{"id":710525,"date":"2022-10-04T14:04:25","date_gmt":"2022-10-04T12:04:25","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=710525"},"modified":"2022-10-04T14:18:22","modified_gmt":"2022-10-04T12:18:22","slug":"cduhet-te-dime-per-zgjedhjet-ne-bosnje-hercegovine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/rajon\/cduhet-te-dime-per-zgjedhjet-ne-bosnje-hercegovine\/","title":{"rendered":"\u00c7&#8217;duhet t\u00eb dim\u00eb p\u00ebr zgjedhjet n\u00eb Bosnje-Hercegovin\u00eb?"},"content":{"rendered":"<hr \/>\n<p><strong>N\u00eb nivelin tripal\u00ebsh presidencial, situata ngjau t\u00eb jet\u00eb m\u00eb premtuese. Dy an\u00ebtar jonacionalist\u00eb t\u00eb presidenc\u00ebs, si Denis Be\u00e7irovi\u00e7 nga pala boshnjake dhe Zheljko Komshi\u00e7 nga pala kroate, konfirmuan fitore \u2013 \u00a0ndryshe nga ajo serbe, ku kandidat\u00ebt nacionalist\u00eb s\u2019kan\u00eb munguar asnj\u00ebher\u00eb, si dhe ku an\u00ebtarja e partis\u00eb s\u00eb liderit nacionalist, Milorad Dodik, Zheljka Cvijanovi\u00e7 u zgjodh an\u00ebtare serbe e Presidenc\u00ebs, shkruan gazeta online Reporteri.net.<\/strong><\/p>\n<p>Presidenca tripal\u00ebshe e Bosnje-Hercegovin\u00ebs, institucion i cili udh\u00ebheq politik\u00ebn e jashtme t\u00eb shtetit, ndon\u00ebse me konsensus (v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb arritsh\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb obstruksionin serb pro-rus), n\u00eb pamje t\u00eb par\u00eb duket t\u00eb jet\u00eb premtues dhe e orientuar drejt Per\u00ebndimit, e jo Rusis\u00eb.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebk\u00ebt\u00eb, bazuar n\u00eb 70% t\u00eb votave t\u00eb procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve t\u00eb BeH-s\u00eb gjendja \u00ebsht\u00eb pothuasjes e nj\u00ebjt\u00eb. Partit\u00eb nacionaliste nga tri-popujt p\u00ebrb\u00ebr\u00ebs (boshnjak\u00eb, kroat\u00eb, serb\u00eb) do t\u00eb dominojn\u00eb asamblet\u00eb nacionale dhe rajonale.<\/p>\n<p>Bakir Izetbegovi\u00e7, lideri i SDA-s\u00eb nacionaliste i cili ka udh\u00ebhequr me boshnjak\u00ebt e BeH-s\u00eb p\u00ebsoi disfat\u00eb nga kandidati i SDP-s\u00eb s\u00eb Denis Be\u00e7irovi\u00e7, politkan jonacionalist, i cili qe mb\u00ebshtetur nga 11 parti qytetare. Izetbegovi\u00e7 korri vet\u00ebm 37.84% t\u00eb votave bazuar n\u00eb 86% t\u00eb votave t\u00eb num\u00ebruara.<\/p>\n<p>B\u00ebhet q\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb nj\u00eb An\u00ebtar boshnjak i Presidenc\u00ebs, si Denis Be\u00e7irovi\u00e7, t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb politikan q\u00eb nuk p\u00ebrfaq\u00ebson parti etno-nacionaliste. Por, pavar\u00ebsisht k\u00ebsaj, SDA e Izetbegovi\u00e7it, marr\u00eb individualisht, \u00ebsht\u00eb partia m\u00eb e madhe boshnjake.<\/p>\n<p>Zheljko Komshi\u00e7, lideri i Frontit Demokratik, siguroi mandatin e tij t\u00eb kat\u00ebrt presidencial duke mposhtur Unionin Demokratik t\u00eb Kroat\u00ebve t\u00eb Bosnje-Hercegovin\u00ebs (HDZ BiH), gj\u00eb q\u00eb nuk e la aspak t\u00eb lumtur Zagrebin zyrtar, i cili d\u00ebshiron q\u00eb An\u00ebtari kroat i Presidenc\u00ebs t\u00eb derivoj\u00eb ekskluzivisht nga HDZ BiH, dhe q\u00eb Komshi\u00e7in nuk e njeh p\u00ebr p\u00ebrfaq\u00ebsues legjitim t\u00eb popullit kroat t\u00eb BeH-s\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb menj\u00ebhersh\u00ebm ishin reagimet e kryedidplomatit dhe presidentit kroat n\u00eb lidhje me rezultatet e konfirmuara, ku q\u00eb t\u00eb dy, Gordan Grli\u00e7 Radman dhe Zoran Millanovi\u00e7, than\u00eb se Komshi\u00e7 nuk mund t\u00eb jet\u00eb partner i Zagrebit ngase \u00ebsht\u00eb votuar me vota t\u00eb boshnjakve.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrs\u00ebri shprehim zhg\u00ebnjimin ton\u00eb me rastin e mbivotimit ndaj kroat\u00ebve, q\u00eb n\u00eb kuptimin afatgjat\u00eb d\u00ebmton q\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb institucionale dhe marr\u00ebdh\u00ebniet e ardhshme me Bosnje-Hercegovin\u00ebn. Zoti Komshi\u00e7 u zgjodh p\u00ebr t\u00eb kat\u00ebrt\u00ebn her\u00eb nga votat e popullit boshnajk, dhe ai \u00ebsht\u00eb An\u00ebtar kroat i Presidenc\u00ebs\u201d, u ka th\u00ebn\u00eb gazetar\u00ebve kroat\u00eb Grli\u00e7 Radman.<\/p>\n<p>Zgjedhja e Cvijanovi\u00e7it nga Aleanca e Social Demokrat\u00ebve t\u00eb Pavarur (SNSD), e cila menaxhohet nga Milorad Dodik, ishte e pritshme dhe pas votimit, ajo tha se, si m\u00eb par\u00eb, do t\u00eb &#8220;punoj n\u00eb interes t\u00eb Republika Srpska-s dhe t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb n\u00eb linj\u00eb me koncepti aktual politik\u201d.<\/p>\n<p>\u201cNuk jam dakord q\u00eb n\u00eb Presidenc\u00eb t\u00eb mos ket\u00eb an\u00ebtar\u00eb t\u00eb opsioneve komb\u00ebtare, sepse nuk besoj se ka ndonj\u00eb struktur\u00eb n\u00eb BeH q\u00eb nuk trash\u00ebgon at\u00eb q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb komb\u00ebtare n\u00eb programin e saj\u201d, tha Cvijanovi\u00e7.<\/p>\n<h1><strong>Dodik s\u00ebrish n\u00eb krye t\u00eb \u201cRepublika Srpaka-s\u201d?<\/strong><\/h1>\n<p>N\u00eb \u201cRepublika Srpska\u201d, SNSD e Dodik dhe Partia e Progresit Demokratik (PDP-SDS) e Jelena Trivi\u00e7 shpall\u00ebn fitoren p\u00ebrkat\u00ebsisht n\u00eb gar\u00ebn p\u00ebr presidente dhe president t\u00eb nj\u00ebsis\u00eb s\u00eb \u201cRepublika Srpska\u201d.<\/p>\n<p>Dodik tha se ndihet krenar q\u00eb ka qen\u00eb kandidat n\u00eb zgjedhje dhe q\u00eb \u00ebsht\u00eb zgjedhur president. Ai pretendoi se \u201cRepublika Srpska\u201d ka treguar pjekuri demokratike dhe se kjo \u00ebsht\u00eb &#8220;nj\u00eb arritje e madhe e popullit serb&#8221;.<\/p>\n<p>Ai shtoi se \u201cRepublika Srpska\u201d do t\u00eb jet\u00eb stabile dhe do t\u00eb udh\u00ebheq\u00eb politik\u00ebn e saj dhe do t\u00eb vazhdoj\u00eb bashk\u00ebpunimin me partner\u00eb si Serbia, Rusia dhe Hungaria, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.<\/p>\n<p>N\u00eb fjalimin e saj t\u00eb s\u00eb diel\u00ebs n\u00eb mbr\u00ebmje, Trivi\u00e7 deklaroi gjithashtu fitoren. &#8220;Un\u00eb do t\u00eb jem presidente e t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebve. N\u00ebn k\u00ebt\u00eb flamur ka vend p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb. Ne do t\u00eb merremi me korrupsionin dhe krimin. Ky \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm fillimi i fitoreve&#8221;, tha Trivi\u00e7.<\/p>\n<p>Sipas rezultateve jo t\u00eb plota t\u00eb publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbr\u00ebm\u00eb, Dodik ishte para Trivi\u00e7it me mbi 28 mij\u00eb vota. P\u00ebr p\u00ebrfaq\u00ebsuesit n\u00eb Asamblen\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb \u201cRepublik\u00ebs Srpska&#8221;, SNSD fitoi deri tani numrin m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb votave.<\/p>\n<p>V\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, si\u00e7 raportohet nga Reuters, than\u00eb se zgjedhjet ishin kryesisht paq\u00ebsore, por paralajm\u00ebruan se ndarjet etnike dhe retorika agresive p\u00ebr\u00e7ar\u00ebse ende mbizot\u00ebronin.<\/p>\n<p>&#8220;\u00cbsht\u00eb e nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsie vendimtare p\u00ebr t\u00eb kap\u00ebrcyer hendekun midis grupeve etnike,&#8221; tha p\u00ebr Reuters Stefan Senach, kreu i misionit t\u00eb Asambles\u00eb Parlamentare t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs.<\/p>\n<p>Duke komentuar rezultatet p\u00ebr Deutsche Welle, analistja politike nga Sarajeva, Ivana Mari\u00e7, tha se \u201czgjedhjet do t\u00eb sjellin ndryshime vet\u00ebm n\u00ebse prishet koalicioni HDZ, SDA, SNSD n\u00eb nivel shtet\u00ebror dhe SDA dhe HDZ n\u00eb nivel entiteti\u201d. Ajo tha se do t\u00eb ishte m\u00eb mir\u00eb n\u00ebse qeveria do t\u00eb mund t\u00eb formohej pa koalicionet e gjata n\u00eb pushtet t\u00eb HDZ BiH, SDA dhe SNSD.<\/p>\n<h1><strong>Nd\u00ebrhyrja e P\u00ebrfaq\u00ebsueses s\u00eb Lart\u00eb<\/strong><\/h1>\n<p>Reuters theksoi se Bosnja mbetet nj\u00eb shtet jofunksional pothuajse tre dekada pas luft\u00ebrave shkat\u00ebrruese, dhe t\u00eb diel\u00ebn n\u00eb mbr\u00ebmje, menj\u00ebher\u00eb pas mbylljes s\u00eb qendrave t\u00eb votimit, p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i lart\u00eb n\u00eb Bosnje dhe Hercegovin\u00eb, Christian Schimdt, p\u00ebrs\u00ebri p\u00ebrdori \u201cFuqit\u00eb e Bonit\u201d dhe njoftoi ndryshime-amendamente n\u00eb Ligjin Zgjedhor dhe Kushtetut\u00ebn e Federat\u00ebs s\u00eb Bosnj\u00ebs dhe Hercegovin\u00ebs. Thelbi i ndryshimeve i referohet afateve p\u00ebr formimin e autoriteteve n\u00eb Federat\u00ebn e BeH.<\/p>\n<p>Schmidt shpjegoi se k\u00ebt\u00eb vendim e ka vendosur p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar funksionalitetin e institucioneve dhe p\u00ebr t\u00eb mund\u00ebsuar q\u00eb z\u00ebri i qytetar\u00ebve t\u00eb d\u00ebgjohet. Ai shtoi se ndryshimet nuk do t\u00eb ndikojn\u00eb n\u00eb votat e qytetar\u00ebve n\u00eb zgjedhjet e mbajtura t\u00eb diel\u00ebn. \u201cK\u00ebto jan\u00eb zgjedhjet tuaja. Ato nuk i referohen zgjedhjeve t\u00eb mbajtura, por negociatave paszgjedhore p\u00ebr koalicionet partiake\u201d, tha Schmidt.<\/p>\n<p>Formalisht, arsyeja pse Schimdt mori k\u00ebt\u00eb vendim \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb parandaluar nj\u00eb p\u00ebrs\u00ebritje t\u00eb praktik\u00ebs s\u00eb politikan\u00ebve kroat\u00eb q\u00eb bllokojn\u00eb formimin e nj\u00eb qeverie t\u00eb re dhe k\u00ebrkojn\u00eb ndryshime n\u00eb Ligjin Zgjedhor, prandaj negociatat mes partive boshnjake dhe kroate kan\u00eb d\u00ebshtuar vazhdimisht. Politikan\u00ebt kroat\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuan me bllokad\u00eb n\u00ebse Komshi\u00e7 zgjidhej.<\/p>\n<p>Ndryshimet shfuqizojn\u00eb mekanizmat bllokues dhe vendosin afate p\u00ebr em\u00ebrimin e deputet\u00ebve, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.<\/p>\n<p>Ky vendim rriti edhe numrin e delegat\u00ebve n\u00eb Dhom\u00ebn e Popullit t\u00eb Federat\u00ebs. Kombet p\u00ebrb\u00ebr\u00ebse, boshnjak\u00ebt, serb\u00ebt dhe kroat\u00ebt, do t\u00eb ken\u00eb 23 n\u00eb vend t\u00eb 18 delegat\u00ebve. Gjithashtu, \u00e7do popull p\u00ebrb\u00ebr\u00ebs do t\u00eb zgjedh\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues n\u00eb \u00e7do kanton p\u00ebr Dhom\u00ebn e Popullit.<\/p>\n<p>Andreas Shider, kreu i misionit t\u00eb monitorimit t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb Parlamentit Evropian n\u00eb Bosnje dhe Hercegovin\u00eb, kritikoi mas\u00ebn, duke th\u00ebn\u00eb se ajo shihej si &#8220;minim i demokracis\u00eb dhe institucioneve t\u00eb Bosnj\u00ebs&#8221;.<\/p>\n<p>Delegacioni i BE-s\u00eb n\u00eb BeH \u00ebsht\u00eb shk\u00ebputur nga vendimi i Kristijan \u0160mit me nj\u00eb mesazh se \u201cpendohet thell\u00eb\u201d p\u00ebr shkak se \u00e7\u00ebshtja e reform\u00ebs zgjedhore nuk \u00ebsht\u00eb zgjidhur n\u00eb dialogun mes partive politike.<strong>\/Reporteri.net\/<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb nivelin tripal\u00ebsh presidencial, situata ngjau t\u00eb jet\u00eb m\u00eb premtuese. Dy an\u00ebtar jonacionalist\u00eb t\u00eb presidenc\u00ebs, si Denis Be\u00e7irovi\u00e7 nga pala boshnjake dhe Zheljko Komshi\u00e7 nga pala kroate, konfirmuan fitore \u2013 \u00a0ndryshe nga ajo serbe, ku kandidat\u00ebt nacionalist\u00eb s\u2019kan\u00eb munguar asnj\u00ebher\u00eb, si dhe ku an\u00ebtarja e partis\u00eb s\u00eb liderit nacionalist, Milorad Dodik, Zheljka Cvijanovi\u00e7 u zgjodh [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":710531,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[317],"tags":[],"class_list":["post-710525","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-rajon"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/710525","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=710525"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/710525\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/710531"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=710525"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=710525"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=710525"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}