{"id":702929,"date":"2022-09-19T17:29:43","date_gmt":"2022-09-19T15:29:43","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=702929"},"modified":"2022-09-19T17:31:07","modified_gmt":"2022-09-19T15:31:07","slug":"shba-ja-ndihmon-ushtarakisht-vendet-e-ballkanit-perendimor-pervec-serbine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/shba-ja-ndihmon-ushtarakisht-vendet-e-ballkanit-perendimor-pervec-serbine\/","title":{"rendered":"SHBA-ja ndihmon ushtarakisht vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor, p\u00ebrve\u00e7 Serbin\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga rreth nj\u00eb miliard dollar\u00eb ndihm\u00eb ushtarake q\u00eb Departamenti amerikan i Shtetit paralajm\u00ebroi p\u00ebr 17 vende evropiane, 23 milion\u00eb do t\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb Mal t\u00eb Zi p\u00ebr forcimin e sektorit t\u00eb mbrojtjes.<\/strong><\/p>\n<p>Nuk dihet ende se sa para do t\u00eb marrin vendet e tjera t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor, t\u00eb cilat, p\u00ebrve\u00e7 Serbis\u00eb, jan\u00eb po ashtu n\u00eb list\u00eb.<\/p>\n<p>Ministria e Brendshme e Kosov\u00ebs nuk iu p\u00ebrgjigj interesimit t\u00eb Radios Evropa e Lir\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p>Nga\u00a0<a href=\"https:\/\/www.evropaelire.org\/a\/shba-ndihme-ukraine-\/32024192.html\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Departamenti amerikan i Shtetit\u00a0<\/a>than\u00eb se kjo ndihm\u00eb, e cila i ndahet edhe Ukrain\u00ebs, tregon p\u00ebrkushtimin e pal\u00ebkundur t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara \u201cp\u00ebr t\u00eb ardhmen e Ukrain\u00ebs si nj\u00eb shtet demokratik, sovran dhe i pavarur, si dhe p\u00ebr sigurin\u00eb e aleat\u00ebve dhe t\u00eb partner\u00ebve n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb rajonin\u201d.<\/p>\n<p>Sa ndihm\u00eb marrin Ukraina dhe t\u00eb tjer\u00ebt?<\/p>\n<p>Prej se administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, mori mandatin n\u00eb janar t\u00eb vitit 2021, SHBA-ja ndau rreth 15.2 miliard\u00eb dollar\u00eb ndihma ushtarake p\u00ebr Ukrain\u00ebn &#8211; sidomos nga fundi i shkurtit, kur Rusia nisi pushtimin e k\u00ebtij vendi.<\/p>\n<p>M\u00eb 8 shtator, sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, prezantoi nj\u00eb ndihm\u00eb t\u00eb re prej 2.2 miliard\u00eb dollar\u00ebsh, por p\u00ebrve\u00e7 Ukrain\u00ebs, ajo do t\u2019u ndahet edhe 17 vendeve t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Ukraina, p\u00ebrmes k\u00ebtij programi, i njohur si \u201cForeign Military Financing\u201d, do t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb miliard dollar\u00eb, nd\u00ebrsa pjesa tjet\u00ebr do t\u00eb shp\u00ebrndahet midis vendeve t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>\u201c[Ato do t\u00eb] p\u00ebrfshijn\u00eb shum\u00eb nga aleat\u00ebt tan\u00eb t\u00eb NATO-s, si dhe partner\u00eb t\u00eb tjer\u00eb rajonal\u00eb t\u00eb siguris\u00eb, q\u00eb jan\u00eb n\u00eb rrezik potencial nga agresioni i ardhsh\u00ebm rus\u201d, tha Blinken n\u00ebp\u00ebrmjet\u00a0<a href=\"https:\/\/www.state.gov\/2-8-billion-in-additional-u-s-military-assistance-for-ukraine-and-its-neighbors\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">nj\u00eb deklarate.<\/a><\/p>\n<p>Reuters, m\u00eb von\u00eb, transmetoi deklarat\u00ebn e nj\u00eb zyrtari t\u00eb Departamentit amerikan t\u00eb Shtetit, i cili tha se pjesa tjet\u00ebr e parave do t\u00eb ndahej midis Shqip\u00ebris\u00eb, Bosnje dhe Hercegovin\u00ebs, Bullgaris\u00eb, Kroacis\u00eb, Republik\u00ebs \u00c7eke, Estonis\u00eb, Gjeorgjis\u00eb, Greqis\u00eb, Kosov\u00ebs, Letonis\u00eb, Lituanis\u00eb, Moldavis\u00eb, Malit t\u00eb Zi, Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, Polonis\u00eb, Rumanis\u00eb, Sllovakis\u00eb dhe Sllovenis\u00eb.<\/p>\n<p>E nj\u00ebjta gj\u00eb u konfirmua nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb von\u00eb n\u00eb Twitter nga misioni amerikan n\u00eb NATO.<\/p>\n<p>\u201cNdihm\u00eb e mir\u00ebseardhur\u201d<\/p>\n<p>Gj\u00ebja e par\u00eb q\u00eb duhet kuptuar, thot\u00eb Bruno Lete nga Fondi Gjerman Marshall, me seli n\u00eb Bruksel, \u00ebsht\u00eb se n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor ka tensione t\u00eb shtuara dhe k\u00ebrc\u00ebnime p\u00ebr dhun\u00eb. N\u00eb syt\u00eb e Shteteve t\u00eb Bashkuara, thot\u00eb ai, \u201cshum\u00eb nga rreziqet e siguris\u00eb lidhen me Rusin\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>\u201cEkziston bindja se presidenti [rus Vladimir] Putin dhe Kremlini po luajn\u00eb nj\u00eb rol n\u00eb rajon, q\u00eb \u00ebsht\u00eb i d\u00ebmsh\u00ebm p\u00ebr sigurin\u00eb. Un\u00eb mendoj se ekziston nj\u00eb d\u00ebshir\u00eb n\u00eb Shtetet e Bashkuara, dhe gjithashtu n\u00eb kontekstin e NATO-s, p\u00ebr t\u2019i rritur p\u00ebrpjekjet n\u00eb rajon\u201d, thot\u00eb Lete.<\/p>\n<p>Sipas tij, kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr ndikimin rus n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor, \u201cs\u00eb pari duhet t\u00eb shikohet Kosova dhe Serbia\u201d, ku, si\u00e7 thot\u00eb, \u201cshohim tensione, pavar\u00ebsisht nj\u00eb sinjali t\u00eb vog\u00ebl pozitiv\u201d n\u00eb lidhje me dokumentet.<\/p>\n<p>Dy vendet i kan\u00eb hequr dokumentet e posa\u00e7me p\u00ebr hyrje\/dalje nga fundi i muajit t\u00eb kaluar.<\/p>\n<p>\u201cPor, \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se Rusia po simulon tensione mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb\u201d, thot\u00eb Lete.<\/p>\n<p>Ai shton se operacionet e ndikimit rus jan\u00eb shum\u00eb aktive edhe n\u00eb Bosnje dhe Hercegovin\u00eb, ku, si\u00e7 shprehet, \u201cpo p\u00ebrpiqen t\u2019i ndezin tensionet politike\u201d.<\/p>\n<p>Lete thot\u00eb se lufta n\u00eb Ukrain\u00eb ka ngjallur \u201ckujtime shum\u00eb t\u00eb dhimbshme t\u00eb s\u00eb kaluar\u00ebs\u201d n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor dhe se p\u00ebrfshirja e Shteteve t\u00eb Bashkuara n\u00eb shumic\u00ebn e vendeve t\u00eb k\u00ebtij rajoni \u201c\u00ebsht\u00eb e mir\u00ebpritur\u201d.<\/p>\n<p>Si\u00e7 than\u00eb nga Departamenti amerikan i Shtetit p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb, m\u00eb shum\u00eb se dy miliard\u00eb dollar\u00eb fonde ushtarake \u201cdo t\u2019i ndihmojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb specifike vendet e prekura nga situata n\u00eb Ukrain\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb vendet n\u00eb krahun lindor dhe partner\u00ebt dhe aleat\u00ebt tjer\u00eb rajonal\u00eb, q\u00eb i kan\u00eb ofruar ndihm\u00eb p\u00ebr sigurin\u00eb Ukrain\u00ebs, gjat\u00eb konfliktit t\u00eb saj t\u00eb vazhduesh\u00ebm me Rusin\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebr Malin e Zi, 23 milion\u00eb dollar\u00eb<\/p>\n<p>Qeveria e Shteteve t\u00eb Bashkuara do t\u00eb ndihmoj\u00eb modernizimin e Ushtris\u00eb s\u00eb Malit t\u00eb Zi dhe forcimin e kapaciteteve t\u00eb saj me 23 milion\u00eb dollar\u00eb shtes\u00eb, tha Ministria e Mbrojtjes e k\u00ebtij vendi n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb vazhd\u00ebn e ngjarjeve aktuale n\u00eb Mal t\u00eb Zi, fokusi i ve\u00e7ant\u00eb do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb forcimin e kapaciteteve n\u00eb fush\u00ebn e mbrojtjes kibernetike. Kjo paket\u00eb ndihme \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb n\u00eb serin\u00eb e mb\u00ebshtetjes s\u00eb vazhdueshme t\u00eb SHBA-s\u00eb p\u00ebr forcimin e sektorit t\u00eb mbrojtjes n\u00eb Mal t\u00eb Zi\u201d, thuhet n\u00eb deklarat\u00eb.<\/p>\n<p>Sulmet kibernetike n\u00eb rrjetin informativ t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Malit t\u00eb Zi filluan nga fundi i gushtit, duke pamund\u00ebsuar qasjen n\u00eb ueb-faqe dhe emaile t\u00eb Qeveris\u00eb, por edhe t\u00eb institucioneve t\u00eb tjera, si: prokuroria, gjykatat, kadastra etj. Pasojat e k\u00ebtyre sulmeve kibernetike nuk jan\u00eb sanuar ende.<\/p>\n<p>\u201cSi nj\u00eb aleat q\u00eb ndan vlerat e SHBA-s\u00eb dhe NATO-s, Mali i Zi &#8211; si an\u00ebtar i p\u00ebrgjegjsh\u00ebm i aleanc\u00ebs dhe vend q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebrparimin m\u00eb t\u00eb madh n\u00eb rrug\u00ebn drejt BE-s\u00eb &#8211; ka harmonizuar politik\u00ebn e tij t\u00eb jashtme dhe t\u00eb siguris\u00eb n\u00eb raport me agresionin rus kund\u00ebr Ukrain\u00ebs\u201d, tha Ministria e Mbrojtjes n\u00eb Podgoric\u00eb.<\/p>\n<p>Mali i Zi \u00ebsht\u00eb an\u00ebtar i NATO-s qysh n\u00eb vitin 2017.<\/p>\n<p>Sipas ministris\u00eb, 23 milion\u00eb dollar\u00ebt e fituar do t\u2019i dedikohen modernizimit dhe pajisjes s\u00eb Ushtris\u00eb s\u00eb Malit t\u00eb Zi, p\u00ebrmbushjes s\u00eb objektivave t\u00eb kapaciteteve t\u00eb NATO-s dhe forcimit t\u00eb kapaciteteve n\u00eb fush\u00ebn e mbrojtjes kibernetike.<\/p>\n<p>P\u00ebrpara fillimit t\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Ukrain\u00eb, SHBA-ja ka mb\u00ebshtetur Malin e Zi p\u00ebrmes trajnimeve dhe p\u00ebrgatitjes s\u00eb nj\u00ebsive p\u00ebr misione dhe operacione nd\u00ebrkomb\u00ebtare, forcimit t\u00eb aft\u00ebsive p\u00ebr gatishm\u00ebri civile-ushtarake, trajnimit t\u00eb nj\u00ebsive p\u00ebr helikopter\u00eb e t\u00eb tjera. Q\u00eb nga fillimi i luft\u00ebs n\u00eb Ukrain\u00eb, bashk\u00ebpunimi i ngusht\u00eb midis Malit t\u00eb Zi dhe SHBA-s\u00eb ka vazhduar, me fokus forcimin e rezistenc\u00ebs ndaj ndikimit malinj t\u00eb Rusis\u00eb dhe mbrojtjen e paqes dhe stabilitetit.<\/p>\n<p>Sipas Ministris\u00eb s\u00eb Mbrojtjes n\u00eb Mal t\u00eb Zi, SHBA-ja, deri m\u00eb tani, ka investuar disa dhjet\u00ebra milion\u00eb dollar\u00eb n\u00eb sistemin e mbrojtjes s\u00eb k\u00ebtij vendi, t\u00eb cilat jan\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr blerjen e pajisjeve t\u00eb reja dhe modernizimin e pajisjeve ekzistuese.<\/p>\n<p>Para edhe p\u00ebr Maqedonin\u00eb e Veriut<\/p>\n<p>Maqedonia e Veriut &#8211; vendi q\u00eb u b\u00eb an\u00ebtari i tridhjet\u00eb i NATO-s n\u00eb mars t\u00eb vitit 2020 &#8211; \u00ebsht\u00eb gjithashtu n\u00eb list\u00ebn e atyre q\u00eb do t\u00eb marrin fonde nga paketa e fundit amerikane.<\/p>\n<p>Vendimi p\u00ebr dh\u00ebnien e ndihm\u00ebs \u00ebsht\u00eb \u201cnj\u00eb reflektim i partneritetit dhe aleanc\u00ebs strategjike nd\u00ebrmjet Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut dhe Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs\u201d, tha Ministria e Mbrojtjes e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKjo mb\u00ebshtetje \u00ebsht\u00eb p\u00ebr modernizimin e ushtris\u00eb s\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, por edhe p\u00ebr forcimin e siguris\u00eb n\u00eb rajon dhe p\u00ebr sigurin\u00eb kolektive t\u00eb aleanc\u00ebs s\u00eb NATO-s n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi\u201d, thuhet n\u00eb deklarat\u00eb.<\/p>\n<p>Programet e bashk\u00ebpunimit n\u00eb mbrojtje midis dy vendeve kan\u00eb filluar n\u00eb vitin 1996. N\u00ebp\u00ebrmjet Programit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Ndihm\u00ebs Ushtarake, Shtetet e Bashkuara i kan\u00eb dhuruar Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut pajisje ushtarake me vler\u00eb prej 160 milion\u00eb dollar\u00ebsh.<\/p>\n<p>\u201cSHBA-ja si partneri m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm\u201d<\/p>\n<p>Sipas Letes, nga Fondi Marshall, \u201ct\u00eb gjith\u00eb syt\u00eb jan\u00eb te Bosnje dhe Hercegovina\u201d.<\/p>\n<p>\u201cKoh\u00ebve t\u00eb fundit, kemi par\u00eb rritje tensionesh. Dhe, Bosnja \u00ebsht\u00eb gjithashtu qend\u00ebr e dezinformimit rus dhe k\u00ebrc\u00ebnimeve t\u00eb tjera t\u00eb siguris\u00eb\u201d, thot\u00eb Lete.<\/p>\n<p>Plani i presidentit amerikan, Joe Biden, q\u00eb SHBA-ja t\u00eb ndihmoj\u00eb financiarisht Bosnje e Hercegovin\u00ebn dhe vendet e tjera evropiane n\u00eb mbrojtje kund\u00ebr agresionit rus, konfirmon \u201ckorrekt\u00ebsin\u00eb e politik\u00ebs son\u00eb komb\u00ebtare dhe t\u00eb jashtme\u201d, tha an\u00ebtari i presidenc\u00ebs s\u00eb Bosnj\u00ebs, Zhelko Komshiq.<\/p>\n<p>\u201cEdhe pse politika amerikane ndaj Bosnje dhe Hercegovin\u00ebs mund t\u00eb ndryshoj\u00eb pak kursin, angazhimi i Shteteve t\u00eb Bashkuara p\u00ebr forcimin ushtarak dhe sigurin\u00eb e vendit ton\u00eb \u00ebsht\u00eb i padiskutuesh\u00ebm. Prandaj, ato kan\u00eb qen\u00eb dhe do t\u00eb mbeten partneri yn\u00eb m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm\u201d, tha m\u00eb her\u00ebt Komshiq.<\/p>\n<p>Ai shtoi se ky angazhim nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm shprehje e vullnetit amerikan, por edhe p\u00ebrgjigje ndaj \u201cvendosm\u00ebris\u00eb s\u00eb Bosnje e Hercegovin\u00ebs n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr ndikimit malinj rus n\u00eb Bosnje e Hercegovin\u00eb dhe n\u00eb rajon\u201d.<\/p>\n<p>Ambasada e SHBA-s\u00eb n\u00eb Bosnje e Hercegovin\u00eb tha se detajet e paket\u00ebs s\u00eb ndihm\u00ebs do t\u00eb dihen n\u00eb periudh\u00ebn e ardhshme dhe kujtoi se SHBA-ja ka ofruar mb\u00ebshtetje t\u00eb konsiderueshme p\u00ebr Forcat e Armatosura t\u00eb Bosnje e Hercegovin\u00ebs q\u00eb nga viti 2005, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb \u201cp\u00ebrpjekjeve tona t\u00eb p\u00ebrgjithshme p\u00ebr t\u00eb ofruar ndihm\u00eb sigurie p\u00ebr aleat\u00ebt dhe partner\u00ebt e NATO-s\u201d.<\/p>\n<p>Ndihma ushtarake u konfirmua edhe nga ministri i Mbrojtjes i Bosnje e Hercegovin\u00ebs, Sifet Poxhiq, m\u00eb 9 shtator, n\u00eb Sarajev\u00eb.<\/p>\n<p>Serbia, e vetmja pa ndihm\u00eb t\u00eb re ushtarake nga SHBA-ja<\/p>\n<p>Serbia nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb list\u00ebn e vendeve q\u00eb do t\u00eb marrin ndihm\u00eb ushtarake nga SHBA-ja.<\/p>\n<p>\u201cSerbia \u00ebsht\u00eb vendi m\u00eb pak i af\u00ebrt me NATO-n ose Shtetet e Bashkuara. Dihet gjithashtu gjer\u00ebsisht se Serbia ka marr\u00ebdh\u00ebnie m\u00eb t\u00eb ngushta me Kremlinin, me Rusin\u00eb. Pra, mendoj se situata atje \u00ebsht\u00eb m\u00eb e komplikuar\u201d, thot\u00eb Lete p\u00ebr arsyet e mundshme t\u00eb l\u00ebnies s\u00eb Serbis\u00eb jasht\u00eb paket\u00ebs s\u00eb ndihm\u00ebs.<\/p>\n<p>Lete shton se ka mund\u00ebsi q\u00eb kjo t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb se si \u201cSHBA-ja b\u00ebn presion ndaj autoriteteve serbe q\u00eb t\u2019i braktisin politikat e tyre pro-ruse\u201d.<\/p>\n<p>\u201cNe e respektojm\u00eb Ushtrin\u00eb e Serbis\u00eb dhe udh\u00ebheqjen e saj, si dhe vler\u00ebsojm\u00eb thell\u00ebsisht partneritetin ton\u00eb ushtarak\u201d, tha Ambasada amerikane n\u00eb Beograd, duke iu p\u00ebrgjigjur pyetjes s\u00eb REL-it se pse Serbia nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb list\u00ebn e vendeve q\u00eb do t\u00eb marrin ndihma t\u00eb reja ushtarake nga SHBA-ja.<\/p>\n<p>N\u00eb deklarat\u00eb, po ashtu, thuhet se SHBA-ja e vler\u00ebson Serbin\u00eb si \u201cmikun dhe partnerin e saj dhe, var\u00ebsisht nga vendimet q\u00eb merr Serbia, si aleate t\u00eb mundshme n\u00eb NATO\u201d.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm n\u00eb vitin 2020, ndihma amerikane p\u00ebr Serbin\u00eb ka tejkaluar 40 milion\u00eb dollar\u00eb, sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Ambasad\u00ebs amerikane n\u00eb Beograd.<\/p>\n<p>Ambasada theksoi se SHBA-ja \u00ebsht\u00eb donatori m\u00eb i madh i ndihm\u00ebs s\u00eb huaj p\u00ebr Serbin\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNga viti 2001, ne kemi dh\u00ebn\u00eb gati 1.2 miliard dollar\u00eb ndihm\u00eb p\u00ebr t\u00eb adresuar \u00e7\u00ebshtje q\u00eb variojn\u00eb nga rim\u00ebk\u00ebmbja pas konfliktit, rritja ekonomike deri te mbrojtja e mjedisit dhe trash\u00ebgimis\u00eb kulturore t\u00eb Serbis\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>\u201cPartneriteti yn\u00eb me Serbin\u00eb nuk ka qen\u00eb kurr\u00eb m\u00eb i fort\u00eb\u201d, tha Ambasada amerikane n\u00eb Beograd.<\/p>\n<p>Serbia mori ndihm\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe ushtarake nga an\u00ebtar\u00ebt e NATO-s<\/p>\n<p>Vendet an\u00ebtare t\u00eb NATO-s jan\u00eb donator\u00ebt m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj ushtarak\u00eb p\u00ebr Serbin\u00eb, sipas t\u00eb dh\u00ebnave nga Instituti p\u00ebr \u00c7\u00ebshtje Evropiane t\u00eb vitit 2019. Mes tyre kryesojn\u00eb Shtetet e Bashkuara.<\/p>\n<p>Serbia aktualisht nuk \u00ebsht\u00eb duke negociuar an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb aleanc\u00ebn e NATO-s, nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 2007, Parlamenti i k\u00ebtij vendi, me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb rezolute, ka shpallur neutralitet ushtarak n\u00eb raport me aleancat ekzistuese ushtarake.<\/p>\n<p>Nga viti 2006, Serbia \u00ebsht\u00eb an\u00ebtare e programit t\u00eb Partneritetit p\u00ebr Paqe t\u00eb NATO-s. Partneriteti p\u00ebr Paqe p\u00ebrfshin t\u00eb gjitha vendet evropiane q\u00eb nuk jan\u00eb an\u00ebtare t\u00eb aleanc\u00ebs, p\u00ebrve\u00e7 Qipros.<\/p>\n<p>Serbia, si an\u00ebtare e k\u00ebtij programi, ka kryer st\u00ebrvitje ushtarake me aleanc\u00ebn e NATO-s dhe ka p\u00ebrdorur fondet p\u00ebr reform\u00ebn e sistemit t\u00eb mbrojtjes.<\/p>\n<p>Cil\u00ebt jan\u00eb hapat e ardhsh\u00ebm?<\/p>\n<p>Pasi sekretari amerikan i Shtetit njoftoi p\u00ebr paket\u00ebn e re t\u00eb ndihm\u00ebs ushtarake, ajo pritet t\u00eb konfirmohet s\u00eb shpejti edhe nga Kongresi.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha k\u00ebto dinamika tregojn\u00eb se Shtetet e Bashkuara po riangazhohen n\u00eb rajon, thot\u00eb Lete.<\/p>\n<p>\u201cBashkimi Evropian mund t\u00eb mos jet\u00eb angazhuar si\u00e7 duhet, ve\u00e7an\u00ebrisht kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr zgjerimin\u201d, shton ai.<\/p>\n<p>Jav\u00ebn e kaluar, n\u00eb nj\u00eb fjalim n\u00eb Parlamentin Evropian p\u00ebr gjendjen e BE-s\u00eb, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, porositi vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor, s\u00eb bashku me Gjeorgjin\u00eb, Moldavin\u00eb dhe Ukrain\u00ebn, se e ardhmja e tyre \u00ebsht\u00eb n\u00eb BE.<\/p>\n<p>\u201cJu jeni pjes\u00eb e familjes son\u00eb, e ardhmja juaj \u00ebsht\u00eb n\u00eb Unionin ton\u00eb dhe Unioni yn\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb i plot\u00eb pa ju\u201d, tha von der Leyen.<\/p>\n<p>N\u00eb korrik, BE-ja i dha Ukrain\u00ebs dhe Moldavis\u00eb statusin e vendit kandidat, nd\u00ebrsa Gjeorgjin\u00eb e njohu si \u201can\u00ebtare t\u00eb mundshme\u201d.<\/p>\n<p>Lete thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se Bashkimi Evropian nuk i ka kushtuar rajonit t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor v\u00ebmendjen q\u00eb e meriton, duke e l\u00ebn\u00eb at\u00eb si \u201cnj\u00eb cep t\u00eb harruar t\u00eb Evrop\u00ebs\u201d.\/REL\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga rreth nj\u00eb miliard dollar\u00eb ndihm\u00eb ushtarake q\u00eb Departamenti amerikan i Shtetit paralajm\u00ebroi p\u00ebr 17 vende evropiane, 23 milion\u00eb do t\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb Mal t\u00eb Zi p\u00ebr forcimin e sektorit t\u00eb mbrojtjes. Nuk dihet ende se sa para do t\u00eb marrin vendet e tjera t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor, t\u00eb cilat, p\u00ebrve\u00e7 Serbis\u00eb, jan\u00eb po ashtu n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":702931,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[21,317],"tags":[],"class_list":["post-702929","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","category-rajon"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/702929","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=702929"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/702929\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/702931"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=702929"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=702929"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=702929"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}