{"id":714814,"date":"2022-10-13T12:00:19","date_gmt":"2022-10-13T10:00:19","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=714814"},"modified":"2022-10-13T12:41:23","modified_gmt":"2022-10-13T10:41:23","slug":"ramiz-lladrovci-albin-kurti-grahi-puneve-paaftesia-nuk-mbulohet-me-video-e-kritika","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/ramiz-lladrovci-albin-kurti-grahi-puneve-paaftesia-nuk-mbulohet-me-video-e-kritika\/","title":{"rendered":"Ramiz Lladrovci: Albin Kurti grahi pun\u00ebve, paaft\u00ebsia nuk mbulohet me video e kritika"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: right;\">Autor: <strong>Blendi Gashi<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p><strong>L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje e kryeministrit Albin Kurti dit\u00ebve t\u00eb fundit ka publikuar dy video p\u00ebrmes t\u00eb cilave kritikon ish-pushtetet e kaluara t\u00eb udh\u00ebhequra nga Hashim Tha\u00e7i, Isa Mustafa e Ramush Haradinaj, p\u00ebr keqqeverisje t\u00eb vendit, dhe p\u00ebr p\u00ebrfitim t\u00eb terminaleve doganore nga bashk\u00ebpartiak\u00eb e njer\u00ebz t\u00eb af\u00ebrt t\u00eb tyre, video t\u00eb cilat u kritikuan nga opozitar\u00ebt dhe jo vet\u00ebm.<\/strong><\/p>\n<p>Kritika ka edhe kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, i cili n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr Gazet\u00ebn Online Reporteri.net i thot\u00eb kryeministrit Kurti \u2018grahi pun\u00ebve\u2019.<\/p>\n<p>Ai shton se paaft\u00ebsia nuk mbulohet me video e kritika, nd\u00ebrsa i b\u00ebn thirrje kreut t\u00eb qeveris\u00eb q\u00eb \u00e7do fakt t\u00eb mundsh\u00ebm q\u00eb ka p\u00ebr keqp\u00ebrdorime ta d\u00ebrgoj\u00eb te organet e ndjekjes.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb Lladrovci flet p\u00ebr raportet e tij me Kurtin e qeverisjen e k\u00ebtij t\u00eb fundit, p\u00ebr at\u00eb n\u00ebse kryeministri duhet t\u2019i vizitoj\u00eb apo jo krer\u00ebt e U\u00c7K-s\u00eb n\u00eb Hag\u00eb, p\u00ebr partin\u00eb e tij, PDK-n\u00eb, e kryetarin Memli Krasniqi, qeverisjen e tij n\u00eb Drenas dhe p\u00ebr Stadiumin Nacional.<\/p>\n<p><em><strong>Lexoni t\u00eb plot\u00eb intervist\u00ebn me kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci, dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr Gazet\u00ebn Online Reporteri.net:<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Reporteri.net:<strong> Ju gjat\u00eb fushat\u00ebs keni dh\u00ebn\u00eb 37 premtime. Sipas GAP shtat\u00eb i keni realizuar deri tani, shtat\u00eb jan\u00eb gjysm\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbushura, tet\u00eb kan\u00eb filluar, kurse 15 ende jo. Cilat jan\u00eb projektet m\u00eb madhore q\u00eb keni realizuar k\u00ebt\u00eb mandat, dhe cilat ju kan\u00eb mbetur deri n\u00eb fund t\u00eb mandatit q\u00eb synoni t\u2019i p\u00ebrfundoni?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Ramiz Lladrovci:<\/strong> Fokusi i qeverisjes sime q\u00eb nga marrja e mandatit, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimi i jet\u00ebs s\u00eb qytetarit. Premtimet e dh\u00ebna, jan\u00eb p\u00ebr periudh\u00ebn 4 vje\u00e7are, pra p\u00ebr nj\u00eb mandat t\u00eb plot\u00eb. K\u00ebt\u00eb vit, ndon\u00ebse me shum\u00eb sfida p\u00ebr shkak t\u00eb gjendjes ekonomike n\u00eb vend, jemi munduar q\u00eb gjitha ato projekte t\u00eb planifikuara t\u2019i realizojm\u00eb e disa jan\u00eb n\u00eb proces. Ne jemi penalizuar po ashtu si komun\u00eb nga operatoret ekonomik p\u00ebr shkak t\u00eb ngritjes s\u00eb \u00e7mimeve. Kryesisht projektet m\u00eb madhore jan\u00eb, rregullimi i infrastruktur\u00ebs rrugore p\u00ebr secil\u00ebn lagje, ndri\u00e7imin publik ku ka shtylla elektrike t\u00eb betonit n\u00eb vendbanime, shtrirjen e rrjetit t\u00eb kolektor\u00ebve p\u00ebr uj\u00ebra t\u00eb zeza p\u00ebrgjat\u00eb shtratit t\u00eb lumit \u201cDrenica\u201d dhe \u201cV\u00ebrbica\u201d ku jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb thuajse t\u00eb gjitha vendbanimet, rregullimin e rrjetit t\u00eb uj\u00ebrave t\u00eb zeza n\u00eb lagje, p\u00ebrkrahja e student\u00ebve me bursa, infrastruktura n\u00eb shkolla, digjitalizmi i rrjetit arsimor dhe bibliotekave dhe projekte t\u00eb tjera q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrfituar direkt qytetar\u00ebt e komun\u00ebs s\u00eb Drenasit.<\/p>\n<p><strong>Keni premtuar uj\u00ebsjell\u00ebsit n\u00eb 22 fshatra, kur synoni ta realizoni k\u00ebt\u00eb projekt?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Lladrovci:<\/strong> N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb projektit t\u00eb instalimit t\u00eb rrjetit t\u00eb uj\u00ebsjell\u00ebsit n\u00eb 22 fshatra, koh\u00ebzgjatja e projektit \u00ebsht\u00eb parapar\u00eb p\u00ebr nj\u00eb mandat kat\u00ebr vje\u00e7ar. N\u00eb premtimin elektoral \u00ebsht\u00eb sqaruar se projekti do t\u00eb implementohet aty ku ekziston infrastruktura nga baseni i Kamenic\u00ebs. N\u00eb disa vende, pavar\u00ebsisht q\u00eb \u00ebsht\u00eb kryer projekti n\u00eb fjal\u00eb, kan\u00eb munguar gypat e k\u00ebto defekte i kemi drejtuar tek organet gjegj\u00ebse, q\u00eb edhe na kan\u00eb vonuar deri m\u00eb tani n\u00eb realizimin e k\u00ebtij projekti. Fatkeq\u00ebsisht mund t\u00eb ket\u00eb edhe deg\u00ebzime tjera n\u00eb fshatra q\u00eb nuk jan\u00eb t\u00eb vendosur gypat nga qeverisjet para meje, pra n\u00ebse ka telashe t\u00eb tilla ne mos vendosjen e gypave n\u00eb k\u00ebto fshatra, realizimi i projektit do t\u00eb jet\u00eb v\u00ebshtir\u00eb i realizuesh\u00ebm dhe do t\u00eb detyrohemi q\u00eb komplet projektin ta d\u00ebrgojm\u00eb tek organet e drejt\u00ebsis\u00eb. Gjat\u00eb k\u00ebtij viti, deri m\u00eb tani kemi investuar n\u00eb basenin kryesor t\u00eb Kamenic\u00ebs dhe ky\u00e7jeve mbi 120 mij\u00eb euro, vler\u00eb sa ka qen\u00eb investimi i k\u00ebtij projekti. pra komuna i ka kryer obligimet e veta dhe \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb edhe testimi i gypave, n\u00ebse nuk del q\u00eb n\u00eb gypat q\u00eb jan\u00eb shtrir\u00eb n\u00eb vendbanime nuk kan\u00eb ndonj\u00eb defekt, gjat\u00eb k\u00ebtij viti, vendbanimet q\u00eb jan\u00eb planifikuar t\u00eb ken\u00eb uj\u00eb p\u00ebrmes k\u00ebtij projekti, do t\u00eb ken\u00eb furnizim me uj\u00eb t\u00eb pijsh\u00ebm.<\/p>\n<p><strong>Sa po mb\u00ebshtet Qeveria Kurti komun\u00ebn e Drenasit? Jeni t\u00eb k\u00ebnaqur, apo jeni t\u00eb l\u00ebn\u00eb anash?<\/strong><\/p>\n<p>Projektet tona, nuk po zhvillohen as sipas planit, as sipas v\u00ebllimit. \u00cbsht\u00eb p\u00ebr keqardhje, sepse, projektet infrastrukturore, si rruga me kat\u00ebr korsi nga Gllobari drejt Komoranit, rruga nga Kroni i Mbretit p\u00ebr Drenas e n\u00eb drejtim p\u00ebr Skenderaj, liqeni i V\u00ebrbocit, Shkolla profesionale dhe Baseni gjysm\u00eb olimpik n\u00eb Komoran, Rregullimi i shtratit t\u00eb lumit V\u00ebrbica, faza e dyt\u00eb, n\u00eb mes t\u00eb fshatit Shtrubullov\u00eb dhe \u00c7ikatov\u00eb e Re, Projekt i Ministris\u00eb s\u00eb Mjedisit, Planifikimit Hap\u00ebsinor dhe Infrastruktur\u00ebs, Fabrika e p\u00ebrpunimit t\u00eb Uj\u00ebrave t\u00eb zeza, Stadiumi Nacional e projekte t\u00eb tjera &#8211; kan\u00eb ngecur. Nuk dua ta besoj, por, nuk e kam pritur k\u00ebt\u00eb stagnim n\u00eb zhvillimin e projekteve kapitale.<\/p>\n<p>P\u00ebr fat t\u00eb keq, p\u00ebr mosveprim nga niveli qendror, kan\u00eb humbur edhe mbi 15 milion dollar t\u00eb destinuara nga BERZH-i p\u00ebr Parkun e Biznesit \u201cDrenasi 2\u201d.<\/p>\n<p><strong>Si e vler\u00ebsoni qeverisjen e drejtuar nga kryeministri Albin Kurti? Cilat jan\u00eb tri sukseset q\u00eb ja njihni dhe tri d\u00ebshtimet?<\/strong><\/p>\n<p>Nuk jam i k\u00ebnaqur sepse, \u00e7do qeveri duhet t\u00eb b\u00ebj m\u00eb shum\u00eb se qeverit\u00eb e m\u00ebparshme. Por, dua t\u00eb them se qytetar\u00ebt kishin nevoj\u00eb p\u00ebr ndihma sociale dhe rritje t\u00eb pensioneve p\u00ebr pensionist\u00ebt, ndihma p\u00ebr rastet sociale dhe shtesat e f\u00ebmij\u00ebve, sepse, gjendja ekonomike e qytetar\u00ebve nuk \u00ebsht\u00eb e mir\u00eb.<\/p>\n<p>Te d\u00ebshtimet, mund t\u00eb theksoj munges\u00ebn e investimeve kapitale, masat e paketa kund\u00ebr kriz\u00ebs, inflacionit dhe energjis\u00eb dhe plag\u00ebn m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb, largimin e t\u00eb rinjve.<br \/>\nQeverisja aktuale \u00ebsht\u00eb n\u00eb vitin e dyt\u00eb t\u00eb saj dhe nuk i shkon p\u00ebr fytyre t\u00eb arsyetohet duke l\u00ebshuar video p\u00ebr gjoja keqqeverisjeve t\u00eb kaluara por t\u00eb l\u00ebshoj\u00eb video t\u00eb pun\u00ebve t\u00eb mira, investimeve kapitale qe i ka b\u00ebr\u00eb. N\u00ebse ka fakte p\u00ebr shp\u00ebrdorim t\u00eb buxhetit, duhet ta d\u00ebrgoj \u00e7do fakt te organet e ndjekjes. Paaft\u00ebsia nuk mbulohet me video e kritika por me pun\u00eb, le t\u2019i grah\u00eb&#8230;<\/p>\n<p><strong>Si i keni ju personalisht raportet me kryeministrin Kurti?<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr q\u00eb kam raporte t\u00eb mira dhe se njihemi shum\u00eb moti, kjo dihet, por njohja dhe raportet tona prej shum\u00eb vitesh nuk mund t\u00eb m\u00eb b\u00ebjn\u00eb t\u00eb heshti p\u00ebr ato q\u00eb jan\u00eb interes i qytetar\u00ebve t\u00eb komun\u00ebs s\u00eb Drenasit, apo p\u00ebr Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>Un\u00eb edhe me Kurtin, edhe me kryeministrat e m\u00ebhersh\u00ebm, kam qen\u00eb i hapur dhe kam shfaqur para tyre interesat e qytetar\u00ebve q\u00eb m\u00eb kan\u00eb zgjedhur. Drenasi, p\u00ebr t\u00eb kaluar\u00ebn e vet, ka paguar \u00e7mim t\u00eb lart\u00eb, q\u00eb nga dit\u00ebt e para t\u00eb okupimit shekullor. Kushdo q\u00eb e njeh t\u00eb kaluar\u00ebn ton\u00eb si komun\u00eb, e di se nevojat tona p\u00ebr infrastruktur\u00eb dhe objekte publike, kan\u00eb qen\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha se t\u00eb shum\u00eb qyteteve tjera, andaj, jam shum\u00eb i p\u00ebrkushtuar t\u00eb siguroj\u00eb mir\u00ebqenien e qytetar\u00ebve, secil\u00ebs lagje e fshat, secil\u00ebs sht\u00ebpi e qytetar, me kushtet p\u00ebr jet\u00eb sa m\u00eb cil\u00ebsore, infrastruktur\u00eb dhe barazi para ligjit.<\/p>\n<p><strong>A duhet t\u2019i vizitoj\u00eb Kurti krer\u00ebt e U\u00c7K-s\u00eb q\u00eb gjenden n\u00eb Hag\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Nuk besoj q\u00eb Kurti e ka ne agjend\u00ebn e tij t\u00eb b\u00ebj k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr vizit\u00eb n\u00eb Hag\u00eb, edhe pse s\u00eb paku moralisht do t\u00eb duhej ta vizitonte ish kryetarin e grupit t\u00eb vet parlamentar, z. Rexhep Selimi.<\/p>\n<p>Nuk dua as ta paragjykoj e as t\u00eb jap rekomandime p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb ndjeshme, por, mendoj se shteti yn\u00eb, duhet t\u00eb b\u00ebj sa m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndaluarit padrejt\u00ebsisht n\u00eb Hag\u00eb. Po ashtu, duhet pasur kujdes q\u00eb t\u00eb mos ket\u00eb as presion ndaj drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Sa jeni t\u00eb k\u00ebnaqur n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn si po e drejton Memli Krasniqi PDK-n\u00eb, dhe si e shihni formimin e K\u00ebshillit Politik?<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr Kryetarin Krasniqi kam vet\u00ebm fjal\u00eb t\u00eb mira, gjithsesi, energjia e tij, njohja e \u00e7\u00ebshtjeve, vendosm\u00ebria dhe vizioni i tij, jan\u00eb aset i \u00e7muar p\u00ebr drejtimin e partis\u00eb n\u00eb koh\u00eb jo edhe aq t\u00eb p\u00ebrshtatshme, kur mungojn\u00eb dy lider\u00ebt tan\u00eb. Gjithsesi, Kryetari nga un\u00eb e ka dhe i ofroj mb\u00ebshtetjen e plot\u00eb p\u00ebr pun\u00ebn q\u00eb e b\u00ebn. K\u00ebshillin Politik e shoh si organiz\u00ebm t\u00eb nevojsh\u00ebm statutar, parti e sidomos t\u00eb rinjt\u00eb kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr analiza t\u00eb k\u00ebtij trupi k\u00ebshill\u00ebdh\u00ebn\u00ebs, partia ka nevoj\u00eb p\u00ebr veteran\u00ebt e vet, ashtu, sikur ka nevoj\u00eb t\u00eb ket\u00eb n\u00eb parti gjith\u00ebp\u00ebfshirje, t\u00eb atyre q\u00eb dhan\u00eb kontribut nga themelimi e k\u00ebndej por edhe me p\u00ebrvoj\u00eb t\u00eb gjat\u00eb organizative.<\/p>\n<p><strong>Kurdo q\u00eb mbahen zgjedhjet parlamentare, ku e shihni PDK, n\u00eb \u00e7far\u00eb p\u00ebrqindje?<\/strong><\/p>\n<p>Me p\u00ebrqindje nuk mund t\u00eb flas, por, shihet qart\u00eb se ka r\u00ebnie t\u00eb madhe n\u00eb partin\u00eb e cila si e vetme i fitoi zgjedhjet. Kjo \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e sigurt se m\u00eb nuk pritet n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritet rezultati i zgjedhjeve t\u00eb kaluara nacionale. Qytetar\u00ebt u bind\u00ebn n\u00eb gjysm\u00eb mandati p\u00ebr gabimin e b\u00ebr\u00eb dhe nuk pres m\u00eb q\u00eb k\u00ebt\u00eb ta lejojn\u00eb qytetar\u00ebt. Nd\u00ebrsa PDK-n\u00eb, e shoh me p\u00ebrparim dhe kthim t\u00eb ish votuesve dhe t\u00eb pavendosurve brenda radh\u00ebve tona, t\u00eb rinjve dhe grave. N\u00eb ve\u00e7anti pres rritjen e p\u00ebrqindjes s\u00eb grave q\u00eb do t\u00eb na votojn\u00eb, sepse, kemi b\u00ebr\u00eb di\u00e7ka q\u00eb deri m\u00eb tash asnj\u00eb parti nuk e b\u00ebri, 50\/50 Grat\u00eb n\u00eb struktura dhe vendimmarrje. Fuqin\u00eb ton\u00eb elektorale e kemi par\u00eb edhe n\u00eb zgjedhjet lokale, ku i fituam komunat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb nivel vendi.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb po ndodh me Stadiumin Nacional. A keni biseduar me ministrin aktual? Kur pritet t\u00eb nisin punimet?<\/strong><\/p>\n<p>Projekti p\u00ebr stadiumin nacional \u00ebsht\u00eb projekt q\u00eb i takon nivelit qendror. Komuna e Drenasit n\u00eb koh\u00eb rekorde ka arritur t\u2019i kryej\u00eb t\u00eb gjitha obligimet e saj karshi nivelit qendror. Ministria e Kultur\u00ebs nuk ka parapar\u00eb mjete p\u00ebr nd\u00ebrtimin e Stadiumit nacional. Komuna e Drenasit ka kryer t\u00eb gjitha fazat, dhe deri m\u00eb tani jan\u00eb investuar rreth 10 milion euro p\u00ebr t\u00eb gjitha fazat para se t\u00eb filloj nd\u00ebrtimi i stadiumit. \u00cbsht\u00eb b\u00ebr\u00eb shpron\u00ebsimi i asaj zone kadastrale me vendim t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs dhe tani parcela me RDPP \u00ebsht\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Kultur\u00eb, Rinis\u00eb e Sportit. Kjo e fundit ka b\u00ebr\u00eb studimin e fizibilitetit me kosto 1 milion\u00eb e 500 mij\u00eb euro. Vet\u00ebm shpron\u00ebsimi i zon\u00ebs s\u00eb planifikuar p\u00ebr nd\u00ebrtimin e stadiumit i ka kushtuar buxhetit t\u00eb shtetet 6,444,664,00 euro. Gjithashtu, Kosova p\u00ebr k\u00ebt\u00eb projekt ideor, ka paguar mbi 1 milion euro. Pritet t\u00eb b\u00ebhet stadium i nivelit t\u00eb lart\u00eb, me nj\u00eb kapacitet nga 25 \u2013 30 mij\u00eb ul\u00ebse dhe do t\u00eb jet\u00eb investimi m\u00eb i madh i shtetit n\u00eb infrastruktur\u00ebn sportive. Pra, deri m\u00eb tani jan\u00eb kryer tri fazat p\u00ebr realizimin e k\u00ebtij projekti: studimi i fizibilitetit, shpron\u00ebsimi dhe projekti ideor. Komuna p\u00ebr secil\u00ebn k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb paraqitur nga Ministria e ka p\u00ebrmbushur n\u00eb afatin optimal. Tani mbetet q\u00eb Ministria t\u00eb filloj\u00eb nd\u00ebrtimin e stadiumit, por, deri m\u00eb tani nuk ka ndonj\u00eb l\u00ebvizje pozitive nga Ministria e Qeveria p\u00ebr t\u00eb filluar ne k\u00ebt\u00eb projekt.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebr fund, cilat jan\u00eb tre vendet q\u00eb ja vlen t\u00eb vizitohen n\u00eb komun\u00ebn e Drenasit nga qytetar\u00ebt por edhe turist\u00ebt e huaj?<\/strong><\/p>\n<p>Komuna e Drenasit njihet p\u00ebr vendet e bukura p\u00ebr t\u2019u vizituar. \u00cbsht\u00eb Liqeni i Vasilev\u00ebs, i cili vizitohet jo vet\u00ebm nga banor\u00ebt e Komun\u00ebs s\u00eb Drenasit, por edhe t\u00eb Kosov\u00ebs e turist\u00ebt e huaj, Kalaja e Vu\u00e7akut dhe V\u00ebrbocit, pishat n\u00eb Gllobar e Komoran, Bjeshk\u00ebt e Berish\u00ebs dhe kurrizi i Qyqavic\u00ebs q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend q\u00eb ia vlen p\u00ebr t\u2019u vizituar. <strong>\/Reporteri.net\/<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Autor: Blendi Gashi L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje e kryeministrit Albin Kurti dit\u00ebve t\u00eb fundit ka publikuar dy video p\u00ebrmes t\u00eb cilave kritikon ish-pushtetet e kaluara t\u00eb udh\u00ebhequra nga Hashim Tha\u00e7i, Isa Mustafa e Ramush Haradinaj, p\u00ebr keqqeverisje t\u00eb vendit, dhe p\u00ebr p\u00ebrfitim t\u00eb terminaleve doganore nga bashk\u00ebpartiak\u00eb e njer\u00ebz t\u00eb af\u00ebrt t\u00eb tyre, video t\u00eb cilat u [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":714877,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[21],"tags":[269],"class_list":["post-714814","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","tag-intervista"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/714814","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=714814"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/714814\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/714877"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=714814"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=714814"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=714814"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}