{"id":735700,"date":"2022-11-25T17:53:26","date_gmt":"2022-11-25T16:53:26","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=735700"},"modified":"2022-11-28T14:51:19","modified_gmt":"2022-11-28T13:51:19","slug":"si-u-ndane-kamy-dhe-sartri-rreth-ceshtjes-te-se-qenit-i-lire","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/prospect\/si-u-ndane-kamy-dhe-sartri-rreth-ceshtjes-te-se-qenit-i-lire\/","title":{"rendered":"Si u ndan\u00eb Kamy dhe Sartri rreth \u00e7\u00ebshtjes t\u00eb s\u00eb q\u00ebnit i lir\u00eb"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: right;\">Autor: <strong>Sam Dresser<\/strong><br \/>\nP\u00ebrktheu:<strong> Xhezair Dashi<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p><strong>Ishin dyshe e \u00e7uditshme. Albert Kamy ishte francez algjerian, nj\u00eb <em>pied-noir*<\/em> i lindur n\u00eb varf\u00ebri e me karakteristika egoiste. Zhan Pol Sartri, nga shtresat m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb franceze, kurr\u00eb s\u2019ngat\u00ebrrohej p\u00ebr ndofar\u00eb burri t\u00eb pash\u00ebm. U takuan n\u00eb Paris gjat\u00eb Okupimit dhe u b\u00ebn\u00eb t\u00eb af\u00ebrm pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore. Asokohe, kur dritat e qytetit po rindezeshin, Kamyja ishte miku m\u00eb i af\u00ebrm i Sartrit. \u201cSa shum\u00eb t\u00eb donim at\u00ebbot\u00eb\u201d, shkroi m\u00eb von\u00eb Sartri.<\/strong><\/p>\n<p>Ishin ikona t\u00eb ndritsh\u00ebm t\u00eb epok\u00ebs. Gazetat raportonin l\u00ebvizjet e tyre t\u00eb p\u00ebrditshme. Sartri strukej n\u00eb Les Deux Magots, Kamyja peripatetik i Parisit. Gjersa qyteti nisi t\u00eb rind\u00ebrtohej, Sartri dhe Kamyja i dhan\u00eb z\u00eb disponimit t\u00eb koh\u00ebs. Evropa ishte flijuar, por hiri i l\u00ebn\u00eb nga lufta krijoi hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr t\u00eb paramenduar bot\u00eb t\u00eb re. Lexuesit i kishin syt\u00eb kah Sartri e Kamyja p\u00ebr ta artikuluar k\u00ebt\u00eb bot\u00eb t\u00eb re dhe se si do t\u00eb dukej ajo. \u201cIshim aty t\u2019i jepnin epok\u00ebs s\u00eb pasluft\u00ebs ideologjin\u00eb e saj\u201d, rikujtonte m\u00eb von\u00eb filozofja Simone de Beauvoir.<\/p>\n<p>Erdhi n\u00eb form\u00ebn e ekzistencializmit. Satri, Kamy dhe shoq\u00ebruesit intelektual\u00eb t\u00eb tyre mohuan fen\u00eb, inskenuan dramat shqet\u00ebsuese t\u00eb tyre, sfiduan lexuesin t\u00eb b\u00ebj\u00eb jetes\u00eb autentike, dhe shkronin p\u00ebr absurditetin e bot\u00ebs \u2013 bot\u00eb pa asnj\u00eb q\u00ebllim e vler\u00eb. \u201c[Ka vet\u00ebm] gur\u00eb, trup prej mishi, yje, dhe ato t\u00eb v\u00ebrteta q\u00eb dora s\u2019i prek dot\u201d, shkruante Kamy. Neve na duhet t\u00eb zgjedhim t\u00eb jetojm\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb dhe p\u00ebrmbi t\u00eb ta projektojm\u00eb vet\u00ebkuptimin dhe vler\u00ebn ton\u00eb sa p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb kuptim\u00ebsi asaj. Kjo do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb njer\u00ebzit jan\u00eb <em>t\u00eb lir\u00eb<\/em> dhe kjo \u00ebsht\u00eb barra e tyre, pasi q\u00eb me lirin\u00eb vjen edhe p\u00ebrgjegj\u00ebsia e tmerrshme dhe e shtangshme e t\u00eb jetuarit dhe t\u00eb vepruarit autentikisht.<\/p>\n<p>N\u00ebse ideja e liris\u00eb i ngjiste filozofikisht Sartrin dhe Kamyn\u00eb, politikisht i bashkonte beteja p\u00ebr drejt\u00ebsi. Ishin t\u00eb p\u00ebrkushtuar t\u00eb ballafaqoheshin dhe t\u00eb sh\u00ebronin padrejt\u00ebsin\u00eb, dhe, n\u00eb syt\u00eb e tyre, asnj\u00eb grup njer\u00ebzish s\u2019ishin m\u00eb t\u00eb keqtrajtuar se pun\u00ebtor\u00ebt, proletariati. Kamyja dhe Sartri i shihnin ata t\u00eb prangosur n\u00eb pun\u00ebn e tyre dhe t\u00eb shky\u00e7ur nga t\u00eb q\u00ebnit p\u00ebrbrend\u00ebsisht njer\u00ebz. P\u00ebr t\u2019i \u00e7liruar, duheshin sisteme t\u00eb reja politike.<\/p>\n<p>N\u00eb tetor 1951, Kamyja publikoi vepr\u00ebn \u201cI revoltuari\u201d. N\u00eb t\u00eb, ai i dha ashp\u00ebrsisht z\u00eb \u201crevolt\u00ebs filozofike\u201d. Kjo nuk ishte sistem politik <em>per se<\/em>, por nj\u00eb shkrirje e ideve politike dhe filozofike: \u00e7do njeri \u00ebsht\u00eb i lir\u00eb, por vet\u00eb liria \u00ebsht\u00eb relative; duhet t\u00eb p\u00ebrqafojm\u00eb limitet, vet\u00ebp\u00ebrmbajtjen, dhe \u201crreziqet e kalkuluara\u201d; absolutet jan\u00eb anti-njer\u00ebzore. Por, m\u00eb s\u00eb tep\u00ebrmi, Kamyja e d\u00ebnonte dhun\u00ebn revolucionare. Dhuna mund t\u00eb p\u00ebrdoret n\u00eb situata t\u00eb skajshme (ai e mb\u00ebshteste p\u00ebrpjekjen franceze t\u00eb luft\u00ebs, n\u00eb fund t\u00eb fundit), por p\u00ebrdorimi i dhun\u00ebs revolucionare p\u00ebr t\u00eb shkundur historin\u00eb n\u00eb drejtimin q\u00eb e d\u00ebshironi ju, \u00ebsht\u00eb utopike, absolutiste, dhe tradhti ndaj vetes.<\/p>\n<p>\u201cLiria absolute \u00ebsht\u00eb e drejta e m\u00eb t\u00eb fortit p\u00ebr t\u00eb dominuar\u201d, shkruante Kamy derisa \u201cdrejt\u00ebsia absolute fitohet nga shtypja e t\u00eb gjitha kund\u00ebrth\u00ebnieve: prandaj edhe e shkat\u00ebrron t\u00ebr\u00eb lirin\u00eb\u201d. Konflikti mes drejt\u00ebsis\u00eb dhe liris\u00eb k\u00ebrkonte nj\u00eb ri-balancim t\u00eb vazhduesh\u00ebm, vet\u00ebp\u00ebrmbajtje politike, pranim dhe p\u00ebrqafim i asaj q\u00eb na kufizon m\u00eb s\u00eb shumti neve: t\u00eb q\u00ebnit njer\u00ebzor. \u201cT\u00eb jetohet e t\u00eb lihet jeta t\u00eb vij\u00eb\u201d, tha ai, \u201cn\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb krijojm\u00eb at\u00eb \u00e7far\u00eb jemi\u201d.<\/p>\n<p>Sartri e lexoi \u201cT\u00eb revoltuarin\u201d me neveri. P\u00ebr aq sa mendonte ai, <em>ishte<\/em> e mundshme t\u00eb arrihej drejt\u00ebsia dhe liria e p\u00ebrsosur \u2013 kjo p\u00ebrshkruante arritjen e komunizmit. N\u00ebn kapitaliz\u00ebm, dhe n\u00eb varf\u00ebri, pun\u00ebtor\u00ebt s\u2019kishin se si t\u00eb jen\u00eb t\u00eb lir\u00eb. Opsionet e tyre ishin pak\u00ebndshme dhe hi\u00e7 t\u00eb njer\u00ebzishme: t\u00eb punosh nj\u00eb pun\u00eb t\u00eb shpifur dhe tjet\u00ebrsuese, ose t\u00eb vdes\u00ebsh. Por, duke e hequr qafesh shtyp\u00ebsin dhe duke ua kthyer gjer\u00ebsisht autonomin\u00eb pun\u00ebtor\u00ebve, komunizmi do t\u00eb lejonte secilin individ t\u00eb jetonte pa mungesa materiale, dhe rrjedhimisht, t\u00eb zgjidhte se si do t\u00eb realizonte veten. Kjo i b\u00ebn ata t\u00eb lir\u00eb, dhe p\u00ebrmes k\u00ebsaj barazie t\u00eb palakueshme, \u00ebsht\u00eb edhe e drejt\u00eb.<\/p>\n<p>Problemi \u00ebsht\u00eb se, p\u00ebr Sartrin dhe shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb t\u00eb Majt\u00ebn, komunizmi k\u00ebrkonte dhun\u00eb revolucionare t\u00eb fitonte sepse rendi ekzistues duhej thyer. Jo t\u00eb gjith\u00eb majtist\u00ebt, natyrisht, p\u00ebrqafonin k\u00ebt\u00eb dhun\u00eb. Kjo \u00e7arje mes majtist\u00ebve t\u00eb ashp\u00ebr dhe t\u00eb moderuar \u2013 gjer\u00ebsisht, mes komunist\u00ebve dhe socialist\u00ebve \u2013 nuk ishte gj\u00eb e re. Vitet e 30\u2019a dhe t\u00eb 40\u2019at e hershme, sidoqoft\u00eb, ngjan\u00eb asisoji q\u00eb e Majta p\u00ebrkoh\u00ebsisht u bashkua kund\u00ebr fashizmit. Me shkat\u00ebrrimin e fashizmit, shk\u00ebputja mes majtist\u00ebve t\u00eb dhunsh\u00ebm dhe atyre t\u00eb moderuar, u rikthye. Ndarja u b\u00eb edhe m\u00eb dramatike kur e Djathta praktikisht u zhduk dhe u ngrit Bashkimi Sovjetik \u2013 i cila fuqizonte t\u00eb ashprit anek\u00ebnd Evrop\u00ebs, por ngriste pyetje shqet\u00ebsuese mes komunist\u00ebsh pas tmerreve t\u00eb gullag\u00ebve; terrori doli n\u00eb drit\u00eb. Pyetja q\u00eb secilit majtist i mbetej t\u2019ia shtronte vetes ishte: n\u00eb cil\u00ebn an\u00eb je ti?<\/p>\n<p>Me botimin e \u201cT\u00eb revoltuarit\u201d, Kamy u deklarua p\u00ebr nj\u00eb socializ\u00ebm paq\u00ebsor q\u00eb nuk do t\u00eb p\u00ebrkthehej n\u00eb dhun\u00eb revolucionare. Ishte i tronditur nga tregimet q\u00eb vinin nga BRSS-ja; nuk ishte nj\u00eb shtet i komunist\u00ebve krah m\u00eb krah, q\u00eb jetonin lirsh\u00ebm, por nj\u00eb vend pa asnj\u00eb fije lirie. Sartri, nd\u00ebrkoh\u00eb, do t\u00eb luftonte p\u00ebr komuniz\u00ebm, dhe ishte i p\u00ebrgatitur edhe p\u00ebr dhun\u00eb n\u00eb t\u00eb.<\/p>\n<p>Ndarja mes dy miqve ishte senzacion medial. <em>\u201cLes Temps Moderne\u201d \u2013 <\/em>revista q\u00eb e redaktonte Sartri, e cila edhe botoi nj\u00eb rivler\u00ebsim kritik t\u00eb \u201cT\u00eb revoltuarit\u201d \u2013 u shit tre fish m\u00eb shum\u00eb. <em>Le Monde<\/em> dhe <em>L\u2019Observateu<\/em>r pa frym\u00eb e mbuluan r\u00ebnien. \u00cbsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb paramendoni nj\u00eb p\u00ebrleshje intelektuale q\u00eb kapte at nivel t\u00eb v\u00ebmendjes s\u00eb publikut sot, por, n\u00eb k\u00ebt\u00eb mospajtim, shum\u00eb lexues shihnin kriz\u00ebn politike t\u00eb koh\u00ebs q\u00eb pasqyrohej tek vetja e tyre. Ishte nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb e t\u00eb shikuarit t\u00eb loj\u00ebs politike n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb idesh, dhe nj\u00eb matje e vlefshm\u00ebris\u00eb s\u00eb atyre ideve. N\u00ebse jeni plot\u00ebsisht i p\u00ebrkushtuar ndaj nj\u00eb ideje, a jeni n\u00eb gjendje t\u00eb vritni p\u00ebr t\u00eb? \u00c7far\u00eb \u00e7mimi p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb? \u00c7far\u00eb \u00e7mimi p\u00ebr lirin\u00eb?<\/p>\n<p>Pozicioni i Sartrit ishte p\u00ebrplot kund\u00ebrth\u00ebnie, me t\u00eb cilat ai u p\u00ebrpoq gjat\u00eb t\u00ebr\u00eb jetes t\u00eb merrej. Sartri, ekzistencialisti, i cili thoshte se njer\u00ebzit jan\u00eb t\u00eb d\u00ebnuar t\u00eb jen\u00eb t\u00eb lir\u00eb, ishte gjithashtu Sartri, marksist, i cili mendonte se historia nuk i lejon dikujt shum\u00eb hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr liri t\u00eb nj\u00ebmendt\u00eb n\u00eb kuptimin ekzistencial. Megjith\u00ebse ai kurr\u00eb nuk u bashkua me Partin\u00eb Komuniste Franceze, ai do t\u00eb vazhdonte t\u00eb mbronte komunizmin n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Evrop\u00ebn deri n\u00eb vitin 1956, kur tanket sovjetike n\u00eb Budapest e bind\u00ebn at\u00eb, m\u00eb n\u00eb fund, se BRSS-ja nuk e mbante rrug\u00ebn p\u00ebrpara. (N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, ai ishte i tmerruar nga sovjetik\u00ebt n\u00eb Hungari, sepse ata po silleshin si amerikan\u00ebt, thoshte vet\u00eb ai.) Sartri do t\u00eb mbetej z\u00eb i fuqish\u00ebm i t\u00eb majt\u00ebs gjat\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij dhe zgjodhi presidentin francez Charles de Gaulle si t\u00eb preferuarin e tij p\u00ebr ta goditur. (Pas nj\u00eb sulmi ve\u00e7an\u00ebrisht t\u00eb ashp\u00ebr, de Gaulle-it iu k\u00ebrkua t\u00eb arrestonte Sartrin. &#8220;Nuk e burgos Volterin&#8221;, u p\u00ebrgjigj ai). Sartri megjithat\u00eb mbeti i paparashikuesh\u00ebm dhe ishte i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb nj\u00eb lidhje t\u00eb gjat\u00eb dhe t\u00eb \u00e7uditshme me maoizmin e vij\u00ebs s\u00eb ashp\u00ebr kur vdiq n\u00eb vitin 1980. Edhe pse Sartri u largua nga BRSS, ai kurr\u00eb nuk e braktisi plot\u00ebsisht iden\u00eb se dhuna revolucionare mund t\u00eb miratohej.<\/p>\n<p>Dhuna e komunizmit e \u00e7oi Kamyn\u00eb n\u00eb nj\u00eb trajektore tjet\u00ebr. &#8220;M\u00eb n\u00eb fund,&#8221; shkroi ai tek \u201cI revoltuari\u201d, &#8220;Un\u00eb zgjedh lirin\u00eb. Sepse edhe n\u00ebse drejt\u00ebsia nuk realizohet, liria ruan fuqin\u00eb e protest\u00ebs kund\u00ebr padrejt\u00ebsis\u00eb dhe e mban komunikimin t\u00eb hapur\u201d\/ Nga ana tjet\u00ebr e Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb, \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb mos simpatizosh Kamyn\u00eb dhe t\u00eb pyes\u00ebsh veten p\u00ebr entuziazmin me t\u00eb cilin mbeti Sartri, at\u00eb t\u00eb nj\u00eb komunisti besnik. P\u00ebrqafimi i Kamys\u00eb i realitetit politik t\u00eb kthjell\u00ebt, i p\u00ebrul\u00ebsis\u00eb morale, i kufijve dhe i njer\u00ebzimit gabimtar, mbetet mesazh q\u00eb merret parasysh mir\u00eb sot. Edhe idet\u00eb m\u00eb t\u00eb nderuara dhe m\u00eb t\u00eb denja duhet t\u00eb balancohen me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn. Absolutizmi dhe idealizmi i pamundur q\u00eb ai frym\u00ebzon, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb e rrezikshme p\u00ebrpara \u2013 dhe arsyeja pse Evropa u zhyt n\u00eb hi, nd\u00ebrsa Kamyja dhe Sartri p\u00ebrpiqeshin t\u00eb imagjinonin nj\u00eb bot\u00eb m\u00eb t\u00eb drejt\u00eb dhe m\u00eb t\u00eb lir\u00eb. <strong>\/Reporteri.net\/.<\/strong><\/p>\n<p><em>*[sh\u00ebnim i p\u00ebrkthyesit: person me origjin\u00eb evropiane q\u00eb jetonte n\u00eb Algjeri gjat\u00eb sundimit francez, ve\u00e7an\u00ebrisht ata q\u00eb u kthyen n\u00eb Evrop\u00eb pasi Algjeris\u00eb iu dha pavar\u00ebsia]<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Autor: Sam Dresser P\u00ebrktheu: Xhezair Dashi Ishin dyshe e \u00e7uditshme. Albert Kamy ishte francez algjerian, nj\u00eb pied-noir* i lindur n\u00eb varf\u00ebri e me karakteristika egoiste. Zhan Pol Sartri, nga shtresat m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb franceze, kurr\u00eb s\u2019ngat\u00ebrrohej p\u00ebr ndofar\u00eb burri t\u00eb pash\u00ebm. U takuan n\u00eb Paris gjat\u00eb Okupimit dhe u b\u00ebn\u00eb t\u00eb af\u00ebrm pas [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":735706,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[1528],"tags":[],"class_list":["post-735700","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-prospect"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/735700","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=735700"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/735700\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/735706"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=735700"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=735700"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=735700"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}