{"id":720205,"date":"2022-10-24T16:22:09","date_gmt":"2022-10-24T14:22:09","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=720205"},"modified":"2022-10-24T16:22:09","modified_gmt":"2022-10-24T14:22:09","slug":"investimet-e-huaja-ne-serbi-kina-ka-kaluar-be-ne-me-491-milione-euro-investime","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/rajon\/investimet-e-huaja-ne-serbi-kina-ka-kaluar-be-ne-me-491-milione-euro-investime\/","title":{"rendered":"Investimet e huaja n\u00eb Serbi: Kina ka kaluar BE-n\u00eb me 491 milion\u00eb euro investime"},"content":{"rendered":"<p><strong>N\u00eb gjysm\u00ebn e par\u00eb t\u00eb vitit 2022, fluksi m\u00eb i madh i investimeve t\u00eb huaja n\u00eb Serbi u regjistrua nga Kina n\u00eb vler\u00eb prej 491.5 milion\u00eb euro, nga BE-ja 401 milion\u00eb euro, nga Shtetet e Bashkuara 56.7 milion\u00eb euro dhe nga Federata Ruse 30.4 milion\u00eb euro.<\/strong><\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave paraprake p\u00ebr bilancin e pagesave t\u00eb Bank\u00ebs Komb\u00ebtare t\u00eb Serbis\u00eb (NBS), n\u00eb n\u00ebnt\u00eb muajt e par\u00eb t\u00eb vitit 2022, fluksi i investimeve t\u00eb huaja direkte n\u00eb Serbi arriti n\u00eb 3,011 miliard\u00eb euro, q\u00eb \u00ebsht\u00eb pak m\u00eb shum\u00eb n\u00eb krahasim me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb t\u00eb nj\u00eb viti m\u00eb par\u00eb kur jan\u00eb investuar 3.002 miliard\u00eb euro.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb theksohet se pas ngadal\u00ebsimit t\u00eb p\u00ebrkohsh\u00ebm t\u00eb fluksit hyr\u00ebs t\u00eb investimeve t\u00eb huaja direkte gjat\u00eb muajve mars dhe prill, trendi pozitiv nga viti rekord 2021 vazhdoi nga muaji maj. Zhvillime t\u00eb tilla konfirmojn\u00eb se ngadal\u00ebsimi i flukseve hyr\u00ebse ishte i p\u00ebrkohsh\u00ebm dhe i shkaktuar nga goditjet fillestare pas shp\u00ebrthimit t\u00eb konfliktit n\u00eb Ukrain\u00eb. Dhe gjat\u00eb k\u00ebtij viti, investimet e huaja n\u00eb Serbi jan\u00eb diversifikuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb produktive dhe gjeografike, kryesisht n\u00eb kompani t\u00eb orientuara nga eksporti\u201d, u tha n\u00eb nj\u00eb njoftim t\u00eb Bank\u00ebs Komb\u00ebtare t\u00eb Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb publikuara nga \u2018NBS\u2019, nga viti 2010 deri n\u00eb tremujorin e dyt\u00eb t\u00eb vitit 2022, fluksi i investimeve t\u00eb huaja direkte nga Bashkimi Evropian arriti n\u00eb 19,204 miliard\u00eb euro, nga Kina (p\u00ebrfshir\u00eb Hong Kongun, Tajvanin dhe Macau) n\u00eb 3,281 miliard\u00eb, nga Federata Ruse 2,473 miliard\u00eb dhe nga Shtetet e Bashkuara 733 milion\u00eb euro. Vitin e kaluar hyrja e investimeve t\u00eb huaja direkte nga BE-ja ishte 1,762 miliard\u00eb euro, nga Kina (p\u00ebrfshi Hong Kongun, Tajvanin dhe Macau) 630,4 milion\u00eb, nga SHBA-t\u00eb 105,6 milion\u00eb euro dhe nga Federata Ruse 39,9 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>\u201cDuke marr\u00eb parasysh se nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e investimeve t\u00eb huaja direkte n\u00eb Serbi drejtohen n\u00eb sektor\u00ebt e tregtuesh\u00ebm, shumica e investimeve nga k\u00ebto vende ishin t\u00eb p\u00ebrqendruara n\u00eb kompanit\u00eb e orientuara nga eksporti, kryesisht n\u00eb industrin\u00eb p\u00ebrpunuese dhe transportin. Gjithashtu, nj\u00eb pjes\u00eb e investimeve nga Kina dhe Rusia kishin p\u00ebr q\u00ebllim nd\u00ebrtimin dhe nga BE-ja n\u00eb sektorin financiar\u201d, u tha n\u00eb njoftimin e \u2018NBS\u2019, t\u00eb transemtuar nga mediat serbe.<\/p>\n<p>Bojan Stanic, ndihm\u00ebsdrejtor i Departamentit p\u00ebr Analiza Strategjike n\u00eb Od\u00ebn Ekonomike t\u00eb Serbis\u00eb, thot\u00eb se Kina \u00ebsht\u00eb vendosur si investitori i par\u00eb dhe po krijon nj\u00eb trampolin\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhmen. Kina ka nj\u00eb projekt Belt and Road q\u00eb ka natyr\u00eb globale dhe po nd\u00ebrton infrastruktur\u00eb p\u00ebr ta mb\u00ebshtetur at\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cPara se marr\u00ebdh\u00ebniet me Per\u00ebndimin t\u00eb tensionoheshin, Kina investoi shum\u00eb n\u00eb Britani dhe Gjermani. Meqen\u00ebse Serbia nuk \u00ebsht\u00eb an\u00ebtare e BE-s\u00eb, dhe ne kemi marr\u00ebveshje t\u00eb tregtis\u00eb s\u00eb lir\u00eb me BE-n\u00eb dhe Rusin\u00eb dhe nj\u00eb partneritet strategjik me Kin\u00ebn, ata filluan t\u00eb investojn\u00eb n\u00eb Bor, Smederev\u00eb, Zrenjanin&#8230; Do t\u00eb kishin investuar edhe n\u00eb vende t\u00eb tjera n\u00ebse kishte nj\u00eb qasje t\u00eb till\u00eb si k\u00ebtu. Tek ne kontratat jan\u00eb sekrete, nd\u00ebrsa n\u00eb Europ\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb e rregulluar\u201d, thekson Stanic.<\/p>\n<p>Ai thekson se BE-ja \u00ebsht\u00eb ende investitori kryesor n\u00ebse shikohen tre vitet e fundit, rreth 56 p\u00ebr qind e t\u00eb gjitha investimeve vijn\u00eb nga atje.<\/p>\n<p>\u201cShtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs kan\u00eb investuar pak k\u00ebtu, por duhet pasur parasysh q\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e investimit t\u00eb tyre vjen p\u00ebrmes Holand\u00ebs sepse politika tatimore \u00ebsht\u00eb m\u00eb e favorshme atje. P\u00ebr shembull, NCR, e cila pun\u00ebson disa mij\u00ebra pun\u00ebtor\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kompani amerikane, por ajo \u00ebsht\u00eb e regjistruar si nj\u00eb kompani holandeze\u201d.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr krahasim, kompanit\u00eb ruse k\u00ebtu pun\u00ebsojn\u00eb 2,000 pun\u00ebtor\u00eb, dhe vet\u00ebm kompanit\u00eb gjermane pun\u00ebsojn\u00eb 40,000\u201d, thot\u00eb Stanic. \/Reporteri.net<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb gjysm\u00ebn e par\u00eb t\u00eb vitit 2022, fluksi m\u00eb i madh i investimeve t\u00eb huaja n\u00eb Serbi u regjistrua nga Kina n\u00eb vler\u00eb prej 491.5 milion\u00eb euro, nga BE-ja 401 milion\u00eb euro, nga Shtetet e Bashkuara 56.7 milion\u00eb euro dhe nga Federata Ruse 30.4 milion\u00eb euro. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave paraprake p\u00ebr bilancin e pagesave t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":720206,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[317],"tags":[],"class_list":["post-720205","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-rajon"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/720205","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=720205"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/720205\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/720206"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=720205"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=720205"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=720205"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}