{"id":723346,"date":"2022-10-31T15:32:46","date_gmt":"2022-10-31T14:32:46","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=723346"},"modified":"2022-10-31T15:38:42","modified_gmt":"2022-10-31T14:38:42","slug":"lufta-ne-ukraine-po-e-pershpejton-marreveshjen-kosove-serbi-por-cka-do-te-permbaje-dhe-si-do-te-implementohet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/opinione\/lufta-ne-ukraine-po-e-pershpejton-marreveshjen-kosove-serbi-por-cka-do-te-permbaje-dhe-si-do-te-implementohet\/","title":{"rendered":"Lufta n\u00eb Ukrain\u00eb po e p\u00ebrshpejton marr\u00ebveshjen Kosov\u00eb-Serbi, por \u00e7ka do t\u00eb p\u00ebrmbaj\u00eb dhe si do t\u00eb implementohet?"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: right;\">Autor: <strong>Orhan Dragas<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p><strong>BE dhe SHBA duan q\u00eb Beogradi dhe Prishtina t\u00eb p\u00ebrfundojn\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje p\u00ebrfundimtare p\u00ebr normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb tyre. Ky proces ka m\u00eb shum\u00eb se dhjet\u00eb vjet q\u00eb vazhdon, por agresioni rus kund\u00ebr Ukrain\u00ebs dhe ndikimi i saj shkat\u00ebrrues n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb kontinentin evropian po e p\u00ebrshpejton procesin, shkruan Orhan Dragas.<\/strong><\/p>\n<p><em>Orhan Dragas \u00ebsht\u00eb themelues dhe drejtor i Institutit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Siguris\u00eb me seli n\u00eb Beograd:<\/em><\/p>\n<p>BE dhe SHBA vler\u00ebsuan drejt se vonesa e m\u00ebtejshme e zgjidhjes s\u00eb problemit t\u00eb Kosov\u00ebs u p\u00ebrshtatet interesave ruse p\u00ebr t\u00eb destabilizuar Evrop\u00ebn. Rusia po p\u00ebrpiqet t\u00eb inkurajoj\u00eb p\u00ebrshkall\u00ebzimin n\u00eb Ballkan, sepse d\u00ebshiron t\u00eb leht\u00ebsoj\u00eb pozicionin e saj n\u00eb Ukrain\u00eb duke zhvendosur nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb fokusit t\u00eb Per\u00ebndimit n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb nxeht\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse p\u00ebrshpejtimi i zgjidhjes s\u00eb problemeve n\u00eb linj\u00ebn Prishtin\u00eb-Beograd \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigja e duhur ndaj ambicieve destruktive t\u00eb Rusis\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb tavolin\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb propozim q\u00eb zakonisht quhet franko-gjerman, megjith\u00ebse nuk ka dyshim se n\u00eb hartimin e tij kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb edhe SHBA-t\u00eb. \u00cbsht\u00eb inkurajuese q\u00eb as Beogradi dhe as Prishtina nuk e refuzuan at\u00eb; p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, t\u00eb dyja gjet\u00ebn aspekte pozitive n\u00eb t\u00eb.<\/p>\n<p>Propozimi parashikon q\u00eb Serbia t\u00eb lejoj\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimin e Kosov\u00ebs n\u00eb institucionet dhe organizatat nd\u00ebrkomb\u00ebtare, p\u00ebrfshir\u00eb OKB-n\u00eb, dhe n\u00eb k\u00ebmbim, nj\u00eb pranim t\u00eb p\u00ebrshpejtuar n\u00eb BE t\u00eb Serbis\u00eb, me mb\u00ebshtetje t\u00eb konsiderueshme financiare nga Per\u00ebndimi. \u00cbsht\u00eb gjithashtu thelb\u00ebsore q\u00eb Serbis\u00eb nuk do t&#8217;i k\u00ebrkohet t\u00eb njoh\u00eb Kosov\u00ebn si shtet t\u00eb pavarur.<\/p>\n<p>Kjo nism\u00eb ka shum\u00eb ngjashm\u00ebri me nj\u00eb propozim q\u00eb Instituti Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Siguris\u00eb, t\u00eb cilin un\u00eb e drejtoj, e hartoi m\u00eb shum\u00eb se tre vjet m\u00eb par\u00eb dhe ua d\u00ebrgoi qeverive t\u00eb vendeve an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb, qeveris\u00eb amerikane dhe institucioneve t\u00eb BE-s\u00eb. Jemi t\u00eb k\u00ebnaqur q\u00eb sugjerimet tona jan\u00eb pasqyruar n\u00eb k\u00ebt\u00eb propozim q\u00eb ka shanset m\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr t&#8217;u zbatuar. Por, nga ana tjet\u00ebr, \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhur keq q\u00eb u desh t\u00eb kalonin m\u00eb shum\u00eb se tre vjet q\u00eb t\u00eb aktivizohej nj\u00eb nism\u00eb n\u00eb dukje e mir\u00eb-projektuar.<\/p>\n<p>Tani \u00ebsht\u00eb koha t\u00eb kujtojm\u00eb disa nga zgjidhjet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme nga propozimi i Institutit ton\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht ato q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me zbatimin e marr\u00ebveshjes s\u00eb ardhshme, sepse ne e shohim at\u00eb faz\u00eb po aq t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme sa edhe vet\u00eb marr\u00ebveshja.<\/p>\n<p>N\u00ebse Brukseli me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb d\u00ebshiron q\u00eb Beogradi dhe Prishtina t\u00eb n\u00ebnshkruajn\u00eb s\u00eb shpejti nj\u00eb marr\u00ebveshje gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse dhe ligj\u00ebrisht t\u00eb detyrueshme, BE-ja duhet t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb marr\u00ebveshjeje t\u00eb till\u00eb, dometh\u00ebn\u00eb, si nj\u00eb aktor i tret\u00eb, t&#8217;u ofroj\u00eb n\u00ebnshkruesve nj\u00eb motiv t\u00eb qart\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb s\u00eb pari nj\u00eb kompromis, dhe pastaj t&#8217;i p\u00ebrmbahen asaj n\u00eb t\u00eb ardhmen. Beogradi dhe Prishtina mund t\u00eb motivohen vet\u00ebm nga nj\u00eb angazhim i detyruesh\u00ebm se prioritetet e tyre strategjike nd\u00ebrkomb\u00ebtare do t\u00eb p\u00ebrmbushen brenda kornizave kohore t\u00eb p\u00ebrcaktuara sakt\u00ebsisht.<\/p>\n<p>Marr\u00ebveshja do t\u00eb jet\u00eb e mundur vet\u00ebm n\u00ebse negociator\u00ebt b\u00ebjn\u00eb l\u00ebshime reciproke, por e nj\u00ebjta gj\u00eb vlen edhe p\u00ebr BE-n\u00eb. \u00cbsht\u00eb Europa ajo q\u00eb duhet t&#8217;i jap\u00eb kompensim Beogradit dhe Prishtin\u00ebs p\u00ebr koncesionet e nd\u00ebrsjella, t\u00eb cilat padyshim do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb dhimbshme dhe do t\u00eb duhet t\u00eb shpjegohen dhe zbatohen, dhe kjo nuk do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb detyr\u00eb e leht\u00eb n\u00ebse nuk ka garanci t\u00eb forta, t\u00eb n\u00ebnshkruara nga BE, t\u00eb cilat do t\u00eb jen\u00eb m\u00eb substanciale se th\u00ebnia aktuale p\u00ebr &#8220;perspektiv\u00ebn evropiane&#8221;.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye ne sugjeruam nj\u00eb rrug\u00eb t\u00eb mundshme p\u00ebrmes aplikimit t\u00eb nj\u00ebkohsh\u00ebm t\u00eb marr\u00ebveshjes dhe aktivizimit t\u00eb garancive, t\u00eb cilat realizojn\u00eb prioritetet strategjike t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb jashtme t\u00eb Beogradit dhe Prishtin\u00ebs. N\u00eb rastin e Serbis\u00eb, kjo do t\u00eb n\u00ebnkuptonte an\u00ebtar\u00ebsim t\u00eb plot\u00eb n\u00eb BE dy vjet pas n\u00ebnshkrimit t\u00eb marr\u00ebveshjes me Prishtin\u00ebn, dhe n\u00eb rastin e Kosov\u00ebs, pranim n\u00eb OKB dhe fillimin e negociatave p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb BE, po ashtu dy vjet pas n\u00ebnshkrimit t\u00eb marr\u00ebveshjes.<\/p>\n<p>Marr\u00ebveshja gjithashtu do t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb fuqi t\u00eb plot\u00eb dy vjet pas n\u00ebnshkrimit (nj\u00ebkoh\u00ebsisht me garancit\u00eb), sepse, nd\u00ebrkoh\u00eb, Beogradi dhe Prishtina duhet t\u00eb p\u00ebrshtatin legjislacionin e tyre me zgjidhjet e reja t\u00eb dakorduara, dometh\u00ebn\u00eb t\u00eb p\u00ebrfundojn\u00eb negociatat e an\u00ebtar\u00ebsimit me BE-n\u00eb (Serbia) dhe t\u00eb kryej\u00eb p\u00ebrgatitjet p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb OKB dhe fillimin e negociatave p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb BE (Kosov\u00eb). Nj\u00eb zgjidhje e till\u00eb do t\u00eb siguronte angazhimin e nd\u00ebrsjell\u00eb t\u00eb, nga nj\u00ebra an\u00eb, pal\u00ebve negociuese p\u00ebr t\u00eb zbatuar at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb r\u00ebn\u00eb dakord, dhe nga ana tjet\u00ebr, BE-ja dhe an\u00ebtar\u00ebt m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb OKB-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur garancit\u00eb e tyre. Sa i p\u00ebrket koncesioneve specifike, reciproke t\u00eb dy pal\u00ebve n\u00eb dialog, ato do t\u00eb l\u00ebvizin n\u00eb kuadrin e interesave themelore t\u00eb dy pal\u00ebve, t\u00eb cilat jan\u00eb ende diametralisht t\u00eb kund\u00ebrta.<\/p>\n<p>Nj\u00eb zgjidhje kompromisi do t\u00eb mund t\u00eb gjendej n\u00eb komunat me shumic\u00eb serbe n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb marrin status t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb brenda Kosov\u00ebs, ku autonomia e tyre do t\u00eb p\u00ebrmbante p\u00ebrgjigjet e m\u00ebparshme, t\u00eb cilave do t&#8217;u shtohej mund\u00ebsia q\u00eb si tersi e ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb mund t\u00eb b\u00ebnin marr\u00ebveshje me Serbin\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb lidhje me financimin e juridiksioneve autonome dhe investimeve. N\u00eb komunat tjera me shumic\u00eb serbe n\u00eb Kosov\u00eb, do t\u00eb zbatohen dispozitat e Marr\u00ebveshjes s\u00eb Brukselit p\u00ebr Bashk\u00ebsin\u00eb e Komunave Serbe. Serbia do t\u00eb merrte p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb mos nd\u00ebrhyj\u00eb n\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimin e Kosov\u00ebs n\u00eb OKB dhe n\u00eb organizata t\u00eb tjera nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket BE-s\u00eb, ajo do t\u00eb merrte p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb siguroj\u00eb nj\u00eb fond t\u00eb posa\u00e7\u00ebm masiv p\u00ebr financimin e projekteve n\u00eb Serbi dhe Kosov\u00eb, i cili do t\u00eb inkurajoj\u00eb lidhjet e nd\u00ebrsjella, kryesisht n\u00eb fush\u00ebn e infrastruktur\u00ebs dhe tregtis\u00eb s\u00eb lir\u00eb.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb zgjidhje t\u00eb tilla do t\u00eb devijonin nga modeli aktual i zgjerimit t\u00eb BE-s\u00eb, por Brukseli ka krijuar tashm\u00eb precedent\u00eb t\u00eb ngjash\u00ebm kur disa an\u00ebtar\u00eb aktual\u00eb, me vendim politik, p\u00ebrshpejtuan n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb drastike rrug\u00ebn e tyre drejt an\u00ebtar\u00ebsimit. Ky ishte rasti me Qipron n\u00eb 2004, Bullgarin\u00eb dhe Rumanin\u00eb n\u00eb 2007 dhe Kroacin\u00eb n\u00eb 2013, k\u00ebshtu q\u00eb p\u00ebrshpejtimi i pranimit t\u00eb Serbis\u00eb nuk do t\u00eb ishte nj\u00eb risi. Kjo k\u00ebrkon nj\u00eb vendim politik nga Brukseli, i cili e di shum\u00eb mir\u00eb se \u00e7do precedent i m\u00ebparsh\u00ebm i ka sjell\u00eb BE-s\u00eb dhe an\u00ebtarit t\u00eb sapoardhur pakrahasuesh\u00ebm m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrfitime sesa ka d\u00ebmtuar parimet e tij t\u00eb zgjerimit, t\u00eb cilat p\u00ebrndryshe jan\u00eb objekt rishikimi.<\/p>\n<p>BE-ja ka nevoj\u00eb p\u00ebr guxim dhe vizion politik, t\u00eb cilat i ka pasur t\u00eb panum\u00ebrta deri tani, por dukej se i ka harruar me kalimin e koh\u00ebs, e preokupuar me betejat e brendshme. N\u00eb k\u00ebt\u00eb mund t\u00eb ndihmoj\u00eb plani franko-gjerman, si dhe paraardh\u00ebsi i tij \u2013 plani i Institutit ton\u00eb p\u00ebr nj\u00ebkohshm\u00ebrin\u00eb e zbatimit t\u00eb marr\u00ebveshjes. K\u00ebshtu, ata m\u00eb n\u00eb fund do t&#8217;i p\u00ebrgjigjen pyetjeve t\u00eb b\u00ebra prej koh\u00ebsh t\u00eb presidentit serb Vu\u00e7iq &#8211; &#8220;Sa do t\u00eb kemi perspektiv\u00eb evropiane?&#8221; dhe kryeministrit t\u00eb Kosov\u00ebs Kurti \u2013 \u201cPse Kosova \u00ebsht\u00eb e vetmja n\u00eb Evrop\u00eb, t\u00eb rinjt\u00eb e s\u00eb cil\u00ebs jan\u00eb t\u00eb izoluar?\u201d. \/Reporteri.net<\/p>\n<p>*<em>Ky opinion \u00ebsht\u00eb shkruar p\u00ebr portalin Euractiv.com, i cili financohet edhe nga fonde t\u00eb BE&#8217;s\u00eb.\u00a0<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Autor: Orhan Dragas BE dhe SHBA duan q\u00eb Beogradi dhe Prishtina t\u00eb p\u00ebrfundojn\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje p\u00ebrfundimtare p\u00ebr normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb tyre. Ky proces ka m\u00eb shum\u00eb se dhjet\u00eb vjet q\u00eb vazhdon, por agresioni rus kund\u00ebr Ukrain\u00ebs dhe ndikimi i saj shkat\u00ebrrues n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb kontinentin evropian po e p\u00ebrshpejton procesin, shkruan Orhan Dragas. Orhan [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":723350,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[70],"tags":[],"class_list":["post-723346","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/723346","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=723346"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/723346\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/723350"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=723346"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=723346"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=723346"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}