t\u00eb parandaluar d\u00ebme t\u00eb konsiderueshme.<\/p>\n<p>Ekonomist\u00ebt parashikojn\u00eb se, n\u00eb afat m\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, p\u00ebrderisa sanksionet zgjerohen dhe ashp\u00ebrsohen, qeveris\u00eb ruse do t\u2019i mbarojn\u00eb taktikat e zvarritjes dhe populli rus do ta p\u00ebrjetoj\u00eb n\u00eb l\u00ebkur\u00eb t\u00eb vet koston e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb veprimeve t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Provat tashm\u00eb mund t\u00eb shihen nga t\u00eb gjith\u00eb. P\u00ebr muaj me radh\u00eb, Kremlini nuk i raportuar metrikat makroekonomike. P\u00ebrkund\u00ebr pretendimeve t\u00eb Putinit se Rusia \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje m\u00eb t\u00eb mir\u00eb se BE-ja, shifrat e v\u00ebrteta tregojn\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn, meqen\u00ebse ekonomia e Rusis\u00eb \u00ebsht\u00eb zvog\u00ebluar p\u00ebr kat\u00ebr p\u00ebr qind n\u00eb tremujorin e dyt\u00eb t\u00eb vitit 2022, kurse ekonomia e BE-s\u00eb \u00ebsht\u00eb rritur p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn marzh\u00eb. Rusia tashm\u00eb nuk ka arritur t\u00eb paguaj\u00eb dy k\u00ebste t\u00eb borxhit dhe p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb shekull nuk ka arritur t\u00eb paguaj\u00eb borxhin n\u00eb valut\u00eb t\u00eb huaj.<\/p>\n<p>Sanksionet e bashk\u00ebrenditura kan\u00eb ngrir\u00eb m\u00eb shum\u00eb se gjysm\u00ebn e rezervave t\u00eb Bank\u00ebs Qendrore ruse, para k\u00ebto q\u00eb p\u00ebrndryshe Kremlini do t\u2019i p\u00ebrdorte p\u00ebr financimin e makineris\u00eb s\u00eb tij t\u00eb luft\u00ebs. Mungesa e qasjes n\u00eb mallra t\u00eb importuara dhe t\u00eb gatshme, ve\u00e7an\u00ebrisht mallrat me teknologji t\u00eb sofistikuar t\u00eb integruar, ka krijuar pengesa dhe, me kalimin e koh\u00ebs, do t\u00eb d\u00ebmtoj\u00eb m\u00eb shum\u00eb prodhimin, transportin dhe tregtin\u00eb, dhe m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja, prodhimin dhe mir\u00ebmbajtjen e pajisjeve ushtarake.<\/p>\n<p>P\u00ebrderisa sanksionet vazhdojn\u00eb t\u00eb zvog\u00eblojn\u00eb aft\u00ebsit\u00eb luftuese t\u00eb Putinit, forcat ukrainase me sukses po e mbrojn\u00eb vendin e tyre dhe populli ukrainas \u00ebsht\u00eb m\u00eb i bashkuar se kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Prej shkurtit, kur Rusia filloi pushtimin n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb gjer\u00eb, m\u00eb shum\u00eb se 50 shtete i jan\u00eb bashkuar Shteteve t\u00eb Bashkuara p\u00ebr t\u2019i d\u00ebrguar Ukrain\u00ebs ndihm\u00eb n\u00eb aspektin e siguris\u00eb. Bashk\u00ebrisht, po p\u00ebrshpejtojm\u00eb d\u00ebrges\u00ebn e m\u00eb shum\u00eb arm\u00ebve, t\u00eb cilat Ukraina po i p\u00ebrdor me aq efikasitet p\u00ebr tu mbrojtur.<\/p>\n<p>Shtetet e Bashkuara i kan\u00eb zotuar pothuajse 10 miliard\u00eb dollar\u00eb n\u00eb ndihm\u00eb p\u00ebr siguri prej 24 shkurtit kur Rusia filloi luft\u00ebn e paramenduar, t\u00eb paprovokuar dhe brutale kund\u00ebr Ukrain\u00ebs. Kjo p\u00ebrfshin sisteme dhe municion artilerie, automjete t\u00eb blinduara dhe sisteme t\u00eb avancuara t\u00eb mbrojtjes ajrore p\u00ebr Ukrain\u00ebn.<br \/>\nSi rezultat i rezistenc\u00ebs s\u00eb Ukrain\u00ebs, m\u00eb shum\u00eb se 2.6 milion\u00eb t\u00eb zhvendosur jan\u00eb kthyer n\u00eb Ukrain\u00eb \u2013 m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb e treta e atyre q\u00eb ik\u00ebn fillimisht.<\/p>\n<p>Shoq\u00ebria civile ukrainase i ka zgjeruar p\u00ebrpjekjet p\u00ebr reagim humanitar, duke organizuar ndarjen e ndihm\u00ebs dhe rind\u00ebrtimin e komuniteteve. Pun\u00ebtor\u00ebt humanitar\u00eb, shumica e t\u00eb cil\u00ebve jan\u00eb ukrainas, po veprojn\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha 24 qarqet, duke i ndihmuar pothuajse 12 milion\u00eb njer\u00ebz. Shtetet e Bashkuara jan\u00eb krenare p\u00ebr mb\u00ebshtetjen e k\u00ebtyre p\u00ebrpjekjeve q\u00eb vet\u00ebm gjat\u00eb k\u00ebtij viti kan\u00eb arritur shum\u00ebn prej pothuajse 1.2 miliard\u00eb dollar\u00eb p\u00ebr ndihm\u00eb humanitare.<\/p>\n<p>Nga Rruga Kryesore e Majdani n\u00eb Kapitol Hill e deri te Konsiliumi i BE-s\u00eb, mb\u00ebshtetja e gjer\u00eb p\u00ebr Ukrain\u00ebn ka treguar se sulmet e paprovokuara n\u00eb shtetet sovrane e t\u00eb pavarura nuk do t\u00eb kalojn\u00eb pa reagim dhe do t\u00eb ken\u00eb \u00e7mim tep\u00ebr t\u00eb lart\u00eb. Shtetet e Bashkuara dhe aleat\u00ebt e partner\u00ebt e saj n\u00ebp\u00ebr t\u00ebr\u00eb bot\u00ebn, p\u00ebrfshir\u00eb popullin e Kosov\u00ebs, jan\u00eb m\u00eb t\u00eb bashkuar se kurr\u00eb.<\/p>\n<p>Do t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u00eb q\u00ebndrojm\u00eb krah Ukrain\u00ebs dhe t\u00eb p\u00ebrkrahim luft\u00ebn e saj p\u00ebr mbijetes\u00eb p\u00ebrderisa nj\u00ebkoh\u00ebsisht do t\u00eb punojm\u00eb n\u00eb forcimin e siguris\u00eb dhe vlerave demokratike t\u00eb Evrop\u00ebs. Q\u00ebndrojm\u00eb krah Ukrain\u00ebs sepse kufijt\u00eb dhe furnizimet me mall ushqimor nuk jan\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr pazar. Q\u00ebndrojm\u00eb krah Ukrain\u00ebs sepse t\u00eb drejtat e njeriut jan\u00eb t\u00eb pakund\u00ebrshtueshme. Q\u00ebndrojm\u00eb krah Ukrain\u00ebs sepse \u00ebsht\u00eb gj\u00ebja e duhur p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb.<\/p>\n<p>*<em>Autori \u00ebsht\u00eb Ambasador i Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs n\u00eb Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Autor: Jeffrey M. Hovenier Data 24 gusht sh\u00ebnon 31 vjetorin e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Ukrain\u00ebs. P\u00ebr keqardhje, n\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb gjithashtu b\u00ebhen gjasht\u00eb muaj prej kur qeveria ruse filloi pushtimin e paprovokuar dhe n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb gjer\u00eb t\u00eb Ukrain\u00ebs, sulm ky kaq trondit\u00ebs p\u00ebr bashk\u00ebsin\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare sa u d\u00ebnua plot\u00ebsisht nga Asambleja e P\u00ebrgjithshme e OKB-s\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":620407,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[70],"tags":[],"class_list":["post-690032","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/690032","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=690032"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/690032\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/620407"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=690032"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=690032"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=690032"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}