{"id":707522,"date":"2022-09-28T14:04:33","date_gmt":"2022-09-28T12:04:33","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=707522"},"modified":"2022-09-28T15:38:31","modified_gmt":"2022-09-28T13:38:31","slug":"interviste-me-vladimir-gligorov-reciprociteti-duhet-te-perdoret-pozitivisht-jo-per-konfrontim-modelin-e-dy-gjermanive-vucic-smund-ta-pranoje-edhe-po-te-donte","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/interviste-me-vladimir-gligorov-reciprociteti-duhet-te-perdoret-pozitivisht-jo-per-konfrontim-modelin-e-dy-gjermanive-vucic-smund-ta-pranoje-edhe-po-te-donte\/","title":{"rendered":"Vladimir Gligorov: \u201cReciprociteti duhet t\u00eb p\u00ebrdoret pozitivisht, jo p\u00ebr konfrontim \u2013 Modelin e Dy Gjermanive Vu\u00e7i\u00e7 s\u2019mund ta pranoj\u00eb edhe po t\u00eb donte\u201d"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: right;\">Autor: <em><strong>Xhezair Dashi<\/strong><\/em><\/p>\n<hr \/>\n<p><strong>Reciprociteti mund t\u00eb p\u00ebrdoret n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb pozitive dhe jo konfrontuese, vler\u00ebson bashk\u00ebpun\u00ebtori i lart\u00eb n\u00eb Institutin e Vjen\u00ebs p\u00ebr Studime Ekonomike Nd\u00ebrkomb\u00ebtare, Vladimir Gligorov, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr gazet\u00ebn online Reporteri.net.<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me masat reciproke t\u00eb qeveris\u00eb kosovare p\u00ebr ndalimin e targave t\u00eb l\u00ebshuara nga MPB-ja serbe p\u00ebr komunitetin serb t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb pjes\u00ebn veriore, Gligorov, thot\u00eb se p\u00ebrderisa qeveria kosovare nuk ka arritur t\u00eb krijoj\u00eb \u201clegjitimitet dhe pranueshm\u00ebri\u201d n\u00eb mesin e popullat\u00ebs serbe t\u00eb Kosov\u00ebs, \u201cduhet t\u00eb gjenden sfera bashk\u00ebpunimi dhe jo ballafaqimi\u201d.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebshtu q\u00eb, mbase duhet t\u2019i jepet konsiderat\u00eb masave q\u00eb jan\u00eb t\u00eb pranueshme p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, p.sh, si targa rajonale ose di\u00e7ka t\u00eb ngjashme. P\u00ebrndryshe, supozoj se zbatimi i k\u00ebsaj mase do t\u00eb shtyhet p\u00ebrs\u00ebri\u201d, vler\u00ebson ekonomisti serb, Vladimir Gligorov.<\/p>\n<p>Ish-themeluesi i Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Serbis\u00eb, si dhe nj\u00eb nga mendimtar\u00ebt serb\u00eb q\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs e njeh si fakt t\u00eb kryer, vler\u00ebson se ende nuk ka ndodhur nj\u00eb p\u00ebrafrim i shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs me komunitetin serb q\u00eb ka brenda. Ai konsideron se n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim duhet punuar.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb pjes\u00ebn veriore t\u00eb Kosov\u00ebs, qeveria kosovare duhet t\u00eb gjej\u00eb m\u00ebnyra p\u00ebr t\u00eb fituar legjitimitetin e nevojsh\u00ebm n\u00eb mesin e popullat\u00ebs. Kjo s\u2019arrihet me forc\u00eb edhe n\u00ebse ajo \u00ebsht\u00eb e ligjshme. Qeveria e Kosov\u00ebs duhet t\u00eb punoj\u00eb q\u00eb t\u00eb jet\u00eb e pranueshme n\u00eb mesin e popullat\u00ebs serbe n\u00eb Veri t\u00eb Kosov\u00ebs\u201d, u shpreh ai.<\/p>\n<p>Pyetur nga Reporteri se si e sheh t\u00eb zgjidhshme \u00e7\u00ebshtjen e Asociacionit, dhe si i vler\u00ebson interpretimet e pal\u00ebve rreth konstituimit t\u00eb saj, Gligorov thot\u00eb se nuk e sheh t\u00eb mundshme nj\u00eb Asociacion q\u00eb do t\u2019i ngjasonte nj\u00eb \u201cRepublika Srpska\u201d tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>\u201cNuk mendoj se di\u00e7ka e ngjashme me Republika Srpska-n \u00ebsht\u00eb e mundur n\u00eb Kosov\u00eb, sepse shumica e popullat\u00ebs serbe n\u00eb Kosov\u00eb nuk jeton n\u00eb pjes\u00ebn veriore. Dhe, \u00ebsht\u00eb edhe Kisha me interesat e saj, t\u00eb cilat, p\u00ebrs\u00ebri, nuk gjenden n\u00eb pjes\u00ebn veriore t\u00eb Kosov\u00ebs. Duhet mbase t\u00eb k\u00ebrkohen forma decentralizimi q\u00eb rrisin interesin dhe jo vet\u00ebm var\u00ebsin\u00eb n\u00eb qeverin\u00eb q\u00ebndrore\u201d.<\/p>\n<p>\u201cJo domosdoshm\u00ebrisht\u201d, shprehet studiuesi serb me prejardhje maqedonase, \u201ckjo varet se si decentralizohet pushteti ekzekutiv por n\u00eb ndikimin potencial q\u00eb mund t\u00eb ken\u00eb mbi qeverin\u00eb q\u00ebndrore\u201d.<\/p>\n<p>\u201cDhe, serb\u00ebt dhe minoritetet tjera kan\u00eb pesh\u00eb t\u00eb konsiderueshme n\u00eb Parlament. N\u00ebse kjo [Asociacioni] u sjell legjitimitet qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb mesin e popullat\u00ebs serbe, kjo do t\u00eb ishte m\u00ebnyra p\u00ebr t\u00eb shkuar para\u201d, shprehet ai.<\/p>\n<p><strong><em>Intervista e plot\u00eb me Vladimir Gligorov:<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong>Reporteri.net:<\/strong> <em>Q\u00eb nga fillimi i invazionit rus t\u00eb Ukrain\u00ebs, Ballkani Per\u00ebndimor \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb fokus t\u00eb bot\u00ebs per\u00ebndimore. Problemet e rajonit u shp\u00ebrfaq\u00ebn. Rajonet e drejtuara nga serb\u00ebt n\u00eb Bosnje dhe n\u00eb pjes\u00ebn veriore t\u00eb Kosov\u00ebs jan\u00eb v\u00ebshtruar me dyshim si pika t\u00eb nxehta t\u00eb cilat duhen trajtuar. A i shihni k\u00ebto dy pjes\u00eb si problematike n\u00eb kontekstin e luft\u00ebs ruse n\u00eb Ukrain\u00eb?<\/em><\/p>\n<p><strong>Gligorov:<\/strong> Epo, k\u00ebto jan\u00eb \u00e7\u00ebshtje afatgjate t\u00eb siguris\u00eb. Natyrisht, \u00ebsht\u00eb e preferueshme q\u00eb ato t\u00eb zgjidhen. Sigurisht, politikisht dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb preferueshme nga t\u00eb gjitha pal\u00ebt e interesuara. K\u00ebto nuk jan\u00eb vetmet pika t\u00eb nxehta q\u00eb jan\u00eb ndezur nga agresioni rus kund\u00ebr Ukrain\u00ebs. Qartazi politika serbe \u00ebsht\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00ebn trysni p\u00ebr shkak t\u00eb pritshm\u00ebrive n\u00eb rritje se asertiviteti rus \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me q\u00ebndrimin konfrontues politik. Nuk m\u00eb duket se zoti Vu\u00e7i\u00e7 mban k\u00ebt\u00eb vler\u00ebsim i cili \u00ebsht\u00eb n\u00ebn trysni dhe ka pak opsione t\u00eb favorshme politike.<\/p>\n<p><strong>Reporteri.net<\/strong>: <em>Koh\u00ebve t\u00eb fundit kemi par\u00eb tensione n\u00eb pjes\u00ebn veriore t\u00eb Kosov\u00ebs. Serbia mbetet e pandryshueshme n\u00eb pozicionin e saj mosnjoh\u00ebs ndaj Kosov\u00ebs dhe duke e mohuar at\u00eb me t\u00eb gjitha mjetet e saj. Kosova, n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, sheh t\u00eb fuqizoj\u00eb sovranitetin dhe shtet\u00ebsin\u00eb e saj. Si e keni par\u00eb k\u00ebt\u00eb betej\u00eb politike mes Kryeministrit kosovar Kurti dhe Presidentin serb Vu\u00e7i\u00e7?<\/em><\/p>\n<p><strong>Gligorov<\/strong>: Nuk mendoj se zoti Vu\u00e7i\u00e7 ka shum\u00eb mjete penguese n\u00eb dispozicion t\u00eb tij. E t\u00ebra p\u00ebrmblidhet n\u00eb obstruksione n\u00eb forume nd\u00ebrkomb\u00ebtare ku ose ka fuqi t\u00eb vetos ose disa prej vendeve evropiane q\u00eb nuk jan\u00eb t\u00eb gatshme t\u00eb njohin Kosov\u00ebn si shtet t\u00eb pavarur. N\u00eb pjes\u00ebn veriore t\u00eb Kosov\u00ebs, qeveria kosovare duhet t\u00eb gjej\u00eb m\u00ebnyra p\u00ebr fituar legjitimitetin e nevojsh\u00ebm n\u00eb mesim e popullat\u00ebs. Kjo s\u2019arrihet me forc\u00eb edhe n\u00ebse ajo \u00ebsht\u00eb e ligjshme. Qeveria e Kosov\u00ebs duhet t\u00eb punoj\u00eb q\u00eb t\u00eb jet\u00eb e pranueshme n\u00eb mesin e popullat\u00ebs serbe n\u00eb Veri t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Reporteri.net<\/strong>: <em>Kosova ka ndaluar targat e l\u00ebshuara nga Serbia p\u00ebr banor\u00ebt e veriut t\u00eb Kosov\u00ebs. Nga fundi i tetorit, ato do t\u00eb nxirren jasht\u00eb qarkullimit. Sebria, n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, nuk shihet t\u00eb zmbraps l\u00ebshimin e tyre; dhe vet\u00ebm disa serb\u00eb i kan\u00eb konvertuar ato n\u00eb targa t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs (RKS). \u00c7far\u00eb mendoni se do t\u00eb ndodh n\u00eb fund t\u00eb tetorit?<\/em><\/p>\n<p><strong>Gligorov<\/strong>: Mendoj se reciprociteti mund t\u00eb p\u00ebrdoret n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb pozitive dhe jo konfrontuese. Duhet t\u00eb gjendet sfera bashk\u00ebpunimi dhe jo ballafaqimi. Kjo do ta b\u00ebnte m\u00eb t\u00eb leht\u00eb p\u00ebr t\u00eb pranuar rregullacionet specifike q\u00eb tani jan\u00eb burimi i tensioneve. K\u00ebshtu q\u00eb, mbase duhet t\u2019i jepet konsiderat\u00eb masave q\u00eb jan\u00eb t\u00eb pranueshme p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, p.sh, si targa rajonale ose di\u00e7ka t\u00eb ngjashme. P\u00ebrndryshe, supozoj se zbatimi i k\u00ebsaj mase do t\u00eb shtyhet p\u00ebrs\u00ebri.<\/p>\n<p><strong>Reporteri.net<\/strong>: <em>Presidenti serb Vu\u00e7i\u00e7 q\u00eb nga nisja e agresionit rus mbi Ukrain\u00ebn ka alarmuar se Per\u00ebndimi synon t\u00eb d\u00ebboj\u00eb Rusin\u00eb nga K\u00ebshilli i Sigurimit, gj\u00eb q\u00eb, sipas tij, do t\u00eb thoshte praktikisht \u201clamtumir\u00eb vetos ruse\u201d, dhe q\u00eb do t\u00eb hapte rrug\u00ebn e an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb OKB. \u00c7far\u00eb \u00ebsht\u00eb kjo, t\u00eb themi kushtimisht, \u201cparandjenj\u00eb\u201d q\u00eb Vu\u00e7i\u00e7 po i jep z\u00eb publikisht?<\/em><\/p>\n<p><strong>Gligorov<\/strong>: Nuk mendouj se ekziston kjo kart\u00eb. Ka shum\u00eb ide rreth reformimit t\u00eb OKB-s\u00eb, por n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb b\u00ebhet di\u00e7ka, duhet t\u00eb jet\u00eb n\u00eb interesin e t\u00eb gjith\u00eb fuqive t\u00eb m\u00ebdha dhe, ajo konvergjenc\u00eb rreth di\u00e7kaje dhe n\u00eb ve\u00e7anti n\u00eb ndryshimin e K\u00ebshillit t\u00eb Sigurimit s\u2019ka t\u00eb ngjar\u00eb t\u00eb ndodh.<\/p>\n<p><strong>Reporteri.net<\/strong>: <em>S\u00eb fundi kemi par\u00eb nj\u00eb draft-dokument n\u00eb form\u00ebn e nj\u00eb \u2018nonpejp\u00ebri\u2019, q\u00eb supozohet t\u00eb paraqes\u00eb nj\u00eb t\u00eb ashtuquajtur \u201ckorniz\u00eb t\u00eb re\u201d dialogimi n\u00eb Bruksel, e cila n\u00eb fund thuhet t\u2019i ngjasoj\u00eb modelit t\u00eb Dy Gjermanive. Si e keni lexuar ju k\u00ebt\u00eb?<\/em><\/p>\n<p><strong>Gligorov<\/strong>: E kuptoj q\u00eb ka ekziston nj\u00eb non-paper e cila provon t\u00eb ringjall\u00eb iden\u00eb e Ischinger-it p\u00ebr zgjidhje sipas Dy Gjermanive p\u00ebr Kombe t\u00eb Bashkuara. Nuk do t\u00eb funksiononte p\u00ebr Bashkimin Evropian. N\u00ebse i merrni p\u00ebr baz\u00eb k\u00ebto dy pohime, gjith\u00e7ka rezulton pavar\u00ebsisht specifikave. Nuk mendoj se Vu\u00e7i\u00e7 do t\u00eb ishte n\u00eb gjendje t\u00eb pranonte propozim t\u00eb till\u00eb edhe po t\u00eb d\u00ebshironte. Edhe po t\u00eb ishte e kombinuar me provizione specifike p\u00ebr minoritetin serb n\u00eb Kosov\u00eb dhe p\u00ebr Kish\u00ebn Ortodokse Serbe. Duket se nuk \u00ebsht\u00eb e pranueshme as p\u00ebr BE-n\u00eb e as p\u00ebr Komisionin Evropian. Por, nuk do ta p\u00ebrjashtoja.<\/p>\n<p><strong>Reporteri.net<\/strong>: Kosova druhet se themelimi i Asociacionit t\u00eb Komunave me mazhoranc\u00eb serbe do t\u00eb p\u00ebrb\u00ebnte nj\u00eb tjet\u00ebr \u201cRepublika Srpska\u201d; Serbia, n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, k\u00ebrkon ajo t\u00eb ket\u00eb kompetenca ekzekutive, gj\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb e papranueshme p\u00ebr Kosov\u00ebn. Si e shihni ju t\u00eb zgjidhsh\u00ebm k\u00ebt\u00eb problem, ose a besoni se do t\u00eb zgjidhen?<\/p>\n<p><strong>Gligorov<\/strong>: Nuk mendoj se di\u00e7ka e ngjashme me Republika Srpska-n \u00ebsht\u00eb e mundur n\u00eb Kosov\u00eb, sepse shumica e popullat\u00ebs serbe n\u00eb Kosov\u00eb nuk jeton n\u00eb pjes\u00ebn veriore. Dhe, \u00ebsht\u00eb edhe Kisha me interesat e saj, t\u00eb cilat, p\u00ebrs\u00ebri, nuk gjenden n\u00eb pjes\u00ebn veriore t\u00eb Kosov\u00ebs. Duhet mbase t\u00eb k\u00ebrkohen forma decentralizimi q\u00eb rrisin interesin dhe jo vet\u00ebm var\u00ebsin\u00eb n\u00eb qeverin\u00eb q\u00ebndrore. Kjo jo domosdoshm\u00ebrisht varet se si decentralizohet pushteti ekzekutiv por n\u00eb ndikimin potencial q\u00eb mund t\u00eb ken\u00eb mbi qeverin\u00eb q\u00ebndrore. Dhe, serb\u00ebt dhe minoritetet tjera kan\u00eb nj\u00eb pesh\u00eb t\u00eb konsiderueshme n\u00eb Parlament. N\u00ebse kjo u sjell legjitimitet qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb mesin e popullat\u00ebs serbe, kjo do t\u00eb ishte m\u00ebnyra p\u00ebr t\u00eb shkuar para.<\/p>\n<p><strong>Reporteri.net<\/strong>: <em>Si e vler\u00ebsoni platform\u00ebn rajonale t\u00eb Ballkanit t\u00eb Hapur?<\/em><\/p>\n<p><strong>Gligorov<\/strong>: N\u00ebse kjo ul tensionet dhe rrit bashk\u00ebpunimin, \u00ebsht\u00eb mir\u00eb. Nuk duhet t\u00eb pritet q\u00eb do ta, ose do t\u00eb mund ta, z\u00ebvend\u00ebsonte tregun evropian. N\u00eb Kosov\u00eb konsideroj se duhet t\u00eb shihen pozitivisht iniciativat rajonale p\u00ebr shkak t\u00eb var\u00ebsis\u00eb ekonomike ndaj rajonit, por edhe p\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrfitimeve potenciale t\u00eb qasjes n\u00eb tregun serb ve\u00e7an\u00ebrisht.<strong>\/Reporteri.net\/<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Autor: Xhezair Dashi Reciprociteti mund t\u00eb p\u00ebrdoret n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb pozitive dhe jo konfrontuese, vler\u00ebson bashk\u00ebpun\u00ebtori i lart\u00eb n\u00eb Institutin e Vjen\u00ebs p\u00ebr Studime Ekonomike Nd\u00ebrkomb\u00ebtare, Vladimir Gligorov, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr gazet\u00ebn online Reporteri.net. N\u00eb lidhje me masat reciproke t\u00eb qeveris\u00eb kosovare p\u00ebr ndalimin e targave t\u00eb l\u00ebshuara nga MPB-ja serbe p\u00ebr komunitetin serb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":707527,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[21,317],"tags":[445,1380,269,451,1630,1629,1396,1628],"class_list":["post-707522","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","category-rajon","tag-albin-kurti","tag-dialogu-i-brukselit","tag-intervista","tag-kosova","tag-model-i-dy-gjermanive","tag-non-paper","tag-pavaresia-e-kosoves","tag-vladimir-gligorov"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/707522","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=707522"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/707522\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/707527"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=707522"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=707522"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=707522"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}