{"id":740034,"date":"2022-12-04T13:02:24","date_gmt":"2022-12-04T12:02:24","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=740034"},"modified":"2022-12-04T13:09:01","modified_gmt":"2022-12-04T12:09:01","slug":"gjuetia-e-shtrigave-dhe-drejtesia-selektive-e-qeverise-kurti","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/opinione\/gjuetia-e-shtrigave-dhe-drejtesia-selektive-e-qeverise-kurti\/","title":{"rendered":"Gjuetia e shtrigave dhe drejt\u00ebsia selektive e qeveris\u00eb Kurti"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: right;\">Autor: <strong>Adri Nurellari<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p>N\u00eb mes t\u00eb tetorit, Ministri Mjedisit, Planifikimit Hap\u00ebsinor dhe Infrastruktur\u00ebs i qeveris\u00eb s\u00eb Albin Kurtit deklaroi se n\u00eb Kosov\u00eb figurojn\u00eb rreth 382 mij\u00eb e 836 nd\u00ebrtime ose mbi 75% e nd\u00ebrtimeve jan\u00eb ilegale. Po ashtu ai theksoi q\u00eb vet\u00ebm Komuna e Prishtin\u00ebs , e cila ka qen\u00eb dy mandate n\u00ebn qeverisjen e Vet\u00ebvendosjes, i ka mbi 46 mij\u00eb nd\u00ebrtime pa leje. Mir\u00ebpo nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ka kaq shum\u00eb nd\u00ebrtime pa leje n\u00eb gjith\u00eb vendin, institucionet shtet\u00ebrore vendos\u00ebn q\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb selektive t\u00eb godisnin pik\u00ebrisht nd\u00ebrtimet n\u00eb Brezovic\u00eb, me sa duket me shpres\u00ebn p\u00ebr t\u00eb goditur ndonj\u00eb figur\u00eb politike rivale n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb strategjis\u00eb karakteristike t\u00eb Vet\u00ebvendosjes p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrbaltur e damkosur k\u00ebdo q\u00eb \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo operacioni I par\u00eb dhjetorit t\u00eb vitit t\u00eb kaluar i doli fiasko, sepse n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb kapte ndonj\u00eb \u201cpeshk\u201d t\u00eb madh rival, kapi nj\u00eb \u2018peshk\u201d t\u00eb madh aleat, sepse zbuloi q\u00eb \u201cStella Consulting\u201d, ku \u00ebsht\u00eb bashk\u00ebpronar Veton Surroi, ka dh\u00ebn\u00eb 410 mij\u00eb euro ryshfet p\u00ebr t\u00eb siguruar leje nd\u00ebrtimi p\u00ebr nj\u00eb hotel dhe nj\u00eb kompleks vilash. Megjithat\u00eb kjo ngjarje nuk e pengoi Kurtin, q\u00eb t\u00eb propozoj\u00eb dhe loboj\u00eb q\u00eb Veton Surroi t\u00eb ishte kandidat i Kosov\u00ebs p\u00ebr Sekretar t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Bashk\u00ebpunimit Rajonal (RCC) p\u00ebr periudh\u00ebn 2022-2024 . Sepse tipike p\u00ebr Kurtin, pavar\u00ebsisht se ccfar\u00eb ka b\u00ebr\u00eb n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn \u201ckush \u00ebsht\u00eb me mua \u00ebsht\u00eb shenjtor, e kush me del kund\u00ebr \u00ebsht\u00eb djall\u201d. Megjithat\u00eb kjo fiasko e par\u00eb nuk e pengoi Kurtin n\u00eb \u201cmisionin\u201d e tij heroik p\u00ebr t\u00eb \u201c vrar\u00eb kuccedr\u00ebn\u201d e korrupsionit q\u00eb po bllokon Kosov\u00ebn prej Brezovic\u00ebs, dhe u nd\u00ebrmorr nj\u00eb tjet\u00ebr operacion pompoz gjat\u00eb muajit t\u00eb kaluar.<br \/>\nPrej gjenez\u00ebs si organizat\u00eb politike, Vet\u00ebvendosja e Kurtit ka b\u00ebrtitur se Kosova \u00ebsht\u00eb demek \u201cshtet i kapur\u201d apo \u201cme hajna nuk ka shtet\u201d dhe e shiti veten si nj\u00eb profet q\u00eb do t\u00eb nd\u00ebrrmerte nj\u00eb kryq\u00ebzat\u00eb p\u00ebr t\u2019i futur hajdut\u00ebt n\u00eb burgun e Dubrav\u00ebs t\u00eb cil\u00ebn ai do ta b\u00ebnte 12 kate. Qoft\u00eb gjat\u00eb 100 dit\u00ebve t\u00eb mandatit t\u00eb par\u00eb jet\u00ebshkurt\u00ebr, dhe qoft\u00eb gjat\u00eb mbi 600 dit\u00ebve t\u00eb mandatit aktual, Kurti ka bllokuar projektet ekzistuese dhe institucionet shtet\u00ebrore q\u00eb drejton nga p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb e tyre t\u00eb p\u00ebrditshme, dhe i ka angazhuar n\u00eb nj\u00eb gjueti shtrigash, si t\u00eb ishin prokurori, p\u00ebr t\u00eb gjetur afera korruptive e nd\u00ebrtuar dosje kund\u00ebr rival\u00ebve. K\u00ebt\u00eb gj\u00eb e b\u00ebri me 70 dosjet q\u00eb d\u00ebrgoi n\u00eb prokurori L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje sapo mori n\u00eb dor\u00eb qeverisjen e Komun\u00ebs s\u00eb Prishtin\u00ebs 8 vjet m\u00eb par\u00eb. Pas gjith\u00eb k\u00ebtyre muajve, Kurti e zbuloi kapjen e shteti, q\u00eb sipas tij shkaktonte varf\u00ebrin\u00eb, papun\u00ebsin\u00eb dhe t\u00eb gjitha t\u00eb k\u00ebqijat e Kosov\u00ebs, mu n\u00eb Brezovic\u00eb. Th\u00ebn\u00eb ndryshe \u201cU mbars mali dhe polli nj\u00eb mi\u201d. Nga 12 katet e mbushura t\u00eb Dubrav\u00ebs e gjith\u00eb retorika populiste e Kurtit dhe akuzat q\u00eb ka v\u00ebrshuar u katandis n\u00eb 75 vikendica t\u00eb sekuestruara n\u00eb Brezovic\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00ebp\u00ebrmjet teksti nuk kam aspak nd\u00ebr mend t\u00eb justifikoj nj\u00eb nd\u00ebrtim q\u00eb b\u00ebhet n\u00eb shkelje t\u00eb ligjit. Pavar\u00ebsisht dashuris\u00eb s\u00eb madhe q\u00eb kam p\u00ebr malet dhe zon\u00ebn e Rugov\u00ebs n\u00eb ve\u00e7anti, un\u00eb personalisht e kam frenuar veten nga tundimi i madh p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar n\u00eb nj\u00eb park komb\u00ebtar, pavar\u00ebsisht se k\u00ebt\u00eb gj\u00eb e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb me mij\u00ebra t\u00eb tjer\u00eb pa iu hyr\u00eb gjemb n\u00eb k\u00ebmb\u00eb. Por dua t\u00eb v\u00eb n\u00eb dukje disa aspekte thelb\u00ebsore t\u00eb padrejta e t\u00eb pandershme n\u00eb \u201cfushat\u00ebn publicatare populiste\u201d t\u00eb Kurtit p\u00ebr t\u00eb goditur \u201cpasanik\u00ebt e vilave\u201d t\u00eb Brezovic\u00ebs. P\u00ebrpos k\u00ebsaj dua t\u00eb demaskoj edhe dimensionin e marketingut politik t\u00eb k\u00ebsaj teme q\u00eb po zgjatet pa nevoj\u00eb si sag\u00eb e po rishfaqet \u00e7do 3-4 muaj, p\u00ebr t\u00eb krijuar iluzionin se kinse qeveria po b\u00ebn luft\u00eb t\u00eb madhe kund\u00ebr shkeljes s\u00eb ligjit.<\/p>\n<p>Fakti q\u00eb mes 380 mij\u00eb nd\u00ebrtime pa leje qeveria p\u00ebrzgjodhi t\u00eb merret me 75 nd\u00ebrtimet e Brezovic\u00ebs, p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb shembull klasik t\u00eb zbatimit selektiv t\u00eb ligjit. Po ashtu \u00ebsht\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht selektive ku lufta kund\u00ebr nd\u00ebrtimeve pa leje nis me 75 nd\u00ebrtime n\u00eb komun\u00ebn periferike t\u00eb Sht\u00ebrpc\u00ebs e jo n\u00eb kryeqytet ku thuhet se ka 46 mij\u00eb nd\u00ebrtime pa leje. P\u00ebr me tep\u00ebr kur dihet q\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs drejtp\u00ebrdrejt\u00eb kan\u00eb kan\u00eb qen\u00eb dy ministrat aktual\u00eb t\u00eb Kurtit, Sveccla dhe Aliu t\u00eb cil\u00ebt respektivisht kan\u00eb qen\u00eb drejtor\u00eb komunal\u00eb t\u00eb inspektoriatit dhe urbanizmit. P\u00ebrse aksioni nis n\u00eb Brezovic\u00eb n\u00eb Parkun e Sharrit kur mjafton t\u00eb futesh n\u00eb google earth p\u00ebr t\u00eb par\u00eb fotot satelitore q\u00eb tregojn\u00eb se kullotat q\u00eb jan\u00eb pron\u00eb shtet\u00ebrore n\u00eb Parkun e Bjeshk\u00ebve t\u00eb Namuna jan\u00eb t\u00eb mbushura me nd\u00ebrtime n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin. Fundja ai q\u00eb nd\u00ebrton pa leje n\u00eb pron\u00eb shtet\u00ebrore b\u00ebn nj\u00eb akt m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb se ai q\u00eb nd\u00ebrton n\u00eb pron\u00ebn private. Standard i dyfisht\u00eb i zbatimit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe fakti q\u00eb nga nj\u00ebra an\u00eb qeveria therret qytetar\u00ebt t\u00eb p\u00ebrfshihen n\u00eb procesin e legalizimit t\u00eb nd\u00ebrtesave t\u00eb tyre pa leje gj\u00eb q\u00eb p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb akt amnestie dhe nga ana tjet\u00ebr kemi shfaqje me polici e shirita krimi p\u00ebr disa dhjet\u00ebra nd\u00ebrtime pa leje n\u00eb Brezovic\u00eb. Po ashtu \u00ebsht\u00eb selektive kur lufta kund\u00ebr korrupsionit nuk b\u00ebhet kund\u00ebr atyre q\u00eb abuzojn\u00eb me fonde publike q\u00eb shkakton d\u00ebmet maksimale p\u00ebr interesat e qytetar\u00ebve, por b\u00ebhet p\u00ebr nd\u00ebrtimet pa leje ku jan\u00eb shumica e qytetar\u00ebve t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb, duke kujtuar ministrin e Kurtit q\u00eb flet tre\u00e7erekun e gjith\u00eb nd\u00ebrtimeve t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Simboli i drejt\u00ebsis\u00eb, q\u00eb n\u00eb antikitet me per\u00ebndesh\u00ebn romake t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb t\u00eb quajtur Justitia, \u00ebsht\u00eb portretizuar si nj\u00eb grua q\u00eb ka sy t\u00eb lidhur dhe n\u00eb nj\u00eb dor\u00eb peshoren dhe nj\u00eb shpat\u00eb n\u00eb tjetr\u00ebn. Jo m\u00eb kot jan\u00eb syt\u00eb t\u00eb mbyllur, posacc\u00ebrisht p\u00ebr t\u00eb treguar q\u00eb drejt\u00ebsia \u00ebsht\u00eb e verb\u00ebr dhe se ligji i trajton t\u00eb gjith\u00eb nj\u00ebsoj. Drejt\u00ebsia selektive nuk i sh\u00ebrben drejt\u00ebsis\u00eb, p\u00ebrkundrazi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr format m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda t\u00eb padrejt\u00ebsis\u00eb, sepse pik\u00ebrisht institucioni nga ku qytetar\u00ebt presin paanshm\u00ebri, nd\u00ebrshm\u00ebri dhe integritet p\u00ebrdoret si instrument politik p\u00ebr t\u00eb goditur kund\u00ebrshtar\u00ebt. Drejt\u00ebsia selektive bie ndesh me parimin e barazis\u00eb para ligjit dhe shkat\u00ebrron shtetin e s\u00eb drejt\u00ebs sepse kur edhe drejt\u00ebsia kapet e shfryt\u00ebzohet p\u00ebr q\u00ebllime politike, ne kemi t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me form\u00ebn m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb kapjes s\u00eb shtetit. V\u00ebshtir\u00eb se ka gj\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb sesa kur drejt\u00ebsia nga ku njer\u00ebzit presin zgjidhje, t\u00eb shfryt\u00ebzohet si mjet represioni, shantazhi e k\u00ebrc\u00ebnimi. Th\u00ebn\u00eb ndryshe n\u00ebp\u00ebrmjet alegoris\u00eb s\u00eb \u201cFerm\u00ebs s\u00eb Kafsh\u00ebve\u201d Oruelliane, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb qeveri \u201ct\u00eb gjith\u00eb jan\u00eb t\u00eb barabart\u00eb, por disa jan\u00eb m\u00eb t\u00eb barabart\u00eb se t\u00eb tjer\u00ebt\u201d.<\/p>\n<p>Konkretisht n\u00eb rastin e Brezovic\u00ebs, kemi drejt\u00ebsi selektive n\u00eb form\u00ebn e nj\u00eb hakmarrje t\u00eb ul\u00ebt politike. Edhe pse presidenti Tha\u00e7i \u00ebsht\u00eb duke b\u00ebr\u00eb nj\u00eb betej\u00eb dinjitoze p\u00ebr t\u00eb mbrojtur t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn historike t\u00eb luft\u00ebs s\u00eb drejt\u00eb e t\u00eb past\u00ebrt q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs p\u00ebr liri e pavar\u00ebsi qeveria Kurti nuk e l\u00eb rehat, prodhon ende video mashtruese dhe tashm\u00eb merret me familjar\u00ebt e tij duke sekuestruar dy vikendica t\u00eb v\u00ebllezerve t\u00eb presidentit. Drejt\u00ebsi selektive kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb edhe me sekuestrimin e vikendic\u00ebs s\u00eb ish-kryetarit dhe ish-ministrit t\u00eb PDK-s\u00eb. Enver Hoxhaj. Pra n\u00eb rastin e Brezovic\u00ebs \u201cdrejt\u00ebsia\u201d ka vet\u00ebm nj\u00eb sy t\u00eb mbyllur, p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb m\u00eb mir\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr e p\u00ebr t\u00eb targetuar persona specifik.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr problem \u00ebsht\u00eb trajtimi i atyre q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb nd\u00ebrtime pa leje si kriminel\u00eb q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb krime t\u00eb pap\u00ebrshkrueshme duke I mbajtur p\u00ebr dit\u00eb t\u00eb t\u00ebra n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb v\u00ebmendjes n\u00eb media. Shfaqja e sh\u00ebmtuar butaforike e operacionit t\u00eb Brezovic\u00ebs t\u00eb jepte p\u00ebrshtypjen sikur t\u00eb b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr zbulimin e nj\u00eb skeme masive e vjedhjes s\u00eb parave t\u00eb taksapaguesve apo shkat\u00ebrimi I ndonj\u00eb rrjeti nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb trafikut t\u00eb drog\u00ebs apo arm\u00ebve. K\u00ebtu duhet sqaruar se pronar\u00ebt e k\u00ebtyre 380 mij\u00eb nd\u00ebrtesave pa leje, p\u00ebrfshi ato t\u00eb Brezovic\u00ebs, nuk mund t\u00eb trajtohen si kriminel\u00eb q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb akte t\u00eb r\u00ebnda. Shpesh jan\u00eb njer\u00ebz t\u00eb thjesht\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb detyruar q\u00eb t\u2019i nd\u00ebrtojn\u00eb k\u00ebto sht\u00ebpi mbi tok\u00ebn e tyre edhe pa marr\u00eb leje pasi komuna dhe institucionet e tjera shtet\u00ebrore ka qen\u00eb joefikase n\u00eb administrimin e k\u00ebrkesave t\u00eb shtuara dhe nevojave zhvillimore. K\u00ebtu fjala kycce \u00ebsht\u00eb prona private q\u00eb \u00ebsht\u00eb e shenjt\u00eb p\u00ebr sistemin liberal-demokratik q\u00eb ne kemi. Si pasoj\u00eb e munges\u00ebs s\u00eb vullnetit dhe aft\u00ebsive t\u00eb pushtetar\u00ebve t\u00eb deritanish\u00ebm, por edhe i pap\u00ebrgjegjshm\u00ebris\u00eb e presioneve p\u00ebr korrupsion, kan\u00eb munguar planet urbanistike t\u00eb detajuara q\u00eb do mund ta zhvillonin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb organizuar nd\u00ebrtimtarin\u00eb n\u00eb zonat turistike. K\u00ebtu del edhe n\u00eb pah hipokrizia e shtetit dhe institucioneve t\u00eb tij ku nga nj\u00ebra an\u00eb p\u00ebrpiqet t\u00eb t\u00ebrheq\u00eb investitor\u00eb t\u00eb huaj n\u00eb fush\u00ebn e turizmit, madje duke ofruar pothuaj falas tok\u00eb shtet\u00ebrore p\u00ebr investitor\u00ebt strategjik\u00eb e nga ana tjet\u00ebr shkel me k\u00ebmb\u00eb qytetar\u00ebt e vet q\u00eb duan t\u00eb investojn\u00eb kursimet n\u00eb pron\u00ebn e tyre private.<\/p>\n<p>Kjo do t\u00eb thot\u00eb se n\u00eb shumic\u00ebn e rasteve barra morale dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsia duhet t\u00eb vihet mbi institucionet shtet\u00ebrore e jo mbi qytetar\u00ebt q\u00eb duan t\u00eb investojn\u00eb mbi pron\u00ebn e tyre prandaj organizimi i operacioneve publicitare p\u00ebr sekuestrimin apo shkat\u00ebrrimin e nd\u00ebrtimeve pa leje duhen konsideruar m\u00eb s\u00eb shumti si nj\u00eb d\u00ebshtim i r\u00ebnd\u00eb i shtetit sesa si nj\u00eb m\u00ebkat kriminal qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr problem \u00ebsht\u00eb dominimi i mentalitetit t\u00eb prapambetur komunist, p\u00ebr t\u00eb sulmuar sa m\u00eb shum\u00eb t\u00eb pasurit q\u00eb kan\u00eb vila pushimesh apo p\u00ebr t\u00eb shkat\u00ebrruar pron\u00ebn private pa e vrar\u00eb mendjen p\u00ebr d\u00ebmet ekonomike. Nj\u00eb qeveri e p\u00ebrgjegjshme nuk do duhej t\u00eb g\u00ebzohej me shkat\u00ebrrime t\u00eb pron\u00ebs s\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb saj, por do duhej t\u00eb fokusohej n\u00eb legalizime p\u00ebr t\u00eb zhvarrosur e futur n\u00eb qarkullim miliardat q\u00eb kosovar\u00ebt kan\u00eb investuar n\u00eb nd\u00ebrtime, qofshin ato pa leje. Kosova s\u2019ka nevoj\u00eb p\u00ebr fushata sekuestrimesh apo shkat\u00ebrrimesh t\u00eb nd\u00ebrtimeve pa leje por p\u00ebr nj\u00eb proces t\u00eb p\u00ebrshpejtuar t\u00eb legalizimit. Sapo nj\u00eb aset t\u00eb njihet nga nj\u00eb regjist\u00ebr ligjorstandard pron\u00ebsie, ky aset, qoft\u00eb biznes apo sht\u00ebpi, mund t\u00eb p\u00ebrdoret si kolateral i hipotekuar p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb kredi nga ndonj\u00eb bank\u00eb duke gjeneroj sasi t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm kapitali p\u00ebr investime. Po ashtu mund t\u00eb p\u00ebrdoret si garanci p\u00ebr kontrata biznesi duke b\u00ebr\u00eb t\u00eb mundur q\u00eb pasuria e pron\u00ebs t\u00eb mos jet\u00eb m\u00eb e varrosur n\u00eb tulla e ccimento por t\u00eb hidhet n\u00eb qarkullim. P\u00ebrpos k\u00ebsaj, n\u00ebse ajo pron\u00eb zot\u00ebrohet ligj\u00ebrisht at\u00ebher\u00eb ajo mund t\u2019i shitet investitor\u00ebve kudo n\u00eb tregun global duke u shnd\u00ebrruar n\u00eb kapital likuid q\u00eb qarkullohet n\u00eb ekonomi.<\/p>\n<p>S\u00eb fundmi, duhet v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje se legalizimi i objekteve t\u00eb nd\u00ebrtuara pa leje \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me Deklarat\u00ebn e Vjen\u00ebs p\u00ebr nd\u00ebrtime pa leje dhe se Kosova \u00ebsht\u00eb gjithashtu n\u00ebnshkruese e k\u00ebtij dokumenti t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare q\u00eb ka p\u00ebr q\u00ebllim legalizimin dhe regullimin e zonave t\u00eb nd\u00ebrtuara pa dokumentacione p\u00ebrkat\u00ebse. Kjo do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb \u00e7\u00ebshtja e legalizimit nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb nevoj\u00eb sociale dhe dobi ekonomike por tanim\u00eb \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar edhe n\u00eb nj\u00eb zotim e obligim nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr shtetin e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p><iframe src=\"https:\/\/www.facebook.com\/plugins\/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fadri.nurellari%2Fposts%2Fpfbid0212v556rk4FhWYKaAAv4MXxw2bfDhxPMbVMFa27s7Xx3MV74fuhP9Nqnmd9pcPxFhl&#038;show_text=true&#038;width=500\" width=\"500\" height=\"712\" style=\"border:none;overflow:hidden\" scrolling=\"no\" frameborder=\"0\" allowfullscreen=\"true\" allow=\"autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share\"><\/iframe><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Autor: Adri Nurellari N\u00eb mes t\u00eb tetorit, Ministri Mjedisit, Planifikimit Hap\u00ebsinor dhe Infrastruktur\u00ebs i qeveris\u00eb s\u00eb Albin Kurtit deklaroi se n\u00eb Kosov\u00eb figurojn\u00eb rreth 382 mij\u00eb e 836 nd\u00ebrtime ose mbi 75% e nd\u00ebrtimeve jan\u00eb ilegale. Po ashtu ai theksoi q\u00eb vet\u00ebm Komuna e Prishtin\u00ebs , e cila ka qen\u00eb dy mandate n\u00ebn qeverisjen e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":21,"featured_media":740035,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[70],"tags":[],"class_list":["post-740034","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/740034","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/21"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=740034"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/740034\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/740035"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=740034"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=740034"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=740034"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}