{"id":698815,"date":"2022-09-11T18:00:36","date_gmt":"2022-09-11T16:00:36","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=698815"},"modified":"2023-10-02T00:03:16","modified_gmt":"2023-10-01T22:03:16","slug":"kryetari-i-vushtrrise-ferit-idrizi-shpenzimet-tona-per-dreka-zyrtare-jane-40-me-te-vogla-se-ne-kohen-e-ldk-se","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/intervista\/kryetari-i-vushtrrise-ferit-idrizi-shpenzimet-tona-per-dreka-zyrtare-jane-40-me-te-vogla-se-ne-kohen-e-ldk-se\/","title":{"rendered":"Kryetari i Vushtrris\u00eb, Ferit Idrizi: Shpenzimet tona p\u00ebr dreka zyrtare jan\u00eb 40% m\u00eb t\u00eb vogla se n\u00eb koh\u00ebn e LDK-s\u00eb"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: right;\">\n<p><strong>Gar\u00eb e ashp\u00ebr ishte zhvilluar n\u00eb zgjedhjet lokale vitin e kaluar n\u00eb Vushtrri. Ferit Idrizi i PDK-s\u00eb e Xhafer Tahiri i LDK-s\u00eb ishin p\u00ebrballur n\u00eb nj\u00eb balotazh, me akuza t\u00eb ashpra p\u00ebr nj\u00ebri-tjetrin.<\/strong><\/p>\n<p>Shpenzimi i paras\u00eb publike dhe projektet e ndryshme, ishin b\u00ebr\u00eb \u2018moll\u00eb sherri\u2019 disa her\u00eb n\u00eb debatet mes t\u00eb dyve.<\/p>\n<p>Tash e m\u00eb shum\u00eb se 8 muaj q\u00eb kur Vushtrria \u00ebsht\u00eb n\u00ebn udh\u00ebheqjen e Ferit Idrizit t\u00eb PDK-s\u00eb, LDK-ja q\u00eb \u00ebsht\u00eb opozit\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb komun\u00eb ka drejtuar gishtin nga kryetari Idrizi p\u00ebr shpenzime t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr dreka zyrtare.<\/p>\n<p>Gazeta Online &#8220;Reporteri.net&#8221;, ka realizuar nj\u00eb intervist\u00eb me kryetarin e Vushtrris\u00eb, Ferit Idrizi, i cili i quan t\u00eb pav\u00ebrteta akuzat duke th\u00ebn\u00eb se ai dhe kabineti i tij kan\u00eb shpenzuar m\u00eb pak para p\u00ebr dreka zyrtare se ish qeveria e kaluar q\u00eb udh\u00ebhiqej nga LDK.<\/p>\n<p>Idrizi flet edhe p\u00ebr premtimet q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb n\u00eb fushat\u00eb, p\u00ebr grev\u00ebn n\u00eb arsim, dhe tregon sa ka mb\u00ebshtetje nga Qeveria Kurti.<\/p>\n<p><strong>M\u00ebposht\u00eb mund ta lexoni intervist\u00ebn e plot\u00eb me kryetarin e Vushtrris\u00eb, Ferit Idrizi dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr Gazet\u00ebn Online &#8220;Reporteri.net:<\/strong><\/p>\n<p><strong>Partia opozitare n\u00eb Vushtrri, LDK ju ka akuzuar se keni shpenzuar mij\u00ebra euro p\u00ebr dreka zyrtare. Cila \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta sipas jush?<\/strong><\/p>\n<p>Shpenzimet tona jan\u00eb m\u00eb t\u00eb vogla p\u00ebr 40% p\u00ebr periudh\u00ebn e nj\u00ebjt\u00eb se n\u00eb koh\u00ebn kur ka qeverisur LDK-ja.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb koh\u00ebs sa ka qeverisur LDK-ja, 4 drejtor\u00eb komunal\u00eb e kan\u00eb pasur vetur\u00ebn zyrtare n\u00eb dispozicion 24 or\u00eb, kurse n\u00ebn drejtimin tim asnj\u00eb drejtor\u00eb nuk e ka n\u00eb dispozicion vetur\u00ebn 24 or\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 mua si kryetar q\u00eb e parasheh edhe ligji.<\/p>\n<p>Vlen ta p\u00ebrmendi se sot un\u00eb si kryetar komune nuk kam fare vozit\u00ebs, e voziti vet vetur\u00ebn zyrtare, pasi e kam sht\u00ebpin\u00eb 500-600 metra larg nga komuna dhe nuk e kam par\u00eb t\u00eb arsyeshme t\u00eb kem vozit\u00ebs.<\/p>\n<p>PDK sot po qeveris m\u00eb ndryshe me Vushtrrin\u00eb dhe n\u00eb bashk\u00ebpunim edhe me shoq\u00ebrin\u00eb civile q\u00eb i ka dh\u00ebn\u00eb udh\u00ebheqjen e nj\u00eb drejtorie tejet t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. Drejtoria e Urbanizmit sot udh\u00ebhiqet nga shoq\u00ebria civile, dhe kjo d\u00ebshmon se PDK po qeveris\u00eb ndryshe.<\/p>\n<p><strong>Si po ec koalicioni qeveris\u00ebs dhe pse keni shkarkuar disa drejtor\u00eb komunal\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>E kemi miratuar statusin e Komun\u00ebs dhe kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tregues i qart\u00eb se kam bashk\u00ebpunim shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb nd\u00ebr t\u00eb tjera edhe me opozit\u00ebn. Koalicioni po ec shk\u00eblqyesh\u00ebm, por si nuk po punojn\u00eb po i largoj drejtor\u00ebt, kam b\u00ebr\u00eb dy her\u00eb ndryshime. Si\u00e7 e thash, koalicioni \u00ebsht\u00eb stabil, por kush nuk punon nuk ka vend n\u00eb qeverin\u00eb q\u00eb udh\u00ebheq un\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Cilat jan\u00eb premtimet q\u00eb keni nisur t&#8217;i realizoni apo q\u00eb keni p\u00ebrfunduar deri tani?<\/strong><\/p>\n<p>Pik\u00eb qendrore t\u00eb programit tim e kam pasur rinin\u00eb, arsimin profesional e kam realizuar 100%, i kam subvencionuar kurset p\u00ebr 400 t\u00eb rinj e t\u00eb reja n\u00eb gjuh\u00eb gjermane dhe IT. Kam nxjerr\u00eb vendim dhe ju kam ofruar m\u00ebsim pa pages\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb rinjt\u00eb e t\u00eb rejat q\u00eb duan ta ken\u00eb nj\u00eb profesion, i kam subvencionuar dhjet\u00eb profile si: floktar, instalues, etj. Poashtu\u00a0i kam ndar\u00eb 70 bursa p\u00ebr student\u00eb.<\/p>\n<p>Kam subvencionuar 50% t\u00eb tokave q\u00eb jan\u00eb sistem t\u00eb ujitjes, kam n\u00ebnshkruar kontrat\u00eb me Ib\u00ebr Lepencin dhe kan\u00eb p\u00ebrfituar mbi 700 bujq. Kam p\u00ebrmbushur premtimin edhe p\u00ebr blegtor\u00ebt, iu kam premtuar 4 cent ia kam ndar\u00eb 5 cent. S\u00eb shpejti do t\u00eb hapet shpallja p\u00ebr subvencionim p\u00ebr kok\u00eb deleje e dhie nga\u00a04 euro.<\/p>\n<p>Kam premtuar mb\u00ebshtetje p\u00ebr garat e nx\u00ebn\u00ebsve dhe e kam realizuar, secilit nx\u00ebn\u00ebs ja kam ndar\u00eb nga 100 euro.<\/p>\n<p>Kemi mbajtur tubime me diaspor\u00ebn ku kemi d\u00ebgjuar idet\u00eb e tyre, nd\u00ebrsa kemi ndar\u00eb parking pa pages\u00eb.<\/p>\n<p>Kam premtuar Platform\u00ebn p\u00ebr regjistrimin e diaspor\u00ebs e cila brenda jav\u00ebs do t\u00eb inaugurohet ku do t\u00eb jet\u00eb linku p\u00ebr diaspor\u00ebn e Vushtrris\u00eb q\u00eb t\u00eb regjistrohen.<\/p>\n<p><strong>Cilat jan\u00eb premtimet q\u00eb nuk i keni realizuar?<\/strong><\/p>\n<p>Ende nuk \u00ebsht\u00eb realizuar premtimi p\u00ebr uj\u00eb t\u00eb pijes, aktualisht \u00ebsht\u00eb faza e montimit t\u00eb gypave, por q\u00eb do t\u00eb realizohet s\u00eb shpejti.<\/p>\n<p>Poashtu ende nuk ka p\u00ebrfunduar Tregu i gjelb\u00ebr, por q\u00eb aktualisht jemi duke e hartuar projektin.<\/p>\n<p>P\u00ebr investime kapitale kam premtuar parking n\u00ebntok\u00ebsor\u00eb dhe do ta kryej\u00eb brenda mandatit. Do t\u00eb rregullojm\u00eb edhe sheshin dhe shtratin e lumit Sitnica.<\/p>\n<p><strong>T\u00eb kalojm\u00eb tek greva n\u00eb arsim, si duhet gjetur zgjidhja q\u00eb nx\u00ebn\u00ebsit t&#8217;ia nisin m\u00ebsimit?<\/strong><\/p>\n<p>Fajtori kryesor \u00ebsht\u00eb qeveria se e ka timonin, duhet me u ul\u00eb me sindikatat dhe shoq\u00ebrin\u00eb civile, dhe me i dhan\u00eb drejtim e kahje sistemit t\u00eb arsimit.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebr fund, sa keni mb\u00ebshtetje nga Qeveria Kurti si komun\u00eb q\u00eb drejtoheni nga PDK?<\/strong><\/p>\n<p>Kam pasur mb\u00ebshtetje nga dy ministri, Ministria e Zhvillimit Rajonal p\u00ebr sh\u00ebtitore p\u00ebr gjat\u00eb lumit Sitnica, edhe na ka mb\u00ebshtetur edhe Ministria e Bujq\u00ebsis\u00eb. Po presim mb\u00ebshtetje edhe prej Ministris\u00eb s\u00eb Kultur\u00ebs. \/Reporteri.net\/.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gar\u00eb e ashp\u00ebr ishte zhvilluar n\u00eb zgjedhjet lokale vitin e kaluar n\u00eb Vushtrri. Ferit Idrizi i PDK-s\u00eb e Xhafer Tahiri i LDK-s\u00eb ishin p\u00ebrballur n\u00eb nj\u00eb balotazh, me akuza t\u00eb ashpra p\u00ebr nj\u00ebri-tjetrin. Shpenzimi i paras\u00eb publike dhe projektet e ndryshme, ishin b\u00ebr\u00eb \u2018moll\u00eb sherri\u2019 disa her\u00eb n\u00eb debatet mes t\u00eb dyve. Tash e m\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":8,"featured_media":698823,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[1750],"tags":[269],"class_list":["post-698815","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-intervista","tag-intervista"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/698815","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/8"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=698815"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/698815\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/698823"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=698815"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=698815"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=698815"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}