{"id":701504,"date":"2022-09-16T18:10:32","date_gmt":"2022-09-16T16:10:32","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=701504"},"modified":"2022-09-16T18:17:37","modified_gmt":"2022-09-16T16:17:37","slug":"qender-per-luginen-eshte-prishtina-kamberi-con-mesazh-ne-presheve-tirane-e-beograd","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/qender-per-luginen-eshte-prishtina-kamberi-con-mesazh-ne-presheve-tirane-e-beograd\/","title":{"rendered":"&#8220;Qend\u00ebr p\u00ebr Lugin\u00ebn \u00ebsht\u00eb Prishtina&#8221;, Shaip Kamberi \u00e7on mesazh n\u00eb Preshev\u00eb, Tiran\u00eb e Beograd"},"content":{"rendered":"<p><strong>Shaip Kamberi \u00ebsht\u00eb deputeti i vet\u00ebm shqiptar n\u00eb Kuvendin e Serbis\u00eb, por i pad\u00ebshiruesh\u00ebm aty. Gjat\u00eb k\u00ebsaj jave, para presidentit serb Aleksand\u00ebr Vu\u00e7iq, n\u00eb Kuvendin e Serbis\u00eb u k\u00ebrkua arrestimi ose d\u00ebbimi i Kamberit. P\u00ebr q\u00ebndrimin e tij politik n\u00eb Beograd tashm\u00eb e di secili , por Kamberi, nuk p\u00ebrton t\u00eb pozicionohet edhe n\u00eb raport me shqiptar\u00ebt. P\u00ebrve\u00e7 kryeqytetit serb, ai ka \u00e7uar nj\u00eb mesazh edhe n\u00eb Preshev\u00eb e Tiran\u00eb \u2013 \u201cP\u00ebr ne qendra \u00ebsht\u00eb Prishtina\u201d.<\/strong><\/p>\n<p>Shaip Kamberi p\u00ebrs\u00ebri ka qen\u00eb n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb v\u00ebmendjes k\u00ebto dit\u00eb, kur Kuvendi i Serbis\u00eb debatoi gjer\u00eb e gjat\u00eb p\u00ebr Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>P\u00ebr shkak t\u00eb q\u00ebndrimeve t\u00eb tij, nj\u00eb deputete nga partia e Milloshevqit k\u00ebrkoi q\u00eb ai t\u00eb arrestohet ose d\u00ebbohet.<\/p>\n<p>Reagime aty s\u2019pati pothuajse t\u00eb gjith\u00eb u pajtuan, q\u00eb shqiptari i vet\u00ebm n\u00eb at\u00eb tempull jo aq demokratik duhet ta marr\u00eb \u201cd\u00ebnimin meritor\u201d.<\/p>\n<p>Paralelisht me t\u00eb, nj\u00eb politikan nga Presheva, Kryetari Shqip\u00ebrim Arifi po b\u00ebnte nj\u00eb betej\u00eb t\u00eb tij. I injoruar nga Kurti, Arifi udh\u00ebtoi drejt Tiran\u00ebs, ku e priti Erion Veliaj nd\u00ebrsa n\u00eb Prishtin\u00eb gjeti mikpritje n\u00eb selin\u00eb e LDK\u2019s\u00eb nga N\u00ebnkryetari Lutfi Haziri.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb gjitha k\u00ebto Kamberi ka q\u00ebndrim.<\/p>\n<p>Ai thot\u00eb se p\u00ebr Lugin\u00ebn Prishtina \u00ebsht\u00eb qendra.<\/p>\n<p>\u201dPa Kosov\u00ebn, Lugina do ta ket\u00eb t\u00eb pamundur ekzistenc\u00ebn biologjike me nj\u00eb Serbi t\u00eb k\u00ebtill\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Kamberi e konfirmon interferimin e Qeveris\u00eb Kurti n\u00eb Lugin\u00eb p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb list\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr zgjedhjet parlamentare.<\/p>\n<p>\u201cPor nuk ia arriti, sepse disa mendonin se \u201cKosova nuk duhet t\u00eb p\u00ebrzihet n\u00eb pun\u00ebt e tona\u201d. \u201cRebelimin\u201d e Arifit, Kamberi e quan joserioz edhe pse \u00ebsht\u00eb i kujdessh\u00ebm n\u00eb fjalor.<\/p>\n<p>Ish -kryetari i Bujanocit flet edhe p\u00ebr dialogun, korniz\u00ebn e re q\u00eb po p\u00ebrflitet dhe q\u00ebndrimin e Serbis\u00eb rreth njohjes s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>A ndjeheni i sigurt pas thirrjes s\u00eb deputetes serbe p\u00ebr arrestimin ose d\u00ebbimin tuaj, a mund t\u00eb k\u00ebrkoni mbrojtje?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Shaip Kamberi:<\/strong> K\u00ebtu nuk mendoj se duhet shtruar \u00e7\u00ebshtjen vet\u00ebm n\u00eb aspektin e siguris\u00eb time. Problemi q\u00ebndron se n\u00eb organin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb shtet\u00ebror, n\u00eb prezenc\u00ebn e presidentit t\u00eb shtetit d\u00ebgjohen tone fashiste p\u00ebr d\u00ebnime mesjetare nga nj\u00eb deputete. \u00c7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb se n\u00ebse nj\u00eb shqiptar n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e deputetit nuk ka garanca sigurie, cila do t\u00eb jet\u00eb gjendja e nj\u00eb qytetari t\u00eb zakonsh\u00ebm shqiptar. Mungesa e aft\u00ebsis\u00eb p\u00ebr p\u00ebrballje me realitetin, koncepti dogmatist ndaj Kosov\u00ebs, mungesa e gatishm\u00ebris\u00eb p\u00ebr k\u00ebrkim falje p\u00ebr krimet e kryera, jan\u00eb ajo q\u00eb shp\u00ebrfaq deklarimi i deputetes s\u00eb Millosheviqit dhe heshtja e presidentit serb ndaj toneve raciste e fashiste t\u00eb shprehura n\u00eb prezenc\u00eb t\u00eb tij.<\/p>\n<p><strong>Kryeministri Albin Kurti kur flet p\u00ebr faz\u00ebn finale t\u00eb dialogut me Serbin\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb q\u00eb i p\u00ebrmend edhe shqiptar\u00ebt q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb Lugin\u00eb t\u00eb Preshev\u00ebs. A mendoni se Kosova po iu anashkalon, dhe a duhet q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshiheni n\u00eb marr\u00ebveshjen finale?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Shaip Kamberi:<\/strong> Nuk mund t\u00eb ket\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb me Serbin\u00eb pa trajtimin e t\u00eb drejtave t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb Lugin\u00ebs s\u00eb Preshev\u00ebs. Un\u00eb ia thash\u00eb edhe presidentit serb se kurr\u00eb nuk do t\u00eb pajtohemi se n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor\u00eb duhet t\u00eb ekzistojn\u00eb standarde t\u00eb ndryshme n\u00eb trajtimin e t\u00eb drejtave t\u00eb pakicave. Reciprocitet \u00ebsht\u00eb nj\u00eb parim q\u00eb e zgjidh k\u00ebt\u00eb problematik\u00eb dhe mendoj q\u00eb kryeministri Kurti b\u00ebn mir\u00eb kur insiston n\u00eb aplikimin e k\u00ebtij parimi.<\/p>\n<p><strong>Si e shihni munges\u00ebn e komunikimit mes Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs dhe Komun\u00ebs s\u00eb Preshev\u00ebs e cila udh\u00ebhiqet nga Shqiprim Arifi. Z. Shqiprim Arifi ka qen\u00eb shum\u00eb kritik ndaj kryeministrit Kurti duke e akuzuar edhe p\u00ebr interferime politike n\u00eb Lugin\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Shaip Kamberi:<\/strong> \u00cbsht\u00eb rregull q\u00eb periferia duhet t\u00eb koordinohet me qendr\u00ebn, sepse forca e gravitacionit \u00ebsht\u00eb n\u00eb qend\u00ebr. P\u00ebr ne qendra \u00ebsht\u00eb Prishtina, prandaj edhe harmonizimi i politikave tona duhet t\u00eb b\u00ebhet me Prishtin\u00ebn, sidomos p\u00ebr shkak t\u00eb faktit q\u00eb ne presim q\u00eb Prishtina t\u00eb jet\u00eb k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebse ndaj Serbis\u00eb p\u00ebr trajtim t\u00eb barabart\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb Lugin\u00ebs s\u00eb Preshev\u00ebs. Prandaj edhe agjenda jon\u00eb politike duhet t\u00eb harmonizohet me Prishtin\u00ebn. Kushdo q\u00eb mendon se Lugina e Preshev\u00ebs duhet t\u00eb jet\u00eb e pavarur nga ndikimi i Kosov\u00ebs e ka gabim dhe kjo shkon n\u00eb d\u00ebm t\u00eb interesave tona. \u00cbsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhur keq q\u00eb kur udh\u00ebheq\u00ebsit e caktuar lokal n\u00eb Lugin\u00eb t\u00eb Preshev\u00ebs dalin me q\u00ebndrime se \u201cKosova nuk duhet t\u00eb p\u00ebrzihet n\u00eb Lugin\u00eb\u201d. Pa Kosov\u00ebn, Lugina do ta ket\u00eb t\u00eb pamundur ekzistenc\u00ebn biologjike me nj\u00eb Serbi t\u00eb k\u00ebtill\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Besoni q\u00eb ka nd\u00ebrhyrje t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb proceset e brendshme politike t\u00eb Lugin\u00ebs?<\/strong><\/p>\n<p>Shaip Kamberi: N\u00ebse angazhimin e qeveris\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb list\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt palamentare, mund t\u00eb them po. Prishtina, me vullnet t\u00eb mir\u00eb, \u00ebsht\u00eb angazhuar p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb liste parlamentare shqiptare p\u00ebr zgjedhjet n\u00eb Serbi. Por nuk ia arriti, sepse disa mendonin se \u201cKosova nuk duhet t\u00eb p\u00ebrzihet n\u00eb pun\u00ebt e tona\u201d. Pra i vetmi \u201cinterferim\u201d i Kosov\u00ebs zyrtare n\u00eb Lugin\u00eb t\u00eb Preshev\u00ebs ishte vullneti dhe gatishm\u00ebria p\u00ebr t\u00eb ndihmuar p\u00ebr nj\u00eb projekt politik t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt. Tani, ata q\u00eb nuk d\u00ebsh\u00ebn t\u00eb jen\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebtij projekti, akuzojn\u00eb Kosov\u00ebn dhe qeverin\u00eb e saj se nuk ndihmon shqiptar\u00ebt. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb serioze as ndaj Kosov\u00ebs e aq m\u00eb pak ndaj shqiptar\u00ebve t\u00eb Lugin\u00ebs s\u00eb Preshevs.<\/p>\n<p><strong>Diskutohet shum\u00eb p\u00ebr Asociacionin. A mendoni se do t\u00eb ishte e pranueshme q\u00eb t\u00eb themeloheshin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb reciproke, pra q\u00eb t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb Asociacion edhe p\u00ebr shqiptar\u00ebt n\u00eb Lugin\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Shaip Kamberi:<\/strong> Q\u00ebndrimi jon\u00eb \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb. N\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor nuk duhet lejuar standarde t\u00eb ndryshme n\u00eb trajtimin e nd\u00ebrsjell\u00eb t\u00eb pakicave. Prandaj reciprociteti si parim \u00ebsht\u00eb mund\u00ebsi q\u00eb dy shtetet, n\u00eb marr\u00ebveshjen eventule, nj\u00ebtrajtsh\u00ebm t\u00eb ofrojn\u00eb garancione p\u00ebr trajtimin e nj\u00ebjt\u00eb t\u00eb pakicave t\u00eb nd\u00ebrsjella.<\/p>\n<p><strong>N\u00ebse jo Asociacion, a mendoni se \u00ebsht\u00eb zgjidhje shk\u00ebmbimi i territoreve (me kushtin q\u00eb Lugina i bashkohet Kosov\u00ebs, dhe zgjidhet p\u00ebrfundimisht ky problem)?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Shaip Kamberi:<\/strong> Nuk shoh se dikush e p\u00ebrkrah k\u00ebt\u00eb ide. Ajo ishte kund\u00ebrshtuar fuqish\u00ebm nga BE. N\u00ebse edhe kishte dilema p\u00ebr q\u00ebndrimin e SHBA, situata aktuale, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn SHBA i jep p\u00ebrkrahje pa rezerv\u00eb dialogut t\u00eb Brukselit, \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se konturat e dialogut kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me gjetjen e nj\u00eb zgjidhje n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn kjo ide nuk z\u00ebn vend.<\/p>\n<p><strong>Apo konsideroni q\u00eb ideja e prekjes s\u00eb kufijve ka vdekur?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Shaip Kamberi:<\/strong> E thash\u00eb, p\u00ebr momentin asnj\u00eb faktor relevant nuk e p\u00ebrmend e as q\u00eb e p\u00ebrkrah. Prandaj, mendoj se, kjo ide, nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb tryez\u00ebn e bisedimeve.<\/p>\n<p><strong>Duke qen\u00eb se jeni gjat\u00eb n\u00eb politik\u00eb. Kurti po insiston n\u00eb marrjen e njohjes nga Serbia. Vu\u00e7iq po thot\u00eb se s\u2019e njeh asnj\u00ebher\u00eb Kosov\u00ebn. Cila mendoni se \u00ebsht\u00eb rruga p\u00ebrpara. \u00cbsht\u00eb propozuar q\u00eb Kosova t\u00eb heq dor\u00eb nga synimi p\u00ebr njohjen reciproke?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Shaip Kamberi:<\/strong> Kjo do t\u00eb ishte zgjidhja ideale. Dy shtete q\u00eb kan\u00eb luftuar mes veti dhe b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje p\u00ebr normalizimin e raporteve dhe njohje reciproke \u00ebsht\u00eb ideja q\u00eb m\u00eb s\u00eb shumti i duhet jo vet\u00ebm raporteve t\u00eb nd\u00ebrsjella por gjith\u00eb Ballkanit. Megjithat\u00eb, n\u00ebse Bashk\u00ebsia nd\u00ebrkomb\u00ebtare (SHBA) nuk shtrojn\u00eb trysnin\u00eb e duhur mbi Serbin\u00eb p\u00ebr ta pranuar k\u00ebt\u00eb realitet, ajo v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb realizohet me nj\u00eb Sebi e cila urren Millosheviqin jo pse e ka nisur por pse e ka humbur luft\u00ebn.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast p\u00ebr Kosov\u00ebn \u00ebsht\u00eb imperativ an\u00ebtar\u00ebsimi i saj n\u00eb OKB dhe mekanizmat tjer\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb. An\u00ebtar\u00ebsimi i Kosov\u00ebs n\u00eb NATO p\u00ebrfundimisht do ta shuante \u00ebndrr\u00ebn serbe.<\/p>\n<p><strong>Si e lexoni momentumin aktual te krijuar n\u00eb dialog, ku shohim nj\u00eb p\u00ebrfshirje t\u00eb madhe t\u00eb faktorit nd\u00ebrkomb\u00ebtar. A mund t\u00eb kemi nj\u00eb marr\u00ebveshje finale shpejt\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Shaip Kamberi:<\/strong> \u00cbsht\u00eb n\u00ebj momentum i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm. Nj\u00eb p\u00ebrfshirje e cila shpresoj nuk do t\u00eb venitet, por, do t\u00eb rritet edhe m\u00eb tej duke b\u00ebr\u00eb ndikimin e nevojsh\u00ebm drejt Serbis\u00eb p\u00ebr ta \u00e7uar dialogun drejt marr\u00ebveshjes.\/Express<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shaip Kamberi \u00ebsht\u00eb deputeti i vet\u00ebm shqiptar n\u00eb Kuvendin e Serbis\u00eb, por i pad\u00ebshiruesh\u00ebm aty. Gjat\u00eb k\u00ebsaj jave, para presidentit serb Aleksand\u00ebr Vu\u00e7iq, n\u00eb Kuvendin e Serbis\u00eb u k\u00ebrkua arrestimi ose d\u00ebbimi i Kamberit. P\u00ebr q\u00ebndrimin e tij politik n\u00eb Beograd tashm\u00eb e di secili , por Kamberi, nuk p\u00ebrton t\u00eb pozicionohet edhe n\u00eb raport [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":437171,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[21,317],"tags":[],"class_list":["post-701504","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","category-rajon"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/701504","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=701504"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/701504\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/437171"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=701504"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=701504"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=701504"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}