{"id":696617,"date":"2022-09-06T18:27:37","date_gmt":"2022-09-06T16:27:37","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=696617"},"modified":"2022-09-06T18:33:21","modified_gmt":"2022-09-06T16:33:21","slug":"petkovic-i-del-ne-mbrojtje-erbit-qe-bertiste-vrite-shqiptarin-ne-gazimestan-e-quan-krenar-dhe-patrior","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/petkovic-i-del-ne-mbrojtje-erbit-qe-bertiste-vrite-shqiptarin-ne-gazimestan-e-quan-krenar-dhe-patrior\/","title":{"rendered":"Petkovi\u00e7 i del n\u00eb mbrojtje serbit q\u00eb b\u00ebrtiste \u201cvrite shqiptarin\u201d n\u00eb Gazimestan \u2013  e quan \u201ckrenar dhe patrior\u201d"},"content":{"rendered":"<p><strong>Gjykata Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb i shqiptoi d\u00ebnim me tet\u00eb muaj\u00eb privim nga liria n\u00ebr nxitje t\u00eb urrejtjes nd\u00ebretnike nj\u00eb qytetari me nacionalitet serb, Nikolla Nedellkovi\u00e7, raporton gazeta online Reporteri.net.<\/strong><\/p>\n<p>Kjo pasi ky i fundit n\u00eb fest\u00ebn serbe t\u00eb Vidovdanit kishte nisur t\u00eb b\u00ebrtiste \u201cvriti shqiptar\u00ebt, krejt \u00ebsht\u00eb Rusi, Kosova \u00ebsht\u00eb Serbi\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebr d\u00ebnimin e nxit\u00ebsit t\u00eb urrejtjes nd\u00ebretnike, ka reaguar edhe i ashtuquajturi drejtor i zyr\u00ebs s\u00eb vet\u00ebquajtur p\u00ebr Kosov\u00ebn n\u00eb qeverin\u00eb serbe, Petar Petkovi\u00e7.<\/p>\n<p>Petkovi\u00e7 tha se d\u00ebnimi ndaj tij u b\u00eb \u201cpa asnj\u00eb d\u00ebshmi materiale\u201d dhe \u201cbazuar n\u00eb d\u00ebshmitar t\u00eb rrem\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Madje, p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb edhe m\u00eb shum ton, Petkovi\u00e7 i doli n\u00eb mbritje thirrlsit p\u00ebr \u201cvrasje t\u00eb shqiptar\u00ebve\u201d p\u00ebr \u00e7ka i d\u00ebnuari ishte akuzuar, duke th\u00ebn\u00eb se \u201c\u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje krenarie dhe patriotizmi\u201d.<\/p>\n<p>&#8220;Nikola u d\u00ebnua pa asnj\u00eb prov\u00eb materiale dhe n\u00eb baz\u00eb t\u00eb d\u00ebshmive t\u00eb d\u00ebshmitar\u00ebve t\u00eb rrem\u00eb, vet\u00ebm sepse donte t\u00eb sh\u00ebnonte Vidovdanin dhe t\u00eb mbante trengjyr\u00ebn serbe. Edhe pse Prishtina u p\u00ebrpoq ta detyronte Nikol\u00ebn t\u00eb pranonte fajin e tij n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb nj\u00eb d\u00ebnimi m\u00eb t\u00eb leht\u00eb. Nikolla nuk u dor\u00ebzua kurr\u00eb, sepse ai mbajti q\u00ebndrimin e vet\u00ebm korrekt se fotografimi me flamurin e tij serb nuk mund t\u00eb jet\u00eb kurr\u00eb vep\u00ebr penale, por p\u00ebrkundrazi, \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje krenarie dhe patriotizmi\u201d, tha Petkovi\u00e7.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb d\u00ebnim, t\u00eb akuzuarit Nedelkovic do t\u2019i llogaritet edhe koha e mbajtur n\u00eb paraburgim nga 28 qershori i k\u00ebtij viti, raportoi Betimi p\u00ebr Drejt\u00ebsi.<\/p>\n<p>T\u00eb akuzuarit, gjithashtu i vazhdohet masa e paraburgimit deri n\u00eb plotfuqishm\u00ebrin\u00eb e k\u00ebtij aktgjykimi.<\/p>\n<p>Gjithashtu, t\u00eb nj\u00ebjtit si d\u00ebnim plot\u00ebsues i \u00ebsht\u00eb shqiptuar d\u00ebbimi nga territori i Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, pas vuajtjes s\u00eb d\u00ebnimit.<\/p>\n<p>Po ashtu, obligohet q\u00eb pas plotfuqishm\u00ebris\u00eb s\u00eb aktgjykimit, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb shpenzimeve procedurale t\u00eb paguaj\u00eb shum\u00ebn prej 50 euro p\u00ebr paushallin gjyq\u00ebsor dhe shum\u00ebn prej 30 euro p\u00ebr fondin e viktimave t\u00eb krimit.<\/p>\n<p>Pal\u00ebt kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb ankese brenda 15 dit\u00ebve nga dita e pranimit t\u00eb aktgjykimit.<\/p>\n<p>Paraprakisht, n\u00eb seanc\u00ebn e mbajtur po t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb, \u00ebsht\u00eb d\u00ebgjuar d\u00ebshmitari Sami Shahini, i cili duke u p\u00ebrgjigjur n\u00eb pyetjet e prokurore Elza Bajraktari, ka deklaruar se m\u00eb 28 qershor 2022, ka qen\u00eb i angazhuar me planin operativ p\u00ebr manifestimin e Vidovadnit, i cili \u00ebsht\u00eb zhvilluar n\u00eb Gazimestan.<\/p>\n<p>\u201cMe dat\u00eb 28 qershor kam qen\u00eb i angazhuar n\u00eb pun\u00eb n\u00eb plan operativ p\u00ebr manifestimin e Vidovdanit, i cili \u00ebsht\u00eb zhvilluar n\u00eb Gazimestan\u201d, ka th\u00ebn\u00eb d\u00ebshmitari Shahini.<\/p>\n<p>Ai shpjegoi se n\u00eb dit\u00ebn kritike ka pasur shum\u00eb persona me bluza me mbishkrime t\u00eb ndryshme fyese ndaj kombit shqiptar, q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb p\u00ebr vizit\u00eb tek p\u00ebrmendorja n\u00eb Gazimestan.<\/p>\n<p>\u201cAt\u00eb dit\u00eb kem v\u00ebrejtur persoan t\u00eb shumt\u00eb q\u00eb kan\u00eb ardh\u00eb p\u00ebr vizit\u00eb tek p\u00ebrmendorja e Gazimestnit, shum\u00eb perosna kan\u00eb pas maica t\u00eb ndryshme dhe mbishkrime t\u00eb ndryshme fysese ndaj kombit shqiptar e pos\u00e7\u00ebrisht p\u00ebr shtetitn e Kosov\u00ebs\u201d, deklaroi Shahini.<\/p>\n<p>I nj\u00ebjti, shtoi se i akuzuari Nedelkovic ka pasur n\u00eb dor\u00eb nj\u00eb flamur me ngjyrat e shtetit t\u00eb Serbis\u00eb, mir\u00ebpo me hart\u00ebn gjeografike t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb t\u00eb cilin sh\u00ebnonte \u201cNuk dor\u00ebzohemi\u201d.<\/p>\n<p>\u201cMuj me potencu kur kan\u00eb p\u00ebrfundu me fjalim prift\u00ebrinjt\u00eb me t\u2019u larguar nga bina k\u00ebta prift\u00ebrinj\u00eb, perosni n\u00eb fjal\u00eb Nikola, ka pas\u00eb n\u00eb dor\u00eb nj\u00eb flamur me hart\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs dhe me ngjyra t\u00eb flamurit t\u00eb shtetit t\u00eb Serbis\u00eb, n\u00eb k\u00ebt\u00eb flamur sh\u00ebnonte \u201cnuk dor\u00ebzohemi\u201d, shtoi ai.<\/p>\n<p>Tutje, d\u00ebshmitari nd\u00ebr t\u00eb tjera ka th\u00ebn\u00eb se i akuzuari Nedelkovic duke mbajtur falmurin n\u00eb dor\u00eb, ka filluar t\u00eb brorohoriste \u201cvriti shqiptar\u00ebt, krejt \u00ebsht\u00eb Rusi, Kosova \u00ebsht\u00eb Serbi\u201d dhe \u201cKosova \u00ebsht\u00eb zemra e Serbis\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>\u201cI nj\u00ebjti ka hype, i nj\u00ebjti ka hyp n\u00eb Bin\u00ebn e improvizuar, gjithashtu mbante flamurin n\u00eb dor\u00eb dhe ka filluar i pari t\u00eb k\u00ebndoj\u00eb \u201cvriti shqiptar\u00ebt, krejt \u00ebsht\u00eb Rusi, Kosova \u00ebsht\u00eb Serbi\u201d dhe \u201cKosova \u00ebsht\u00eb zemra e Serbis\u00eb\u201d, tha d\u00ebshmitari Shahini.<\/p>\n<p>Duke u p\u00ebrgjigjur n\u00eb pyetjet e mbrojt\u00ebses s\u00eb t\u00eb akuzuairt, avokates Jovana Filipoviq, d\u00ebshmitari Shahini ka deklaruar se si zyrtar nuk ka qen\u00eb i autorizuar t\u00eb b\u00ebj\u00eb video-incizimin apo fotografimin e personave.<\/p>\n<p>\u201cNuk kam qen\u00eb i autorizum q\u00eb t\u00eb b\u00ebj video apo foto t\u00eb k\u00ebtyre perosnave\u201d, tha i nj\u00ebjti.<\/p>\n<p>Ai n\u00eb vazhdim ka shpjeguar se sipas tij, fjalia q\u00eb ka th\u00ebn\u00eb i akuzuari \u201cvriti shqiptar\u00ebt\u201d, ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me nxitje t\u00eb urrejtjes.<\/p>\n<p>\u201cSi\u00e7 e ceka m\u00eb her\u00ebt, fjala e par\u00eb pasi q\u00eb ka hyp\u00eb n\u00eb bin\u00eb Nikola, ka qen\u00eb Vriti shqiptar\u00ebt\u201d, po besoj q\u00eb kjo fjali d\u00ebshmon qart\u00eb se ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me nxitje t\u00eb urrejtes apo p\u00ebrqarjes dhe sipas meje besoj q\u00eb kjo fjali ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me nxitje t\u00eb urrejtes dhe ky person ka nxitur mas\u00ebn p\u00ebr nxitje t\u00eb urrejtes sepse edhe t\u00eb tjer\u00ebt kan\u00eb k\u00ebnduar pas tij\u201d, deklaroi d\u00ebshmitari.<\/p>\n<p>Tutje, ka theksuar se e di q\u00eb i akuzuari Nedelkovic sakt\u00ebsisht ka th\u00ebn\u00eb \u201cVriti shqiptar\u00ebt, krejt \u00ebsht\u00eb Rusi, Kosova \u00ebsht\u00eb Serbi\u201d dhe se n\u00eb fund ka th\u00ebn\u00eb \u201cKosova \u00ebsht\u00eb zemra e S\u00ebrbis\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>\u201cSakt\u00ebsisht e di se \u00e7far\u00eb ka th\u00ebn\u00eb, i nj\u00ebjti ka th\u00ebn\u00eb \u201cVriti shqiptar\u00ebt, krejt \u00ebsht\u00eb Rusi, Kosova \u00ebsht\u00eb Serbi\u201d dhe n\u00eb fund ka th\u00ebn\u00eb \u201cKosova \u00ebsht\u00eb zemra e Serbis\u00eb\u201d dhe kjo \u00ebsht\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur disa her\u00eb\u201d, deklaroi i nj\u00ebjti.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr t\u00eb tjera, d\u00ebshmitari Shahini ka th\u00ebn\u00eb se pas arrestimit t\u00eb tani t\u00eb akuzuarit, ky i fundit e ka njoftuar se dokumentin identifikues e ka n\u00eb \u00e7ant\u00eb n\u00eb autobus.<\/p>\n<p>\u201cPas arrestimit, gjat\u00eb bised\u00ebs me Nikol\u00ebn, i nj\u00ebjti m\u00eb ka njoftuar se dokumentat identifikues i ka n\u00eb autobus tek \u00e7anta e tij, n\u00eb at\u00eb moment ka ardh\u00eb nj\u00eb shok i tij tek nj\u00ebsiti yn\u00eb dhe ka th\u00ebn\u00eb se do e sjellim dokumentin identifikues- let\u00ebrnjoftimin n\u00eb stacion\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Duke u p\u00ebrgjigjur n\u00eb pyetjet e t\u00eb akuzuarit, Shahini ka deklaruar se Nedelkovic \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb ka filluar me brohoritjet dhe t\u00eb tjer\u00ebt kan\u00eb filluar pas tij.<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb gjith\u00eb kan\u00eb k\u00ebnduar pas Nikol\u00ebs sepse Nikola ka filluar i pari dhe ne e kemi mbajtur n\u00eb monitorim k\u00ebt\u00eb proces deri n\u00eb momentin e arrestimit\u201d, u shpreh d\u00ebshmitari.<\/p>\n<p>M\u00eb pas, pas administrimit t\u00eb provave, gjat\u00eb dh\u00ebnies s\u00eb mbrojtjes s\u00eb tij, e duke u p\u00ebrgjigjur n\u00eb pyetjet e avokates Filipoviq, i akuzuari nd\u00ebr t\u00eb tjera ka deklaruar se me vete nga Beogradi ka marr\u00eb flamurin e Serbis\u00eb, t\u00eb cilin e ka l\u00ebn\u00eb n\u00eb \u00e7ant\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cPo, me vete nga Beogradi e kam marr\u00eb falmurin e Republik\u00ebs s\u00eb Serbis\u00eb, por duke pas\u00eb parasysh q\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsit e kan\u00eb cekur q\u00eb me vete mos t\u00eb mbajm\u00eb \u00e7far\u00ebdo simbole q\u00eb mos t\u00eb nxisim ndonj\u00eb ngjarje t\u00eb pak\u00ebndshme dhe q\u00eb t\u00eb mos vije deri t\u00eb ndonj\u00eb incident, at\u00eb flamur e kam l\u00ebn\u00eb n\u00eb \u00e7ant\u00ebn time ne autobus dhe aty ka qen\u00eb gjat\u00eb t\u00ebr\u00eb dit\u00ebs\u201d, tha i nj\u00ebjti.<\/p>\n<p>I akuzuari tha se flamuri t\u00eb cilin e ka marr\u00eb me vete, gjendet n\u00eb qendr\u00ebn e paraburgimit n\u00eb Mitrovic\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cAi flamur \u00ebsht\u00eb edhe m\u00eb tej n\u00eb \u00e7ant\u00ebn time dhe gjendet me gj\u00ebrat e tjera t\u00eb mia n\u00eb qendr\u00ebn e paraburgimit n\u00eb Mitrovic\u00eb\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ai.<\/p>\n<p>Tutje, i akuzuari Nedelkovic ka deklaruar se n\u00eb asnj\u00eb moment nuk ka th\u00ebn\u00eb asgj\u00eb q\u00eb do t\u00eb nxiste urrejtje.<\/p>\n<p>\u201cKonsideroj q\u00eb n\u00eb asnj\u00eb moment nuk kam th\u00ebn\u00eb \u00e7far\u00ebdo gj\u00ebje qoft\u00eb q\u00eb do t\u00eb nxiste ndonj\u00eb urrejte\u201d, deklaroi i nj\u00ebjti.<\/p>\n<p>I akuzuari Nedelkovic ka deklaruar se n\u00eb flamurin t\u00eb cilin e ka marr\u00eb nga sht\u00ebpia e tij, kan\u00eb qen\u00eb ngjyrat e flamurit t\u00eb Serbis\u00eb, mir\u00ebpo me hart\u00ebn gjeografike t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>I pyetur se a ka brohoritur fjal\u00ebt \u201cNuk dor\u00ebzohemi\u201d, i nj\u00ebjti \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur se askush nuk ka brohoritur.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb dh\u00ebnies s\u00eb fjal\u00ebs p\u00ebrfundimtare, prokurorja Bajraktari nd\u00ebr t\u00eb tjera ka deklaruar se \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar se Nedelkovic ka kryer vepr\u00ebn penale e cila i vihet n\u00eb barr\u00eb dhe i ka propozuar gjykat\u00ebs q\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin ta shpall fajtor dhe ta d\u00ebnoj\u00eb sipas ligjit.<\/p>\n<p>\u201cDuke marr\u00eb parasysh k\u00ebto prova konkrete, at\u00ebher\u00eb konsideorjm\u00eb se \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar se i pandehuri e ka kryer vepr\u00ebn penale, p\u00ebr \u00e7ka i propozojm\u00eb gjykat\u00ebs q\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin ta shpall fajtor dhe ta d\u00ebnoj\u00eb sipas ligjit n\u00eb fuqi\u201d, deklaroi e nj\u00ebjta.<\/p>\n<p>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, avokatja Filipoviq n\u00eb fjal\u00ebn e saj p\u00ebrfundimtar\u00eb ka th\u00ebn\u00eb se fjal\u00ebt t\u00eb cilat prokuroria pretendon se i mbrojturi i saj i ka th\u00ebn\u00eb, nuk jan\u00eb v\u00ebrtetuar me prova materiale.<\/p>\n<p>\u201cFjal\u00ebt me t\u00eb cilat e ngarkon profkuroria Nikol\u00ebn, t\u00eb cilat ve\u00e7 jan\u00eb th\u00ebn\u00eb, me prova materiale nuk jan\u00eb v\u00ebrtetuar. Edhe pse t\u00eb gjith\u00eb prolic\u00ebt kan\u00eb incizuar, t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb tjerat kan\u00eb pas mund\u00ebsi t\u00eb inciziojn\u00eb edhe Nikol\u00ebn, duke i th\u00ebn\u00eb fjal\u00ebt me t\u00eb cilat ngarkohet, por k\u00ebt\u00eb nuk e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb sespe nuk ka qen\u00eb e mundshme sepse ato fjal\u00eb askush nuk i ka brohorit n\u00eb Gazemistan\u201d, tha Filipoviq.<\/p>\n<p>Ajo gjithashtu shtoi se i akuzuari \u00ebsht\u00eb person q\u00eb studionte dhe se nuk zhvillohet ndonj\u00eb procedur\u00eb penale ndaj tij, e q\u00eb kjo duhet t\u00eb merret parasysh gjat\u00eb marrjes s\u00eb vendimit.<\/p>\n<p>\u201cMe k\u00ebt\u00eb rast, gjyat\u00ebs i tregojm\u00eb q\u00eb Nikola \u00ebsht\u00eb person, i cili studion, i cili kurr\u00eb nuk ka qen\u00eb i gjykuar as q\u00eb kund\u00ebr tij nuk zhvillohet \u00e7far\u00ebdolloj procedure n\u00eb Republik\u00ebn e Serbis\u00eb dhe q\u00eb k\u00ebto rrethana t\u2019i keni parasysh gjat\u00eb marrjes s\u00eb vendimit\u201d, ka deklaruar n\u00eb fund avokatja Filipoviq.<\/p>\n<p>Ndryshe, Prokuroria Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb, m\u00eb 29 qershor 2022, kishte ngritur aktakuz\u00eb ndaj Nikola Nedelkovic, me arsyetimin se m\u00eb 28 qershor 2022 n\u00eb Prishtin\u00eb, konkretisht n\u00eb fshatin B\u00ebrnic\u00eb e Poshtme, derisa ishte duke u mbajtur manifestimi i Vidovdanit, i pandehuri me dashje n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e cila mund t\u00eb prish\u00eb rendin publik, ka nxitur publikisht urrejtje dhe mosdurim nd\u00ebrmjet komb\u00ebsive shqiptare dhe serbe.<\/p>\n<p>Sipas aktakuz\u00ebs, i nj\u00ebjti kishte mbajtur flamuj me mbishkrime n\u00eb gjuh\u00ebn serbe \u201cnuk dor\u00ebzohemi\u201d dhe m\u00eb pas ka b\u00ebr\u00eb fotografi dhe ka b\u00ebr\u00eb thirrje nacionalisht n\u00eb gjuh\u00ebn serbe \u201cVrite vrite shqiptarin, e gjith\u00eb Rusia, Kosova \u00ebsht\u00eb Serbi\u201d.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb, Nedelkovic akuzohej se ka kryer vepr\u00ebn penale \u201cNxitja e p\u00ebr\u00e7arjes dhe mos durimit\u201d nga neni 141, par.1 t\u00eb Kodit Penal.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjykata Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb i shqiptoi d\u00ebnim me tet\u00eb muaj\u00eb privim nga liria n\u00ebr nxitje t\u00eb urrejtjes nd\u00ebretnike nj\u00eb qytetari me nacionalitet serb, Nikolla Nedellkovi\u00e7, raporton gazeta online Reporteri.net. Kjo pasi ky i fundit n\u00eb fest\u00ebn serbe t\u00eb Vidovdanit kishte nisur t\u00eb b\u00ebrtiste \u201cvriti shqiptar\u00ebt, krejt \u00ebsht\u00eb Rusi, Kosova \u00ebsht\u00eb Serbi\u201d. P\u00ebr d\u00ebnimin e nxit\u00ebsit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":696618,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[21,317],"tags":[1422],"class_list":["post-696617","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","category-rajon","tag-petar-petkovic"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/696617","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=696617"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/696617\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/696618"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=696617"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=696617"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=696617"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}