{"id":71982,"date":"2019-07-19T20:40:47","date_gmt":"2019-07-19T18:40:47","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=71982"},"modified":"2019-08-06T09:51:22","modified_gmt":"2019-08-06T07:51:22","slug":"teater-shqiptar-me-gjykaten-e-hages","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/opinione\/teater-shqiptar-me-gjykaten-e-hages\/","title":{"rendered":"Teat\u00ebr shqiptar me Gjykat\u00ebn e Hag\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: right;\">Autor: <strong>Mero Baze\u00a0<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p><strong>Kryeministri i Kosov\u00ebs, Ramush Haradinaj, ka dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqjen dhe ka k\u00ebrkuar zgjedhje t\u00eb reja, pasi n\u00eb zyr\u00ebn e tij sot n\u00eb m\u00ebngjes ka mb\u00ebrritur nj\u00eb flet\u00ebthirrje nga Gjykata Nd\u00ebrkomb\u00ebtare e Hag\u00ebs p\u00ebr krimet e luft\u00ebs. Askush nuk mund t\u00eb paragjykoj\u00eb flet\u00ebhirrjen e nj\u00eb Gjykate Nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr krime lufte, ashtu si askush nuk mund t\u00eb konsideroj\u00eb fajtor Ramush Haradinajn pa u gjykuar. Dhe kjo \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e qart\u00eb.<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p>Gjith\u00eb t\u00eb tjerat jan\u00eb marketing politik, nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr viktimizim politik.<\/p>\n<p>S\u00eb pari, ky nxitimi p\u00ebr ta quajtur gjest burr\u00ebror ikjen n\u00eb Hag\u00eb pasi vjen flet\u00ebthirrja, \u00ebsht\u00eb qesharak dhe nuk duhet t\u2019i trajtojm\u00eb shqiptar\u00ebt si idiot\u00eb.<\/p>\n<p>Burr\u00ebri n\u00eb kuptimin shqiptar, do t\u00eb ishte t\u00eb mos shkoje n\u00eb Hag\u00eb kur t\u00eb vjen flet\u00ebthirrja, po nj\u00eb lloj burr\u00ebrie e marr\u00eb.<\/p>\n<p>Por shkuarja \u00ebsht\u00eb veprim normal, q\u00eb e ka b\u00ebr\u00eb \u00e7do epror i U\u00c7K q\u00eb i ka ardhur kjo flet\u00ebthirrje deri m\u00eb sot.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, paragjykimi se Gjykata Speciale \u00ebsht\u00eb duke b\u00ebr\u00eb politik\u00eb me flet\u00ebthirrjet, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb paranoj\u00eb shqiptare, q\u00eb forcon tradit\u00ebn e mosbesimit tek drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>N\u00ebse e paragjykojm\u00eb si t\u00eb till\u00eb, at\u00ebhere do t\u00eb thot\u00eb se presim q\u00eb Haradinaj t\u00eb d\u00ebnohet, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nga ana tjet\u00ebr, po themi q\u00eb lufta e U\u00c7K ka qen\u00eb e past\u00ebr dhe Haradinaj \u00ebsht\u00eb i pafajsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Tani ose nj\u00ebra, ose tjetra.<\/p>\n<p>N\u00ebse besojm\u00eb tek past\u00ebrtia e U\u00c7K dhe pafaj\u00ebsia e Haradinajt, besojm\u00eb se kjo gjykat\u00eb dhe m\u00eb par\u00eb, dy her\u00eb t\u00eb tjera e ka nxjerr\u00eb t\u00eb pafajsh\u00ebm. Se po t\u00eb ishte si\u00e7 po e paragjykoni sot, at\u00ebhere nuk do ta dinim, pse ishte U\u00c7K e past\u00ebr, apo Haradinaj i pafajsh\u00ebm.<\/p>\n<p>S\u00eb treti, dor\u00ebheqja e Haradinajt para nisjes n\u00eb Hag\u00eb dhe k\u00ebrkesa p\u00ebr zgjedhje t\u00eb parakoh\u00ebshme, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb taktik\u00eb politike e Hardinajt, p\u00ebr t\u00eb fituar elektorat p\u00ebrmes viktimizimit, por nuk ka lidhje me statusin e tij si i thirrur n\u00eb Hag\u00eb p\u00ebr krime lufte.<\/p>\n<p>Ai po p\u00ebrpiqet t\u00eb viktimizohet nga flet\u00ebthirrja dhe t\u00eb shpresoj\u00eb se kjo do ta forcoj\u00eb n\u00eb zgjedhje n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Por kjo nuk ka lidhje me faktin se Kosova turp\u00ebrohet apo nderohet, duke u gjykuar Ramushi si individ, apo me detyr\u00eb kryeminist\u00ebr.<\/p>\n<p>Ramushit si kryeminist\u00ebr, ende nuk i ka ardhur ora t\u00eb gjykohet. N\u00ebse do t\u00eb gjykohet p\u00ebr korrupsion apo shkelje ligji, do ta b\u00ebjn\u00eb gjykatat e Kosov\u00ebs. Uroj mos t\u2019i ndodh\u00eb kjo gj\u00eb.<\/p>\n<p>Por n\u00eb Hag\u00eb hetohet dhe gjykohet Ramush Hardinaj, si ish- komandant dhe s\u2019ka lidhje fare me faktin, q\u00eb sot \u00ebsht\u00eb kryeminist\u00ebr. N\u00ebse ai d\u00ebnohet si hero i luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb, do t\u00eb mbetet n\u00eb histori. N\u00ebse hetimi zbulon gj\u00ebra t\u00eb pak\u00ebndshme p\u00ebr v\u00ebllavrasje, po ashtu ai e merr personalisht at\u00eb taks\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrpjekja p\u00ebr t\u2019ia quajtur nder Kosov\u00ebs, faktin q\u00eb Ramushi po ik\u00ebn si kryeminist\u00ebr i dor\u00ebhequr, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb paragjykim i r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb dhe Ramushin, pasi po duket sikur ai \u00ebsht\u00eb apriori fajtor.<\/p>\n<p>E gjitha \u00e7far\u00eb ka ndodhur sot, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces p\u00ebr t\u00eb cilin Haradinaj ka qen\u00eb i p\u00ebrgatitur, ashtu si Tha\u00e7i, Veseli e kushdo tjet\u00ebr q\u00eb e kan\u00eb votuar vet\u00eb Gjykat\u00ebn Speciale.<\/p>\n<p>Tani ky procesi i dekoratave paradh\u00ebnie p\u00ebr ata q\u00eb nisen drejt Hag\u00ebs, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb folklor shqiptar. Dhe akoma m\u00eb keq ngjan kur e shikon k\u00ebt\u00eb nga Shqip\u00ebria, ku Lulzim Basha q\u00eb p\u00ebrlotet p\u00ebr Ramushin, \u00ebsht\u00eb i pari q\u00eb ja ka mbushur dosjen dhe i fundit politikan q\u00eb nuk ka shkuar kurr\u00eb para drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, as kur ka vjedhur, as kur ka vrar\u00eb, as kur \u00ebsht\u00eb kapur duke pastruar para.<\/p>\n<p>Nj\u00ebjt\u00eb dhe t\u00eb tjer\u00ebt, q\u00eb p\u00ebrballja me drejt\u00ebsin\u00eb u duket burr\u00ebri. Nuk \u00ebsht\u00eb burr\u00ebri. \u00cbsht\u00eb detyrim.<\/p>\n<p><em>Marr\u00eb nga Gazeta Tema<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Autor: Mero Baze\u00a0 Kryeministri i Kosov\u00ebs, Ramush Haradinaj, ka dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqjen dhe ka k\u00ebrkuar zgjedhje t\u00eb reja, pasi n\u00eb zyr\u00ebn e tij sot n\u00eb m\u00ebngjes ka mb\u00ebrritur nj\u00eb flet\u00ebthirrje nga Gjykata Nd\u00ebrkomb\u00ebtare e Hag\u00ebs p\u00ebr krimet e luft\u00ebs. Askush nuk mund t\u00eb paragjykoj\u00eb flet\u00ebhirrjen e nj\u00eb Gjykate Nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr krime lufte, ashtu si askush nuk [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":71983,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[70],"tags":[],"class_list":["post-71982","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71982","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71982"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71982\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/71983"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71982"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71982"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71982"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}