{"id":690593,"date":"2022-08-25T09:05:55","date_gmt":"2022-08-25T07:05:55","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=690593"},"modified":"2022-08-25T09:05:55","modified_gmt":"2022-08-25T07:05:55","slug":"8-gjuhet-e-lashta-qe-fliten-edhe-sot","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/extra\/lista\/8-gjuhet-e-lashta-qe-fliten-edhe-sot\/","title":{"rendered":"8 gjuh\u00ebt e lashta q\u00eb fliten edhe sot"},"content":{"rendered":"<p><strong>Sot n\u00eb bot\u00eb fliten m\u00eb shum\u00eb se 7.000 gjuh\u00eb. Shteti i Papua Guinea e Re mban rekordin p\u00ebr shumic\u00ebn e gjuh\u00ebve q\u00eb fliten n\u00eb nj\u00eb vend, me rreth 840 t\u00eb tilla. Edhe n\u00eb Shtetet e Bashkuara, nj\u00eb vend i njohur p\u00ebr shum\u00eb\u2013gjuh\u00ebsin\u00eb, fliten mbi 350 gjuh\u00eb.<\/strong><\/p>\n<p>Por ashtu si kafsh\u00ebt, edhe gjuh\u00ebt mund t\u00eb zhduken. Me shum\u00eb gjasa ju nuk do t\u00eb takoni dik\u00eb q\u00eb flet koptishten (nj\u00eb gjuh\u00eb e Egjiptit t\u00eb Lasht\u00eb) n\u00eb kafenen\u00eb e lagjes tuaj. Dhe megjith\u00ebse latinishtja p\u00ebrdoret ende,dhe madje flitet her\u00eb pas here, ajo nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb gjuha amtare e asnj\u00eb komuniteti. Megjithat\u00eb, disa gjuh\u00eb kan\u00eb arritur t\u00eb mbijetojn\u00eb prej nj\u00eb kohe shum\u00eb t\u00eb gjat\u00eb. Ja cilat jan\u00eb disa nga gjuh\u00ebt m\u00eb t\u00eb vjetra t\u00eb njohura n\u00eb bot\u00eb, dhe ku mund t\u2019i d\u00ebgjoni t\u00eb fliten ato.<\/p>\n<p><strong>Hebraishtja<\/strong><\/p>\n<p>Hebraishtja \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shembull i nj\u00eb gjuhe q\u00eb thuajse u zhduk, dhe pastaj u ringjall. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn 3.000 vjet e vjet\u00ebr. Por p\u00ebr rreth 2 shekuj, njer\u00ebzit e vet\u00ebm q\u00eb flisnin hebraisht, ishin studiuesit dhe udh\u00ebheq\u00ebsit fetar\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo gjuh\u00eb u shua si nj\u00eb gjuh\u00eb e folur gjat\u00eb shekujve t\u00eb par\u00eb t\u00eb Epok\u00ebs s\u00eb P\u00ebrbashk\u00ebt, por u ringjall n\u00eb shekullin XIX me ngritjen e Sionizmit. Sot, hebraishtja \u00ebsht\u00eb gjuha zyrtare e Izraelit, dhe gjuha amtare e m\u00eb shum\u00eb 5 milion\u00eb njer\u00ebzve atje, me 9 milion\u00eb fol\u00ebs n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn.<\/p>\n<p><strong>Tamilishtja<\/strong><\/p>\n<p>Ndryshe nga hebraishtja, tamilishtja ka nj\u00eb rekord t\u00eb pand\u00ebrprer\u00eb prej t\u00eb pakt\u00ebn 2.500 vjet\u00ebsh si n\u00eb let\u00ebrsi, ashtu edhe n\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrditshme. Sot kjo gjuh\u00eb e lasht\u00eb flitet nga m\u00eb shum\u00eb se 80 milion njer\u00ebz. Ajo p\u00ebrdoret kryesisht n\u00eb Indi, Sri Lanka, Malajzi dhe Singapor. Megjith\u00ebse popullata tamilisht-fol\u00ebse ka edhe n\u00eb Guajana, Ishujt Fixhi, Surinam, dhe Trinidad Tobago. Dekadat e fundit,emigrant\u00ebt e kan\u00eb \u00e7uar k\u00ebt\u00eb gjuh\u00eb n\u00eb Australi, Evrop\u00eb, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara.<\/p>\n<p><strong>Sanskritishtja<\/strong><\/p>\n<p>Sanskritishtja \u00ebsht\u00eb quajtur \u201cgjuha e per\u00ebndive\u201d, jo vet\u00ebm sepse \u00ebsht\u00eb gjuha e Vedas (shkrimet e shenjta t\u00eb Hinduizmit), por p\u00ebr shkak t\u00eb bukuris\u00eb dhe nd\u00ebrlikimit t\u00eb saj. Ajo lindi rreth vitit 2000 Para Er\u00ebs Son\u00eb, dhe p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb flitej gjer\u00ebsisht n\u00eb Azin\u00eb Qendrore, Jugore dhe Juglindore.<\/p>\n<p>Mjerisht, kjo gjuh\u00eb ka vet\u00ebm rreth 2 milion\u00eb fol\u00ebs n\u00eb Indi. P\u00ebr shkak se sanskritishtja \u00ebsht\u00eb rr\u00ebnja e shum\u00eb gjuh\u00ebve indiane, t\u00eb tilla si hinduishtja dhe bengalishtja, njohja e sanskritishtes mund t\u00eb ndihmoj\u00eb q\u00eb t\u00eb kuptohen edhe k\u00ebto gjuh\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Greqishtja<\/strong><\/p>\n<p>Gjuha greke daton rreth vitit 1300 Para Er\u00ebs Son\u00eb. Greqishtja e lasht\u00eb ka mbijetuar jo vet\u00ebm n\u00eb gjuh\u00ebn e folur n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Greqin\u00eb, ishujt grek\u00eb, Turqin\u00eb dhe Qipron e sotme, por edhe n\u00eb gjuh\u00ebt e tjera per\u00ebndimore. Sipas profesores s\u00eb gjuh\u00ebve klasik\u00ebve Tamara M.Grin, 60 p\u00ebrqind e fjal\u00ebve angleze kan\u00eb rr\u00ebnj\u00eb greke apo latine. N\u00ebse i referoheni fjalorit t\u00eb specializuar t\u00eb shkenc\u00ebs, kjo shif\u00ebr rritet n\u00eb 90 p\u00ebr qind. Nd\u00ebrsa latinishtja nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb gjuha amtare e askujt, ajo jeton n\u00eb gjuh\u00ebt moderne romane. Nd\u00ebrkoh\u00eb greqishtja flitet sot nga 12 milion njer\u00ebz.<\/p>\n<p><strong>Kinezishtja<\/strong><\/p>\n<p>Me m\u00eb shum\u00eb se 1 miliard fol\u00ebs, kinezishtja \u00ebsht\u00eb gjuha m\u00eb e folur n\u00eb bot\u00eb, dhe nj\u00eb nga m\u00eb t\u00eb vjetrat n\u00eb bot\u00eb. G\u00ebrmat kineze jan\u00eb gjetur n\u00eb eshtrat e demave dhe zguallet e breshkave q\u00eb datojn\u00eb q\u00eb nga Dinastia Shang, dhe kjo do t\u00eb thot\u00eb se kjo gjuh\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn 3.000 vje\u00e7are dhe ndoshta edhe m\u00eb e vjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Ekzistojn\u00eb shum\u00eb variacione t\u00eb ndryshme t\u00eb gjuh\u00ebs kineze, megjith\u00ebse m\u00eb i zakonsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb varianti Mandarin. K\u00ebto ndryshime quhen r\u00ebndom \u201cdialekte\u201d, por ato ting\u00ebllojn\u00eb krejt\u00ebsisht t\u00eb ndryshme nga nj\u00ebra-tjetra, dhe shpesh kategorizohen nga studiuesit si gjuh\u00eb t\u00eb ve\u00e7anta.<\/p>\n<p><strong>Arabishtja<\/strong><\/p>\n<p>Arabishtja e ka origjin\u00ebn n\u00eb Gadishullin Arabik n\u00eb fillim t\u00eb Epok\u00ebs s\u00eb Zakonshme, pastaj u p\u00ebrhap n\u00eb Afrik\u00eb dhe n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Lindjen e Mesme. Midis shekujve VIII-XII ishte gjuha kryesore e filozofis\u00eb dhe shkenc\u00ebs. Arabishtja, gjuha e Islamit dhe Kuranit, sot flitet nga 420 milion\u00eb njer\u00ebz, dhe \u00ebsht\u00eb gjuha zyrtare e 24 vendeve.<\/p>\n<p><strong>Euskara<\/strong> (e njohur edhe si gjuha baske)<\/p>\n<p>Origjina e Euskaras, gjuha m\u00eb e vjet\u00ebr evropiane, mbetet edhe sot nj\u00eb mister. Ajo nuk ka lidhje me asnj\u00eb familje gjuh\u00ebsh t\u00eb njohura, dhe \u00ebsht\u00eb gjuha e vetme e mbetur e gjuh\u00ebve t\u00eb folura n\u00eb Evrop\u00ebn Jugper\u00ebndimore, para se romak\u00ebt ta kolonizonin zon\u00ebn, duke filluar nga shekulli II. Edhe pse ka pak statistika n\u00eb dispozicion, t\u00eb pakt\u00ebn 750.000 njer\u00ebz e flasin ende k\u00ebt\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb lasht\u00eb n\u00eb disa pjes\u00eb t\u00eb Spanj\u00ebs dhe Franc\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Nahuatl<\/strong><\/p>\n<p>Kjo gjuh\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga gjuh\u00ebt autoktone m\u00eb t\u00eb zakonshme n\u00eb Amerik\u00ebn e Veriut. \u00cbsht\u00eb folur n\u00eb Meksik\u00ebn Qendrore q\u00eb nga shekulli VII, dhe ishte dikur gjuha e Perandoris\u00eb Azteke. Sot, 1.5 deri n\u00eb 2 milion njer\u00ebz flasin nj\u00eb form\u00eb t\u00eb gjuh\u00ebs Nahuatl. Por pavar\u00ebsisht k\u00ebsaj, kjo gjuh\u00eb \u00ebsht\u00eb e rrezikuar t\u00eb zhduket, pasi nuk po u m\u00ebsohet m\u00eb brezave t\u00eb rinj. Shum\u00eb fjal\u00eb t\u00eb zakonshme angleze \u2013 tomato, chocolate, avocado, chipotle and coyote- vijn\u00eb pik\u00ebrisht nga kjo gjuh\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sot n\u00eb bot\u00eb fliten m\u00eb shum\u00eb se 7.000 gjuh\u00eb. Shteti i Papua Guinea e Re mban rekordin p\u00ebr shumic\u00ebn e gjuh\u00ebve q\u00eb fliten n\u00eb nj\u00eb vend, me rreth 840 t\u00eb tilla. Edhe n\u00eb Shtetet e Bashkuara, nj\u00eb vend i njohur p\u00ebr shum\u00eb\u2013gjuh\u00ebsin\u00eb, fliten mbi 350 gjuh\u00eb. Por ashtu si kafsh\u00ebt, edhe gjuh\u00ebt mund t\u00eb zhduken. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":690594,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[28],"tags":[],"class_list":["post-690593","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lista"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/690593","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=690593"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/690593\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/690594"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=690593"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=690593"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=690593"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}