{"id":7096,"date":"2019-03-20T17:00:30","date_gmt":"2019-03-20T16:00:30","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=7096"},"modified":"2019-03-20T20:43:27","modified_gmt":"2019-03-20T19:43:27","slug":"kronika-e-vrasjes-ne-marmull-te-gjakoves-babai-e-thirri-te-dyshuarin-ne-vendin-e-krimit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/kronika-e-vrasjes-ne-marmull-te-gjakoves-babai-e-thirri-te-dyshuarin-ne-vendin-e-krimit\/","title":{"rendered":"Kronika e vrasjes n\u00eb Marmull t\u00eb Gjakov\u00ebs: Babai e thirri t\u00eb dyshuarin n\u00eb vendin e krimit"},"content":{"rendered":"<p><strong>Grindja p\u00ebr tok\u00eb, q\u00eb p\u00ebrfundoi me vrasjen e nj\u00eb personi jav\u00ebn q\u00eb shkoi n\u00eb fshatin Marmull t\u00eb Gjakov\u00ebs, kishte nisur fillimisht mes viktim\u00ebs dhe babait t\u00eb t\u00eb dyshuarit Alfred Gjuja. P. Gjugja dhe viktima Tun\u00eb Bezhi nuk kishin arritur t\u00eb pajtoheshin mes vet\u00eb p\u00ebr nj\u00eb pron\u00eb familjare, p\u00ebrkund\u00ebr se ishin mbledhur p\u00ebr \u201cta kuvendur\u201d bashk\u00eb m\u00eb disa burra tjer\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e A. Nikollaj &#8211; q\u00eb mbeti i plagosur nga kjo ngjarje. Reporteri.net sjell detaje t\u00eb reja rreth vrasjes dhe plagosjes q\u00eb ndodhi t\u00eb mart\u00ebn e shkuar n\u00eb fshatin Marmull, pak kilometra larg Gjakov\u00ebs.<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p>Fshati Marmull, 10 kilometra larg Gjakov\u00ebs, mbr\u00ebmjen e s\u00eb mart\u00ebs s\u00eb shkuar, u trondit s\u00ebrish nga nj\u00eb vrasje. Tun\u00eb Bezhi, nj\u00eb banor i k\u00ebtij fshati u vra, jo shum\u00eb larg sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb tij.<\/p>\n<p>31 vje\u00e7ari Alfred Gjugja, nga i nj\u00ebjti fshat, po dyshohet se kreu vrasjen q\u00eb ndodhi me 12 mars 2019, pak pas or\u00ebs 18:30. Ai, tash ndodhet n\u00eb paraburgim, pasi <a href=\"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/arrestohet-i-dyshuari-per-vrasjen-ne-marmull-te-gjakoves-ky-eshte-emri-i-tij\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener noreferrer\">u vet\u00eb dor\u00ebzuar n\u00eb polici, vet\u00ebm pak or\u00eb pasi dyshohet se kreu krimin<\/a>, q\u00eb po dyshohet se ka ndodhur p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb cope tok\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 t\u00eb vrarit, n\u00eb vendin e ngjarjes edhe nj\u00eb person tjet\u00ebr u plagos, nd\u00ebrsa t\u00eb pakt\u00ebn dy persona t\u00eb tjer\u00eb, t\u00eb pranish\u00ebm, u rrezikuan.<\/p>\n<p><strong>Reporteri.net<\/strong> ka siguruar versionin e Prokuroris\u00eb Themelore t\u00eb Gjakov\u00ebs, e cila po heton k\u00ebt\u00eb vrasje dhe plagosje, mbi baz\u00ebn e t\u00eb cil\u00ebs Gjykata Themelore e k\u00ebsaj komune ka caktuar 30 dit\u00eb paraburgim ndaj t\u00eb dyshuarit Alfred Gjugja.<\/p>\n<h4><strong>\u2018Mbledhia\u2019 p\u00ebr tok\u00eb dhe telefonata q\u00eb \u00e7oi n\u00eb vrasje<\/strong><\/h4>\n<p>N\u00eb dokumentin e siguruar, shpjegohen se si ka lindur konflikti dhe <a href=\"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/vrasja-dhe-plagosja-ne-marmull-te-gjakoves-viktimat-dhe-i-dyshuari-jane-fqinje-mes-vete\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener noreferrer\">\u00e7ka kishte ndodhur paraprakisht mes fqinj\u00ebve, n\u00eb dit\u00ebn kritike<\/a>.<\/p>\n<p>Aty thuhet se v\u00ebllai i t\u00eb dyshuarit Alfred Gjugja, jo shum\u00eb koh\u00eb m\u00eb par\u00eb, i kishte shitur nj\u00eb parcel\u00eb tok\u00eb viktim\u00ebs Tun\u00eb Bezhi. Por, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb nuk ishte pajtuar Alfredi.<\/p>\n<p>P\u00ebr ta zgjidhur k\u00ebt\u00eb pun\u00eb, babai i t\u00eb dyshuarit, P. Gjugja dhe viktima Tun\u00eb Bezhi i kishin mbledhur burrat, n\u00eb dit\u00ebn kritike. \u2018Mbledhija\u2019 ishte b\u00ebr\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e A. Nikollaj. T\u00eb pranish\u00ebm aty kishin qen\u00eb edhe dy burra tjer\u00eb, t\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtit fshat \u2013 Marmull, por jo edhe i dyshuari Alfred Gjugja.<\/p>\n<p>Pajtimi nuk ishte arritur. K\u00ebshtu pohohet n\u00eb dokumentin e prokuroris\u00eb t\u00eb siguruar nga Reporteri.net.<\/p>\n<p>\u201cPasi nuk jan\u00eb pajtuar, duke dal\u00eb jasht\u00eb, n\u00eb nj\u00eb moment P. Gjugja i telefonon t\u00eb pandehurit [Alfred Gjuja] t\u00eb cilin e njofton se nuk kan\u00eb arrit marr\u00ebveshje\u201d, pretendon prokuroria, pasi ka d\u00ebgjuar d\u00ebshmitar\u00ebt.<\/p>\n<p>Aty thuhet se vet\u00ebm pas pak minutash Alfred Gjugja, i armatosur, ka arritur n\u00eb vendin e ngjarjen. Fillimisht, tregohet se, e ka shar\u00eb me n\u00ebn\u00eb tani t\u00eb ndjerin Tun\u00eb Bezhi. E m\u00eb pas, prokurori i rastit, pretendon se i dyshuari nxjerri pushk\u00ebn gjysm\u00eb automatike dhe q\u00ebllon n\u00eb drejtim t\u00eb automjetit t\u00eb viktim\u00ebs, brenda t\u00eb cil\u00ebs ndodhej ai.<\/p>\n<p>\u201cKur i ndjeri del nga automjeti p\u00ebr tu larguar, i pandehuri gjuan n\u00eb drejtim t\u00eb viktim\u00ebs me \u00e7\u2019rast i shkakton l\u00ebndime t\u00eb r\u00ebnda trupore, i cili transportohet p\u00ebr n\u00eb Spitalin Rajonal\u201d, thot\u00eb prokuroria.<\/p>\n<p>E si pasoj\u00eb e k\u00ebtyre gjuajtjeve, Tun\u00eb Bezhi nd\u00ebrron jet\u00eb, pa mb\u00ebrritur n\u00eb duart e mjek\u00ebve.<\/p>\n<h4><strong>Plagosja e nikoqirit t\u00eb \u2018mbledhis\u00eb\u2019 dhe shoq\u00ebrimi n\u00eb polici i babait t\u00eb t\u00eb dyshuarit<\/strong><\/h4>\n<p>A. Nikollaj, q\u00eb kishte hapur dyert e sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb tij q\u00eb burrat t\u00eb diskutonin zgjidhjen e kontestit pron\u00ebsor\u00eb, sipas d\u00ebshmitar\u00ebve t\u00eb rastit, p\u00ebrfshir\u00eb edhe d\u00ebshmin\u00eb e tij, sapo i dyshuari Alferd Gjugja kishte sht\u00ebn\u00eb me arm\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb vetur\u00ebs s\u00eb viktim\u00ebs, kishte provuar ta ndalte at\u00eb.<\/p>\n<p>Nikollaj i kishte dal\u00eb p\u00ebrpara t\u00eb dyshuarit.<\/p>\n<p>Por, p\u00ebrve\u00e7se nuk kishte arritur ta ndalte, edhe vet\u00eb ai h\u00ebngri nj\u00eb plumb n\u00eb k\u00ebmb\u00ebn e majt\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cPasi i d\u00ebmtuari [A. Nikollaj] rr\u00ebzohet n\u00eb tok\u00eb sulmon duke e goditur me kondakt t\u00eb pushk\u00ebs n\u00eb kok\u00eb\u201d, shpjegon tutje rastin Prokuroria e Gjakov\u00ebs.<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse n\u00eb dokumentin e prokuroris\u00eb nuk p\u00ebrmendet, Policia e Kosov\u00ebs me t\u00eb dal\u00eb n\u00eb vendin e ngjarjes kishte shoq\u00ebruar n\u00eb polici baban\u00eb e t\u00eb dyshuarit P. Gjugja.<\/p>\n<p>M\u00eb pas ai ishte liruar, pak pasi i biri i tij Alfred Gjugja ra n\u00eb pranga t\u00eb policis\u00eb, mbr\u00ebmjen e s\u00eb mart\u00ebs s\u00eb shkuar, shkruan <strong>Reporteri.net<\/strong>.<\/p>\n<p>P. Gjugja, sikurse i plagosuri A. Nikolla, dhe dy burrat tjer\u00eb t\u00eb pranish\u00ebm kur ndodhi vrasja, p\u00ebr Prokurorin\u00eb Themelore t\u00eb Gjakov\u00ebs jan\u00eb d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb rastit.<\/p>\n<h4><strong>Paraburgosja p\u00ebr 30 dit\u00eb e Alfred Gjugj\u00ebs<\/strong><\/h4>\n<p><a href=\"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/nje-muaj-paraburgim-ndaj-te-dyshuarit-per-vrasjen-ne-marmull-te-gjakoves\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener noreferrer\">Gjykata Themelore e Gjakov\u00ebs, dy dit\u00eb pas k\u00ebsaj ngjarje, ka caktuar paraburgim p\u00ebr nj\u00eb muaj ndaj t\u00eb dyshuarit Alfred Gjugja<\/a>.<\/p>\n<p>Rrjedhimisht, kjo gjykat\u00eb ka aprovuar k\u00ebrkes\u00ebn e Prokuroris\u00eb Themelore t\u00eb Gjakov\u00ebs, p\u00ebr caktimin e k\u00ebsaj mase.<\/p>\n<p>\u201c&#8230; me gjetjen e mundshme t\u00eb t\u00eb pandehurit n\u00eb liri, i nj\u00ebjti, do t\u00eb arratiset nga Kosova apo t\u00eb fsheh\u00ebt brenda territorit t\u00eb Kosov\u00ebs duke qen\u00eb i vet\u00ebdijsh\u00ebm p\u00ebr d\u00ebnimin e lart\u00eb me burgim q\u00eb do t\u2019i kanosej po q\u00eb se provohet faj\u00ebsia e tij dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb do t\u00eb pengoj\u00eb rrjedh\u00ebn normale t\u00eb procedur\u00ebs penale, andaj caktimi i paraburgimit sipas k\u00ebsaj baze ligjore \u00ebsht\u00eb i nevojsh\u00ebm p\u00ebr mir\u00ebvajtjen e rregullt dhe pa pengesa t\u00eb procedur\u00ebs penale\u201d, thuhet n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e prokurorit t\u00eb aprovuar nga gjykata me aktvendim p\u00ebr paraburgim t\u00eb t\u00eb dyshuarit.<\/p>\n<p>Tutje, Prokuroria dhe Gjykata Themelore e Gjakov\u00ebs konsiderojn\u00eb se n\u00eb rast se Alfred Gjugja q\u00ebndron n\u00eb liri, ka arsyeje p\u00ebr t\u00eb besuar se do t\u00eb pengoj\u00eb rrjedh\u00ebn e procedur\u00ebs penale duke ndikuar n\u00eb dy d\u00ebshmitar\u00ebt e rastit dhe t\u00eb plagosurin A. Nikollaj, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb bashk\u00ebfshatar t\u00eb tij.<\/p>\n<p>\u201c&#8230; n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn dhe rrethanat n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb kryer vepra penale, i pandehuri ka treguar vendosm\u00ebri p\u00ebr ta kryer vepr\u00ebn penale. Karakteristikat e tij personale, sjellja e tij, tregon rrezikun se n\u00ebse i pandehuri mbetet ne liri, i nj\u00ebjti mund ta p\u00ebrs\u00ebris vepr\u00ebn penale\u201d, pretendon prokuroria.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit, dokumenti i siguruar nga Reporteri.net, e bazon n\u00eb d\u00ebshmin\u00eb q\u00eb i plagosuri A. Nikollaj e ka dh\u00ebn\u00eb n\u00eb hetuesi. Ai kishte th\u00ebn\u00eb se edhe pse ka nd\u00ebrhyr\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr ta larguar Alfred Gjugjen, ky i fundit pa asnj\u00eb arsyeje e ka plagosur dhe m\u00eb pas e ka goditur me kodakt.<\/p>\n<p>Prokuroria e Gjykata e Gjakov\u00ebs nuk p\u00ebrjashtojn\u00eb as mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb rasti i s\u00eb mart\u00ebs s\u00eb shkuar t\u00eb ket\u00eb p\u00ebrfunduar krejt\u00ebsisht. Ato, vler\u00ebsojn\u00eb se ka rrezik t\u00eb hakmarrjes.<\/p>\n<p>\u201cDuke marr\u00eb parasysh se raportet mes familjar\u00ebve t\u00eb tyre jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb acaruara, ekziston rreziku q\u00eb me gjetjen e mundeshe t\u00eb t\u00eb pandehurit n\u00eb liri t\u00eb mund t\u00eb vije gjer\u00eb tek ndonj\u00eb hakmarrje e mundeshe nga ana e familjar\u00ebve t\u00eb viktim\u00ebs, p\u00ebrkat\u00ebsisht familjareve t\u00eb t\u00eb ndjerit [Tun\u00eb Bezhi] dhe t\u00eb d\u00ebmtuarit [A. Nikolla]\u201d, thuhet n\u00eb dokument. \/<strong>Reporteri.net<\/strong>\/.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Grindja p\u00ebr tok\u00eb, q\u00eb p\u00ebrfundoi me vrasjen e nj\u00eb personi jav\u00ebn q\u00eb shkoi n\u00eb fshatin Marmull t\u00eb Gjakov\u00ebs, kishte nisur fillimisht mes viktim\u00ebs dhe babait t\u00eb t\u00eb dyshuarit Alfred Gjuja. P. Gjugja dhe viktima Tun\u00eb Bezhi nuk kishin arritur t\u00eb pajtoheshin mes vet\u00eb p\u00ebr nj\u00eb pron\u00eb familjare, p\u00ebrkund\u00ebr se ishin mbledhur p\u00ebr \u201cta kuvendur\u201d bashk\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":2833,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[21],"tags":[],"class_list":["post-7096","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7096","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=7096"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7096\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/2833"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=7096"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=7096"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=7096"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}