{"id":709101,"date":"2022-10-01T11:11:17","date_gmt":"2022-10-01T09:11:17","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=709101"},"modified":"2022-10-03T15:25:32","modified_gmt":"2022-10-03T13:25:32","slug":"ku-ndodhet-kosova-ne-boten-qe-po-plaket","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/opinione\/ku-ndodhet-kosova-ne-boten-qe-po-plaket\/","title":{"rendered":"Ku ndodhet Kosova n\u00eb bot\u00ebn q\u00eb po plaket"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: right;\">Autor: <strong>Sami Behrami<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<h1><strong>Historiku i Dit\u00ebs Bot\u00ebrore t\u00eb moshuarve<\/strong><\/h1>\n<p>1 tetori \u00ebsht\u00eb Dita Nd\u00ebrkomb\u00ebtare e t\u00eb Moshuarve. Me qellim te sensibilizimit te opinionit nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr rritjen e pjes\u00ebmarrjes se grup moshave te vjetra (moshuara) n\u00eb popullsin\u00eb e p\u00ebrgjithshme dhe pasojave nga nj\u00eb zhvillim i till\u00eb ,me qellim te zhvillimit te nj\u00eb shoq\u00ebrie p\u00ebr t\u00eb gjitha moshat, Asambleja e P\u00ebrgjithshme e OKB-s\u00eb m\u00eb 14 dhjetor 1990 vendosi 1 tetorin si Dit\u00ebn Nd\u00ebrkomb\u00ebtare e t\u00eb Moshuarve,. Sh\u00ebnimi i par i k\u00ebsaj dite fillon nga 1 tetori i vitit 1991, viti ne te cilin Asambleja e P\u00ebrgjithshme e OKB-s\u00eb miratoi Parimet e Kombeve t\u00eb Bashkuara p\u00ebr t\u00eb Moshuarit, n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb mund\u00ebsive p\u00ebr p\u00ebrgjigje k\u00ebsaj sfide.<\/p>\n<p>P\u00ebrb\u00ebrja e popullsis\u00eb sipas mosh\u00ebs n\u00eb bot\u00eb ka ndryshuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb dramatike n\u00eb dekadat e fundit duke v\u00ebrtetuar konstatimin e ekspert\u00ebve t\u00eb fush\u00ebs s\u00eb demografis\u00eb se shekulli XXI \u00ebsht\u00eb shekull i plakjes s\u00eb popullsis\u00eb. Mes viteve 1950 dhe 2010, jet\u00ebgjat\u00ebsia n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn u rrit nga 46 n\u00eb 68 vjet. N\u00eb nivel global n\u00eb vitin 2019, kishte gjithsejt\u00eb 703 milion\u00eb persona t\u00eb mosh\u00ebs mbi 65 vje\u00e7. Rajoni i Azis\u00eb Lindore dhe Juglindore ishte vendet e numrit m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb t\u00eb moshuarve (261 milion\u00eb), e ndjekur nga Evropa dhe Amerika Veriore (mbi 200 milion\u00eb).<\/p>\n<p>Gjat\u00eb tre dekadave t\u00eb ardhshme, numri i t\u00eb moshuarve n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn parashikohet t\u00eb dyfishohet, duke arritur n\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 1.5 miliard\u00eb persona n\u00eb vitin 2050. T\u00eb gjitha rajonet do t\u00eb sh\u00ebnojn\u00eb rritje t\u00eb popullsis\u00eb s\u00eb moshuar midis 2019 dhe 2050. Rritja m\u00eb e madhe ( 312 milion\u00eb) parashikohet t\u00eb ndodh\u00eb n\u00eb Azin\u00eb Lindore dhe Juglindore, duke u rritur nga 261 milion\u00eb n\u00eb 2019 n\u00eb 573 milion\u00eb n\u00eb 2050. Rritja m\u00eb e shpejt\u00eb e numrit t\u00eb t\u00eb moshuarve pritet n\u00eb Afrik\u00ebn Veriore dhe Azin\u00eb Per\u00ebndimore, duke u rritur nga 29 milion\u00eb n\u00eb 2019 n\u00eb 96 milion\u00eb n\u00eb 2050 (nj\u00eb rritje prej 226 p\u00ebr qind). Nga ana tjet\u00ebr, rritja pritet t\u00eb jet\u00eb relativisht e vog\u00ebl n\u00eb Australi dhe Zeland\u00ebn e Re (84 %) dhe n\u00eb Evrop\u00eb dhe Amerik\u00ebn e Veriut (48%), rajone ku popullsia tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb duksh\u00ebm m\u00eb e vjet\u00ebr se n\u00eb pjes\u00ebt e tjera t\u00eb bot\u00ebs.<\/p>\n<p>Vendet e zhvilluara dhe ato n\u00eb zhvillim do t\u00eb jen\u00eb sht\u00ebpia e m\u00eb shum\u00eb se dy t\u00eb tretave t\u00eb popullsis\u00eb m\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr t\u00eb bot\u00ebs (1.1 miliard\u00eb) n\u00eb vitin 2050. Megjithat\u00eb, rritja m\u00eb e shpejt\u00eb parashikohet t\u00eb ndodh\u00eb n\u00eb vendet e pa zhvilluara, ku numri i personave t\u00eb mosh\u00ebs 65 vje\u00e7 e lart mund t\u00eb rritet nga 37 milion\u00eb n\u00eb 2019 n\u00eb 120 milion\u00eb n\u00eb 2050 (225%).<\/p>\n<h1><strong>Ku ndodhet Kosova<\/strong><\/h1>\n<p>N\u00eb Kosov\u00eb procesi i moshnimit demografik paraqitet si fenomen nga vitet e \u201f70 t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar kur fillon ulja e pjes\u00ebmarrjes s\u00eb grup moshave t\u00eb reja n\u00eb popullsin\u00eb e p\u00ebrgjithshme, megjithat\u00eb ndryshime t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme (negative) n\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt ndodhin n\u00eb dekad\u00ebn e fundit t\u00eb shekullit XX, kur p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb pjes\u00ebmarrja e grup moshave t\u00eb reja zvog\u00eblohet n\u00ebn 50%. Situata e viteve t\u00eb \u201f90, p\u00ebrve\u00e7 n\u00eb sfer\u00ebn demografike dhe socioekonomike, negativisht u manifestua edhe n\u00eb struktur\u00ebn e popullsis\u00eb sipas mosh\u00ebs duke ndikuar n\u00eb rritjen e pjes\u00ebmarrjes s\u00eb grup moshave t\u00eb vjetra. N\u00eb vitin 2011, popullsia e grup moshave t\u00eb reja (0-19 vjet) p\u00ebrb\u00ebhej prej 662509 persona ose 38.1% ( nga 52.4%-1981) nd\u00ebrsa popullsia e vjet\u00ebr (mbi 60 vjet) num\u00ebronte 169870 persona ose 9.6% ( nga 6.4%-1981) t\u00eb popullsis\u00eb s\u00eb p\u00ebrgjithshme.<\/p>\n<p>Migrimet dhe situata e p\u00ebrkeq\u00ebsuar sociale, ekonomike dhe politike e viteve t\u00eb \u201f90 t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar dhe dy dekadat e shek. XXI, n\u00eb moshnimin demografik t\u00eb popullsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs u manifestua n\u00eb dy aspekte: 1) p\u00ebrmes migrimeve selektive t\u00eb grup moshave t\u00eb reja t\u00eb popullsis\u00eb duke zvog\u00ebluar pjes\u00ebmarrjen e tyre n\u00eb popullsin\u00eb e p\u00ebrgjithshme dhe 2) migrimet e popullsis\u00eb s\u00eb aft\u00eb p\u00ebr riprodhim duke shkaktuar r\u00ebne t\u00eb norm\u00ebs s\u00eb p\u00ebrgjithshme t\u00eb lindshm\u00ebris\u00eb duke shkaktuar moshnimin nga baza (posht\u00eb)<\/p>\n<p>R\u00ebnja shum\u00eb e shpejt e shtimit natyror dhe emigrimet selektive ( grup moshat 20-39 vjet p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb af\u00ebr gjysm\u00ebn e emigrant\u00ebve) kan\u00eb p\u00ebrshpejtuar procesin e plakjes s\u00eb popullsis\u00eb. K\u00ebshtu, deri sa ne vitin 2011 grup moshat mbi 60 vjet p\u00ebrb\u00ebnin 9.6% te popullsin\u00eb, ne vitin 2021 kjo pjes\u00ebmarrje rritet ne 13.3%<\/p>\n<p>Gjithashtu edhe indeksi i moshnimit demografik (raporti n\u00eb mes numrit t\u00eb moshuarve dhe t\u00eb rinjve) \u00ebsht\u00eb rritur nga 0.12 n\u00eb 0.26. N\u00eb baz\u00eb t\u00eb ndryshimeve n\u00eb struktur\u00ebn e popullsis\u00eb sipas mosh\u00ebs mund t\u00eb p\u00ebrfundohet se popullsia e Kosov\u00ebs ndodhet n\u00eb poces t\u00eb moshnimit demografik.<\/p>\n<p>Trendin e p\u00ebrkeq\u00ebsimit t\u00eb struktur\u00ebs s\u00eb popullsis\u00eb sipas mosh\u00ebs m\u00eb s\u00eb miri e v\u00ebrteton fakti i rritjes s\u00eb popullsis\u00eb sipas grup moshave ku grup moshat 0-19 vjet n\u00eb periudh\u00ebn 2011-2061 do t\u00eb tregojn\u00eb trend\u00eb t\u00eb r\u00ebnies p\u00ebr -55.5% ( m\u00eb tep\u00ebr se p\u00ebrgjysmim), grup moshat 20-60 vjet do t\u00eb jen\u00eb stabile por me tendenc\u00eb t\u00eb r\u00ebnies -11.4%, nd\u00ebrsa grup moshat mbi 60 vjet do t\u00eb tregojn\u00eb rritje p\u00ebr (279.6 %) ose p\u00ebr af\u00ebr 4 here (3.8 here).<\/p>\n<p>N\u00eb raport me vitin 2011, n\u00eb 2031, grup moshat mbo 60 vjet do t\u00eb rritet p\u00ebr 185197 persona ( 109.1%) q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se do t\u00eb dyfishohet, nd\u00ebrsa me 2061 rritja do t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb e shpejt p\u00ebr 474942 (279.6 %) ose p\u00ebr af\u00ebr 4 here (3.8 here). Pjes\u00ebmarrja e grup moshave mbi 60 vjet n\u00eb popullsin\u00eb e p\u00ebrgjithshme do t\u00eb rritet nga 9.6 % (2011), n\u00eb 18.4% (2031) p\u00ebr t\u00eb arritur n\u00eb 36.9% (2061).<\/p>\n<p>N\u00eb periudh\u00ebn 2019-2050, popullsia e grup moshave mbi 65 vjet n\u00eb Kosov\u00eb do t\u00eb rritet p\u00ebr 155.7% q\u00eb tregon trend shum\u00eb m\u00eb t\u00eb shpejt t\u00eb rritjes se sa mesatare bot\u00ebror\u00eb 113.3%, por q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb i ul\u00ebt se sa rritja e k\u00ebsaj kategorie n\u00eb regjionet me rritje m\u00eb t\u00eb lart\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrfundimi moshnimi demografik ka implikime negative dhe afatgjata n\u00eb zhvillimin e me tejm\u00eb demografik, shoq\u00ebror dhe ekonomik. Shekulli 21 do t\u00eb jet\u00eb shekull i t\u00eb moshuarve me tendenca intensive t\u00eb moshnimit, i cili si proces deri me sot nuk \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar n\u00eb historin\u00eb e njer\u00ebzimit. Ndryshime e tilla t\u00eb struktur\u00ebs moshore t\u00eb popullsis\u00eb do t\u00eb paraqiten si faktor (m\u00eb) i r\u00ebnd\u00ebsishme si p\u00ebr vendet e zhvilluara e po ashtu edhe p\u00ebr ato n\u00eb zhvillim i cili k\u00ebrkon p\u00ebrgjigjej sa me t\u00eb shpejt si ne nivel global po ashtu edhe n\u00eb at\u00eb lokal . P\u00ebr shmangen e pasojave nga moshnimi demografik n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb e nevojshme nd\u00ebrmarrja e masave n\u00eb : a) ruajtjen e nivelit t\u00eb lindshm\u00ebris\u00eb n\u00eb gjendjen e tanishme dhe ndalimin e r\u00ebn\u00ebs s\u00eb m\u00eb tej t\u00eb tij, b) p\u00ebrgatitje t\u00eb strategjive sektoriale (lindshm\u00ebris\u00eb, migracion, pun\u00ebsimit etj.) dhe c) pun\u00ebsimi i t\u00eb rinjve n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb ndalohen emigrimet nga Kosova, do t\u00eb ishte zgjedhja m\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhme t\u00eb q\u00ebndrueshme demografike t\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb n\u00ebnkupton q\u00eb gjenerata e ardhshme minimalisht t\u00eb jet\u00eb n\u00eb madh\u00ebsi t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb si e tanishmja. Fakti q\u00eb koha n\u00eb mes nd\u00ebrmarrjes dhe efekteve t\u00eb masave n\u00eb demografi \u00ebsht\u00eb relativisht e gjat\u00eb e b\u00ebjn\u00eb t\u00eb domosdoshme q\u00eb politikat n\u00eb sfer\u00ebn demografike n\u00eb Kosov\u00eb t\u00eb jen\u00eb t\u00eb menj\u00ebhershme dhe gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse. N\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn n\u00eb dekadat n\u00eb vijim Kosova pritet t\u00eb ballafaqohet me probleme t\u00eb m\u00ebdha demografike.<\/p>\n<p>*<em>Autori \u00ebsht\u00eb doktor i shkencave t\u00eb gjeografis\u00eb-demografis\u00eb<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Autor: Sami Behrami Historiku i Dit\u00ebs Bot\u00ebrore t\u00eb moshuarve 1 tetori \u00ebsht\u00eb Dita Nd\u00ebrkomb\u00ebtare e t\u00eb Moshuarve. Me qellim te sensibilizimit te opinionit nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr rritjen e pjes\u00ebmarrjes se grup moshave te vjetra (moshuara) n\u00eb popullsin\u00eb e p\u00ebrgjithshme dhe pasojave nga nj\u00eb zhvillim i till\u00eb ,me qellim te zhvillimit te nj\u00eb shoq\u00ebrie p\u00ebr t\u00eb gjitha [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":8,"featured_media":709102,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[70],"tags":[],"class_list":["post-709101","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/709101","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/8"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=709101"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/709101\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/709102"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=709101"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=709101"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=709101"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}