{"id":696621,"date":"2022-09-06T18:33:16","date_gmt":"2022-09-06T16:33:16","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=696621"},"modified":"2022-09-06T18:33:16","modified_gmt":"2022-09-06T16:33:16","slug":"kosova-dhe-serbia-gjithnje-e-me-afer-vendimeve-te-veshtira","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/kosova-dhe-serbia-gjithnje-e-me-afer-vendimeve-te-veshtira\/","title":{"rendered":"Kosova dhe Serbia gjithnj\u00eb e m\u00eb af\u00ebr &#8220;vendimeve t\u00eb v\u00ebshtira&#8221;"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nuk ka kaluar as nj\u00eb jav\u00eb nga fillimi i zbatimit t\u00eb marr\u00ebveshjes midis Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb p\u00ebr shfuqizimin e dokumenteve hyr\u00ebse\/dal\u00ebse dhe nga dy pal\u00ebt ka pritshm\u00ebri p\u00ebr p\u00ebrparim t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm,<a href=\"https:\/\/www.evropaelire.org\/a\/dialogu-kosove-serbi-marreveshjet-\/32021037.html\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\"> shkruan Radio Evropa e Lir\u00eb<\/a>, transmeton gazeta online Reporteri.net.<\/strong><\/p>\n<p>\u201cDialogu nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb po futet n\u00eb nj\u00eb nivel t\u00eb ri serioziteti\u201d, vler\u00ebson njoh\u00ebsi i proceseve politike n\u00eb Kosov\u00eb, Agon Maliqi.<\/p>\n<p>Shtetet e Quint-it &#8211; Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Italia dhe SHBA-ja &#8211; po krijojn\u00eb nj\u00eb z\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt lidhur me k\u00ebt\u00eb proces, thot\u00eb Dushan Janjiq, nga Forumi p\u00ebr Marr\u00ebdh\u00ebnie Etnike n\u00eb Beograd.<\/p>\n<p>Shenj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb, sipas tyre, \u00ebsht\u00eb vendimi i kancelarit gjerman, Olaf Scholz, dhe i presidentit francez, Emmanuel Macron, p\u00ebr t\u00eb em\u00ebruar k\u00ebshilltar\u00ebt e tyre p\u00ebr dialogun.<\/p>\n<p>Jens Plettner dhe Emmanuel Beaune u tha se do t\u2019i ofrojn\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb d\u00ebrguarit t\u00eb BE-s\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb proces, Mirosllav Laj\u00e7ak.<\/p>\n<p>Laj\u00e7ak dhe dy k\u00ebshilltar\u00ebt e rinj pritet t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb dhe Serbi, m\u00eb 9 shtator.<\/p>\n<p><strong>\u201cNuhatja\u201d e marr\u00ebveshjes<\/strong><\/p>\n<p>Maliqi kujton se em\u00ebrimi i k\u00ebshilltar\u00ebve nga Gjermania dhe Franca nuk ndodh p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, por koha kur ndodh &#8211; derisa vazhdon pushtimi rus i Ukrain\u00ebs &#8211; ia shton seriozitetin k\u00ebtij veprimi, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>\u201cKjo mund t\u00eb shihet edhe si shenj\u00eb se shtetet e r\u00ebnd\u00ebsishme, si Gjermania dhe Franca, e nuhasin mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb t\u00eb ecet p\u00ebrpara me nj\u00eb marr\u00ebveshje gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse [midis Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb], por edhe e shfryt\u00ebzojn\u00eb rastin p\u00ebr t\u00eb theksuar urgjenc\u00ebn [e k\u00ebtij procesi]\u201d, thot\u00eb Maliqi p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>Diplomat\u00ebt n\u00eb Per\u00ebndim thon\u00eb se lufta e Rusis\u00eb n\u00eb Ukrain\u00eb, q\u00eb ka nisur n\u00eb fund t\u00eb shkurtit, ka krijuar nj\u00eb momentum t\u00eb ri p\u00ebr sigurin\u00eb evropiane, por edhe p\u00ebr q\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor, ku disa vende kan\u00eb ende \u00e7\u00ebshtje t\u00eb hapura.<\/p>\n<p>Maliqi thot\u00eb se \u201c\u00ebsht\u00eb e dukshme\u201d q\u00eb Kosova dhe Serbia jan\u00eb duke hyr\u00eb n\u00eb nj\u00eb proces bisedimesh, q\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb shpejt, ndon\u00ebse jo detyrimisht. Ai thot\u00eb se ndjeshm\u00ebrin\u00eb e vendeve t\u00eb BE-s\u00eb ndaj dialogut e ka ndikuar \u201calarmi i NATO-s\u201d.<\/p>\n<p>Muajin e kaluar, kur tensionet midis Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb jan\u00eb rritur &#8211; p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb vendimi t\u00eb Qeveris\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb p\u00ebr targa t\u00eb automjeteve dhe dokumente t\u00eb udh\u00ebtimit &#8211; NATO ka paralajm\u00ebruar se do t\u00eb nd\u00ebrhyj\u00eb, n\u00ebse stabiliteti vihet n\u00eb rrezik.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb e shoh si interesim m\u00eb t\u00eb madh [t\u00eb vendeve t\u00eb BE-s\u00eb], si angazhim m\u00eb t\u00eb madh&#8230; por edhe si form\u00eb e presionit ndaj lider\u00ebve [t\u00eb Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb] q\u00eb t\u00eb mos p\u00ebrs\u00ebriten rastet e p\u00ebrshkall\u00ebzimeve q\u00eb ndodh\u00ebn s\u00eb voni, si dhe t\u00eb shfryt\u00ebzohet mund\u00ebsia q\u00eb t\u00eb shkohet drejt nj\u00eb marr\u00ebveshjeje\u201d, thot\u00eb Maliqi.<\/p>\n<p>Janjiq, n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, thot\u00eb se Quint-i mund t\u00eb jet\u00eb duke p\u00ebrgatitur nj\u00eb konferenc\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr Kosov\u00ebn dhe Serbin\u00eb.<\/p>\n<p>\u201c&#8230; n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ajo konferenc\u00eb t\u2019i ndihmoj\u00eb pal\u00ebt q\u00eb t\u00eb sjellin vendime t\u00eb guximshme. \u00cbsht\u00eb e nevojshme pik\u00ebrisht ajo q\u00eb Scholz dhe Macron i kan\u00eb th\u00ebn\u00eb Kurtit dhe Vu\u00e7iqit &#8211; ata vet\u00eb t\u00eb fillojn\u00eb t\u00eb marrin vendime t\u00eb guximshme\u201d, thot\u00eb Janjiq.<\/p>\n<p>Kur Scholz dhe Macron njoftuan m\u00eb 4 shtator p\u00ebr em\u00ebrimin e k\u00ebshilltar\u00ebve t\u00eb tyre, ata i d\u00ebrguan nj\u00eb let\u00ebr kryeministrit t\u00eb Kosov\u00ebs, Albin Kurti, dhe presidentit t\u00eb Serbis\u00eb, Aleksandar Vu\u00e7iq, duke iu b\u00ebr\u00eb thirrje q\u00eb t\u00eb tregojn\u00eb gatishm\u00ebri p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb vendime t\u00eb v\u00ebshtira, t\u00eb cilat, si\u00e7 u tha, do t\u00eb sillnin p\u00ebrparim n\u00eb dialog.<\/p>\n<p>Se \u00e7far\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb k\u00ebto vendime, nuk u elaborua.<\/p>\n<p><strong>Ndihma e BE-s\u00eb n\u00eb gjetjen e kompromisit<\/strong><\/p>\n<p>Z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i BE-s\u00eb, Peter Stano, b\u00ebn t\u00eb ditur se Laj\u00e7ak dhe k\u00ebshilltar\u00ebt e rinj do t\u00eb takojn\u00eb m\u00eb 9 shtator Kurtin n\u00eb Prishtin\u00eb dhe Vu\u00e7iqin n\u00eb Beograd.<\/p>\n<p>\u201cNe, me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, duam t\u00eb b\u00ebjm\u00eb sa m\u00eb shum\u00eb q\u00eb t\u00eb mundemi, p\u00ebr t\u2019i ndihmuar t\u00eb dyja pal\u00ebt q\u00eb t\u2019i gjejn\u00eb t\u00eb gjitha kompromiset e nevojshme dhe pajtimin p\u00ebr ta \u00e7uar dialogun p\u00ebrpara, p\u00ebr t\u2019i mbyllur t\u00eb gjitha \u00e7\u00ebshtjet e hapura dhe, p\u00ebrfundimisht, t\u00eb arrijn\u00eb marr\u00ebveshje gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse p\u00ebr normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve, t\u00eb pranueshme reciprokisht dhe t\u00eb detyrueshme ligj\u00ebrisht\u201d, thot\u00eb Stano p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>I pyetur n\u00ebse dialogu \u00ebsht\u00eb duke hyr\u00eb n\u00eb nj\u00eb faz\u00eb t\u00eb re, Stano shpjegon:<\/p>\n<p>\u201cAfatet kohore dhe rezultatet n\u00eb dialogun nd\u00ebrmjet Beogradit dhe Prishtin\u00ebs, t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsuar nga Bashkimi Evropian, varen gjithmon\u00eb nga aft\u00ebsia, vullneti dhe gatishm\u00ebria e dy pal\u00ebve p\u00ebr t\u00eb gjetur kompromisin e nevojsh\u00ebm. BE-ja, si leht\u00ebsuese e k\u00ebtij dialogu, po p\u00ebrpiqet t\u2019i ndihmoj\u00eb t\u00eb dyja pal\u00ebt n\u00eb gjetjen e k\u00ebtij kompromisi. \u00c7do gj\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb duke ndodhur tani, \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebtij aktiviteti\u201d.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb thon\u00eb qytetar\u00ebt?<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr disa qytetar\u00eb t\u00eb anketuar nga REL-i n\u00eb Prishtin\u00eb mbetet ende pik\u00ebpyetje n\u00ebse nj\u00eb marr\u00ebveshje gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb \u00ebsht\u00eb af\u00ebr.<\/p>\n<p>Artan Behluli, profesor i Arkitektur\u00ebs, thot\u00eb se presioni nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr arritjen e nj\u00eb marr\u00ebveshjeje \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb i p\u00ebrqendruar ndaj Serbis\u00eb. Por, ai thot\u00eb se nuk pret rezultate t\u00eb cilat do t\u2019i d\u00ebshironte Kosova.<\/p>\n<p>\u201cSerbia, n\u00eb disa vija strategjike t\u00eb veta, nuk e nd\u00ebrron politik\u00ebn. Ajo \u00ebsht\u00eb aq e durueshme &#8211; mbase ka edhe nj\u00eb memorie historike &#8211; q\u00eb e b\u00ebn t\u00eb kuptoj\u00eb se Evropa \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb ndryshon e jo Serbia\u201d, thot\u00eb Behluli.<\/p>\n<p>Ramadan Ahmeti, pun\u00ebtor bankar, vler\u00ebson se partner\u00ebt per\u00ebndimor\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs jan\u00eb duke rritur presionin q\u00eb t\u00eb arrihet nj\u00eb marr\u00ebveshje, q\u00eb do t\u2019i zgjidhte kontestet nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cPo besoj q\u00eb do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje. Un\u00eb besoj q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb af\u00ebr se q\u00eb ka qen\u00eb. Mir\u00ebpo, prap\u00eb jam n\u00eb dilem\u00eb se a do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje e k\u00ebnaqshme p\u00ebr ne, e mos t\u00eb flasim p\u00ebr ata [pal\u00ebn serbe]\u201d, thot\u00eb Ahmeti.<\/p>\n<p><strong>T\u00eb p\u00ebrkushtuara, thon\u00eb t\u00eb dyja pal\u00ebt<\/strong><\/p>\n<p>Nga Qeveria e Kosov\u00ebs thon\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb se e mir\u00ebpresin \u201cp\u00ebrkushtimin shtes\u00eb t\u00eb dy shteteve t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb Bashkimit Evropian\u201d &#8211; Gjermanis\u00eb dhe Franc\u00ebs &#8211; n\u00eb arritjen e marr\u00ebveshjes ligj\u00ebrisht t\u00eb obligueshme p\u00ebr normalizimin e plot\u00eb t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve midis Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, me \u201cnjohjen reciproke n\u00eb qend\u00ebr\u201d.<\/p>\n<p>\u201cKryeministri [Kurti] ndan gjithashtu mendimin se normalizimi i marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb \u00ebsht\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb s\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr rajonin e Ballkanit Per\u00ebndimor dhe se Qeveria \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrkushtuar p\u00ebr dialog parimor\u201d, thuhet n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb l\u00ebshuar nga Zyra e kryeministrit t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Autoritetet n\u00eb Serbi nuk e komentuan publikisht angazhimin shtes\u00eb t\u00eb Gjermanis\u00eb dhe Franc\u00ebs n\u00eb dialog. Por, gjat\u00eb nj\u00eb vizite n\u00eb Kosov\u00eb, m\u00eb 5 shtator, kryeministrja serbe, Ana B\u00ebrnabiq, theksoi se vendi i saj \u00ebsht\u00eb \u201cgjithmon\u00eb i gatsh\u00ebm p\u00ebr dialog\u201d.<\/p>\n<p>\u201c[Normalizimi i marr\u00ebdh\u00ebnieve] na duhet, jo p\u00ebr shkak t\u00eb integrimit evropian, por p\u00ebr shkak t\u00eb vetvetes, p\u00ebr shkak t\u00eb asaj q\u00eb duam me gjith\u00eb zem\u00ebr, e q\u00eb \u00ebsht\u00eb paqja dhe stabiliteti afatgjat\u00eb\u201d, tha B\u00ebrnabiq n\u00eb Mitrovic\u00ebn e Veriut.<\/p>\n<p>Me nd\u00ebrmjet\u00ebsimin e Bashkimit Evropian dhe mb\u00ebshtetjen e SHBA-s\u00eb, Kosova dhe Serbia kan\u00eb nisur bisedimet p\u00ebr normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve qysh n\u00eb vitin 2011.<\/p>\n<p>Pal\u00ebt kan\u00eb arritur dhjet\u00ebra marr\u00ebveshje, por zbatimi i tyre n\u00eb terren ka ngecur, dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, ato faj\u00ebsojn\u00eb nj\u00ebra-tjetr\u00ebn.<\/p>\n<p>Muajin e kaluar, tensionet mes tyre jan\u00eb rritur, si pasoj\u00eb e nj\u00eb vendimi t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr riregjistrimin e makinave me targa q\u00eb i l\u00ebshon Serbia n\u00eb RKS (Republika e Kosov\u00ebs), si dhe p\u00ebr dokumente t\u00eb ve\u00e7anta hyr\u00ebse\/dal\u00ebse p\u00ebr qytetar\u00ebt e Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb shenj\u00eb pak\u00ebnaq\u00ebsie, disa serb\u00eb n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs jan\u00eb rebeluar dhe kan\u00eb ngritur barrikada.<\/p>\n<p>Me sugjerimin e bashk\u00ebsis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare, Kosova e ka shtyr\u00eb zbatimin e vendimit p\u00ebr 30 dit\u00eb, p\u00ebrkat\u00ebsisht deri m\u00eb 1 shtator.<\/p>\n<p>Por, nd\u00ebrkoh\u00eb, me nd\u00ebrmjet\u00ebsimin e diplomat\u00ebve per\u00ebndimor\u00eb, pal\u00ebt kan\u00eb arritur marr\u00ebveshje p\u00ebr heqjen e dokumenteve hyr\u00ebse\/dal\u00ebse nga t\u00eb dyja an\u00ebt, e cila ka hyr\u00eb n\u00eb fuqi m\u00eb 1 shtator.<\/p>\n<p>Sfid\u00eb tani mbetet riregjistrimi i automjeteve. Serbia k\u00ebrkon negociata, duke propozuar targa neutrale ndaj statusit t\u00eb Kosov\u00ebs, por Qeveria e Kosov\u00ebs nuk heq dor\u00eb nga vendimi i saj. Procesi i riregjistrimit, i cili \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb se do t\u00eb zgjas\u00eb dy muaj, ka nisur m\u00eb 1 shtator.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb vizit\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb, kryeministrja e Serbis\u00eb, Ana B\u00ebrnabiq, tha po ashtu se \u201c\u00ebsht\u00eb koha\u201d p\u00ebr t\u00eb formuar Asociacionin e komunave me shumic\u00eb serbe n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe pse pal\u00ebt kan\u00eb arritur marr\u00ebveshje p\u00ebr k\u00ebt\u00eb Asociacion, kryeministri Kurti thot\u00eb se Kosova nuk mund t\u00eb pranoj\u00eb formimin nj\u00eb \u201casociacioni nj\u00ebetnik\u201d.<\/p>\n<p>Komuniteti nd\u00ebrkomb\u00ebtar, n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, vazhdimisht p\u00ebrs\u00ebrit se marr\u00ebveshjet e arritura duhet t\u00eb zbatohen, p\u00ebrfshir\u00eb edhe at\u00eb p\u00ebr Asociacionin.<\/p>\n<p>Se cilat do t\u00eb jen\u00eb \u201cvendimet e v\u00ebshtira\u201d t\u00eb pal\u00ebve q\u00eb t\u2019i normalizojn\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet, mbetet t\u00eb shihet.<\/p>\n<p>Kosova e ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb qart\u00eb se marr\u00ebveshja gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse duhet t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb njohjen reciproke me Serbin\u00eb, t\u00eb cil\u00ebn gj\u00eb Serbia, tash p\u00ebr tash, thot\u00eb se nuk do ta b\u00ebj\u00eb.<strong>\/REL\/Reporteri.net\/.<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nuk ka kaluar as nj\u00eb jav\u00eb nga fillimi i zbatimit t\u00eb marr\u00ebveshjes midis Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb p\u00ebr shfuqizimin e dokumenteve hyr\u00ebse\/dal\u00ebse dhe nga dy pal\u00ebt ka pritshm\u00ebri p\u00ebr p\u00ebrparim t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm, shkruan Radio Evropa e Lir\u00eb, transmeton gazeta online Reporteri.net. \u201cDialogu nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb po futet n\u00eb nj\u00eb nivel t\u00eb ri serioziteti\u201d, vler\u00ebson njoh\u00ebsi [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":696622,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[21,317],"tags":[],"class_list":["post-696621","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","category-rajon"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/696621","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=696621"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/696621\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/696622"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=696621"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=696621"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=696621"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}