{"id":714543,"date":"2022-10-12T21:00:21","date_gmt":"2022-10-12T19:00:21","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=714543"},"modified":"2023-10-02T16:07:08","modified_gmt":"2023-10-02T14:07:08","slug":"ambasadori-hovenier-asociacioni-eshte-zotim-qe-duhet-te-plotesohet-qeveria-e-kosoves-te-ofroje-idete-se-si-te-permbushet-ky-zotim","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/intervista\/ambasadori-hovenier-asociacioni-eshte-zotim-qe-duhet-te-plotesohet-qeveria-e-kosoves-te-ofroje-idete-se-si-te-permbushet-ky-zotim\/","title":{"rendered":"Ambasadori Hovenier: Asociacioni \u00ebsht\u00eb zotim q\u00eb duhet t\u00eb plot\u00ebsohet, Qeveria e Kosov\u00ebs t\u00eb ofroj\u00eb idet\u00eb se s\u2019i t\u00eb p\u00ebrmbushet ky zotim"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: right;\">\n<p><strong>Intervista e plot\u00eb e ambasadorit amerikan n\u00eb Prishtin\u00eb, Jeffrey Hovenier, dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr emisionin &#8220;Context&#8221; n\u00eb ATV<\/strong><\/p>\n<p>ATV: <strong>Ka shum\u00eb fjal\u00eb rreth marr\u00ebdh\u00ebnieve Kosov\u00eb-ShBA, prandaj do t\u00eb d\u00ebshiroja t\u2019ia filloja me k\u00ebt\u00eb duke ju pyetur a ka pasur ndonj\u00eb ndryshim rr\u00ebnj\u00ebsor n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si Kosova dhe ShBA-ja bashk\u00ebpunon me qeverin\u00eb e tanishme krahasuar me ato parapraket apo n\u00eb vitet e m\u00ebhershme?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Ambasadori Hovenier:<\/strong> Shtetet e Bashkuara dhe Kosova jan\u00eb miq t\u00eb kahmotsh\u00ebm. Shtetet e Bashkuara kan\u00eb q\u00ebndruar p\u00ebrkrah Kosov\u00ebs p\u00ebr koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb dhe edhe Kosova i q\u00ebndron p\u00ebrkrah Shteteve t\u00eb Bashkuara. Kemi marr\u00ebdh\u00ebnie nj\u00ebmend t\u00eb mira me k\u00ebt\u00eb qeveri. Kam marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb mira personale me presidenten Osmani dhe me kryeministrin Kurti dhe kontaktet n\u00eb mes t\u00eb qeverive jan\u00eb t\u00eb forta dhe t\u00eb fuqishme. K\u00ebshtu ka qen\u00eb edhe me qeverit\u00eb e kaluara sepse ta them s\u00ebrish, kemi miq\u00ebsi dhe partneritet t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm.<\/p>\n<p><strong>E di, por me siguri e dini se ka disa spekulime rreth tem\u00ebs p\u00ebr nivelin e komunikimit, d.m.th. takime me sekretarin Blinken, takime me zyrtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb lart\u00eb amerikan\u00eb, si dhe me di\u00e7ka q\u00eb po quhet mungesa e vullnetit politik p\u00ebr t\u2019ju p\u00ebrmbajtur Zotimeve t\u00eb Uashingtonit t\u00eb vitit 2020. A ka pasur kjo ndonj\u00eb ndikim n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet Kosov\u00eb-ShBA?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Ambasadori Hovenier:<\/strong> Nuk ma merr mendja. Pjes\u00eb e bisedimeve tona me qeverin\u00eb e Kosov\u00ebs ka qen\u00eb d\u00ebshira jon\u00eb q\u00eb t\u00eb shohim zbatimin e marr\u00ebveshjeve t\u00eb m\u00ebhershme. Kjo do t\u00eb p\u00ebrfshinte edhe elemente t\u00eb Zotimeve t\u00eb Uashingtonit, si dhe t\u00eb marr\u00ebveshjeve t\u00eb Brukselit. Por, ne kemi partneritet t\u00eb fuqish\u00ebm; komunikojm\u00eb gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs. Me siguri e dini se dje, sekretari Blinken foli me kryeministrin Kurti. Ky \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb shembull. Ata jan\u00eb takuar m\u00eb her\u00ebt gjat\u00eb ver\u00ebs. Kemi marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb fuqishme, partneritet t\u00eb fuqish\u00ebm.<\/p>\n<p><strong>Gjithashtu, ka pasur dallime nd\u00ebrmjet qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs dhe partner\u00ebve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, jo domosdoshm\u00ebrish vet\u00ebm amerikan\u00eb, lidhur me \u00e7\u00ebshtjen e Ballkanit t\u00eb Hapur, t\u00ebr\u00eb procesit t\u00eb integrimit t\u00eb rajonit n\u00eb institucionet euro-atlantike. A ka nevoj\u00eb q\u00eb t\u00eb sqarohet edhe m\u00eb tej, t\u00eb kristalizohet q\u00ebndrimi amerikan lidhur me Ballkanin e Hapur dhe p\u00ebrfshirjen e mundshme apo kushtet p\u00ebr p\u00ebrfshirjen e Kosov\u00ebs n\u00eb proces?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Ambasadori Hovenier:<\/strong> Nuk e di a ka nevoj\u00eb q\u00eb t\u00eb sqarohet q\u00ebndrimi amerikan, por me k\u00ebnaq\u00ebsi e p\u00ebrs\u00ebris at\u00eb. E kam b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00eb her\u00ebt, si\u00e7 e ka b\u00ebr\u00eb edhe z\u00ebvend\u00ebs-ndihm\u00ebsi i Sekretarit t\u00eb Shtetit, Eskobar. Jan\u00eb nj\u00eb varg nismash rajonale q\u00eb mund t\u00eb ndihmojn\u00eb n\u00eb rritjen e prosperitetit n\u00eb rajon. Ne e mir\u00ebpresim \u00e7do gj\u00eb q\u00eb zvog\u00eblon pengesat p\u00ebr tregti, q\u00eb \u00e7on p\u00ebrpara l\u00ebvizjen e lir\u00eb t\u00eb mallrave dhe njer\u00ebzve, kapitalit. Kjo do t\u00eb ishte procesi i Berlinit dhe disa prej k\u00ebtyre nismave tjera, dhe sipas k\u00ebndv\u00ebshtrimit ton\u00eb, kjo p\u00ebrfshin edhe nism\u00ebs e Ballkanit t\u00eb Hapur. Shtetet e Bashkuara publikisht kan\u00eb shprehur mb\u00ebshtetjen e tyre p\u00ebr t\u00eb. I kemi pasur dy kushte p\u00ebr mb\u00ebshtetjen ton\u00eb, t\u00eb pakt\u00ebn dy, por dy t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishmet p\u00ebr Kosov\u00ebn jan\u00eb (1) n\u00ebse Kosova merr pjes\u00eb n\u00eb t\u00eb, do t\u00eb duhet t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb si partnere e barabart\u00eb. Nj\u00eb nd\u00ebr gjasht\u00eb shtetet e Ballkanit Per\u00ebndimor. Pa yll, pa fusnot\u00eb, pa status t\u00eb posa\u00e7\u00ebm. Do t\u00eb duhej t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr gjasht\u00eb vendet si t\u00eb gjitha t\u00eb tjerat. Dhe kushti i dyt\u00eb ka qen\u00eb q\u00eb vet\u00eb nisma t\u00eb jet\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me procesin e an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb BE dhe q\u00eb rrug\u00ebtimi i saj t\u00eb jet\u00eb drejt an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb BE. Ne e mb\u00ebshtesim Ballkanin e Hapur me kusht q\u00eb k\u00ebto kushte t\u00eb p\u00ebrmbushen. Por, edhe di\u00e7ka, ne jemi shum\u00eb t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm se ky \u00ebsht\u00eb vendim sovran. Vet\u00eb qeveria e Kosov\u00ebs duhet t\u00eb marr\u00eb vendim se n\u00eb cilat aranzhime d\u00ebshiron t\u00eb p\u00ebrfshihet. Deri tani, qeveria e Kosov\u00ebs nuk ka qen\u00eb e interesuar q\u00eb ti bashkohet nism\u00ebs \u201eBallkani i Hapur\u201d.<\/p>\n<p><strong>A e konsideroni at\u00eb si proces q\u00eb do t\u00eb plot\u00ebsonte integrimin e vendeve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor n\u00eb BE apo si di\u00e7ka q\u00eb do t\u00eb konkurronte me procesin e integrimit dhe q\u00eb disi do t\u00eb hapte rrug\u00ebn p\u00ebr ndikim t\u00eb jasht\u00ebm?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Ambasadori Hovenier:<\/strong> Nuk jemi t\u00eb interesuar p\u00ebr di\u00e7 t\u00eb till\u00eb. S\u00ebrish, mb\u00ebshtetja jon\u00eb \u00ebsht\u00eb kusht\u00ebzuar me ato gj\u00ebra q\u00eb i shtjellova dhe q\u00eb do ta mb\u00ebshtesim n\u00ebse \u00ebsht\u00eb plot\u00ebsuese dhe mb\u00ebshtet e ndihmon n\u00eb arritjen e atyre objektivave t\u00eb qarkullimit t\u00eb lir\u00eb t\u00eb mallrave, njer\u00ebzve, kapitalit, zvog\u00eblimit t\u00eb pengesave p\u00ebr tregti. Por, n\u00ebse b\u00ebhet penges\u00eb p\u00ebr gjith\u00eb k\u00ebto gj\u00ebra, ose q\u00eb b\u00ebhet mjet p\u00ebr ndikimin e jasht\u00ebm, at\u00ebher\u00eb nuk do ta p\u00ebrkrahnim.<\/p>\n<p><strong>Kosova dhe Serbia, si\u00e7 e that\u00eb edhe n\u00eb Ballkanin e Hapur, me siguri nd\u00ebr pengesat kryesore \u00ebsht\u00eb mosnjohja e Kosov\u00ebs nga Serbia. T\u00eb dy pal\u00ebt jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb dialog q\u00eb po vazhdon m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb dekad\u00eb. A paraqet status quo-ja shqet\u00ebsim p\u00ebr Shtetet e Bashkuara?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Ambasadori Hovenier:<\/strong> Sigurisht. Mendoj se status quo-ja \u00ebsht\u00eb shqet\u00ebsim p\u00ebr Kosov\u00ebn, si dhe p\u00ebr Serbin\u00eb. Nuk e shohim q\u00eb d\u00ebshtimi p\u00ebr t\u00eb arritur p\u00ebrparim n\u00eb dialog si di\u00e7ka pozitive dhe jemi t\u00eb p\u00ebrkushtuar q\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb \u00e7ka t\u00eb mundemi p\u00ebr t\u00eb arritur p\u00ebrparim n\u00eb dialog. Jemi t\u00eb shqet\u00ebsuar me gjendjen e tanishme dhe duam q\u00eb t\u00eb shohim Kosov\u00ebn t\u00eb marr\u00eb vendin e saj si an\u00ebtare e strukturave evropiane dhe euro-atlantike.<\/p>\n<p><strong>T\u00eb p\u00ebrkushtuar p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb krejt \u00e7ka mundeni&#8230; A \u00ebsht\u00eb kjo gjith\u00e7ka q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebni apo e keni arritur faz\u00ebn kur nevojitet qasja e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb e ShBA-s\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Ambasadori Hovenier:<\/strong> Nuk e di se si mund t\u00eb jemi m\u00eb shum\u00eb t\u00eb p\u00ebrshir\u00eb se sa jemi tash. Si ambasador amerikan n\u00eb Kosov\u00eb, me siguri kaloj m\u00eb shum\u00eb koh\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje se n\u00eb \u00e7do \u00e7\u00ebshtje tjet\u00ebr. Si\u00e7 e thash\u00eb, sekretari Blinken dje ka pasur telefonata t\u00eb ndara me presidentin Vu\u00e7iq dhe kryeministrin Kurti ku \u00e7\u00ebshtja e par\u00eb e p\u00ebrmendur n\u00eb raportet zyrtare t\u00eb atyre telefonatave \u00ebsht\u00eb d\u00ebshira jon\u00eb p\u00ebr t\u00eb par\u00eb p\u00ebrparim t\u00eb m\u00ebtejm\u00eb n\u00eb dialog. Megjithat\u00eb, ne besojm\u00eb se ky duhet t\u00eb jet\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb dialog i leht\u00ebsuar nga BE-ja dhe q\u00ebndrojm\u00eb fuqimisht p\u00ebrkrah p\u00ebrfaq\u00ebsuesit t\u00eb posa\u00e7\u00ebm t\u00eb BE-s\u00eb, Miroslav Laj\u00e7akut, n\u00eb p\u00ebrpjekjet e tij p\u00ebr t\u00eb arritur progres. Por, nuk duhet t\u00eb ket\u00eb asnj\u00eb dyshim p\u00ebr p\u00ebrkushtimin ton\u00eb ndaj k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje dhe energjis\u00eb q\u00eb e shpenzojm\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndihmuar q\u00eb t\u00eb arrihet p\u00ebrparim.<\/p>\n<p><strong>Pra, a do t\u00eb thoshit q\u00eb ka hezitim nga ana e Kosov\u00ebs p\u00ebr zbatimin e marr\u00ebveshjeve t\u00eb arritura m\u00eb par\u00eb apo p\u00ebr t\u00eb \u00e7uar p\u00ebrpara t\u00ebr\u00eb procesin?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Ambasadori Hovenier:<\/strong> K\u00ebto jan\u00eb dy \u00e7\u00ebshtje t\u00eb ndryshme. Mendoj se mund t\u00eb thuhet se t\u00eb dy pal\u00ebt kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb zotime edhe sipas marr\u00ebveshjes s\u00eb Brukselit, t\u00eb cilat nuk jan\u00eb p\u00ebrmbushur plot\u00ebsisht dhe mund t\u00eb flasim p\u00ebr disa prej tyre n\u00ebse d\u00ebshironi, por nuk e di n\u00ebse ato domosdoshm\u00ebrish reflektojn\u00eb munges\u00ebn e interesimit p\u00ebr p\u00ebrparim n\u00eb dialog. Besoj gjithashtu se kryeministri dhe presidentja gjat\u00eb 24 or\u00ebve t\u00eb fundit kan\u00eb shprehur n\u00eb m\u00ebnyra t\u00eb ndryshme d\u00ebshir\u00ebn e tyre q\u00eb t\u00eb shohin dialogun duke ecur p\u00ebrpara. Edhe ne e kemi k\u00ebt\u00eb d\u00ebshir\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Sepse zonja Karen Donfried ka th\u00ebn\u00eb se status quo-ja do t\u2019ia hap\u00eb rrug\u00ebn Kremlimit p\u00ebr ndikim apo p\u00ebrfitim n\u00ebse nuk ka ujdi dhe nd\u00ebr kritikat m\u00eb t\u00eb shpeshta ndaj qeveris\u00eb apo problemi m\u00eb i madh \u00ebsht\u00eb Asociacioni i komunave me shumic\u00eb serbe. A \u00ebsht\u00eb kjo \u00e7\u00ebshtje n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ata duhet t\u00eb p\u00ebrqendrohen m\u00eb shum\u00eb apo problemi q\u00ebndron diku tjet\u00ebr?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Ambasadori Hovenier:<\/strong> Kjo \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr fushat n\u00eb t\u00eb cilat e kemi nxitur qeverin\u00eb e Kosov\u00ebs q\u00eb t\u00eb p\u00ebrqendrohet m\u00eb shum\u00eb ose ndoshta ta them n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb tjet\u00ebr: \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr ato zotimet e b\u00ebra q\u00eb ne besojm\u00eb se duhet t\u00eb zbatohet. D\u00ebshiroj t\u00eb ndalem pak te Asociacioni i komunave me shumic\u00eb serbe. \u00cbsht\u00eb zotim i b\u00ebr\u00eb n\u00eb marr\u00ebveshjen e Brukselit, madje edhe m\u00eb i hersh\u00ebm se kjo, por u b\u00eb zotim me marr\u00ebveshjen e Brukselit. Ne besojm\u00eb se ky zotim duhet t\u00eb zbatohet. Por, ne kemi qen\u00eb shum\u00eb t\u00eb qart\u00eb se jan\u00eb disa dispozita n\u00eb baz\u00eb t\u00eb t\u00eb cilave duhet t\u00eb zbatohet. M\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja, e mendoj se k\u00ebt\u00eb e ka th\u00ebn\u00eb publikisht kolegu im, z\u00ebvend\u00ebs-ndihm\u00ebs sekretari i shtetit, Eskobar, si\u00e7 e kam th\u00ebn\u00eb edhe un\u00eb dhe ky nuk \u00ebsht\u00eb ndryshim n\u00eb politika, por Asociacioni duhet t\u00eb b\u00ebhet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb till\u00eb q\u00eb respekton Kushtetut\u00ebn e Kosov\u00ebs; duhet t\u00eb b\u00ebhet n\u00eb at\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb nuk ndikon negativisht n\u00eb rendin kushtetues t\u00eb funksionimit t\u00eb qeveris\u00eb dhe ne besojm\u00eb q\u00eb vendimi i Gjykat\u00ebs Kushtetuese mund\u00ebson korniz\u00eb t\u00eb duhur si t\u00eb ecet p\u00ebrpara me zbatimin e k\u00ebtij zotimi. Ka shum\u00eb m\u00ebnyra p\u00ebr krijimin e k\u00ebtij entiteti, p\u00ebr t\u00eb par\u00eb realizimin e k\u00ebtij zotimi, q\u00eb jan\u00eb plot\u00ebsisht n\u00eb p\u00ebrputhje me vendimin e Gjykat\u00ebs Kushtetuese. K\u00ebt\u00eb e duam dhe k\u00ebt\u00eb e kemi inkurajuar. As n\u00eb Shtetet e Bashkuara, e as te partner\u00ebt tan\u00eb t\u00eb Evrop\u00ebs Per\u00ebndimore nuk ka fare interesim q\u00eb t\u00eb shohim di\u00e7ka si nj\u00eb Republik\u00eb tjet\u00ebr Serbe apo di\u00e7ka q\u00eb do t\u00eb \u00e7rregullonte rendin kushtetues apo t\u00eb ndikonte n\u00eb funksionimin e mir\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Megjithat\u00eb, i takon qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb ti vendos\u00eb ato kufizime, t\u00eb dalin me nj\u00eb draft dhe me projekt se si t\u00eb zbatohet ajo dhe deri tani ajo po d\u00ebshton p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb.<\/strong><\/p>\n<p><strong>Ambasadori Hovenier:<\/strong> E mir\u00ebpresim momentin kur qeveria e Kosov\u00ebs do t\u00eb ofroj\u00eb idet\u00eb e saj rreth m\u00ebnyr\u00ebs m\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur k\u00ebt\u00eb zotim q\u00eb qeveria e Kosov\u00ebs e ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebrmes marr\u00ebveshjes s\u00eb Brukselit, por n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb respekton Kushtetut\u00ebn e saj dhe q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me vendimin e Gjykat\u00ebs Kushtetuese.<\/p>\n<p><strong>Di\u00e7ka tjet\u00ebr p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ShBA-ja ka qen\u00eb konsistente \u00ebsht\u00eb se marr\u00ebveshja nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrqendrohet n\u00eb njohjen e nd\u00ebrsjell\u00eb. Koh\u00ebve t\u00eb fundit ka pasur shum\u00eb spekulime, po qarkullon nj\u00eb dokument i quajtur modeli franko-gjerman dhe dokumente tjera q\u00eb thon\u00eb se mund t\u00eb arrihet zgjidhja pa njohjen e Kosov\u00ebs nga ana e Serbis\u00eb, por q\u00eb disi do t\u2019ia mund\u00ebsonte Kosov\u00ebs t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsohej n\u00eb OKB. Pyetja ime e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb \u00ebsht\u00eb: a do t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb ShBA-ja \u00e7far\u00ebdo ujdie, \u00e7far\u00ebdo marr\u00ebveshjeje nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb q\u00eb nuk k\u00ebrkon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb specifike njohjen e Kosov\u00ebs nga Serbia?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Ambasadori Hovenier:<\/strong> S\u00eb pari do t\u00eb them se e kam t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb flas p\u00ebr propozime specifike apo t\u00eb supozuara q\u00eb jan\u00eb n\u00eb publik, por do ti them dy gj\u00ebra. E para \u00ebsht\u00eb se administrata e Biden-it ka qen\u00eb mjaft e qart\u00eb rreth m\u00ebnyr\u00ebs se si e shohim p\u00ebrfundimin e k\u00ebtij procesi. Ne k\u00ebrkojm\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse p\u00ebr normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb p\u00ebrqendruar n\u00eb njohjen e nd\u00ebrsjell\u00eb. Kjo ka qen\u00eb n\u00eb komunikim nga kjo administrat\u00eb gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs. Ky mbetet p\u00ebrfundimi yn\u00eb i d\u00ebshiruar. Dhe jemi t\u00eb p\u00ebrkushtuar ndaj saj. Do ta them, megjithat\u00eb, se nuk \u00ebsht\u00eb e sigurt se si do t\u00eb arrihet kjo, n\u00eb \u00e7far\u00eb afati kohor, \u00e7far\u00eb renditje. Pra, ne do t\u00eb p\u00ebrkrahnim dhe do t\u00eb mir\u00ebprisnim dhe do t\u00eb p\u00ebrpiqeshim t\u00eb \u00e7ojm\u00eb p\u00ebrpara \u00e7do gj\u00eb q\u00eb do t\u00eb ishte hap p\u00ebrpara n\u00eb dialog, q\u00eb do t\u00eb ndihmonte Kosov\u00ebn p\u00ebr t\u00eb realizuar ambiciet e saj p\u00ebr tu b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e familjes s\u00eb institucioneve evropiane dhe euro-atlantike. Por, mos u gaboni, n\u00eb fund t\u00eb procesit, si\u00e7 e ka th\u00ebn\u00eb edhe kolegu im, ambasadori gjerman, Jorn Rohde, statusi i fundit i vet\u00ebm i k\u00ebsaj \u00ebsht\u00eb njohja e nd\u00ebrsjell\u00eb sepse rezultati i fundit \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb dy vendet an\u00ebtar\u00ebsohen n\u00eb Bashkimin Evropian dhe BE-ja nuk \u00ebsht\u00eb e gatshme t\u00eb pranoj\u00eb vende q\u00eb nuk e njohin nj\u00ebra-tjetr\u00ebn.<\/p>\n<p><strong>N\u00ebse an\u00ebtar\u00ebsimi n\u00eb OKB duket si ambicie apo q\u00ebllim afatgjat\u00eb i Kosov\u00ebs, koh\u00ebve t\u00eb fundit kemi par\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb shtuara t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr t\u2019iu bashkuar Partneritetit p\u00ebr Paqe dhe q\u00eb t\u00eb lidhet me nismat e tjera t\u00eb NATO-s. Sa e fuqishme \u00ebsht\u00eb mb\u00ebshtetja e ShBA-s\u00eb lidhur me k\u00ebt\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Ambasadori Hovenier:<\/strong> Ambasadorja jon\u00eb n\u00eb NATO, Julie Smith, ka folur hapur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, si\u00e7 kam folur edhe un\u00eb. Shtetet e Bashkuara do t\u00eb mb\u00ebshtesnin dhe e mb\u00ebshtesin an\u00ebtar\u00ebsimin e Kosov\u00ebs n\u00eb Partneritetin p\u00ebr Paqe. Ne besojm\u00eb se ky \u00ebsht\u00eb vendi i duhur p\u00ebr Kosov\u00ebn. Megjithat\u00eb, NATO-ja i merr vendimet me konsensus dhe momentalisht nj\u00eb num\u00ebr i vog\u00ebl, por real, i an\u00ebtareve t\u00eb NATO-s nuk e mb\u00ebshtesin k\u00ebt\u00eb. Dhe kjo na kthen te \u00e7\u00ebshtje p\u00ebrse jemi kaq t\u00eb p\u00ebrqendruar p\u00ebr t\u00eb arritur p\u00ebrparim n\u00eb dialogun e leht\u00ebsuar nga BE-ja, p\u00ebr ti trajtuar shqet\u00ebsimet e k\u00ebtyre vendeve ashtu q\u00eb Kosova t\u00eb vazhdoj\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rrug\u00ebtim \u2013 rrug\u00ebtimin e saj t\u00eb natyrsh\u00ebm \u2013 drejt strukturave evropiane dhe euro-atlantike.<\/p>\n<p><strong>Nj\u00ebkoh\u00ebsisht, kjo tem\u00eb u b\u00eb tem\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb fjal\u00ebve, t\u00eb deklaratave t\u00eb kryeministrit lidhur me nj\u00eb konflikt t\u00eb mundsh\u00ebm nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb dhe p\u00ebr shkak t\u00eb paq\u00ebndrueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb situat\u00ebs p\u00ebrgjith\u00ebsisht, dhe k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb tij p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb trupa t\u00eb NATO-s, posa\u00e7\u00ebrisht t\u00eb ShBA-s\u00eb. A ka k\u00ebrc\u00ebnim p\u00ebr konflikt?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Ambasadori Hovenier:<\/strong> Vet\u00eb fakti se n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mision i NATO-s sugjeron se ka nevoj\u00eb p\u00ebr mb\u00ebshtetjen e bashk\u00ebsis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr t\u00eb ndihmuar n\u00eb mbajtjen e siguris\u00eb dhe stabilitetit. Por, do t\u00eb them se fakti se n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mision dometh\u00ebn\u00ebs i NATO-s, me qindra ushtar\u00eb amerikan\u00eb dhe mij\u00ebra trupa t\u00eb NATO-s, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb garanci e r\u00ebnd\u00ebsishme e siguris\u00eb p\u00ebr Kosov\u00ebn. Gjithmon\u00eb ka rrezik, por mendojm\u00eb se ky rrezik po menaxhohet tash p\u00ebr tash dhe mendojm\u00eb se prania e NATO-s dhe puna jon\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndihmuar n\u00eb zbutjen e tensioneve ka qen\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr ta arritur pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Dhe puna p\u00ebr t\u00eb zbutur tensionet, a do t\u00eb thot\u00eb kjo se ju duhet t\u00eb flisni me Kurtin dhe Vu\u00e7iqin dhe t\u00eb tjer\u00ebt p\u00ebr t\u00eb zbutur ndoshta edhe retorik\u00ebn?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Ambasadori Hovenier:<\/strong> Mendoj se nuk \u00ebsht\u00eb fsheht\u00ebsi q\u00eb un\u00eb dhe diplomat\u00ebt e tjer\u00eb k\u00ebtu dhe n\u00eb Beograd kan\u00eb b\u00ebr\u00eb gjith\u00e7ka q\u00eb munden me t\u00eb dy pal\u00ebt p\u00ebr t\u00eb siguruar q\u00eb t\u00eb dy qeverit\u00eb nd\u00ebrmarrin veprime q\u00eb i kontribuojn\u00eb stabilitetit rajonal dhe zbutjes s\u00eb tensioneve. Dhe deri diku kemi pasur sukses.<\/p>\n<p><strong>Nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje tjet\u00ebr lidhur me qeverin\u00eb e Serbis\u00eb. Ka n\u00ebnshkruar marr\u00ebveshje me qeverin\u00eb ruse. Serbia \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr vendet e pakta n\u00eb Evrop\u00eb q\u00eb ende po refuzon p\u00ebr ti v\u00ebn\u00eb sanksione Rusis\u00eb. Si funksionon kjo? N\u00eb thelb, si e shihni q\u00ebndrimin e Serbis\u00eb lidhur me integrimin n\u00eb BE, lidhur me partneritetin me ShBA-n\u00eb dhe mund\u00ebsis\u00eb s\u00eb arritjes s\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshjeje afatgjat\u00eb apo gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse me Kosov\u00ebn?<\/strong><\/p>\n<p>Ambasadori Hovenier: Do ta l\u00eb kolegun tim, Christopher Hill, ambasadorin ton\u00eb n\u00eb Serbi q\u00eb t\u00eb jet\u00eb personi q\u00eb flet n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara rreth vizionit ton\u00eb t\u00eb trajektores s\u00eb Serbis\u00eb dhe vendit t\u00eb saj. Por, meq\u00eb e p\u00ebrmend\u00ebt marr\u00ebveshjen e arritur n\u00eb Nju Jork, n\u00eb margjina t\u00eb Asambles\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme&#8230; s\u00ebrish, ambasadori Hill dhe z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i Departamentit t\u00eb Shtetit kan\u00eb qen\u00eb shum\u00eb t\u00eb qart\u00eb se ne nuk besojm\u00eb q\u00eb tani \u00ebsht\u00eb koha p\u00ebr asnj\u00eb qeveri q\u00eb t\u00eb shtoj\u00eb bashk\u00ebpunimin e saj me Rusin\u00eb p\u00ebrderisa Rusia po vazhdon pushtimin e pajustifikuesh\u00ebm brutal t\u00eb Ukrain\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Edhe dy \u00e7\u00ebshtje dhe sundimi i ligjit s\u00eb pari. ShBA-ja ka investuar shum\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje p\u00ebrgjat\u00eb viteve dhe tani i kemi dy \u00e7\u00ebshtje t\u00eb m\u00ebdha. E para ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me vetingun, q\u00eb tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb Kuvend dhe gjykuar nga deklaratat publike, duket se ka mb\u00ebshtetje nga pozita dhe opozita. Gjithashtu, edhe \u00e7\u00ebshtja e miratimit t\u00eb Kodit Civil \u2013 her\u00ebn e par\u00eb nuk pati vota. Cili \u00ebsht\u00eb q\u00ebndrimi apo pritjet tuaja?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Ambasadori Hovenier:<\/strong> S\u00eb pari, e \u00e7moj q\u00eb e p\u00ebrmend\u00ebt p\u00ebrkushtimin e qeveris\u00eb s\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe t\u00eb partner\u00ebve tan\u00eb evropian per\u00ebndimor n\u00eb mb\u00ebshtetjen e proceseve, sistemit t\u00eb sundimit t\u00eb ligjit n\u00eb Kosov\u00eb. Kemi investuar shum\u00eb p\u00ebrgjat\u00eb viteve dhe \u2013 populli i Kosov\u00ebs e ka arritur k\u00ebt\u00eb \u2013 por ne jemi krenar me rolin q\u00eb e kemi luajtur n\u00eb mb\u00ebshtetjen e k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje. P\u00ebrkitazi me \u00e7\u00ebshtjet specifike t\u00eb sundimit t\u00eb ligjit q\u00eb i p\u00ebrmend\u00ebt, p\u00ebr vetingun, ne na erdhi mir\u00eb q\u00eb qeveria e Kosov\u00ebs k\u00ebrkoi mendimin e Komisionit t\u00eb Venecias. \u00cbsht\u00eb plot\u00ebsisht legjitime q\u00eb t\u00eb d\u00ebshironi t\u00eb nd\u00ebrmerrni veprim q\u00eb t\u00eb siguroni q\u00eb autoritetet e gjyq\u00ebsorit ti mos i n\u00ebnshtrohen ndikimit t\u00eb pahijsh\u00ebm, por \u00ebsht\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi q\u00eb kjo t\u00eb b\u00ebhet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb till\u00eb q\u00eb i p\u00ebrmbush standardet evropiane. Dhe standardi i art\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00ebsht\u00eb Komisioni i Venecias. Prandaj, jemi t\u00eb lumtur q\u00eb Komisioni i Venecias ka dh\u00ebn\u00eb mendimin e tij, i ka ofruar nj\u00eb varg rekomandimesh qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs. Bisedimet tona t\u00eb tanishme me qeverin\u00eb e Kosov\u00ebs kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb vepruar n\u00eb p\u00ebrputhje t\u00eb plot\u00eb me mendimin e Komisionit t\u00eb Venecias. E n\u00ebse ajo q\u00eb ndodh \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje t\u00eb plot\u00eb me at\u00eb mendim, at\u00ebher\u00eb ne do ta mb\u00ebshtesim plot\u00ebsisht at\u00eb. P\u00ebrkitazi me Kodin Civil&#8230; gjithashtu, m\u00eb vjen shum\u00eb mir\u00eb q\u00eb e ngrit\u00ebt k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. Shtetet e Bashkuara dhe partner\u00ebt tan\u00eb kan\u00eb punuar me nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb autoriteteve n\u00eb Kosov\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndihmuar n\u00eb p\u00ebrdit\u00ebsimin e Kodit Civil t\u00eb Kosov\u00ebs. \u00cbsht\u00eb ligj i nevojsh\u00ebm sepse ky vend ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb Kod Civil t\u00eb shekullit XXI, t\u00eb cilin nuk e ka momentalisht. Kur doli p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb Kuvend, ishim t\u00eb zhg\u00ebnjyer nga nj\u00eb pjes\u00eb e retorik\u00ebs q\u00eb e d\u00ebgjuam, ve\u00e7an\u00ebrisht lidhur me disa qytetar\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb jan\u00eb homoseksual\u00eb. Nuk menduam se ajo ishte gjuh\u00eb e p\u00ebrshtatshme p\u00ebr nj\u00eb Kuvend dhe do t\u00eb shpresonin q\u00eb gjuha n\u00eb t\u00eb ardhmen t\u00eb jet\u00eb m\u00eb e kujdesshme. Gjithashtu, shpresojm\u00eb q\u00eb Kodi Civil t\u00eb miratohet. Do t\u00eb ishte e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vend dhe p\u00ebrparimin e tij.<\/p>\n<p><strong>\u00c7\u00ebshtja e fundit. Shum\u00eb njer\u00ebz nga Kabineti, por jo vet\u00ebm, po thon\u00eb se na pret nj\u00eb dim\u00ebr i v\u00ebshtir\u00eb. Nuk do t\u2019ju pyes a keni bler\u00eb gjenerator\u00eb dhe me \u00e7ka planifikoni t\u00eb ngroheni, por sa t\u00eb shqet\u00ebsuar jeni p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e energjis\u00eb dhe kriz\u00ebs s\u00eb mundshme ekonomike q\u00eb mund t\u00eb shkaktohet?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Ambasadori Hovenier:<\/strong> Si \u00e7do person tjet\u00ebr n\u00eb Evrop\u00eb dhe sigurisht, si \u00e7do person tjet\u00ebr n\u00eb Kosov\u00eb, edhe ne jemi t\u00eb shqet\u00ebsuar. Ky nuk \u00ebsht\u00eb problem vet\u00ebm i Kosov\u00ebs, \u00ebsht\u00eb problem evropian. Realiteti \u00ebsht\u00eb se gjat\u00eb dimrit q\u00eb po vjen do t\u00eb ket\u00eb k\u00ebrkesa m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr energji se sa ka ofert\u00eb dhe \u00e7mimi i importit t\u00eb energjis\u00eb \u00ebsht\u00eb rritur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb dramatike. S\u00ebrish, \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr pasojat e pushtimit t\u00eb pajustifikuar dhe brutal t\u00eb Ukrain\u00ebs nga Rusia. K\u00ebtu n\u00eb Kosov\u00eb i keni disa sfida sepse bazoheni pothuajse plot\u00ebsisht n\u00eb dy termocentrale t\u00eb vjetra e ndot\u00ebse me qymyr t\u00eb koh\u00ebs jugosllave. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb zgjidhja p\u00ebr sigurin\u00eb tuaj t\u00eb ardhshme energjetike dhe kjo qeveri ka qen\u00eb duke punuar n\u00eb nj\u00eb strategji p\u00ebr energji \u2013 me mb\u00ebshtetjen ton\u00eb dhe t\u00eb tjer\u00ebve \u2013 dhe me t\u00eb drejt\u00eb do t\u00eb p\u00ebrpiqet t\u00eb shtoj\u00eb llojshm\u00ebrin\u00eb e burimeve energjetike, t\u00eb investoj\u00eb shum\u00eb n\u00eb burimet e rip\u00ebrt\u00ebritshme dhe t\u00eb krijoj\u00eb infrastruktur\u00eb m\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme t\u00eb energjis\u00eb. Na vjen mir\u00eb q\u00eb mund t\u00eb ndihmojm\u00eb dhe ishim t\u00eb lumtur kur qeveria e Kosov\u00ebs miratoi programin Kompakt t\u00eb Korporat\u00ebs Sfidat e Mij\u00ebvje\u00e7arit, i cili p\u00ebrgjat\u00eb nj\u00eb periudhe pes\u00ebvje\u00e7are do t\u00eb ndihmoj\u00eb n\u00eb transformimin e sektorit t\u00eb energjis\u00eb me burime t\u00eb shum\u00ebllojshme, q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb i q\u00ebndruesh\u00ebm dhe q\u00eb p\u00ebrfshin regjionalizimin. Edhe USAID-i po punon, n\u00eb afat t\u00eb shkurt\u00ebr dhe t\u00eb gjat\u00eb, p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur regjionalizimin dhe shum\u00ebllojshm\u00ebrin\u00eb e burimeve. Por, ky dim\u00ebr do t\u00eb jet\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ne dhe mendoj se \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb t\u00eb jemi t\u00eb kujdessh\u00ebm. A ka m\u00ebnyra p\u00ebr t\u00eb kursyer individualisht? A ka m\u00ebnyra q\u00eb institucionet tona t\u00eb kursejn\u00eb? A mund ti mb\u00ebshtesim p\u00ebrpjekjet e qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr zvog\u00eblimin e sasis\u00eb s\u00eb energjis\u00eb q\u00eb do ti duhet t\u00eb p\u00ebrpiqet ta importoj\u00eb, e cila do t\u00eb jet\u00eb me kosto shum\u00eb t\u00eb lart\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Intervista e plot\u00eb e ambasadorit amerikan n\u00eb Prishtin\u00eb, Jeffrey Hovenier, dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr emisionin &#8220;Context&#8221; n\u00eb ATV ATV: Ka shum\u00eb fjal\u00eb rreth marr\u00ebdh\u00ebnieve Kosov\u00eb-ShBA, prandaj do t\u00eb d\u00ebshiroja t\u2019ia filloja me k\u00ebt\u00eb duke ju pyetur a ka pasur ndonj\u00eb ndryshim rr\u00ebnj\u00ebsor n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si Kosova dhe ShBA-ja bashk\u00ebpunon me qeverin\u00eb e tanishme krahasuar me ato [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":714555,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[1750],"tags":[269],"class_list":["post-714543","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-intervista","tag-intervista"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/714543","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=714543"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/714543\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/714555"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=714543"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=714543"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=714543"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}