{"id":719014,"date":"2022-10-21T16:40:57","date_gmt":"2022-10-21T14:40:57","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=719014"},"modified":"2022-10-21T17:54:16","modified_gmt":"2022-10-21T15:54:16","slug":"marreveshja-per-asociacionin-cfare-eshte-dhe-cfare-mund-te-behet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/marreveshja-per-asociacionin-cfare-eshte-dhe-cfare-mund-te-behet\/","title":{"rendered":"Marr\u00ebveshja p\u00ebr Asociacionin: \u00c7far\u00eb \u00ebsht\u00eb dhe \u00e7far\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhet?"},"content":{"rendered":"<hr \/>\n<p><strong>Marr\u00ebveshja p\u00ebr formimin e nj\u00eb asociacioni q\u00eb do t\u2019i bashkonte dhjet\u00eb komuna q\u00eb banohen me shumic\u00eb nga serb\u00ebt n\u00eb Kosov\u00eb, cil\u00ebsohet si nj\u00eb nd\u00ebr marr\u00ebveshjet m\u00eb problematike n\u00eb dialogun p\u00ebr normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve midis Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, shkruan Radio Evropa e Lir\u00eb, transmeton Reporteri.net.<\/strong><\/p>\n<p>E n\u00ebnshkruar me nd\u00ebrmjet\u00ebsimin e Bashkimit Evropian n\u00eb vitin 2013, marr\u00ebveshja nuk ka arritur t\u00eb zbatohet asnj\u00ebher\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb 20 tetor, n\u00eb mediat kosovare \u00ebsht\u00eb publikuar nj\u00eb i ashtuquajtur draft-statut p\u00ebr Asociacionin e komunave me shumic\u00eb serbe, q\u00eb thuhet t\u00eb jet\u00eb punuar nga disa ekspert\u00eb gjerman\u00eb.<\/p>\n<p>Por, cila \u00ebsht\u00eb Marr\u00ebveshja p\u00ebr Asociacionin, \u00e7far\u00eb thuhet n\u00eb at\u00eb marr\u00ebveshje dhe pse \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb problematike? \u00c7far\u00eb parasheh drafti q\u00eb po qarkullon dhe cilat jan\u00eb reagimet ndaj tij?<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb n\u00ebnkupton Asociacioni i komunave me shumic\u00eb serbe?<\/strong><\/p>\n<p>Ka qen\u00eb muaji prill i vitit 2013, kur Kosova dhe Serbia, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb dialogut t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsuar nga Bashkimi Evropian, kan\u00eb arritur Marr\u00ebveshjen e par\u00eb drejt normalizimit t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs \u00ebsht\u00eb parapar\u00eb edhe krijimi i Asociacionit\/Bashk\u00ebsis\u00eb s\u00eb komunave me shumic\u00eb serbe.<\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/www.evropaelire.org\/a\/27209938.html\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Marr\u00ebveshja<\/a>\u00a0\u00ebsht\u00eb negociuar dhe arritur mes kryeministrit t\u00eb at\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb Kosov\u00ebs, Hashim Tha\u00e7i, dhe homologut t\u00eb tij serb, Ivica Da\u00e7iq.<\/p>\n<p>Sipas k\u00ebsaj marr\u00ebveshjeje, Asociacioni do t\u00eb krijohej me statut dhe do t\u00eb themelohej mbi po t\u00eb nj\u00ebjtat baza sikurse statuti ekzistues i Asociacionit t\u00eb komunave t\u00eb Kosov\u00ebs: do t\u00eb kishte ket\u00eb kryetar, z\u00ebvend\u00ebskryetar, asamble dhe k\u00ebshill.<\/p>\n<p>Asociacioni parashikohej t\u00eb mblidhte dhjet\u00eb komuna n\u00eb Kosov\u00eb, ku shumica e popullsis\u00eb jan\u00eb serb\u00eb: Mitrovic\u00eb e Veriut, Kllokot, Partesh, Ranillug, Gra\u00e7anic\u00eb, Zve\u00e7an, Zubin Potok, Novob\u00ebrd\u00eb, Leposaviq dhe Sht\u00ebrpc\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo bashk\u00ebsi e komunave do t\u00eb kishte qasje t\u00eb plot\u00eb n\u00eb fushat e zhvillimit ekonomik, arsimit, sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, planifikimit urban dhe rural dhe do t\u00eb ushtronte edhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb tjera shtes\u00eb, var\u00ebsisht se si do t\u00eb delegoheshin nga autoritetet qendrore.<\/p>\n<p>N\u00eb gusht t\u00eb vitit 2015, po n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb dialogut t\u00eb Brukselit, kryeministri i at\u00ebhersh\u00ebm i Kosov\u00ebs, Isa Mustafa, dhe homologu i tij serb, Aleksandar Vu\u00e7iq, kan\u00eb arritur\u00a0<a href=\"https:\/\/www.evropaelire.org\/a\/27209938.html\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Marr\u00ebveshjen mbi parimet p\u00ebr krijimin e k\u00ebtij asociacioni<\/a>\u00a0&#8211; marr\u00ebveshje kjo q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb zbatuar asnj\u00ebher\u00eb.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm dy muaj m\u00eb von\u00eb, p\u00ebrkat\u00ebsisht n\u00eb tetor t\u00eb vitit 2015, marr\u00ebveshja \u00ebsht\u00eb d\u00ebrguar p\u00ebr interpretim n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese t\u00eb Kosov\u00ebs nga presidentja e at\u00ebhershme e Kosov\u00ebs, Atifete Jahjaga.<\/p>\n<p>Kjo na sjell te pyetja tjet\u00ebr:<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb ka th\u00ebn\u00eb Gjykata Kushtetuese p\u00ebr Asociacionin?<\/strong><\/p>\n<p>Gjykata Kushtetuese e Kosov\u00ebs,\u00a0<a href=\"https:\/\/www.evropaelire.org\/a\/27445466.html\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">n\u00eb vendimin e nxjerr\u00eb n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2015<\/a>, ka th\u00ebn\u00eb se Marr\u00ebveshja p\u00ebr Asociacionin, n\u00eb 23 pika t\u00eb saj, nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb harmoni me Kushtetut\u00ebn e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Gjykata ka konstatuar se Asociacioni i komunave me shumic\u00eb serbe duhet t\u00eb themelohet si\u00e7 ka qen\u00eb i parapar\u00eb me Marr\u00ebveshjen e par\u00eb t\u00eb Brukselit (t\u00eb vitit 2013), t\u00eb ratifikuar nga Kuvendi i Kosov\u00ebs dhe t\u00eb shpallur nga presidentja e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs (v.j. Atifete Jahjaga), kurse Marr\u00ebveshja mbi parimet (p\u00ebr themelimin e Asociacionit, e arritur m\u00eb 2015) nuk \u00ebsht\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht n\u00eb p\u00ebrputhje me frym\u00ebn e Kushtetut\u00ebs.<\/p>\n<p>Kushtetuesja, tutje, ka konstatuar se akti juridik i Qeveris\u00eb s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs dhe statuti q\u00eb zbaton parimet, p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb n\u00eb pajtueshm\u00ebri me frym\u00ebn e Kushtetut\u00ebs, duhet t\u2019i plot\u00ebsojn\u00eb standardet kushtetuese.<\/p>\n<p>Pika m\u00eb e diskutueshme, n\u00eb fakt, \u00ebsht\u00eb se Asociacioni nuk bazohet n\u00eb multietnicitet, por bashkon komuna n\u00eb t\u00eb cilat nj\u00eb komunitet etnik \u00ebsht\u00eb shumic\u00eb. Jan\u00eb gjithsej dhjet\u00eb komuna me shumic\u00eb serbe n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb thot\u00eb drafti i publikuar n\u00eb media m\u00eb 20 tetor?<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb mesin e deklaratave se ekziston nj\u00eb propozim apo nism\u00eb franko-gjermane p\u00ebr arritjen e nj\u00eb marr\u00ebveshjeje finale mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, t\u00eb enjten n\u00eb mediat n\u00eb Kosov\u00eb ka qarkulluar edhe nj\u00eb dokument, q\u00eb \u00ebsht\u00eb cil\u00ebsuar si draft-statuti p\u00ebr Asociacionin e komunave serbe, i punuar nga ekspert\u00eb gjerman\u00eb.<\/p>\n<p>Drafti i publikuar n\u00eb disa media thot\u00eb se Asociacioni \u00ebsht\u00eb \u201cnj\u00eb entitet ligjor, i themeluar n\u00eb linj\u00eb me Ligjin e ratifikimit t\u00eb marr\u00ebveshjes s\u00eb par\u00eb dhe Kushtetut\u00ebn e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Sipas k\u00ebtij dokumenti, statuti duhet t\u00eb miratohet nga Qeveria e Kosov\u00ebs me nj\u00eb akt ligjor, n\u00eb linj\u00eb me Kushtetut\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cAsociacioni do t\u2019i ket\u00eb simbolet e veta zyrtare, q\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb nj\u00eb stem\u00eb dhe nj\u00eb flamur, e q\u00eb do t\u00eb dizajnohen nga bordi i Asociacionit\u201d, thuhet n\u00eb draft-statut.<\/p>\n<p>Asociacioni, sipas k\u00ebtij dokumenti, mund t\u00eb shp\u00ebrb\u00ebhet me vendim t\u00eb Asambles\u00eb s\u00eb vet, me nj\u00eb shumic\u00eb prej 2\/3 t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve, si\u00e7 vendoset nga kryetar\u00ebt p\u00ebrkat\u00ebs t\u00eb komunave.<\/p>\n<p>N\u00eb kapitullin e objektivave t\u00eb Asociacionit p\u00ebrmenden: Forcimi i demokracis\u00eb lokale, zhvillimi i ekonomis\u00eb lokale, mbik\u00ebqyrja n\u00eb fush\u00ebn e edukimit, sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb primare dhe sekondare, planifikimi rural dhe urban, masa p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e jetes\u00ebs p\u00ebr t\u00eb rikthyerit e t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Asociacioni i komunave serbe, sipas draft-statutit t\u00eb publikuar n\u00eb disa media, do t\u00eb ket\u00eb gjasht\u00eb trupa p\u00ebrb\u00ebr\u00ebs kryesor\u00eb: asambleja, presidenti, z\u00ebvend\u00ebspresidenti, k\u00ebshilli, bordi dhe zyra e apelit.<\/p>\n<p>Sipas k\u00ebtij draft-statuti, Asociacioni do ta ket\u00eb buxhetin e tij, q\u00eb do t\u00eb financohet nga: kontributi i an\u00ebtar\u00ebve, transferet nga autoritetet qendrore, kontributet, grantet, donacionet etj.<\/p>\n<p>N\u00eb dokument thuhet se financat e Asociacionit u n\u00ebnshtrohen auditimeve, p\u00ebrfshir\u00eb nga Auditori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb nenin e fundit t\u00eb k\u00ebtij draft-statuti thuhet se brenda nj\u00eb viti pas adaptimit t\u00eb statutit t\u00eb Asociacionit, nj\u00eb rishikim i zbatimit t\u00eb tij duhet t\u00eb b\u00ebhet nga Qeveria e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb \u00e7do koh\u00eb, Qeveria mund ta ushtroj\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e saj kushtetuese p\u00ebr t\u2019i referuar \u00e7\u00ebshtjet te Gjykata Kushtetuese n\u00eb lidhje me kushtetutshm\u00ebrin\u00eb e secilit aspekt t\u00eb pun\u00ebs dhe funksionit t\u00eb Asociacionit\u201d, thuhet n\u00eb draft-statutin e p\u00ebrmendur.<\/p>\n<p>Gjykimet apo p\u00ebrfundimet e Gjykat\u00ebs Kushtetuese, sipas k\u00ebtij dokumenti, do t\u00eb jen\u00eb obliguese p\u00ebr Asociacionin<\/p>\n<p><strong>Cili \u00ebsht\u00eb pozicioni i Kosov\u00ebs dhe ai i Serbis\u00eb p\u00ebr Asociacionin?<\/strong><\/p>\n<p>Qeveria e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr nj\u00eb asociacioni nj\u00ebetnik, nd\u00ebrsa Serbia k\u00ebmb\u00ebngul q\u00eb t\u00eb formohet dhe k\u00ebrkon q\u00eb t\u00eb ket\u00eb kompetenca ekzekutive.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb, Qeveria e Kosov\u00ebs ka ritheksuar q\u00ebndrimin se: \u201cAsociacionet q\u00eb karakter themeltar kan\u00eb etnin\u00eb, bien ndesh me Kushtetut\u00ebn e Republik\u00ebs son\u00eb dhe vet\u00eb karakterin e shtetit ton\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>\u201cSa i p\u00ebrket dokumentit q\u00eb ka qarkulluar sot [20 tetor] n\u00eb media, ai, p\u00ebrve\u00e7se draft, \u00ebsht\u00eb pa autor. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, ne jemi Qeveri e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb kemi kushtetutshm\u00ebri dhe ligje, t\u00eb cilat i mbrojm\u00eb dhe respektojm\u00eb\u201d, thuhet n\u00eb deklarat\u00ebn e Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me Asociacionin e komunave me shumic\u00eb serbe, presidentja e Kosov\u00ebs, Vjosa Osmani, ka th\u00ebn\u00eb se mb\u00ebshtet \u201c\u00e7do iniciativ\u00eb q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me Kushtetut\u00ebn e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>\u201cKomunave tashm\u00eb u lejohet q\u00eb t\u00eb bashkohen n\u00eb asociacione multietnike, pa kompetenca ekzekutive, pra si OJQ\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Osmani n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb m\u00eb 7 tetor.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr media, m\u00eb 21 tetor, Osmani e ka cil\u00ebsuar draft-statutin q\u00eb ka qarkulluar n\u00eb media, si \u201clajm t\u00eb rrem\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Serbia, n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, ka th\u00ebn\u00eb se nuk do t\u2019i zbatoj\u00eb marr\u00ebveshjet e arritura n\u00eb dialogun e Brukselit, n\u00ebse Kosova nuk nis pun\u00ebn p\u00ebr themelimin e Asociacionit.<\/p>\n<p>M\u00eb 20 tetor, presidenti i Serbis\u00eb, Aleksandar Vu\u00e7iq, ka p\u00ebrs\u00ebritur se Kosova duhet ta zbatoj\u00eb Marr\u00ebveshjen p\u00ebr Asociacionin.<\/p>\n<p>Kryeministrja e Serbis\u00eb, Ana B\u00ebrnabiq, gjat\u00eb nj\u00eb vizite n\u00eb Kosov\u00eb n\u00eb muajin shtator, ka th\u00ebn\u00eb se \u201c\u00ebsht\u00eb koha\u201d p\u00ebr ta formuar k\u00ebt\u00eb asociacion.<\/p>\n<p><strong>Cili \u00ebsht\u00eb q\u00ebndrimi i nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve p\u00ebr Asociacionin?<\/strong><\/p>\n<p>I d\u00ebrguari i Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor, Gabriel Escobar, ka th\u00ebn\u00eb m\u00eb 19 tetor se Asociacioni duhet t\u00eb formohet.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr televizionin Kanal 10 n\u00eb Prishtin\u00eb, Escobar ka th\u00ebn\u00eb se Kosova mund ta kthej\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e Asociacionit n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb \u201cwin-win\u201d (v.j. q\u00eb u konvenon t\u00eb dyja pal\u00ebve).<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb nj\u00eb zotim q\u00eb tashm\u00eb ekziston, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb zotim i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, i cili duhet t\u00eb zbatohet. Por, gj\u00ebja e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me Kushtetut\u00ebn e Kosov\u00ebs\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Escobar pas vizit\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>BE-ja, n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, ka p\u00ebrs\u00ebritur vazhdimisht q\u00ebndrimin se Kosova dhe Serbia duhet t\u2018i zbatojn\u00eb t\u00eb gjitha marr\u00ebveshjet e arritura n\u00eb dialog, p\u00ebrfshir\u00eb edhe at\u00eb p\u00ebr Asociacionin. Kjo \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkes\u00eb e vazhdueshme edhe e SHBA-s\u00eb.<\/p>\n<p>Presioni ndaj Kosov\u00ebs p\u00ebr t\u00eb formuar Asociacionin e komunave me shumic\u00eb serbe \u00ebsht\u00eb rritur dhe nga komuniteti nd\u00ebrkomb\u00ebtar kan\u00eb th\u00ebn\u00eb se n\u00eb Evrop\u00eb ka modele t\u00eb ndryshme, t\u00eb cilat do t\u00eb mund t\u00eb aplikoheshin edhe n\u00eb rastin e k\u00ebtij asociacioni<strong>\/Reporteri.net\/<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Marr\u00ebveshja p\u00ebr formimin e nj\u00eb asociacioni q\u00eb do t\u2019i bashkonte dhjet\u00eb komuna q\u00eb banohen me shumic\u00eb nga serb\u00ebt n\u00eb Kosov\u00eb, cil\u00ebsohet si nj\u00eb nd\u00ebr marr\u00ebveshjet m\u00eb problematike n\u00eb dialogun p\u00ebr normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve midis Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, shkruan Radio Evropa e Lir\u00eb, transmeton Reporteri.net. E n\u00ebnshkruar me nd\u00ebrmjet\u00ebsimin e Bashkimit Evropian n\u00eb vitin 2013, marr\u00ebveshja [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":719016,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[21,317],"tags":[],"class_list":["post-719014","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","category-rajon"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/719014","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=719014"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/719014\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/719016"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=719014"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=719014"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=719014"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}