{"id":718990,"date":"2022-10-21T20:04:18","date_gmt":"2022-10-21T18:04:18","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=718990"},"modified":"2023-07-11T12:37:33","modified_gmt":"2023-07-11T10:37:33","slug":"interviste-me-valon-muratin-asociacion-vetem-reciprok-me-kosoven-lindore-ose-ripercaktim-kufijsh","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/intervista\/interviste-me-valon-muratin-asociacion-vetem-reciprok-me-kosoven-lindore-ose-ripercaktim-kufijsh\/","title":{"rendered":"Valon Murati: Asociacion vet\u00ebm reciprok me Kosov\u00ebn Lindore, ose rip\u00ebrcaktim kufijsh"},"content":{"rendered":"<p><strong>\u201cJo njohje n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb dialogut, por reciprocitet\u201d, thot\u00eb Kryetari i L\u00ebvizjes p\u00ebr Bashkim dhe profesori universitar, Valon Murati, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr gazet\u00ebn online Reporteri.net.<\/strong><\/p>\n<p>Rrug\u00ebdaljen nga situata ku k\u00ebrkohet imponuesh\u00ebm themelimi i Asociacionit t\u00eb dakord\u00ebsuar m\u00eb 2013, Murati e sheh n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr reciprocitet.<\/p>\n<p>\u201cKjo do t\u00eb n\u00ebnkuptonte q\u00eb \u00e7far\u00ebdo q\u00eb k\u00ebrkohet nga Kosova p\u00ebr veriun e vendit, t\u00eb zbatohet edhe p\u00ebr shqiptar\u00ebt n\u00eb Kosov\u00ebn Lindore, p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment edhe asociacionin\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm nj\u00eb pozicionim dhe k\u00ebrkes\u00eb e till\u00eb, sipas tij, do ta vendoste Kosov\u00ebn n\u00eb pozita t\u00eb barabarta n\u00eb dialog dhe n\u00eb gjetjen e zgjidhjeve.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb vij\u00eb e holl\u00eb midis refuzimit t\u00eb \u00e7far\u00ebdo marr\u00ebveshjeje dhe etiketimit si ekstremist dhe pengues t\u00eb stabilitetit dhe siguris\u00eb rajonale, dhe t\u00eb qen\u00ebt konstruktiv edhe kur je kund\u00ebr nj\u00eb propozimi, p\u00ebrmes kund\u00ebr ofertave racionale\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb pozit\u00ebn n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn jemi, Murati vler\u00ebson se kryeministri Albin Kurti do t\u2019i refuzoj\u00eb zgjidhjet pa ofruar alternativa racionale.<\/p>\n<p>P\u00ebr Valon Muratin, Asociacioni i komunave me shumic\u00eb serbe, si\u00e7 thot\u00eb ai, \u201cqoft\u00eb me kompetenca ekzekutive, qoft\u00eb pa to, qoft\u00eb n\u00eb shp\u00ebrputhje, qoft\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me kushtetut\u00ebn \u00ebsht\u00eb i d\u00ebmsh\u00ebm p\u00ebr Kosov\u00ebn\u201d.<\/p>\n<p>\u201cSepse n\u00eb momentin kur grumbullohen n\u00eb nj\u00eb mekaniz\u00ebm dhjet\u00eb komuna serbe, e zgjedhin nj\u00eb kuvend, nj\u00eb kryetar e bord\/qeveri t\u00eb asociacionit, kombinuar kjo me privilegjet bllokuese q\u00eb serb\u00ebt kan\u00eb sipas Kushtetut\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, ky mekaniz\u00ebm do t\u00eb filloj\u00eb natyrsh\u00ebm t\u00eb ushtroj\u00eb pushtet qoft\u00eb ekzekutiv, qoft\u00eb politik, qoft\u00eb moral n\u00eb territorin n\u00eb t\u00eb cilin shtrihet\u201d, tha kryetari i L\u00ebvizjes p\u00ebr Bashkim n\u00eb intervist\u00ebn dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr Gazet\u00ebn Online Reporteri.net.<\/p>\n<p>\u201cTash llogarit edhe faktin se Lista Serbe dirigjohet direkt nga Beogradi, Serbia krijon edhe nj\u00eb mekaniz\u00ebm shtes\u00eb p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb Kosov\u00ebn jofunksionale. Mos t\u00eb harrojm\u00eb k\u00ebtu gjendjen n\u00eb veriun e vendit t\u00eb cilit ky asociacion do t\u2019i jepte tani m\u00eb edhe nj\u00eb legjitimitet institucional\u201d, vazhdon ai.<\/p>\n<p>P\u00ebr vite e vite, Kosov\u00ebs do t\u2019i shterreshin energjit\u00eb duke u marr\u00eb me k\u00ebt\u00eb Asociacion, elaboron Kryetari i L\u00ebvizjes p\u00ebr Bashkim.<\/p>\n<p>Madje, Murati vler\u00ebson se edhe po qe se i shtrohet Kosov\u00ebs rruga p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb OKB, ky Asociacion do t\u00eb jet\u00eb aty p\u00ebr t\u00eb krijuar ngecje t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb shum\u00eb fusha.<\/p>\n<p>\u201cShum\u00eb shtete jofunksionale jan\u00eb n\u00eb OKB. P\u00ebr t\u00eb mos shkuar m\u00eb larg sesa Bosnja dhe Hercegovina\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb drit\u00ebn e k\u00ebsaj, Valon Murati shprehet edhe p\u00ebr rikthimin e tem\u00ebs s\u00eb rip\u00ebrcaktimi t\u00eb kufijve. Por, thot\u00eb ai, \u201cn\u00ebse kjo nuk \u00ebsht\u00eb oportune n\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb, at\u00ebher\u00eb duhet t\u00eb insistojm\u00eb n\u00eb reciprocitetin n\u00eb zgjidhjet n\u00eb mes t\u00eb Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb\u201d.<\/p>\n<p><strong>Intervista e plot\u00eb me Valon Muratin:<\/strong><\/p>\n<p><strong>Reporteri.net: <em>Dit\u00eb e m\u00eb shum\u00eb \u00e7\u00ebshtja e nj\u00eb marr\u00ebveshje p\u00ebrfundimtare Kosov\u00eb-Serbi po artikulohet n\u00eb terma kohor\u00eb si domosdoshm\u00ebri p\u00ebr t\u2019i paraprir\u00eb nj\u00eb epilogu t\u00eb konfliktit n\u00eb Ukrain\u00eb. Si i keni lexuar deklarimet e zotit Kurti q\u00eb \u201cs\u2019jan\u00eb as dy vjet koh\u00eb\u201d dhe ato t\u00eb zotit Vu\u00e7i\u00e7 i cili thot\u00eb se i jan\u00eb ofruar muaj, ose m\u00eb pak, jav\u00eb, p\u00ebr t\u00eb arritur marr\u00ebveshje me Kosov\u00ebn?<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong>Murati<\/strong>: Nuk ka dyshim q\u00eb ndryshimet gjeopolitike q\u00eb mund t\u00eb ndodhin p\u00ebr shkak t\u00eb sulmit rus mbi Ukrain\u00ebn kan\u00eb b\u00ebr\u00eb q\u00eb vendet per\u00ebndimore me n\u00eb krye SHBA-t\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb zgjidhur problemet e mbetura n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor, e mbi t\u00eb gjitha t\u00eb zgjidhin raportin n\u00eb mes t\u00eb Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>Mund\u00ebsia e destabilizimit t\u00eb Kosov\u00ebs, sidomos t\u00eb veriut t\u00eb saj p\u00ebr shkak t\u00eb problemeve t\u00eb pazgjidhura me Serbin\u00eb mbetet e lart\u00eb. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, vet\u00eb Serbia, duke qen\u00eb me nj\u00eb k\u00ebmb\u00eb me Rusin\u00eb dhe me tjetr\u00ebn me Per\u00ebndimin, \u00ebsht\u00eb vend me potencial destabilizimi.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst nj\u00eb Serbi q\u00eb do t\u00eb anonte nga Rusia, apo edhe e destabilizuar do t\u00eb ishte nj\u00eb mekaniz\u00ebm p\u00ebr ta trazuar Bosnj\u00eb dhe Hercegovin\u00ebn, Malin e Zi, e po ashtu n\u00eb rrethana t\u00eb caktuara dhe Maqedonin\u00eb e Veriut, si dhe at\u00eb q\u00eb theksova, Kosov\u00ebn p\u00ebrmes veriut t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Duke qen\u00eb kjo situat\u00eb, BE-ja, e sidomos Franca dhe Gjermania me p\u00ebrkrahjen edhe amerikane jan\u00eb n\u00eb nj\u00eb ofensiv\u00eb p\u00ebr t\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje e cila s\u00eb paku do t\u00eb krijonte kushte p\u00ebr nj\u00eb siguri rajonale m\u00eb t\u00eb lart\u00eb.<\/p>\n<p>Deklaratat sa i p\u00ebrket koh\u00ebs, p\u00ebrve\u00e7 q\u00eb tregojn\u00eb presionin n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn gjendet te dy lider\u00ebt, po besoj se jan\u00eb edhe taktika p\u00ebr konsum t\u00eb brendsh\u00ebm n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb. por edhe n\u00eb raport me nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>P\u00ebrderisa kryeministri yn\u00eb, d\u00ebshiron t\u00eb p\u00ebr\u00e7oj\u00eb mesazh q\u00eb marr\u00ebveshja nuk kryhet shpejt, dhe e shtyn afatin deri n\u00eb vitin 2024, Vu\u00e7iqi, si nj\u00eb politikan q\u00eb luan me dramaticitetin, d\u00ebshiron t\u2019i ik presionit mu duke th\u00ebn\u00eb se presioni kohor q\u00eb t\u00eb kryhet marr\u00ebveshja lidhet me jav\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb funksion dje n\u00eb konferenc\u00ebn p\u00ebr shtyp, ai d\u00ebrgoi mesazh t\u00eb qart\u00eb, se nuk mund t\u00eb ket\u00eb marr\u00ebveshje si \u00e7\u00ebshtje jav\u00ebsh, sepse Kosova duhet ta realizoj\u00eb themelimin e Asociacionit, si nj\u00eb lloj i parakushtit p\u00ebr marr\u00ebveshje.<\/p>\n<p><strong>Reporteri: <em>Nga propozimet q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrfolur, m\u00eb e fundit ajo franko-gjermane, parashihte jo-njohje direkte, por nj\u00ebfar\u00eb zotimi p\u00ebr mospengim, dhe kjo p\u00ebrflitet t\u00eb konkretizohet n\u00eb nj\u00eb korniz\u00eb t\u00eb mundshme t\u00eb dialogut. A konsideroni se k\u00ebto propozime mund t\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb si platform\u00eb e negociatave, apo vet\u00ebm si pik\u00ebnisje p\u00ebr krijimin e nj\u00eb platforme negociuese?<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Murati: Ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb shqet\u00ebsuese \u00ebsht\u00eb q\u00eb Kryeministri Kurti i cili ka ardhur n\u00eb pushtet edhe duke u thirrur n\u00eb transparenc\u00eb dhe duke goditur qeverit\u00eb paraprake edhe sa i p\u00ebrket munges\u00ebs s\u00eb transparenc\u00ebs n\u00eb bisedimet me Serbin\u00eb, \u00ebsht\u00eb kryeministri m\u00eb jo transparent n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim.<\/p>\n<p>Un\u00eb e kam t\u00eb qart\u00eb, se procesi i negociatave duhet t\u00eb ket\u00eb edhe elementin e konfidencialitetit. Por ama, kur nuk ke nj\u00eb platform\u00eb t\u00eb qart\u00eb, apo kur vendos objektiva t\u00eb larta dhe vija t\u00eb kuqe, nd\u00ebrsa n\u00eb opinion dalin projekte n\u00eb kund\u00ebrshtim me k\u00ebto objektiva, p\u00ebr t\u00eb cilat n\u00eb fillim hesht, e m\u00eb pas n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb implicite i pranon, \u00ebsht\u00eb obligim t\u00eb sqarohet opinioni publik se p\u00ebr \u00e7far\u00eb kornize t\u00eb bisedimeve po flitet.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu t\u00eb gjith\u00eb flasin p\u00ebr nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb mundshme, kemi nj\u00eb dokument q\u00eb ka dal n\u00eb opinion si propozimi franko-gjerman, q\u00eb n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb u konfirmua edhe nga p\u00ebrfaq\u00ebsuesi amerikan Gabriel Escobar, nd\u00ebrsa qeveria jon\u00eb fare nuk e trajton se \u00e7far\u00eb p\u00ebrmban kjo korniz\u00eb.<\/p>\n<p>Mbi t\u00eb gjitha, \u00ebsht\u00eb shqet\u00ebsuese, sepse nuk po e dim\u00eb \u00e7far\u00eb realisht po na ofrohet, cili \u00ebsht\u00eb pozicioni i qeveris\u00eb. Jan\u00eb dy elemente problematike n\u00eb k\u00ebt\u00eb korniz\u00eb: themelimi i asociacionit si parakusht si dhe fakti se marr\u00ebveshja nuk p\u00ebrfshin njohjen.<\/p>\n<p>Mos t\u00eb harrojm\u00eb se formula p\u00ebr k\u00ebto bisedime e kryeministrit Kurti ka qen\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb \u201cnjohja n\u00eb qend\u00ebr\u201d.<\/p>\n<p><strong>Reporteri: <em>Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, u k\u00ebrkoi pal\u00ebve q\u00eb domosdoshm\u00ebrisht dhe sa m\u00eb par\u00eb, dialogu t\u00eb konkludohet. Si e keni par\u00eb angazhimin e lart\u00eb amerikan, dhe a konsideroni se ShBA do t\u00eb shtyj\u00eb para nj\u00eb zgjidhje p\u00ebrfundimtare?<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Murati: Sigurisht angazhimi amerikan \u00ebsht\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm jo vet\u00ebm p\u00ebr fatin e dialogut por edhe p\u00ebr fatin e siguris\u00eb rajonale. Dhe ky angazhim nuk \u00ebsht\u00eb i tanish\u00ebm, por \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrhersh\u00ebm dhe \u00ebsht\u00eb intensifikuar q\u00eb nga letrat dhe angazhimet e ish presidentit Trump dhe tani presidentit Biden.<\/p>\n<p>Si\u00e7 e thash\u00eb m\u00eb lart\u00eb, zhvillimet e fundit k\u00ebt\u00eb angazhim e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb dinamik. Tani un\u00eb e shoh nj\u00eb problem t\u00eb madh tek qasja q\u00eb politika jon\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi e ka pasur n\u00eb raport me dialogun.<\/p>\n<p>Ne n\u00eb vazhdim\u00ebsi nuk e kemi par\u00eb dialogun si nj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb zgjidhur problemet e mbetura me Sebin\u00eb, e mbi t\u00eb gjitha problemin e Kosov\u00ebs Lindore dhe t\u00eb veriut t\u00eb vendit, por e kemi trajtuar dialogun si nj\u00eb proces n\u00eb t\u00eb cilin jemi futur p\u00ebr hat\u00ebr t\u00eb aleat\u00ebve tan\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu me k\u00ebt\u00eb qasje Kosova tash e sa vite nuk ka prodhuar opsione, por ka qen\u00eb ose refuzuese ose objekt i vet\u00ebm i dialogut.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb tilla rrethana, natyrsh\u00ebm mund t\u00eb vije nj\u00eb moment kur zgjidhje t\u00eb caktuara mund t\u00eb propozohen dhe t\u00eb imponohen e t\u00eb cilat jo domosdo jan\u00eb t\u00eb favorshme p\u00ebr Kosov\u00ebn, por mund t\u00eb shihen si modele t\u00eb zgjidhjeve q\u00eb garantojn\u00eb nj\u00eb siguri rajonale edhe p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb, sidomos n\u00eb kontekstin e zhvillimeve t\u00eb fundit n\u00eb mes t\u00eb Ukrain\u00ebs dhe Rusis\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Reporteri: <em>Pal\u00ebve u k\u00ebrkohen kompromise, derisa zoti Kurti shprehet se \u201ckompromiset\u201d jan\u00eb shpenzuar n\u00eb pakon e Ahtisaarit, dhe s\u2019b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr koncesione tjera, derisa edhe vet\u00eb fjala kompromis \u00ebsht\u00eb m\u00ebveshur vokalisht me konotacione t\u00eb ndryshme negacioni. Gjithashtu Kurti thot\u00eb se \u201cp\u00ebr njohjen nga Serbia s\u2019japim gj\u00eb: as territor as funksionalitetin e shtetit\u201d. Sa e konsideroni t\u00eb q\u00ebndrueshme q\u00ebndrimin e zotit Kurti?<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Murati: Q\u00ebndrimet e Kurtit jan\u00eb t\u00eb ditura. Tani ai \u00ebsht\u00eb edhe kryeminist\u00ebr dhe bart p\u00ebrgjegj\u00ebsi shtet\u00ebrore dhe ka mbi supe edhe fatin ton\u00eb. Sidoqoft\u00eb p\u00ebr aq sa e njoh un\u00eb, duke qen\u00eb nj\u00eb politikan tipik popullist, i cili edhe zgjidhjet i sheh nga ajo perspektiv\u00eb, ai do ta refuzoj\u00eb marr\u00ebveshjen n\u00ebse ajo n\u00ebnkupton zbatimin e asociacionit.<\/p>\n<p>Po t\u00eb ishte ky plani franko-gjerman q\u00eb ka dal n\u00eb opinion pa asociacionin ai edhe do ta n\u00ebnshkruante, por me asociacionin si parakusht, un\u00eb besoj se si nuk do ta n\u00ebnshkruaj. Dhe p\u00ebrderisa un\u00eb dhe LB-ja jan\u00eb v\u00ebrtet kund\u00ebr implementimit t\u00eb asociacionit, nuk e konsiderojm\u00eb t\u00eb mjaftueshme t\u00eb jesh kund\u00ebr dhe pa opsion rezerv\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb e d\u00ebmshme p\u00ebr Kosov\u00ebn, mbi t\u00eb gjitha duke qen\u00eb se marr\u00ebveshjen p\u00ebr themelimin e asociacionit Kosova e ka n\u00ebnshkruar dhe ratifikuar n\u00eb vitin 2013. Mund\u00ebsia dal\u00ebse n\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb k\u00ebrkohet reciprocitet.<\/p>\n<p>Pra jo njohja n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb dialogut, por reciprociteti n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb dialogut. Kjo do t\u00eb n\u00ebnkuptonte q\u00eb \u00e7far\u00ebdo q\u00eb k\u00ebrkohet nga Kosova p\u00ebr veriun e vendit, t\u00eb zbatohet edhe p\u00ebr shqiptar\u00ebt n\u00eb Kosov\u00ebn Lindore, p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment edhe asociacionin.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm k\u00ebshtu edhe zgjidhja do t\u00eb ishte m\u00eb e drejt\u00eb, dhe do ta vendoste Kosov\u00ebn n\u00eb pozita t\u00eb barabarta n\u00eb dialog dhe zgjidhje. \u00cbsht\u00eb vij\u00eb e holl\u00eb midis refuzimit t\u00eb \u00e7far\u00ebdo marr\u00ebveshjeje dhe etiketimit si ekstremist dhe pengues t\u00eb stabilitetit dhe siguris\u00eb rajonale, dhe t\u00eb qen\u00ebt konstruktiv edhe kur je kund\u00ebr nj\u00eb propozimi, p\u00ebrmes kund\u00ebr ofertave racionale.<\/p>\n<p>Kam frik\u00eb se n\u00eb pozit\u00ebn n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn jemi, n\u00eb nj\u00eb moment t\u00eb caktuar kryeministri Kurti do t\u2019i refuzoj\u00eb zgjidhjet pa ofruar alternativa racionale.<\/p>\n<p><strong>Reporteri: <em>Serbia e konsideron \u201cb\u00ebrtham\u00eb\u201d t\u00eb Marr\u00ebveshjes s\u00eb Brukselit \u00e7\u00ebshtjen e Asociacionit dhe e ka arsyetuar nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht munges\u00ebn e progresit n\u00eb dialog me mosformimin e k\u00ebsaj bashk\u00ebsie. Si e shihni t\u00eb ardhmen e Asociacionit? A besoni se ajo do t\u00eb b\u00ebhet, si autonomi e zgjeruar e serb\u00ebve brenda Kosov\u00ebs, apo formimi i saj do t\u00eb shtyhet indefinitivisht?<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Murati: Asociacioni \u00ebsht\u00eb kusht i Serbis\u00eb p\u00ebr t\u00eb ecur para me marr\u00ebveshjen dhe nj\u00eb shpres\u00eb edhe nga ana e Vu\u00e7iqit p\u00ebr t\u00eb mos pranuar k\u00ebt\u00eb korniz\u00ebn franko-gjermane, e cila pa asociacionin, me t\u00eb gjitha problemet q\u00eb i ka, \u00ebsht\u00eb m\u00eb e favorshme p\u00ebr Kosov\u00ebn sesa p\u00ebr Serbin\u00eb.<\/p>\n<p>Tash sa i p\u00ebrket asociacionit, ka nj\u00eb problem t\u00eb thell\u00eb k\u00ebtu. Asociacioni qoft\u00eb me kompetenca ekzekutive, qoft\u00eb pa to, qoft\u00eb n\u00eb shp\u00ebrputhje, qoft\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me kushtetut\u00ebn \u00ebsht\u00eb i d\u00ebmsh\u00ebm p\u00ebr Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>Pse? Sepse n\u00eb momentin kur grumbullohen n\u00eb nj\u00eb mekaniz\u00ebm dhjet\u00eb komuna serbe, e zgjedhin nj\u00eb kuvend, nj\u00eb kryetar e bord\/qeveri t\u00eb asociacionit, kombinuar kjo me privilegjet bllokuese q\u00eb serb\u00ebt kan\u00eb sipas Kushtetut\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, ky mekaniz\u00ebm do t\u00eb filloj\u00eb natyrsh\u00ebm t\u00eb ushtroj\u00eb pushtet qoft\u00eb ekzekutiv, qoft\u00eb politik, qoft\u00eb moral n\u00eb territorin n\u00eb t\u00eb cilin shtrihet.<\/p>\n<p>Tash llogarit edhe faktin se Lista Serbe dirigjohet direkt nga Beogradi, Serbia krijon edhe nj\u00eb mekaniz\u00ebm shtes\u00eb p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb Kosov\u00ebn jofunksionale. Mos t\u00eb harrojm\u00eb k\u00ebtu gjendjen n\u00eb veriun e vendit t\u00eb cilit ky asociacion do t\u2019i jepte tani m\u00eb edhe nj\u00eb legjitimitet institucional.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr ne do t\u00eb na shkonin vite e vite duke u marr\u00eb me k\u00ebt\u00eb asociacion, duke na shter\u00eb energjit\u00eb tona sa i p\u00ebrket zhvillimit, e duke ngecur n\u00eb shum\u00eb fusha t\u00eb jet\u00ebs. E kjo do t\u00eb jet\u00eb k\u00ebshtu madje edhe n\u00ebse n\u00eb fund b\u00ebhemi pjes\u00eb e OKB-s\u00eb. Shum\u00eb shtete jofunksionale jan\u00eb n\u00eb OKB.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb mos shkuar m\u00eb larg sesa Bosnja dhe Hercegovina. Por si\u00e7 e thash\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e mjaftueshme refuzimi, sepse asociacioni \u00ebsht\u00eb obligim i Kosov\u00ebs. Ne do t\u00eb duhej t\u00eb ndryshojm\u00eb qasjen rreth bisedimeve dhe t\u00eb jemi t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb hapim t\u00eb gjitha letrat me nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt dhe Serbin\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb mbi t\u00eb gjitha rip\u00ebrcaktimin e kufijve.<\/p>\n<p>N\u00ebse kjo nuk \u00ebsht\u00eb oportune n\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb, at\u00ebher\u00eb duhet t\u00eb insistojm\u00eb n\u00eb reciprocitetin n\u00eb zgjidhjet n\u00eb mes t\u00eb Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Reporteri: <em>Ju njiheni p\u00ebr q\u00ebndrimin pro nd\u00ebrrimit territorial mes pjes\u00ebs veriore t\u00eb Kosov\u00ebs t\u00eb banuar me serb\u00eb me Lugin\u00ebn e Preshev\u00ebs n\u00eb Serbi t\u00eb banuar me shqiptar\u00eb, si prelud t\u00eb nj\u00eb bashkimi t\u00eb mundsh\u00ebm Kosov\u00eb-Shqip\u00ebri. Si e shihni nj\u00eb vizion t\u00eb till\u00eb t\u00eb realizuesh\u00ebm.<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Murati: Realisht i shoh goxha t\u00eb pamundshme t\u00eb funksionojn\u00eb zgjidhjet e tjera. Gjasat e refuzimit t\u00eb marr\u00ebveshjes nga ana e dy pal\u00ebve n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb \u00ebsht\u00eb goxha e madhe. Si\u00e7 e thash\u00eb n\u00ebse kjo p\u00ebrmban asociacionin, e q\u00eb \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se e p\u00ebrmban si parakusht, at\u00ebher\u00eb kryeministri Kurti e refuzon.<\/p>\n<p>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr edhe n\u00ebse pranohet n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb hipotetike, zbatimi i asociacionit dhe mosnjohja e Kosov\u00ebs nga ana e Serbis\u00eb dhe shtyrja e saj p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb m\u00ebvonshme (po flitet p\u00ebr dhjet\u00eb vite, t\u00eb cilat jan\u00eb t\u00eb gjata e mund\u00ebsi t\u00eb ndikohen nga zhvillimet gjeopolitike globale), e b\u00ebn opsionin e rip\u00ebrcaktimit t\u00eb kufijve si variantin m\u00eb t\u00eb mundsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Madje, un\u00eb personalisht besoj se Serbia asnj\u00ebher\u00eb nuk do ta njeh Kosov\u00ebn. Andaj ne duhet t\u00eb fokusohem n\u00eb gjetjen e zgjidhjeve q\u00eb na b\u00ebjn\u00eb funksional si shtet. Me nj\u00eb projekt t\u00eb till\u00eb, ne do t\u00eb mund t\u00eb ndryshojm\u00eb pastaj edhe kushtetut\u00ebn, t\u2019i heqim pengesat dhe n\u00ebse ka vullnet politik edhe ta realizojm\u00eb bashkimin e Kosov\u00ebs dhe Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb nj\u00eb projekt shtet\u00ebror.<\/p>\n<p>Madje vet\u00ebm ky projekti i fundit i jep fund konfliktit shqiptaro-serb sepse p\u00ebrfundimisht i shuan apetitet serbe p\u00ebr Kosov\u00ebn dhe vendos nj\u00eb baraspesh\u00eb t\u00eb re gjeopolitike n\u00eb Ballkan n\u00eb mes t\u00eb shqiptar\u00ebve dhe serb\u00ebve.<\/p>\n<p><strong>Reporteri<\/strong><em><strong>: N\u00eb nj\u00eb t\u00eb ardhme hipotetike kur kjo do t\u00eb mund t\u00eb ishte e realizueshme, \u00e7far\u00eb t\u00eb thuhet p\u00ebr serb\u00ebt e Bosnjes ose Malit t\u00eb Zi t\u00eb cil\u00ebt do t\u00eb donin bashkimin me Serbin\u00eb, ose kroat\u00ebt n\u00eb Bosnje q\u00eb do t\u00eb donin bashkimin me Kroacin\u00eb?<\/strong> <\/em><\/p>\n<p>Murati: Nuk \u00ebsht\u00eb e imja t\u00eb jap zgjidhje p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt. N\u00eb k\u00ebt\u00eb moment ne jemi n\u00eb proces dialogu me Serbin\u00eb. N\u00ebse realizohet rip\u00ebrcaktimi i kufijve si produkt i nj\u00eb marr\u00ebveshjeje n\u00eb mes t\u00eb dy vendeve dhe me garancit\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare kjo nuk mund t\u00eb sh\u00ebrbej si nj\u00eb precedent p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt n\u00eb planin negativ.<\/p>\n<p>N\u00ebse edhe vendet e tjera dhe popujt e tjer\u00eb d\u00ebshirojn\u00eb t\u2019i zgjidhin problemet e tyre p\u00ebrmes k\u00ebtij modeli pse duhet t\u00eb brengosemi ne. N\u00ebse varianti i rip\u00ebrcaktimit sh\u00ebrben si model i mir\u00eb, le t\u00eb sh\u00ebrbej.<strong>\/Reporteri.net\/<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u201cJo njohje n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb dialogut, por reciprocitet\u201d, thot\u00eb Kryetari i L\u00ebvizjes p\u00ebr Bashkim dhe profesori universitar, Valon Murati, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr gazet\u00ebn online Reporteri.net. Rrug\u00ebdaljen nga situata ku k\u00ebrkohet imponuesh\u00ebm themelimi i Asociacionit t\u00eb dakord\u00ebsuar m\u00eb 2013, Murati e sheh n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr reciprocitet. \u201cKjo do t\u00eb n\u00ebnkuptonte q\u00eb \u00e7far\u00ebdo q\u00eb k\u00ebrkohet [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":718967,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[1750],"tags":[269,1659],"class_list":["post-718990","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-intervista","tag-intervista","tag-valon-murati"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/718990","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=718990"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/718990\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/718967"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=718990"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=718990"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=718990"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}