{"id":722144,"date":"2022-10-28T12:22:07","date_gmt":"2022-10-28T10:22:07","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=722144"},"modified":"2023-07-11T12:37:23","modified_gmt":"2023-07-11T10:37:23","slug":"interviste-me-nevenka-tromp-anetaresimi-i-kosoves-ne-okb-i-veshtire-serbia-sdeshiron-anetaresim-ne-be-dhe-as-njohje-te-kosoves","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/intervista\/interviste-me-nevenka-tromp-anetaresimi-i-kosoves-ne-okb-i-veshtire-serbia-sdeshiron-anetaresim-ne-be-dhe-as-njohje-te-kosoves\/","title":{"rendered":"Nevenka Tromp: An\u00ebtar\u00ebsimi i Kosov\u00ebs n\u00eb OKB, i v\u00ebshtir\u00eb, Serbia s\u2019d\u00ebshiron an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb BE dhe as njohje t\u00eb Kosov\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p><strong>Ekzistenca e nj\u00eb \u201cplani\u201d franko-gjerman e cila thuhet t\u00eb ofroj\u00eb nj\u00eb perspektiv\u00eb konkrete p\u00ebr zgjidhjen e \u00e7\u00ebshtjeve mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb konfirmuar nga akter\u00ebt e p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb k\u00ebto bisedime. P\u00ebrmbajtja e saj, megjithat\u00eb, jo.<\/strong><\/p>\n<p>Si premis\u00eb ky\u00e7e e k\u00ebtij propozimi, ndon\u00ebse ende e mjegullt, \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb t\u00eb jet\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimi i Kosov\u00ebs n\u00eb Kombe t\u00eb Bashkuara dhe an\u00ebtar\u00ebsimi i p\u00ebrshpejtuar i Serbis\u00eb n\u00eb Bashkimin Evropian \u2013 kjo e deklaruar nj\u00eb num\u00ebr her\u00ebsh nga presidenti serb, Aleksandar Vu\u00e7i\u00e7.<\/p>\n<p>P\u00ebr profesoresh\u00ebn n\u00eb Universitetin e Amsterdamit dhe njoh\u00ebsen e thell\u00eb t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb Ballkanit, Nevenka Tromp, kjo s\u2019duket gj\u00ebkundi n\u00eb horizont. Megjith\u00ebse thot\u00eb se d\u00ebshiron q\u00eb k\u00ebto shtete \u201cnj\u00ebher\u00eb e mir\u00eb\u201d t\u00eb zgjidhnin \u00e7\u00ebshtjen e statusit t\u00eb Kosov\u00ebs, ajo pyet se \u201cmbi \u00e7far\u00eb baze mb\u00ebshtetet supozimi se Serbia Aleksandar Vu\u00e7i\u00e7-it aspiron p\u00ebr BE n\u00eb rend t\u00eb par\u00eb?\u201d.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket Kosov\u00ebs n\u00eb OKB, Tromp nuk e sheh t\u00eb zgjidhshme \u00e7\u00ebshtjen e vetos ruse dhe kineze, si\u00e7 thot\u00eb ajo, \u201cedhe po qe se vet\u00eb Serbia biletaralisht e njeh Kosov\u00ebn\u201d. Kjo, sipas saj, \u00ebsht\u00eb problematika.<\/p>\n<p>\u201cNuk mendoj se ka rrug\u00eb t\u00eb leht\u00eb p\u00ebr t\u00eb zgjidhur \u00e7\u00ebshtjen mes Serbis\u00eb dhe Kosov\u00ebs \u2013 por, natyrisht se s\u00eb pari do t\u00eb duhej t\u00eb punohej p\u00ebrmes lobimit te pes\u00eb shtetet e BE-s\u00eb q\u00eb s\u2019e njohin Kosov\u00ebn\u201d, thot\u00eb ajo n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr gazet\u00ebn online Reporteri.net.<\/p>\n<p>Tromp, Beogradin nuk e sheh t\u00eb p\u00ebrkushtuesh\u00ebm drejt an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb BE-s\u00eb. Madje, ajo thot\u00eb se kasta politike atje, vet\u00ebm se e ka shfryt\u00ebzuar dialogun e BE-s\u00eb\u00a0 p\u00ebr t\u00eb korrur l\u00ebshime t\u00eb nj\u00ebpasnj\u00ebshme rreth Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cRetorika politike e Beogradit nuk ka d\u00ebrguar mesazhe p\u00ebrkushtimi ndaj projektit t\u00eb BE-s\u00eb dhe ka qen\u00eb duke i p\u00ebrdorur negociatat me BE-n\u00eb rreth Kosov\u00ebs p\u00ebr t\u00eb fituar n\u00eb \u00e7do hap koncesione q\u00eb synojn\u00eb ta mbajn\u00eb statusin e Kosov\u00ebs t\u00eb pazgjidhur\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se 10 vite q\u00eb nga nisja e Dialogut t\u00eb Brukselit, Tromp shprehet se \u201cnuk ka asnj\u00eb indikacion q\u00eb Serbia do ta njoh\u00eb Kosov\u00ebn si shtet t\u00eb pavarur n\u00eb ndonj\u00eb t\u00eb ardhme t\u00eb af\u00ebrt\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me an\u00ebtar\u00ebsimin e Kosov\u00ebs n\u00eb OKB, si\u00e7 p\u00ebrflitet t\u00eb jet\u00eb n\u00eb \u201cplanin\u201d franko-gjerman, Tromp, n\u00eb piktur\u00ebn aktuale t\u00eb gj\u00ebrave, nuk e sheh t\u00eb realizueshme.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr t\u00eb aplikuar, Kosov\u00ebs i duhen 2\/3 e votave t\u00eb Asambles\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme n\u00eb favor t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, si dhe 9 nga 15 votat e K\u00ebshillit t\u00eb Sigurimit \u2013 dhe q\u00eb asnj\u00ebra nga Pes\u00eb An\u00ebtaret e P\u00ebrhershme t\u00eb mos vendos veton \u2013 Kina dhe Federata Ruse \u2013 me gjas\u00eb e p\u00ebrdorin veton p\u00ebr ta bllokuar edhe po qe se vet\u00eb Serbia do ta njihte Kosov\u00ebn bilateralisht\u201d, thot\u00eb Nevenka Tromp p\u00ebr Reporteri.net.<\/p>\n<p>M\u00eb realiste e m\u00eb mir\u00eb, sipas Tromp, \u00ebsht\u00eb q\u00eb Kosov\u00ebs t\u2019i jepet statusi i vendit kandidat p\u00ebr BE, e cila do t\u00eb shk\u00ebndijonte reformat ekonomike dhe politike tejet t\u00eb nevojshme. E k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, ajo thot\u00eb se BE-ja \u201cdo t\u00eb duhej ta niste fillimisht me liberalizimin e vizave dhe udh\u00ebtimin e lir\u00eb brenda hap\u00ebsir\u00ebs s\u00eb BE-s\u00eb\u201d.<\/p>\n<p><strong>Intervista e plot\u00eb me Nevenka Tromp:<\/strong><\/p>\n<p><em><strong>Reporteri.net: \u00cbsht\u00eb th\u00ebn\u00eb se Gjermania dhe Franca po provojn\u00eb t\u00eb arrijn\u00eb nj\u00eb ujdi mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb p\u00ebrmes nj\u00eb propozimi q\u00eb do t\u00eb siguronte an\u00ebtar\u00ebsimin e Kosov\u00ebs n\u00eb OKB n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb nj\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimi t\u00eb p\u00ebrshpejtuar t\u00eb Serbis\u00eb n\u00eb BE. Kjo ka qen\u00eb pika madhore e spekulimit kur nj\u00eb propozim \u201cfranko-gjerman\u201d u hodh n\u00eb publik. \u00c7far\u00eb i thoni ju nj\u00eb \u201czgjidhjeje\u201d t\u00eb till\u00eb, dhe a duhet pal\u00ebt t\u00eb shkojn\u00eb drejt saj?<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Tromp: D\u00ebshiroj q\u00eb k\u00ebto shtete t\u00eb mir\u00ebvendosura individualisht nj\u00ebher\u00eb e mir\u00eb t\u00eb ndihmonin zgjidhjen e \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb Kosov\u00ebs duke siguruar nj\u00eb marr\u00ebveshje mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb. Kjo \u00e7\u00ebshtje partikulare e ka mbajtur t\u00eb z\u00ebn\u00eb komunitetin nd\u00ebrkomb\u00ebtar q\u00eb nga 1990\u2019at e deri m\u00eb sot, dhe ajo \u00e7far\u00eb dim\u00eb deri m\u00eb tani \u00ebsht\u00eb se do t\u00eb nevojitet shum\u00eb m\u00eb shum\u00eb se sa nj\u00eb iniciativ\u00eb e dy shteteve t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb BE-s\u00eb p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb t\u00ebrheq\u00ebse dhe inkurajuese nj\u00eb ujdi q\u00eb do t\u00eb mund t\u00eb arrihej p\u00ebr dy vendet, do t\u00eb thot\u00eb, t\u00eb operacionalizohet.<\/p>\n<p>P\u00ebr shembull, mbi \u00e7far\u00eb baze mb\u00ebshtetet supozimi se Serbia Aleksandar Vu\u00e7i\u00e7-it aspiron p\u00ebr BE n\u00eb rend t\u00eb par\u00eb? Retorika politike e Beogradit nuk ka d\u00ebrguar mesazhe p\u00ebrkushtimi ndaj projektit t\u00eb BE-s\u00eb dhe ka qen\u00eb duke i p\u00ebrdorur negociatat me BE-n\u00eb rreth Kosov\u00ebs p\u00ebr t\u00eb fituar n\u00eb \u00e7do hap koncesione q\u00eb synojn\u00eb ta mbajn\u00eb statusin e Kosov\u00ebs t\u00eb pazgjidhur. Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, edhe pas 10 vitesh t\u00eb dialogut t\u00eb sponzoruar nga BE, nuk ka asnj\u00eb indikacion q\u00eb Serbia do ta njoh\u00eb Kosov\u00ebn si shtet t\u00eb pavarur n\u00eb ndonj\u00eb t\u00eb ardhme t\u00eb af\u00ebrt.<\/p>\n<p>Sa p\u00ebr propozimin q\u00eb pjesa kosovare e ujdis\u00eb t\u00eb jet\u00eb njohja e saj si shtet i OKB-s\u00eb \u2013 kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00ebjt\u00eb problematike. P\u00ebr t\u00eb aplikuar, Kosov\u00ebs i duhen 2\/3 e votave t\u00eb Asambles\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme n\u00eb favor t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, si dhe 9 nga 15 votat e K\u00ebshillit t\u00eb Sigurimit \u2013 dhe q\u00eb asnj\u00ebra nga Pes\u00eb An\u00ebtaret e P\u00ebrhershme t\u00eb mos vendos veton \u2013 Kina dhe Federata Ruse \u2013 me gjas\u00eb e p\u00ebrdorin veton p\u00ebr ta bllokuar edhe po qe se vet\u00eb Serbia do ta njihte Kosov\u00ebn bilateralisht.<\/p>\n<p>Nuk mendoj se ka rrug\u00eb t\u00eb leht\u00eb p\u00ebr t\u00eb zgjidhur \u00e7\u00ebshtjen mes Serbis\u00eb dhe Kosov\u00ebs \u2013 por, natyrisht se s\u00eb pari do t\u00eb duhej t\u00eb punohej p\u00ebrmes lobimit te pes\u00eb shtetet e BE-s\u00eb q\u00eb s\u2019e njohin Kosov\u00ebn. P\u00ebr Kosov\u00ebn, an\u00ebtar\u00ebsimi n\u00eb BE \u2013 do t\u00eb thot\u00eb, procesori hyr\u00ebs \u2013 do t\u00eb ndizte reformat tejet t\u00eb nevojshme politike dhe ekonomike \u2013 t\u00eb cil\u00ebn do ta nisja me liberalizimin e vizave dhe l\u00ebvizjen e lir\u00eb brenda hap\u00ebsir\u00ebs s\u00eb BE-s\u00eb.<\/p>\n<p><em><strong>Reporteri.net: 31 tetori \u00ebsht\u00eb afati i fundit p\u00ebr konvertimin e targave t\u00eb l\u00ebshuara nga Serbia. Kryeministri Albin Kurti thot\u00eb se s\u2019do t\u00eb ket\u00eb shtyrje t\u00eb m\u00ebtejme t\u00eb afatit, pavar\u00ebsisht k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb ShBA-s\u00eb dhe BE-s\u00eb p\u00ebr shtyrje 10 mujore. Si e vler\u00ebsoni ju k\u00ebt\u00eb situat\u00eb?<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Tromp: Durimi i lider\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs kur puna vjen te interesat vitale shtet\u00ebrore t\u00eb saj \u00ebsht\u00eb i njohur si gatishm\u00ebri p\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebpunuar me Serbin\u00eb dhe Per\u00ebndimin. Vler\u00ebsoj se n\u00ebse dy mb\u00ebshtet\u00ebs t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb Kosov\u00ebs \u2013 ShBA dhe MB \u2013 k\u00ebrkojn\u00eb koh\u00eb prej dhjet\u00eb muajsh ata edhe kan\u00eb arsye q\u00eb do t\u00eb justifikonte blerjen e koh\u00ebs nga pala e vullnetshme dhe bashk\u00ebpunuese.<\/p>\n<p>Personalisht un\u00eb nuk shoh se si Serbia do t\u00eb nd\u00ebrronte q\u00ebndrim mbi k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje \u2013 andaj edhe vler\u00ebsoj se n\u00eb dhjet\u00eb muaj koh\u00eb Qeveria e Kosov\u00ebs eventualisht do t\u00eb zbatoj\u00eb rregullacionet e saj t\u00eb targave.<\/p>\n<p>A do t\u00eb pajtohet Serbia nj\u00eb-nga-nj\u00eb me k\u00ebto koncesione kur i b\u00ebhet presion nga Per\u00ebndimi? Ose a mund t\u00eb parashikojm\u00eb nj\u00eb t\u00eb ardhme t\u00eb af\u00ebrt kur Serbia do ta njihte Kosov\u00ebn?<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast Kosova do ta ket\u00eb t\u00eb mundur t\u2019i zbatoj\u00eb t\u00eb gjitha rregullimet e nevojshme administrative t\u00eb saj \u2013 targat, let\u00ebrnjoftimet, pasaportat, tatimet \u2013 n\u00eb mbar\u00eb territorin e saj.<\/p>\n<p><em><b>Reporteri.net: I ashtuquajturi \u201cprecedan\u201d i Kosov\u00ebs q\u00eb Vladimir Putin e p\u00ebrdor vazhdimisht p\u00ebr t\u00eb justifikuar agresionin dhe aneksimin ilegal t\u00eb rajoneve t\u00eb Ukrain\u00ebs, thuhet t\u00eb jet\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb s\u00eb madhe t\u2019i hiqet duarsh. Dhe kjo, p\u00ebrmes arritjes s\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb t\u00ebr\u00ebsishme mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb. Gabriel Escobar ka th\u00ebn\u00eb se \u201c\u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje jav\u00ebsh\u201d q\u00eb pal\u00ebt t\u00eb pajtohen p\u00ebr rrug\u00ebn para t\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshjeje. A e shihni nj\u00eb marr\u00ebveshje af\u00ebr?<\/b><\/em><\/p>\n<p>Tromp: \u00c7\u00ebshtja e zgjidhjes s\u00eb statusit t\u00eb Kosov\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm e nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsie pragmatike politike p\u00ebr qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs, por paraqet edhe nj\u00eb sfid\u00eb p\u00ebr komunitetin nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr t\u2019u marr\u00eb me konceptin e \u201csovranitetit\u201d \u2013 parimit themelor q\u00eb siguron dhe garanton paprekshm\u00ebrin\u00eb e kufijve t\u00eb nj\u00eb komb-shteti.<\/p>\n<p>Sovraniteti \u00ebsht\u00eb parimi kryesor q\u00eb mbrohet nga Karta e Kombeve t\u00eb Bashkuara dhe paraardh\u00ebsja e saj Lidhja e Kombeve. Ky \u00ebsht\u00eb parimi q\u00eb mban t\u00eb gjitha shtetet n\u00eb pjes\u00ebn nj\u00eb t\u00eb saj dhe e lejon nj\u00eb shtet t\u00eb mbroj\u00eb t\u00ebr\u00eb territorin me t\u00eb gjitha mjetet, p\u00ebrfshir\u00eb ushtrin\u00eb. \u00c7far\u00ebdo p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb ndar\u00eb shtetet \u2013 p\u00ebrmes reflekseve separatiste ose irredentiste \u2013 jan\u00eb dhe kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb shqyrtuara.<\/p>\n<p>Ndarja e Jugosllavis\u00eb dhe krijimi i shteteve t\u00eb reja sh\u00ebrbeu si pararend\u00ebse e shp\u00ebrb\u00ebrjes s\u00eb Bashkimit Sovjetik. Pavar\u00ebsia e Kosov\u00ebs dhe shk\u00ebputja nga Serbia nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u2019u ngat\u00ebrruar me krijimin e rajoneve autonome serbe n\u00eb Kroaci dhe Bosnje-Hercegovin\u00eb.<\/p>\n<p>Prapavija e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs q\u00ebndron n\u00eb shtypjen e saj nga Beogradi; n\u00eb revokimin e autonomis\u00eb dhe imponimit t\u00eb regjimit t\u00eb aparteidit. Krijimi i rajoneve autonome serbe n\u00eb Kroaci dhe Bosnje-Hercegovin\u00eb u b\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb kufijt\u00eb post-jugosllav\u00eb t\u00eb shtetit t\u00eb Serbis\u00eb t\u00eb zgjeroheshin.<\/p>\n<p>Fatkeq\u00ebsisht, n\u00eb procesin e arritjes s\u00eb agjend\u00ebs gjeopolitike, forcat serbe po vritnin, d\u00ebbonin, dhe zhvendosnin popullatat jo-serbe nga ato territore. K\u00ebtu ndodh\u00ebn krimet m\u00eb t\u00eb tmerrshme n\u00eb luft\u00ebrat e viteve 90.<\/p>\n<p>Fatkeq\u00ebsisht, Putin po replikon t\u00eb nj\u00ebjtin format t\u00eb Milloshevi\u00e7it p\u00ebr zgjerimin e territorit t\u00eb Federat\u00ebs Ruse. Sidoqoft\u00eb, p\u00ebr mua \u00ebsht\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb kuptoj\u00eb se pse Putin do t\u00eb replikonte t\u00eb nj\u00ebjtin koncept duke i ve\u00e7uar territoret e banuara ruse n\u00eb Ukrain\u00eb me q\u00ebllimin p\u00ebr t\u2019i aneksuar \u2013 kur Milloshevi\u00e7i provoi konceptim e ngjash\u00ebm para 30 viteve dhe d\u00ebshtoi.<\/p>\n<p>Luft\u00ebrat n\u00eb 1990\u2019at p\u00ebrfunduat me disfat\u00eb ushtarake t\u00eb Serbis\u00eb dhe gjithashtu kriminalizuan lider\u00ebt e Serbis\u00eb dhe ideologjin\u00eb shtet\u00ebrore t\u00eb saj p\u00ebr gjeneratat q\u00eb do t\u00eb vijn\u00eb. Lidershipi politik dhe ushtarak i Putinit tregon ngjashm\u00ebri me rrug\u00ebn e vet\u00eb-shkat\u00ebrrimit t\u00eb Milloshevi\u00e7it.<strong>\/Reporteri.net\/<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ekzistenca e nj\u00eb \u201cplani\u201d franko-gjerman e cila thuhet t\u00eb ofroj\u00eb nj\u00eb perspektiv\u00eb konkrete p\u00ebr zgjidhjen e \u00e7\u00ebshtjeve mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb konfirmuar nga akter\u00ebt e p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb k\u00ebto bisedime. P\u00ebrmbajtja e saj, megjithat\u00eb, jo. Si premis\u00eb ky\u00e7e e k\u00ebtij propozimi, ndon\u00ebse ende e mjegullt, \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb t\u00eb jet\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimi i Kosov\u00ebs n\u00eb Kombe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":722229,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[1750],"tags":[269],"class_list":["post-722144","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-intervista","tag-intervista"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/722144","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=722144"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/722144\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/722229"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=722144"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=722144"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=722144"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}