{"id":692543,"date":"2022-08-29T09:46:17","date_gmt":"2022-08-29T07:46:17","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=692543"},"modified":"2022-08-29T09:46:17","modified_gmt":"2022-08-29T07:46:17","slug":"rritje-cmimesh-dhe-inflacion-cfare-i-pret-konsumatoret","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/ekonomi\/rritje-cmimesh-dhe-inflacion-cfare-i-pret-konsumatoret\/","title":{"rendered":"Rritje \u00e7mimesh dhe inflacion, \u00e7far\u00eb i pret konsumator\u00ebt?"},"content":{"rendered":"<p><strong>Gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb po ndihet rritja e \u00e7mimeve. \u00c7mimet p\u00ebr l\u00ebnd\u00ebt e para jan\u00eb rritur prej muajsh, por tani rritja e tyre po prek direkt konsumator\u00ebt. K\u00ebtyre u shtohen dhe kostot e rritura fuqish\u00ebm t\u00eb energjis\u00eb.<\/strong><\/p>\n<p>\u00c7mimet n\u00eb eurozon\u00eb jan\u00eb rritur si asnj\u00ebher\u00eb m\u00eb par\u00eb \u2013 n\u00eb korrik rritja ishte 8,9 p\u00ebrqind krahasuar me ver\u00ebn e vitit 2021. N\u00eb Gjermani dinamika e rritjes \u00ebsht\u00eb paksa m\u00eb e zbutur nga nd\u00ebrhyrja e shtetit duke sh\u00ebnuar kuot\u00ebn e 7,5 p\u00ebrqind. Por pavar\u00ebsisht skontos p\u00ebr \u00e7mimin e karburantit dhe aplikimit t\u00eb abones\u00eb mujore prej 9 eurosh p\u00ebr sh\u00ebrbimin e qarkullimit urban, n\u00eb shtator duhet t\u00eb rriten edhe pagat.<\/p>\n<p>Shum\u00eb sektor\u00eb t\u00eb sh\u00ebrbimeve \u2013 si p.sh. floktoret do t\u00eb detyrohen q\u00eb koston e energjis\u00eb ta reflektojn\u00eb me rritjen e \u00e7mimit p\u00ebr sh\u00ebrbimet.<\/p>\n<p>K\u00ebtyre u shtohen edhe shlyerjet e detyrimeve t\u00eb kostove t\u00eb objekteve p\u00ebr vitin n\u00eb vazhdim gjat\u00eb vitit t\u00eb ardhsh\u00ebm, kur qiramarr\u00ebsit t\u00eb d\u00ebrgojn\u00eb faturat p\u00ebr vitin 2022. Pra definitivisht nuk ka shenja p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsim.<\/p>\n<p>Edhe \u00e7mimet e prodhimit (\u00e7mimi q\u00eb nj\u00eb prodhues k\u00ebrkon p\u00ebr produktin e tij, si p.sh. fermeri nga tregtari) do t\u00eb rriten ndjesh\u00ebm. Ekspert\u00ebt q\u00eb kishin parashikuar, se shtrenjtimi i kostove n\u00eb planin vjetor do t\u00eb ngadal\u00ebsohej, tani e kan\u00eb kuptuar q\u00eb jan\u00eb gabuar. Shtrenjtimi \u00ebsht\u00eb me rreth 37,2 p\u00ebrqind pas nj\u00eb rritjeje rreth 32,7 p\u00ebrqind n\u00eb qershor, pra kemi nj\u00eb diferenc\u00eb prej 5,3 p\u00ebriqnd rritjeje n\u00eb harkun kohor t\u00eb nj\u00eb muaji. Arsyeja kryesore ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me rritjen fuqish\u00ebm t\u00eb kostos s\u00eb energjis\u00eb, q\u00eb krahasuar me nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb \u00ebsht\u00eb rritur 105 p\u00ebrqind. Gazi natyror \u00ebsht\u00eb 164 p\u00ebrqind m\u00eb i shtrenjt\u00eb se nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb, energjia elektrike 125 p\u00ebrqind m\u00eb e shtrenjt\u00eb dhe \u00e7mimi p\u00ebr produktet minerare \u00ebsht\u00eb rritur gati 42 p\u00ebrqind. K\u00ebto jan\u00eb faktor\u00ebt kryesor\u00eb.<\/p>\n<p><strong>A \u00ebsht\u00eb tejkaluar pika kulmore?<\/strong><\/p>\n<p>N\u00ebse i kalkulon t\u00eb gjitha k\u00ebto s\u00eb bashku, rezulton q\u00eb rritja e \u00e7mimit t\u00eb produkteve \u00ebsht\u00eb plot 14 p\u00ebrqind. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kuot\u00eb e lart\u00eb e rritjes, por tendenca megjithat\u00eb \u00ebsht\u00eb konstante, mendon Ralph Solveen, ekspert i koniunktur\u00ebs n\u00eb Commerzbank. Kjo p\u00ebr faktin se l\u00ebnd\u00eb t\u00eb para t\u00eb caktuara si p.sh. \u00e7eliku kan\u00eb sh\u00ebnuar r\u00ebnie t\u00eb \u00e7mimit. Kjo le t\u00eb kuptohet se me gjas\u00eb n\u00eb muajt e ardhsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb arritur piku. Ai e vler\u00ebson k\u00ebt\u00eb si \u201enj\u00eb sinjal t\u00eb par\u00eb t\u00eb moderuar, q\u00eb gjat\u00eb vitit t\u00eb ardhsh\u00ebm s\u00ebrish mund t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb kuot\u00eb pak m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt t\u00eb rritjes s\u00eb \u00e7mimeve.\u201d<\/p>\n<p>Ekonomist\u00ebt gjith\u00ebsesi llogarisin me nj\u00eb rritje t\u00eb m\u00ebtejshme t\u00eb \u00e7mimeve, me n\u00ebnt\u00eb p\u00ebrqind ose edhe m\u00eb shum\u00eb. \u201cPor kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb, se e gjitha ishte vet\u00ebm nj\u00eb shp\u00ebrthim kalimtar,\u201d paralajm\u00ebron Solveen. \u201cNe parashikojm\u00eb m\u00eb shum\u00eb, se kuota e inflacionit pas k\u00ebsaj do t\u00eb mbetet e qendrueshme mbi dy p\u00ebrqind, pra do t\u00eb kemi edhe m\u00eb tej nj\u00eb faz\u00eb inflacioni t\u00eb lart\u00eb.\u201d Nj\u00eb inflacion q\u00eb do t\u00eb vazhdoj\u00eb ta tejkaloj\u00eb stabilitetin e \u00e7mimeve q\u00eb po ndjek Banka Qendrore Evropiane (EQB). Ky objektiv ka prioritet t\u00eb lart\u00eb, thuhet vazhdimisht nga p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e bank\u00ebs s\u00eb rezervave.<\/p>\n<p><strong>Mbrojt\u00ebsit e monedh\u00ebs n\u00eb udh\u00ebkryq<\/strong><\/p>\n<p>BQE n\u00eb korrik p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb q\u00eb prej nj\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb vjet\u00ebsh e rriti s\u00ebrish norm\u00ebn orientuese t\u00eb interesit. P\u00ebr seanc\u00ebn tjet\u00ebr v\u00ebzhguesit llogarisin me hapin pasues, me gjas\u00eb rritjen s\u00ebrish me rreth 50 pik\u00eb baz\u00eb. \u201cNe parashikojm\u00eb, q\u00eb hapi pasues pritet n\u00eb shtator, e kjo nuk do t\u00eb jet\u00eb masa e fundit, por BQE do t\u00eb vazhdoj\u00eb rritjen e norm\u00ebs s\u00eb interesit edhe gjat\u00eb vitit t\u00eb ardhsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb e sigurt\u00eb, q\u00eb kuota e inflacionit s\u00ebrish t\u00eb futet n\u00eb shtegun e r\u00ebnies\u201d, thot\u00eb Michael Holstein, kryeekonomist i Bank\u00ebs Qendrore Gjermane. Megjithat\u00eb me gjas\u00eb n\u00eb dim\u00ebr ekonomia do t\u00eb bjer\u00eb n\u00eb nj\u00eb recesion, druan ekonomisti Solveen.<\/p>\n<p>Edhe qytetar\u00ebt duhet t\u00eb p\u00ebrgatiten p\u00ebr rritjen aktuale t\u00eb \u00e7mimeve t\u00eb produkteve p\u00ebr konsumatorin. N\u00eb korrik rritja e \u00e7mimeve p\u00ebr ushqimet ishte me 21 p\u00ebrqind krahasuar me nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb. K\u00ebt\u00eb rritje prodhuesit do t\u2019ua pasojn\u00eb konsumator\u00ebve me rritjen e \u00e7mimit t\u00eb shitjes. Nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb jo gjithmon\u00eb b\u00ebhet me transparenc\u00eb, v\u00ebren Qendra e Mbrojtjes s\u00eb Konsumator\u00ebve n\u00eb Hamburg. Sepse gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb prodhues p\u00ebrdorin truke: Ata zvog\u00eblojn\u00eb p\u00ebrmbajtjen brenda ambalazhimit, pra shesin m\u00eb pak sasi me t\u00eb nj\u00ebjtin \u00e7mim. Kjo dukuri quhet shrinkflacion n\u00eb anglisht. K\u00ebt\u00eb dukuri e hulumton prej vitesh Armin Valet nga Qendra e Mbrojtjes s\u00eb Konsumator\u00ebve n\u00eb Hamburg. E pik\u00ebrisht tani jan\u00eb shtuar ankesat e konsumator\u00ebve. Sepse rritja e \u00e7mimeve kamuflohet dhe rritja faktike \u00ebsht\u00eb rreth nj\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb deri n\u00eb 33 p\u00ebrqind.<\/p>\n<p>K\u00ebto kamuflime p\u00ebrmes ambalazhit dhe pak\u00ebsimit t\u00eb sasis\u00eb deri m\u00eb sot kan\u00eb ndodhur kryesisht n\u00eb produktet e firmave, por gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb tregtar\u00ebt po rrisin \u00e7mimin e po pak\u00ebsojn\u00eb sasin\u00eb edhe p\u00ebr produktet e serive t\u00eb tyre, q\u00eb normalisht jan\u00eb me \u00e7mim t\u00eb moderuar. Kryesisht dukuria e shrinkflacionit haset n\u00eb produktet e konsumit si \u00ebmb\u00eblsira apo snacks, por jo n\u00eb produktet baz\u00eb. \u201cNj\u00eb lit\u00ebr qum\u00ebsht \u00ebsht\u00eb faktikisht nj\u00eb lit\u00ebr qum\u00ebsht\u201d, thot\u00eb Valet. Ai parashikon q\u00eb kjo tendenc\u00eb do t\u00eb vazhdoj\u00eb edhe p\u00ebr nj\u00eb far\u00eb kohe me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dinamik\u00eb: \u201cKjo me siguri q\u00eb do t\u00eb na preokupoj\u00eb edhe n\u00eb vjesht\u00eb e n\u00eb dim\u00ebr\u201d, thot\u00eb ai. \/DW\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb po ndihet rritja e \u00e7mimeve. \u00c7mimet p\u00ebr l\u00ebnd\u00ebt e para jan\u00eb rritur prej muajsh, por tani rritja e tyre po prek direkt konsumator\u00ebt. K\u00ebtyre u shtohen dhe kostot e rritura fuqish\u00ebm t\u00eb energjis\u00eb. \u00c7mimet n\u00eb eurozon\u00eb jan\u00eb rritur si asnj\u00ebher\u00eb m\u00eb par\u00eb \u2013 n\u00eb korrik rritja ishte 8,9 p\u00ebrqind krahasuar me [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":8,"featured_media":692544,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[140],"tags":[],"class_list":["post-692543","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-ekonomi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/692543","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/8"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=692543"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/692543\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/692544"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=692543"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=692543"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=692543"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}