{"id":709875,"date":"2022-10-03T10:28:44","date_gmt":"2022-10-03T08:28:44","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=709875"},"modified":"2023-10-02T00:02:30","modified_gmt":"2023-10-01T22:02:30","slug":"pal-lekaj-qeveria-kurti-me-e-dobeta-qe-nga-paslufta","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/intervista\/pal-lekaj-qeveria-kurti-me-e-dobeta-qe-nga-paslufta\/","title":{"rendered":"Pal Lekaj: Qeveria Kurti, m\u00eb e dob\u00ebta q\u00eb nga paslufta"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: right;\">\n<p><strong>Nuk pret q\u00eb t\u00eb arrihet nj\u00eb marr\u00ebveshje finale Kosov\u00eb-Serbi me Qeverin\u00eb aktuale, pasi thot\u00eb se me ardhjen e Albin Kurtit si kryeminist\u00ebr dialogu u kthye n\u00eb teknik, derisa gjat\u00eb Qeveris\u00eb Haradinaj ishte n\u00eb politik dhe flitej p\u00ebr njohje reciproke. Kur \u00ebsht\u00eb n\u00eb pyetje p\u00ebrballja me Serbin\u00eb, tregon se partia e tij, AAK-ja e mb\u00ebshtet kryeministrin. K\u00ebshtu thot\u00eb deputeti i AAK-s\u00eb, Pal Lekaj, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Gazet\u00ebn Online Reporteri.net, i cili pohon se marr\u00ebveshja finale duhet t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb me njohje reciproke, dhe roli amerikan t\u00eb jet\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs.<\/strong><\/p>\n<p>Deputeti Lekaj adreson kritika ndaj Qeveris\u00eb Kurti, duke th\u00ebn\u00eb se \u00ebsht\u00eb m\u00eb e dob\u00ebta nga paslufta, dhe sipas tij qytetar\u00ebt kan\u00eb mbetur n\u00eb m\u00ebshir\u00eb t\u00eb fatit p\u00ebr shkak t\u00eb mosveprimit t\u00eb ekzekutivit.<\/p>\n<p>Lekaj n\u00eb k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb flet edhe p\u00ebr tem\u00ebn e Asociacionit, projektligjin p\u00ebr konfiskimin e pasuris\u00eb, grev\u00ebn n\u00eb arsim, dhe \u00e7\u00ebshtje tjera.<\/p>\n<p><em><strong>M\u00ebposht\u00eb mund ta lexoni intervist\u00ebn e plot\u00eb me deputetin e AAK-s\u00eb, Pal Lekaj, dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr Gazet\u00ebn Online \u201cReporteri.net:\u00a0<\/strong><\/em><\/p>\n<p><strong>A pritni q\u00eb gjat\u00eb Qeveris\u00eb Kurti t\u00eb arrihet marr\u00ebveshja finale Kosov\u00eb-Serbi?<\/strong><\/p>\n<p>Gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb Qeveris\u00eb Haradinaj, pat\u00ebm arritur q\u00eb n\u00eb tavolin\u00ebn e bisedimeve t\u00eb rikthehet roli amerikan. Sigurisht se kjo merit\u00eb i takon kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili me k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebsi k\u00ebrkonte rolin aktiv amerikan n\u00eb bisedime. Fatkeq\u00ebsisht, me ardhjen n\u00eb pushtet t\u00eb Qeveris\u00eb Kurti, nd\u00ebr vendimet e para ishte largimi i taks\u00ebs, me \u00e7ka Kosov\u00ebn e dob\u00ebsoi si pal\u00eb negociuese. Nga nj\u00eb dialog politik ku flitet p\u00ebr njohje reciproke u shnd\u00ebrrua n\u00eb dialog teknik ku flitet p\u00ebr marr\u00ebveshje t\u00eb cilat tanim\u00eb jan\u00eb n\u00ebnshkruar, i takonte Qeveris\u00eb vet\u00ebm t&#8217;i zbatoj\u00eb ato.<\/p>\n<p>Un\u00eb dyshoj q\u00eb me k\u00ebt\u00eb qasje, Kurti mund ta finalizoj\u00eb marr\u00ebveshjen p\u00ebrfundimtare me Serbin\u00eb. Sigurisht, se kur \u00ebsht\u00eb n\u00eb pyetje p\u00ebrballja me Serbin\u00eb ne e mb\u00ebshtesim Kurtin, por me kusht q\u00eb n\u00eb marr\u00ebveshjen finale e cila duhet t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb me njohje reciproke, roli amerikan t\u00eb jet\u00eb rol udh\u00ebheq\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb prisni t\u00eb ndodh\u00eb me Asociacionin?<\/strong><\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket formimit t\u00eb Asociacionit, ne si AAK p\u00ebrkrahim formimin e tij vet\u00ebm me kusht respektohet Kushtetuta e vendit. Pra, nj\u00eb Asociacion pa kompetenca ekzekutive dhe n\u00eb p\u00ebrputhje me vendimin e Gjykat\u00ebs Kushtetuese. K\u00ebt\u00eb form\u00eb e mb\u00ebshtet edhe aleati yn\u00eb ky\u00e7, ShBA-ja. Andaj, sa i p\u00ebrket k\u00ebsaj teme Qeveris\u00eb i takon vet\u00ebm ta respektoj\u00eb verdiktin e Gjykat\u00ebs Kushtetuese.<\/p>\n<p><strong>A ka arritur ndonj\u00eb sukses Qeveria Kurti sipas jush?<\/strong><\/p>\n<p>Q\u00eb nga shpallja e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb vendit, nuk kemi pasur kriz\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe ekonomike se sa kjo q\u00eb po kalojm\u00eb tash. Qytetar\u00ebt po p\u00ebrballen me rritje enorme t\u00eb \u00e7mimeve, investimet kapitale jan\u00eb n\u00eb nivelin m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb e Qeveria po sillet vet\u00ebm si spektatore dhe pa ide konkrete p\u00ebr zgjidhje t\u00eb problemeve.<\/p>\n<p>E kam th\u00ebn\u00eb edhe m\u00eb par\u00eb, kjo \u00ebsht\u00eb Qeveria m\u00eb e dob\u00ebt ndonj\u00ebher\u00eb q\u00eb nga paslufta. N\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb q\u00eb ndodhemi, qytetaret jan\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00eb m\u00ebshir\u00eb t\u00eb fatit p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb veprimeve. Po shihet qart\u00eb nj\u00eb qasje arrogante e Qeveris\u00eb kundrejt \u00e7dokujt q\u00eb mendon ndryshe. Kujtojm\u00eb q\u00eb kjo qeveri ka marr\u00eb besimin e 50% qytetar\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb votuar p\u00ebr ndryshim.<\/p>\n<p>Deri m\u00eb tani po shohim q\u00eb ndryshimi i vet\u00ebm \u00ebsht\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsimi i jet\u00ebs p\u00ebr secilin qytetar. Pra, kemi rritje enorme t\u00eb inflacionit, rritje t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr ikje nga vendi, kriz\u00eb t\u00eb papar\u00eb me energji. Ligji i Pagave nuk \u00ebsht\u00eb askund! Edhe n\u00ebse ndalemi e analizojm\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nuk mund ta dallojm\u00eb ndonj\u00eb sukses, p\u00ebrpos kapjes s\u00eb \u00e7do bordi dhe institucioni t\u00eb pavarur dhe ndaljen e t\u00ebr\u00ebsishme t\u00eb investimeve publike.<\/p>\n<p><strong>Keni deklaruar me par\u00eb se ligji p\u00ebr konfiskimin e pasuris\u00eb ka prapavij\u00eb politike? Ku e bazoni k\u00ebt\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Sipas k\u00ebtij projektligji, Byroja planifikohet t\u00eb udh\u00ebhiqet nga drejtori menaxhues i saj, i cili ka kompetenc\u00ebn e plot\u00eb p\u00ebr t\u00eb vendosur inicimin e hetimeve dhe parashtrimin e propozimit p\u00ebr konfiskim t\u00eb pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Si e till\u00eb, kjo Byro rrezikon q\u00eb t\u00eb mos jet\u00eb e pavarur dhe t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb nj\u00eb mekaniz\u00ebm t\u00eb partis\u00eb n\u00eb pushtet p\u00ebr t\u00eb arritur q\u00ebllime t\u00eb caktuara.<\/p>\n<p>Projektligji shkel\u00eb parimet universale t\u00eb mbrojtjes s\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut dhe cenon sistemin prokurorial.<\/p>\n<p>Verdikti i Komisionit te Venecias e thot\u00eb qart\u00eb q\u00eb propozimi i qeveris\u00eb ka t\u00eb meta t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb cenojne sigurin\u00eb juridike, cenojn\u00eb sistemin aktual, cenon t\u00eb drejtat dhe lirit\u00eb themelore dhe si i till\u00eb bie ndesh me Kushtetut\u00ebn.<\/p>\n<p>Ky projektligj n\u00eb form\u00ebn q\u00eb na \u00ebsht\u00eb prezantuar \u00ebsht\u00eb n\u00ebn standardet ligjore, e si i till\u00eb edhe n\u00ebse miratohet do t\u00eb hidhet posht\u00eb nga Gjykata Kushtetuese.<\/p>\n<p><strong>Greva n\u00eb arsim \u00ebsht\u00eb pezulluar deri n\u00eb janar. A pritni q\u00eb Qeveria t&#8217;i plot\u00ebsoj\u00eb k\u00ebrkesat e tyre dhe t\u00eb mos rrezikohet s\u00ebrish procesi m\u00ebsimor?<\/strong><\/p>\n<p>Fatkeq\u00ebsisht m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsit jan\u00eb keqtrajtuar nga kjo Qeveri. E dim\u00eb se sa ishin n\u00eb opozit\u00eb, t\u00eb nj\u00ebjtit proklamonin rritje t\u00eb t\u00eb drejtave dhe mir\u00ebqenies s\u00eb tyre nd\u00ebrkaq me ardhjen n\u00eb pushtet jo q\u00eb nuk p\u00ebrmbush\u00ebn premtimet e tyre por me arroganc\u00eb dhe linqime u b\u00ebnin \u00e7mos t&#8217;i n\u00ebnshtronin sindikalist\u00ebt. Vler\u00ebsoj se k\u00ebrkesat e tyre jan\u00eb minimale dhe leht\u00eb t\u00eb plot\u00ebsueshme, andaj n\u00eb rast se Qeveria e Kosov\u00ebs nuk reflekton as pas k\u00ebsaj situate t\u00eb re t\u00eb krijuar, natyrisht q\u00eb nj\u00eb grev\u00eb e re n\u00eb janar \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e kuptueshme.<\/p>\n<p><b>Dy deputet\u00eb t\u00eb Vet\u00ebvendosjes jan\u00eb ulur jav\u00ebn q\u00eb shkoi tek karriget nga ana juaj n\u00eb Kuvend. A ka gjasa t\u00eb kalojn\u00eb n\u00eb AAK?<\/b><\/p>\n<p>Nuk me takon mua q\u00eb t&#8217;i komentoj veprimet e tyre. Tanim\u00eb pak\u00ebnaq\u00ebsit\u00eb e tyre me Qeverin\u00eb dhe veprimet e partis\u00eb q\u00eb i takojn\u00eb dihen. Sigurisht se n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn ka ndodhur q\u00eb shum\u00eb figura t\u00eb respektuara nga subjektet e tjera t&#8217;i bashkohen Aleanc\u00ebs, ashtu si\u00e7 jan\u00eb t\u00eb mir\u00ebpritur edhe tani, por se momentin p\u00ebr nuk mund t\u00eb komentoj m\u00eb shum\u00eb n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb tem\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Kurdo q\u00eb mbahen zgjedhjet nacionale, n\u00eb \u00e7far\u00eb p\u00ebrqindje e shihni AAK-n\u00eb dhe a pritni t\u00eb jeni\u00a0pjes\u00eb e Qeveris\u00eb s\u00eb ardhshme?<\/strong><\/p>\n<p>AAK n\u00eb \u00e7do matje t\u00eb opinionit publik po d\u00ebshmohet si nj\u00eb parti stabile. Shohim se n\u00eb \u00e7do sondazh, v\u00ebrehet nj\u00eb trend t\u00eb rritjes s\u00eb mb\u00ebshtetjes. S\u00eb fundi, kemi p\u00ebrfunduar kemi p\u00ebrfunduar zgjedhjet e brendshme ku jan\u00eb zgjedhur organet e reja udh\u00ebheq\u00ebse n\u00eb \u00e7do nivel t\u00eb organizimit dhe me potencialin njer\u00ebzor q\u00eb ka. \/Reporteri.net\/.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nuk pret q\u00eb t\u00eb arrihet nj\u00eb marr\u00ebveshje finale Kosov\u00eb-Serbi me Qeverin\u00eb aktuale, pasi thot\u00eb se me ardhjen e Albin Kurtit si kryeminist\u00ebr dialogu u kthye n\u00eb teknik, derisa gjat\u00eb Qeveris\u00eb Haradinaj ishte n\u00eb politik dhe flitej p\u00ebr njohje reciproke. Kur \u00ebsht\u00eb n\u00eb pyetje p\u00ebrballja me Serbin\u00eb, tregon se partia e tij, AAK-ja e mb\u00ebshtet kryeministrin. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":8,"featured_media":612991,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[1750],"tags":[269],"class_list":["post-709875","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-intervista","tag-intervista"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/709875","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/8"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=709875"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/709875\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/612991"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=709875"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=709875"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=709875"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}