{"id":726682,"date":"2022-11-07T18:35:29","date_gmt":"2022-11-07T17:35:29","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=726682"},"modified":"2023-07-11T12:32:00","modified_gmt":"2023-07-11T10:32:00","slug":"kryetari-i-malisheves-ekrem-kastrati-kurti-nuk-na-ka-vizituar-asnjehere-te-vije-te-shoh-nga-afer-projektet-qe-jemi-duke-realizuar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/intervista\/kryetari-i-malisheves-ekrem-kastrati-kurti-nuk-na-ka-vizituar-asnjehere-te-vije-te-shoh-nga-afer-projektet-qe-jemi-duke-realizuar\/","title":{"rendered":"Kryetari i Malishev\u00ebs, Ekrem Kastrati: Kurti nuk na ka vizituar asnj\u00ebher\u00eb, t\u00eb vij\u00eb t\u00eb shoh nga af\u00ebr projektet q\u00eb jemi duke realizuar"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: right;\">\n<p><b>Malisheva \u00ebsht\u00eb komuna e vetme q\u00eb qeveriset nga partia NISMA Socialdemokrate e Fatmir Limajt. Kjo komun\u00eb ka nisur qe disa dit\u00eb projektin q\u00eb ka p\u00ebr q\u00ebllim urbanizimin e qytetit q\u00eb e ka quajtur &#8216;Malisheva Urbane&#8217;.<\/b><\/p>\n<p>Gazeta Online Reporteri.net, ka zhvilluar nj\u00eb intervist\u00eb me kryetarin e Malishev\u00ebs, Ekrem Kastrati, i cili ka treguar n\u00eb detaje p\u00ebr projektet q\u00eb ka nisur t&#8217;i realizoj\u00eb, ato q\u00eb synon t&#8217;i p\u00ebrfundoj\u00eb deri n\u00eb fund t\u00eb mandatit, dhe problemin m\u00eb t\u00eb madh q\u00eb ballafaqohet kjo komun\u00eb.<\/p>\n<p>I pyetur p\u00ebr mb\u00ebshtetjen eventuale nga Qeveria, kryetari Kastrati ka th\u00ebn\u00eb se kryeministri Albin Kurti nuk e ka vizituar asnj\u00ebher\u00eb Malishev\u00ebn, nd\u00ebrsa i ka b\u00ebr\u00eb thirrje ta b\u00ebj\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb, pasi si\u00e7 thot\u00eb do t\u00eb shoh nga af\u00ebr projektet q\u00eb po realizohen.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb, ai tregon edhe n\u00ebse lideri i partis\u00eb Fatmir Limaj mund t\u00eb rikthehet n\u00eb PDK, si dhe p\u00ebr gjendjen aktuale t\u00eb partis\u00eb NISMA.<\/p>\n<p><em><strong>Lexoni intervist\u00ebn e plot\u00eb me kryetarin e Malishev\u00ebs, Ekrem Kastrati, dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr Gazet\u00ebn Online Reporteri.net:<\/strong><\/em><\/p>\n<p><strong>Reporteri.net:<\/strong>\u00a0<strong>Sipas Institutit GAP, gjat\u00eb fushat\u00ebs keni dh\u00ebn\u00eb 48 premtime, 8 i keni p\u00ebrfunduar, 32 nuk kan\u00eb filluar. Cilat jan\u00eb projektet m\u00eb madhore q\u00eb keni realizuar k\u00ebt\u00eb mandat, dhe cilat ju kan\u00eb mbetur deri n\u00eb fund t\u00eb mandatit q\u00eb synoni t\u2019i p\u00ebrfundoni?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Ekrem Kastrati:<\/strong> Projektet e Komun\u00ebs se Malishev\u00ebs t\u00eb cilat kan\u00eb p\u00ebrfunduar dhe ato q\u00eb jan\u00eb n\u00eb proces jan\u00eb: fillimi i nd\u00ebrtimit t\u00eb rrug\u00ebs Ibrahim Mazreku, renovimi i QKMF-s\u00eb, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe gjith\u00eb infrastruktur\u00ebn p\u00ebrcjell\u00ebse, garazha dhe oborri, nd\u00ebrtimi i dy \u00e7erdheve, n\u00eb Malishev\u00eb dhe n\u00eb Kijev\u00eb. N\u00eb Malishev\u00eb do t\u00eb p\u00ebrurohet gjat\u00eb muajit n\u00ebntor nd\u00ebrsa n\u00eb Kijev\u00eb \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrfunduar ve\u00e7 kemi pasur problem me stafin, t\u00eb cilin nuk e ka aprovuar Ministria p\u00ebr vitin aktual, nd\u00ebrsa e ka parapar\u00eb p\u00ebr vitin 2023.<\/p>\n<p>Kemi n\u00ebnshkruar kontrat\u00ebn p\u00ebr projektin m\u00eb madhor n\u00eb historin\u00eb e Komun\u00ebs son\u00eb, pra projekti i Sheshit t\u00eb D\u00ebshmor\u00ebve, nj\u00eb projekt i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm q\u00eb p\u00ebr q\u00ebllim ka Urbanizimin e qytetit (Malisheva Urbane).<\/p>\n<p>Kemi nd\u00ebrtuar pjes\u00ebn lindore t\u00eb tribun\u00ebs n\u00eb stadiumin &#8216;Liman Gegaj&#8217;, si dhe i zhveshtoreve q\u00eb parashihet t\u00eb jen\u00eb me standarde nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Ministria e Arsimit n\u00eb baz\u00eb t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb b\u00ebr\u00eb nga Komuna e Malishev\u00ebs i ka lejuar hapjen edhe t\u00eb disa drejtimeve t\u00eb reja p\u00ebr shkollat e mesme, p\u00ebr vitin shkollor 2022\/2023. Drejtimet e reja jan\u00eb: bashk\u00ebpun\u00ebtor\/e profesional i infermieris\u00eb, teknik\/e i\/e sistemeve t\u00eb TIK, zhvillues\/e i aplikacioneve softuerike dhe asistent\/e restorani<\/p>\n<p>Jan\u00eb ndar\u00eb bursa p\u00ebr mbi 300 student\u00eb p\u00ebr vitin 2022.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb b\u00ebr\u00eb subvencionimi i qum\u00ebshtit me 0.03 euro p\u00ebr lit\u00ebr, p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb fermer\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt dor\u00ebzojn\u00eb qumshtin n\u00eb pika grumbulluese n\u00eb Komun\u00ebn e Malishev\u00ebs.<\/p>\n<p>Kemi nd\u00ebrtuar 21 kilometra trotuar, kemi asfaltuar\u00a0rrugica n\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 16 fshatra, kemi n\u00ebnshkruar edhe disa kontrata t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, ku disa jan\u00eb 3 vje\u00e7are, si: mir\u00ebmbajtje e rrug\u00ebve gjat\u00eb sezon\u00ebs s\u00eb ver\u00ebs dhe dimrit, ku k\u00ebtu p\u00ebrfshihet edhe pastrimi i lumenjve sipas nevoj\u00ebs, mir\u00ebmbajtja e rrjetit t\u00eb kanalizimeve, mir\u00ebmbajtja e ndri\u00e7imit publik, renovimi i objekteve shkollore, etj.<\/p>\n<p>Gjithashtu, jan\u00eb n\u00eb proces t\u00eb pun\u00ebs edhe projektet n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb programit t\u00eb efiqiences, ku \u00ebsht\u00eb duke u rinovuar Sht\u00ebpia e Kultur\u00ebs, Gjimnazi Hamdi Berisha, Objekti i Komun\u00ebs si shum\u00eb shpejt do t\u00eb filloj edhe renovimi i Palestr\u00ebs s\u00eb Sporteve.<\/p>\n<p>Po ashtu, n\u00eb bashk\u00ebpunim me organizat\u00ebn gjermane ASB, i kemi rinovuar plot\u00ebsisht zyrat e Shoqat\u00ebs s\u00eb Pensionist\u00ebve n\u00eb Malishev\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Cili \u00ebsht\u00eb problem m\u00eb i madh q\u00eb aktualisht ballafaqohen banor\u00ebt e komun\u00ebs suaj? Pra, cilat jan\u00eb ankesat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb ata kan\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb qen\u00eb i sinqert\u00eb, sfida m\u00eb e madhe p\u00ebr Komun\u00ebn ton\u00eb \u00ebsht\u00eb gjetja e nj\u00eb zgjidhe afatgjate p\u00ebr furnizim me uj\u00eb t\u00eb pijes p\u00ebr qytetar\u00ebt tan\u00eb, sepse kapacitetet aktuale jan\u00eb t\u00eb pamjaftueshme p\u00ebr t\u00eb furnizuar me uj\u00eb t\u00eb gjitha vendbanimet e Komun\u00ebs son\u00eb.<\/p>\n<p>Jemi duke bashk\u00ebpunuar me nj\u00eb organizat\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare, e kemi b\u00ebr\u00eb nj\u00eb projekt ideor p\u00ebr tu ky\u00e7ur me Radoniqin, dhe madje i kemi b\u00ebr\u00eb edhe nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb qeveris\u00eb p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb si garantuese p\u00ebr financimin e k\u00ebtij projekti, q\u00eb kap nj\u00eb vler\u00eb t\u00eb madhe financiare e q\u00eb komuna nuk e p\u00ebrballon dot si e vetme. Jemi ende n\u00eb pritje t\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje nga Qeveria p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p><strong>NISMA pjes\u00eb e s\u00eb cil\u00ebs parti jeni ka qeverisur me Malishev\u00ebn qe disa vite. \u00c7far\u00eb energjie t\u00eb re i keni dh\u00ebn\u00eb ju si kryetar qeverisjes n\u00eb k\u00ebt\u00eb komun\u00eb krahasuar me kryetar\u00ebt e kaluar?<\/strong><\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb p\u00ebr Nism\u00ebn ky \u00ebsht\u00eb mandati i tret\u00eb, nd\u00ebrsa p\u00ebr mua i pari. N\u00eb dy mandatet politikat qeveris\u00ebse jan\u00eb bazuar n\u00eb zhvillimin dhe nd\u00ebrtimin e infrastruktur\u00ebs n\u00ebp\u00ebr fshatra, p\u00ebr shkak se Malisheva dominohet nga zonat rurale. Jan\u00eb nd\u00ebrtuar rrug\u00ebt, shkollat, fushat sportive, trotuare e ndri\u00e7im publik.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, ky mandat i yni i tret\u00eb p\u00ebr Nism\u00ebn dhe i pari p\u00ebr mua, q\u00eb jemi n\u00eb bashk\u00ebkoalicion me LDK-n\u00eb, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrqendruar n\u00eb investimet n\u00eb qytet, n\u00eb jet\u00ebsimin e projektit ton\u00eb madhor \u201cMalisheva Urbane\u201d, projekt me t\u00eb cilin edhe kam hyr\u00eb n\u00eb gar\u00eb elektorale, dhe p\u00ebr t\u00eb cilin na kan\u00eb besuar qytetar\u00ebt p\u00ebrmes vot\u00ebs.<\/p>\n<p>Pra, e reja e mandatit t\u00eb tret\u00eb p\u00ebr Nism\u00ebn bashk\u00eb me partner\u00ebt e koalicionit \u00ebsht\u00eb projekti Malisheva Urbane.<\/p>\n<p>Ky projekt, ve\u00e7 ka filluar t\u00eb jet\u00ebsohet, ku \u00ebsht\u00eb duke u punuar n\u00eb nd\u00ebrtimin e rrug\u00ebs Ibrahim Mazreku, dhe do t\u00eb vazhdoj\u00eb shum\u00eb shpejt edhe realizimi i projektit t\u00eb madh t\u00eb Sheshit bashk\u00eb me segmentet tjera p\u00ebrreth, q\u00eb do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb projekt i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm me t\u00eb cilin do t\u00eb ndihen krenar\u00eb gjeneratat e tanishme dhe t\u00eb ardhshme t\u00eb gjith\u00eb hap\u00ebsir\u00ebs s\u00eb Llapush\u00ebs dhe m\u00eb gjer\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Keni premtuar ngritjen e sht\u00ebpis\u00eb muze- kulla e Ramdan Shabnit n\u00eb Kijev\u00eb. Kur pritet t\u00eb filloj\u00eb dhe p\u00ebrfundoj\u00eb ky projekt?<\/strong><\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, e kemi premtuar, kemi planifikuar buxhet dhe do ta realizojm\u00eb gjat\u00eb mandatit ton\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Keni dh\u00ebn\u00eb premtime edhe p\u00ebr pishin\u00ebn e Banj\u00ebs, p\u00ebr zhvillimin e saj. Sa keni punuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, dhe kur pritet t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb projekti q\u00eb keni p\u00ebr t\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Sigurisht q\u00eb p\u00ebr pishin\u00ebn e Banj\u00ebs jemi duke par\u00eb mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr t\u00eb realizuar ndonj\u00eb projekt t\u00eb mir\u00eb, p\u00ebrmes partneritetit publiko privat. Por, p\u00ebr shkak q\u00eb koha ishte e shkurt\u00ebr, ne ver\u00ebn q\u00eb lam\u00eb pas e kemi dh\u00ebn\u00eb n\u00eb shfryt\u00ebzim tek nj\u00eb operator privat konform legjislacionit n\u00eb fuqi. Me siguri q\u00eb gjat\u00eb mandatit ton\u00eb qeveris\u00ebs premtimi p\u00ebr pishin\u00ebn e banj\u00ebs do t\u00eb jet\u00ebsohet.<\/p>\n<p><strong>Sa po mb\u00ebshtet Qeveria Kurti komun\u00ebn e Malishev\u00ebs? Jeni t\u00eb k\u00ebnaqur, apo jeni t\u00eb l\u00ebn\u00eb anash?<\/strong><\/p>\n<p>Nuk e kemi ndonj\u00eb mb\u00ebshtetje konkrete. Malisheva dhe qytetar\u00ebt e saj kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr p\u00ebrkrahje nga institucionet qendrore, pavar\u00ebsisht kush i drejton ato.<\/p>\n<p><strong>A ju ka vizituar Kurti ju si kryetar p\u00ebr t\u00eb pare nga af\u00ebr problemet q\u00eb keni si komun\u00eb, n\u00ebse jo, cila \u00ebsht\u00eb thirrja juaj p\u00ebr t\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Jo nuk e ka vizituar asnj\u00ebher\u00eb Komun\u00ebn e Malishev\u00ebs. Nuk gabon n\u00ebse vjen, sepse mund t\u00eb sheh nga af\u00ebr nj\u00eb varg projektesh t\u00eb mira q\u00eb qeverisja jon\u00eb komunale \u00ebsht\u00eb duke realizuar n\u00eb Malishev\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Ju jeni nga partia NISMA, e cila \u00ebsht\u00eb jasht\u00eb Kuvendit. Koh\u00ebve t\u00eb fundit liderit tuaj Fatmir Limaj i jan\u00eb b\u00ebn thirrje nga zyrtar\u00ebt t\u00eb PDK-s\u00eb t\u00eb kthehet n\u00eb k\u00ebt\u00eb parti. Ju si i keni par\u00eb k\u00ebto thirrje? Sa ka gjasa t\u00eb ndodh\u00eb kjo?<\/strong><\/p>\n<p>Nisma t\u00eb diel\u00ebn q\u00eb lam\u00eb pas, ka mbajtur nj\u00eb Konvent\u00eb Politike me moton \u201cVeprat Flasin\u201d, ku nga kjo konferenc\u00eb kryetari yn\u00eb Limaj, i ka b\u00ebr\u00eb thirrje spektrit politik q\u00eb t\u00eb b\u00ebhen bashk\u00eb rreth nj\u00eb Fronti Demokratik p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e vendit, q\u00eb fatkeq\u00ebsisht kjo qeverisje nuk \u00ebsht\u00eb duke b\u00ebr\u00eb thuajse asgj\u00eb p\u00ebr Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p><strong>Si \u00ebsht\u00eb gjendja aktuale e partis\u00eb NISMA, sa jeni t\u00eb organizuar, sa mbani takime me deg\u00ebt e n\u00ebndeg\u00ebt?<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi \u00ebsht\u00eb e mir\u00eb. Pra, qeverisim n\u00eb Komun\u00ebn e Malishev\u00ebs, jemi n\u00eb bashk\u00ebqeverisje n\u00eb disa komuna, asambleist\u00eb kemi n\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb komunave. Vlen\u00eb t\u00eb theksohet se p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e Nism\u00ebs, kudo q\u00eb jan\u00eb duke b\u00ebr\u00eb nj\u00eb angazhim maksimal, duke punuar me p\u00ebrkushtim, gjithnj\u00eb n\u00eb funksion t\u00eb interesit t\u00eb qytetar\u00ebve dhe vendit.<\/p>\n<p>Takimet jan\u00eb t\u00eb rregullta dhe sipas \u00e7\u00ebshtjeve politike p\u00ebr t\u00eb cilat k\u00ebrkohet q\u00ebndrim.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebr fund, cilat jan\u00eb tre vendet q\u00eb ja vlen t\u00eb vizitohen n\u00eb komun\u00ebn e Malishev\u00ebs nga qytetar\u00ebt por edhe turist\u00ebt e huaj?<\/strong><\/p>\n<p>Uj\u00ebvara e Mirush\u00ebs, Pishina e Banj\u00ebs, Kompleksi i shkronjave t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb n\u00eb Ngucat, Shpella e Panorcit, etj. \/Reporteri.net\/.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Malisheva \u00ebsht\u00eb komuna e vetme q\u00eb qeveriset nga partia NISMA Socialdemokrate e Fatmir Limajt. Kjo komun\u00eb ka nisur qe disa dit\u00eb projektin q\u00eb ka p\u00ebr q\u00ebllim urbanizimin e qytetit q\u00eb e ka quajtur &#8216;Malisheva Urbane&#8217;. Gazeta Online Reporteri.net, ka zhvilluar nj\u00eb intervist\u00eb me kryetarin e Malishev\u00ebs, Ekrem Kastrati, i cili ka treguar n\u00eb detaje p\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":8,"featured_media":726690,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[1750],"tags":[269],"class_list":["post-726682","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-intervista","tag-intervista"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/726682","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/8"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=726682"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/726682\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/726690"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=726682"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=726682"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=726682"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}