{"id":727967,"date":"2022-11-09T20:01:52","date_gmt":"2022-11-09T19:01:52","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=727967"},"modified":"2023-07-11T12:36:53","modified_gmt":"2023-07-11T10:36:53","slug":"jeffrey-hovenier-kosova-eshte-ne-krize-jam-i-shqetesuar-per-21-nentorin-me-urgjence-te-kemi-nje-propozim-per-asociacionin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/intervista\/jeffrey-hovenier-kosova-eshte-ne-krize-jam-i-shqetesuar-per-21-nentorin-me-urgjence-te-kemi-nje-propozim-per-asociacionin\/","title":{"rendered":"Jeffrey Hovenier: Kosova \u00ebsht\u00eb n\u00eb kriz\u00eb, jam i shqet\u00ebsuar p\u00ebr 21 n\u00ebntorin, me urgjenc\u00eb t\u00eb kemi nj\u00eb propozim p\u00ebr Asociacionin"},"content":{"rendered":"<p><strong>Bisedimet p\u00ebr themelimin e Asociacionit t\u00eb Komunave me shumic\u00eb serbe, sipas ambasadorit amerikan n\u00eb Kosov\u00eb, Jeffrey Hovenier, duhet t\u00eb fillojn\u00eb urgjentisht. Asociacioni, sipas tij, duhet t\u00eb jet\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me vendimin e Gjykat\u00ebs Kushtetuese t\u00eb vitit 2015, derisa thot\u00eb se ShBA&#8217;t\u00eb asnj\u00ebher\u00eb nuk e kan\u00eb mb\u00ebshtetur e as nuk do t\u00eb mb\u00ebshtesin nj\u00eb aranzhim sikur \u2018Republika Srpska\u2019.<\/strong><\/p>\n<p>Jeffrey Hovenier, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb t\u00eb realizuar nj\u00ebkoh\u00ebsisht me disa gazetar\u00eb, n\u00eb Ambasad\u00ebn Amerikane n\u00eb Prishtin\u00eb, ku ka qen\u00eb edhe drejtori i gazet\u00ebs online Reporteri.net, Bekim Kabashi, ka rip\u00ebrs\u00ebritur k\u00ebrkes\u00ebn e ShBA\u2019s\u00eb p\u00ebr shtyrje t\u00eb afatit p\u00ebr targat.<\/p>\n<p>Ai ka folur edhe p\u00ebr situat\u00ebn e tensionuar n\u00eb veri, pas daljes s\u00eb serb\u00ebve nga institucionet e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, dhe ka shprehur frik\u00ebn se situata mund t\u00eb p\u00ebrshkall\u00ebzohet edhe m\u00eb shum\u00eb, n\u00ebse Kosova nuk nd\u00ebrmerr hapa si\u00e7 edhe ka k\u00ebrkuar Departamenti Amerikan i Shtetit.<\/p>\n<p>I ka komentuar edhe marr\u00ebdh\u00ebniet e SHBA&#8217;s\u00eb me Qeverin\u00eb Kurti, dhe u ka k\u00ebrkuar ministrave t\u00eb tij q\u00eb t\u00eb mos udh\u00ebtojn\u00eb n\u00eb SHBA gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe, pasi, sipas Hovenier, duhet fokusuar te kriza n\u00eb vend.<\/p>\n<p><em><b>Lexojeni t\u00eb plot\u00eb intervist\u00ebn me ambasadorin amerikan n\u00eb Prishtin\u00eb, Jeffrey M. Hovenier dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr Gazet\u00ebn Online Reporteri.net, Gazet\u00ebn Insajderi, Gazet\u00ebn Metro, Evrop\u00ebn e Lir\u00eb, Telegrafin dhe Kossev:\u00a0\u00a0<\/b><\/em><\/p>\n<p>Dua t\u2019ju tregoj se si Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs i shohin ngjarjet aktuale dhe se \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb ne po k\u00ebrkojm\u00eb dhe po sugjerojm\u00eb. E para gj\u00eb q\u00eb do t\u00eb thosha, \u00ebsht\u00eb se nuk do t\u00eb them di\u00e7ka q\u00eb \u00ebsht\u00eb e re. K\u00ebto i keni d\u00ebgjuar nga autoritetet e Uashingtonit hi\u00e7 m\u00eb larg se dje, nga z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i DASh si dhe ndihm\u00ebs sekretarja Karen Donfried, dhe disa prej k\u00ebtyre gj\u00ebrave i keni d\u00ebgjuar po ashtu edhe nga vet\u00eb un\u00eb. Prandaj, \u00ebsht\u00eb mir\u00eb, si t\u00eb themi, t\u2019i vendosin n\u00eb nj\u00eb paket\u00eb t\u00eb plot\u00eb.<\/p>\n<p>Pra, nj\u00ebra pik\u00eb \u00ebsht\u00eb se ne vler\u00ebsojm\u00eb dhe besojm\u00eb se largimi i serb\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs nga institucionet nuk \u00ebsht\u00eb zgjidhje p\u00ebr kontestimet aktuale dhe ne jemi t\u00eb shqet\u00ebsuar se kjo ka potencial q\u00eb edhe t\u00eb shkaktoj\u00eb edhe p\u00ebrshkall\u00ebzime t\u00eb m\u00ebtejshme n\u00eb terren. Kosova \u00ebsht\u00eb m\u00eb e fuqishme dhe m\u00eb e mir\u00eb kur t\u00eb gjitha komunitetet e saj jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuara n\u00eb institucionet qeveritare; dhe ShBA me partner\u00ebt e saj kan\u00eb punuar me shum\u00eb mund q\u00eb me njer\u00ebzit e Kosov\u00ebs ta arrijm\u00eb k\u00ebt\u00eb. Ne mendojm\u00eb se kjo \u00ebsht\u00eb prioritet i nj\u00ebmendt\u00eb dhe jemi t\u00eb shqet\u00ebsuar p\u00ebr situat\u00ebn e tashme dhe mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb ajo t\u00eb p\u00ebrshkall\u00ebzohet n\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr dhun\u00eb, dhe natyrisht edhe ndikimin q\u00eb situata e tanishme mund t\u00eb ket\u00eb n\u00eb funksionimin e shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs. Di\u00e7ka q\u00eb mendoj se t\u00eb gjith\u00eb e kemi prioritet t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt. Pra, ka pasur disa gj\u00ebra specifike q\u00eb i kemi k\u00ebrkuar qeveris\u00eb q\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb. E para \u00ebsht\u00eb q\u00eb ne duam q\u00eb t\u00eb gjitha pal\u00ebt t\u00eb ulin tensionet dhe t\u00eb garantojn\u00eb paqen dhe sigurin\u00eb, dhe ne besojm\u00eb q\u00eb edhe Prishtina edhe Beogradi kan\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb reduktimin e tensioneve dhe t\u00eb forcojn\u00eb paqen dhe stabilitetin.<\/p>\n<p>Ne besojm\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb edhe Qeveria e Kosov\u00ebs edhe Qeveria e Serbis\u00eb t\u00eb zbatojn\u00eb marr\u00ebveshjet q\u00eb kan\u00eb n\u00ebnshkruar n\u00eb procesin e dialogut. Dhe kjo do t\u00eb p\u00ebrfshinte, gj\u00eb q\u00eb ne besojm\u00eb se tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb edhe m\u00eb urgjente, q\u00eb me urgjenc\u00eb t\u00eb nisin bisedimet p\u00ebr themelimin e Asociacionit t\u00eb Komunave me shumic\u00eb serbe. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb q\u00eb ne ua kemi b\u00ebr\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe nj\u00eb gj\u00eb q\u00eb s\u2019\u00ebsht\u00eb e re. Ne nuk i kemi k\u00ebrkuar Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb t\u00eb themeloj\u00eb Asociacion q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me Kushtetut\u00ebn e Kosov\u00ebs dhe q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me vendimin e vitit 2015 t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese. K\u00ebto jan\u00eb parametra t\u00eb arsyeshme dhe ne mendojm\u00eb se jan\u00eb edhe parametrat e duhur. Si\u00e7 edhe e kam th\u00ebn\u00eb disa her\u00eb se ne nuk e mb\u00ebshtesim e as nuk do ta mb\u00ebshtesnim nj\u00eb aranzhim sikur \u201cRepublika Srpska\u201d. Por, ka nj\u00eb urgjenc\u00eb rreth k\u00ebsaj, dhe kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb di\u00e7ka e cila \u00ebsht\u00eb identifikuar nga komuniteti [serb] si i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr ta, q\u00eb ata t\u00eb ndjehen se po marrin pjes\u00eb n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb p\u00ebr ta \u00ebsht\u00eb e rehatshme dhe e pranueshme, q\u00eb t\u00eb ken\u00eb z\u00ebrat e tyre t\u00eb d\u00ebgjohen dhe t\u00eb drejtat e tyre plot\u00ebsisht t\u00eb mbrojtura. Dhe k\u00ebt\u00eb gj\u00eb kemi qen\u00eb duke ua k\u00ebrkuar qeverive t\u00eb ndryshme t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr ta zbatuar. Dhe si\u00e7 thash, tashm\u00eb kjo e ka marr\u00eb nj\u00eb urgjenc\u00eb t\u00eb rinuar.<\/p>\n<p>Edhe nj\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr q\u00eb po k\u00ebrkojm\u00eb dhe q\u00eb s\u2019\u00ebsht\u00eb e re. Ne jemi t\u00eb shqet\u00ebsuar rreth afatit kohor dhe procesit t\u00eb zbatimit t\u00eb vendimit qeveritar p\u00ebr targat. Ne besojm\u00eb q\u00eb duhet shtyrje t\u00eb plot\u00eb, ne nuk po k\u00ebrkojm\u00eb zbatim me faza ose shtyrje t\u00eb pjes\u00ebrishme dhe n\u00eb ve\u00e7anti jemi t\u00eb brengosur rreth mund\u00ebsis\u00eb s\u00eb gjobave ose masave tjera nd\u00ebshkuese kur t\u00eb jen\u00eb efektive nga 21 n\u00ebntori dhe k\u00ebto brenga tona ua kemi b\u00ebr\u00eb t\u00eb qarta Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Po e p\u00ebrs\u00ebris edhe nj\u00ebher\u00eb, p\u00ebr ShBA-n\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e paarsyeshme q\u00eb Qeveria e Kosov\u00ebs k\u00ebrkon q\u00eb qytetar\u00ebt e saj t\u00eb ken\u00eb targa t\u00eb l\u00ebshuara nga Qeveria e Kosov\u00ebs. Ne n\u00eb nj\u00eb num\u00ebr rastesh e kemi pohuar se vendimi dhe procesi \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me Marr\u00ebveshjen e Brukselit, por q\u00eb nga fillimi brenga jan\u00eb ka qen\u00eb m\u00ebnyra se si kjo do t\u00eb implementohej dhe un\u00eb besoj q\u00eb, do t\u00eb thoja, vazhdojm\u00eb t\u2019i kemi k\u00ebto shqet\u00ebsime dhe do t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u00eb jemi t\u00eb shqet\u00ebsuar n\u00eb k\u00ebto situata aktuale dhe andaj po i k\u00ebrkojm\u00eb Qeveris\u00eb q\u00eb t\u00eb mos vazhdoj\u00eb tutje me k\u00ebt\u00eb plan.<\/p>\n<p>Pra k\u00ebto gj\u00ebra doja t\u2019i thosha rreth asaj se si ne e shohim k\u00ebt\u00eb situat\u00eb, dhe q\u00eb nga tash jam i lumtur t\u00eb pranoj pyetjet e juaja.<\/p>\n<p><strong>Kemi serb\u00ebt q\u00eb jan\u00eb larguar nga institucionet si policia dhe gjyq\u00ebsori, dhe p.sh, mua, nuk m\u00eb duket entuziast\u00eb q\u00eb t\u00eb kthehen n\u00eb institucione. Si t\u00eb gjejm\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u2019i bindur k\u00ebta njer\u00ebz t\u00eb kthehen. \u00c7far\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb zgjidhje p\u00ebr k\u00ebt\u00eb situat\u00eb.<\/strong><\/p>\n<p><strong>Hovenier:<\/strong> \u00cbsht\u00eb pyetje e shk\u00eblqyeshme, dhe deri diku mendoj se vet\u00ebm populli i Kosov\u00ebs mund t\u2019i p\u00ebrgjigjet k\u00ebsaj pyetje dhe ata q\u00eb kan\u00eb zgjedhur q\u00eb m\u00eb t\u00eb mos marrin pjes\u00eb n\u00eb k\u00ebto, p\u00ebr \u00e7ka edhe thash q\u00eb edhe ne jemi t\u00eb brengosur. \u00c7far\u00eb do t\u00eb thosha \u00ebsht\u00eb se ne jemi duke inkurajuar Qeverin\u00eb e Kosov\u00ebs t\u00eb b\u00ebjn\u00eb \u00e7far\u00eb munden p\u00ebr t\u00eb d\u00ebgjuar komunitetin, t\u00eb d\u00ebgjojn\u00eb ato q\u00eb kan\u00eb vendosur t\u00eb largohen dhe t\u00eb d\u00ebgjojn\u00eb at\u00eb shqet\u00ebsime q\u00eb ato i kan\u00eb identifikuar, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ato t\u00eb ndjehen se mund t\u00eb kthehen n\u00eb at\u00eb p\u00ebr \u00e7ka \u00ebsht\u00eb arritur pajtim, e q\u00eb \u00ebsht\u00eb integrimi i komunitetit serb etnik n\u00eb institucionet qeveris\u00ebse dhe \u00ebsht\u00eb kjo ajo \u00e7far\u00eb ne do t\u00eb d\u00ebshironin t\u00eb shihnim. Ka nj\u00eb zotim nga populli i Kosov\u00ebs n\u00eb Ligj dhe Kushtetut\u00eb p\u00ebr nj\u00eb shtet multi-etnik n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit mund t\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb kushte dinjiteti dhe sigurie dhe t\u00eb g\u00ebzojn\u00eb t\u00eb drejta t\u00eb barabarta pa u thirrur n\u00eb etni. Dhe pjesa e komunitetin e cila po shpreh shqet\u00ebsime dhe frustrim q\u00eb s\u2019po e shohin k\u00ebt\u00eb plot\u00ebsisht t\u00eb realizuar, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr lider\u00ebt politik\u00eb t\u00eb d\u00ebgjojn\u00eb k\u00ebt\u00eb dhe ta adresojn\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb edhe k\u00ebshilla jon\u00eb p\u00ebr ta.<\/p>\n<p><strong>Pas ngjarjeve n\u00eb Veri t\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb erdh\u00ebn nga vendimet e Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, cila \u00ebsht\u00eb sot marr\u00ebdh\u00ebnia e qeveris\u00eb amerikane me qeverin\u00eb ton\u00eb dhe kryeministrin Kurti. Ju i keni shprehur shqet\u00ebsimet dhe ne kemi lexuar n\u00eb plot\u00ebni komunikatat p\u00ebr shtyp nga DASH, nga z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi, dhe shohim q\u00eb situata \u00ebsht\u00eb serioze, dhe gjithashtu do t\u00eb donim n\u00ebse \u00ebsht\u00eb mund\u00ebsia t\u00eb kemi nj\u00eb deklarat\u00eb se si \u00ebsht\u00eb kjo marr\u00ebdh\u00ebnie dhe se si ambasadori i ShBA\u2019s\u00eb e sheh k\u00ebt\u00eb.<\/strong><\/p>\n<p><strong>Hovenier:<\/strong> ShBA ka nj\u00eb partneritet koh\u00ebgjat\u00eb dhe t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm me t\u00eb gjith\u00eb popullin e Kosov\u00ebs. ShBA ka luajtur rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb mb\u00ebshtetjen e popullit t\u00eb Kosov\u00ebs gjat\u00eb koh\u00ebs sa ato p\u00ebrjetonin traum\u00eb dhe gjersa ata themelonin shtetin e tyre. Jemi krenar n\u00eb rolin ton\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebs p\u00ebr popullin e Kosov\u00ebs q\u00eb t\u00eb arrij\u00eb nj\u00eb shtet sovran dhe t\u00eb pavarur me institucione funksionale dhe kjo s\u2019do t\u00eb ndryshoj\u00eb kurr\u00eb pavar\u00ebsisht asaj se kush \u00ebsht\u00eb n\u00eb pushtet. P\u00ebrkushtimi yn\u00eb ndaj popullit t\u00eb Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb i q\u00ebndruesh\u00ebm dhe i hekurt. Nuk e di se \u00e7far\u00eb mund t\u00eb them m\u00eb shum\u00eb se sa ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb tashm\u00eb e regjistruar. Ju vet\u00eb iu referuat deklaratave t\u00eb DASH\u2019it dhe z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit. Un\u00eb edhe vet\u00eb e kam b\u00ebr\u00eb t\u00eb qart\u00eb se jam duke i k\u00ebrkuar k\u00ebsaj qeverie t\u00eb b\u00ebjn\u00eb gj\u00ebra q\u00eb e di se jan\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira, por q\u00eb mendojm\u00eb se jan\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. Mendoj se p\u00ebr at\u00eb \u00e7far\u00eb kemi th\u00ebn\u00eb gjer m\u00eb tani e karakterizon situat\u00ebn aktuale. Kryeministri Kurti e ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb qart\u00eb se ka qen\u00eb n\u00eb komunikim t\u00eb rregullt me mua dhe mund t\u2019ua konfirmoj absolutisht se k\u00ebshtu edhe \u00ebsht\u00eb. Por, ajo se \u00e7far\u00eb s\u2019mund t\u2019ua konfirmoj \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb qeveria ka b\u00ebr\u00eb at\u00eb \u00e7far\u00eb ne kemi k\u00ebrkuar. K\u00ebt\u00eb po e l\u00eb k\u00ebtu.<\/p>\n<p><strong>Sot mediat kan\u00eb raportuar se ministrja jon\u00eb e drejt\u00ebsis\u00eb nuk ka mundur t\u00eb merr viz\u00eb amerikane p\u00ebr nj\u00eb vizit\u00eb n\u00eb ShBA. A mund t\u00eb na jepni p\u00ebrgjigje p\u00ebr k\u00ebt\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Hovenier:<\/strong> Kjo k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb enigmatike. Jan\u00eb dy \u00e7\u00ebshtje. Nuk shoh asnj\u00eb rrethan\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn do t\u00eb ishte e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr qeverin\u00eb e ShBA\u2019s\u00eb t\u00eb l\u00ebshonte viz\u00eb p\u00ebr nj\u00eb minist\u00ebr t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs. S\u2019mund t\u00eb flas p\u00ebr rastet specifike ose individuale t\u00eb vizave, por nuk jam n\u00eb dijeni p\u00ebr ndonj\u00eb rrethan\u00eb ku nj\u00eb minist\u00ebr i qeveris\u00eb nuk do t\u00eb kualifikohej p\u00ebr marrjen e viz\u00ebs p\u00ebr pun\u00eb zyrtare. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje tjet\u00ebr e ndar\u00eb prej k\u00ebsaj nga udh\u00ebtimi p\u00ebr n\u00eb ShBA p\u00ebr takime zyrtare. Ne aktualisht jemi n\u00eb nj\u00eb kriz\u00eb, dhe \u00ebsht\u00eb pik\u00ebpamja jon\u00eb q\u00eb, ne jemi tejet t\u00eb p\u00ebrqendruar n\u00eb k\u00ebt\u00eb kriz\u00eb, besojm\u00eb q\u00eb edhe kjo qeveri \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrqendruar n\u00eb k\u00ebt\u00eb kriz\u00eb, dhe mendojm\u00eb se nuk \u00ebsht\u00eb koha mbase domosdoshm\u00ebrisht m\u00eb e duhura q\u00eb ministrat t\u00eb jen\u00eb duke udh\u00ebtuar p\u00ebr n\u00eb ShBA p\u00ebr takime zyrtare duke e pasur parasysh kriz\u00ebn t\u00eb cil\u00ebn duhet trajtuar k\u00ebtu. Dhe k\u00ebt\u00eb po ua komunikojm\u00eb zyrtar\u00ebve t\u00eb ndrysh\u00ebm n\u00eb qeveri.<\/p>\n<p><strong>Pyetja ime \u00ebsht\u00eb se a ka b\u00ebr\u00eb Qeveria e Kosov\u00ebs gabim q\u00eb n\u00eb rend t\u00eb par\u00eb t\u00eb mos e shtyj\u00eb vendimin p\u00ebr dhjet\u00eb muaj dhe a \u00ebsht\u00eb kthyer gjendja ku ishte para dhjet\u00eb viteve me largimin nga institucionet?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Hovenier:<\/strong> Mendoj se do t\u00eb preferoja t\u00eb them at\u00eb \u00e7far\u00eb ShBA \u00ebsht\u00eb duke k\u00ebrkuar nga Qeveria e Kosov\u00ebs n\u00eb lidhje me targat e veturave, p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb shtyrje t\u00eb plot\u00eb, p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb m\u00eb shum\u00eb koh\u00eb, q\u00eb t\u00eb punohet n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje p\u00ebr t\u00eb arritur bashk\u00ebrisht at\u00eb ndaj komunitetit q\u00eb afektohet drejtp\u00ebrs\u00ebdrejti dhe q\u00eb ka shprehur shqet\u00ebsime t\u00eb tilla ndaj planit aktual p\u00ebr implementim. M\u00eb falni cila ishte pjesa e dyt\u00eb e pyetjes suaj?<\/p>\n<p><strong>A jemi kthyer n\u00eb gjendjen para dhjet\u00eb viteve n\u00eb Marr\u00ebveshjen e Brukselit?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Hovenier:<\/strong> Nuk jam i sigurt se kualifikohem t\u00eb vler\u00ebsoj situat\u00ebn n\u00eb Veri. Un\u00eb besoj edhe t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs jemi t\u00eb shqet\u00ebsuar p\u00ebr gjendjen n\u00eb Veri. Kjo shoq\u00ebri do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb e fort\u00eb kur t\u00eb gjitha elementet e saj jan\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb struktura qeveris\u00ebse. Fuqia e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb multi-etniciteti i saj, mes tjerash. Andaj, ne shpresojm\u00eb q\u00eb komunitetin i etnis\u00eb serbe t\u00eb merr pjes\u00eb plot\u00ebsisht n\u00eb qeverisje, kemi punuar me shum\u00eb mund p\u00ebr ta \u00e7uar para k\u00ebt\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb ne dhe shpresojm\u00eb ta shohim t\u00eb realizuar.<\/p>\n<p><strong>Dua t\u00eb pyes n\u00ebse vendimet e Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs jan\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb koordinim me ShBA\u2019n\u00eb dhe \u00e7far\u00eb duhet b\u00ebr\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb, cili \u00ebsht\u00eb rekomandimi juaj?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Hovenier:<\/strong> Mendoj se rekomandimet tashm\u00eb i kam shtruar, k\u00ebshtu q\u00eb po ua jap tri pikat q\u00eb i thash m\u00eb her\u00ebt. S\u00eb pari, ne besojm\u00eb se t\u00ebrheqja nga komuniteti serb nga institucionet nuk \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e zgjidhjes dhe ka potenciale t\u00eb zmadhoj\u00eb tensionet. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb po shpresojm\u00eb t\u00eb jet\u00eb e p\u00ebrkohshme dhe presim q\u00eb ata t\u00eb kthehen n\u00eb institucione. K\u00ebshilla jon\u00eb ndaj qeveris\u00eb, si\u00e7 e thash, \u00ebsht\u00eb dy-pal\u00ebshe n\u00eb k\u00ebt\u00eb kriz\u00eb t\u00eb tashme. Nj\u00ebra, \u00ebsht\u00eb t\u00eb ket\u00eb shtyrje t\u00eb plot\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e targave q\u00eb t\u00eb ket\u00eb m\u00eb shum\u00eb koh\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrrimin e tyre; t\u00eb mos shkohet para me masa nd\u00ebshkuese q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb gjoba nga 21 n\u00ebntori, mendoj se \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkes\u00eb fer. Dhe tjetra \u00ebsht\u00eb q\u00eb me urgjenc\u00eb t\u00eb nisin negociatat p\u00ebr Asociacionin e cila \u00ebsht\u00eb identifikuar nga komuniteti si dhe nga Beogradi, si nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e ndjeshme dhe e r\u00ebnd\u00ebsishme. Besojm\u00eb se kjo \u00ebsht\u00eb obligim, i n\u00ebnshkruar n\u00eb Procesin e Brukselit, i ratifikuar n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs, ka pasur nj\u00eb vendim t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese q\u00eb siguron parametrat q\u00eb p\u00ebrmenda, q\u00eb t\u00eb ket\u00eb Asociacion i cili do t\u00eb adresonte k\u00ebt\u00eb shqet\u00ebsim dhe besojm\u00eb se duhet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb propozim p\u00ebr Asociacion n\u00eb tryez\u00eb p\u00ebr t\u2019u diskutuar. Q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me Kushtetut\u00ebn e Kosov\u00ebs dhe n\u00eb p\u00ebrputhje me vendimin e Gjykat\u00ebs Kushtetuese. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb se dalim nga kjo.<\/p>\n<p><strong>Zoti Kurti ka th\u00ebn\u00eb se do ta pranoj\u00eb planin franko-gjerman por jo Asociacionin. A \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb me Serbin\u00eb t\u00eb ket\u00eb marr\u00ebveshje pa Asociacionin?<\/strong><\/p>\n<p>Tani p\u00ebr tani, jam tejet i p\u00ebrqendruar n\u00eb kriz\u00ebn q\u00eb kemi para. Mezi pres koh\u00ebn q\u00eb t\u00eb kthehemi n\u00eb bisedimet e nivelit strategjik rreth propozimeve p\u00ebr normalizim. Mendoj se s\u2019do t\u00eb ishte gj\u00eb e duhur p\u00ebr mua q\u00eb t\u00eb flas p\u00ebr p\u00ebrmbajtjen e \u00e7far\u00ebdo propozimi q\u00eb Miroslav Laj\u00e7ak apo t\u00eb tjer\u00ebt kan\u00eb vendosur n\u00eb tryez\u00eb. E t\u00ebr\u00eb poenta e komunikimit t\u00eb ndjesh\u00ebm diplomatik \u00ebsht\u00eb q\u00eb ato t\u00eb mbesim t\u00eb ndjeshme derisa qeverit\u00eb merren me gj\u00ebrat e nd\u00ebrlikuara. Besoj se edhe Beogradi e ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb qart\u00eb se edhe ata e prioritizojn\u00eb Asociacionin si pjes\u00eb t\u00eb pakos p\u00ebr at\u00eb se \u00e7far\u00eb diskutohet n\u00eb procesin e dialogut. Q\u00ebndrimi i qeveris\u00eb amerikane nuk ka ndryshuar. Ne gjithashtu besojm\u00eb se zotimi i qeveris\u00eb kosovare p\u00ebr Asociacionin duhet t\u00eb p\u00ebrmbushet.<\/p>\n<p><strong>Kurti dhe Partia e tij dje e b\u00ebri t\u00eb qart\u00eb p\u00ebrmes nj\u00eb ribotimi t\u00eb nj\u00eb videoje t\u00eb vitit 2007 ku Asociacioni thuhet t\u00eb jet\u00eb kancer p\u00ebr Kosov\u00ebn dhe Kosov\u00ebn e kthen n\u00eb nj\u00eb lloj Bosnje me nj\u00eb \u201cRepublik\u00eb Sprksa\u201d dhe se n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr ShBA po i k\u00ebrkon Kosov\u00ebs t\u00eb shtyj\u00eb vendimit p\u00ebr targat. A po konsideroni ju q\u00eb t\u2019i k\u00ebrkoni Beogradit t\u00eb shtyj\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr Asociacion? <\/strong><\/p>\n<p><strong>Hovenier:<\/strong> Nuk do ta pranoja k\u00ebt\u00eb simetri. Mendoj se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ekuivalenc\u00eb false. Ne po i k\u00ebrkojm\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs t\u00eb shtyj\u00eb veprimin p\u00ebr zbatimin e vendimit sepse mendojm\u00eb se nevojitet m\u00eb shum\u00eb koh\u00eb t\u00eb nxjerr\u00eb nd\u00ebrrimin e targave. Nuk po e sfidojm\u00eb legjitimitetin e nevoj\u00ebs afatgjate p\u00ebr t\u00eb hequr targat e l\u00ebshuara nga Serbia. Asociacioni ka qen\u00eb n\u00eb tryez\u00eb q\u00eb nga viti 2013 n\u00eb pakon e Brukselit. N\u00eb Gjykat\u00eb Kushtetuese shkoi n\u00eb vitin 2015 dhe tani jemi n\u00eb vitin 2022. Prandaj edhe nuk mendojm\u00eb se \u00ebsht\u00eb e paarsyeshme t\u00eb presim nga Qeveria e Kosov\u00ebs q\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbush\u00eb zotimet q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebr t\u00eb vendosur di\u00e7ka para. Dhe, n\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb shqet\u00ebsimit specifik tuajit p\u00ebr nj\u00eb aranzhim si \u201cRepublika Srpska\u201d edhe ne pajtohemi rreth k\u00ebsaj. Pajtohemi me shum\u00eb njer\u00ebz q\u00eb kan\u00eb shprehur k\u00ebt\u00eb breng\u00eb. Ajo s\u2019\u00ebsht\u00eb as duhur e as e d\u00ebshiruar n\u00eb lidhje me at\u00eb se si ky Asociacion do t\u00eb funksiononte n\u00eb Kosov\u00eb. Vendimi i Gjykat\u00ebs suaj Kushtetuese siguron disa parametra q\u00eb do t\u00eb siguronte q\u00eb t\u00eb mos ishte ashtu. Ka shum\u00eb m\u00ebnyra se si Qeveria e Kosov\u00ebs do t\u00eb p\u00ebrmbushte k\u00ebt\u00eb obligim n\u00eb t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb futur. Dhe e cila do t\u00eb shmangte k\u00ebt\u00eb situat\u00eb sikur t\u00eb \u201cRepublika Srpska\u201d-s. Dhe mezi presim q\u00eb Qeveria e Kosov\u00ebs t\u00eb vendos disa propozime n\u00eb tavolin\u00eb me nj\u00eb urgjenc\u00eb q\u00eb ta arrijm\u00eb pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Ju kishit rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb korrik t\u00eb k\u00ebtij viti dhe ju ishin n\u00eb gjendje ta zgjidhnit kriz\u00ebn. A jeni n\u00eb ndonj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb zgjidhjen e kriz\u00ebs s\u00eb tashme n\u00eb ndonj\u00eb bisedim specifik. A mund t\u00eb na jepni ndonj\u00eb detal se \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb qasja juaj n\u00eb k\u00ebt\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Hovenier:<\/strong> ShBA dhe miqt\u00eb tjer\u00eb t\u00eb Kosov\u00eb ne n\u00eb aktivisht jemi t\u00eb angazhuar n\u00eb nivele t\u00eb ndryshme, duke provuar t\u00eb ulim tensionet dhe t\u00eb krijojm\u00eb kushte q\u00eb sjellin nj\u00eb shtet m\u00eb funksional, sh\u00ebrbime m\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr qytetar\u00ebt, q\u00eb qytetar\u00ebt pavar\u00ebsisht etnike t\u00eb d\u00ebgjohen dhe q\u00eb shqet\u00ebsimet e tyre t\u00eb adresohen dhe kjo \u00ebsht\u00eb prioritet shum\u00eb i lart\u00eb. Dhe, po, kam qen\u00eb i angazhuar n\u00eb takime t\u00eb shumta me zyrtar\u00eb t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb, ka pasur edhe komunikime t\u00eb koleg\u00ebve t\u00eb mi me zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb shtetit, ka komunikime nd\u00ebrmjet kryeqyteteve, edhe n\u00eb Prishtin\u00eb edhe n\u00eb Beograd. Edhe sot isha n\u00eb Mitrovic\u00eb t\u00eb Veriut dhe takova p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile p\u00ebr t\u00eb d\u00ebgjuar prej tyre drejtp\u00ebrs\u00ebdrejti, q\u00eb t\u00eb sigurohesha vet\u00eb t\u00eb kuptoj shqet\u00ebsimet e tyre dhe se si i shohin gj\u00ebrat. Dhe pun\u00ebn q\u00eb b\u00ebjm\u00eb dhe k\u00ebshillat q\u00eb i japim qeveris\u00eb kosovare p\u00ebr t\u00eb provuar q\u00eb situat\u00ebn e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn jemi t\u00eb shqet\u00ebsuar ta vendosim n\u00eb nj\u00eb vend m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Nuk e di n\u00eb do t\u00eb ishte e duhur t\u00eb futemi n\u00eb specifikat p\u00ebrve\u00e7 k\u00ebtyre q\u00eb tanim\u00eb i shtrova p\u00ebr juve k\u00ebt\u00eb qart\u00eb, mesazhet q\u00eb un\u00eb dhe koleg\u00ebt e mi amerikan\u00eb dhe t\u00eb ambasadave tjera per\u00ebndimore u kemi d\u00ebrguar.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb do t\u00eb thosha se ju e dini po aq mir\u00eb sa e di edhe un\u00eb rreth asaj se si qeveria po i p\u00ebrgjigjet k\u00ebrkesave n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment. Por, un\u00eb jam diplomat q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se un\u00eb gjithmon\u00eb k\u00ebrkoj p\u00ebr rrug\u00eb pozitive p\u00ebrpara. M\u00eb duhet t\u00eb besoj se mund t\u00eb gjejm\u00eb rrug\u00eb para q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb interes t\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb dhe t\u00eb sigurojm\u00eb paqe dhe siguri. \/Reporteri.net\/.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Bisedimet p\u00ebr themelimin e Asociacionit t\u00eb Komunave me shumic\u00eb serbe, sipas ambasadorit amerikan n\u00eb Kosov\u00eb, Jeffrey Hovenier, duhet t\u00eb fillojn\u00eb urgjentisht. Asociacioni, sipas tij, duhet t\u00eb jet\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me vendimin e Gjykat\u00ebs Kushtetuese t\u00eb vitit 2015, derisa thot\u00eb se ShBA&#8217;t\u00eb asnj\u00ebher\u00eb nuk e kan\u00eb mb\u00ebshtetur e as nuk do t\u00eb mb\u00ebshtesin nj\u00eb aranzhim sikur [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":727892,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[1750],"tags":[269],"class_list":["post-727967","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-intervista","tag-intervista"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/727967","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=727967"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/727967\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/727892"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=727967"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=727967"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=727967"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}