{"id":730126,"date":"2022-11-14T18:09:03","date_gmt":"2022-11-14T17:09:03","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=730126"},"modified":"2022-11-14T19:35:44","modified_gmt":"2022-11-14T18:35:44","slug":"trajkovic-osmani-te-mos-merr-vendim-per-zgjedhje-te-reja-ne-veri-dhe-te-ndikoje-te-kurti-te-shtyje-vendimin-per-targat","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/trajkovic-osmani-te-mos-merr-vendim-per-zgjedhje-te-reja-ne-veri-dhe-te-ndikoje-te-kurti-te-shtyje-vendimin-per-targat\/","title":{"rendered":"Trajkovi\u00e7: Osmani t\u00eb mos merr vendim p\u00ebr zgjedhje t\u00eb reja n\u00eb veri, dhe t\u00eb ndikoj\u00eb te Kurti t\u00eb shtyj\u00eb vendimin p\u00ebr targat"},"content":{"rendered":"<hr \/>\n<p><strong>N\u00ebse zgjedhjet e parakohshme thirren n\u00eb kushtet aktuale kam frik\u00eb se serb\u00ebt do t\u2019i bojkotonin dhe kjo nuk do t\u00eb ndihmonte n\u00eb zgjidhjen e situat\u00ebs, vler\u00ebson Kryetarja e L\u00ebvizjes Evropiane t\u00eb serb\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs, Rada Trajkovi\u00e7, n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje p\u00ebr gazet\u00ebn online Reporteri.net.<\/strong><\/p>\n<p>Trajkovi\u00e7 i b\u00ebn thirrje Presidentes Vjosa Osmani t\u00eb ndikoj\u00eb te Kryeministri Albin Kurti q\u00eb \u201ct\u00eb t\u00ebrheq\u00eb ose t\u00eb shtyj\u00eb\u201d vendimin rreth targave, \u201cashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb k\u00ebshilluar dhe pritur nga autoritet e Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>\u201cInstitucionet e Kosov\u00ebs duhet t\u00eb ndalojn\u00eb s\u00eb dh\u00ebni m\u00eb shum\u00eb arsye p\u00ebr eskalim dhe konflikt, dhe duhet t\u00eb tregojn\u00eb \u2018vullnet t\u00eb mir\u00eb\u2019 ndaj serb\u00ebve n\u00eb veri\u201d, tha ajo.<\/p>\n<p>Politikanja serbe nga Kosova vler\u00ebson se \u201cvet\u00ebm m\u00ebpastaj do t\u00eb jeni n\u00eb pozit\u00eb p\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsuar n\u00ebse \u00ebsht\u00eb e sigurt t\u00eb thirren zgjedhjet t\u00eb reja n\u00ebn ato rrethana\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb rast se procedohet me zgjedhje t\u00eb parakohshme si\u00e7 edhe \u00ebsht\u00eb e parapar\u00eb, Trajkovi\u00e7 nuk e vler\u00ebson p\u00ebr zhvillim pozitiv. \u201cP\u00ebrkundrazi, kjo do t\u00eb p\u00ebrshkall\u00ebzonte kriz\u00ebn\u201d.<\/p>\n<p>\u201cZgjidhja m\u00eb e mir\u00eb do t\u00eb ishte caktimi i nj\u00eb administrate t\u00eb p\u00ebrkohshme p\u00ebr kat\u00ebr komunat n\u00eb veri deri n\u00eb stabilizim t\u00eb situat\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb dhe kur t\u00eb rivendoset funksionizimi i institucioneve\u201d.<\/p>\n<p>\u201cVet\u00ebm at\u00ebher\u00eb zgjedhjet do t\u00eb mund t\u00eb mbaheshin n\u00eb nj\u00eb ambient disi normal dhe t\u00eb rregullt, ku do t\u00eb zbeheshin rreziqet ndaj siguris\u00eb\u201d, p\u00ebrfundon Rada Trajkovi\u00e7 n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje p\u00ebr gazet\u00ebn online Reporteri.net.<\/p>\n<p>Presidentja e Kosov\u00ebs, Vjosa Osmani, n\u00eb nj\u00eb takim me p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e partive politike n\u00eb Kosov\u00eb tha se sipas t\u00eb gjitha gjasave zgjedhjet e parakohshme n\u00eb kat\u00ebr komunat veriore t\u00eb Kosov\u00ebs, do t\u00eb mbahen m\u00eb 18 dhjetor.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb takim me Presidenten Osmani nuk morr\u00ebn pjes\u00eb Lista Serbe dhe Aleanca p\u00ebr Ardhm\u00ebrin\u00eb e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Nga p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e partive politike serbe, n\u00eb takim ishte edhe Nenad Rashi\u00e7 nga Partia Progresiste Demokratike si dhe Aleksandar Jabllanovi\u00e7.<\/p>\n<p>Nenad Rashi\u00e7 u shpreh se thirrja e zgjedhjeve t\u00eb parakohshme \u201cka mund\u00ebsi t\u00eb p\u00ebrdoret p\u00ebr t\u00eb ngritur tensione dhe konflikte, dhe madje t\u00eb eskaloj\u00eb edhe deri n\u00eb veprime t\u00eb padashura dhune\u201d.<\/p>\n<p>Mes tjerash ai gjithashtu tregoi se i ka k\u00ebrkuar presidentes Osmani t\u00eb shtyj\u00eb vendimin p\u00ebr zgjedhje t\u00eb reja p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb caktuar, si dhe ka k\u00ebrkuar q\u00eb qeveria kosovare t\u00eb shtyj\u00eb vendimin p\u00ebr targat, p\u00ebrkat\u00ebsisht gjobat q\u00eb pritet t\u00eb nisen m\u00eb 21 n\u00ebntor, si\u00e7 raportoi Radio Evropa e Lir\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn serbe.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb ka th\u00ebn\u00eb Osmani?<\/strong><\/p>\n<p>Presidentja Osmani ka paralajm\u00ebruar se 18 dhjetori i k\u00ebtij viti mund t\u00eb jet\u00eb data e fundit p\u00ebr mbajtjen e zgjedhjeve t\u00eb jasht\u00ebzakonshme n\u00eb kat\u00ebr komunat veriore, pas dor\u00ebheqjes s\u00eb kryetar\u00ebve si rrjedhoj\u00eb e vendimit t\u00eb List\u00ebs Serbe p\u00ebr daljen nga institucionet e vendit, raporton gazeta online Reporteir.net.<\/p>\n<p>Kjo dat\u00eb, tregoi presidentja, \u00ebsht\u00eb edhe afati i fundit kushtetues p\u00ebr organizimin e k\u00ebtyre zgjedhjeve t\u00eb jasht\u00ebzakonshme.<\/p>\n<p>K\u00ebto deklarime Osmani i dha pas takimit p\u00ebr konsulta me krer\u00ebt e partive politike n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cSi\u00e7 e dini pas dor\u00ebheqjes s\u00eb kat\u00ebr komunave n\u00eb veri t\u00eb vendi eshte obligim kushtetues dhe ligjor i presidentes s\u00eb vendit t\u00eb b\u00ebj\u00eb shpalljen e zgjedhjeve. Rrjedhimisht edhe takimi i sot\u00ebm ku jan\u00eb ftuar t\u00eb gjitha partit\u00eb politike, u ftuan sot t\u00eb diskutojm\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e dat\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>\u201cSa i p\u00ebrket afatave ligjore, ligji parasheh q\u00eb nga momenti i dor\u00ebheqjes duhet t\u00eb shpallen zgjedhjet brenda 10 dit\u00ebsh, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se nes\u00ebr \u00ebsht\u00eb afati i fundit dhe poashtu q\u00eb ato duhet t\u00eb mbahen brenda 30 deri n\u00eb 45 dit\u00ebsh nga momenti i dor\u00ebheqjes. Data e fundit kur do t\u00eb mund t\u00eb mbaheshin \u00ebsht\u00eb 18 dhjetor\u201d, tha Osmani n\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr media.<\/p>\n<p>\u201cDo t\u2019i drejtoj\u00eb nj\u00eb kerkes\u00eb partner\u00ebve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb p\u00ebr monitorim p\u00ebr pjes\u00ebmarrje sa me t\u00eb madhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces, dhe duhet t\u00eb b\u00ebhen t\u00eb gjitha p\u00ebrgatitjet e nevojshme s\u00eb bashku me t\u00eb gjitha institucionet tona t\u00eb siguris\u00eb, q\u00eb t\u00eb gjitha t\u00eb shkojn\u00eb pa tensione dhe gjith\u00e7ka t\u00eb jet\u00eb qet\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Presidentja gjithashtu tha edhe se data 18 dhjetor \u00ebsht\u00eb diskutuar, por po presin konfirmimin edhe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, q\u00eb gjith\u00e7ka t\u00eb jet\u00eb n\u00eb rregull me k\u00ebt\u00eb dat\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNga t\u00eb gjitha partit\u00eb q\u00eb ishin prezente, k\u00ebrkova mendim rreth dat\u00ebs 18 dhjetor, si\u00e7 e p\u00ebrmenda \u00ebsht\u00eb data e fundit qe lejohet, pasi do t\u2019i lejonte hap\u00ebsir\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe manovrimi KQZ-s\u00eb q\u00eb t\u00eb b\u00ebhen t\u00eb gjitha p\u00ebrgatitjet e nevojshme&#8221;.<\/p>\n<p>&#8220;Sipas t\u00eb gjitha gjasave do t\u00eb shkojm\u00eb me dat\u00eb 18, sapo t\u2019i marrim konfirmimet e duhura nga KQZ q\u00eb gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb n\u00eb rregull me k\u00ebt\u00eb dat\u00eb\u201d, tha Osmani.<strong>\/Reporteri.net\/<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00ebse zgjedhjet e parakohshme thirren n\u00eb kushtet aktuale kam frik\u00eb se serb\u00ebt do t\u2019i bojkotonin dhe kjo nuk do t\u00eb ndihmonte n\u00eb zgjidhjen e situat\u00ebs, vler\u00ebson Kryetarja e L\u00ebvizjes Evropiane t\u00eb serb\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs, Rada Trajkovi\u00e7, n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje p\u00ebr gazet\u00ebn online Reporteri.net. Trajkovi\u00e7 i b\u00ebn thirrje Presidentes Vjosa Osmani t\u00eb ndikoj\u00eb te Kryeministri Albin [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":730127,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[21,317],"tags":[],"class_list":["post-730126","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","category-rajon"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/730126","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=730126"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/730126\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/730127"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=730126"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=730126"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=730126"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}