{"id":743592,"date":"2022-12-12T11:09:13","date_gmt":"2022-12-12T10:09:13","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=743592"},"modified":"2023-07-11T12:35:02","modified_gmt":"2023-07-11T10:35:02","slug":"kryetari-i-kacanikut-besim-ilazi-qe-4-vite-nuk-kemi-marre-projekte-te-reja-nga-institucionet-qendrore","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/intervista\/kryetari-i-kacanikut-besim-ilazi-qe-4-vite-nuk-kemi-marre-projekte-te-reja-nga-institucionet-qendrore\/","title":{"rendered":"Kryetari i Ka\u00e7anikut, Besim Ilazi: Qe 4 vite nuk kemi marr\u00eb projekte t\u00eb reja nga institucionet qendrore"},"content":{"rendered":"<p><strong>Komuna t\u00eb caktuara q\u00eb nuk udh\u00ebhiqen nga kryetar q\u00eb vijn\u00eb nga L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje kan\u00eb adresuar kritika n\u00eb drejtim t\u00eb Qeveris\u00eb Kurti se po b\u00ebn selektime partiake n\u00eb ndarjen e buxhetit.<\/strong><\/p>\n<p>Edhe kryetari i Ka\u00e7aniku, Besim Ilazi, q\u00eb i takon partis\u00eb politike, PDK, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr Gazet\u00ebn Online Reporteri.net thot\u00eb se komuna q\u00eb ai udh\u00ebheq ka kat\u00ebr vite q\u00eb nuk ka marr\u00eb projekte t\u00eb reja nga institucionet qendrore, \u00e7ka tregon se kan\u00eb mbetur n\u00eb gjysm\u00eb projekte edhe t\u00eb ish qeverive t\u00eb kaluara.<\/p>\n<p>P\u00ebrkund\u00ebr k\u00ebsaj, kryetari Ilazi thot\u00eb se ai po punon p\u00ebr t&#8217;i p\u00ebrmbushur premtimet q\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb gjat\u00eb fushat\u00ebs zgjedhore, ku tregon n\u00eb detaje projektet q\u00eb ka realizuar deri tani, nd\u00ebrsa flet edhe p\u00ebr partin\u00eb e tij.<\/p>\n<p><strong>Lexoni t\u00eb plot\u00eb intervist\u00ebn me kryetarin e Ka\u00e7anikut, Besim Ilazi, dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr Reporteri.net.<\/strong><\/p>\n<p><strong>REPORTERI.net: Ju gjat\u00eb fushat\u00ebs keni dh\u00ebn\u00eb 90 premtime. Sipas GAP shtat\u00eb i keni realizuar deri tani, dy jan\u00eb gjysm\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbushura, 23 t\u00eb filluara, kurse 62 ende jo. Jan\u00eb krejt\u00ebsisht t\u00eb sakta k\u00ebto statistika apo jo?\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>Ilazi: <\/strong>Gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb fushat\u00ebs, kemi hartuar edhe platform\u00ebn e qeverisjes komunale p\u00ebr 4 vitet e ardhshme. P\u00ebr t\u00eb qen\u00eb sa m\u00eb t\u00eb sinqert\u00eb me qytetar\u00ebt, n\u00eb platform\u00eb kemi specifikuar qart\u00eb investimet t\u00eb cilat kemi planifikuar ti realizojm\u00eb me buxhetin komunal. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb kemi paraqitur edhe projektet t\u00eb cilat jan\u00eb nevoj\u00eb e domosdoshme p\u00ebr qytetar\u00ebt, por q\u00eb buxheti komunal \u00ebsht\u00eb i vog\u00ebl p\u00ebr ti realizuar. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb k\u00ebto projekte t\u00eb m\u00ebdha si\u00e7 \u00ebsht\u00eb edhe nd\u00ebrtimi i objektit t\u00eb Shkoll\u00ebs Fillore \u201cEmin Duraku\u201d, ku si komun\u00eb nuk kemi mund\u00ebsi p\u00ebr ti realizuar, nd\u00ebrsa kemi specifikuar p\u00ebrmes fusnotave, se t\u00eb nj\u00ebjtat projekte synojm\u00eb ti realizojm\u00eb nga buxheti i Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, ku kemi llogaritur edhe n\u00eb grantin e kat\u00ebrt q\u00eb ka qen\u00eb i proklamuar m\u00eb her\u00ebt q\u00eb do t&#8217;i ndahet komunave. N\u00eb k\u00ebt\u00eb llogaritje sa i p\u00ebrket projekteve komunale, jemi n\u00eb rrug\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb realizimit, p.sh: n\u00eb bujq\u00ebsi kemi planifikuar ndarjen e shum\u00ebs 300,000 euro p\u00ebr fermer\u00ebt si mb\u00ebshtetje n\u00eb sektor\u00ebt e bujq\u00ebsis\u00eb (lav\u00ebrtari, pem\u00ebtari, perimekultur\u00eb, blegtori dhe bletari) (p\u00ebr kat\u00ebr vite) , nd\u00ebrsa n\u00eb koordinim me organizata t\u00eb ndryshme, kemi arritur q\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb vit ti ndajm\u00eb 176 mij\u00eb e 781 euro , apo t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb 392 fermer.<\/p>\n<p><strong>Cilat jan\u00eb projektet m\u00eb madhore q\u00eb keni realizuar deri tani, p\u00ebrmend tre prej tyre, dhe cilat jan\u00eb projektet tjera madhore q\u00eb synoni t\u2019i p\u00ebrfundoni deri n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb mandatit?\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>Investimet n\u00eb infrastruktur\u00ebn sportive k\u00ebt\u00eb vit kan\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb e investimeve tona. Palestra Sportive, e cila ka qen\u00eb pothuajse e p\u00ebrfunduar, mir\u00ebpo gjat\u00eb k\u00ebtij mandati kemi arritur q\u00eb ta p\u00ebrurojm\u00eb dhe ta vendosim n\u00eb funksion t\u00eb sportist\u00ebve dhe t\u00eb rinjve t\u00eb komun\u00ebs son\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00ebri nd\u00ebr projektet m\u00eb madhore q\u00eb ka krijuar kushte t\u00eb jasht\u00ebzakonshme p\u00ebr sportist\u00ebt por edhe p\u00ebr qytetar\u00ebt n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. K\u00ebtij objekti i kemi rregulluar edhe hap\u00ebsir\u00ebn e jashtme si dhe disa investime t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Poashtu nd\u00ebrtimi i sall\u00ebs s\u00eb edukat\u00ebs Fizike n\u00eb fshatin Begrac\u00eb, ka mund\u00ebsuar krijimin e kushteve m\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr nx\u00ebn\u00ebsit dhe p\u00ebr m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsit, sidomos p\u00ebr ata t\u00eb Edukat\u00ebs Fizike. Poashtu tashm\u00eb punimet kan\u00eb p\u00ebrfunduar edhe n\u00eb nd\u00ebrtimin e sall\u00ebs s\u00eb Edukat\u00ebs Fizike n\u00eb Shkoll\u00ebn e Mesme profesionale, dhe dhe tashm\u00eb ajo do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb nx\u00ebn\u00ebsve.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb investime kemi realizuar edhe n\u00eb rregullimin e infrastruktur\u00ebs fizike transportuese p\u00ebr Kompanin\u00eb \u201cPast\u00ebrtia\u201d ku tashm\u00eb kjo kompani \u00ebsht\u00eb furnizuar me mekaniz\u00ebm t\u00eb ri p\u00ebr bartjen e mbeturinave.<\/p>\n<p>Investime jan\u00eb realizuar edhe n\u00eb infrastruktur\u00ebn rrugore, trotuare e ndri\u00e7im publik, nd\u00ebrsa kan\u00eb filluar dy projektet madhore Nd\u00ebrtimi Sheshit t\u00eb Qytetit si dhe nd\u00ebrtimi i objektit t\u00eb ri t\u00eb zjarrfik\u00ebsve.<\/p>\n<p>Investime jan\u00eb realizuar edhe n\u00eb uj\u00ebsjell\u00ebs ku k\u00ebt\u00eb vit kemi investuar me shum\u00ebn mbi 200 mij\u00eb euro, nd\u00ebrsa n\u00eb rrjetin e kanalizimit kemi investuar n\u00eb shum\u00ebn mbi 230 mij\u00eb euro, kurse me projektet dy vje\u00e7are jan\u00eb planifkuar af\u00ebr 500 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p><strong>Kur do t\u00eb filloni nd\u00ebrtimin e parkingut n\u00ebntok\u00ebsor q\u00eb keni premtuar pran\u00eb objektit t\u00eb <\/strong><strong>Administrat\u00ebs komunale dhe kur pritet t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb?\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>Me buxhetin komunal tashm\u00eb jan\u00eb planifkuar edhe mjetet p\u00ebr nd\u00ebrtimin e parkingut n\u00ebntok\u00ebsor n\u00eb objektin e administrat\u00ebs komunale, ku pritet q\u00eb projekti t\u00eb filloj n\u00eb vitin 2023, projekt dy vje\u00e7ar.<\/p>\n<p><strong>Keni dh\u00ebn\u00eb poashtu premtime p\u00ebr nd\u00ebrtimin e shum\u00eb rrug\u00ebve, sa jeni duke i realizuar ato?\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>Edhe k\u00ebt\u00eb vit nuk jemi ndalur n\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimin e infrastruktur\u00ebs rrugore. Kemi investuar n\u00eb shum\u00eb rrug\u00eb, trotuare e ndri\u00e7im publik p\u00ebr nd\u00ebrtimin e mir\u00ebqenies qytetare.<\/p>\n<p><strong>Po n\u00eb ekonomi, urbaniz\u00ebm, sport, arsim, kultur\u00eb, sa jeni duke arritur t\u2019i p\u00ebrmbushur premtimet?\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>Tashm\u00eb jemi n\u00eb finalizimin e draftit t\u00eb par\u00eb t\u00eb Planit Zhvillimor Komunal. Nd\u00ebrkoh\u00eb edhe k\u00ebt\u00eb vit nuk kan\u00eb munguar investimet n\u00eb infrastruktur\u00ebn rrugore, nd\u00ebrsa kemi marr\u00eb vendim q\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb nx\u00ebn\u00ebsit e Shkoll\u00ebs Profesionale t\u00eb ju subvencionohet transporti me q\u00ebllim t\u00eb avancimit t\u00eb m\u00ebtejm\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj shkolle.<\/p>\n<p>Do t\u00eb avokojm\u00eb edhe m\u00eb tutje n\u00eb nivelin qendror p\u00ebr t\u00eb financuar nd\u00ebrtimin e objektit t\u00eb ri t\u00eb Shkoll\u00ebs Fillore \u201cEmin Duraku\u201d, si nj\u00ebra nd\u00ebr shkollat me m\u00eb s\u00eb shumti nx\u00ebn\u00ebs n\u00eb Komun\u00ebn e Ka\u00e7anikut, si dhe p\u00ebrfundimin e punimeve n\u00eb objektin shkollor n\u00eb fshatin Doaganaj.<\/p>\n<p>Investime jan\u00eb realizuar edhe n\u00eb fush\u00ebn e Kultur\u00ebs, Rinis\u00eb dhe Sportit, ku kemi rinovuar Sht\u00ebpin\u00eb e Kultur\u00ebs \u201c Xheladin Kurtaj\u201d, nd\u00ebrsa jan\u00eb n\u00eb p\u00ebrfundim punimet n\u00eb sall\u00ebn e leximit t\u00eb student\u00ebve.<\/p>\n<p>Poashtu kemi iniciuar edhe themelimin e muzeut, ku tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb marr\u00eb edhe vendimi n\u00eb kuvend si dhe \u00ebsht\u00eb formuar k\u00ebshilli apo grupi q\u00eb do t\u00eb punoj n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim. Poashtu nga subvencionet komunale jan\u00eb p\u00ebrkrahur OJQ-t\u00eb, SHKA-t\u00eb si dhe klubet sportive me mjete financiare. Nd\u00ebrsa jemi n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb projektit t\u00eb hartimit t\u00eb hart\u00ebs turistike fizike dhe digjitale, broshurave si dhe katalogut me vende me potencial turistik dhe kulturor.<\/p>\n<p><strong>Sa po mb\u00ebshtet Qeveria Kurti komun\u00ebn e Ka\u00e7anikut? Jeni t\u00eb k\u00ebnaqur, apo jeni t\u00eb l\u00ebn\u00eb anash?\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>E kam cek edhe m\u00eb her\u00ebt se ky \u00ebsht\u00eb viti i kat\u00ebrt q\u00eb nuk kemi marr\u00eb projekte t\u00eb reja nga institucionet qendrore, si dhe n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb kemi projekte t\u00eb qeverive t\u00eb kaluara q\u00eb kan\u00eb mbetur n\u00eb gjysm\u00eb si\u00e7 \u00ebsht\u00eb rregullimi i rrug\u00ebs \u201cIdriz Seferi\u201d e p\u00ebrfundimi i objektit shkollor n\u00eb fshatin Doganaj.<\/p>\n<p><strong>Sa jeni t\u00eb k\u00ebnaqur n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn si po e drejton Memli Krasniqi PDK-n\u00eb? Kurdo q\u00eb mbahen zgjedhjet parlamentare, ku e shihni PDK, n\u00eb \u00e7far\u00eb p\u00ebrqindje?<\/strong><\/p>\n<p>PDK gjat\u00eb viteve t\u00eb fundit \u00ebsht\u00eb sfiduar, ku n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb padrejt\u00eb krer\u00ebt e saj jan\u00eb larguar nga partia p\u00ebr t\u00eb vazhduar luft\u00ebn me drejt\u00ebsin\u00eb n\u00eb Gjykat\u00ebn Speciale. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb edhe kryesia e re, aspak nuk e ka pasur t\u00eb leht\u00eb q\u00eb partin\u00eb ta drejtoj n\u00eb k\u00ebt\u00eb gjendje. Megjithat\u00eb n\u00eb zgjedhjet lokale u tregua se PDK vazhdon t\u00eb mbetet e fort\u00eb dhe unike, nd\u00ebrsa gjithmon\u00eb ka vend dhe hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsime t\u00eb reja.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebr fund, cilat jan\u00eb tre vendet q\u00eb ja vlen t\u00eb vizitohen n\u00eb komun\u00ebn e Drenasit nga qytetar\u00ebt por edhe turist\u00ebt e huaj?\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>Komuna e Ka\u00e7anikut \u00ebsht\u00eb e pasur me trash\u00ebgimi kulturore dhe vende t\u00eb bukura natyrore. \u00cbsht\u00eb fshati turistik Shtraza, q\u00eb \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb atraksion p\u00ebr vizitor\u00ebt me peisazhin e bukur t\u00eb pishave dhe bukurive t\u00eb tjera natyrore. N\u00eb k\u00ebt\u00eb fshat si institucione komunale kemi investuar n\u00eb infrastruktur\u00ebn rrugore, trotuare e ndri\u00e7im publik, m\u00eb pas \u00ebsht\u00eb atraksioni turistik \u201c Lybeteni\u201d si dhe n\u00eb brendi t\u00eb qytetit \u00ebsht\u00eb Kalaja dhe Xhamia e qytetit, t\u00eb nd\u00ebrtuara n\u00eb shekullin e XVI. \/Reporteri.net\/.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komuna t\u00eb caktuara q\u00eb nuk udh\u00ebhiqen nga kryetar q\u00eb vijn\u00eb nga L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje kan\u00eb adresuar kritika n\u00eb drejtim t\u00eb Qeveris\u00eb Kurti se po b\u00ebn selektime partiake n\u00eb ndarjen e buxhetit. Edhe kryetari i Ka\u00e7aniku, Besim Ilazi, q\u00eb i takon partis\u00eb politike, PDK, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr Gazet\u00ebn Online Reporteri.net thot\u00eb se komuna q\u00eb ai [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":8,"featured_media":743597,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[1750],"tags":[269],"class_list":["post-743592","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-intervista","tag-intervista"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/743592","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/8"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=743592"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/743592\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/743597"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=743592"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=743592"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=743592"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}