{"id":706797,"date":"2022-09-27T11:13:38","date_gmt":"2022-09-27T09:13:38","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=706797"},"modified":"2022-09-27T11:13:38","modified_gmt":"2022-09-27T09:13:38","slug":"mali-i-zi-dhe-politika-zgjedhje-te-reja-apo-qeveri-te-re","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/mali-i-zi-dhe-politika-zgjedhje-te-reja-apo-qeveri-te-re\/","title":{"rendered":"Mali i Zi dhe politika: Zgjedhje t\u00eb reja apo qeveri t\u00eb re?"},"content":{"rendered":"<hr \/>\n<p><strong>Kriza politike disamuajshe n\u00eb Mal t\u00eb Zi \u00ebsht\u00eb intensifikuar nga nj\u00eb mosmarr\u00ebveshje e re mes presidentit t\u00eb Malit t\u00eb Zi, Milo Gjukanovi\u00e7 dhe partive t\u00eb bllokut pro-serb q\u00eb mund\u00ebn partin\u00eb e tij n\u00eb zgjedhjet e dy viteve m\u00eb par\u00eb, <a href=\"https:\/\/www.bbc.com\/serbian\/lat\/balkan-63006567\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">shkruan BBC n\u00eb gjuh\u00ebn serbe<\/a>, raporton gazeta online Reporteri.net.<\/strong><\/p>\n<p>Gjukanovi\u00e7 nuk d\u00ebshiron t\u00eb propozoj\u00eb kandidat t\u00eb propozuar bashk\u00ebrisht nga partit\u00eb q\u00eb e kund\u00ebrshtojn\u00eb dhe k\u00ebrkon shp\u00ebrndarjen e Kuvendit, q\u00eb do t\u00eb n\u00ebnkuptonte edhe zgjedhje t\u00eb parakohshme.<\/p>\n<p>Kund\u00ebrshtar\u00ebt e tij refuzojn\u00eb shp\u00ebrndarjen e Kuvendit, ndaj edhe kan\u00eb paraqitur iniciativ\u00eb q\u00eb Kuvendi t\u00eb votoj\u00eb shkarkimin e Presidentit t\u00eb Malit t\u00eb Zi, p\u00ebr\u00e7ka konsiderojn\u00eb se ai ka shkelur Kushtetut\u00ebn duke mos i ofruar bllokut t\u00eb tyre postin e kryeministrit.<\/p>\n<p>\u201cKjo nism\u00eb ka r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb caktuar politike dhe dyshoj se do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb epilog kushtetues-juridik\u201d, thot\u00eb avokati Stevo Muk nga Instituti Malazez i Alternativave.<\/p>\n<p>Duke marr\u00eb parasysh gjendjen aktuale, Mali i Zi \u00ebsht\u00eb n\u00eb ng\u00ebr\u00e7 politik.<\/p>\n<p>N\u00ebse dikush nuk l\u00ebshon pe, Mali i Zi do t\u00eb vahzdoj\u00eb periudh\u00ebn e paq\u00ebndrueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb thell\u00eb politike.<\/p>\n<p>&#8220;Pastaj lind kriz\u00eb kushtetuese dhe politike, t\u00eb ngjashme me t\u00eb cilat as praktika politike dhe as kushtetuese nuk i ka njohur,&#8221; tha Muk p\u00ebr BBC n\u00eb serbisht.<\/p>\n<p>Mali i Zi aktualisht drejtohet nga kabineti i Dritan Abazovi\u00e7 n\u00eb mandat teknik.<\/p>\n<p>Ai kishte mb\u00ebshtetjen e partis\u00eb s\u00eb presidentit malazez Milo Gjukanovi\u00e7, por e humbi pas n\u00ebnshkrimit t\u00eb Marr\u00ebveshjes Themeltare me Kish\u00ebn Ortodokse Serbe.<\/p>\n<p>Abazovi\u00e7 ishte pjes\u00eb e koalicionit q\u00eb mundi Partin\u00eb Demokratike t\u00eb Socialist\u00ebve (DPS) t\u00eb Gjukanovi\u00e7it n\u00eb zgjedhjet e vitit 2020, por m\u00eb pas mori pjes\u00eb n\u00eb ndryshimin e qeveris\u00eb s\u00eb koalicionit n\u00eb t\u00eb cilin ishte dhe me mb\u00ebshtetjen e partis\u00eb s\u00eb Gjukanovi\u00e7it u b\u00eb kryeminist\u00ebr.<\/p>\n<p>Tani ai p\u00ebrs\u00ebri po bashk\u00ebpunon me partit\u00eb me t\u00eb cilat s\u00eb bashku e mposhti Gjukanovi\u00e7in dhe ata propozuan nj\u00eb kandidat tjet\u00ebr &#8211; Miodrag Leki\u00e7, ish-ambasador i RF t\u00eb Jugosllavis\u00eb dhe kund\u00ebrshtar i gjat\u00eb i presidentit malazez.<\/p>\n<p>Gjukanovi\u00e7 refuzoi ta propozoj\u00eb Leki\u00e7in si kandidat, duke deklaruar se nuk kishte marr\u00eb n\u00ebnshkrimet e numrit t\u00eb nevojsh\u00ebm t\u00eb deputet\u00ebve q\u00eb e mb\u00ebshtesnin, si dhe se kat\u00ebr partit\u00eb q\u00eb, nd\u00ebr t\u00eb tjera, deklaruan se p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb shumic\u00ebn nuk iu p\u00ebrgjigj\u00ebn thirrjes p\u00ebr konsultime.<\/p>\n<p>\u201cNuk pata p\u00ebrshtypjen se ekziston nj\u00eb shumic\u00eb e qart\u00eb q\u00eb do t\u00eb mund t\u00eb formonte nj\u00eb qeveri q\u00eb do t\u00eb ofronte zgjidhje p\u00ebr probleme shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira n\u00eb planin financiar, ekonomik, juridik, institucional dhe politik\u201d, tha presidenti i Malit t\u00eb Zi.<\/p>\n<p>Kund\u00ebrshtar\u00ebt u p\u00ebrgjigj\u00ebn me iniciativ\u00eb q\u00eb Kuvendi t\u00eb votoj\u00eb shkarkimin e tij.<\/p>\n<p>Seanca parlamentare ku duhet t\u00eb shqyrtohet propozimi i Gjukanovi\u00e7it \u00ebsht\u00eb caktuar p\u00ebr t\u00eb premten, m\u00eb 30 shtator.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb k\u00ebrkon shumica parlamentare?<\/strong><\/p>\n<p>Partit\u00eb q\u00eb e mb\u00ebshtet\u00ebn Leki\u00e7in p\u00ebr mandatin k\u00ebrkojn\u00eb q\u00eb kandidatit t\u00eb tyre t&#8217;i jepet mund\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb formuar qeverin\u00eb.<\/p>\n<p>Ata pretendojn\u00eb se Gjukanovi\u00e7 ka shkelur Kushtetut\u00ebn sepse nuk i ka ftuar t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e partive politike, si dhe Leki\u00e7in, t\u00eb cilin e ka p\u00ebrkrahur shumica e deputet\u00ebve, n\u00eb bisedimet p\u00ebr mandatin p\u00ebr p\u00ebrb\u00ebrjen e qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>Prandaj, thon\u00eb ata, 41 nga 81 deputet\u00eb n\u00eb parlament e kan\u00eb n\u00ebnshkruar nism\u00ebn p\u00ebr shkarkimin e presidentit.<\/p>\n<p>Propozimi u n\u00ebnshkrua nga deputet\u00ebt e Frontit Demokratik, Mali i Zi Demokratik, Mali i Zi i Bashkuar dhe i V\u00ebrtet\u00eb, L\u00ebvizja Qytetare URA, Partia Popullore Socialiste (SNP), L\u00ebvizja p\u00ebr Ndryshim (PzP) dhe CIVIS.<\/p>\n<p>N\u00eb nism\u00eb thuhet se partit\u00eb nuk ishin t\u00eb detyruara t&#8217;i dor\u00ebzonin presidentit n\u00ebnshkrimet e deputet\u00ebve q\u00eb mb\u00ebshtesnin zgjedhjen e kryeministrit dhe se presidenti ishte i detyruar t\u00eb propozonte nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues brenda 30 dit\u00ebve nga r\u00ebnia e qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>Presidenti nuk \u00ebsht\u00eb i detyruar t&#8217;i jap\u00eb mandatin nj\u00eb kandidati q\u00eb ka mb\u00ebshtetjen e shumic\u00ebs s\u00eb deputet\u00ebve dhe n\u00ebnshkrimet e tyre, shpjegon p\u00ebr BBC n\u00eb serbisht Zlatko Vujovic nga Qendra malazeze p\u00ebr Monitorim dhe Hulumtim.<\/p>\n<p>&#8220;\u00cbsht\u00eb praktik\u00eb e mir\u00eb, por jo k\u00ebrkes\u00eb,&#8221; shpjegon ai.<\/p>\n<p>Stevo Muk thot\u00eb se presidenti i vendit \u00ebsht\u00eb ende i detyruar t\u00eb propozoj\u00eb nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues.<\/p>\n<p>\u201cVet\u00ebkuptohet q\u00eb ai mandat duhet t&#8217;i jepet atij q\u00eb n\u00eb periudh\u00ebn e konsultimit \u00ebsht\u00eb i bindur se ka shanset m\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr t\u00eb formuar qeverin\u00eb, pra p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb mb\u00ebshtetjen e 41 e m\u00eb shum\u00eb deputet\u00ebve\u201d, thot\u00eb Muk.<\/p>\n<p>Kushtetuta, shton ai, nuk parashikon parakusht prej s\u00eb paku 41 n\u00ebnshkrimeve p\u00ebr formimin e propozimit p\u00ebr p\u00ebrfaq\u00ebsues, \u201cedhe pse nj\u00eb fakt i till\u00eb do t\u00eb tregonte pa m\u00ebdyshje se nj\u00eb person ka v\u00ebrtet mb\u00ebshtetjen e nj\u00eb numri t\u00eb mjaftuesh\u00ebm deputet\u00ebsh\u201d.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, vet\u00ebm Gjykata Kushtetuese \u2013 e cila nuk ka kuorum \u2013 mund t\u00eb vendos\u00eb p\u00ebr k\u00ebrkes\u00ebn e partis\u00eb p\u00ebr shkarkimin e presidentit.<\/p>\n<p>Gjykata Kushtetuese, e cila duhet t\u00eb p\u00ebrb\u00ebhet nga shtat\u00eb gjyqtar\u00eb, aktualisht ka vet\u00ebm tre.<\/p>\n<p><strong>Kushtetuta thot\u00eb se kat\u00ebr an\u00ebtar\u00eb jan\u00eb t\u00eb nevojsh\u00ebm p\u00ebr kuorum.<\/strong><\/p>\n<p>Gjyqtar\u00ebt e rinj propozohen nga Presidenti (dy gjyqtar\u00eb) dhe trupi kompetent punues i kuvendit (pes\u00eb gjyqtar\u00eb).<\/p>\n<p>Iniciativa p\u00ebr shkarkim \u00ebsht\u00eb legjitime, por ka pak mund\u00ebsi q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb me largimin e Gjukanovi\u00e7it nga posti i kreut t\u00eb shtetit, mendon Stevo Muk.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrve\u00e7 shumic\u00ebs parlamentare, duhet edhe shumic\u00eb e gjyqtar\u00ebve t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar se presidenti ka shkelur Kushtetut\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb besohet se p\u00ebrb\u00ebrja aktuale e Gjykat\u00ebs Kushtetuese, e cila tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb e cunguar, do t\u00eb merrte nj\u00eb vendim t\u00eb till\u00eb\u201d, tha avokati p\u00ebr BBC.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs, Abazovi\u00e7 tha se nuk e p\u00ebrjashton mund\u00ebsin\u00eb e zgjedhjes s\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn nj\u00eb gjyqtari t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb personalisht do t\u00eb doja q\u00eb t\u00eb zgjidhen kat\u00ebr gjyqtar\u00eb t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, kemi 19 kandidat\u00eb \u2013 dhe kam apeluar vazhdimisht tek t\u00eb gjith\u00eb deputet\u00ebt q\u00eb t\u00eb zgjedhin t\u00eb pakt\u00ebn nj\u00eb gjyqtar t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese p\u00ebr t\u00eb rivendosur funksionalitetin e atij institucioni.<\/p>\n<p>Milo Gjukanovi\u00e7 u zgjodh president i vendit n\u00eb vitin 2018 dhe mandati i tij p\u00ebrfundon n\u00eb pranver\u00ebn e vitit 2023.<\/p>\n<p>Ai \u00ebsht\u00eb n\u00eb postin e presidentit p\u00ebr her\u00eb t\u00eb dyt\u00eb dhe p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb e ka mbajtur at\u00eb nga viti 1998 deri n\u00eb vitin 2002.<\/p>\n<p>Ka qen\u00eb kat\u00ebr her\u00eb kryeminist\u00ebr i atij vendi.<\/p>\n<p><strong>Si z\u00ebvend\u00ebsohet presidenti n\u00eb Mal t\u00eb Zi?<\/strong><\/p>\n<p>N\u00ebse presidenti z\u00ebvend\u00ebsohet para p\u00ebrfundimit t\u00eb mandatit, do t\u00eb thot\u00eb se ai vet\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqjen, se pengohet t\u00eb kryej\u00eb detyrat e presidentit ose \u00ebsht\u00eb shkarkuar, si\u00e7 parashikon Kushtetuta.<\/p>\n<p>Procedur\u00ebn e shkarkimit mund ta filloj\u00eb kuvendi me propozimin e s\u00eb paku 25 deputet\u00ebve, n\u00ebse konsiderohet se presidenti ka shkelur Kushtetut\u00ebn.<\/p>\n<p>Ky propozim i d\u00ebrgohet p\u00ebr deklarat\u00eb vet\u00eb presidentit, si dhe Gjykat\u00ebs Kushtetuese, e cila duhet t\u00eb vendos\u00eb n\u00ebse ka pasur shkelje t\u00eb aktit m\u00eb t\u00eb lart\u00eb shtet\u00ebror.<\/p>\n<p>Vendimi i Gjykat\u00ebs Kushtetuese publikohet dhe i dor\u00ebzohet Kuvendit dhe Presidentit t\u00eb Malit t\u00eb Zi pa vones\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse presidenti ka shkelur Kushtetut\u00ebn, kjo hap mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr l\u00ebvizjen e radh\u00ebs t\u00eb Kuvendit p\u00ebr shkarkimin e presidentit me votim\u201d.<\/p>\n<p>\u201cMegjithat\u00eb, Kuvendi nuk mund t\u00eb votoj\u00eb n\u00ebse Gjykata Kushtetuese nuk konstaton se presidenti e ka shkelur Kushtetut\u00ebn\u201d, shpjegon Zlatko Vujovic.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb k\u00ebrkon Gjukanovi\u00e7?<\/strong><\/p>\n<p>Gjukanovi\u00e7 ka refuzuar propozimin q\u00eb Leki\u00e7 t\u00eb jet\u00eb mandatar p\u00ebr p\u00ebrb\u00ebrjen e qeveris\u00eb s\u00eb re, me arsyetimin se nuk ka marr\u00eb n\u00ebnshkrimet e 41 deputet\u00ebve, pra shumic\u00ebn e nevojshme parlamentare dhe ka k\u00ebrkuar shp\u00ebrndarjen e Kuvendit, e cila do t\u00eb ishte m\u00ebnyra p\u00ebr t\u00eb thirrur zgjedhje t\u00eb jasht\u00ebzakonshme.<\/p>\n<p>Do t\u00eb ishin zgjedhjet e gjashta parlamentare n\u00eb Mal t\u00eb Zi q\u00eb nga pavar\u00ebsia e tij n\u00eb 2006.<\/p>\n<p>&#8220;Nuk ka rrug\u00eb tjet\u00ebr kushtetuese p\u00ebrve\u00e7 zgjedhjeve parlamentare,&#8221; u tha Gjukanovi\u00e7 gazetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Me propozimin e tij kryetarja e Kuvendit, Danijela Gjurovi\u00e7, seanc\u00ebn e caktoi p\u00ebr t\u00eb premten, m\u00eb 30 shtator.<\/p>\n<p>N\u00ebse miratohet propozimi p\u00ebr shkurtimin e mandatit parlamentar, do t\u00eb shpallen zgjedhje t\u00eb jasht\u00ebzakonshme parlamentare, sqaron Muk.<\/p>\n<p>Me iniciativ\u00ebn p\u00ebr shkarkimin e presidentit, deputet\u00ebt nga ana tjet\u00ebr po tentojn\u00eb q\u00eb ato zgjedhje t&#8217;i shtyjn\u00eb, thot\u00eb Vujovic.<\/p>\n<p>\u201cAta q\u00eb kan\u00eb nisur iniciativ\u00ebn po bllokojn\u00eb zgjedhjen e gjyqtar\u00ebve t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese sepse nuk u p\u00eblqen t\u00eb b\u00ebhen zgjedhje\u201d, shton ai.<\/p>\n<p>Deputet\u00ebt q\u00eb p\u00ebrkrah\u00ebn propozimin q\u00eb Leki\u00e7 t\u00eb formoj\u00eb qeverin\u00eb e re, deklaruan se nuk do t\u00eb votojn\u00eb p\u00ebr shp\u00ebrndarjen e Kuvendit.<\/p>\n<p>Nga zyra e kryetarit t\u00eb Kuvendit t\u00eb Malit t\u00eb Zi than\u00eb p\u00ebr TV Vijesti se seanca parlamentare ku mund t\u00eb filloj\u00eb zyrtarisht procesi i shkarkimit t\u00eb Gjukanovi\u00e7it, ende nuk \u00ebsht\u00eb caktuar p\u00ebr shkak se nuk kan\u00eb kaluar ende 10 dit\u00eb nga paraqitja e mocionit p\u00ebr shkarkim, por \u00ebsht\u00eb \u00ebsht\u00eb e mundur m\u00eb s\u00eb shpejti m\u00eb 4 tetor.<\/p>\n<p><strong>Cfare tjeter?<\/strong><\/p>\n<p>Mali i Zi ka jav\u00eb t\u00eb t\u00ebra vendimesh t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme politike p\u00ebrpara tij.<\/p>\n<p>Stevo Muk thot\u00eb se nj\u00eb nga mund\u00ebsit\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb Kuvendi t\u00eb miratoj\u00eb iniciativ\u00ebn e presidentit, t\u00eb shkurtoj\u00eb mandatin dhe t&#8217;i hap\u00eb rrug\u00eb shpalljes s\u00eb zgjedhjeve.<\/p>\n<p>\u201cNj\u00eb mund\u00ebsi tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb q\u00eb Kuvendi t\u00eb mos shkurtoj\u00eb mandatin\u201d.<\/p>\n<p>Muk thot\u00eb se kjo do t\u00eb ishte nj\u00eb situat\u00eb e paprecedent\u00eb n\u00eb historin\u00eb politike t\u00eb Malit t\u00eb Zi. N\u00eb at\u00eb rast, ka dy m\u00ebnyra.<\/p>\n<p>\u201cE para \u00ebsht\u00eb se pas skadimit t\u00eb 90 dit\u00ebve (afati q\u00eb normalisht i jepet mandatarit p\u00ebr t\u00eb formuar qeverin\u00eb), Gjukanovi\u00e7 vendos t\u00eb shpall\u00eb zgjedhje.<\/p>\n<p>\u201cNj\u00eb tjet\u00ebr mund\u00ebsi \u00ebsht\u00eb q\u00eb Gjukanovi\u00e7i t\u00eb hap\u00eb nj\u00eb proces t\u00eb ri konsultimi dhe t\u00eb propozoj\u00eb nj\u00eb mandatar, pas s\u00eb cil\u00ebs afati 90-ditor p\u00ebr mandatarin p\u00ebr t\u00eb formuar qeverin\u00eb p\u00ebrs\u00ebri kalon\u201d, shpjegon Muk.<\/p>\n<p>N\u00ebse parlamenti voton p\u00ebr qeverin\u00eb do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb ushtroj\u00eb pushtetin deri n\u00eb zgjedhjet e ardhshme t\u00eb rregullta dhe n\u00ebse nuk merr mb\u00ebshtetje do t\u00eb shpallen zgjedhje t\u00eb jasht\u00ebzakonshme, shton kryetari i Bordit Drejtues t\u00eb Institutit t\u00eb Alternativave n\u00eb Podgoric\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kriza politike disamuajshe n\u00eb Mal t\u00eb Zi \u00ebsht\u00eb intensifikuar nga nj\u00eb mosmarr\u00ebveshje e re mes presidentit t\u00eb Malit t\u00eb Zi, Milo Gjukanovi\u00e7 dhe partive t\u00eb bllokut pro-serb q\u00eb mund\u00ebn partin\u00eb e tij n\u00eb zgjedhjet e dy viteve m\u00eb par\u00eb, shkruan BBC n\u00eb gjuh\u00ebn serbe, raporton gazeta online Reporteri.net. Gjukanovi\u00e7 nuk d\u00ebshiron t\u00eb propozoj\u00eb kandidat t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":706798,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[21,317],"tags":[1415,704,1416],"class_list":["post-706797","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","category-rajon","tag-dritan-abazovic","tag-mali-i-zi","tag-millo-gjukanovic"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/706797","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=706797"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/706797\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/706798"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=706797"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=706797"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=706797"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}