{"id":723751,"date":"2022-11-01T17:00:02","date_gmt":"2022-11-01T16:00:02","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=723751"},"modified":"2023-07-11T12:37:03","modified_gmt":"2023-07-11T10:37:03","slug":"elmi-recica-pdk-marreveshje-me-serbine-vetem-me-njohje-dhe-garance-te-shbave-per-targat-qeveria-te-koordinohet-me-aleatet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/intervista\/elmi-recica-pdk-marreveshje-me-serbine-vetem-me-njohje-dhe-garance-te-shbave-per-targat-qeveria-te-koordinohet-me-aleatet\/","title":{"rendered":"Elmi Re\u00e7ica, PDK: Marr\u00ebveshje m\u00eb Serbin\u00eb, vet\u00ebm me njohje dhe garanc\u00eb t\u00eb SHBA\u2019ve \u2013 p\u00ebr targat, Qeveria t\u00eb koordinohet me aleat\u00ebt"},"content":{"rendered":"<p><strong>Sa her\u00eb q\u00eb kemi vepruar n\u00eb kooordinim me Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs dhe Bashkimin Evropian si shtet kemi arritur t\u2019i zgjidhin problemet e r\u00ebnda, andaj Qeveria dhe Presidenca e Kosov\u00ebs duhet t\u00eb koordinohen shum\u00eb af\u00ebr me miqt\u00eb tan\u00eb, sponzorizuesit e liris\u00eb, pavar\u00ebsis\u00eb dhe shtetnd\u00ebrtimit n\u00eb t\u00eb gjitha \u00e7\u00ebshtjet, si p\u00ebr targat ashtu edhe p\u00ebr dialogun me Serbin\u00eb dhe t\u00eb p\u00ebrfillin k\u00ebrkesat e tyre. Ky \u00ebsht\u00eb mesazhi q\u00eb u jep krer\u00ebve t\u00eb shtetit, deputeti i PDK-s\u00eb, Elmi Re\u00e7ica, p\u00ebrmes nj\u00eb interviste dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr Gazet\u00ebn Online Reporteri.net.<\/strong><\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa flet p\u00ebr nj\u00eb marr\u00ebveshje finale me Serbin\u00eb, deputeti Re\u00e7ica thot\u00eb se asnj\u00eb marr\u00ebveshje e cila cenon kushtetutshm\u00ebrin\u00eb dhe parimet kushtetuese t\u00eb sovranitetit, integritetit territorial dhe unitaritetin shtet\u00ebror, nuk e ka mb\u00ebshtetjen e Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cShqet\u00ebsimi im \u00ebsht\u00eb se nj\u00eb marr\u00ebveshje n\u00eb mes t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs dhe Republik\u00ebs s\u00eb Serbis\u00eb pa njohjen e nd\u00ebrsjell\u00eb, pa nj\u00eb traktat paqeje dhe pa nj\u00eb garanci t\u00eb ShBA- s\u00eb dhe BE- s\u00eb mund t\u00eb l\u00eb hapur \u00e7\u00ebshtje delikate q\u00eb mund t\u00eb rikthehen n\u00eb probleme t\u00eb m\u00ebdha nd\u00ebrshtet\u00ebrore t\u00eb cilat mund t\u00eb rrezikojn\u00eb stabilitetin n\u00eb t\u00ebr\u00eb regjionin e Ballkanit\u201d, thot\u00eb deputeti Re\u00e7ica.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr Gazet\u00ebn Online Reporteri, deputeti i PDK-s\u00eb flet edhe p\u00ebr tema t\u00eb tjera, si Asociacioni, mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb vizat t\u00eb liberalizohen n\u00eb dhjetor, p\u00ebr gjendjen aktuale t\u00eb PDK-s\u00eb e rolin e saj n\u00eb Kuvend.<\/p>\n<p>Reporteri.net: <strong>Si e keni par\u00eb vendimin e ri t\u00eb kryeministrit Kurti p\u00ebr targat dhe reagimin e SHBA-s\u00eb dhe BE-s\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Elmi Re\u00e7ica:<\/strong> Marr\u00ebveshja p\u00ebr targat krijon detyrime p\u00ebr t\u00eb dy pal\u00ebt, nd\u00ebrhyrja direkte e shtetit serb te komunitetit jo shumic\u00eb serb n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb e papranueshme, e d\u00ebmshme dhe i v\u00eb n\u00eb pozit\u00eb shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb serbet e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Por, Qeveria dhe Presidenca e Kosov\u00ebs duhet t\u00eb koordinohen shum\u00eb af\u00ebr me miqt\u00eb tan\u00eb sponzorizuesit e liris\u00eb, pavar\u00ebsis\u00eb dhe shtetnd\u00ebrtimit n\u00eb t\u00eb gjitha \u00e7\u00ebshtjet. Nuk duhet lejuar q\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e vogla t\u00eb na pengojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb pa dhe zgjidh\u00eb problemet e m\u00ebdha t\u00eb cilat jan\u00eb jetike p\u00ebr t\u00eb tashmen dhe t\u00eb ardhmen e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>K\u00ebrkesat e sinqerta t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs dhe Bashkimit Evropian \u00ebsht\u00eb e domosdoshme t\u00eb p\u00ebrfill\u00ebn, sepse sa her\u00eb q\u00eb kemi vepruar n\u00eb koordinim me k\u00ebto dy qendra t\u00eb vendosjes shteti i Kosov\u00ebs dhe qytetar\u00ebt e saj kan\u00eb arritur t\u2019i zgjidhin problemet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda, \u00e7\u00ebshtjet vitale q\u00eb kan\u00eb ndikuar dhe do t\u00eb ndikojn\u00eb n\u00eb perspektiv\u00ebn e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Pa mb\u00ebshtetjen e tyre t\u00eb gjith\u00eb e kemi t\u00eb qart\u00eb dhe t\u00eb ditur se ku do t\u00eb ishin ne sot.<\/p>\n<p><strong>Vizitat e shpeshta t\u00eb Laj\u00e7ak por dhe t\u00eb Escobar n\u00eb Kosov\u00eb a jan\u00eb nj\u00eb sinjal q\u00eb po shkohet drejt nj\u00eb marr\u00ebveshje finale?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Re\u00e7ica:<\/strong>\u00a0Vizitat e z\u00ebvend\u00ebsndihm\u00ebs Sekretarit t\u00eb Shtetit, z. Escobar dhe P\u00ebrfaq\u00ebsuesit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Bashkimit Evropian p\u00ebr dialogun Kosov\u00eb &#8211; Serbi, z. Laj\u00e7ak, por edhe intensifikimi i nd\u00ebrmarrjes s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb komunitetit nd\u00ebrkomb\u00ebtar n\u00eb relacion me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, duhet t\u00eb shihen nga pik\u00ebveshtrimi i nevoj\u00ebs p\u00ebr arritjen e nj\u00eb marr\u00ebveshje gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse n\u00eb mes t\u00eb Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb e cila n\u00eb epiqend\u00ebr t\u00eb saj duhet t\u00eb ket\u00eb njohjen e nd\u00ebrsjell\u00eb.<\/p>\n<p>Marr\u00ebveshja n\u00eb mes t\u00eb Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb duhet t\u00eb avancoj e fuqizoj subjektivitetin nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Kosov\u00ebs. Asnj\u00eb marr\u00ebveshje n\u00eb mes t\u00eb dy shteteve sovrane dhe t\u00eb pavarura t\u00eb Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e plot\u00eb n\u00ebse nuk siguron njohjen e nd\u00ebrsjell\u00eb dhe ul\u00ebsen n\u00eb OKB, t\u00eb cilat hapin rrug\u00ebn p\u00ebr integrimin e Kosov\u00ebs n\u00eb Bashkimin Evropian dhe an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb organizat\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe bot\u00ebrore t\u00eb siguris\u00eb, NATO. N\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, institucionet e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs duhet t\u00eb jen\u00eb n\u00eb koordinim dhe bashk\u00ebpunim t\u00eb plot\u00eb dhe t\u00eb vazhduesh\u00ebm me Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs dhe Bashkimin Evropian.<\/p>\n<p><strong>Cili \u00ebsht\u00eb shqet\u00ebsimi juaj si deputet, por dhe PDK rreth k\u00ebsaj teme tejet t\u00eb ndjeshme?<\/strong><\/p>\n<p>Realisht q\u00ebndrimi i Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs, por edhe i imi, ka qen\u00eb konsistent dhe kompatibil me interesat vitale t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr \u00e7imentimin e subjektivitetit nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Kosov\u00ebs si nj\u00eb proces i pakthyesh\u00ebm pas gjith\u00eb atij angazhimi t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb institucioneve t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs dhe qytetar\u00ebve q\u00eb rezultoi me shpalljen e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb vendit, njohjen nga shumica e shteteve gjithandej bot\u00ebs dhe an\u00ebt\u00ebr\u00ebsimi n\u00eb shum\u00eb organizata e organizma nd\u00ebrkomb\u00ebtar, pa harru asnj\u00ebher\u00eb faktin se legjitimitetin e shpalljes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs e ka p\u00ebrligj\u00eb institucioni kryesor bot\u00ebror i drejt\u00ebsis\u00eb, Gjykata Nd\u00ebrkomb\u00ebtare e Drejt\u00ebsis\u00eb. T\u00eb gjitha k\u00ebto jan\u00eb realizuar me mb\u00ebshtetjen e fuqishme t\u00eb partner\u00ebve tan\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar, ve\u00e7anarisht Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs. E gjith\u00eb kjo pun\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb duhet gjithsesi t\u00eb kuror\u00ebzohet me nj\u00eb marr\u00ebveshje gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse n\u00eb mes dy shteteve dhe me garanc\u00ebn e Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs dhe Brukselit zyrtar.<\/p>\n<p><strong>A e keni par\u00eb propozimin e shum\u00ebp\u00ebrfolur franko-gjerman t\u00eb cilin Escobar ka deklaruar se SHBA e mb\u00ebshtet? \u00c7mendim keni ju p\u00ebr k\u00ebt\u00eb propozim?<\/strong><\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb qeveria m\u00eb jo transparente q\u00eb ka njohur historia e re e Kosov\u00ebs. Transparenca \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga element\u00ebt imanente t\u00eb demokracis\u00eb n\u00eb secilin shtet e secilen shoq\u00ebri.<\/p>\n<p>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, \u00ebsht\u00eb parim i njohur nd\u00ebrkomb\u00ebtar se komuniteti nd\u00ebrkomb\u00ebtar, por edhe shtetet t\u00eb cilat jan\u00eb n\u00eb proces, p\u00ebrkrahin secilen marr\u00ebveshje e cila arrihet me pajtimin e dy shteteve pal\u00eb negociuese. Ajo \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me pozicionin dhe vizionin e institucioneve t\u00eb vendit p\u00ebrkitazi me elementet e marr\u00ebveshjes dhe cil\u00ebsin\u00eb e saj. Asnj\u00eb marr\u00ebveshje e cila c\u00ebnon kushtetutshm\u00ebrin\u00eb dhe parimet kushtetuese t\u00eb sovranitetit, integritetit territorial dhe unitaritetit shtet\u00ebror, nuk e ka mb\u00ebshtetjen e Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Escobar ka deklaruar se SHBA e mb\u00ebshtesin nj\u00eb marr\u00ebveshje finale edhe n\u00ebse brenda saj nuk \u00ebsht\u00eb njohja reciproke. P\u00ebr ju \u00e7&#8217;do t\u00eb thot\u00eb kjo?<\/strong><\/p>\n<p>S\u00eb pari un\u00eb \u00e7moj rolin dhe kontributin e jasht\u00ebzakonsh\u00ebm t\u00eb ShBA \u2013 s\u00eb dhe t\u00eb deleguarit t\u00eb saj, z. Escobar, n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces.<\/p>\n<p>Duke pasur parasyh paq\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb dhe jostabilitetin e Serbis\u00eb n\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb tilla, duke qen\u00eb se kjo e fundit nuk ka treguar se \u00ebsht\u00eb e gatshme t\u2019i rrespektoj marr\u00ebveshjet e arritura, shqet\u00ebsimi im \u00ebsht\u00eb se nj\u00eb marr\u00ebveshje n\u00eb mes t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs dhe Republik\u00ebs s\u00eb Serbis\u00eb pa njohjen e nd\u00ebrsjell\u00eb, pa nj\u00eb traktat paqeje dhe pa nj\u00eb garanci t\u00eb ShBA- s\u00eb dhe BE- s\u00eb mund t\u00eb l\u00eb hapur \u00e7\u00ebshtje delikate q\u00eb mund t\u00eb rikthehen n\u00eb probleme t\u00eb m\u00ebdha nd\u00ebrshtet\u00ebrore t\u00eb cilat mund t\u00eb rrezikojn\u00eb stabilitetin n\u00eb t\u00ebr\u00eb regjionin e Ballkanit.<\/p>\n<p><strong>Sipas jush a ka rrezik t\u00eb ket\u00eb Asociacion t\u00eb Komunave me Shumic\u00eb Serbe?<\/strong><\/p>\n<p>Kjo \u00e7\u00ebshtje \u00ebsht\u00eb e vendosur n\u00eb baz\u00eb t\u00eb aktgjykimit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese t\u00eb dat\u00ebs 23 Dhjetor 2015 dhe si i till\u00eb sh\u00ebrben si udh\u00ebrr\u00ebfyes p\u00ebr hapat tjer\u00eb. Ky asociacion n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb nuk duhet t\u00eb sfidon parimin dhe konceptin kushtetues t\u00eb vet\u00ebqeverisjes lokale. Kosova ka vet\u00ebm dy nivele t\u00eb pushtetit, at\u00eb lokal dhe qendror.<\/p>\n<p><strong>Pse PDK nuk shkoj\u00eb n\u00eb takim me Kurtin. A do t\u00eb ishte mir\u00eb ta nd\u00ebgjoni si subjekt se \u00e7far\u00eb ka p\u00ebr t\u00eb ju th\u00ebn\u00eb nga af\u00ebr?<\/strong><\/p>\n<p>S\u00eb pari, Kryeministri i Kosov\u00ebs, z. Kurti, \u00ebsht\u00eb vonuar shum\u00eb dhe ka injoruar t\u00ebr\u00ebsisht komunikimin me partit\u00eb opozitare p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet m\u00eb vitale t\u00eb shtetit, t\u00eb gjitha pa p\u00ebrjashtim. Ai ka besuar se t\u00eb gjitha problemet mund t\u2019i zgjidh\u00eb vet dhe tani kur \u00ebsht\u00eb rritur angazhimi i ShBA- s\u00eb dhe BE- s\u00eb p\u00ebr nj\u00eb marr\u00ebveshje gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse n\u00eb mes t\u00eb Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb ai ka k\u00ebrkuar takim me partit\u00eb opozitare. M\u00ebnyra se si e ka b\u00ebr\u00eb ftes\u00ebn dhe injorimi q\u00eb i ka b\u00ebr\u00eb partive opozitare jan\u00eb dy argumente q\u00eb kan qen\u00eb vendimtare p\u00ebr t\u00eb mos shkuar n\u00eb at\u00eb takim. Por, q\u00ebndrimin p\u00ebr t\u00eb mos shkuar e ka deklaruar publikisht Kryetari i Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs, z. Memli Krasniqi. \u00c7\u00ebshtjet e tilla t\u00eb nivelit shtet\u00ebror nuk mund t\u00eb zgjidhen pa nj\u00eb gjith\u00ebp\u00ebrfshirje t\u00eb t\u00eb gjitha subjekteve shtet\u00ebrore dhe politike t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>A do t\u00eb k\u00ebrkoni nga Kurti t\u00eb raportoj\u00eb n\u00eb Kuvend p\u00ebr at\u00eb se \u00e7&#8217;po ndodh n\u00eb dialogun me Serbin\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Do t\u00eb koordinohemi edhe me grupet tjera parlamentare dhe do t\u00eb marrim nj\u00eb vendim p\u00ebr hapat e m\u00ebtutjesh\u00ebm.<\/p>\n<p><strong>Presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar se pret heqjen e vizave deri n\u00eb dhjetor duke mos u kusht\u00ebzuar me ETIAS. A pritni dhe ju q\u00eb sivjet t\u00eb liberalizohen vizat?<\/strong><\/p>\n<p>Kosova ka plot\u00ebsuar t\u00eb gjitha kriteret p\u00ebr liberalizimin e vizave q\u00eb nga viti 2018 dhe k\u00ebt\u00eb disa her\u00eb e ka konstatuar Komisoni dhe Parlamenti Evropian. Partia Demokratike e Kosov\u00ebs ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb kontribut t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm n\u00eb plot\u00ebsimin e kritereve p\u00ebr liberalizim t\u00eb vizave dhe agjend\u00ebn euroatlantike t\u00eb Kosov\u00ebs. \u00cbsht\u00eb krejt\u00ebsisht normale q\u00eb Kosova t\u00eb fitoj libralizimin e vizave dhe me procedura t\u00eb p\u00ebrshpejtuara t\u00eb rrug\u00ebtoj drejt integrimit evropian dhe anter\u00ebsimit n\u00eb NATO.<\/p>\n<p><strong>T\u00eb kthemi pak tek PDK. Ju jeni angazhuar ta rritni sa m\u00eb shum\u00eb n\u00eb diaspor\u00eb. N\u00eb \u00e7far\u00eb pike \u00ebsht\u00eb sot PDK? A \u00ebsht\u00eb gati p\u00ebr zgjedhjet t\u00eb reja eventuale?<\/strong><\/p>\n<p>Q\u00eb nga shpallja e Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, Partia Demokratike e Kosov\u00ebs ka pasivizuar dhe shuar aktivitetin politik n\u00eb m\u00ebrgat\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb interes t\u00eb m\u00ebrgat\u00ebs son\u00eb p\u00ebr t\u2019i l\u00ebn\u00eb ata t\u00eb lir\u00eb nga angazhimi politik duke qen\u00eb se \u00ebsht\u00eb menduar q\u00eb pas gjith\u00eb atij angazhimi dhe kontributi t\u00eb m\u00ebrgat\u00ebs son\u00eb p\u00ebr \u00e7lirimin dhe shtetnd\u00ebrtimin e Kosov\u00ebs, \u00ebsht\u00eb koha q\u00eb aji t\u2019i realizoj interesat dhe nevojat e saj n\u00ebp\u00ebrmes rrug\u00ebve institucionale si\u00e7 jan\u00eb Ambasadat, Konsullatat, Qendrat Kulturore t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, pastaj klubet dhe shoqatat e ndryshme e t\u00eb tjera. \u00cbsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb m\u00ebrgimtar\u00ebt tan\u00eb t\u00eb jen\u00eb sa m\u00eb t\u00eb integruar n\u00eb shtetin mikprit\u00ebs dhe ta ruajn\u00eb identitetin e tyre.<\/p>\n<p>Kjo hap\u00ebsir\u00eb \u00ebsht\u00eb keqp\u00ebrdorur nga L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje e cila ka shfryt\u00ebzuar at\u00eb p\u00ebr t\u00eb kontaminuar m\u00ebrgat\u00ebn me t\u00eb pav\u00ebrteta dhe g\u00ebnjeshtra p\u00ebr Partin\u00eb Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs dhe ve\u00e7an\u00ebrisht lider\u00ebt e saj. Prandaj, angazhimi yn\u00eb n\u00eb m\u00ebrgat\u00eb \u00ebsht\u00eb angazhim p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn para s\u00eb gjithash.<\/p>\n<p>Si Kryetar i Komisionit p\u00ebr Organizimin e Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb M\u00ebrgat\u00eb, bashk\u00eb me an\u00ebtar\u00ebt tjer\u00eb t\u00eb k\u00ebtij komisioni, kryesin\u00eb e PDK- s\u00eb, Grupin Parlamentar, Kryetar\u00ebt e Komunave si dhe K\u00ebshillin Drejtues t\u00eb Partis\u00eb Demokratike jemi duke punuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vazhdueshme dhe me instensitet t\u00eb madh.<\/p>\n<p>Kemi mbajtur Kuvendin e Deg\u00ebs s\u00eb Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Zvic\u00ebr dhe Suedi, kemi themeluar Deg\u00ebn e PDK- n\u00eb Franc\u00eb, s\u00eb shpejti do ta themelojm\u00eb edhe n\u00eb Itali dhe n\u00eb shtete tjera. N\u00eb Republik\u00ebn Federale t\u00eb Gjermanis\u00eb kemi n\u00eb plan t\u00eb themelojm\u00eb gjasht\u00eb deg\u00eb nga t\u00eb cilat dy jan\u00eb themeluar, ato n\u00eb n\u00eb Bavari dhe Baden Wurttemberg. Gjat\u00eb muajit N\u00ebntor do t\u00eb mbahen Kuvendi Zgjedhor i Deg\u00ebs s\u00eb PDK- s\u00eb n\u00eb Kanada.<\/p>\n<p>Partia Demokratike e Kosov\u00ebs do t\u00eb shtrihet n\u00eb t\u00eb gjitha shtetet gjithandej. Ne po rritemi n\u00eb m\u00ebrgat\u00eb p\u00ebr \u00e7do dit\u00eb. M\u00ebrgata si nj\u00eb komunitet fisnik e bujar q\u00eb \u00ebsht\u00eb, natyrisht edhe me bagazh dhe kontribut t\u00eb madh n\u00eb \u00e7lirimin, shtetnd\u00ebrtimin dhe zhvillimin e Kosov\u00ebs, por edhe n\u00eb ruajtjen e kohezionit social n\u00eb Kosov\u00eb, meriton t\u00eb dij\u00eb p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e luft\u00ebs \u00e7lirimtare, p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn p\u00ebr dy lider\u00ebt historik t\u00eb Kosov\u00ebs dhe Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs. Un\u00eb jam i lumtur q\u00eb kjo e v\u00ebrtet\u00eb po kuptohet dhe mir\u00ebpritet jasht\u00ebzakonisht mir\u00eb nga m\u00ebrgata jon\u00eb dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb un\u00eb u jam shum\u00eb mir\u00ebnjoh\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Sa jeni t\u00eb k\u00ebnaqur me opozit\u00ebn brenda Kuvendit q\u00eb po b\u00ebn partia juaj?<\/strong><\/p>\n<p>Ne jemi pak n\u00eb numra por shum\u00eb n\u00eb angazhim e pun\u00eb. Ne nuk imitojm\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt por implementojm\u00eb politikat tona burimore dhe n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs. Asnj\u00ebher\u00eb, as kur kemi n\u00eb qen\u00eb n\u00eb pushtet e as tash kur jemi ne opozit\u00eb, ne nuk e vendosim interesin e partis\u00eb para atij nacional.<\/p>\n<p>Tashm\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb tri vite q\u00eb Partia Demokratike \u00ebsht\u00eb n\u00eb opozit\u00eb dhe p\u00ebrgjat\u00eb k\u00ebsaj kohe ne kemi mbrojtur interesin e p\u00ebrgjithshem sa kemi mundur e sa kemi ditur pa synu asnj\u00ebher\u00eb q\u00eb kemi qen\u00eb t\u00eb p\u00ebrkryer.<\/p>\n<p>Opozita jon\u00eb \u00ebsht\u00eb dhe do t\u00eb mbetet konstruktive n\u00eb kuptimin e q\u00ebndrimit e kreative n\u00eb kuptimin e veprimit. K\u00ebsisoji, kemi propozu masa konkrete p\u00ebr p\u00ebrballje me kriz\u00ebn ekonomike si\u00e7 jan\u00eb heqja e TVSH- s\u00eb p\u00ebr mallrat esenciale p\u00ebr 6 muaj, heqja e akciz\u00ebs p\u00ebr derivatet e naft\u00ebs, heqja e TVSH- s\u00eb p\u00ebr energji p\u00ebr 6 muaj, rritja e pagave, pensioneve dhe ndihmave sociale, t\u00ebrheqja e Trust-it deri n\u00eb 30 % n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrshkall\u00ebzuar p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn gj\u00eb kemi inicu edhe projektligjin n\u00eb Kuvendin e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Kemi votuar t\u00eb gjitha marr\u00ebveshjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare. K\u00ebtu nuk duhet harruar se pushteti aktual e opozita e dikurshme, p\u00ebrve\u00e7 q\u00eb nuk ka votuar marr\u00ebveshjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare, nuk e ka votuar marr\u00ebveshjen e vetme kontraktuale me Bashkimin Evropian, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Marr\u00ebveshja e Stabilizim Asociimit.<\/p>\n<p>Kemi inicu shum\u00eb nisma ligjore, rezoluta dhe debate e interpelanca parlamentare, si\u00e7 jan\u00eb debati dhe rezoluta p\u00ebr gjetjen e zgjidhjes p\u00ebr ndaljen e grev\u00ebs n\u00eb arsim dhe sh\u00ebrbimin civil, n\u00eb lidhje me rritjen e \u00e7mimeve t\u00eb produkteve esenciale, p\u00ebr kriz\u00ebn energjetike, p\u00ebr gjendjen e r\u00ebnd\u00eb n\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsi apo politik\u00ebn e jashtme e cila \u00ebsht\u00eb skandaloze.<\/p>\n<p>Me insistimin dhe k\u00ebrkes\u00ebn ton\u00eb \u00ebsht\u00eb themeluar Komisioni Hetues Parlamentar n\u00eb Lidhje me Menaxhimin e Kriz\u00ebs Energjetike nga Qeveria. Kemi sfiduar n\u00eb Gjykat\u00ebn Themelore dhe kemi fituar rastin p\u00ebr mas\u00ebn e p\u00ebrkohshme p\u00ebr rritjen e \u00e7mimit t\u00eb energjis\u00eb.<\/p>\n<p>Kemi kund\u00ebrshtuar dhe do t\u00eb kund\u00ebrshtojm\u00eb Projektligjin p\u00ebr Pag\u00ebn Minimale p\u00ebrderisa nuk p\u00ebrfshihen veteran\u00ebt e luft\u00ebs n\u00eb t\u00eb. \/Reporteri.net\/.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sa her\u00eb q\u00eb kemi vepruar n\u00eb kooordinim me Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs dhe Bashkimin Evropian si shtet kemi arritur t\u2019i zgjidhin problemet e r\u00ebnda, andaj Qeveria dhe Presidenca e Kosov\u00ebs duhet t\u00eb koordinohen shum\u00eb af\u00ebr me miqt\u00eb tan\u00eb, sponzorizuesit e liris\u00eb, pavar\u00ebsis\u00eb dhe shtetnd\u00ebrtimit n\u00eb t\u00eb gjitha \u00e7\u00ebshtjet, si p\u00ebr targat ashtu edhe p\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":723799,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[1750],"tags":[269],"class_list":["post-723751","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-intervista","tag-intervista"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/723751","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=723751"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/723751\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/723799"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=723751"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=723751"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=723751"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}