{"id":703075,"date":"2022-09-19T22:26:06","date_gmt":"2022-09-19T20:26:06","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=703075"},"modified":"2022-09-19T22:26:06","modified_gmt":"2022-09-19T20:26:06","slug":"abazovic-kerkon-postet-kryesore-ne-nje-qeveri-te-ardhshme-qe-te-garantohet-kursi-perendimor-i-malit-te-zi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/rajon\/abazovic-kerkon-postet-kryesore-ne-nje-qeveri-te-ardhshme-qe-te-garantohet-kursi-perendimor-i-malit-te-zi\/","title":{"rendered":"Abazovi\u00e7 k\u00ebrkon postet kryesore n\u00eb nj\u00eb qeveri t\u00eb ardhshme, q\u00eb t\u00eb garantohet kursi per\u00ebndimor i Malit t\u00eb Zi"},"content":{"rendered":"<p><strong>Kryeministri n\u00eb largim i Malit t\u00eb Zi, Dritan Abazovi\u00e7 tha t\u00eb h\u00ebn\u00ebn n\u00eb Uashington se partia e tij k\u00ebrkon gjysm\u00ebn e posteve ministrore dhe portofolet e politik\u00ebs s\u00eb jashtme dhe siguris\u00eb n\u00eb nj\u00eb qeveri t\u00eb ardhshme q\u00eb t\u00eb garantohet kursi per\u00ebndimor i vendit.<\/strong><\/p>\n<p>Abazovi\u00e7 i b\u00ebri komentet n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs, pas nj\u00eb takimi me t\u00eb d\u00ebrguarin amerikan p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor, Gabriel Escobar n\u00eb Departamentin e Shtetit, duke iu p\u00ebrgjigjur shqet\u00ebsimeve lidhur me p\u00ebrfshirjen e Frontit Demokratik prorus n\u00eb koalicionin e ardhsh\u00ebm.<\/p>\n<p>\u201cSa i takon formimit eventualisht t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb re n\u00eb Mal t\u00eb Zi, ne jemi ata q\u00eb garantojm\u00eb nj\u00eb kurs per\u00ebndimor t\u00eb Malit t\u00eb Zi\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Abazovi\u00e7 foli pasi u arrit n\u00eb Podgoric\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje n\u00eb parim q\u00eb t\u2019i paraqitet presidentit emri i Miodrag Leki\u00e7it, i partis\u00eb Demos p\u00ebr t\u00eb formuar qeverin\u00eb e re, para se t\u00eb skadonte n\u00eb mesnat\u00eb afati p\u00ebr nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb, por ai tha se n\u00ebnshkrimi i plot\u00eb i marr\u00ebveshjes varet nga plot\u00ebsimi i k\u00ebrkesave t\u00eb partis\u00eb s\u00eb tij.<\/p>\n<p>\u201cNe kemi k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb kemi gjysm\u00ebn e qeveris\u00eb, q\u00eb t\u00eb kemi mund\u00ebsi t\u00eb udh\u00ebheqim, q\u00eb t\u2019i ruajm\u00eb k\u00ebto gj\u00ebrat q\u00eb jan\u00eb arritjet e Malit t\u00eb Zi n\u00eb politik\u00ebn e jashtme\u201d, tha ai duke shtuar se partia e tij do gjithashtu q\u00eb t\u00eb drejtoj\u00eb politik\u00ebn e jashtme dhe at\u00eb t\u00eb siguris\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cDerisa jemi brenda n\u00eb qeverin\u00eb e re nuk do t\u00eb ndryshohet asgj\u00eb nga ajo q\u00eb ka qen\u00eb politika e jashtme e Malit t\u00eb Zi deri tani. Nj\u00ebsoj \u00ebsht\u00eb edhe p\u00ebr sektorin e sigurimit, e kemi spjeguar q\u00eb ajo \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka q\u00eb ne tash e dy vjet jemi duke punuar n\u00eb at\u00eb drejtim: lufta kund\u00ebr korrupsionit n\u00eb nivelin e lart\u00eb dhe at\u00eb do e vazhdojm\u00eb edhe n\u00ebse formohet qeveria e re\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Ai iu p\u00ebrgjigj z\u00ebrave q\u00eb kan\u00eb th\u00ebn\u00eb se partia e tij po k\u00ebrkon shum\u00eb, duke th\u00ebn\u00eb se n\u00eb demokraci ka mendime t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>\u201cPor ne do t\u00eb vem\u00eb firm\u00ebn n\u00eb moment kur t\u00eb jemi t\u00eb sigurt\u00eb se \u00e7do gj\u00eb \u00ebsht\u00eb e parapar\u00eb dhe \u00e7do \u00ebsht\u00eb konkretizuar\u201d.<\/p>\n<p>Abazovi\u00e7 tha se n\u00ebse k\u00ebrkesat e partis\u00eb s\u00eb tij nuk plot\u00ebsohen, vendi do t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb zgjedhje t\u00eb parakoh\u00ebshme.<\/p>\n<p>Shtetet e Bashkuara kan\u00eb th\u00ebn\u00eb se nuk e shohin Frontin Demokratik prorus si partner sepse ai nuk mb\u00ebshtet vlerat evropiane. Kjo parti u p\u00ebrmend gjithashtu n\u00eb raportin e fundit t\u00eb SHBA-s\u00eb, si nj\u00eb nga partit\u00eb q\u00eb ka marr\u00eb financime t\u00eb huaja nga Rusia.<\/p>\n<p>&#8220;Si\u00e7 e kemi th\u00ebn\u00eb m\u00eb par\u00eb, Shtetet e Bashkuara nuk e shohin Frontin Demokratik si partner sepse ai nuk mb\u00ebshtet vlerat evropiane, p\u00ebrfshir\u00eb faktin q\u00eb nuk e ka d\u00ebnuar agresionin e Rusis\u00eb kund\u00ebr Ukrain\u00ebs dhe nuk ka treguar udh\u00ebheqje apo vullnet p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebrparim n\u00eb reformat ky\u00e7e t\u00eb nevojshme p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb BE&#8221;, ishte shprehur nj\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs i Departamentit t\u00eb Shtetit p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs pasi qeveria e Abazovi\u00e7 humbi vot\u00ebbesimin n\u00eb parlament.<\/p>\n<p>Departamenti i Shtetit tha se SHBA do t\u00eb mb\u00ebshteste \u201c\u00e7do qeveri t\u00eb formuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb demokratike, e cila siguron p\u00ebrparimin e Malit t\u00eb Zi n\u00eb rrug\u00ebn euro-atlantike, q\u00eb p\u00ebrfshin p\u00ebrshpejtimin e an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb BE, luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit dhe krimit t\u00eb organizuar, rritjen e rolit n\u00eb NATO, nj\u00eb shoq\u00ebri gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse dhe me orientim qytetar, dhe q\u00eb vazhdon t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse Rusin\u00eb p\u00ebr luft\u00ebn e saj brutale kund\u00ebr Ukrain\u00ebs&#8221;.<\/p>\n<p>Abazovi\u00e7 tha se ka parti q\u00eb nuk e ndajn\u00eb vizionin e partis\u00eb s\u00eb tij, por shtoi \u201cme nj\u00eb menaxhim t\u00eb mir\u00eb dhe me nj\u00eb kontroll t\u00eb mir\u00eb si\u00e7 kam th\u00ebn\u00eb t\u00eb nj\u00eb pjese t\u00eb qeveris\u00eb, mund t\u00eb vijm\u00eb deri te situata ku do t\u00eb dominoj\u00eb politike e jon\u00eb, fryma jon\u00eb per\u00ebndimore dhe nuk do t\u00eb dominoj\u00eb nj\u00eb politik\u00eb tjet\u00ebr\u201d.<\/p>\n<p>\u201cNe nuk jemi t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb b\u00ebjm\u00eb kompromise sa i takon politik\u00ebs s\u00eb sanksioneve, pra ato do t\u00eb mbesin n\u00eb fuqi dhe ne do t\u00eb p\u00ebrcjellim Bashkimin Evropian 100 p\u00ebrqind n\u00eb politik\u00ebn e jashtme. Gjithashtu do t\u00eb sigurojm\u00eb q\u00eb partneriteti me NATO \u2013n t\u00eb jet\u00eb si tani, n\u00eb nivel shum\u00eb t\u00eb lart\u00eb. N\u00ebse di\u00e7ka varet prej nesh, nuk shoh se do t\u00eb ndodh\u00eb di\u00e7ka negative\u201d.<\/p>\n<p>Ai tha se Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs jan\u00eb \u201caleati kryesor i Malit t\u00eb Zi kur flasim p\u00ebr partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Shumica parlamentare e dal\u00eb nga zgjedhjet e vitit 2020 i paraqiti sot Presidentit Milo Gjukanovi\u00e7 emrin e ish-diplomati Leki\u00e7 si personi q\u00eb ka mandatin p\u00ebr formimin e qeveris\u00eb s\u00eb re.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e koalicionit t\u00eb Frontit Demokratik, Andrija Mandi\u00e7 tha pas nj\u00eb takimi ku mor\u00ebn pjes\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb Frontit Demokratik, Demokrat\u00ebt, URA dhe partit\u00eb tjera m\u00eb t\u00eb vogla q\u00eb jan\u00eb n\u00eb koalicion me ta, se shumica e vjet\u00ebr parlamentare ran\u00eb dakord p\u00ebr formimin e nj\u00eb qeverie t\u00eb re.<\/p>\n<p>Mandi\u00e7 tha se qeveria e ardhshme do t\u00eb krijohet n\u00eb baz\u00eb t\u00eb barazis\u00eb, sipas s\u00eb cil\u00ebs gjysma e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb saj do t\u00eb jen\u00eb nga radh\u00ebt e URA, gjysma tjet\u00ebr do t\u00eb jen\u00eb ministra nga partit\u00eb e tjera dhe kandidati p\u00ebr mandat, Miodrag Leki\u00e7, do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb \u201cvot\u00eb t\u00eb art\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Por ai nuk p\u00ebrmendi detaje lidhur me portofolet e ve\u00e7anta p\u00ebr forcat politike, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Abazovi\u00e7 ka k\u00ebrkuar ministrit\u00eb kryesore.<\/p>\n<p>Qeveria e Dritan Abazovi\u00e7it , u rr\u00ebzua m\u00eb 20 gusht, pasi parlamenti votoi n\u00eb favor t\u00eb mocionit t\u00eb mosbesimit ndaj saj, q\u00eb u nd\u00ebrmor pasi kabineti votoi pro-marr\u00ebveshjes baz\u00eb me Kish\u00ebn Ortodokse Serbe.<\/p>\n<p>Partit\u00eb q\u00eb k\u00ebrkuan vot\u00ebbesimin e qeveris\u00eb, than\u00eb se e mor\u00ebn nism\u00ebn p\u00ebr shkak t\u00eb ndalimit t\u00eb Malit t\u00eb Zi n\u00eb rrug\u00ebn e tij drejt Bashkimit Evropian dhe shtimit t\u00eb tensioneve nd\u00ebretnike n\u00eb vend. Ata than\u00eb se n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb ndjek\u00eb rrug\u00ebn evropiane, qeveria po kryen eksperimente politike.<\/p>\n<p>Kryeministri Abazovi\u00e7 tha se k\u00ebrkesa p\u00ebr rr\u00ebzimin e qeveris\u00eb nuk kishte t\u00eb b\u00ebnte me proceset europiane, por me marr\u00ebveshjen q\u00eb qeveria e tij arriti me Kish\u00ebn Ortodokse Serbe.<\/p>\n<p>Marr\u00ebveshja me Kish\u00ebn Ortodokse Serbe shkaktoi p\u00ebrplasje brenda koalicionit qeveris\u00ebs q\u00eb n\u00eb fillim. Nj\u00eb pjes\u00eb e partive qeveris\u00ebse, theksuan se marr\u00ebveshja \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr interesave komb\u00ebtare t\u00eb Malit t\u00eb Zi dhe nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb pajtim me kushtetut\u00ebn dhe ligjet malazeze.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeministri n\u00eb largim i Malit t\u00eb Zi, Dritan Abazovi\u00e7 tha t\u00eb h\u00ebn\u00ebn n\u00eb Uashington se partia e tij k\u00ebrkon gjysm\u00ebn e posteve ministrore dhe portofolet e politik\u00ebs s\u00eb jashtme dhe siguris\u00eb n\u00eb nj\u00eb qeveri t\u00eb ardhshme q\u00eb t\u00eb garantohet kursi per\u00ebndimor i vendit. Abazovi\u00e7 i b\u00ebri komentet n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs, pas [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":680135,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[317],"tags":[],"class_list":["post-703075","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-rajon"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/703075","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=703075"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/703075\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/680135"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=703075"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=703075"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=703075"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}