{"id":716894,"date":"2022-10-17T19:18:18","date_gmt":"2022-10-17T17:18:18","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=716894"},"modified":"2022-10-17T19:18:36","modified_gmt":"2022-10-17T17:18:36","slug":"10-udhetime-te-bukura-qe-mund-te-beni-ne-vjeshte","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/extra\/lista\/10-udhetime-te-bukura-qe-mund-te-beni-ne-vjeshte\/","title":{"rendered":"10 udh\u00ebtime t\u00eb bukura q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebni n\u00eb vjesht\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><strong>Bota \u00ebsht\u00eb plot me vende dhe udh\u00ebtime t\u00eb bukura p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb vjesht\u00eb. Nuk \u00ebsht\u00eb nxeht\u00eb si n\u00eb ver\u00eb, as ftoht\u00eb si n\u00eb dim\u00ebr. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, fluturimet nuk kushtojn\u00eb aq shum\u00eb, si\u00e7 ndodh n\u00eb pranver\u00eb e ver\u00eb. P\u00ebr k\u00ebto arsye vjeshta \u00ebsht\u00eb nj\u00eb stin\u00eb perfekte p\u00ebr t\u00eb udh\u00ebtuar.<\/strong><\/p>\n<p>Nga destinacionet e nxehta e deri tek ato kulturore kalojn\u00eb n\u00ebp\u00ebr vende ku baza e ofert\u00ebs turistike jan\u00eb vera edhe ushqimi i mir\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00ebse ju mungon deti, zgjidhni Tel Avivin apo Dubain e mrekulluesh\u00ebm, n\u00ebse jeni t\u00eb apasionuar pas gjetheve, zgjidhni Central Park, n\u00eb Nju Jork.<\/p>\n<p>Por ka edhe vende m\u00eb pak t\u00eb njohura q\u00eb mund t\u00eb arrihen me makin\u00eb, ku sh\u00ebtitjet e gjata alternohen me dit\u00eb relaksi n\u00eb SPA dhe degustime t\u00eb ver\u00ebs dhe shafranit.<\/p>\n<p>N\u00ebse doni t\u00eb largoheni k\u00ebt\u00eb stin\u00eb, po ju sjellim 10 udh\u00ebtimet m\u00eb t\u00eb mira q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebni k\u00ebt\u00eb vjesht\u00eb.<\/p>\n<p><strong>1. Sevilja, me nj\u00eb klim\u00eb pak m\u00eb pak t\u00eb nxeht\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb e mir\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb vjesht\u00eb, temperaturat e k\u00ebsaj zone t\u00eb Spanj\u00ebs jan\u00eb perfekte p\u00ebr nj\u00eb vizit\u00eb kulturore dhe arg\u00ebtuese. Ende k\u00ebndsh\u00ebm dhe ngroht\u00eb, por jo aq e zjarrt\u00eb sa n\u00eb ver\u00eb. E p\u00ebrkryer p\u00ebr nj\u00eb udh\u00ebtim fundjave, Sevilja \u00ebsht\u00eb plot me atraksione turistike dhe pamje t\u00eb bukura.<\/p>\n<p>Nj\u00eb zbulim n\u00eb \u00e7do cep. N\u00ebse, keni m\u00eb shum\u00eb dit\u00eb p\u00ebr t\u00eb pushuar, merrni me qira nj\u00eb makin\u00eb ose hipni n\u00eb nj\u00eb tren me shpejt\u00ebsi t\u00eb lart\u00eb dhe zbuloni gjithashtu perlat e tjera t\u00eb Andaluzis\u00eb, n\u00eb ve\u00e7anti Kordoba dhe Granada.<\/p>\n<p><strong>2. Marrakesh, mes parfumeve dhe p\u00ebrk\u00ebdheljes<\/strong><\/p>\n<p>Marrakeshi magjeps\u00ebs dhe shum\u00eb i njohur pothuajse gjat\u00eb gjith\u00eb vitit, ofron eksperienca p\u00ebr t\u00eb gjitha shijet. P\u00ebr ta vizituar me qet\u00ebsi dhe me m\u00eb pak turist\u00eb, zgjidhni vjesht\u00ebn dhe k\u00ebnaquni me aromat e rrugicave t\u00eb Medin\u00ebs, k\u00ebnaq\u00ebsit\u00eb e blerjeve t\u00eb p\u00eblhurave t\u00eb bukura, vizitat n\u00eb Kopshtet Majorelle, aq t\u00eb dashura p\u00ebr Yves Saint-Lorent, relaksimin e Spa luksoze (si ajo e La Mamounia, perfekte p\u00ebr nj\u00eb fest\u00eb beqarie me miqt\u00eb) dhe me shijet e pjatave etnike.<\/p>\n<p><strong>3. Dubai, mes plazheve t\u00eb kristalta dhe rrokaqiejve<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb domosdoshm\u00ebri n\u00ebse ju mungon deti. K\u00ebtu vera nuk mbaron kurr\u00eb dhe ju mund t\u00eb relaksoheni mes plazheve t\u00eb bardha, darkave n\u00eb shkret\u00ebtir\u00eb, blerjeve n\u00eb Dubai Mall, per\u00ebndimeve sugjestive dhe \u2026 sh\u00ebtitjeve me deve.<\/p>\n<p>Notoni n\u00eb det n\u00eb m\u00ebngjes, nd\u00ebrsa pasdite zbuloni qoshet e k\u00ebtij metropoli, p\u00ebrpara se t\u00eb k\u00ebnaqeni me nj\u00eb dark\u00eb n\u00eb nj\u00eb restorant t\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00ebse keni edhe disa dit\u00eb, zbuloni gjithashtu Abu Dhabi ose merrni nj\u00eb nga fluturimet e shumta p\u00ebr n\u00eb destinacionet qiellore.<\/p>\n<p><strong>4. Islanda dhe aureola boreale<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb vjesht\u00eb ka m\u00eb pak turist\u00eb dhe mund t\u00eb zgjidhni me kujdes strukturat ku do t\u00eb flini; biletat e linj\u00ebs ajrore kushtojn\u00eb disa dhjet\u00ebra euro m\u00eb pak; pamjet jan\u00eb ende super mbres\u00ebl\u00ebn\u00ebse dhe, n\u00ebse jeni me fat, tashm\u00eb mund t\u00eb shihni Aureol\u00ebn Boreale.<\/p>\n<p>N\u00ebse ju ka p\u00eblqyer kaq shum\u00eb Islanda dhe mendoni se do t\u00eb ktheheni, mendoni p\u00ebr nj\u00eb turne t\u00eb vendit me nj\u00eb rulot\u00eb.<\/p>\n<p><strong>5. Nju Jorku dhe ngjyrat sugjestive t\u00eb gjetheve<\/strong><\/p>\n<p>Gjethja e Moll\u00ebs s\u00eb Madhe \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb famshmet n\u00eb bot\u00eb. Nj\u00eb shfaqje q\u00eb nuk duhet humbur. Central Park \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga vendet m\u00eb ndjell\u00ebse p\u00ebr t\u00eb zbuluar k\u00ebt\u00eb fenomen, me rrokaqiejt dhe blloqet e apartamenteve si sfond.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, Alley Pond Park, Clove Lakes Park, Greene Park dhe brigjet e Hudson nuk jan\u00eb m\u00eb pak.<\/p>\n<p>Dhe n\u00ebse jeni t\u00eb apasionuar pas qyteteve t\u00eb m\u00ebdha, blerjeve, restoranteve t\u00eb mira, muzeumeve dhe arg\u00ebtimit \u00ebsht\u00eb m\u00eb mir\u00eb nj\u00eb arratisje n\u00eb Nju Jork.<\/p>\n<p><strong>6. Toskana, mes vreshtave dhe tartufit<\/strong><\/p>\n<p>Pem\u00ebt fillojn\u00eb t\u00eb ndryshojn\u00eb ngjyr\u00ebn, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kantinat e m\u00ebdha po p\u00ebrgatiten p\u00ebr t\u00eb mbledhur vreshtat dhe p\u00ebr t\u00eb vazhduar me t\u00eb gjitha fazat q\u00eb m\u00eb pas \u00e7ojn\u00eb n\u00eb krijimin e ver\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb DiscoverTuscany dhe VisitTuscany do t\u00eb gjeni shum\u00eb ide p\u00ebr nj\u00eb fundjav\u00eb krejt vjeshte dhe romantike. P\u00ebrve\u00e7 festivaleve t\u00eb kuzhin\u00ebs, mund t\u00eb ndiqni gjuetar\u00ebt e k\u00ebrpudhave dhe tartufit, me shportat e tyre t\u00eb thurura, t\u00eb mblidhni g\u00ebshtenja dhe t\u00eb vilni rrushin. Pa harruar edhe llixhat e shumta dhe terapin\u00eb me ver\u00eb?<\/p>\n<p><strong>7. Zvicra, mes ushqimit, ver\u00ebs dhe ecjes n\u00eb kantonin e Vallese<\/strong><\/p>\n<p>Ju mund t\u00eb arrini atje edhe me tren nga Milano. P\u00ebr pjes\u00ebn tjet\u00ebr, kantoni i Vallese \u00ebsht\u00eb i gjithi nj\u00eb zbulim. Ka 45 maja q\u00eb i kalojn\u00eb 4 mij\u00eb metrat, perfekte p\u00ebr adhuruesit e trekking-ut, nd\u00ebrsa t\u00eb apasionuarit e ushqimit dhe ver\u00ebs mund t\u00eb humbasin mes 5300 hektar\u00ebve vreshta t\u00eb k\u00ebtij territori, q\u00eb \u00ebsht\u00eb i pari prodhues zviceran i ver\u00ebs, si edhe vreshti m\u00eb i vog\u00ebl n\u00eb bot\u00eb, ai n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb Dalai Lam\u00ebs, q\u00eb mban emrin Farinet dhe shtrihet vet\u00ebm p\u00ebr 1.6 metra katror\u00eb.<\/p>\n<p>Mos humbisni degustimet e shafranit n\u00eb Mund. Ari i kuq lul\u00ebzon midis tetorit dhe n\u00ebntorit dhe restoranti Safran \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrsosur p\u00ebr t\u00eb zbuluar shijet e k\u00ebtij produkti.<\/p>\n<p>Pa harruar relaksim n\u00eb kompleksin spa t\u00eb Bains de Saillon dhe sh\u00ebtitjet n\u00eb vreshtin e Le Forfait Bisse de Clavau.<\/p>\n<p><strong>8. Tel Aviv, mes detit dhe arg\u00ebtimit<\/strong><\/p>\n<p>Plazhe dhe kafene me pamje nga deti, m\u00eb pas nd\u00ebrtesa shum\u00ebngjyr\u00ebshe dhe gjigante.<\/p>\n<p>Kryeqyteti i Izraelit vazhdon t\u00eb zhvillohet gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb, i cili gjithashtu ofron vende kulturore dhe restorante t\u00eb shk\u00eblqyera. a E dini se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga qytetet m\u00eb miq\u00ebsore me vegjetarian\u00ebt n\u00eb bot\u00eb?<\/p>\n<p><strong>9. Peruja, mes sh\u00ebtitjeve dhe shijeve<\/strong><\/p>\n<p>Edhe pse territori i saj \u00ebsht\u00eb i gjer\u00eb dhe me temperatura t\u00eb ndryshme midis nj\u00eb zone n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr, duhet t\u00eb dini se vjeshta jon\u00eb korrespondon me pranver\u00ebn n\u00eb Peru. Ky udh\u00ebtim k\u00ebrkon nj\u00eb planifikim shum\u00eb specifik, t\u00eb shtrir\u00eb n\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn dhjet\u00eb dit\u00eb, n\u00eb t\u00eb cilin k\u00ebshilla \u00ebsht\u00eb t\u00eb zbuloni shijet e Lim\u00ebs, nj\u00eb nga destinacionet m\u00eb interesante t\u00eb ushqimit dhe ver\u00ebs t\u00eb momentit, Cuzco, Arequipa, Machu Picchu, Nasca etj. , pa munguar edhe eventet e shumta kulturore q\u00eb organizohen pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb sezon.<\/p>\n<p><strong>10. Tbilisi, Gjeorgji, mes atmosferave osmane dhe trash\u00ebgimive sovjetike<\/strong><\/p>\n<p>Midis Lindjes dhe Per\u00ebndimit, Gjeorgjia \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga destinacionet p\u00ebr t\u2019u zbuluar absolutisht. Atmosferat osmane dhe sovjetike dhe nd\u00ebrtesat dekadente alternohen me bare, dyqane dhe vepra moderne t\u00eb arkitektur\u00ebs bashk\u00ebkohore q\u00eb mbajn\u00eb firm\u00ebn e Fuksas.<\/p>\n<p>Nuk duhen humbur qoshet e qytetit t\u00eb vjet\u00ebr, me ballkonet e liris\u00eb dhe oborret e fshehta, tregu i Ponte Secco-s, banjat termale t\u00eb Abanotubani, si edhe dyqanet e stilist\u00ebve t\u00eb rinj gjeorgjian\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00ebse keni koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb udh\u00ebtim jasht\u00eb qytetit, zgjidhni midis Mtskheta, kryeqyteti shpirt\u00ebror i Gjeorgjis\u00eb fal\u00eb kishave historike, nj\u00eb vend i Trash\u00ebgimis\u00eb Bot\u00ebrore t\u00eb UNESCO-s q\u00eb nga viti 2009 dhe Parkut Komb\u00ebtar t\u00eb Tbilisi, 25 kilometra nga qendra e qytetit. Vjeshta do t\u2019ju dhuroj\u00eb pamje befasuese dhe shum\u00eb ngjyra.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Bota \u00ebsht\u00eb plot me vende dhe udh\u00ebtime t\u00eb bukura p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb vjesht\u00eb. Nuk \u00ebsht\u00eb nxeht\u00eb si n\u00eb ver\u00eb, as ftoht\u00eb si n\u00eb dim\u00ebr. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, fluturimet nuk kushtojn\u00eb aq shum\u00eb, si\u00e7 ndodh n\u00eb pranver\u00eb e ver\u00eb. P\u00ebr k\u00ebto arsye vjeshta \u00ebsht\u00eb nj\u00eb stin\u00eb perfekte p\u00ebr t\u00eb udh\u00ebtuar. Nga destinacionet e nxehta e deri [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":716895,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[29,28],"tags":[],"class_list":["post-716894","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-extra","category-lista"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/716894","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=716894"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/716894\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/716895"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=716894"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=716894"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=716894"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}