{"id":696188,"date":"2022-09-05T21:31:24","date_gmt":"2022-09-05T19:31:24","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=696188"},"modified":"2022-09-05T21:33:02","modified_gmt":"2022-09-05T19:33:02","slug":"si-u-be-evropa-pjesa-me-e-pasur-e-botes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/prospect\/si-u-be-evropa-pjesa-me-e-pasur-e-botes\/","title":{"rendered":"Si u b\u00eb Evropa pjesa m\u00eb e pasur e bot\u00ebs?"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: right;\">Autor: <strong>Joel Mokyr<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p><strong>N\u00eb nj\u00eb koh\u00eb fuqish dhe perandorish t\u00eb m\u00ebdha, vet\u00ebm nj\u00eb rajon i bot\u00ebs p\u00ebrjetoi rritje t\u00eb jasht\u00ebzakonshme ekonomike. Si?<\/strong><\/p>\n<p>Si nisi prosperiteti i paprecedent\u00eb i bot\u00ebs moderne, dhe pse? V\u00ebllime t\u00eb m\u00ebdha librash nga historian\u00eb, ekonomist\u00eb, shkenc\u00ebtar\u00eb t\u00eb politik\u00ebs, mbushin rafte t\u00eb t\u00ebra me shpjegime se si dhe pse procesi i rritjes ekonomike moderne ose se si \u2018Pasurimi i Madh\u2019 shp\u00ebrtheu n\u00eb Evrop\u00ebn per\u00ebndimore n\u00eb shekullin e 18\u2019t\u00eb. Nj\u00eb nga shpjegimet m\u00eb t\u00eb vjetra dhe m\u00eb bind\u00ebse \u00ebsht\u00eb fragmentimi i gjat\u00eb politik i Evrop\u00ebs. Me shekuj, asnj\u00eb sundues nuk ka mundur t\u00eb bashkoj\u00eb Evrop\u00ebn n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si mongol\u00ebt dhe ming\u00ebt bashkuan Kin\u00ebn.<\/p>\n<p>Duhet t\u00eb theksohet se suksesi i Evrop\u00ebs nuk ka qen\u00eb rezultat i ndonj\u00eb superioriteti kulturor inherent i evropian\u00ebve (e aq m\u00eb pak i krishter\u00ebve). Ishte n\u00eb fakt nj\u00eb ngritje klasike e pron\u00ebs, nj\u00eb rezultat kompleks dhe i paq\u00ebllimsh\u00ebm i interaksioneve t\u00eb thjeshta n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi. Mrekullia moderne ekonomike vinte si rezultat kontingjent institucional. As e dizajnuar e as e planifikuar. Por, ndodhi, dhe q\u00eb kur nisi, gjeneroi nj\u00eb dinamik\u00eb vet\u00eb-riforcuese progresi ekonomik q\u00eb b\u00ebri zhvillimin t\u00eb udh\u00ebhequr nga dija edhe t\u00eb mundshme edhe t\u00eb q\u00ebndrueshme.<\/p>\n<p>Si punonte kjo? Shkurtazi, fragmentimi politikei Evrop\u00ebs nxiste konkurrenc\u00ebn prodhuese. N\u00ebnkuptonte se sunduesit evropian\u00eb e gjenin veten duke konkurruar p\u00ebr intelektual\u00ebt dhe zanatlinjt\u00eb m\u00eb produktiv\u00eb dhe m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb mundsh\u00ebm. Historiani i ekonomis\u00eb, Eric L Jones, e quante k\u00ebt\u00eb \u2018Sistem shtetesh\u2019. Kostoja e ndarjes politike evropiane n\u00eb nj\u00eb shum\u00ebsi shtetesh konkurruese ishte substanciale: p\u00ebrfshinte gati se luft\u00eb t\u00eb pandalshme, proteksioniz\u00ebm, dhe d\u00ebshtime tjera koordinative. Shum\u00eb studiues\u00eb sot besojn\u00eb se, sidoqoft\u00eb, n\u00eb kuptimin afatgjat\u00eb p\u00ebrfitimet e shteteve konkurruese do t\u00eb kishin qen\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha se kostot. N\u00eb ve\u00e7anti, ekzistenca e nj\u00eb shum\u00ebsie shtetesh konkurruese inkurajoi inovacionin shkencor dhe teknologjik.<\/p>\n<p>Ideja se fragmentimi politik evropian, pavar\u00ebsisht kostove, gjithashtu sillte p\u00ebrfitime, g\u00ebzon trajtim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. N\u00eb kapitullin p\u00ebrmbyll\u00ebs t\u00eb <em>Historia e Zbehjes dhe R\u00ebnies s\u00eb Perandoris\u00eb Romake<\/em> (1789), Edward Gibbon shkroi: \u201cEvropa tani \u00ebsht\u00eb e ndar\u00eb n\u00eb 12 mbret\u00ebri t\u00eb fuqishme, edhe pse t\u00eb pabarabarta\u201d. Tre prej tyre, i quajti \u201ckomonuelth\u00eb t\u00eb respektuesh\u00ebm\u201d, pjes\u00ebn tjet\u00ebr \u201cnj\u00eb shum\u00ebsi e vog\u00ebl, edhe pse t\u00eb pavarur, shtetesh\u201d. \u201cAbuzimet e tiranis\u00eb kufizohen nga ndikimi i nd\u00ebrsjell\u00eb i frik\u00ebs dhe turpit\u201d, shkroi Gibbon, duke shtuar se \u201crepublikat kan\u00eb arritur rend dhe stabilitet; monarkit\u00eb kan\u00eb p\u00ebrvet\u00ebsuar parime t\u00eb liris\u00eb, ose, s\u00eb paku, t\u00eb moderimit; dhe, nj\u00eb sens nderi dhe drejt\u00ebsie \u00ebsht\u00eb prezantuar brenda kushtetutave m\u00eb me defekte nga sjelljet e p\u00ebrgjithshme t\u00eb koh\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Th\u00ebn\u00eb ndryshe, rivalitetet mes shteteve, dhe shembujt te nj\u00ebri-tjetrit, gjithashtu p\u00ebrmir\u00ebsuan disa nga mund\u00ebsit\u00eb m\u00eb t\u00eb k\u00ebqija t\u00eb autoritarizmit politik. Gibbon shtoi se \u201cn\u00eb paqe, p\u00ebrparimi i dijes dhe industris\u00eb nxitohet nga gara e aq shum\u00eb rival\u00ebve aktiv\u00eb\u201d. Shkrimtar\u00eb tjer\u00eb t\u00eb Iluminizmit, David Hume dhe Immanuel Kant p\u00ebr shembull, e shihnin n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb. Q\u00eb nga reformat e hershme n\u00eb Rusi nga Pjetri i Madh e deri te mobilizimi i panikuar teknologjik i Shteve t\u00eb Bashkuara si kund\u00ebrp\u00ebrgjigje ndaj l\u00ebshimit t\u00eb Sputnikut t\u00eb Bashkimit Sovjetik m\u00eb 1957, konkurrenca nd\u00ebrshtet\u00ebrore ka qen\u00eb l\u00ebviz\u00ebs i fuqish\u00ebm ekonomik. Edhe m\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi, mbase, \u2018sistemi i shteteve\u2019 shtr\u00ebngoi aft\u00ebsit\u00eb e autoriteteve politike dhe fetare p\u00ebr t\u00eb kontrolluar inovacionin intelektual. N\u00ebse sunduesit konservator\u00eb u binin n\u00eb qaf\u00eb mendimeve heretike dhe subvertive (q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb, mendimeve kreative dhe origjinale), qytetar\u00ebt m\u00eb t\u00eb zgjuar t\u00eb tyre thjesht iknin p\u00ebr diku tjet\u00ebr (si\u00e7 n\u00eb fakt edhe b\u00ebn\u00eb shum\u00eb prej tyre).<\/p>\n<p>Nj\u00eb kund\u00ebrshtim i mundsh\u00ebm ndaj k\u00ebsaj pik\u00ebpamje \u00ebsht\u00eb se fragmentimi politik nuk mjaftonte. N\u00ebnkontinenti indian dhe Lindja e Mesme ishin t\u00eb fragmetuar n\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb historis\u00eb s\u00eb tyre, dhe ata nuk p\u00ebrjetuan ndonj\u00eb \u2018Pasurim t\u00eb Madh\u2019. Qartazi, duhej di\u00e7ka m\u00eb shum\u00eb. Madh\u00ebsia e \u201ctregut\u201d q\u00eb inovator\u00ebt teknologjik\u00eb dhe intelektual\u00ebt kishin para ishte nj\u00eb element q\u00eb zhvillimi teknologjik dhe shkencor mbase nuk ka marr\u00eb aq shum\u00eb v\u00ebmendje nga \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb dashur. M\u00eb 1796, p\u00ebr shembull, Mathew Boulton i shkroi partnerit t\u00eb tij James Watt: \u201cNuk ia vlen t\u00eb shpenzoj\u00eb koh\u00eb e mund q\u00eb t\u00eb ta prodhoj [motorin tuaj] p\u00ebr vet\u00ebm tri qarqe, por p\u00ebr mua ia vlen q\u00eb ta b\u00ebj\u00eb p\u00ebr t\u00ebr\u00eb bot\u00ebn\u201d.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb ishte e v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebr motorin me avull ishte nj\u00ebjt\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb edhe p\u00ebr librat dhe eset\u00eb mbi astronomin\u00eb, mjek\u00ebsin\u00eb dhe matematik\u00ebn. Shkrimi i k\u00ebtyre librave kishte kosto fikse, dhe k\u00ebshtu madh\u00ebsia e tregut ishte me r\u00ebnd\u00ebsi. N\u00ebse fragmentimi n\u00ebnkuptonte se konstituenca e secilit inovator ishte e vog\u00ebl, kjo do t\u00eb kishte shuar nxitjen.<\/p>\n<p>N\u00eb Evrop\u00ebn e hershme moderne, sidoqoft\u00eb, fragmentimi politik dhe fetar nuk n\u00ebnkuptonte audienc\u00eb t\u00eb pak\u00ebt p\u00ebr inovator\u00ebt intelektual\u00eb. Fragmentimi politik ekzistonte n\u00eb mes t\u00eb nj\u00eb uniteti t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm kulturor dhe intelektual. Evropa ofronte nj\u00eb treg pak a shum\u00eb t\u00eb integruar p\u00ebr ide, nj\u00eb rrjet i gjer\u00eb kontinental i burrave dhe grave t\u00eb ditur, ku idet\u00eb e reja shp\u00ebrndaheshin e qarkullonin. Uniteti kulturor evropian ishte i rr\u00ebnj\u00ebsuar n\u00eb trash\u00ebgimin\u00eb klasike t\u00eb saj, dhe, mes intelektual\u00ebsh, n\u00eb p\u00ebrdorimin e gjer\u00eb t\u00eb latinishtes si <em>lingua franca<\/em> e tyre. Struktura Kish\u00ebs Krishtere mesjetare gjithashtu siguronte nj\u00eb element t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebrgjat\u00eb kontinentit. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, shum\u00eb para se t\u00eb p\u00ebrdorej termi \u201cEvrop\u00eb\u201d, quhej \u201cChristendom\u201d.<\/p>\n<p>Derisa p\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb Mesjet\u00ebs intensiteti i aktivitetit intelektual (edhe n\u00eb num\u00ebr pjes\u00ebmarr\u00ebsish edhe p\u00ebr nga nxeht\u00ebsia e debateve) ishte i leht\u00eb krahasuar me at\u00eb \u00e7far\u00eb do t\u00eb b\u00ebhej, pas 1500\u2019\u00ebs u b\u00eb transnacional. N\u00eb Evrop\u00ebn e hershme moderne, kufijt\u00eb nacional\u00eb kishin pak r\u00ebnd\u00ebsi n\u00eb komunitetin e holl\u00eb dhe t\u00eb l\u00ebvizsh\u00ebm t\u00eb intelektual\u00ebve evropian\u00eb. Pavar\u00ebsisht udh\u00ebtimeve t\u00eb ngadalshme e t\u00eb parehatshme, shum\u00eb prej intelektual\u00ebve kryesor\u00eb shkonin e vinin mes shteteve. Si Juan Luis Vives i lindur n\u00eb Valencia dhe Desiderius Erasmus i lindur n\u00eb Roterdam, dy nga udh\u00ebheq\u00ebsit m\u00eb t\u00eb shquar t\u00eb humanizmit evropian t\u00eb shekullit t\u00eb 16-t\u00eb, mish\u00ebruan cil\u00ebsin\u00eb e lirshme t\u00eb mendimtar\u00ebve kryesor\u00eb t\u00eb Evrop\u00ebs: Vives studioi n\u00eb Paris, jetoi pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb Flanders, por ishte edhe an\u00ebtar i Kolegjit Corpus Christi n\u00eb Oksford. P\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb, ai sh\u00ebrbeu si m\u00ebsues i vajz\u00ebs s\u00eb Henry VIII, Maris\u00eb. Erasmus u kthye mes Leuven, Angli dhe Basel. Por, kaloi koh\u00eb edhe n\u00eb Torino dhe Venecia. Nj\u00eb l\u00ebvizje e till\u00eb midis intelektual\u00ebve u rrit edhe m\u00eb shum\u00eb n\u00eb shekullin e 17-t\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00ebse intelektual\u00ebt evropian\u00eb l\u00ebviznin me shpesht\u00ebsi dhe leht\u00ebsi t\u00eb paprecedent\u00eb, idet\u00eb e tyre udh\u00ebtonin edhe m\u00eb shpesh. P\u00ebrmes shtypit dhe sistemit postar shum\u00eb t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar, dituria e shkruar qarkulloi me shpejt\u00ebsi. N\u00eb mjediset relativisht pluraliste t\u00eb Evrop\u00ebs moderne t\u00eb hershme, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb kontrast me Azin\u00eb Lindore, p\u00ebrpjekjet konzervatore p\u00ebr t\u00eb shtypur idet\u00eb e reja ngec\u00ebn. Reputacioni i superyjeve intelektual\u00eb si Galileo dhe Spinoza ishte i till\u00eb q\u00eb, n\u00ebse cenzura lokale provonte t\u00eb ndalonte publikimin e veprave t\u00eb tyre, mund t\u00eb gjenin leht\u00eb botues jasht\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Librat e \u201cndaluar\u201d t\u00eb Galileut u kontrabanduan leht\u00eb jasht\u00eb Italis\u00eb dhe u botuan n\u00eb qytete protestane. P\u00ebr shembull, <em>Diskursi<\/em> i tij u botua n\u00eb Leiden m\u00eb 1638, dhe <em>Dialogu<\/em> u ribotua n\u00eb Strasburg m\u00eb 1635. Botuesi i Spinoz\u00ebs, Jan Riewerts, e shkroi \u201cHamburg\u201d n\u00eb faqen e titutlit t\u00eb <em>Traktatit<\/em> p\u00ebr t\u2019i habitur cenzor\u00ebt, edhe pse libri u botua n\u00eb Amsterdam. P\u00ebr intelektual\u00ebt, politikat e ndara dhe t\u00eb pakoordinuara t\u00eb Evrop\u00ebs zgjeruan lirin\u00eb intelektuale q\u00eb thjesht nuk mund t\u00eb ekzistonte n\u00eb Kin\u00eb ose Perandorin\u00eb Osmane.<\/p>\n<p>Pas 1500\u2019\u00ebs, kombinimi unik i fragmentimit politik t\u00eb Evrop\u00ebs dhe institucionet e saj pan-evropiane t\u00eb m\u00ebsimit soll\u00ebn ndryshime dramatike intelektuale n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si idet\u00eb e reja nis\u00ebn t\u00eb qarkullojn\u00eb. Librat e shkruar n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn pjes\u00eb t\u00eb Evrop\u00ebs gjet\u00ebn rrug\u00ebt e tyre p\u00ebr pjes\u00ebt e tjera. Shpejt nis\u00ebn t\u00eb lexohen, citohen, t\u00eb pllagjiarizohen, diskutohen dhe komentohen kudo. Kur nj\u00eb zbulim i ri ndodhte kudo n\u00eb Evrop\u00eb, debatohej dhe testohej n\u00ebp\u00ebr kontinent. Pes\u00ebdhjet\u00eb vite pas publikimit t\u00eb tekstit t\u00eb William Harvey-t mbi qarkullimin e gjakut De Motu Cordis (1628), mjeku dhe intelektuali anglez Thomas Browne reflektoi mbi zbulimin e Harvey-t se \u201cN\u00eb atun\u00eb e par\u00eb t\u00eb qarkullimit t\u00eb gjitha shkollat e Evrop\u00ebs murmurit\u00ebn &#8230; dhe e d\u00ebnuan at\u00eb me nj\u00eb vot\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjithshme &#8230; por m\u00eb gjat\u00eb u pranua dhe u konfirmua nga mjek\u00eb t\u00eb shquar&#8221;.<\/p>\n<p>Superyjet inelektual\u00eb t\u00eb periudh\u00ebs p\u00ebrkushtoheshin p\u00ebr nj\u00eb audienc\u00eb evropiane, jo lokale, dhe g\u00ebzonin reputacion t\u00eb gjer\u00eb kontinental. Ata e shihnin veten si qytetar\u00eb t\u00eb \u201cRepublik\u00ebs s\u00eb Letrave\u201d dhe k\u00ebt\u00eb entitet e konsideronin, th\u00ebn\u00eb n\u00eb fjal\u00ebt e filozofit francez Pierre Bayle (nj\u00eb prej figurave qendrore), si nj\u00eb komonuelth t\u00eb lir\u00eb, dhe perandori t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs. Metafora politike ishte m\u00eb s\u00eb shumti d\u00ebshirore dhe jo pak vet\u00ebk\u00ebnaq\u00ebsi, por shprehte cil\u00ebsit\u00eb e nj\u00eb komuniteti q\u00eb rregullat i vendoste p\u00ebr nj\u00eb treg t\u00eb ideve. Ishte me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nj\u00eb treg me shum\u00eb konkurrenc\u00eb.<\/p>\n<p>Mbi t\u00eb gjitha, intelektual\u00ebt e Evrop\u00ebs kund\u00ebrshtuan pothuajse gjith\u00e7ka, dhe her\u00eb pas here demonstruan gatishm\u00ebri p\u00ebr t\u00eb therur lop\u00eb t\u00eb shenjta. Ata s\u00eb bashku vendos\u00ebn nj\u00eb angazhim p\u00ebr t\u00eb hapur shkenc\u00ebn. P\u00ebr t&#8217;u kthyer te Gibbon: ai v\u00ebrejti se filozofit, ndryshe nga patrioti, i lejohej ta konsideronte Evrop\u00ebn si nj\u00eb \u201crepublik\u00eb t\u00eb madhe\u201d t\u00eb vetme, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn balanca e fuqis\u00eb mund t\u00eb vazhdonte t\u00eb luhatej dhe prosperiteti i disa kombeve \u201cmund t\u00eb lart\u00ebsohej ose t\u00eb depresionohej n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb alternative\u201d. Por kjo kapje e nj\u00eb &#8220;republike t\u00eb madhe&#8221; t\u00eb vetme garantonte nj\u00eb &#8220;gjendje t\u00eb p\u00ebrgjithshme lumturie, sistem artesh, ligjesh dhe sjelljesh&#8221;. \u201cKjo e dalloi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb favorshme&#8221; Evrop\u00ebn nga qytet\u00ebrimet e tjera, shkroi Gibbon.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, at\u00ebher\u00eb, komuniteti intelektual i Evrop\u00ebs g\u00ebzoi m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn e dy bot\u00ebve, si avantazhet e nj\u00eb komuniteti akademik t\u00eb integruar transnacional, ashtu edhe t\u00eb nj\u00eb sistemi shtetesh konkurrues. Ky sistem prodhoi shum\u00eb nga komponent\u00ebt kulturor\u00eb q\u00eb \u00e7uan n\u00eb Pasurimin e Madh: nj\u00eb besim n\u00eb p\u00ebrparimin social dhe ekonomik, nj\u00eb respekt n\u00eb rritje p\u00ebr inovacionin shkencor dhe intelektual dhe nj\u00eb p\u00ebrkushtim ndaj nj\u00eb programi bejkonian, dmth, nj\u00eb program k\u00ebrkimor metodik dhe empirik t\u00eb dijes n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb rritjes ekonomike. Filozof\u00ebt dhe matematikan\u00ebt natyror\u00eb t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Letrave t\u00eb shekullit t\u00eb 17\u2019t\u00eb adoptuan iden\u00eb e shkenc\u00ebs eksperimentale si nj\u00eb mjet kryesor dhe pranuan p\u00ebrdorimin e matematik\u00ebs gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb sofistikuar si nj\u00eb metod\u00eb p\u00ebr t\u00eb kuptuar dhe kodifikuar natyr\u00ebn.<\/p>\n<p>Ideja e progresit ekonomik t\u00eb drejtuar nga njohurit\u00eb si l\u00ebvizjet kryesore t\u00eb Revolucionit Industrial dhe rritjes s\u00eb hershme ekonomike \u00ebsht\u00eb ende e diskutueshme, dhe me t\u00eb drejt\u00eb. Shembujt e shpikjeve thjesht t\u00eb drejtuara nga shkenca n\u00eb shekullin e 18-t\u00eb jan\u00eb t\u00eb pakt\u00eb, megjith\u00ebse pas 1815 numri i tyre rritet me shpejt\u00ebsi. Megjithat\u00eb, duke e hedhur posht\u00eb revolucionin shkencor si t\u00eb par\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr rritjen ekonomike moderne, e humbet pik\u00ebn q\u00eb pa nj\u00eb kuptim gjithnj\u00eb n\u00eb rritje t\u00eb natyr\u00ebs, p\u00ebrparimet e drejtuara nga artizan\u00ebt e shekullit t\u00eb 18-t\u00eb (ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb industrin\u00eb e tekstilit) do t\u00eb ndaleshin ngadal\u00eb por n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pashmangshme.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, disa shpikje ende kishin nevoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebna nga njer\u00ebz t\u00eb ditur edhe n\u00ebse nuk mund t\u00eb thuhet se jan\u00eb thjesht t\u00eb drejtuara nga shkenca. P\u00ebr shembull, kronometri detar, nj\u00eb nga shpikjet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb epok\u00ebs s\u00eb Revolucionit Industrial (megjith\u00ebse rrall\u00eb p\u00ebrmendet si pjes\u00eb e tij) u b\u00eb i mundur p\u00ebrmes pun\u00ebs s\u00eb astronom\u00ebve t\u00eb m\u00ebhersh\u00ebm matematikor\u00eb. I pari ishte astronomi dhe matematikani holandez i shekullit t\u00eb 16-t\u00eb (m\u00eb sakt\u00eb frizian), Jemme Reinerszoon, i njohur si Gemma Frisius, i cili sugjeroi mund\u00ebsin\u00eb e asaj q\u00eb b\u00ebri n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb John Harrison n\u00eb 1740.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb interesante t\u00eb theksohet se p\u00ebrparimet n\u00eb shkenc\u00eb u nxit\u00ebn jo vet\u00ebm nga ngjitja n\u00eb sken\u00eb e shkenc\u00ebs s\u00eb hapur dhe sofistikimi n\u00eb rritje i tregut transnacional t\u00eb ideve. Ata u nxit\u00ebn gjithashtu nga shfaqja e mjeteve dhe instrumenteve m\u00eb t\u00eb mira q\u00eb leht\u00ebsuan k\u00ebrkimin n\u00eb filozofin\u00eb e natyr\u00ebs. M\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishmet p\u00ebrfshijn\u00eb mikroskopin, teleskopin, barometrin dhe termometrin modern. T\u00eb gjitha ato u zhvilluan n\u00eb gjysm\u00ebn e par\u00eb t\u00eb shekullit t\u00eb 17-t\u00eb. Mjetet e p\u00ebrmir\u00ebsuara n\u00eb fizik\u00eb, astronomi dhe biologji hodh\u00ebn posht\u00eb shum\u00eb keqkuptime t\u00eb trash\u00ebguara nga antikiteti klasik. Nocionet e zbuluara rishtazi p\u00ebr vakum dhe atmosfer\u00eb stimuluan shfaqjen e motor\u00ebve atmosferik\u00eb. Nga ana tjet\u00ebr, motor\u00ebt me avull frym\u00ebzuan shkenc\u00ebtar\u00ebt p\u00ebr t\u00eb hetuar fizik\u00ebn e shnd\u00ebrrimit t\u00eb nxeht\u00ebsis\u00eb n\u00eb l\u00ebvizje. M\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb shekull pas pomp\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb Newcomen (motori i famsh\u00ebm Dudley Castle i 1712), u zhvillua termodinamika.<\/p>\n<p>N\u00eb Evrop\u00ebn e shekullit t\u00eb 18-t\u00eb, nd\u00ebrveprimi midis shkenc\u00ebs s\u00eb past\u00ebr dhe pun\u00ebs s\u00eb inxhinier\u00ebve dhe mekanik\u00ebve u b\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb i fort\u00eb. Ky nd\u00ebrveprim i njohurive propozicionale (njohuri p\u00ebr &#8216;\u00e7far\u00eb&#8217;) dhe njohuri p\u00ebrshkrimore (njohuri p\u00ebr &#8216;si&#8217;) p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb reagim pozitiv ose model autokatalitik. N\u00eb sisteme t\u00eb tilla, pasi procesi t\u00eb filloj\u00eb, ai mund t\u00eb b\u00ebhet vet\u00ebl\u00ebviz\u00ebs. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, rritja e bazuar n\u00eb njohuri \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga fenomenet m\u00eb t\u00eb vazhdueshme historike \u2013 megjith\u00ebse kushtet e vazhdim\u00ebsis\u00eb s\u00eb saj jan\u00eb komplekse dhe k\u00ebrkojn\u00eb mbi t\u00eb gjitha nj\u00eb treg konkurrues dhe t\u00eb hapur p\u00ebr ide.<\/p>\n<p>Duhet t\u00eb pranojm\u00eb se pasurimi i madh i Evrop\u00ebs (dhe i bot\u00ebs) nuk ishte aspak i pashmangsh\u00ebm. Me ndryshime mjaft t\u00eb vogla n\u00eb kushtet fillestare, apo edhe aksidente gjat\u00eb rrug\u00ebs, mund t\u00eb mos kishte ndodhur kurr\u00eb. Sikur zhvillimet politike dhe ushtarake t\u00eb merrnin kthesa t\u00eb ndryshme n\u00eb Evrop\u00eb, forcat konservatore mund t\u00eb kishin mbizot\u00ebruar dhe t\u00eb kishin mbajtur nj\u00eb q\u00ebndrim m\u00eb armiq\u00ebsor ndaj interpretimit t\u00eb ri dhe m\u00eb progresiv t\u00eb bot\u00ebs. Nuk kishte asgj\u00eb t\u00eb paracaktuar ose t\u00eb pashmangshme n\u00eb triumfin p\u00ebrfundimtar t\u00eb p\u00ebrparimit shkencor dhe rritjes s\u00eb q\u00ebndrueshme ekonomike, m\u00eb shum\u00eb se, t\u00eb themi, n\u00eb evolucionin p\u00ebrfundimtar t\u00eb Homo sapiens (ose ndonj\u00eb specie tjet\u00ebr specifike) si dominuese n\u00eb planet.<\/p>\n<p>Nj\u00eb rezultat i aktiviteteve n\u00eb tregun e ideve pas vitit 1600 ishte Iluminizmi Evropian, n\u00eb t\u00eb cilin besimi n\u00eb p\u00ebrparimin shkencor dhe intelektual u p\u00ebrkthye n\u00eb nj\u00eb program politik ambicioz, nj\u00eb program q\u00eb, pavar\u00ebsisht nga t\u00eb metat dhe gabimet e tij t\u00eb shumta, ende dominon politikat evropiane dhe ekonomit\u00eb. Pavar\u00ebsisht nga reagimet e kund\u00ebrta q\u00eb ka hasur koh\u00ebt e fundit, forcat e p\u00ebrparimit teknologjik dhe shkencor, pasi t\u00eb viheshin n\u00eb l\u00ebvizje, mund t\u00eb ishin b\u00ebr\u00eb t\u00eb pap\u00ebrmbajtshme. Bota, sot, n\u00eb fund t\u00eb fundit, ende p\u00ebrb\u00ebhet nga entitete konkurruese dhe duket jo shum\u00eb m\u00eb af\u00ebr bashkimit sesa n\u00eb vitin 1600. Tregu i saj i ideve \u00ebsht\u00eb m\u00eb aktiv se kurr\u00eb dhe risit\u00eb ndodhin me nj\u00eb rit\u00ebm gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb. Larg nga t\u00eb gjitha frutat teknologjike t\u00eb ul\u00ebta q\u00eb jan\u00eb mbledhur, m\u00eb e mira ende pritet q\u00eb t\u00eb vjen.<\/p>\n<p><em>Joel Mokyr, profesor i Arteve dhe Shkencave dhe profesor i ekonomis\u00eb dhe historis\u00eb n\u00eb Universitetin Northwestern n\u00eb Illinois. N\u00eb vitin 2006, atij iu dha \u00e7mimi dyvje\u00e7ar Heineken p\u00ebr Histori, i ofruar nga Akademia Mbret\u00ebrore Hollandeze e Shkencave. Libri i tij i fundit \u00ebsht\u00eb A Culture of Growth: Origins of the Modern Economy (2016).<\/em><\/p>\n<p><em><strong>Artikulli \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkthyer n\u00eb shqip nga gazeta online Reporteri.net nga eseu origjinal &#8220;How did Europe became so rich&#8221; i profesorit Joel Mokyr.<\/strong><\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Autor: Joel Mokyr N\u00eb nj\u00eb koh\u00eb fuqish dhe perandorish t\u00eb m\u00ebdha, vet\u00ebm nj\u00eb rajon i bot\u00ebs p\u00ebrjetoi rritje t\u00eb jasht\u00ebzakonshme ekonomike. Si? Si nisi prosperiteti i paprecedent\u00eb i bot\u00ebs moderne, dhe pse? V\u00ebllime t\u00eb m\u00ebdha librash nga historian\u00eb, ekonomist\u00eb, shkenc\u00ebtar\u00eb t\u00eb politik\u00ebs, mbushin rafte t\u00eb t\u00ebra me shpjegime se si dhe pse procesi i rritjes [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":696189,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[1528],"tags":[1531,1532,1529,1530,1533],"class_list":["post-696188","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-prospect","tag-filozofia","tag-filozofia-e-natyres","tag-histori-i-ideve","tag-shkenca","tag-si-u-pasurua-evropa"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/696188","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=696188"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/696188\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/696189"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=696188"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=696188"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=696188"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}