{"id":727230,"date":"2022-11-08T12:28:26","date_gmt":"2022-11-08T11:28:26","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=727230"},"modified":"2022-11-08T12:38:33","modified_gmt":"2022-11-08T11:38:33","slug":"udheheqesite-e-kaluara-nuk-ishin-servile","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/opinione\/udheheqesite-e-kaluara-nuk-ishin-servile\/","title":{"rendered":"Udh\u00ebheq\u00ebsit\u00eb e kaluara nuk ishin servile"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: right;\">Autor: <strong>Shkodran Ramadani<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p><strong>Nj\u00eb nd\u00ebr g\u00ebnjeshtrat dhe mashtrimet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb Albin Kurtit dhe Partis\u00eb Vet\u00ebvendosje \u00ebsht\u00eb portretizimi i pasakt\u00eb, i padrejt\u00eb dhe i lig i udh\u00ebheq\u00ebsive t\u00eb kaluara si \u201celita t\u00eb koncesioneve ndaj Serbis\u00eb dhe t\u00eb servilitetit ndaj nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve\u201d.<\/strong><\/p>\n<p>E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb krejt e kund\u00ebrt me k\u00ebto g\u00ebnjeshtra malinje dhe helmuese. Udh\u00ebheq\u00ebsit\u00eb e kaluara n\u00eb krye fillimisht me Ibrahim Rugov\u00ebn dhe pastaj me Hashim Tha\u00e7in jan\u00eb m\u00eb t\u00eb vendosurat, m\u00eb k\u00ebrkueset dhe m\u00eb vizionaret n\u00eb historin\u00eb moderne t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb vitet 90, kur Kosova shpalli pavar\u00ebsin\u00eb, asnj\u00eb vend n\u00eb bot\u00eb (p\u00ebrve\u00e7 Shqip\u00ebris\u00eb) nuk e njohu at\u00eb. ShBA, Gjermania, Franca, Britania e Madhe dhe t\u00eb gjitha shtetet tjera nuk parashihnin m\u00eb shum\u00eb sesa autonomi p\u00ebr Kosov\u00ebn brenda Serbis\u00eb dhe asaj q\u00eb kishte mbetur nga Jugosllavia e dikurshme.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, kjo asnj\u00ebher\u00eb nuk e ka thyer Presidentin Ibrahim Rugova dhe udh\u00ebheq\u00ebsin\u00eb e paraluft\u00ebs. Ata nuk u dor\u00ebzuan kurr\u00eb dhe n\u00eb \u00e7do takim me nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, me aq sa kishin fuqi, insistonin vet\u00ebm n\u00eb pavar\u00ebsi dhe asgj\u00eb m\u00eb pak.<\/p>\n<p>N\u00eb vend t\u00eb servilitetit ndaj nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve, udh\u00ebheq\u00ebsia kosovare demonstroi k\u00ebmb\u00ebngulje t\u00eb pal\u00ebkundshme n\u00eb q\u00ebndrimet e veta.<\/p>\n<p>Dhe kur k\u00ebrkesat paq\u00ebsore nuk u mor\u00ebn parasysh sa duhet, nd\u00ebrhyri U\u00c7K-ja, q\u00eb nuk i d\u00ebgjoi as thirrjet e nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve p\u00ebr stabilitet, e q\u00eb as nuk iu n\u00ebnshtrua brutalitetit shovenist t\u00eb Millosheviqit.<\/p>\n<p>Pra e kund\u00ebrta e d\u00ebgjueshm\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Derisa Albin Kurti dhe Partia Vet\u00ebvendosje me servil\u00ebt e vet n\u00eb studiot televizive e portretizojn\u00eb Konferenc\u00ebn e Rambujes\u00eb si dor\u00ebzim t\u00eb pal\u00ebs kosovare, e v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb q\u00eb p\u00ebrkund\u00ebr trysnis\u00eb enorme nd\u00ebrkomb\u00ebtare, aty fillimisht u refuzua drafti i par\u00eb nga Drejtori Politik i U\u00c7K-s\u00eb dhe udh\u00ebheq\u00ebsi i Delegacionit t\u00eb Kosov\u00ebs, Hashim Tha\u00e7i.<\/p>\n<p>Marr\u00ebveshja u shty p\u00ebr dy jav\u00eb, deri sa nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt e fut\u00ebn t\u00eb drejt\u00ebn e referendumit dhe vullnetin e popullit t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb marr\u00ebveshje. Vet\u00ebm pas realizimit t\u00eb k\u00ebsaj k\u00ebrkese, pala kosovare e pranoi at\u00eb dokument q\u00eb m\u00eb pas u b\u00eb argumenti p\u00ebr bombardim t\u00eb Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>Pra, harmonizimi i q\u00ebndrimeve me nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt nuk rezultoi me n\u00ebnshtrim t\u00eb pal\u00ebs kosovare ndaj Serbis\u00eb, por me bombardim t\u00eb saj nga NATO.<\/p>\n<p>Derisa Vet\u00ebvendosje thot\u00eb se \u201cserviliteti ndaj nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve gjithmon\u00eb u pasua me l\u00ebshime ndaj Serbis\u00eb,\u201d e v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb q\u00eb aty dhe pothuajse n\u00eb \u00e7do episod tjet\u00ebr ka pasur vet\u00ebm koordinim me nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt p\u00ebr fitore mbi Serbin\u00eb.<\/p>\n<p>Por vendosm\u00ebria e udh\u00ebheq\u00ebsis\u00eb kosovare nuk p\u00ebrfundon me kaq. Pas p\u00ebrfundimit t\u00eb luft\u00ebs, u krijua nj\u00eb realitet i ri politik n\u00eb vend, shum\u00eb m\u00eb i favorsh\u00ebm se para 1998, por pavar\u00ebsia ende nuk ishte siguruar. Nga ai moment e tutje, politikat u orientuan drejt shpalljes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb dhe nd\u00ebrtimit t\u00eb shtetit.<\/p>\n<p>Por as aty nuk ishim pa sfida. Edhe pas luft\u00ebs, asnj\u00eb prej aleat\u00ebve t\u00eb sot\u00ebm nuk e ka mb\u00ebshtetur k\u00ebrkes\u00ebn e Kosov\u00ebs p\u00ebr pavar\u00ebsi q\u00eb nga fillimi. ShBA dhe BE vet\u00ebm rreth vitit 2006 jan\u00eb p\u00ebrcaktuar p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr q\u00eb e lexova s\u00eb voni, \u201cKosovo: From Crisis to Crisis,\u201d t\u00eb shkruar nga dy akademik\u00eb holandez\u00eb, Dick Leurdijk dhe Dick Zandee, thuhet se \u201cnga momenti i dor\u00ebzimit t\u00eb Sllobodan Millosheviqit n\u00eb Marr\u00ebveshjen e Kumanov\u00ebs,\u201d problemi m\u00eb i madh i nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve nuk ishte m\u00eb Serbia, por partit\u00eb e dala nga U\u00c7K-ja, t\u00eb cilat nuk pranojn\u00eb asgj\u00eb m\u00eb pak se pavar\u00ebsi. N\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn, ato k\u00ebrc\u00ebnojn\u00eb me rinisje t\u00eb luft\u00ebs.\u201d<\/p>\n<p>Ky konstatim kishte edhe baz\u00eb n\u00eb realitet. Sepse U\u00c7K-ja kurr\u00eb nuk i dor\u00ebzoi t\u00eb gjitha arm\u00ebt. Me arm\u00ebt q\u00eb nuk u dor\u00ebzuan u nis\u00ebn edhe dy lufta tjera n\u00eb Maqedoni dhe Lugin\u00eb. Poashtu, 10 mij\u00eb ushtar\u00eb t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb u b\u00ebn\u00eb ose polic\u00eb, ose ushtar\u00eb t\u00eb TMK-s\u00eb. Pjesa m\u00eb e madhe e mbetur u b\u00ebn\u00eb an\u00ebtar\u00eb t\u00eb PDK-s\u00eb dhe AAK-s\u00eb. Pra boshti i U\u00c7K-s\u00eb ishte ruajtur krejt\u00ebsisht dhe madje ishte sofistikuar.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe e deri m\u00eb 2006, q\u00ebndrimi dominant nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte p\u00ebr nj\u00eb zgjidhje q\u00eb i jep Kosov\u00ebs di\u00e7 m\u00eb shum\u00eb se autonomi dhe di\u00e7 m\u00eb pak se pavar\u00ebsi brenda Serbis\u00eb. Mir\u00ebpo, n\u00eb negociatat e Vien\u00ebs, t\u00eb cilat Partia Vet\u00ebvendosje i kund\u00ebrshtonte ashp\u00ebr, udh\u00ebheq\u00ebsia e Kosov\u00ebs ishte k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebse n\u00eb q\u00ebndrimin e saj \u201cvet\u00ebm pavar\u00ebsi dhe asgj\u00eb tjet\u00ebr\u201d.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm pas asaj kohe dhe pas k\u00ebsaj vendosm\u00ebrie t\u00eb pal\u00ebs kosovare filluan t\u00eb kristalizohen gj\u00ebrat. Q\u00ebndrimi yn\u00eb gradualisht u pranua nga ShBA. Prandaj Presidenti Amerikan Bush u b\u00eb i pari president amerikan q\u00eb m\u00eb 2007 n\u00eb Tiran\u00eb tha: \u201cMjaft \u00ebsht\u00eb mjaft, koha \u00ebsht\u00eb q\u00eb Kosova t\u00eb shpall\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb q\u00ebndrim politik Marti Ahtisaari e p\u00ebrktheu n\u00eb dokument q\u00eb siguron pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs, t\u00eb cilin natyrsh\u00ebm Partia Vet\u00ebvendosje e denoncoi dhe e luftoi.<\/p>\n<p>N\u00eb fund, kjo k\u00ebmb\u00ebngulje e udh\u00ebheq\u00ebsis\u00eb son\u00eb n\u00eb pavar\u00ebsi q\u00eb refuzonte \u00e7far\u00ebdo varianti t\u00eb autonomis\u00eb n\u00ebn Serbi, normalisht, u shpagua. N\u00eb vitin 2008 Kosova praktikisht zbatoi t\u00eb drejt\u00ebn e vet\u00ebvendosjes dhe shpalli pavar\u00ebsin\u00eb, duke e b\u00ebr\u00eb realitet k\u00ebshtu aspirat\u00ebn ton\u00eb popullore e shekullore. Sepse vet\u00ebm nj\u00eb vend i pavarur mund t\u00eb vendos p\u00ebr veten e vet.<\/p>\n<p>E krejt kjo, sigurisht, nuk do t\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhej pa nj\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsi atdhetare, vizionare e t\u00eb pjekur. Portretizimi i tyre si elit\u00eb servile dhe e n\u00ebnshtruar ndaj Serbis\u00eb \u00ebsht\u00eb i lig, fars\u00eb dhe mashtrim t\u00eb cilin asnj\u00eb njeri me dy fije mend n\u00eb kok\u00eb dh\u00eb nj\u00eb pik\u00eb morali n\u00eb zem\u00ebr nuk duhet ta pranoj\u00eb si t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n<p>Historia e udh\u00ebheq\u00ebsive t\u00eb kaluara \u00ebsht\u00eb nj\u00eb storie e vendosm\u00ebris\u00eb n\u00eb mbrojtjen e interesave tona, e koordinimit strategjik me vendet m\u00eb t\u00eb fuqishme dhe m\u00eb demokratike t\u00eb bot\u00ebs, si dhe e guximit p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrballur me procesin e p\u00ebrgjaksh\u00ebm t\u00eb \u00e7lirimit dhe rrug\u00ebtimin e v\u00ebshtir\u00eb drejt shtetnd\u00ebrtimit.<\/p>\n<p>Vet\u00eb ekzistenca e shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmi e k\u00ebsaj. Ky shtet nuk u krijua nga rast\u00ebsia dhe nuk zbriti nga qielli, por u b\u00eb i mundsh\u00ebm nga zgjuarsia politike e udh\u00ebheq\u00ebsis\u00eb politike q\u00eb kurr\u00eb nuk hoqi dor\u00eb nga \u00ebndrra e popullit t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr pavar\u00ebsi.<\/p>\n<p>Ata q\u00eb e thon\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn jan\u00eb vet\u00ebm shpirtvog\u00ebl, zem\u00ebrngusht\u00eb dhe mashtrues ziliqar\u00eb q\u00eb nuk e pat\u00ebn kurr\u00eb as guximin, as vizionin e as pjekurin\u00eb p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb e arritjeve m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb historin\u00eb ton\u00eb komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Ky lexim i mbprasht\u00eb i historis\u00eb \u00ebsht\u00eb i mundsh\u00ebm ve\u00e7 n\u00eb mullirin e propagand\u00ebs n\u00eb podrumet e err\u00ebta t\u00eb Partis\u00eb Vet\u00ebvendosje, aty ku fabrikohen mashtrimet, g\u00ebnjeshtrat e thashethemet e demagog\u00ebve q\u00eb l\u00ebngojn\u00eb p\u00ebr pak lavdi n\u00eb nj\u00eb vend ku pothuajse \u00e7do politikan n\u00eb sken\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb kontribut m\u00eb t\u00eb madh se ata n\u00eb realizimin e aspiratave tona komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>*<em>Autori \u00ebsht\u00eb politolog dhe studiues i sociologjis\u00eb.<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Autor: Shkodran Ramadani Nj\u00eb nd\u00ebr g\u00ebnjeshtrat dhe mashtrimet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb Albin Kurtit dhe Partis\u00eb Vet\u00ebvendosje \u00ebsht\u00eb portretizimi i pasakt\u00eb, i padrejt\u00eb dhe i lig i udh\u00ebheq\u00ebsive t\u00eb kaluara si \u201celita t\u00eb koncesioneve ndaj Serbis\u00eb dhe t\u00eb servilitetit ndaj nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve\u201d. E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb krejt e kund\u00ebrt me k\u00ebto g\u00ebnjeshtra malinje dhe helmuese. Udh\u00ebheq\u00ebsit\u00eb e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":727231,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[70],"tags":[],"class_list":["post-727230","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/727230","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=727230"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/727230\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/727231"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=727230"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=727230"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=727230"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}