{"id":708267,"date":"2022-09-29T16:16:30","date_gmt":"2022-09-29T14:16:30","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=708267"},"modified":"2022-10-03T16:01:17","modified_gmt":"2022-10-03T14:01:17","slug":"slavo-kukic-nxitja-boshnjako-hercegovinase-per-zgjerimin-e-ideologjise-se-fashizmit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/prospect\/slavo-kukic-nxitja-boshnjako-hercegovinase-per-zgjerimin-e-ideologjise-se-fashizmit\/","title":{"rendered":"Slavo Kuki\u00e7: Nxitja boshnjako-hercegovinase p\u00ebr zgjerimin e ideologjis\u00eb s\u00eb fashizmit"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: right;\">Autor: <strong>Slavo Kuki\u00e7<\/strong><em><strong>, <a href=\"https:\/\/ba.boell.org\/en\/2019\/03\/25\/bosnian-herzegovinian-incitements-expansion-ideology-fascism?utm_source=pocket_mylist\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Fondacioni Heinrich B\u00f6ll, Sarajev\u00eb<\/a><br \/>\n<\/strong><\/em>P\u00ebrktheu: <strong>Xhezair Dashi<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p><strong>Fashizmi \u00ebsht\u00eb prodhim i gjysm\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb shekullit t\u00eb 20\u2019t\u00eb, q\u00eb u ngrit p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb Itali, e m\u00ebpastaj n\u00eb Gjermani dhe pjes\u00eb tjera t\u00eb Evrop\u00ebs dhe bot\u00ebs. Asokohe, ky orientim ideologjik dhe politik u shfaq si form\u00eb e nacionalizmit ekstrem. \u00c7far\u00eb n\u00ebnkuptoj me k\u00ebt\u00eb \u00ebsht\u00eb se kishte p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb bashkuar kombin p\u00ebrmes shtetit totalitar, nj\u00eb partie avant-garde dhe nj\u00eb lider autoritar si ide qendrore q\u00eb mbajn\u00eb t\u00eb ngjitur shtetin, popullin dhe k\u00ebt\u00eb parti.<\/strong><\/p>\n<p>Koha q\u00eb pasoi Luft\u00ebn e Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, deri n\u00eb koh\u00ebt tona, b\u00ebn t\u00eb mundur identifikimin e shum\u00eb formave specifike t\u00eb manifestimit t\u00eb ideologjis\u00eb fashiste, kur i krahasojm\u00eb ato me gjysm\u00ebn e par\u00eb t\u00eb shekullit t\u00eb 20\u2019t\u00eb. Arsyeja se pse shpesh e d\u00ebgjojm\u00eb t\u2019u referohen si neo-fashiz\u00ebm, post-fashiz\u00ebm, dhe t\u00eb ngjashme, n\u00eb vend t\u00eb termit fashiz\u00ebm, duhet gjithashtu t\u00eb k\u00ebrkohet n\u00eb at\u00eb fakt, n\u00eb mes tjerash, por edhe arsyeja se pse n\u00eb lidhje me p\u00ebrcaktimin e fashizmin si konstrukt ideologjik-filozofik-politik hasen, edhe pozicione t\u00eb ndryshme dhe jo rrall\u00ebher\u00eb radikalisht t\u00eb kund\u00ebrta. Dhe, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb arrijm\u00eb s\u00eb paku konsensus minimal, p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb lloj liste t\u00eb kushteve p\u00ebr dik\u00eb \u2013 nj\u00eb individ, grup ose ideologji \u2013 duhet t\u00eb p\u00ebrmbushen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb etikohet fashiz\u00ebm.<\/p>\n<p>Umberto Eco, p\u00ebr shembull, n\u00eb tekstin <em>Fashizmi i P\u00ebrjetsh\u00ebm<\/em>, ku integron forma t\u00eb ndryshme t\u00eb manifestuara t\u00eb k\u00ebsaj filozofie si <em>Ur-Fascism<\/em>, ofron nj\u00eb katallog mjaft t\u00eb zhvilluar, nj\u00eb list\u00eb vlerash t\u00eb p\u00ebrgjithshme t\u00eb ideologjis\u00eb fashiste. N\u00eb mesin e tyre, mes tjerash, jan\u00eb kulti i tradit\u00ebs, mosbesimi ndaj bot\u00ebs s\u00eb intelektit, papajtueshm\u00ebria si tradhti, frika nga dallimet, q\u00eb, n\u00eb vete, p\u00ebrfundon n\u00eb fashiz\u00ebm, fiksime me konspiracione, ve\u00e7an\u00ebrisht konspiracione nd\u00ebrkomb\u00ebtare, marr\u00ebdh\u00ebniet ndaj pacifizmit si tregti me armikun q\u00eb duhet asgj\u00ebsuar dhe t\u00eb kthehet n\u00eb kuptim\u00ebsimin e jet\u00ebs si betej\u00eb e vazhdueshme, p\u00ebr\u00e7mim ndaj m\u00eb t\u00eb dobt\u00ebve q\u00eb n\u00eb n\u00ebntekst pashmangshm\u00ebrisht p\u00ebrmban nj\u00eb lloj elitizmi \u2013 n\u00eb rastin e fashizmit kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me elitiz\u00ebm komb\u00ebtar \u2013 dhe populliz\u00ebm selektiv, ku individi \u00ebsht\u00eb asgj\u00eb nd\u00ebrsa kombi gjith\u00e7ka, dhe Lideri \u00ebsht\u00eb intepretuesi i k\u00ebtij vullneti.<\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb, n\u00ebse Eco-n e marrin si pik\u00ebnisje, shum\u00eb nga vlerat e ideologjis\u00eb fashiste mund t\u00eb njihen n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn socio-kulturore t\u00eb Evrop\u00ebs Juglindore, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb Bosnje-Hercegovin\u00eb \u2013 p\u00ebrve\u00e7 se, sigurisht, laureati nobelist italian nuk insiston q\u00eb e t\u00ebr\u00eb lista e kushteteve t\u00eb jet\u00eb edhe parakusht p\u00ebr ekszistenc\u00ebn e fashizmit, ai n\u00eb fakt rikujton q\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb kjo ideologji t\u00eb b\u00ebhet realitet shoq\u00ebror, nganj\u00ebher\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb nga k\u00ebto kushte t\u00eb k\u00ebsaj liste mund t\u00eb mjaftoj\u00eb.<\/p>\n<p>Fashizmi, n\u00eb qoft\u00eb se doni, ishte gjithashtu parakushti i kalvarit q\u00eb pjesa e madhe e shtetit t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt u detyra t\u2019i n\u00ebnshtrohej gjat\u00eb 1990\u2019\u00ebs. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, le t\u2019ia rikujtojm\u00eb vetes q\u00eb i ashtuquajtur revolucion antiburokratik i gjysm\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb t\u00eb viteve 1980, n\u00ebn ombrell\u00ebn e t\u00eb cil\u00ebs u eliminuan t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb s\u2019pajtoheshin me liderin serb at\u00ebbot\u00eb \u2013 ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb zon\u00ebn e Serbis\u00eb dhe Malit t\u00eb Zi. At\u00ebher\u00eb, le t\u2019ia rikujtojm\u00eb vetes pangop\u00ebsin\u00eb e nacionalizmit serbo-madh, t\u00eb organizuar nga Vardari n\u00eb Triglav, dhe premtimin ndaj serb\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs se si askush s\u2019do t\u00eb guxoj\u00eb t\u2019i rrah m\u00eb \u2013 dhe se si serb\u00ebt, mes tjerash edhe p\u00ebr shkak t\u00eb Kosov\u00ebs, n\u00eb vitet e ardhshme i pret vitaliteti historik, dhe ndoshta edhe beteja t\u00eb armatosura [fjalimi i Milloshevi\u00e7it n\u00eb Gazimestan]. N\u00eb fund, le t\u2019ia rikujtojm\u00eb vetes udh\u00ebtimet n\u00eb reliktet e Car Llazarit si simbol i fuqis\u00eb serbe, harmonis\u00eb dhe unitetit \u2013 q\u00eb nj\u00ebjt\u00eb nuk e ka kursyer as Bosnje-Hercegovin\u00ebn, ve\u00e7an\u00ebrisht disa nga pjes\u00ebt e s\u00eb cil\u00ebs k\u00ebto qendra ideologjike kan\u00eb vler\u00ebsuar se, p\u00ebr shkak t\u00eb interesit t\u00eb Serbis\u00eb s\u00eb Madhe, duhet s\u00eb pari t\u00eb n\u00ebnshtrohen.<\/p>\n<p>Lufta thjesht n\u00ebnkuptonte vazhdim\u00ebsin\u00eb e \u2013 n\u00ebse mund ta p\u00ebrdor sistemin vler\u00ebsues t\u00eb Eco-s \u2013 ideologjis\u00eb fashiste. Dallimet i gjeni te holl\u00ebsit\u00eb \u2013 q\u00eb b\u00ebhet pjes\u00eb integrale e jet\u00ebs s\u00eb p\u00ebrditshme e klas\u00ebs politike dhe \u201cguruve\u201d t\u00eb tyre intelektual\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ishin p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb konfliktet ushtarake. Pastaj, le t\u2019ia rikujtojm\u00eb vetes ndjek\u00ebsit e ideologjive t\u00eb ustash\u00ebve dhe \u00e7etnik\u00ebve nga ajo koh\u00eb, por edhe konceptit ideologjik islamik q\u00eb promovohej atje, n\u00eb pjes\u00eb t\u00eb ndryshme t\u00eb Bosnje-Hercegovin\u00ebs, nga \u201cyjet intelektuale\u201d t\u00eb filozofis\u00eb politike t\u00eb mysliman-m\u00ebdhenjve, q\u00eb u jet\u00ebsuan nga ekstremist\u00eb t\u00eb shumt\u00eb politik\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb Brigad\u00ebn e Shtat\u00eb Myslimane dhe \u201cluft\u00ebtar\u00ebve t\u00eb rrug\u00ebs s\u00eb Allahut\u201d nga bota arabe.<\/p>\n<p>P\u00ebrfundimi i luft\u00ebs hapi dyert e shpres\u00ebs q\u00eb k\u00ebto ideologji morr\u00ebn fund nj\u00ebher\u00eb e mir\u00eb. Kjo, deri m\u00eb 2015\u2019\u00ebn, n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb sinqeritetin, ishte shpres\u00ebdh\u00ebn\u00ebse. Fatkeq\u00ebsisht, gjat\u00eb 12-13 viteve t\u00eb fundit trendi pozitiv \u00ebsht\u00eb penguar n\u00eb Bosnje-Hercegovin\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb rikthimi i sistemit vleror i gjysm\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb t\u00eb 1980\u2019ave dhe 1990\u2019ave t\u00eb hershme. Dhe, sot, ende, bazuar n\u00eb mesazhet q\u00eb d\u00ebrgohen n\u00eb bot\u00eb, \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00ebher\u00eb plaga m\u00eb dashakeqe e bot\u00ebs.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb koh\u00ebs sa po e shkruaja k\u00ebt\u00eb tekst, d\u00ebnimet publike ndaj meje me n\u00ebntekste fashiste nuk kan\u00eb pushuar. Por, edhe mesazhet se lumi Drina do t\u00eb p\u00ebrgjaket p\u00ebrs\u00ebri, p\u00ebrmes t\u00eb cil\u00ebs frika dhe terrori shp\u00ebrndahen n\u00eb mesin e t\u00eb kthyerve n\u00eb at\u00eb pjes\u00eb t\u00eb vendit, q\u00eb b\u00ebjn\u00eb q\u00eb ata ta rishqyrtojn\u00eb q\u00ebndrimin e tyre n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb shekullore, ose q\u00eb p\u00ebr hir t\u00eb siguris\u00eb s\u00eb tyre dhe familjeve, nj\u00ebjt\u00eb, sikur para nj\u00eb qerek-shekulli, por se k\u00ebsaj here definitivisht, dhe pa e rishqyrtuar nj\u00eb rikthim t\u00eb dyt\u00eb, largohen.<\/p>\n<p>Dikush mund t\u00eb thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn problem po aq i madh q\u00eb institucionet zyrtare nuk kan\u00eb reaguar ndaj shthurjes \u00e7etnike n\u00eb Vishegrad \u2013 ve\u00e7an\u00ebrisht ato n\u00eb Republika Srpska. Nuk ka reaguar as njeriu m\u00eb i fuqish\u00ebm i Republika Srpska-s, aktualisht edhe kryesues i Presidenc\u00ebs Shtet\u00ebrore t\u00eb BeH-s\u00eb, zyrtarisht nuk ka reaguar personi i par\u00eb i k\u00ebtij entiteti, presidenti i RS-s\u00eb dhe njeriu i par\u00eb i qeveris\u00eb s\u00eb entitetit gjen reagime nga publiku, asnj\u00eb z\u00eb d\u00ebnues nuk mund t\u00eb d\u00ebgjohet nga lider\u00ebt e partive t\u00eb tjera politike nga ajo pjes\u00eb e vendit.<\/p>\n<p>E t\u00ebra kjo, sidoqoft\u00eb, mund t\u00eb jet\u00eb e befasishme vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb painformuarit. Sepse autoritetet e Republika Srpska-s vet\u00eb ua dhan\u00eb drit\u00ebn jeshile mbledhjeve \u00e7etnike n\u00eb Vishegrad \u2013 k\u00ebt\u00eb vit e \u00e7do vit. Por, jo vet\u00ebm drit\u00ebn jeshile. Mbledhime t\u00eb k\u00ebtilla, th\u00ebn\u00eb objektivisht, gjithashtu jan\u00eb duke u simuluar nga ta. Sepse, kjo jo vet\u00ebm q\u00eb sugjerohet nga fakti se nj\u00eb monument i Drazha Mihajllovi\u00e7it u ngrit n\u00eb Vishegrad, q\u00eb njer\u00ebzit n\u00eb Sarajev\u00ebn Lindore detyrohen t\u00eb ecin n\u00eb ato rrug\u00eb, mbase edhe n\u00eb rrug\u00eb tjera t\u00eb tilla, por edhe p\u00ebr faktin q\u00eb autoritetet e Republika Srpska-s kan\u00eb autorizuar regjistrimin e 16 shoqatave \u00e7etnike. Dhe kjo, n\u00eb fjal\u00eb t\u00eb tjera, do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb ata po i trajtojn\u00eb ata si aleat\u00eb n\u00eb luft\u00ebn e tyre politike.<\/p>\n<p>Sigurisht, k\u00ebto synime, p\u00ebrve\u00e7 asaj se \u00e7far\u00eb d\u00ebgjohet p\u00ebrdit n\u00eb hap\u00ebsira publike \u2013 dhe \u00e7far\u00eb bazuar n\u00eb sistemin e vler\u00ebsimit t\u00eb Umberto Eco-s gjithashtu i p\u00ebrket arsenalit ideologjik fashit \u2013 jan\u00eb gjithashtu t\u00eb d\u00ebshmueshme nga marr\u00ebdh\u00ebnia me kriminel\u00ebt e d\u00ebnuar t\u00eb luft\u00ebs gjat\u00eb konfliktit t\u00eb gjysm\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb t\u00eb 90\u2019ave. Th\u00ebn\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsisht, t\u00eb gjith\u00eb ata merren p\u00ebr heronj komb\u00ebtar. K\u00ebto fjal\u00eb-p\u00ebr-fjal\u00eb d\u00ebgjohen n\u00eb baza t\u00eb p\u00ebrditshme n\u00eb k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb t\u00eb vendit, por edhe mund t\u00eb njihet nga nj\u00eb num\u00ebr i madh holl\u00ebsish tjera. Le t\u00eb rikujtojm\u00eb konviktin e student\u00ebve n\u00eb Pale, t\u00eb em\u00ebruar sipas nj\u00eb njeriu t\u00eb d\u00ebnuar p\u00ebr gjenocid t\u00eb boshnjak\u00ebve n\u00eb Srebrenic\u00eb n\u00eb shqyrtim t\u00eb par\u00eb. Pastaj, le t\u2019ia rikujtojm\u00eb vetes njohjen\/pranimin q\u00eb Kuvendi Komb\u00ebtar i Republika Srpska-s ia dhuron p\u00ebrmes \u00e7mimeve kriminel\u00ebve t\u00eb d\u00ebnuar t\u00eb luft\u00ebs, n\u00eb mesim t\u00eb cil\u00ebve, p\u00ebr shkak t\u00eb gj\u00ebrave q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb luft\u00eb, gjithashtu kan\u00eb kaluar koh\u00eb n\u00eb burgje t\u00eb ndryshme t\u00eb Evrop\u00ebs nd\u00ebrsa tjer\u00eb ende presin ta ken\u00eb k\u00ebt\u00eb fat. N\u00eb fund, le t\u2019ia rikujtojm\u00eb vetes premtimin e nj\u00ebrit prej lider\u00ebve politik\u00eb q\u00eb kjo pjes\u00eb e vendit, po qe se ai zgjedhet kryetar i Republika Srpska-s, do t\u00eb b\u00ebnte \u00e7mos q\u00eb t\u2019i ngjasonte presidentit t\u00eb saj t\u00eb par\u00eb [fjala \u00ebsht\u00eb p\u00ebr Radovan Karagji\u00e7in] \u2013 k\u00ebshtu, nj\u00eb kriminel i d\u00ebnuar p\u00ebr gjenocidin e Srebrenic\u00ebs, si dor\u00eb e par\u00eb.<\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb, mesazhet q\u00eb vin\u00eb nga kuzhinat e atyre q\u00eb supozivisht veprojn\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb interesave komb\u00ebtare nacionale kroate nuk jan\u00eb m\u00eb zem\u00ebrmire. Kuptohet, nuk mund t\u00eb thuhet se ata, q\u00eb d\u00ebrgohen \u00e7do dit\u00eb \u2013 si mesazhet p\u00ebr ndryshimet e Kushtetut\u00ebs dhe Ligjit Zgjedhor, sh\u00ebrbimin e transmetimit publik n\u00eb kroatisht e t\u00eb ngjashme \u2013 jan\u00eb t\u00eb akuzuar drejtp\u00ebrdrejt me n\u00ebntekst fashist. Por, \u00ebsht\u00eb gjithashtu e v\u00ebrtet\u00eb se fryma e k\u00ebtyre mesazheve nuk \u00ebsht\u00eb e \u00e7liruar nga vlerat p\u00ebr t\u00eb cilat flet Umberto Eco \u2013 ve\u00e7an\u00ebrisht ato p\u00ebr kombin e k\u00ebrc\u00ebnuar dhe nevoj\u00ebn p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar s\u00eb bashku si komb, p\u00ebr kroat\u00ebt si nj\u00eb komb qytet\u00ebrimisht superior n\u00eb krahasim me t\u00eb tjer\u00ebt, p\u00ebr shpalljen e t\u00eb gjith\u00eb atyre si kuisling\u00eb q\u00eb kund\u00ebrshtojn\u00eb matric\u00ebn mbizot\u00ebruese ideologjike, e k\u00ebshtu me radh\u00eb.<\/p>\n<p>Por, sugjerimet e fashizmit mund t\u00eb njihen k\u00ebshtu n\u00eb praktik\u00ebn politike t\u00eb nj\u00eb grupi politik q\u00eb ka uzurpuar ekskluzivitetin e t\u00eb folurit n\u00eb em\u00ebr t\u00eb nj\u00eb kombi t\u00eb t\u00ebr\u00eb. Ve\u00e7 k\u00ebsaj, le t&#8217;ia rikujtojm\u00eb vetes mjedisin n\u00eb t\u00eb cilin qytetar\u00ebt e Mostarit jan\u00eb detyruar t\u00eb jetojn\u00eb me dekada. Dhe ata jan\u00eb t\u00eb detyruar, nd\u00ebr t\u00eb tjera, t\u00eb ecin n\u00eb rrug\u00ebt me emrin e udh\u00ebheq\u00ebsve ustash\u00eb t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore \u2013 Budak, Luburiq, Boban, Vokiq dhe Lorkoviq. Pastaj, le t&#8217;i kujtojm\u00eb vetes pritjet e organizuara p\u00ebr nderimin e kriminel\u00ebve t\u00eb d\u00ebnuar t\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Bosnj\u00ebn Qendrore \u2013 ose gjith\u00e7ka q\u00eb ata b\u00ebjn\u00eb duke festuar Prliqin dhe t\u00eb tjer\u00ebt, p\u00ebr krime lufte t\u00eb d\u00ebnuara me mbi nj\u00ebqind vjet burg. Arsyeja e k\u00ebtyre akteve \u00ebsht\u00eb s\u00ebrish e ngarkuar me atribute t\u00eb ideologjis\u00eb fashiste p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn flet Eco.<\/p>\n<p>T\u00eb mos harrojm\u00eb, indikative \u00ebsht\u00eb edhe heshtja p\u00ebr k\u00ebrc\u00ebnimet me Drin\u00ebn e p\u00ebrgjakur, t\u00eb d\u00ebrguar nga Balli i fundit i \u00e7etnik\u00ebve n\u00eb Vishegrad. Nuk e kam v\u00ebn\u00eb re q\u00eb dikush nga ata q\u00eb na bindin p\u00ebrdit\u00eb se b\u00ebjn\u00eb gjith\u00e7ka q\u00eb b\u00ebjn\u00eb p\u00ebr interesat e kroat\u00ebve, t\u00eb ket\u00eb reaguar n\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre me k\u00ebt\u00eb rast. Sepse, Drina e p\u00ebrgjakur, po t\u00eb duan, s\u00eb bashku me t\u00eb tjer\u00ebt barti edhe kroat\u00eb. A nuk p\u00ebrb\u00ebn kjo nj\u00eb arsye p\u00ebr t\u00eb reaguar? Apo, q\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb e mundshme, mungesa e nj\u00eb reagimi nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shenj\u00eb se mesazhe t\u00eb tilla, qart\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb q\u00ebllimeve t\u00eb tyre politike, u p\u00ebrshtaten edhe atyre?<\/p>\n<p>Cilat mund t\u00eb jen\u00eb k\u00ebto synime? N\u00ebse do t\u00eb gjykohet nga mesazhet e d\u00ebrguara \u00e7do dit\u00eb, rimish\u00ebrimi i Herceg-Bosnj\u00ebs \u2013 n\u00eb form\u00ebn q\u00eb ka pasur edhe gjat\u00eb kalvarit t\u00eb luft\u00ebs, ose n\u00eb ndonj\u00eb form\u00eb tjet\u00ebr, krahasuar me at\u00eb q\u00eb ka pasur gjat\u00eb luft\u00ebs m\u00eb shum\u00eb ose m\u00eb pak i reduktuar n\u00ebse do t\u00eb k\u00ebnaqte orekset e nj\u00eb klani interesi t\u00eb mbledhur rreth udh\u00ebheqjes s\u00eb Bashkimit Demokratik Kroat (HDZ). Megjithat\u00eb, pavar\u00ebsisht n\u00ebse po flasim p\u00ebr form\u00ebn origjinale t\u00eb Herzeg-Bosnj\u00ebs ose nj\u00eb form\u00eb t\u00eb reduktuar n\u00eb nj\u00eb far\u00eb mase, kjo ide \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar nga bota &#8211; dhe \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar n\u00eb nj\u00eb form\u00eb shum\u00eb konkrete prej mbi nj\u00ebqind vjet burg nga Tribunali i Hag\u00ebs \u2013 si retrograde, si nj\u00eb ide, ind i s\u00eb cil\u00ebs p\u00ebrb\u00ebhet nga element\u00eb t\u00eb ideologjis\u00eb fashiste.<\/p>\n<p>Dhe n\u00eb fund, mund t\u00eb d\u00ebgjohet, jo rrall\u00eb sot, se si aludime t\u00eb ideologjis\u00eb fashiste nuk mund t\u00eb diskutohen mes boshnjak\u00ebve. Kjo, natyrisht, nuk korrespondon me t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn. P\u00ebrkundrazi, n\u00eb disa detaje, besoj se civilisht jan\u00eb edhe m\u00eb kancerogjene se ato p\u00ebr t\u00eb cilat kam folur deri tani. P\u00ebr shembull, kush nuk e kujton ende sot Brigad\u00ebn e Shtat\u00eb Myslimane nga gjysma e par\u00eb e viteve 1990 &#8211; dhe rreshtimin e ushtar\u00ebve n\u00eb Zenic\u00eb nd\u00ebrsa ata b\u00ebrtisnin &#8220;All\u0101hu akbar&#8221; n\u00ebn pranin\u00eb e an\u00ebtarit kryesues t\u00eb at\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb Presidenc\u00ebs s\u00eb Shtetit. . I cili n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb edhe sot, jo rrall\u00eb trajtohej si simbol i identitetit dhe liris\u00eb s\u00eb popullit boshnjak. Boshnjaku \u201cBabo\u201d (\u201cbabai\u201d). P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, kush nuk e kujton marr\u00ebdh\u00ebnien dashamir\u00ebse ndaj grupeve islamike ekstremiste n\u00eb Bo\u00e7inj\u00eb, Gornja Mao\u00e7a, mikrolokalitete t\u00eb tjera dhe n\u00eb pjes\u00eb t\u00eb ndryshme t\u00eb vendit \u2013 n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, por edhe sot.<\/p>\n<p>M\u00eb pas, drejtuesit e partis\u00eb q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsonin veten si mbrojt\u00ebs t\u00eb interesave t\u00eb boshnjak\u00ebve ishin m\u00eb t\u00eb z\u00ebshmit n\u00eb d\u00ebnimin e shthurjes \u00e7etnike n\u00eb Vishegrad. Natyrisht, asgj\u00eb nuk do t\u00eb ishte e \u00e7uditshme p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, n\u00ebse t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebt persona nuk do ta shpallnin nj\u00eb tjet\u00ebr kuisling dhe fashist nga koha e Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, Mustafa Busulaxhiqin si ikon\u00eb komb\u00ebtare, duke e nderuar duke i em\u00ebrtuar shkolla, rrug\u00eb dhe sheshe me emrin e tij.<\/p>\n<p>Dhe kjo sh\u00ebrben p\u00ebr t&#8217;i \u00e7mitizuar ato. Si\u00e7 e \u00e7monton ikjen n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn e larg\u00ebt \u2013 n\u00eb koh\u00ebn e Perandoris\u00eb Osmane \u2013 dhe lavd\u00ebrimin e atyre q\u00eb ishin pushtues n\u00eb k\u00ebt\u00eb rajon. N\u00eb Sanski Most, si\u00e7 kam lexuar, u ngrit nj\u00eb monument p\u00ebr nder t\u00eb fitores s\u00eb osman\u00ebve mbi ushtrin\u00eb e Antant\u00ebs mbi nj\u00ebqind vjet m\u00eb par\u00eb dhe e nj\u00ebjta ngjarje historike, n\u00ebse e kam kuptuar mir\u00eb, duhet t\u00eb kremtohet edhe zyrtarisht. Do t\u00eb isha shum\u00eb i lumtur n\u00ebse dikush do t\u00eb arrinte t\u00eb m\u00eb shpjegonte mesazhin e d\u00ebrguar nga ai? Sepse, p\u00ebr sa m\u00eb p\u00ebrket mua, nuk mund t\u00eb v\u00ebrej aq shum\u00eb dallime midis k\u00ebsaj dhe lavd\u00ebrimit t\u00eb therjes dhe vlerave t\u00eb ustash\u00ebve dhe \u00e7etnik\u00ebve, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb lidhje me mesazhin q\u00eb k\u00ebrkohet t&#8217;u d\u00ebrgohet pjes\u00ebtar\u00ebve t\u00eb kombit t\u00eb vet.<\/p>\n<p>Si\u00e7 duket qart\u00eb nga gjith\u00e7ka q\u00eb kam shkruar, realiteti boshnjako-hercegovinez \u2013 i cili p\u00ebrb\u00ebn vet\u00ebm nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb arsenalit q\u00eb d\u00ebshmon n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb k\u00ebsaj \u2013 duhet kuptuar si nj\u00eb nxitje e zgjerimit planetar t\u00eb ideologjis\u00eb s\u00eb fashizmit n\u00eb koh\u00ebn q\u00eb Ne jetojm\u00eb. T\u00eb them t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, t\u00eb tjer\u00ebt gjithashtu nuk mund t\u00eb lirohen nga p\u00ebrgjegj\u00ebsia p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u2013 ve\u00e7an\u00ebrisht jo fqinj\u00ebt e par\u00eb. Sepse, t\u00eb themi t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, nxitjet e zgjerimit t\u00eb nj\u00eb ideologjie fashiste k\u00ebtu vijn\u00eb edhe nga qendrat e tyre \u2013 kryesisht kryeqytetet e Serbis\u00eb dhe Kroacis\u00eb. Por, ata as nuk mund t\u00eb lajn\u00eb duart n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e Ponc Pilatit n\u00eb qendrat e tjera t\u00eb pushtetit \u2013 ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb ato evropiane. Por, kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tem\u00eb p\u00ebr nj\u00eb histori tjet\u00ebr dhe krejt t\u00eb re.<strong>\/Reporteri.net\/<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Autor: Slavo Kuki\u00e7, Fondacioni Heinrich B\u00f6ll, Sarajev\u00eb P\u00ebrktheu: Xhezair Dashi Fashizmi \u00ebsht\u00eb prodhim i gjysm\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb shekullit t\u00eb 20\u2019t\u00eb, q\u00eb u ngrit p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb Itali, e m\u00ebpastaj n\u00eb Gjermani dhe pjes\u00eb tjera t\u00eb Evrop\u00ebs dhe bot\u00ebs. Asokohe, ky orientim ideologjik dhe politik u shfaq si form\u00eb e nacionalizmit ekstrem. \u00c7far\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":708268,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[1528],"tags":[],"class_list":["post-708267","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-prospect"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/708267","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=708267"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/708267\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/708268"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=708267"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=708267"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=708267"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}